You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


8.5 Centimetri më i afërt  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Centimetër,
 Mat gjatësinë e secilës brinjë të një figure gjeometrike duke përdorur cm si njësi gjatësie,
njësi matjeje; segment,
 Rendit gjatësitë e segmenteve nga më i gjati tek më e shkurtri dhe anasjelltas; figura
 Vizaton segmente të gjatësive të ndryshme. gjeometrike
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Modele demonstruese për mësuesin; ndërkurikulare: Art, gjuha dhe
 Vizore e shkallëzuar në cm, figura gjeometrike, komunikimi, edukim fizik
segmente të madhësive të ndryshme.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: U shpërndan nxënësve 5 figura të ndryshme dhe nxënësit gjejnë
gjatësitë. Nxënësit emërtojnë figurat gjeometrike.
Situata 2: Shpërndahen segmente të gjatësive të ndryshme dhe nxënësit do të gjejnë gjatësitë
Renditin pastaj gjatësitë e segmenteve në rendin rritës dhe zbritës.
Situata 3: U shpërndahet nxënësve gjatësi të ndryshme që të jenë afërsisht 3cm, 5cm, 9cm, 11cm
etj. Nxënësit vizatojnë dhe i renditin segmentet sipas gjatësive. Pas përfundimit nxënësit do të
tregojnë se si vepruan.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1.Përcaktojnë gjatësinë e përafërt të segmentit.
Parashikojnë gjatësitë e segmenteve dhe pastaj i matin ato. Renditin gjatësitë e segmenteve nga më i
vogli te më i madhi. Vizatojnë segmente me gjatësitë e dhëna. Diskutohet për plotësimet e dhëna.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: U kërkohet që të kryejnë 3 matje segmentesh me gjatësi të ndryshme. Nxënësit
tregojnë se si kryhet matja me vizore. Bëhet vleresimi i punës.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin e
 Mati gjatësinë e secilit segment dhe gjeti tyre gjatë orës se mësimit;
gjatësinë e vijës së thyer;  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Renditi gjatësitë e vijave të thyera nga më e individualisht;
gjata tek më e shkurtra dhe anasjelltas;  Për diskutimin dhe dhënien e ideve të tij
 Vizatoi vijat e thyera kur janë dhënë gjatësitë. në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Vizatoni 3
segmente dhe gjeni gjatësitë e tyre.

You might also like