You are on page 1of 2

LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA IX

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX


Tema mësimore: Përemri i pacaktuar Situata e të nxënit:
Tematika: Njohuri gjuhësore Punë me tekstin
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës: Fjalët kyç:
Nxënësi:  përemër i pacaktuar
 identifikon përemrin e pacaktuar nga përemrat e tjerë;  veçori gramatikore
 përcakton veçoritë gramatikore të tyre;
 shkruan saktë sipas rregullave përemrat e përngjitur;
 përdor përemrat e pacaktuar në situata të ndryshme krijuese.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


 Teksti mësimor “Gjuha shqipe 9” ndërkurrikulare:
 Përvoja të nxënësve
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Stuhi mendimi, Shkrim i lirë, Punë e drejtuar, Analizë rasti, Punë e pavarur, INSERT

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Shkrim i lirë, Stuhi mendimi

Nxënësit kanë njohuri për përemrat dhe u kërkohet të bëjnë një shkrim të shkurtër me temë, “Pushimet e mia”,
ku të përdorin sa më shumë përemra të llojeve të ndryshme dhe t’i nënvizojnë ata. Pasi lexohen disa shkrime,
nxënësit listojnë llojet e përemrave që kanë përdorur duke ndërtuar pemën e mendimit, ku jepet përkufizimi i tyre
dhe veçoritë gramatikore.

Përemrat vetorë tregojnë folësin,


bashkëfolësin ose zëvendësojnë një emër të
përdorur më parë. Kanë tri veta, në njëjës e
shumës, trajta të shkurtra në rasat dhanore e
kallëzore, veta e
tretë ka dy gjini, lakohen.

PËREMRAT E PACAKTUAR
Përemrat vetvetorë
tregojnë folësin, vetja,
Përemrat lidhorë që dhe i cili. vetvetja, kanë rasë.
PËREMRAT
I cili ka rasë, gjini e
numër. Shërbejnë dhe
si mjete lidhëse.
Përemrat pronorë tregojnë
kujt i përket diçka, një send a
frymor.Kanë vetë, gjini,
Përemrat dëftorë tregojnë numër e rasë. Gjininë e rasën
objekete a frymorë që ndodhen e kanë sipas pronës e pronarit.
larg ose afër folësit. ky, kjo këta Përemrat pyetës shërbejnë për
këto, i këtillë, për afër dhe ai, ajo, të pyetur për vende a persona,
ata, ato, i atillë për larg. kush? ka vetëm rasë, cili?,
cila, cilët, cilat?, kanë gjini,
numër, rasë.
LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA IX

Ndërtimi i njohurive të reja: Analizë rastesh, Diskutim, INSERT

Lexohet pjesa në tekst dhe ndalohet te përemrat e pacaktuar me të zeza.


Nxënësve u kërkohet të përcaktojnë:

 Çfarë tregojnë këta përemra?

 Çfarë veçorish gramatikore kanë? Përfundimet shkruhen në tabelë.

Nxënësit rikthehen në tekst dhe punojnë në të me shenjat e tabelës INSERT.

+ - ?

Njohuri që nxënësi i di Njohuri të reja por që i kupton Njohuri që i di ndryshe Njohuri që nuk i kupton

Diskutohen njohuritë e reja dhe vazhdohet me ushtrimet.


Shtohet informacioni se:
Përemrat e pacaktuar të përngjitur si: kurrkush, gjithkush, e të tjera shkruhen pa ë
pasi zanorja ë te “gjithë” e “kurrë” bie gjatë përngjitjes.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur


Ushtrimi 1. Sipas kërkesës.

Ushtrimi 2. Grupi i fundit, janë përemra të ngurtë që nuk kanë kategorinë e gjinisë, numrit e të rasës.

Ushtrimi 3.

Përemra të pacaktuar për frymorë, sende Përemra të pacaktuar për frymorë e sende të një lloji
ndonjë strehë, të gjithë atë kohë, dikush, tërë thjeshtësinë, të gjithë spektatorët
ndokënd, mbarë vendin, asgjë.

Ushtrimi 4
Teksti i plotësuar me përemrat e pacaktuar.
Në gjithë atë diell të nxehtë qershori fëmija ishte veshur shumë trashë. b) Ata kishin respekt të veçantë dhe
për një copë herë të dy i hapën rrugë me mirësjellje njëri-tjetrit. c) Ndonjëri mund ta bënte fare mirë projektin
dhe vetëm, sepse nuk ishte i vështirë. ç) Ju falënderoj shumë, por tani për tani nuk kam nevojë për asnjërin.
d) Djali pyeti me shaka se cila ishte e rruga më e mirë për të shkuar pa rënë në ndonjë greminë. dh) Dhoma e
madhe e ngrënies ishte e mbushur me gjithfarë orendish dhe pajisjesh. e) Për një kohë nuk foli më me askënd
dhe ndërronte rrugë për të mos u ndeshur me ndonjërin.

Ushtrimi 5 sipas kërkesës.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës mësimore.
Niveli II:
 identifikon përemrin e pacaktuar nga përemrat e tjerë;
Niveli III:
 përcakton veçoritë gramatikore të tyre;
 shkruan saktë sipas rregullave përemrat e përngjitur;
Niveli IV:
 përdor përemrat e pacaktuar në situata të ndryshme krijuese.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Ushtrimi 6

You might also like