You are on page 1of 3

• Një ngjarje e mundshme e padëshiruar e barnave është një gabim mjekimi

që ka potencialin të shkaktojë dëm.


• Një ADE (ngjarje e padëshiruar mjekësore) përcaktohet si çdo dëmtim që i
ndodh pacientit gjatë terapisë me barna, I cili rezulton si nga kujdesi i duhur
ashtu edhe nga kujdesi jo optimal ose i papërshtatshem.

GABIMET MJEKESORE ADR- EFEKT I


PADESHIRUAR

• Farmakovigjilenca është shkenca apo veprimtaria që merret me zbulimin e


efekteve të padëshiruara ose të dësmshme të barnave , për parandalim të
mundshëm të tyre, për çdo problem që lidhet me sigurinë dhe efikasitetin
e barnave.
• Sistemet kombëtare të raportimit të gabimeve të lidhura me barnat janë
përdorur në shumë vende.
• Sistemi i parë ndërkombëtar i raportimit të gabimeve të lidhura me barnat
u krijua në SHBA 1987.
• Një gabim mjekësor përcaktohet si “çdo ngjarje e parandalueshme që
mund të shkaktojë ose të çojë në përdorim të papërshtatshëm të barnave
ose dëmtim të pacientit gjatë kohës që përdorimi i barnave është nën
kontrollin e profesionistit shëndetësor.
• Ngjarje të këtilla mund të lidhen me:
• Praktikën profesionale
• Produkte të kujdesit shëndetësor
• Procedurat dhe sistemet
• Përshkrimi i recetës
• Etiketim, paketim, përbërje, shpërndarje, monitorim, përdorim

• Në Evropë, Këshilli i Evropës (KE) ishte një ndër organizatat e para


ndërkombëtare që vendosi rekomadime mbi sigurinë e pacientit dhe
barnave për antarët e tij.
• KE deklaroi se gabimet e lidhura me barnat nuk menaxhoheshin mirë dhe
për këtë arsye u sugjeruan organizatat evropiane të kujdesit shëndetësor
që të:
• Merrnin disa hapa për të krijuar sisteme të raportimit të gabimeve të
lidhura me barnat
• Vendosje të teknologjisë së përbashkët në lidhje me dëmtimin e
pacientëve nga barnat
• Krijimin e një kulture sigurie
• Vendosjen e një pike qëndrore të njohur kombëtarisht për praktikat e
sigurta të barnave
• Për t’i bërë sistemet e kujdesit shëndetësor më të sigurt, nevojitet një
ndryshim drejt një qasjeje bashkëpunuese ndërmjet tyre në mënyrë që të
nxitet një kulturë sigurie dhe të promovohet menaxhim efektiv i një rreziku
që mund të lind.
• Farmacistët janë ndër profesionistët kryësorë të kujdesit shëndetësor të
cilët punojnë në mjedise të ndryshme siç janë barnatoret, spitali, industria
dhe çështjet rregullatore duke kontribuar një një kujdes shëndetësor të
sigurt dhe cilësor ndaj pacientit

You might also like