You are on page 1of 113

Rendi Coleoptera ‑ Krahëfortët

Është rendi më i pasur (rreth 350.000 lloje), të përhapura


në të gjitha rajonet.
Insektet janë 0.3‑180 mm, me njolla, qime, kreshta,
gjemba, lytha dhe zgjatime të tjera.
Pjesa më e madhe, trupin e kanë të kitinizuar.
Zabrusi i drithërave - Zabrus tenebrioides Goeze
(Coleoptera, Carabidae)
Insektet janë 12- 18 mm, të zeza në anë shpinore dhe gështenje
e errët në atë barkore.
Larvat janë 22-28 mm, me ngjyrë të verdhëm e zbehtë (në
fund kanë nga dy zgjatime).
Në anën shpinore të abdomenit kanë njolla kafeje.
Insektet ushqehen me kokrra (qumështore dhe dyllore).
Larvat ushqehen me gjethe (shkaktojnë dëme më të mëdha).
Larvat hapin nga një kanal të pjerrët (deri 40 cm të thellë), ku
i tërheqin gjethet dhe brejnë pjesët e buta.
Nga gjethet e dëmtuara ngelin vetëm damarët kryesorë.
Zabrus tenebrioides
(imago dhe larva)
             
          

Z. tenebrioides
Z. tenebrioides
Z. tenebrioides
Dimërojnë larvat në tokë (10-30 cm), insektet
paraqiten gjatë pjekjes qumështore, kur fluturojnë dhe
ushqehen intensivisht (derisa të maturohen), pastaj futen
në tokë (15-25 cm ), ku i kalojnë 1-2 muaj.
Në gusht, insektet paraqiten përsëri, femrat e
mbarësuara pjellin nga 80-100 vezë, i vendosin në tokë (10-
15 cm).
Zhvillon një gjeneratë gjatë një viti.
Masat e luftimit: Qarkullimi bimor, korrja cilësore,
lërimi i hamulloreve, luftimi i barërave graminore.
Në qoftë se në vjeshtë konstatohen, 3-5 larva të
moshave 2 dhe 3, në 1 m2, atëherë zabrusi luftohet.
Preparatet: Dyphonate (30-50 kg/ha), Dursban G-7.5
(50-60 kg/ha), Fenitrotion, Acothion (1.5 l/ha).
Zhuzhaku i majit - Melolontha melolontha L.
(Coleoptera, Scarabaeidae)
Insektet janë 20-25 mm, të zeza (elitrat, antenat dhe
këmbët gështenje).
Ushqehen me gjethe të bungut, gështenjës së egër,
shkozës, krekut, qershisë, kumbullës, mollës, e tjera.
M. melolontha
M. melolontha
Larvat janë tulore (deri 65 mm), të bardha (kokën
gështenje).
Lëvizin ngadalë, kanë formë të germës C.
Jetojnë në tokë, ushqehen me pjesë nëntokësorë të
bimëve.
Shkaktojnë dëme më të mëdha se sa insektet.
Më shumë dëmtojnë kulturat prashitëse, perimet.
Larvat dëmtojnë edhe fidanët e pemëve.
Dimërojnë larvat ose insektet në tokë.
Insektet paraqiten në prill-maj, fluturojnë në
mbrëmje dhe natën vonë.
Femrat e mbarësuara pjellin nga 20-30 vezë, i
vendosin në tokë (15-25 cm).
M. melolontha
M. melolontha
M. melolontha
M. melolontha
Larvat e moshuara ushqehen me pjesë nëntokësore
(shkaktojnë dëme të mëdha).
Insektet formohen në gusht, mirëpo dalin në
pranverë të vitit të ardhshëm.
Një gjeneratë e zhvillon për 3-4 vjet.
Larvat luftohen sikurse krimbat tel.
Krimbat tel (Coleoptera, Elateridae)
Insektet janë cilindrike, 7-10 mm, me kokë të vogël.
Në qoftë se nga pozita shpinore kthehen në këmbë,
ato lëshojnë një tingull të dobët (kërcitja e gishtërinjve).
Larvat janë cilindrike, 10-25 mm, ngjyrë të verdhë
gështenje.
I ngjajnë telit, nga e kanë marrë emrin.
Ekzistojnë mbi 20 lloje, por më të rëndësishme janë:
Agriotes lineatus, A. ustulatus, A. obscurus. A. sputator,
Melanotus brunnipes, Limonius pilosus, Selatosomus latus,
e të tjerë.
Dëmtojnë pjesët nëntokësore të bimëve.
Dëme më të mëdha u shkaktojnë perimeve, misrit,
lulediellit, panxharsheqerit, duhanit, e tjera.
Dëmtojnë edhe fidanët e pemëve dhe të hardhisë.
A. lineatus
A. lineatus
A. lineatus: patatja e dëmtuar
A. lineatus: misri i dëmtuar nga larvat
Elateridae
Elateridae: fara e dëmtuar e misrit
Dëme shkaktojnë larvat, të cilat ushqehen organe
nëntokësore të bimëve (larvat e moshuara shkaktojnë
dëme më të mëdha).
Më të ndjeshme janë farërat e mbjellura dhe bimët e
porsambira.
Në fruta të patateve, të panxharsheqerit, të karotave,
e tjera, larvat hapin kanale, me diametër rreth 2 mm.
Dimërojnë larvat dhe insektet, ndërsa në maj-
qershor, një femër pjellë deri 300 vezë, i vendos në tokë.
Një gjeneratë e zhvillojnë për 4-5 vjet.
Masat agroteknike (lërimi i thellë i tokës, qarkullimi
bimor, luftimi i barërave të këqija, e të tjera).
Në sipërfaqe të dedikuara për kultura prashitëse dhe
perime, përcaktohet shkalla e infektimit, duke hapur
gropa me dimensione 50x50x50 cm, nga të cilat merret
dheu dhe kontrollohet.
Në qoftë se konstatohen 1-3 larva/m2, atëherë
aplikohen mast kimike:
Preparatet: Counter G-5 (20-25 kg/ha), Talstar 10-
EC (0.3-0.5 l/ha), Forat G-5 (25-30 kg/ha), Dotan 5-G (6-12
kg/ha në rende), Piricid (6-8 l/ha), Piricid G-7.5 (15-20
kg/ha), Lorsban L-16 EC (2.5 l/ha), Furadan 350-EC (4-6
l/ha).
Preparatet përdoren në rende, ngase shpenzohen më
pak dhe kursejnë faunën e dobishme.
A. sputator
A. ustulatus
A. obscurus
Preparati Promet (R) 400-CS përdoret për trajtimin
e farës (2.5-4.6 l/100 kg) së misrit, lulediellit dhe
panxharsheqerit (luftohen krimbat tel).
Mesurol FS-500 përdoret për trajtimin e farës së
misrit (1.5-2.5 l/100 kg farë) dhe lulediellit (1 l/100 kg farë).

Mesurol lufton krimbat tel, dhe dëbon shpendët.


Polenngrënësi i kolzës - Meligethes aeneus F.
(Coleoptera, Nitidulidae) 
Insektet janë 1.5-2.5 mm, të zeza me shkelqim
metalik të gjelbër.
Antenat I kanë në formë koke, gështenje.
Larvat 3-4 mm, të verdhëme, me nga tri palë këmbë
kraharori.
M. aeneus në kulpër
Është dëmtuesi më i rrezikshëm i kolzës.
Zvogëlon rendimentin e farës deri 80 %.
Dëme shkaktojnë insektet, depërtojnë brenda
sythave, ushqehen me pjalm, me petale dhe pistil.
Sythat e dëmtuar vyshken dhe thahen.
Më vonë, kur kolza lulëzon, insektet kanë ushqim të
bollshëm (nuk i dëmtojnë sythat).
M. aeneus
M. aeneus
Zhvillon 1 gjeneratë.
Dimërojnë insektet në tokë (sipërfaqe) dhe nën
gjethe të shkurreve dhe drurëve pyjorë.
Në pranverë, në temperaturë mbi 15 oC (fillon
fryrja e sythave), insektet kalojnë në kolzë dhe bimë tjera.
Femrat e mbarësuara pjellin nga 40-50 vezë, i
vendosin në sytha të luleve (1-2 vezë/syth).
Dëmet e shkaktuara nga larvat janë shumë më të
vogla (gati të parëndësishme).
Larvat e rritura futen në tokë (rreth 5 cm) dhe
nimfohen.
Në qershor dhe korrik paraqiten insektet e reja
(ushqehen me bimë Cruciferae, Umbeliferae, Compositae.
M. aeneus: Larva duke
u ushqyer me polen &
nektar
M. aeneus: Sythat e luleve të
dëmtuar nga insekti.
Në qoftë se në fillim të formimit të sythave të luleve,
nën gjethe mbuluese konstatohen 0.8 insekte, atëherë
aplikohen masat kimike.
Kur qelin mbi 50 % të sythave, masat kimike nuk
sjellin dobi.
Preparatet: Fastac 10-SC (0.1 l/ha), Zolone liquid (2
l/ha), Nurelle-D (0.75-1 l/ha), Karate 2.5-EC (0.25 l/ha),
Thiodan E-35 (1.2-1.8 l/ha), e tjerë.
Rekomandohen insekticidet, të cilat janë më pak
helmuese për bletë, ndërsa para përdorimit të tyre, përmes
mjeteve të informimit, lajmërohen bletarët, në mënyrë që
t’i sigurojnë bletët.
24-pikaloshja e jonxhës – S. 24-punctata L.
(Coleoptera, Coccinellidae)
Insektet janë rreth 4 mm, me ngjyrë të kuqërreme.
Në pjesën shpinore të kraharorit kanë nga 3, ndërsa
në elitra edhe nga 24 njolla të zeza.
Larvat janë 4-6 mm, ngjyrë të verdhë e zbehtë, të
mbuluara me qime të degëzuara në pjesën shpinore.
S.24- punctata
S.24-punctata
3
5

S. 24-punctata: 1-imago, 2-
vezët, 3-larva, 4-nimfa & 5-
4
dëmet nga imago

1 2
Është dëmtuese polifage, shumë e përhapur.
Insektet dhe larvat brejnë indet gjethore në formë
vijash paralele.
Më shumë dëmtojnë gjethet e reja dhe ato të larta.
Dimërojnë insektet në jonxhishte, nën mbeturina
bimore ose në pyje të afërme.
S. 24-punctata
Insektet paraqiten në prill-maj, ndërsa një femër e
mbarësuar pjellë deri në 400 vezë, i vendos në shpinë të
gjetheve.
Zhvillon 2-3 gjenerata gjatë një viti.
Preparate kimike: Zolone, Fenitrotion, Malation, në
përqendrim 0,1-0.3 %.
Buburreci i bizeles - Bruchus pisrum L.
(Coleoptera, Bruchidae)
Insektet janë vezake, 4-5 mm, të zeza, të mbuluara
me push të dendur.
Krahët e parë i kanë me njolla të bardha, simetrike.
Elitrat nuk ua mbulojnë krejt abdomenin.
Vezët janë të verdha, 0.5-0.6 mm.
Larvat janë rreth 6 mm, të bardha (kokën gështenje.
Janë pa këmbë, të përkulura në formë harku.
Nimfa është e verdhë e zbehtë, rreth 5 mm.
Është monofag, dëme shkaktojnë vetëm larvat
(ushqehen dhe zhvillohen brenda farërave).
B. pisorum
Farërat e dëmtuara nuk përdoren as për mbjellje
(embrionin e kanë të dëmtuar).
Në depo, insektet dimërojnë në farëra të bizeles,
ndërsa në fushë, nën mbeturina bimore ose nën lëvore të
drurëve.
B. pisorum
B. pisorum
B. pisorum
Në pranverë, insektet ushqehen me pjesë të luleve,
gjethe dhe bishtaja.
Në maj-qershor, femra e mbarësuar pjellë 150-200
vezë (nganjëherë deri 750 sosh), i vendos në bishtaja të
reja.
Larvat e reja depërtojnë në bishtaja dhe farëra.
Në 1 farë (dallohet me vrimë rrumbullake në
sipërfaqe), gjendet vetëm 1 larvë ose insekt.
Zhvillon 1 gjeneratë gjatë një viti.
Luftohet në fushë, në fazën e formimit të bishtajave
(kur janë deri 1 cm) dhe në depo.
Preparatet: Fenitrotion 50-EC (0.1-0.15 %), Zolone
liquid (2-2.5 l/ha), Malation E-50 (0.15-0.25 %), e tjerë.
Në depo: Fostoxin, Gastoxin (2-5 tableta/1000 kg
farë).
Për dezinsektimin e depove të zbrazëta, përdoren
Phostoxin (1-3 tableta/m3 hapësirë), Nuvan 50-EC (10-20
cm3/100 m3 hapësirë), e tjerë.
Buburreci i fasules – Acanthocelides obtectus Say
(Coleoptera, Bruchidae)
Insektet janë 3.5-5 mm, të hirta gështenje, të
mbuluara me qime të dendura.
Elitrat nuk ua mbulojnë krejt abdomenin.
Në anën e sipërme, kanë njolla të bardhëme të
formuara nga qimet.
A. obtectus
Vezët e bardha, rreth 0.5 mm të gjata.
Larvat janë 4-5 mm, të bardha (kokën gështenje), pa
këmbë.
Është oligofag, paraqitet në depo dhe në fushë.
Dëme më të mëdha shkaktojnë larvat në depo (rriten
dhe ushqehen brenda farërave).
Farërat e infektuara rëndë nuk përdoren për
ushqim.
E humbin edhe mbirjen (dëmtuesi e hanë
embrionin).
Dimëron në depo, në farëra të fasules, dhe në fushë,
nën mbeturina bimore dhe nën lëvore të drurëve.
Zhvillon 3-5 gjenerata gjatë një viti.
A. obtectus
A. obtectus
Gjenerata e parë zhvillohet në depo, e dyta fillon në
fushë dhe e përfundon në depo (të tjerat përsëri në depo).
Në qoftë se në depo temperatura është 27-29 oC,
lagështia 75%, 1 gjeneratë zhvillohet për një muaj.
Femra e mbarësuar pjellë 50-100 vezë, i vendos në
farëra të fasules.
Në fushë, maj - gusht, femra i i vendos vezët në
farëra gjysmë të pjekura.
Larvat depërtojnë brenda farërave.
Në 1 farë gjenden 5-10 larva, (nganjëherë rreth 30).
Nga fusha, kalon në depo, ku e vazhdon zhvillimin.
Luftohet sikurse buburrecin e bizeles.
Ushunjëza e drithërave - Lema melanopus L.
(Coleoptera, Chrysomelidae)
Insektet janë 4-7 mm, me ngjyrë të kaltër e errët.
Larvat deri 8 mm, të mbuluara me masë jargore të
trashë (e mbron nga kushtet e pavolitshme).
Më shumë preferon elbin dhe tërshërën, por prek
edhe grurin, misrin, e tjera.
L. melanopa
L. melanopa
Dëme shkaktojnë larvat dhe insektet.
Gjethet e prekura marrin ngjyrë të verdhë, të
bardhë, shumë lehtë dallohen (manifestohen në formë
oazash).
Dimërojnë insektet, nën mbeturina bimore.
Në pranverë, një femër e mbarësuar pjell 200-300
vezë, i vendos në gjethe (në grupe prej 3-12 sosh).
L. melanopa
Zhvillon 1 gjeneratë gjatë një viti.
Masat e luftimit: lërimi i hamulloreve, lërimi i thellë,
mbjellja e hershme, qarkullimi i bimëve, mbjellja e
varieteteve të qëndrueshme, e të tjera.
Preparatet: Fastac 10 % SC (0.1-0.12 l/ha), Bancol
50-EP (0.7-1kg/ha), Bancogal (0.7-1 kg/ha), Talstar 10-EC
(100-150 ml/ha), Decis 2.5-EC (0.2-0.3 l/ha),
Buburreci i patates - Leptinotarsa decemlineata Say
(Coleoptera, Chrysomelidae)
Origjinën e ka nga Koloradoja, në vitin 1944 është
paraqitur në Slloveni (është konstatuar në vitin 1946).
Insektet kanë trup 7-12 mm, oval, të verdhë
gështenje.
Krahët e parë i kanë të verdhë, me nga 5 vija
gjatësore të zeza.
Vezët janë 0.8-1.2 mm, të verdha portokalli.
Larvat janë 12-16 mm, ngjyrë portokalli të
kuqërremtë (kokën dhe këmbët të zeza).
Në anësore kanë edhe nga 2 renda njollash të zeza.
L. decemlineata
L. decemlineata
L. decemlineata
L. decemlineata
L. decemlineata
Nimfa deri 10 mm, ngjyrë portokalli.
Është oligofag, ushqehet me Solanacae, por më
shumë me patate.
Dëme shkaktojnë insektet dhe larvat (më shumë),
ushqehen me gjethe.
Në qoftë se intensiteti është i lartë, bimët mbesin pa
gjethe (ngelin vetëm damarët kryesorë).
L. decemlineata
Dimërojnë insektet, 25-40 cm thellë në tokë.
Në pranverë, femrat e mbarësuara pjellin nga 600-
800 vezë (edhe 2400), i vendosin në shpinë të gjetheve, në
grupe prej 20-40 sosh.
Për zhvillimin e një brezi nevojiten 335 °C, duke
llogaritur pragun prej 12 °C.
Larvat e rritura futen në tokë, ku shndërrohen në
nimfë dhe në imago.
Zhvillon 2-3 gjenerata gjatë një viti.
Masat e luftimit: Rekomandohet mbledhja dhe
zhdukja e të gjitha stadeve të zhvillimit, pastaj mbjellja e
varieteteve më të qëndrueshme, e tjera.
Dëmtuesi luftohet vijimisht edhe me preparate
kimike: Bancol 50-WP (0.5 kg/ha), Novodor FC (3-5 l/ha),
Fastac 10-SC (0.10-0.12 l/ha), Talstar 10-EC (150-250
cm3/ha), Posse 1.5 P (20-30 kg/ha), Posse 2.5-EC (1.5-2.5
l/ha), e tjerë.
Larvat e reja luftohen më lehtë (më të ndjeshme).
Pleshtat e lakrave - Phyllotreta spp.
(Coleoptera, Chrysomelidae)
Phyllotreta nemorum L., Ph. undulata Kuts., Ph.
vitula Redt., Ph. atra F., Ph. cruciferae Goeze, etj.
Insektet janë 1.5-3.5 mm, me ngjyrë të zezë.
Në elitra, Ph. nemorum, Ph. undulata dhe Ph. vitula,
kanë nga një brez të verdhë, ndërsa Ph. atra dhe Ph.
cruciferae, janë njëngjyrëshe, të zeza.
Larvat kanë nga tri palë këmbë kraharori dhe
ngjyrë të verdhë e zbehtë.
Ushqehen me Cruciferae, dëme më të mëdha u
shkaktojnë bimëve të reja (në fazën e dy kotiledoneve).
Ph. nemorum
Ph. undulata
Ph. nemorum
Ph. atra
Ph. atra
Ph. cruciferae
Në gjethe hapin vrima të vogla, të cilat bashkohen.
Si pasojë, bimët vyshken dhe thahen.
Larvat që jetojnë në tokë, ushqehen me rrënjë të
imëta (shkaktojnë dëme më të vogla).
Dimërojnë insektet, nën mbeturina bimore dhe
paraqiten në pranverë, fillimisht në barëra, më vonë në
bimë të kultivuara.
Femrat e mbarësuara pjellin vezë, i vendosin në
tokë.
Ph. nemorum, vezët i vendos në gjethe, larvat
ushqehen dhe zhvillohen ndërmjet dy epidermave, ndërsa
dëmet manifestohet në formë të vijave të vogla apo minave.
Zhvillojnë një gjeneratë gjatë një viti.
Masat e luftimit: Lërimi i thellë i tokës, zhdukja e
barërave dhe përdorimi i kimikateve: Zolone liquid (2-2.5
l/ha), Karate 2.5-EC (0.3-0.4 l/ha), Malation E-50 (0.15-
0.25 %), e të tjerë.
Pleshti i panxharsheqerit - Chaetocnema tibialis Illig.
(Coleoptera, Chrysomelidae) 
Insektet janë vezake, 1.5-2 mm, me ngjyrë të gjelbër
të zezë.
Kërcejnë shumë lehtë dhe fluturojnë mirë.
Dëme shkakton vetëm insektet, të cilat ushqehen me
kotiledone dhe gjethe të reja.
Ch. tibialis
Ch. tibialis
Hap vrima rrumbullake, me diametër 1-2 mm (më
vonë, vrimat bashkohen).
Faza më krike është nga mbirja e derisa bimët
formojnë 1-2 palë gjethe të përhershme.
Dimërojnë insektet në tokë, në pranverë, fillimisht
ushqehen më bimë spontane, pastaj me panxharsheqer.
Një femër e mbarësuar pjellë deri 40 vezë, i vendos
5-8 cm thellë në tokë (afër bimëve).
Larvat jetojnë në tokë, nuk shkaktojnë dëme.
Në shtator-tetor, insektet futen në tokë për dimërim.
Zhvillon një gjeneratë gjatë një viti.
Masat e luftimit: Përgatitja e mirë e tokës, plehërimi
i bollshëm, mbjellja e hershme, luftimi i barërave, dhe të
tjera, që ndikojnë pozitivisht në mbirjen dhe rritjen e
shpejtë të bimëve të reja (kalohet shpejt faza më e
ndishme).
Në qoftë se në pranverë konstatohen 5-8 insekte në 1
metër gjatësi ose 2 vende të brejtura/bime, aplikohen
masat kimike.
Preparatet: Diazinon (0.15-0.3 %), Agrohemation
50-EC (0.1 %), Lebaycid EC-50 (1.5-2 l/ha), Zolone liquide
(0.2 %), Karbaril S-50 (0.15-0.20 %), Karate 2.5-EC (0.2-
0.3 l/ha), Etiol, Insektin (0.15-0.20 %), Malation P-5 (20-30
kg/a), dhe të tjerë.
Mollëkuqja e jonxhës - Phytodecta fornicata Brüggm.
(Coleoptera, Chrysomelidae)

Insekte janë 5-7 mm, vezake, të zeza.


Krahët e parë, këmbët dhe antenet, i kanë me ngjyrë
të kuqe të verdhëme.
Në anën shpinore të kraharorit kanë nga 2, ndërsa
në elitra edhe nga 8 njolla të zeza.
Ph. fornicata
Numri i njollave ndryshon, ka mollëkuqe pa njolla.
Larvat janë 8-10 mm, të verdha të zbehta (në pjesën
e pasme ngushtohen).
Trupin e kanë të mbuluar me lytha, me qime të zeza.
Është shumë e përhapur, gati nuk ka jonxhishtë pa
mollëkuqe.
Është monofage, ushqehet vetëm me jonxhë.
Dëme shkaktojnë insektet dhe larvat, ushqehen me
gjethe dhe pjesë tjera.
Bimët e prekura rëndë ngelin pa gjethe.
1 insekt zhduk 100-200 gjethe (larvat janë më të
dëmshme).
Ndotë jonxhën me ekskremente.
Dimërojnë insektet në tokë (jonxhishte), 5-25 cm
thellë.
Paraqiten në pranverë, kur temperatura e tokës
arrin mbi 12 oC.
Femrat e mbarësuara pjellin nga 200-1000 vezë, i
vendosin në kundërfaqe, në grupe prej 7-8, nganjëherë
edhe mbi 20 vezë.
Në tokë, larvat shndërrohen në nimfë dhe imago.
Zhvillon një gjeneratë gjatë një viti.
Preparatet: Bancol 50-WP (0.7-1 kg/ha), Zolone
liquide (2 l/ha), Malation E-50 (0.15-0.25 %), Galation P-5
(20-30 kg/ha), e tjerë.
Trajtimi bëhet 10-15 ditë pas fillimi të vegjetacionit
ose pas kositjes.

You might also like