You are on page 1of 3

Kudsi-Jerusalemi qyteti i historisë

Mbreti Salim, i cili ishte paqedashës, emëroi këtë qytet Urusalim që do të thotë
"Qyteti i Paqes".

Shkruan: Samir Lushtaku, Skenderaj

Vështrim i shkurtër kronologjik

Jerusalemi, qyteti i shumë Pejgamberëve, kibleja e parë, vendi i tretë i shenjët, mbarimi i
Isras dhe fillimi i Miraxhit të Muhammedit a.s. në qiell me urdhrin e Allahut xh.sh.

Të parët që u vendosen dhe e ngritën qytetin e Jerusalemit janë Kenanet, arab të ardhur në
Sham prej arabëve të vjetër që sipas të dhënave historike thuhet se janë të ardhur 4000 vjet
p.e.s..

Prej Kenanëve me të njohurit ishin Jebuset, fisi i cili e ndërtoi qytetin dhe e quajtën me emrin
Jebus.

Më vonë Kudsi u quajt Urusalim. Këtë emër e mori nga mbreti Salim i cili ishte paqedashës
dhe kështu qyteti u quajt Urusalim që do të thotë "Qyteti i Paqes".

Me ngritjen e qytetit nga arabët, në këtë vend erdhën Arbanitet-çifutet që thuhet se janë grupi
i parë i çifutëve të ardhur prej jugut te luginës së lumit Eufrat në Irak. Kjo është ardhja e parë
e çifutëve si grup familjesh në vendbanimin arab i ngritur më shumë se 5000 vjet më parë.

Pastaj kontrollin mbi arabët në këtë pjesë e morën Faraonet e Egjiptit në v.1479 p.e.s., dhe
duke qenë se çifutët shpërnguleshin prej një vendi në tjetrin, ata u shpërngulen në Egjipt në
kohën e Ramsisit II.

Kjo është shpërngulja e Jakubit a.s. me familje dhe jehudet në Egjipt tek i biri Jusufi a.s.
(ngjarje kjo e përmendur në Kur'anin Famëlartë). Jakubi a.s. ndryshe është quajtur edhe
Israil, prej nga e marrin emrin izraelitet.

Më vonë në kohën e Profetit Musa a.s. jehudet dolën nga Egjipti dhe qëndruan 40 v. përreth
kodrës Turi Sina. Me gjithë insistimin e Musait a.s. sa ishte gjallë që të hynin në Kuds, jehudet
nuk kishin një qëndrim që të hynin në të, për çka mbeten në fushë të hapur për 40 vjet
(ngjarje kjo e përmendur në Kur'an), derisa hynë në të nën udhëheqjen e Jusha ibin Nun.

Pastaj kur Profeti Davud a.s. zgjedhet mbret i jahudive në v.1016 p.e.s. ai hyri në Palestinë ku
më parë sundonte me Kudsin. Në këtë kohë gjysmën e Palestinës e sundonin fiset arabo-
fenikase dhe gjysmën Davudi a.s.

Pas Davudit a.s. në pushtet erdhi Sylejmani a.s. Pas vdekjes së Sylejmanit a.s. që kishte një
mbretërim të jashtëzakonshëm, u bë invadimi i Palestinës nga ana e Buhtanasrit i cili i dëboi
nga aty çifutet dhe si robër i dërgoi në Babiloni.
Përmes Persianeve në v.538 p.e.s. çifuteve ju mundësua që sërish të kthehen në Urusalim-
Kuds.

Në v.332 p.e.s. Palestinen e invadoi Aleksandri i Madh.

Në v.63 p.e.s. Palestinën e sunduan Romakët deri me çlirimin nga muslimanët në v. 638.

Në kohën e sundimit të romakëve çifutet nuk gëzonin kurrfarë të drejtash politike.

Në këtë periudhë Profet tek Izraelitet erdhi Isa a.s. Romakët Kudsin e emëruan Ilija. Pastaj
krishterët më vonë e emëruan me emrin Urushalim.

Në Prill të v.638 Halifi Omer r.a. personalisht pranoi çelësat e Jerusalemit nga paria e qytetit.
Muslimanët në këtë qytet të ndershëm, me dy ndërprerje (1099-1187 dhe 1228-1239) do të
sundojnë në 14 shekujt e ardhshëm.

Në marrëveshjen për dorëzimin e qytetit të Kudsit në duart e muslimanëve, Patriarku ortodoks


dhe populli i Kudsit kërkoi nga Omeri r.a. që asnjë çifut të mos banjë në Kuds, gjë që u pranua
kërkesa e popullit nga ana e Omerit r.a.. Kjo do të thotë që Kudsi dhe Palestina në tërësi nuk
ishte asnjëherë çifute. Çifutët aty ishin vetëm pakicë kombëtare.

Në vitin 1099 kryqtarët pushtojnë Jerusalemin, masakrojnë popullin e tij dhe themelojnë aty
mbretërinë Latine.

Në vitin1187 heroi legjendar Salahuddin Ejjubi korri fitore heroike në Hittin dhe pas 88 vjetësh
e çliroi Jerusalemin nga kryqtarët. Ku u tregua mjaftë tolerant më të krishterët duke u ofruar
siguri të plotë.

Gjatë kohës sa muslimanët sundonin me Kudsin mbizotëronte toleranca dhe mirëkuptimi me


fetë tjera. Pra Jerusalemi ishte vend i bashkëjetesës midis tri religjioneve.

Pas kësaj Palestina ishte nën sundimin e dinastisë Memalike e pastaj sundimin në të e morën
Osmanlinjtë në vitin 1517 m. i cili zgjati deri në fund të Luftës së Parë Botërore.

Pastaj Palestinën e kolonizoi Britania e Madhe deri në vitin 1948.

Më 15 Maj 1948 sionistet e formuan shtetin e tyre mu në zemër të Palestinës nga hebrej
kryesisht të ardhur nga vendet perëndimore.

Dhe në vitin 1967 sionistet e okupuan në tërësi Palestinën.

Literatura e konsultuar:

Dr Jusuf Kardavi: "Kudsi çështje e të gjithë muslimanëve"./Pjesë të perkthyera nga Nexhmi


Maksuti/.
Nexhat Ibrahimi: "Kronologji e Historisë Islame"Prishtinë v 2005.
Dituria Islame Nr 74/ 1995/ faqe 42/ Sadik Mehemeti:"Kudsi gjatë historisë"

You might also like