You are on page 1of 2

Nga: Prof. as. Dr.

Murat Gecaj

publicist e studiues

-Tiranë

KËRKESË PËR SPONSORIZIM LIBRI

Të nderuar bashkatdhetarë!

Ju përshendes dhe ju uroj gjitha të mirat, familjarisht!

Më falni për shqetësimin, që po u bëj me anën e këtij mesazhi, por nevoja më shtyn.

Jam publicist, studiues e botues, por jo i ri.

Kam botuar mjaft studime e artikuj dhe libra, sidomos nga fusha e arsimit tonë kombëtar.

Tema e dashur e studimeve dhe botimeve të mia janë:

Traditat atdhetare e arsimore, nga Shqipëria e Kosova dhe trojet tjera shqiptare.

Gjithashtu, në vijim të kësaj pune, kam të gatshëm për botim dhe disa libra të tjerë.

Ata e kanë tematikën si më poshtë:

1.-Figura të shquara të veteranëve të arsimit, nga Gjakova e rrethinat.

2.-Nëna dhe edukatore (për disa figura, nga Shqipëria e Kosova).

3.-Atdhetarë të spikatur (nga Shqipëria e Kosova).

4.-Plagët e mërgimit.

5.-Sali Gjukë Dukagjini (monografi), nga Peja e Kosovës, “Mësues i Popullit”, delegate në
shpalljen e Pavarësisë, më 1912.

6.- Disa recenza për libra të botuar.

7.-Shënime udhëtimi, jashtë vendit.

8.-Ëndrrat “e grisura” të jetës sime (shënime autobigrafike).

Por, siç dihet, ka mjaft vështirësi për botimin e librave, për arsye financiare. Më tej, ka
pengesa dhe për shpërndarjen e tyre etj.

Kërkesa ime është kjo:


-Cili fondacion ose biznesmen mund të më ndihmojë, duke sponsorizuar, për sa më sipër?
-Nëqoftëse tregohet gatishmëri nga ana juaj, lutem, më kontaktoni përmes Internetit,
telefonit të banesës ose celularit.
Pastaj, jam i gatshëm të jap sqarime të tjera për librat e mi, që dua të publikoj.
Po kështu, do të jap informacion se ku e si mund të botohen, për sasinë e parave që
kërkohen, si mund të shpërndahen ato etj.

Praprakisht, ju falënderoj për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj!


Mbetem në pritje, për sa më sipër.

Prof.as.Dr. MURAT GECAJ


publicist e botues,
sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë
Tiranë

Kontakti:
-Tel. banesë: 00355 42 233 241
-Celulari: 00355 069 215 66 11
e-mail: mgecaj1940@yahoo.com
e-mail: mgecaj@hotmail.com

Tiranë, 03.12.2009

You might also like