You are on page 1of 10

KODI: A.IV.3.

3 / ESE (ARGUMENTUESE, AKADEMIKE, OSE KËRKIMORE)

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS


FAKULTETI: Inxhinierisё, Informatikёs dhe Arkitekturёs
PROGRAMI I STUDIMIT: Informatikё Ekonomike (Master Shkencor)
LËNDA: Aftёsi Menaxheriale
PEDAGOGU: Ermira Qosja, Indrit Puteci

Tema: Introvertёt VS Ekstrovertёt

Emri, Mbiemri i studentit

Edeina Myrtaj
Ina Leka

TIRANË, MUAJI, VITI


I. HYRJE

Nikola Tesla, një shpikës, inxhinier dhe introvert i shkëlqyer, shpjegon:


"Origjinaliteti lulëzon në izolim pa ndikime të jashtme që na influencojnë mbi ne
për të dëmtuar mendjen krijuese. Qëndro i vetëm - ky është sekreti i kreativitetit:
ji i vetëm, atëhere lindin idetë.”

Në këtë detyrë kemi trajtuar tiparet e personalitet të punonjësve dhe si ndikojnë


ato në performancën në punë dhe komportimin me kolegët dhe bashkëpuntorët e
tyre.

Tiparet tona të personalitetit ndikojnë në të gjitha aspektet e jetës, sesi


shoqërohemi dhe sesi zgjedhim mjedisin ideal të punës. Këto karakteristika
shfaqen në zgjedhjet që bëjmë çdo ditë dhe mund të ndikojnë në pikat e forta dhe
dobësitë tona në punë. Disa aftësi janë më të natyrshme për njerëzit që janë më
outgoing, ndërsa ata që janë më të rezervuar mund të shkëlqejnë natyrshëm në
fusha të tjera.

II. ZHVILLIM

Personaliteti i liderit të kompanisë do të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si


menaxhohet biznesi. Një nga faktorët më të dukshëm të personalitetit është niveli i
introversionit dhe extroversionit. Ska rëndësi se ku gjendesh në këtë spekter, por të
kuptuarit nëse merrni energji duke kaluar kohë përreth njerëzve të tjerë apo duke
ndenjur vetem mund të jetë shume e rëndësishme për suksesin e biznesit. Pronarë të
suksesshëm të biznesve kanë të gjitha llojet e personaliteteve - jo vetëm një, por ajo
që kanë të përbashkët është se, pavarësisht nga lloji i personalitetit, ato janë të
vetëdijshëm qe duhet të dijnë se si të luajnë me të dyja palët dhe të delegojnë detyra
që nuk vijnë natyrshëm tek ata. Gjatë orarit të punës, zyra është një shtëpi e
përkohshme për punonjësit e personaliteteve të ndryshme. Disa mund të flasin shumë,
ndërsa të tjerët janë më të përmbajtur. Sidoqoftë, jo gjithmonë ndodh që të gjithë
punonjësit të shkojnë mirë së bashku, veçanërisht kur punëtorët janë në skajet e
kundërta të spektrit social. Vendi i punës është si një “tenxhere shkrirëse” e
personaliteteve! Të gjithë llojet e punonjësve duhet të punojnë së bashku duke pritur
qe të kapërcehen dallimet personale për të arritur një qëllim të përbashkët, por etika,
normat kulturore dhe temperamenti ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe fërkime.
Të gjithe grupet e punonjësve shfaqin dy lloje kryesore personalitetesh: introverte dhe
ekstrovert. Çdo tip mund të ndërveprojë shumë ndryshe në vendin e punës. Dikush
mund të jetë më i përshtatshëm për udhëheqjen sesa te tjerët.

Bota e biznesit shpesh mund të favorizojë ekstrovertet me personalitetet e tyre


outgoings, por një biznes nuk do të lulëzonte, nqs do të ishte plot me njerëz të tillë.
Me shumë gjëra në biznes, nevojitet një balancë - nga burrat dhe gratë në bord, nga
anëtarët e rinj dhe të pjekur të stafit, dhe nga oraret fleksibël të punës.Të gjesh
balancën e duhur të punonjesve introvert dhe ekstrovert është saktësisht e njëjtë.
Fuqia e vërtetë në një ekip vjen kur ka njerëz që janë të ndryshëm, sepse ata mund të
bëjnë punë që një punjonjës tjetër mund të mos ketë aftësinë apo mundësinë për ta
bërë. Në biznes është e rëndësishme që të kemi një ekip njerëzish që mund ta kryejnë
punën, dhe nëse e gjithë skuadra do të ishte e mbushur me ekstroverte apo introverte,
puna kurrë nuk do të përfundonte. Prandaj lind nevoja për një ekuilibër të atyre që
duan të mbajnë kokën poshtë dhe të vazhdojnë me detyrën dhe të atyre që duan të
bëjnë zhurmë per t'i shtyrë gjërat përpara. Pa asnjë prej tyre, një biznes ka të ngjarë të
falimentojë.
Duke ditur më shumë se si njerëzit në biznesin tuaj sillen mund të ndihmoj:

• Shmangien dhe zgjidhjen e konflikteteve shpejt;


• Përcakton pikat e forta të një individi brenda ekipit;
• Puna së bashku në mënyrë më efikase;
• Thellon mirëkuptimin mes njëri-tjetrit;
• Kuptimi dhe vlerësimi i pikave te forta te ndryshme;
Zakonisht, ekstrovertët i shohin introvertet si jo-social, të papërshtatshëm, të
turpshëm, të fshehtë dhe jo-bashkepunues. Ndërsa introvertët i përshkruajnë
ekstrovertët si agresivë, egocentrik, të vrazhdë dhe shumë social. Kjo shkëputje mund
të shkaktojë probleme dhe keqkuptime mes dy grupeve. Megjithatë, është e
rëndësishme që kolegët të bashkëpunojnë pavarsisht personaliteteve të tyre. Introvertë
dhe ekstrovert, pavarësisht nga dallimet e tyre, mund të krijojnë një marrëdhënie
mbështetëse, të shëndetshme pune.

Këto tipare kanë tendencë të jenë të lidhur mes ekstrovertëve:

-Sduan të takojnë një të huaj.


-Gjithkush është një klient i mundshëm, ose më mirë akoma, një mik i mundshëm.
-Dalin vullnetarë për ҫdo gjë.
-Punojnë në disa skuadra në të njëjtën kohë.
-Përfshihen në shoqëri me të gjithë.
-Ata nxisin diskutime personale dhe shpesh bëhen menaxher socialë për
departamentin.

Ekstrovertët ngjajnë si njerëz interaktiv të mrekullueshëm, por një anë e errët


mund të shfaqet gjithashtu.

• Mund të mbizotërojnë emocionalisht një klient që preferon të flasi vetëm për biznes
duke shkaktuar mosbesim. Ky menaxher duhet të mësojë ta moderojë këtë prirje sipas
nevojave të klientit.
• Ata mund të digjen shpejt kur përpiqen të impresionojnë të tjerët ose të fitojnë
respektin e tyre përmes mbingarkesës. Ky menaxher duhet të mësojë të balancojë dhe
të thotë jo.
• Ata mund të bëhen tepër miqësor me stafin dhe klientët. Kufijtë e duhur janë një
domosdoshmëri nëse ky menaxher do të ruajë respektin e të tjerëve
Po në lidhje me tiparet e introverteve?

• Shpesh preferojnë të punojnë në vetmi. Ata mund të zemërohen nëse ndërpriten.

• Ata pranojnë jetën e të tjerëve, por nuk hyjnë në diskutime sociale. Ata rrallë
shfaqen në mbledhje që nuk lidhen me biznesin.

• Ata kanë tendencë të presin derisa një detyrë eshte refuzuar nga të tjerët përpara se
të flasin. Një bashkëpunëtor mund të ndjehet sikur ata nuk durojnë dot përgjegjësinë
e marrë.

Duket sikur introvertët nuk janë shumë të aftë për të qenë menaxher, por ata mund
të jenë.

• Ata mund të kenë kompetenca mbresëlënëse të përqendrimit dhe zgjidhjes së


problemeve. Kur ky menaxher paraqet planin e tij, zakonisht do të jetë i detajuar dhe
i menduar mirë.

• Ata mund të veprojnë si një diplomat, duke pasur parasysh se ata pelqejnë të
observojnë sjelljen nga distanca. Ky menaxher shpesh mund të shpjegojë pikëpamje
të ndryshme pa u përfshirë emocionalisht.

• Ata mund të bëhen lider efektivë, jo përkundër faktit se ata nuk e shtyjnë veten
përpara. Ata kanë tendencë të kenë një pamje realiste të aftësive të tyre dhe durimin
për të kuptuar punën derisa po përparon.

Sigurisht, këto janë vetëm tipare sipërfaqësore të ekstrovertëve dhe introvertëve. Të


gjitha tiparet mund të shfaqen në të dy tipet e personalitetit, por ҫfarё e bёn një
ekstrovert apo introvert? Është mjaft e thjeshtë. Një ekstrovert karikohet duke qenë
me njerëz, ndërsa një introvert karikohet duke qenë vetëm. Të gjithë punonjesit e
meritojnë dhe e çmojnë respektin për atë ҫka janë. Duhet të pranojmë tiparet e
introvertuara ose ekstrovertë që mund të ketë secili prej nesh. Shumë introvertë kanë
mësuar të veprojnë si ekstrovertë në situata të caktuara dhe anasjelltas.
Këtu janë disa sugjerime për mënyra efektive për t'iu qasur secilit lloj:

• Një introvert përgjithësisht preferon ta fillojë ditën e punës duke renditur dhe
planifikuar i vetëm gjatë gjysmës së parë të orës. Ai mund të tërhiqet strategjikisht
gjatë ditës. Lejojini që të planifikojë "kohë që të rrijë vetëm", ose inkurajojeni atë që
të përdorë sinjalin "mos me shqetësoni" kur është e nevojshme.

• Një ekstrovert preferon qe të takohet me shumë njerëz dhe të fillojë ditën duke
vrapuar. Ai priret qe të jetë më produktiv kur shtyn të tjerët te japin ide gjatë ditës së
punës. Programoni sesione të rregullta brainstorming ose inkurajoni atë për t'u
angazhuar me njerëz të tjerë sipas nevojës.

• Një introvert mund të mos ndihet rehat të flasi kur është momenti për të dhënë ide.
Pyeteni direkt ndoshta para mbledhjeve nëse ai ka ndonjë sugjerim.

• Një ekstrovert dëshiron të shpjegojë çdo detaj të planit të tij menjeherë. Pranoni
idetë e tij të mira para kolegëve pa lejuar entuziazmin e tij te prishi mbledhjen.

• Së fundmi, inkurajoni ekstrovertët dhe introvertët për të punuar së bashku.


Ndonjëherë është paksa e pakëndshme, por secili ka aftësitë që do të përmirësojnë
zhvillimin profesional të tjetrit, si dhe do të kontribuojnë në vlerën e projektit.

Carl Jung (babai i psikologjisë analitike) Ka thënë: "Nuk ka gjë të tillë si një introvert
apo ekstrovert të pastër. Një person i tillë do të ishte nё strehё lunatikёsh.”

Si të menaxhoni një ekip me lloje të ndryshme të personalitetit

1) Secili është i ndryshëm, madje edhe ata që janë në të njëjtën kategori


shoqërore. Një ekip i larmishëm ka nevojë për një stil fleksibël dhe unik të
menaxhimit.

2) Menaxheri duhet të njohë llojin e personalitetit të çdo anëtari të ekipit dhe të


delegojë detyrat në mënyrë të tillë që të nxjerrë në pah pikat e forta të
punonjësve dhe të zbusë dobësitë e tyre.
3) Për shembull, mos i kërkoni një punonjësi të turpshem për të bërë një
prezantim në një takim të kompanisë dhe mos i kërkoni një ekstroverti të
udhëheqi nje projekt të orientuar nga detajet. Jepini punonjësve detyra që
shfrytëzojnë aftësitë e tyre personale ose tiparet e karakterit.

4) Ndonjëherë, si një punonjës ose menaxher, duhet të punoni me dikë që ka një


personalitet krejtësisht të kundërt nga juaji. Përderisa e pranoni siҫ duhet llojin
e personalitetit tuaj në lidhje me kolegun tuaj, ju duhet të jeni në gjendje të
gjeni një medium të lumtur.

Bill Gates është i qetë dhe jashtëzakonisht intelektual, por duket i paprekur nga
opinionet e të tjerëve. Ai është një introvert, por nuk është aspak i turpshem. Barbra
Streisand, nga ana tjetër, karizmatike, por ka frikë nga të qenurit në skenë. Ajo është
një ekstroverte e turpshme. Duke qenë nje introvert ose ekstrovert nuk nënkupton
domosdoshmërisht që te jeni të qetë ose që flet shume. Përkundrazi, te qenurit
introvert dhe ekstrovert i referohen mënyrës sesi karikohen dhe proҫesojne stimuj. Në
terma më të thjeshtë, introvertet fitojnë energji përmes vetmisë, ndërsa ekstrovertët
fitojnë energji duke kaluar kohë me njerëz të tjerë. Pra, përgjigja nuk është, cila është
më e mira për njerëzit e biznesit ekstrovertёt ose introvertёt? Përgjigjja është thjesht
se duhet të ketë një ekuilibër, dhe kjo do i japë sukses më të madh në organizatës.

Çfarë do të thotë kjo për punonjësit?


Introvertёt: Mësoni të balanconi presionet sociale që ju thonë që të jeni më shoqërues,
agresiv ose social. Të kërkosh falje për atë qe je apo të pretendosh të jesh dikush tjetër
që ndrydh kreativitetin dhe proҫesin e te mësuarit. Lijini kohë vetes gjatë ditës për t'u
grumbulluar pas takimeve, por mos harroni të mbani lidhje me njerëz të tjerë. Dil nga
zona e komfortit kur besoni se është e nevojshme - do ta kuptoni që kjo do të jetë
shumë më e lehtë kur të gjeni diçka me të cilën jeni me të vërtetë të pasionuar.
Ekstrovertёt: Investoni kohë në dëgjimin e ideve të të tjerëve dhe jini të vetëdijshëm
për rëndësinë e punës me njerëz të ndryshëm. Bëni një hap mbrapa, përpara se të
flisni dhe pyesni veten nëse dhe se si kjo të ishte një vlerë e shtuar. Ju keni mundësinë
të komandoni vëmendjen e sallës dhe të jeni një udhëheqës dinamik, kështu që mësoni
se si të shfrytëzoni pikat e forta të individëve të ndryshëm.

III. PËRFUNDIM

Është e lehtë të kapësh në krahasimin introvert - ekstrovert, por tiparet e personalitetit


jetojnë në një vazhdimësi. Sjellja njerëzore është fluide dhe mund të varet shumë nga
situata. Megjithatë, kategoritë e personalitetit na ndihmojnë të kuptojmë se kush jemi
dhe nga ana tjetër na ndihmon të lundrojmë në mjediset shoqërore që na lidhin aq fort.
Duke gjetur balancën midis veprimit dhe reflektimit, ne i shërbejmë më mirë vetes
dhe njëri-tjetrin. Kjo jo vetëm ka implikime të prekshme për vendin e punës, por edhe
për shoqërinë. Introvert ose ekstrovert ose njerëz me të dyja personalitetet janë “fair
game” në vendin e punës, për aq kohë sa objektivi kryesor mbetet i njëjtë: të punojnë
mirë vetëm dhe me njëri-tjetrin dhe për të mësuar nga dallimet e njëri-tjetrit me një
mendje të hapur dhe për të përqëndruar mbi qëllimet afatgjata të organizatës, si dhe
ato të shkurtra. Gjithkush në një organizatë është i vlefshem dhe të gjithë duhet të
përpiqen të marrin dhe mbajnë një mjedis pune të shëndetshëm, produktiv dhe pozitiv,
duke gjetur një bazë të përbashkët të asaj që na bën të njëjtë, dhe të nxisim ato
ngjashmëri për të gjetur një terren të përbashkët për të përmirësuar komunikimin dhe
bashkëpunimin.
I. BIBLIOGRAFIA

Vlerësimi i pedagogut: Pikët:

I. Parashtrimi i tezës së esesë:

I. Argumentimi:

II. Përfundimi:

Totali

You might also like