You are on page 1of 18

UNIVERZITETI I TETOVËS

 
FAKULTETI PEDAGOGJIK
 
PROGRAMI STUDIMOR: EDUKIM SPECIAL DHE
REHABILITIM

PUNIM DIPLOME
 Tema:

“Gjithëpërfishrja e fëmijëve me nevoja të veçanta në Tetovë”


 
  Mentor: Kandidate:
Doc.dr.Vedat BAJRAMI Xhemadije ISENI
 
 

HYRJE
 

Arsimi inkluziv është një nga termet më të përdorura kohëve të fundit, gjatë së cilës takohen definicone të ndryshme dhe të kuptuarit e
kuptimit të tij. Në kontekst të këtij udhëzuesi nuk do të ndalemi detalisht në sqarimin se çfarë është arsimi inkluziv, por për kuptimin e
njëtrajtshëm do të udhëhiqemi me sa vijon (UNESKO 2009):

Arsimi inkluziv është proces i daljes në ndihmë dhe përgjigje të nevojave të ndryshme të fëmijëve, të rrinjëve dhe të rriturve nëpërmjet
rritjes së pjesëmarrjes në mësim, në shkollë dhe në bashkësinë.

Ajo bashkangjet edhe përmbajtje arsimore të modifikuara, qasje, organizatash dhe strategji që të sigurohet arsim kualitativ për të gjithë.

Arsimi inkluziv nënkupton se të gjtihë nxënësit, pavarësisht nga veçantitë e tyre, janë të kyçur dhe të pranuar.

Arsimi inkluziv vëmendje të veçantë i përkushton kyçjes së atyre fëmijëve që mundet të jenë të diskriminuar ose të përjashtuar nga
sistemi arsimor. Ata, pa marrë parasyshë potencialet e tyre ose dobësitë në disa fusha, kyçen në klasat e rregullta dhe ju sigurohen kushte
përkatëse për mësim, përparim dhe pjesëmarrje në jetën shkollore.
 
 
 
PROCEDURA PËR IDENTIFIKIMIN DHE NDJEKJEN E NXËNËSVE ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE
 
 Arsimtari gjatë procesit mësimor identifikon, zbulon nxënësit me vështirësi në mësim, vështirësi emocionale ose me nevoja të
veçanta.
 
 Arsimtari i informon bashkëpunëtorët profesional për nxënësin e identifikuar.
 
 Arsimtari plotëson instrument për identifikimin e nxënësit me vështirësi në mësim, vështirësi emocionale ose nevoja të veçanta, të
përgatitur nga bashkëpunëtorët profesional.
 
 Arsimtari dhe bashkëpunëtorët profesional ndjekin sjelljen e nxënësit dhe përparimin e tij në mësim.
 
 Arsimtari dhe bashkëpunëtorët profesional i japin përkrahje të vazhdueshme nxënësit për suksese të mëtutjeshme.
 
 Arsimtari dhe bashkëpunëtorët profesional janë në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe komunikim, në këtë proces është i kyçur edhe
nxënësi me vështirësi në mësim, me çrregullime emocioanle ose nevoja të veçanta si dhe prindi i nxënësit.
METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
 
 
Lënda e hulumtimit
 
Lënda e këtij hulumtimi është gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të vecanta nëpër shkollat fillore. Pavarsisht nga aftësitë që i ka gjithësecili
shkolla është e njejtë për të gjithë fëmijët dhe për vijimin e saj të gjithë kanë shansë të barabartë në procesin arsimor.
 
Qëllimi i hulumtimit
 
Qëllimi i këtijë hulumtimi është vërtetimi i njohurive të arsimtarëve në shkollën fillore “Ibrahim Temo” për rëndësinë e përdorimit të inkluzionit
në punën e fëmijë me nevojave të veçanta arsimore.
 
Detyrat e hulumtimit
 
Kjo temë do të synoj të jap materialin e nevojshëm përmes të cilit mund ti ndihmojnë fëmijës në:
 Organizimin e mësimnxënies dhe përvetësimin e mënyrave/teknikave të mësimnxënies
 Përforcimi i kapaciteteve emocionale
 Zhvillimi i pasqyrës pozitive për veten dhe përforcimi i vetëbesimit
 Orientimi i koncentrimit dhe vëmendjes
Nxitja dhe zhvillimi i bashkëpunimit me të tjerët
 

Hipotezat e hulumtimit

Nisur nga informata e përgjithshme se arsimi inkluziv nuk ka zbatim aq shumë në shkollat tonë, numri i
hipotezave shtohet. Ndër më të rëndësishmet do përmendim disa, të cilat janë më të dukshme, me serioze dhe që
meritojnë kujdes:
- HIPOTEZA 1: Supozojmë se të gjithë fëmijët me nevoja të vecanta nuk janë të kyçur në shkollat e
rregullta fillore
- HIPOTEZA 2: Supozojmë se mësimdhënësit nuk janë të pregaditur për gjithëpëfshirje

- HIPOTEZA 3: Supozojmë se shkollat nuk i plotësojnë kushtet për gjithëpëfshirje


Variablat e hulumtimit
 
Variabla e pavarur: fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, kushtet gjatë procesit mësimor, teknikat e mësimdhënies
Variabla e varur: qëndrimet e arsimtarëve
 
 
Metodat hulumtuese
Metodat që janë përdorur për këtë hulumtim janë:
Metoda krahasuese – Kjo metodë na ndihmon që të identifikojmë karakteristikat e ngjajshme dhe ato dalluese ndërmjet qasjeve të
ndryshme. Gjatë trajtimit teorik të problemit do të bëjmë krahasimin e nconioneve që do të përdor më shpesh gjatë punimit dhe krahasimin
e hulumtimëve të autorëve të prezantur në literaturën e shfrytëzuar.
Metoda pershkruese (deskriptive) - Në këtë mëtodë do të bëjmë përshkrimin e dukurive, që kanë lidhje me objektin e hulumtimit
si dhe do të përshkruajmë edhe të dhënat që kanë të bëjnë me ndikim pozitiv të nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Metodat statistikore – është një ndër metodat më të rëndësishëm, përmes së cilës do të nxjerrim dhe krahasojmë të dhënat e
kërkuara me përqindje përmes grafikoneve. Me këtë rast do të bëjë hulumtimin dhe krahasimin, analizat dhe qëndrimet e të anketuarve
lidhur me problematikën e hulumtimit. Përdorimi i kësaj metode do të bëjë të mundur interpretimin më të lëhtë të rezultateve të
hulumtimit.
Teknika dhe instrumentet
 
Në këtë hulumtim do të përdoret teknika e anketimit, ndërsa instrumenti do të jetë anketë për mësimdhënësit. Anketa ka disa
pyetje që lidhën pikërisht më atë që neve si kandidat na interesonë të gjurmojmë.

 
Mostra
 
Mostra që është zgjedhur për këtë hulumtim janë 20 anketues të shkollës fillore “Ibrahim TEMO” në f.sh Strimincë.
Hulumtimi për mbledhjen e të dhënave është bërë duke përdorur pyetësor për anketuesit.
Rezultatet e hulumtimit
1. Në pyetjen e parë drejtuar mësimdhënësve: Në Tetovë, nuk
ekziston strategjia e Arsimit gjithëpërfshirës (inklzuiv),
mora këto rrezultate 30% janë përgjigjur me opcionin
pajtohem plotësisht , 45% pajtohem, 15% pajtohem
pjesërisht , 10% nuk pajtohem dhe 0% nuk pajtohem fare.

10% 30%
15%

Pajtohem plotësisht
Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
Nuk pajtohem
45% Nuk pajtohem fare
2. Në pyetjen e rradhës: Në Tetovë është i përfaqësuar drejt arsimi inkluziv për fëmijëve me aftësi
të kufizuara në shkollat e rregullta prej 20 anketues mora këto rrezultate 5% janë përgjigjur
pajtohem plotësisht, 10% pajtohem, 20% pajtohem pjesërisht, 40% nuk pajtohem dhe 25% nuk
pajtohem fare .

25% 5% Pajtohem plotësisht


10%
Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
20% Nuk pajtohem
Nuk pajtohem fare

40%
3. Në pyetjen: Në Tetovë është e rregulluar drejt çështja e inkluzionit në shkollat e rregullta
për fëmijët me vështirësi në të nxënë mora këto përgjigje: 10% janë përgjigjur pajtohem, 25%
pajtohem pjesërisht, 35% nuk pajtohem dhe 30% nuk pajtohem fare.

30% 10%

25%
Pajtohem plotësisht
Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
Nuk pajtohem
Nuk pajtohem fare

35%
4. Pyetja e rradhes:Në Tetovë nuk ekziston përgatitja adekuate dhe profesionale e
mësimdhënësve për arsimin gjithëpërfshirës mora këto përgjigje: 35% pajtohem plotësisht,
25% pajtohem, 20% pajtohem pjesërisht, 15% nuk pajtohem dhe 5% nuk pajtohem fare.

15%
5%
35%

Pajtohem plotësisht
Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
Nuk pajtohem
20%
Nuk pajtohem fare

25%
5. Pyetja në vazhdim drejtuar mësimdhënësve:Ekzistojnë shumë vështirësi në zhvillimin e
arsimit gjithëpërfshirës në Tetovë. Mora këto përgjigje ku 45% janë përgjigjur pajtohem
plotësisht, 30% pajtohem, 10% pajtohem pjesërisht, 5% nuk pajtohem dhe 10% nuk pajtohem
fare.

5%
10%

10%
45%
Pajtohem plotësisht
Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
Nuk pajtohem
Nuk pajtohem fare

30%
•Pyetja tjetër e rradhës është: Prioritet është inkluzioni i fëmijëve, nxënësve me aftësi të kufizuara 40% prej tyre
janë përgjigjur pajtohem plotësisht, 25% pajtohem, 10% pajtohen pjesërisht, 20% nuk pajtohem dhe nuk pajtohem fare
jane përgjigjur 5%.

20% 5%

40%

Pajtohem plotësisht
Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
Nuk pajtohem
10%
Nuk pajtohem fare

25%
•Pyetje tjetër drejtuar mësimdhënësve është: Prioritet është inkluzioni i fëmijëve, nxënësve të cilët jetojnë në
rrethana të pafavorshme. Prej 20 anketuesve mora këto rrezultate: 20% jane përgjigjur me pajtohem plotësisht, 25%
pajtohem, 30% pajtohem pjesërisht, 15% nuk pajtohem, dhe 15% prej tyre janë përgjigjur nuk pajtohem fare.

14% 19%

14%

Pajtohem plotësisht
Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
Nuk pajtohem
24% Nuk pajtohem fare

29%
•Ndërsa te pyetja e rradhës: Prioritet është inkluzioni i fëmijëve, nxënësve me vështirësi në të nxënë. Mora këto
përgjigje ku me opcionin pajtohem plotësisht janë përgjigjur 45%, pajtohem 15%, 30% me pajtohem pjesërisht, 5%
nuk pajtohem dhe 5% janë përgjigjur nuk pajtohem fare.

5%
5%

45%

30% Pajtohem plotësisht


Pajtohem
Pajtohem pjesërisht
Nuk pajtohem
Nuk pajtohem fare

15%
9. Në pyetjen e rradhes: Gjendja, mundësitë dhe perspektivat e arsimit gjithëpërfshirës (inkluzionit) në edukimin parashkollor.
Ju lutemi, shprehni mendimin tuaj në lidhje me këtë çështje problemore edukative e pedagogjike.

Shumica e mësimdhënësve ishin të mendimit që ka mundësi për prespektivë por gjendja momentale është shumë e
papërshtatshme për gjithëperfshirje.

10. Ndërsa në pyetjen: Gjendja, mundësitë dhe perspektivat e arsimit gjithëpërfshirës (inkluzionit) në edukimin e arsimin
fillor dhe të mesëm të ultë. Ju lutemi, shprehni mendimin tuaj në lidhje me këtë çështje problemore arsimore e
pedagogjike.

Mësimdhënësit ishin të mendimit se në disa shkolla kanë nis hapat e para për gjithëpërfshirje por ende duhet shumë punë
dhe kushte për realizimin e arsimit gjithëpërfshirës në shkollimin fillor.

11. Ndërsa pyetja e fundit: Gjendja e përgjithshme, mundësitë dhe perspektivat e arsimit gjithëpërfshirës (inkluzionit) në
Tetovë. Ju lutem me fjalët e tua të shprehni mendimin në lidhje me këtë problem pedagogjikë.

Gjendja e përgjithshme është shumë e rëndë sepse nëpër shkolla mungojnë kushtet adekuate dhe stafi nuk është i trajnuar
për punë në shkollë inkluzive. Mirëpo sipas mendimit të përgjithshëm të mësimdhënësve vetëdija e mësimdhënësve është
rritur dhe ka prespektivë për arsim gjithëpërfshirës.
KONKLUZIONI DHE DISKUTIMI
Gjatë këtij hulumtimi i cili u realizua me pyetsor dhe intervistë për mësimdhënësit e shkollës fillore, në lidhje me gjithëpërfshirjen e fëmijë
me nevoja të veçanta në sistemin e rregullt arsimor. Duhet vërtetuar se fëmijët me nevoja të veçanta nuk janë të kyçur në sistemin e
rregullt arsimor.
Pas përfundimit të hulumtimit dhe me përpunimin e rrezultateve konstatova se fëmijët me nevoja të veçanta nuk janë të gjithë të përfshirë
në sistemin e rregullt arsimor, mësimdhënësit nuk kishin përgaditje profesionale për punë me nxënës me nevoja të veçanta dhe se shkollat
nuk i plotësojnë kushtet për gjithpërfshirje.
 
X1- Supozojmë se të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta nuk janë të kyçur në shkollat e rregullta fillore, nga përgjigjet e mara prej
mësimdhënësve hipoteza e parë është vërtetuar me 45% të të anketuarve të cilët plotësisht pajtohen që jo të gjithë nxënësit me nevoja të
veçanta janë të kyçur në shkollat e rregullta.
X2 – supozojmë se mësimdhënësit nuk janë të përgaditur për gjithëpërfshirje, edhe kjo hipotezë vërtetohet nga përgjigjet e mara prej
mësimdhënësve të cilët , 45% plotësisht pajtoheshin që ato nuk kanë ndjekur trajnime dhe nuk kanë mjaftueshëm përgaditje profesionale
për punë me nxënës me nevoja të veçanta.
X3- supozojmë se shkollat nuk i plotësojnë kushtet për gjithëpërfshirje, 45% e të anketuarve janë përgjigjur me pajtohem plotësisht që
shkollat në Tetovë nuk i plotësojnë kushtet didaktiko metodike për gjithpërfshirje me këtë edhe hipoteza vërtetohet.
 
 
REKOMANDIM
 

Stafi drejtues i shkollës si dhe bashkëpunëtorë të tjerë duhet të tregojnë një mbështetje ndaj mësuesve të klasave
gjithëpërfshirëse, kjo mbështetje duhet të jetë në shumë drejtime, nëpërmjet të cilave mësuesit plotësojnë të gjitha vështirësitë, pasi
duhet të përballojnë me sukses problematikat që krijohen në këto klasa. Kjo mbështetje duhet të jetë si në drejtimin moral,
material, ku mësuesit duhet të pajisen me bazë materiale didaktike të përshtatur sipas rasteve specifike edhe me mbështetje me staf
të specializuar.
-Përshtatja e mësimdhënies në varësi të aftësive dhe nevojave që kanë nxënësit me nevoja të veçanta arsimore rrit në mënyrë
të ndjeshme efikasitetin në mësimdhënie duke ulur disa problematika që kanë këto klasa.
-Të organizohen seminare të rëndësishme me qëllim të aftësimit të mësimdhënësve për të punuar me fëmijët me nevoja të
veçanta arsimore.
-Të punohet rreth vetdijësimit të opinionit në përgjithësi se nxënësit me nevoja të veçanta janë pjesëtar të barabartë të
shoqërisë.
 

You might also like