You are on page 1of 2

HIDROLIZA E KRIPËRAVE

Të gjitha kripërat të cilat rjedhin nga baza e dobët,përkatësisht acidi i dobët hidrolizjnë në ujë.Kjo do
të thotë se joni i cili formohet me disocijim të kripës reagon me molekula të ujit.
HIDROLIZA E KRIPËS PARAQET REAKSIONIN EKUILIBRUES (TË BARASPESHËS) TË
JONEVE TË KRIPËS ME MOLEKULA TË UJIT,I CILI E PRISH EKUILIBRIN E JONEVE
HIDRONIUM DHE JONEVE HIDROKSILE NË TRETËSIRË PËR Ç ̓ARSYE TRETËSIRA
UJORE E KRIPËS SË DHËNË REAGON SI ACID APO BAZË APO RRALLË ËSHTË
NEUTRALE.
Kripa e cila rrjedh nga baza e dobët dhe acidi i fortë hidrolizon në ujë dhe për këtë arsye tretësira
ujore e kësaj kripe është acidike.Psh.kloruri i amoniumit në ujë me disocijim jep jone amonium dhe jone
klorure.Joni amonium,NH4+ rrjedh nga baza e dobët dhe është acid më i fortë se uji për ç ̓arsye reagon me
ujin ,ndërsa tretësira ujore e klorurit të amoniumit reagon si acid,sepse me reaksionin e hidrolizës të joneve
amonium formohen jonet hidronium.
NH4Cl → NH4+ + Cl ̶ ekuacioni i disocijimit të klorurit të amoniumit
NH4+ + H2O NH3 + H3O+ ekuacioni i reaksionit të hidrolizës
acid
Kripa e cila rrjedh nga baza e fortë dhe acidi i dobët reagojnë në ujë si bazë për shkak të
hidrolizës.Jonet e mbetjes acidike të acidit të dobët janë baza më të forta se uji dhe në reakson me ujë japin
jone hidroksile.Psh.karbonati i natriumit është kripë e bazës së fortë (NaOH) dhe acidit të dobët (HCO3 ̶ ).Me
disocijimin e kësaj kripe në ujë formohen jonet natrium dhe jonet karbonate.Jonet karbonate reagojnë me
molekula të ujit me ç ̓ rast rritet përqëndrimi i joneve hidroksile në tretësirë dhe tretësira ujore e kësaj kripe
reagon si bazë.
Na2CO3 → 2Na+ + CO32 ̶
CO32 ̶ + H2O HCO3 ̶ + OH ̶
bazë
Kripa,siç është hidrogjenkarbonat-natriumi ,me disocijimin e sajë në ujë jep jone hodrogjenkarbonate.Ky jon
është amfolit ,por është bazë më e fortë se uji kështu që reagon si bazë,me ç ̓ rast rritet përqëndrimi i joneve
hidroksile në tretësirë.Për këtë arsye tretësirat ujore të hidrogjenkarbonateve alkaline dhe alkalino-tokësore
dhe kripërave të ngjashme reagojnë si baza.
Kripërat të cilat rrjedhin nga bazat e dobëta dhe acidet e dobëta hidrolizojnë në ujë ,me ç ̓ rast aciditeti
përkatësisht baziciteti i tretësirës së formuar ujore mund të përcaktohet me krahasimin e reaksioneve të
hidrolizës së dy joneve të kripës.Psh.acetat-amoniumi është kripë e acidit të bazës së dobët moniakut (Kb= 2
∙ 10 ̶ 5) dhe acidit të dobët acetik ( Ka = 2 ∙ 10 ̶ 5).Të dy jonet në ujë hidrolizojnë.
CH3COONH4 → NH4+ + CH3COO ̶ ekuacioni i disocijimit të acetat-amoniumit
CH3COO ̶ + H2O CH3COOH + OH ̶ Kb(CH3COO ̶ ) = 5 ∙ 10 – 10 mol2 / dm3
NH4+ + H2O NH3 + H3O+ Ka(NH4+) = 5 ∙ 10 ̶ 10 mol2 / dm3
Për atë se konstanta e bazicitetit e joneve acetat dhe konstanta e aciditetit e joneve amonium janë
përafërsisht të barabartë,në tretësirë ekzistojnë përqëndrime të njejta të joneve hidronium dhe joneve
hidroksile dhe tretësira ujore e kësaj kripe reagon neutral.
Në rast se baza nga e cila rrjedh kripa është më e fortë se acidi ,tretësira ujore e kripës do të përmbajë sasi
më të madhe të joneve hidroksile dhe do të reagojë si bazë (psh.nitrit-amoniumi).Nëse acidi i cili formon
kripën e dhënë është më i fortë tretësira ujore e kripës reagon si acid (psh.cijanur-amoniumi).

TRETËSIRAT UJORE TË KRIPËRAVE

Të acideve të forta Të bazave të forta dhe Të bazave të dobëta dhe


dhe bazave të dobëta acideve të dobëta acideve të dobëta

Tretësirë acidike Tretësirë bazike


nëse është Ka >Kb Tretësirë acidike

nëse është Kb > Ka Tretësirë bazike

nëse është Ka ≈ Kb Tretësirë neutrale

Shembull. Përcaktimi i vetive acido-bazike të tretësirave ujore të kriprave.


Përcakto si reagon tretësira ujore e kripës së dhënë:
a) hidrogjenkarbonat-kaliumi, b)hidrogjenfosfat-natriumi, c) nitrat-amoniumi dhe
d) klorur-kalciumi
Zgjidhje:
a) KHCO3 rrjedh nga baza e fortë dhe acidi i dobët dhe tretësira ujore e kësaj kripe reagon si bazë.
b) Na2HPO4 rrjedh nga baza e fortë (NaOH) dhe acidi i dobët (H2PO4 ̶ ) dhe për shkak të hidrolizës
reagon si bazë.
c) NH4NO3 rrjedh nga baza e dobët (NH3) dhe acidi i fortë (HNO3) dhe për shkak të hidrolizës reagon
si acid.
d) CaCl2 rrjedh nga baza e fortë dhe acidi i fortë ,ndërsa tretësira ujore e kësaj kripe reagon në mënyrë
neutrale.
Mendo dhe përgjigju:
1.Shkruaj ekuacionin e autoprotolizës së ujit dhe sheno çiftet e konjuguara.
2.Në cilën mënyrë në bazë të raportit të përqëndrimeve të joneve hidrogjen dhe joneve hidroksile në
tretësirë ujore mund të përfundojmë se a është mjedisi bazik,acidik apo neutral ?
3.Shkruaj shprehjen për konstantën e aciditetit për acidin azotik (nitrik) .
4.Për secilën nga kriprat e dhëna përcakto : a) cilit lloj të kripës i takon (bazike,acidike ose
normale),b) a hidrolizon në ujë c) si reagon tretësira ujore e saj (si acid bazë ose në mënyrë neutrale).
2.NaCN, 2.KNO3 ,3.(NH4)2SO4 ,4.CH3COOH,5.KHSO4 , 6.FeCl3.
5. Çka është hidroliza

You might also like