You are on page 1of 1

I/E nderuar zotëri/zonjë

Po iu shkruaj per të shprehur interesimin tim krijuar nga moduli “Drejtues per nje dite” inciative e Junior
Achievement Of Albania.Si femija i pare , unë kam pasur gjithmonë një prirje të natyrshme drejt roleve
udhëheqëse .Qe ne nje moshe te vogel duhet te kujdesesha per vellain tim dhe te kisha shume
pergjegjesi mbi shpine. Por me ka sherbyer per te fituar disa aftesi shume te nevojshme. Më ka pëlqyer
gjithmonë të jem në një rol udhëheqës ,me jep nje energji te mire. Unë marr kënaqësi të madhe ne
drejtimin e pjesetareve të grupit tim drejt suksesit edhe ne nje projekt te thjeshte. Të qenit në biznesin e
ndërmarrjeve është tërheqëse për mua për shkak të natyrës dinamike të industrisë. Më pëlqejnë sfidat
dhe mundësitë që vijnë me drejtimin e një biznesi. Jam shume e hapur ndaj eksperiencave dhe
informacioneve te reja.Me pelqejne situatat qe kerkojne zgjidhje problemi.Jam e bindur se aftësitë e mia
të forta më bëjnë një kandidate bindës për te kaluar nje dite me ju ne eventin tuaj.Edhe pse nuk kam nje
shembull konkret ne jeten time qe ia dedikon jeten kesaj fushe ,mahnitem nga historite e suksesit te
personave shume te njohur.Inspirim per mua eshte dhe leximi I librit”Babai i varfer babai i
pasur”Faleminderit që morët parasysh aplikimin tim. Pres me padurim mundësinë për të diskutuar
kualifikimet e mia më në detaje. Sinqerisht,

You might also like