You are on page 1of 12

Si te Gatuajme

Fergese me Spinaq dhe Presh


PERBERSIT
500 g spinaq
6 veze
250 gr djath (ricotta ose sipas deshires)
100 gr djath te grire
Kripe
200 gr presh
Piper
PERGATITJA: Skuqim preshin e grire dhe shtojm spinaqin e pastruar dhe te grire.
I skuqim 2 min. I heqim nga zjarri , hedhim vezet, djathin, kripe dhe pak piper. I
hedhim ne tave dhe pjekim ne furre 180° per 30min.
Fileto pule me kerpudha dhe pana
Perberesit
Nje menu mjaft thjeshte dhe e shpejte por edhe dhe mjaft e shijshme
Përbërësit:
4-5 fileto pule
pana 1 kuti
kerpudha te fresketa
kripe dhe erza sipas deshires
Pergatitja:
Ziejme filetot e pules per rreth 15 min. Pasi jane zier i heqim menjeane qe te
ftohen.Marrim kerpudhat e fresketa dhe i presim ne kubike te vogla.(ose kerpudha
te konservuara).Ne nje tigan hedhim pak vaj uliri dhe vendosim filetot e pules.I
skuqim derisa te marre ngjyre karakteristike. Shtojme kerpudhat dhe i perziejme
bashke me filetot e pules. Me pas shtojme panen e fresket dhe i leme te skuqen
bashke per rreth 7-8 min. Hedhim kripen dhe piper te zi.
FERGESE ME DJATH
PERBERSIT:
3 qepe te njoma
3 domate ose salce domateje
800 gr speca
2 veze
200 gr djath i bardhe
vaj ulliri
kripe
piper i zi

PERGATITJA:
Presim ne copa shume te vogla (imet) te gjith perbersit.Ne nje tigan me vaj ulliri
skuqim qepen e njom hedhim specat dhe i trazojme deri sa te skuqen e te
zbuten.Shtojme salcen apo domatet e qeruara nga cipa dhe te grira mire,i lejme 5
minuta te kaurdisen me specat dhe shtojme djathin ne copa.Kur ta shikojme qe
salca eshte e lidhur mire rrahim dy vezet dhe ja hedhim tek tigani.E trazojme mire
dhe e heqim nga zjarri Dhe fergesa me djath eshte gati.. JU BEFTE MIRE !!
Melci te skuqura
Perberesit:
600 gr melci
qepe te bardhe 500 gr
gjalpe 50 gr
vaj ulliri 4 luge gjelle
krip,piper

Pergatitja:
Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe vajin. Hedhim qepen e grire ne copa te vogla dhe
e kaurdisim ne zjarr te ngadalte rreth 20 min sa te zbutet mire qepa shtojm pak
krip, hedhim melcite te prera ne copa dhe i leme te skuqen per 10 min, i shtojme
perseri dhe pak krip dhe piper te zi. I hedhim ne pjate ku mund ti servirim dhe me
patate te skuqura ose me perime te ziera te castit.
Nese i duam me pak leng mund ti shtojme nje luge miell i kaurdisim per 5 min dhe
1 gote uje te nxehte e lejm sa te marri vale, dhe lengu te trashet paksa.
Qofte te vogla
Perberesit
500 – 700 grmish te grire
1 qepe
1 hudher
1 patate
2 veze,
2 feta buke

Ne nje tenxhere hedhim mishin e grire dhe shtojme me rradhe qepen e grire, nje
hudher te shtypur, pataten e qeruar dhe prere imet, 2 veze dhe 2 feta buke te thara
dhe te thermuar. pasi e kemi perzier mire mases i shtojme kripe kripe, piper te zi,
majdanoz, koper, menderz (mente) te gjitha te prera holle.E lejme 10 min te
pushoje te mbuluar me pelikola.
Formojme me masen toptha apo peta sipas deshires, i lyejme me miell dhe i veme
te skuqen ne nje tigan te madh me vaj. Ju befte mire.
Pule me patate ne furre
Kjo eshte nje menyre e shpejte dhe e lehte per te gatuar ne menyre sa me te
shijshme mishin e pules ne furre duke e kombinuar me patate
Perberesit:
1 pule
1 kg patate
1 qepe
rozmarine
vaj ulliri

Pergatitja e pules me patate ne furre:


Pasi kemi lare dhe pastruar mire pulen pa i hequr lekuren, pasi ajo i jep me teper
shije lengut, e veme te zieje ne nje tenxhere duke mbuluar 3/4 me uje. Shtojme
gjysmen e qepes, pak rozmarine dhe sasine e deshiruar te kripes. Nderkohe
qerojme patatet, i presim ne kubike te vegjel dhe i shtrojme ne nje tepsi duke i
hapur mire me qellim qe te mos jene njera mbi tjetren. Shtojme gjysmen tjeter te
qepes te prere holle, pulen e zier (jo fort, pasi do te gatuhet akoma ne furre)
marinojme me piper te zi, rozmarine, kripe e vaj ulliri (1 luge gjelle per person).
Shtojme 1 gote uji me lengun e pules dhe e fusim ne furren e ngrohur me pare ne
temperaturen 200° per rreth 20-30 min
Si te gatuajme qofte shqiptare – Receta gatimi te thjeshta per
qofte me mish te grire dhe oriz.
Qofte me mish e oriz te zjere ne kushte shtepie. Nje recete mjaft e thjeshte dhe
nje menu mjaft e shijshme

Perberesit per qofte


 600 gr mish te grire
 1 qepe te thate
 1 luge kafeje me piper te zi
 2 te verdha veze
 1 filxhane kafeje me oriz te zier
 1 gote uji me miell
 krip
 vaj

Pergatitja e qofteve
Grijme qepen dhe e perziejme me mishin e grire ne nje ene te thelle. Ne te hedhim erezat,
nje te verdhe veze dhe orizin e zier. I perziejme te gjitha bashke deri sa te na formohet nje
mase brumi. Fillojme dhe bejme qoftet ne forme sipas deshires. Ne nje tenxhere hedhim
ujin dhe pak limontoz dhe e leme deri sa uji te zieje. Ne momentin qe fillon te zieje uji,
hedhim te gjitha qoftet e bera dhe i leme vetem 2 minuta. I heqim dhe i leme te ftohen pak.
Pastaj i kalojme ne miell, ne te verdhen e vezes dhe i skuqim.
Si te gatuajme fergese Tirane – Receta gatimi per fergese tirane –
Si pergatitet fergesa

Përbërësit për 4-5 persona:


Speca 8-10 copë mesatare
domate 4-5 kokrra mesatare
yndyrë për skuqje
2 filxhanë kafeje
miell 1 lugë gjelle
vezë 2 kokrra
hudhra 4-5 thelpinj
gjizë 4-5 lugë gjelle
spec djegës sipas dëshirës

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen
domatet e qëruara nga lëkura dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga
zjarri hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.

Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.


Si te gatuajme “Mish viçi me jahni” – Receta gatimi për “Mish viçi me jahni”. Për të gatuar
mish viçi me jahni (lëng) veprojmë në këtë mënyrë: Si fillim bëjmë përgatitjen e mishit.
Fshijmë mirë copat e mishit me letër kuzhine. S’duhet të kenë fare lëngje. Në një tenxhere,
mundësisht të gjerë nxehim vajin në zjarr të fortë e skuqim mishin nga të tëra anët, për 8-10
minuta. E heqim mishin dhe vëmë në tenxhere qepën sa të fishket për 2-3 minuta. E
hedhim mishin përsëri në tenxhere dhe e lëmë për 1 minutë. Më pas bëjmë përgatitjen e
salcës. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe ujin dhe sapo të marrë valë, e ulim zjarrin. E
mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ulët për 1.5-2 orë, gjersa mishi të
bëhet i butë. Brenda 1 ore që zien mishi, hedhim kripën e piperin dhe e korrigjojmë n.q.s
nevojitet. E servirim në pjatancë, ose në pjata, të ngrohtë me oriz, ose pure patate ose
patate të skuqura.

Përbërësit:
– 1 e 1/2 kg mish viçi pjesa e shpatullës (i prerë në copa afërsisht 5 cm)
– 2 qepë mesatare të grira hollë
– 3 lugë supe vaj ulliri
– 3 gjethe dafine
– 1 kuti domate konservë të grira
– 1-2 lugë supe pelte domate
– 1 dru kanellë
– 200 ml ujë
– kripë
– piper
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!
Përbërësit për salcën:
- 50 ml vaj ulliri

– 150 gr qepë të prera në feta të holla

– 400 gr speca të kuq të prera në feta


– kripë
– 200 gr speca të kuq të pjekur në zgarë
– 500 ml lëng perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë por rezultati s’do të jetë i
njëjtë)
– 120 ml krem qumështi
– 2 gr paprika
– 5 gr sheqer

Për pennet:
- 500 gr penne ose pastë tjetër e preferencës suaj
– 600 gr salcë speci të kuq
– 150 gr djathë dele i thërmuar
– 50 gr ullinj
– piper i bluar në moment
– kripë

Si të gatuajmë “Penne me salcë arrabiata (speci të kuq)” – Receta gatimi për “Penne
me salcë arrabiata (speci të kuq)”. Për të gatuar makaronat Penne me salcë arrabiata
(speci të kuq) veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepët dhe specat e prerë në feta në zjarr
të ulët deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë specat e pjekur, lëngun,
kremin e qumështit dhe pak kripë. Gatuajmë në zjarr të ulët deri sa të zbuten plotësisht
specat. Shtojmë paprikën, sheqerin dhe e kalojmë salcën në blender. Kthejmë salcën në
tigan dhe e ruajmë të ngrohtë.
Gatuajmë pennet sipas udhëzimeve të amballazhit. I kullojmë pennet dhe i hedhim në
tiganin e salcës bashkë me 2/3 e djathit dhe ullinjtë. Përziejmë mirë, rregullojmë shijen për
kripë dhe shërbejmë të spërkatur me pjesën tjetër të djathit dhe piper të bluar në moment.
Pija e “mrekullisë”

Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku
për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në
copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm.
Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët.
Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:
1. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e
kancerit që të mos zhvillohen.
2. Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerë.
3. Fuqizon mushkrit, parandaluar sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.
4. Forcon sistemin imunitar
5. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron
perden.
6. Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.
7. Desifikton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra,
bënë lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
8. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe
infeksioni në fyt.
9. Të qetëson nga dhimbjet
10. Ndihmomë të sëmurin nga riniti alergjik.

You might also like