You are on page 1of 3

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE


DEGA: INXHINIERI MEKANIKE
GRUPI 1E

TEMA: IDENTIFIKIMI I ASPEKTEVE PSIKOLOGJIKE


DHE KULTURORE TË NJË SITUATE,RRETHANE APO
NGJARJE DUKE PËRDORUR MODELIN SHANNON.

LËNDA: TEKNIKA TË KOMUNIKIMIT

PUNOI: PRANOI:
RIXHENSO LAZRI DR.JULIANA ZAHARIA

TIRANË 2024
Ishte viti 2019 që shënoi fillimin e një periudhe të
jashtëzakonshme për shoqërinë njerëzore në të gjithë
botën. Virusi Korona, i njohur më shumë si COVID-19, e
përjetuam si një sfidë të madhe. Mbyllja e shkollave për
disa muaj ishte një ndër masat e marra nga shumë vende
për të ndaluar përhapjen e virusit.

Gjatë kësaj periudhe unë isha në klasën e 9-të dhe ishim


në prag të provimeve të lirimit,me shkollat e mbyllura dhe
ankthin për të mos pasur mundësinë të përgatiteshim si
duhet për provimet, ishim të shqetësuar se si do të
zhvillonim provimin. Ndërkohë, jetesa jonë ishte
ndryshuar plotësisht. Ishim të detyruar të mësonim nga
shtëpia nëpërmjet teknologjisë,larg nga shoqëria dhe
miqtë tanë.Në këto momente ankthi në telefonat tanë
erdhi lajmi i papritur nga drejtori i shkollës që provimet
nuk do të mbaheshin. Na pushtuan disa emocione të
përziera. Ishte si një lehtësim i shkurtërt për të shpëtuar
nga presioni i provimeve, por gjithashtu një kujtesë e
vazhdueshme e situatës në të cilën ishim të mbërthyer.
Ndjeheshim të lumturuar për këtë vendim, por edhe të
trishtuar për faktin se ende nuk do të ishim në gjendje të
dilnim nga izolimi dhe të ktheheshim në rutinën tonë
normale.

Kjo ishte hera e parë që provimet e lirimit nuk u mbajtën,


e cila ishte një shenjë e qartë e ndryshimeve të mëdha që
po përjetonim ne si shoqëri. Ndërkohë që sfidat që
ndeshnim na bënin të ndiheshim të humbur por kjo
periudhë gjithashtu na forcoi aftësinë tonë për tu
përshtatur dhe për të gjetur gëzimin në situata të vështira.

“Mesazhi”: Nxënësit e klasës së 9-të nuk do zhvillojnë


provimet e lirimit.

“Transmetuesi”: Paisjet teknologjike

“Kanali”: Gjuha e shkruar

“Destinacioni”: Nxënësit e klasës së 9-të

You might also like