You are on page 1of 18

Seminar akademik

Drejtuar fakultetit tё shkencave mjekёsore katedrёs sё infermierisё Pёrhapja e


sёmundjeve
ngjitёse
Punoi: Anita Mala
Mentorja:
Desdemona Kotroci
Pёrmbajtja
Sёmundja infektive
Transmetimi
Parandalimi
Mjekimi
Aspekti social I sёmundjes
Referencat
Sёmundja infektive
 Sëmundja infektive, e njohur edhe si sëmundje e transmetueshme ose sëmundje
ngjitëse, është sëmundja që del nga një infeksion. Infeksioni është pushtimi i
indeve të trupit të një organizmi nga agjentët që shkaktojnë sëmundje,
shumëzimi i tyre dhe reaksioni i indeve të presë ndaj agjentëve infektivë dhe
toksinave që prodhojnë. Infeksionet shkaktohen nga agjentë infektive, duke
përfshirë viruset, viroidet, prionet, bakteret, nematodat si dhe krimbat
parazitare, merimangat, pleshtat dhe morrat, kërpudhat dhe makroparazitët e
tjerë të tilla si shiritat dhe helmet të tjera
Fjala infeksion mund të nënkuptojë çdo prezencë të një patogjeni të veçantë, por
gjithashtu përdoret shpesh në një kuptim që nënkupton një infeksion klinikisht të
dukshëm. Infeksionet simptomatike janë të dukshme dhe klinike, ndërsa një
infeksion që është aktiv, por nuk prodhon simptoma të dukshme mund të quhet i
parëndësishëm, i heshtur, nënklinik, ose okult. Një infeksion që është joaktiv ose i
fjetur quhet infeksion latent.
Transmetimi
 Ajri
 Uji, ushqimi
 Semundjet seksuale
 Semundje infektive nga nena tek femija
 Semundje me origjinё nga kafshet
 Sëmundjet infektive përmes gjakut apo procedurave mjekësore dhe jo
mjekësore me instrumente çpuese të kontaminuara
 Sëmundjet infektive transmetohen në mënyra dhe mekanizma të ndryshëm. Një pjesë e tyre transmetohen
përmes rrugës aerogene,përmes spërklave të pështymës së infektuar. Me këtë rrugë transmetohen sëmundje
të tilla si gripi, infeksionet e mushkërive, tuberkulozi, shkaktarë që japin meningjitin etj. Një pjesë e
sëmundjeve infektive të aparatit tretës apo siç quhen sëmundje gastrointestinale transmetohen përmes
konsumimit te ushqimit apo ujit të infektuar. Këtu mund të përmendim sëmundje si dizenteria, helmimi
ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitet apo krimbat e zorrës. Infeksionet seksualisht të
transmetueshme janë ato sëmundje që shkaktohen nga kontakti me lëngjet seksuale të trupit zakonisht si
rezultat i kontaktit intim seksual. Në këto infeksione përfshihen infeksioni HIV/AIDS, sifilizi, klamidia,
gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma virusi etj. Shumë infeksione mund të transmetohen nga kafshët tek
njerëzit përmes rrugëve të ndryshme. Në këto sëmundje me origjinë nga kafshët përmendim
brucelozën, leishmaniozën, tetanosin, tërbimin, etj.
 Sëmundjet infektive mund të transmetohen edhe përmes gjakut apo procedurave
mjekësore dhe jo mjekësore me instrumente çpuese të kontaminuara (psh,
pirsing, tatuazhi apo injektimi i drogave me shiringë). Në këtë mënyrë
transmetohen infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B dhe C (verdhëza), etj.
Gjithashtu sëmundjet infektive mund të transmetohen edhe nga nëna e infektuar
tek i porsalinduri. Këtu futen toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi, etj.
Shkaktarët e sëmundjeve infektive (viruset, bakteret) mund të përdoren si arme
mjaft të rrezikshme. Sëmundjet ngjitëse mund të jenë vdekjeprurëse siç janë
infeksioni HIV/AIDS, tërbimi,helmimet e rënda ushqimore, hepatiti.Sëmundjet
infektive tek gruaja shtatzënë mund të shkaktojnë dëmtime të rënda tek fetusi apo
fëmija i porsalindur.
Parandalimi
 Parandalimi është një arritje e madhe në lëmin e sëmundjeve infektive. Ndikimi më i madh në
uljen e vdekshmërise së parakohshme, ka ardhur nëpërmjet përmirësimit të standardeve të
jetesës dhe efektit që ka pasur ky përmirësim mbi infeksionet.
Synimi i çdo programi kontrolli mund të përcaktohet në tri nivele: mbajtës, shmangës dhe zhdukës. Mbajtja ul
infeksionin në një nivel të pranueshëm, megjithatë sëmundja mbetet endemike. Shmangia do të thotë që nuk egziston
ndonjë transmetim endemik dhe që infeksioni i importuar qon në raste të izoluara përhapjeje. Zhdukja nënkupton që
sëmundja mos të shfaqet më në botë, ku lija është deri më tani i vetmi shembull.
Bartësi:
mosha përcaktuesit gjenetikë, imuniteti egzistues, statuti i ushqyerjes, gjendja kronike shëndetësore,
imunosupresioni, bashkinfeksioni, trajtimet me antimikrobialë.
Agjenti: Aftësia
për të mbijetuar në mjedis, mënyra e transferimit, aftësia për të sulmuar, për të pushtuar dhe për t‟u
shumuar në organizmin bartës, kohëzgjatja e infeksionit, shmangia ndaj imunitetit të bartësit, rezistencë ndaj terapisë
antimikrobiale.
Mjedisi:
Shpeshtësia e infektimit me, kontakt, dendësia e popullsisë, vektori ose dendësia e bartësit, shpeshtësia e
sëmundshmërisë në vektor/ bartës, rezistenca ndaj ndërhyrjeve, në vektor/bartës, ndryshimet klimatike dhe të mjedisit.
 Vaksinimi
 Imuniteti
Mjekimi
Duke pasur parasysh se sëmundjet infektive mund të kenë shkaktar të ndryshëm edhe trajtimi i
pacientëve bëhet ne mënyra të ndryshme. Njohja e llojit të shkaktarit që po shkakton sëmundjen, e
lehtëson mjekun të zgjedhë trajtimin e duhur. Shkaktarët mund të jenë:
1. Baktere
2. Virus
3. Mykra
4. Parazit
5. Krimba, etj.
Terapia kundër sëmundjeve infektive ndahet në:
 a) Jo specifike - që ka për qëllim me mbajt kondicionin e të semurit dhe për ta ndihmuar pacientin në

përballimin e sëmundjes.
b) Specifike - që ka për qëllim ta luftoj shkaktarin duke e shkatërruar apo neutralizuar toksinat e tyre.)
 Terapia jo specifike përfshinë:

1. Regjim shtrati
2. Ushqim dietal
3. Kujdesi ndaj të sëmurëve
4. Kontroll të lëngjeve dhe elektroliteve
5. Barna kundër temperature
6. Terapia simptomatike etj.
Aspekti social I sёmundjes
 Bazës fizike, ose trupore të sëmundjeve kronike apo akute i duhet kushtur një rëndësi e
veçantë, pasi ajo e kufizon aktivitetin e individit, ose ndërhyn në shumë aktivitete të tjera fizike
ose shoqërore të tij. Për këtë, është e nevojshme që mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë që
u ofrojnë shërbim shëndetsor personave me sëmundje kronike dhe akute të kuptojnë lidhjen e
ngushtë mes faktorëve biologjikë dhe socialë. Sëmundja, ashtu si dhe vetë jeta, është një
eksperiencë shumë-fenomenale dhe, për këtë arsye, ajo ështëedhe një objekt analizash në shumë
nivele. Nga perspektiva e një personi që vuan nga një sëmundje e caktuar, pra në trupin e të cilit
ekziston një patologji fizike apo psikologjike, sëmundja përjetohet në disa mënyra. Ajo mund të
ndërpresë veprimet rutinë fizike dhe sociale të individit. Mund të ndodhë që individi të përjetojë
një çorientim ose konfuzion kognitiv ndërsa mënyrat e sjelljes së “vetes” dhe të “të tjerëve”
mund të ndryshojnë e të marrin forma të reja
 Nëse patologjia është asimptomatike, fenomeni, i kuptuar si “çdo ndryshim i dukshëm në trupin
e shëndetshëm apo të sëmurë” mund të most ketë aspak një dimension eksperimental dhe, në
rastet e çrregullimeve psikiatrike funksionale, mund të mos ketë as edhe një dëmtim fizik si të
tillë, ndërkohë që stresi, ankthi, vuajtja dhe shqetësimi i individit mund të ndihen realisht. Për
shkak se trupi është ai që përjeton drejtpërsëdrejti eksperiencën dhe ndjesitë që shkakton
sëmundja, është përmes tij që “vetja” krijon marrëdhënien më të ngushtë me vetveten. Po për të
njëjtën arsye, në më të shumtën e rasteve është trupi ai që bëhet pikë reference për etiketimin
dhe stigmatizimin si të një individi të sëmurë, ashtu dhe të një individi të zakonshëm dhe, po
kështu, etiketimi dhe stigmatizimi i të sëmurëve kronikëndikojnë drejtpërsëdrejti në perceptimin
që ata kanë për “veten” dhe në identitetin e tyre.
Referencat
file:///C:/Users/Acer/Doёnloads/Roliishkencavesocialeneshendetinpublik.pdf

.Epidemiologjia speciale e sëmundjeve ngjitëse Dr.sci Isuf Dedushaj dhe Dr. sci Isme Humolli 2005
. Hall CB, Dauglas RG.Modes of transmission of respiratory syncitiall 1981
Gluckstein
D,Ciferri F, Ruskin J, disease: another cause of cerebral mass ascuired
immunodeficiency syndrome. Med 1992
. Karakasheviç B : Mikrobiologija i parazitologija,Med. Knjiga, Beograd- Zagreb, 1987
 
 Ju faleminderit pёr vёmendjen!!

You might also like