You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


8.13 Problema me vëllimin  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Vëllim, enë e
 Zgjidh problema që kanë të bëjnë me vëllimin e lëngjeve; shkallëzuar, litër (l),
 Krijon problema me vëllimin e lëngjeve; mililitër (ml) cm3.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Modele demonstruese për mësuesin; ndërkurikulare: Art, gjuha dhe
 Enë e shkallëzuar, enë të madhësive të ndryshme komunikimi, edukim fizik
me masa të përcaktuara.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: Kërkon nga nxënësit që të emërtojnë mjetin dhe njësitë që
përdoren për matjen e vëllimit të lëngjeve.
Situatë 2: Shpërndahen figura të ndryshme me enë të shkallëzuara. Kërkon që të grupojnë enët që
mbajnë më pak se një litër. Të përcaktojnë që edhe sa ml duhet t’i shtojmë që të mbushim enë 1l.
Situatë 3: Kërkon që të përcaktojnë enën me vëllimin më të madh dhe enën me vëllim më të vogël
Gjejnë ndryshesën ndërmjet tyre. P.sh: l l me 250 ml.
Situatë 4: Sa enë ½ litërshe duhen për të mbushur enën 6 litërshe. Nxënësit japin mendimet e tyre.
Situatë 5: Kërkon zgjidhjen e kësaj situate. Vera do të blejë amita për familjen e saj. 1l amita
kushton 150 lekë, kurse 500 ml kushton 100 lekë. Kush është cmimi më i lirë për të blerë (Më mirë
blen 1l). Sa kuti me lëng 1 litër mund të blejë me 900 lekë? (6 kuti)
Situatë 6: Me të dhënat: Janë 5 litra lëngje, do të futen në shishe 50 mililitërshe. Cfarë mund të
gjesh? (Sa shishe duhen? 100 shishe).
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: Dallojnë dhe lexojnë enët e shkallëzuara në litra dhe u
japin përgjigje pyetjeve të dhëna. Të gjitha përgjigjet shkruhen në fletore. Lexojnë dhe zgjidhin
problemën e dhënë duke përzgjedhur lëngun me cmimin më të leverdisshëm. Në përfundim
diskutohet për secilën zgjidhje.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe. Kërkon që nxënësit të zgjidhin këtë problem. Një gotë ujë nxë 250 ml ujë. Sa gota
duhen për të mbushur gjysmë litri ujë? (2 gota) Po për një litër ujë? 4 gota. Në fund nxënësit
diskutojnë. Bëhet vleresimi i punës gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin e tyre
 Zgjidhi problema që kanë të bëjnë me gjatë orës së mësimit;
vëllimin e lëngjeve;  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Krijoi problema me vëllimin e lëngjeve. individualisht;
 Për diskutimin dhe dhënien e ideve të tij në
mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Krijojnë
problemë me vëllimin e lëngjeve.

You might also like