You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


8.8 Leximi i peshores  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Masë, kilogram, gram,
 Emërton njësitë e matjes së masës dhe mjetin matës; njësia e masës.
 Lexon masën e trupave në peshore të ndryshme;
 Zgjidh situata të ndryshme në treg duke bërë rrumbullakimin në kg
më të afër;
 Zgjidh problema me përdorimin e masës.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me
 Modele demonstruese për mësuesin. temat ndërkurikulare: Art, gjuha dhe
 Peshore me gurë peshe, peshore e komanduar, sende komunikimi, edukim fizik
të ndryshme për peshim.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: Paraqitet përpara klasës peshorja dhe nxënës të ndryshëm do të
kryejnë matje të masës. P.sh.banane 1 kg, patate 4 kg etj. Do të mbledhin të gjithë masat e artikujve.
Situatë 2: Shpërndahen vizatime peshoresh dhe objekte të peshuara. Nxënësit do të vendosin masën
në kg e në g. Psh: sheqer 2kg, qershi 1kg, mollë 5kg500g, rrush 7kg500g etj.
Situatë 3: U kërkohet që në grup të kryejnë dy matje objektesh të ndryshme psh libra, fletore,
kuletë, objekte të sjella etj. Në fund tregojnë masën.
Situatë 4: Kërkon zgjidhjen e kësaj situate problemore. Një arkë e mbushur me mollë peshon 13 kg.
Arka bosh peshon 2 kg. Sa është masa e vërtetë e mollëve? 13kg-2kg=11kg
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1. Njihen dhe diskutojnë për përdorimin e peshores dhe
njësive kg, g. Lexojnë masat e vërteta të objekteve në peshore. Bëjnë llogaritje të masave të
grupuara të objekteve.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: U kërkoj nxënësve që të bëjnë peshimin e cantës bosh dhe plot me libra. Pastaj të
tregojnë peshën e vërtetë të sendeve në çantë. Në fund nxënësit diskutojnë. Bëhet vlerësimi i punës
gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për
 Emërtoi njësitë e matjes së masës dhe mjetin matës; përqëndrimin e tyre gjatë orës se
 Lexoi masën e trupave në peshore të ndryshme; mësimit;
 Zgjidhi situata të ndryshme në treg duke bërë  Për të punuarit e tyre në grup dhe
rrumbullakimin në kg më të afërt; individualisht;
 Zgjidhi problema me përdorimin e masës.  Për diskutimin dhe dhënien e ideve
të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Krijoni një
problemë me blerjen e 2-3 artikujve të ndryshëm në treg ku të përdorni peshoren.

You might also like