You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


8.7 Kilogramë dhe gramë  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Masë, kilogram, gram,
 Emërton njësitë e matjes së masës dhe mjetin matës; njësia e masës
 Kthen njësitë e matjes së masës me njëra –tjetrën;
 Radhit madhësitë nga më i vogli te më i madhi dhe anasjelltas;
 Zgjidh problema me përdorimin e masës.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Modele demonstruese për mësuesin; ndërkurikulare: Art, gjuha dhe
 Peshore me gurë peshe. komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: Paraqitet përpara klasës peshorja dhe nxënës të ndryshëm do të
kryejnë matje p.sh. 1 kg mollë = 1000 g. Gjysmë kilogram mollë, ose ½ kg = 500 g. Nxirret
përfundimi që trupi ka masë. Masë do të thotë sa i rëndë apo i lehtë është një trup.
Situatë 2: U shpërndahen masa sendesh të ndryshme dhe nxënësit tregojnë se sa është masa e
trupave. P.sh. masa e rrushit =2kg, masa e djathit 2kg – 200 g, masa e dardhave 3kg -600 g.
Situatë 3: U shpërndahen njësi të ndryshme dhe nxënësit i renditin nga më i vogli te më i madhi.
P.sh. 1kg, 750g, 1kg250g, 400g, 2kg500g.
Situatë 4: Zgjidhni këtë situatë problemore: Drita bashkë me vëllanë konsumojnë cdo ditë për
mëngjes 300 g biskota. Sa kg biskota konsumon për 10 ditë? 300g x 10= 3000g=3kg
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1.Njihen dhe diskutojnë për përdorimin e peshores dhe
njësive kg, g. Vendosin njësinë përkatëse të secilit objekt. Qarkojnë çiftet e sendeve që japin masën
1 kg. Renditin masat nga më i madhi tek më i vogli. Zgjidhin problemin me përdorimin e masës.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: Bëhet vlerësimi i punës.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi:  Nxënësit vlerësohen për
 Emërtoi njësitë e matjes së masës dhe mjetin matës; përqëndrimin e tyre gjatë orës së
 Ktheu njësitë e matjes së masës në njëra –tjetrën; mësimit;
 Radhiti madhësitë nga më i vogli tek më i madhi dhe  Për të punuarit e tyre në grup dhe
anasjelltas; individualisht;
 Zgjidhi problema me përdorimin e masës.  Për diskutimin dhe dhënien e ideve
të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Shkruajnë në
fletë zgjidhjen e dy problemave të fletores së punës.

You might also like