You are on page 1of 2

Anatomia e organeve riprodhuese

Sistemi riprodhues femëror konsiston në organet interne të vendosura në kavitetin pelvik dhe të
mbështetura tek dyshemeja pelvike dhe organet externe të vendosura në perineum.
Infermiere-mamia nevojitet të njoh veçoritë strukturore dhe funksionin e tyre,të cilat bëjnë të
mundur lindjen e fëmijës.
Organet riprodhuese femërore dhe mashkullore janë homologe. Në themel ato kanë strukturë dhe
funksion të njëjtë.
Funksioni primar i sistemit riprodhues femëror dhe mashkullor është të prodhojë qeliza seksuale
dhe t’i transportojë ato atje ku duhet të ndodh bashkimi i tyre. Këto qeliza riprodhuese femërore
dhe mashkullore kontribuojnë në prodhimin e transportimin e gameteve.

Genitalet externe
Genitalet externe mund të inspektohen drejtpërdrejtë përveç strukturës glandulare.
Forma,madhësia dhe ngjyra e strukturave varion nga raca dhe individi.
Këto organe i referohen vulvës ose pudediumit, duke përfshirë strukturat e mëposhtme:

- Mons pubis
- Labia majora
- Labia minora
- Prepucium
- Clitorisi
- Frenulum
- Meatusi uretral dhe parauretra
- Vestibuli i vaginës
a.Orificiummi i vaginës
b.Hymeni
c.Gjëndrat e bartolinit
- Fossa navicularis
- Trupi perineal.

Meatusi uretral dhe trupi perineal nuk janë pjesë të vërteta të sistemit riprodhues, por ato janë
përfshirë sepse kanë afërsi dhe lidhje me vulvën.
Genitalet interne
Genitalet interne luajnë rol të rëndësishëm në ciklin riprodhues, ato mund të palpohen gjatë
ekzaminimit vaginal dhe të vlerësohen me instrumenta të ndryshëm. Genitalet interne përfshijnë
strukturën e mëposhtme:

- Vagina
- Cerviksi: Extern, Istmusi, Inter
- Uterusi
- Korpusi
- Fundusi
- Kaviteti uterin
- Oviduktusi
- Ovaret
- Ligamentet uterine

You might also like