You are on page 1of 28

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË-PROGRAMI INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

ROLI ASISTENCËS INFERMIERORE TE TROMBEMBOLIA PULMONARE


AKUTE

MENTORI: KANDIDATE:

Prof.Ass.Ilirjana Raça Bunjaku Egzona Shala

Gjakovë,2019
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË-PROGRAMI INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

ROLI ASISTENCËS INFERMIERORE TE TROMBEMBOLIA PULMONARE


AKUTE

MENTORI: KANDIDATE:

Prof.Ass.Ilirjana Raça Bunjaku Egzona Shala

Gjakovë,2019

1
DEKLARATË E AUTORSISË

Deklaroj se këtë punim diplome me titull:“ Roli asistencës infermierore te trombembolia


pulmonare akute” e kam punuar dhe përgatitur duke respektuar këshillat dhe rregullorën
etike rreth përgatitjes së temës së diplomës të përcaktuar nga ana e Universitetit të
Gjakovës “Fehmi Agani”.
Gjithashtu deklaroj se kjo temë diplome është punimi im origjinal dhe e gjithë literatura,
burimet dhe referencat e shfrytëzuara për realizimin e këtij punimi janë të cituara në
referenca.
Ky punim diplome është realizuar në Universitetin “Fehmi Agani”, Fakultetin e Mjekësisë së
degës Infermieri në Gjakovë.

Mentor i kësaj teme është: Prof. Ass. Iliriana Raça-Bunjaku

2
FALENDERIMET

Unë, Egzona Shala falenderoj së pari familjen time për mbështetjen që më kanë ofruar deri
më tani.

Gjithashtu falenderim të veçantë kam për mentoren e këtij punimi të diplomës Ilirjana Raça-
Bunjaku, e cila më mbështeti për të realizuar me sukses këtë punim diplome.

Duke mos harruar të gjithë profesorët, asistentët e Fakultetit të Mjeksisë për kontributin e
tyre rreth dhënies së dijes në fushën e mjeksisë.

3
Përmbajtja:
Deklaratë e autorsisë..............................................................................................................2

Falenderime.............................................................................................................................3

ABSTRAKTI................................................................................................................................5

HYRJE.......................................................................................................................................6

Qëllimi dhe metodologjia e temës..........................................................................................7

KAPITULLI I.

1.1Embolia .... .....................................................................................................................8

1.2 Embolia pulmonare.......................................................................................................8

KAPITULLI II.

2.1 Trombembolia pulmonare...........................................................................................10

KAPITULLI III.

3.1 Epidemiologjia..............................................................................................................11

3.2 Etiologjia.......................................................................................................................12

3.3 Fiziopatologjia...............................................................................................................13

KAPITULLI IV.

4.1 Manifestimet klinike.....................................................................................................14

KAPITULLI V.

5.1 Diagnoza dhe proceset diagnostike..............................................................................15

KAPITULLI VI.

6.1 Trajtimi..........................................................................................................................18

KAPITULLI VII.

7.1 Vlerësimi infermieror....................................................................................................21

7.2 Diagnoza infermierore..................................................................................................21

7.3 Ndërhyrja infermierore.................................................................................................22

REKOMANDIME DHE REZYME.................................................................................................23

REFERENCAT............................................................................................................................25

CV............................................................................................................................................26

4
ABSTRAKTI

Cilësia dhe ritmet e jetës të qelizave dhe të indit bashkëllidhës intersticial,janë të lidhura me
përmbajtjen normale të lëngjëve, me vaditjen me gjak të indeve dhe me evakuimin e limfës.
Secili nga këto sisteme mund të dëmtohen në rrethana të ndryshme dhe kështu do të vi
deri tek prishja e barazpeshës të ekuilibrit hidroelektolitik dhe hemodinamik që do të
lëndojnë shëndetin dhe krijojnë pasoja për mbijetesën e të sëmurëve.
Kështu do të zhvillohet trombembolia e cila vije si ndërlikim i disa sëmundjeve
kardiovaskulare, i neoplazive malinje dhe i disa sëmundjeve të gjakut, që në ecurinë e tyre
natyrale bashkëshoqërohen me formim të trombit. Pasojat morfologjike të trombembolisë
pulomare mvaren nga dimensionet e venës së bllokuar, nga numri i trombeve, nga vëllimi
dhe karaktristikat ndërtimore të trombit.

Trombembolia pulmonare mbetet nje nga shkaqet më të parandalueshme të vdejeve në


spitale dhe pacientët me rrisk për t’u sëmurë nga trombembolia pulmonare janë: pacientët
e traumatizuar, pacientët me faktorë shtesë rrisku dhe pacientët me çrregullime klinike te
predispozuar për trombozë venoze.

Fjalët kyqe: emboli, emboli pulmonare, tromb, trombemboli, kujdesi gjatë


trombembolisë, ...

5
HYRJE

Trombembolia pulmonare akute është shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjes


kardiovaskulare.Prandaj diagnostifikimi i saktë i kësaj gjendje është thelbësore për të
minimizuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.
Gjatë shumë dekadave janë hulumtuar metodat diagnostikuese dhe trajtimet e reja
medikamentoze për trajtimin e trombembolisë pulmonare.
Artikujt klasikë nga Hampton dhe Castleman në 1940 dhe nga Goodman në 1995 në mënyrë
të mirë kanë forcuar përparimet në imazhin e tromboembolizmit pulmonar për më shumë
se pesë dekada.
Artikulli i botuar nga Hampton dhe Castleman në 1940 përshkruan pamjen radiografike të
trombembolisë pulmonare dhe infarktit pulmonar. Ky artikull ka pasur fatmirësisht një
popullaritet të gjerë, pasi që ka pasqyruar lidhje të shkëlqyeshme radiologjike-patologjike
nga ekzaminimet e marra te pacientët.
Këto artikuj të mëparshëm u konfirmuan më pas edhe nga teknika të tjera të imazhit dhe
janë akoma të vlefshme edhe sot, të cilat na ndohmojnë në diagnostifikimin e kësaj
sëmundjeje dhe mënyrën se si duhet trajtuar qoftë me trajtim medikamentoz apo
kirurgjikal.

6
Qëllimi dhe metodologjia e temës

Qëllimi i këtij punimi diplome është zgjerimi i njohurive lidhur me trombembolinë


pulmonare, duke përfshirë këtu:

 Etiologjinë e sëmundjes

 Epidemiologjinë e sëmundjes

 Simptomatologjinë

 Dignostifikimin

 Mjekimin

Metodologjia e punës

Për përfundimin e kësaj teme të diplomes me titull: Roli asistencës infermierore te


trombembolia pulmonare akute kam përdorur metodën e rishkrimit të literaturës.

I gjithë elaborimi dhe interpretimi kanë për bazë si material punues literaturat botërore dhe
vendore, publikimet shendëtesore në revistat nderkombetare në fushën e mjekësisë.

7
KAPITULLI I.

1.1 EMBOLIA
Embolia është mbyllje (okluzion) akute e arterieve me embolus, i cili më së shpeshti është
koaguli i gjakut (trombi), kurse rrallë copë e indit ose tjetër trup i huaj. 1 Fjala “emboli” e ka
zanafilën nga një fjalë greke që do të thotë “tapë”ose “shtupë”.
Sipas etiopatogjenezës embolitë mund të jenë:
 Kardioarteriale, kur embolus ka zanafillë prej zemrës
 Arterioarteriale, kur embolusi vjen prej arteries
 Embolitë jatrogjene, të cilat paraqiten gjatë procedurave diagnostike dhe
terapeutike (angiografia, angioplastika transluminale perkutane, por edhe gjatë
operacionit kardiokirurgjik)

1.2 EMBOLIA PULMONARE


Një emboli pulmonare përbëhet nga materiali që arrin të hyjë në sistemin venoz dhe pastaj
në qarkullimin pulmonar.2
Përfundimisht, ai arrin një enë gjaku kalibri i së cilës është shumë i vogël të lejojë kalimin e
lirë, dhe aty formon një tapë, duke mbyllur lumenin dhe penguar perfuzionin.
Ka shumë lloje të embolizmit pulmonar. Më i zakonshmi është tromboembolizmi pulmonar,
i cili ndodh kur trombi venoz, kryesisht nga anësitë e poshtme, shtegton drejt qarkullimit
pulmonar. (tabela 1) Tabela 1. Llojet e embolisë pulmonare
Materiali Mjedisi klinik
Ajri Kirurgjia e zemrës, neurokirurgjia, manipulimi i pasaktë
i kateterve venozë qendrorë
Lëngu amniotik Gjatë lindjes
Yndyrat Thyrjet e kockave të gjata, thithje e yndyrave
Trupat e huaj Pjesë të pajisjeve intravenoze, talku
Vaji Limfangiografia
Trombi Tromboza e venave të thella
Embolia septike Endokarditit, tromboflebiti

1
Kirurgjia, Ivan Prpič, 2002, Zagreb
2
Mjekësia interne, Gerd Herold, 2007

8
Në 90% të rasteve embolia buron nga zona e bazës së
vena cava inferior (TVT të venave të këmbës apo
legenit).Embolitë nga zona e ndikimit të vena cava
superior (katetri venoz qendror) dhe të zemrës në anën
e djathtë janë të rralla.
Embolia pulmunare ka 2 parakushte:

1. Prania e trombozës së venave të thella (TVT)


2. Embolizimi i trombusit në mushkëri
Figura 1.Lokalizimi i embolisë pulmonare
Është një funksion normal i mikroqarkullimit pulmonar që të
largojë embolat venoze. Mushkërite zotrojnë si kapacitet funksional të tepërt edhe një
furnizim vaskular të tepërt, duke i bërë ato një filtër madhështor për të penguar trombet e
vogla dhe qarkullimin sistemik. Sidoqoftë, tromboembola të mëdha, ose një grumbullim i
atyre të voglave, mund të shkaktojnë dëmtime të rëndësishme të zemrës dhe funksionit
respirator dhe vdekjen.
Embolia pulmunare kalon nëpër tri faza:
1. Obstruksioni i arteries pulmunare
2. Efekti i dhomës së vdekur
3. Dështimi në drejtim përpara
Pengimi i rrjedhës së gjakut nëpër mushkëri dhe presioni që rezulton në barkushen e djathtë
të zemrës çojnë në simptoma dhe shenja të embolisë pulmunare, ndër to janë:
Embolit pulmunare vrojtohen edhe jashtë klinikës posaçërisht te pacientët pas mjekimit
kohëshkurtër ambulantor.Ato janë shkaku më i shpeshtë i letalitetit të nënës në shtatzani
dhe në shumë rastë nuk hetohen klinikisht fare!
Faktorët shkaktarë janë:
 Hipoksemia
 Mekanizmat reflektorike dhe mediatorët
 Ngritja në mëngjes nga shtrati
 Defekimi
 Mundimi i papritur trupor etj.

9
KAPITULLI II.
2.1 TROMBEMBOLIA PULMONARE
Tromboembolia pulmonare ndodh kur një embol, zakonisht një koagul(mpiksje gjaku),
bllokon qarkullimin e gjakut në një arterie që furnizon mushkërinë.
Një koagul gjaku mund të fillojë në krahë ose këmbë, e quajtur ndryshe trombozë venoze e
thellë (DVT).
Pas kësaj koaguli copëtohet, shkëputet dhe futet në qarkullimin e gjakut në drejtim të
mushkërive. Kur arrin në arterien pulmonare (mushkërore) copa e koagulit është shumë e
madhe për të kaluar në arteriet e vogla të mushkërive dhe në këtë mënyrë formon një
bllokim. Ky bllokim ndalon qarkullimin e gjakut në atë pjesë të mushkërisë, kjo çon atë pjesë
të mushkërisë në vdekje të indeve (infarkt
mushkëror). Shumë rrallë një embolizëm i
mushkërive mund të ndodh nga një pjesëz dhjami ,
likidi amniotik, ose pjesëza të tjera që mund të futen
në qarkullimin e gjakut.
Trombembolia në arteriet pulmunare shkakton
efekte hemodinamike dhe pulmunare.

Figura 2. Trombi në arteriet mushkërore

Efektet hemodinamike shkaktohen për shkak të


obstrukcionit mekanik të qarkullimit pulmunal dhe
sqarimit të dobët të refleksit neurohumural, i cili
shkakton vazokonstrikcion. Pasojat e
tromboembolisë pulmunare janë rezultat i
bronkokonstrukcionit refleksiv në zonën e
embolizuar të mushkërisë, zvogëlimi i ventilimit dhe i
sipërfaqes alveolare.
Tromboembolitë pulmonare janë të zakonshme dhe
shkaktojnë vdekshmëri të rëndësishme. Figura 3. Krahasimi ndërmjet embolisë pulmonare
dhe trombozës së venave të thella

10
KAPITULLI III.
3.1 EPIDEMIOLOGJIA
Një evolucion ka ndodhur në fushën e tromboembolisë venoze, e cila përfshin trombozën e
venave të thella dhe embolinë pulmunare.Por trombembolia tani më nuk është një
sëmundje e patrajtueshme.Duke qenë se DVT dhe PE përfshijnë një entitet të vetëm
sëmundje, VTE, ka difirenca të rëndësishme.3DVT ndodh 3 herë më shpesh se PE.
Efekti madhor i padëshiruar në të ardhmen e DVT vetëm, pa PE, është mundësia e zhvillimit
të sindromës postflebitike, që ndodh në më shumë se gjysmën e pacientëve me DVT,e cila
shkaktohet nga dëmtime të përhershme të valvulave të venave të këmbëve.
Shumë pacient përshkruajnë ënjtje kronike të kyçeve të këmbëve dhe ënjtje të pulpës së
këmbës, pas qëndrimit të gjatë në këmbë.
PE mund të jetë fatale ose mund të shkaktojë hipertension kronik pulmunar nga
trombembolia me mungesë të frymëmarrjes gjatë pushimit ose gjatë ushtrimeve të lehta.
Pacientët me PE kanë më shumë gjasa të vuajnë nga VTE rekurente se sa pacientët që
vuajnë vetëm nga DVT.Faktorët gjenetik dhe të fituar kontribojnë në gjasat për shfaqjen e
gjasave për VTE por megjithatë vetëm një numër i vogël me VTE kanë faktorë predispozues
gjenetik që mund të zbulohen.Pjesa më e madhe e pacientëve me faktorë predispozues
gjenetik nuk do të shfaq të dhëna klinike mbi koagulimin.
Rreth dy të tretat e ndodhive simptomatike të trombembolia pulmuare janë të fituara në
spital dhe pjesa tjetër fitohen në komunitet.
Predispozitat e fituara përfshijnë:

 udhëtimet e gjata me avion


 obezitetin
 duhanpirjen, shtatzaninë
 traumat, kanceri
 zëvendësimin hormonal pas menopauzës
 hipertensioni arterial sistemike
 sëmundja pulmunare kronike obstruktive4

3
Parimet e mjekësisë interne, Harrison, e përkthyer në 2013
4
Traktat mjekwsor i CECIL-IT, Goldman & Ausiello

11
3.2 ETIOLOGJIA

Tromboembolat pothuajse kurrë nuk krijohen në qarkullimin pulmonar; ata arrijnë aty me
rrugë venoze.
Tromboembolizmi pulmonar është, për rrjedhojë, një pasojë dytësore e një sëmundje
tjetër (d.m.th, tromboza venoze).
Më shumë se 90% e tromboembolive pulmonare rrjedhin nga trombet e venave të thella të
anësive të poshtme: venat popliteale, femorale dhe iliake.
Tromboza venoze poshtë venave popliteale ose ndodhja në venat sipërfaqësore të këmbës
është klinikisht e shpeshtë por jo një faktorë rreziku për tromboembolinë pulmonare.
Trombi i ndodhur në këto vende rrallë shtegton në qarkullimin pulmonar pa u përhapur në
fillim mbi gju. Për arsyje se më pak se 20% e trombeve të pulpës së këmbës do të përhapen
në venat popliteale, trombe të veçuara të pulpës mund të vëzhgohen me analiza në seri për
të përjashtuar shtrirjen në sistemin e thellë dhe nuk kërkojnë patjetër antikoagulantë.
Trombozat venoze nganjëherë ndodhin në anësitë e sipërme ose në anën e djathtë të
zemrës; kjo ndodhë më zakonisht në prani të kateterëve intravenozë.

Rreziku për trombozë pulmonare rritet me kalimin e moshës. Njerëzit që vuajnë nga
sëmundje që rritin rrezikun për formimin e koagulave kanë një rrezik të lartë për të bërë
trombemboli pulmonare. Një i sëmurë ka rrezik të lartë nëse ka kaluar më parë trombo-
emboli ose ka patur një koagul në këmbë apo në dorë (DVT).
Periudhat e gjata të inaktivitetit ose të qëndrimit shtrirë rritin rrezikun për trombozë venoze
të thellë (DVT) dhe në këtë mënyrë edhe për tromboemboli. Kjo mund të ndodhë nga një
fluturim me avion ose udhëtim me makinë për një kohë të gjatë.

Kur ne nuk levizim shumë, gjaku depozitohet në pjesët e poshtme të organizmit. Kjo gjë rrit
rrezikun për mpiksje të gjakut. Enët e gjakut të dëmtuara gjithashtu kanë një rrezik me të
lartë për mpiksje sepse kjo gjë shkakton ngushtimin e tyre. Rreziqe të tjera përfshinë:
kancerin, sëmundjet inflamatore, obeziteti, kateteret, shtatzania, përdorimi i estrogjeneve,
histori familjare për mpiksje të gjakut dhe duhanpirja.

12
3.3 FIZIOPATOLOGJIA

Trombet venoze janë të përbëra nga një masë e shkriftë e fibrinës, me shumë eritrocite dhe
pak leukocite dhe trombocite rastësisht të ndërthurura në matriks.
Kur trombet venozë lëvizin nga vendet e formimit, ato embolizojnë në qarkullimin arterial
pulmunar ose në mënyrë paradoksale në qarkullimin arterial, nëpërmjet foramen oval të
pambyllur ose nëpërmjet një defekti në septumin arterial. 5
Ndryshimet fizpatologjike në embolinë pulmonare janë:
 hipoksemia
 hiperventilimi
 rritja e rezistencës vaskulare pulmonare
 rritja e hapsirës së vdekur alveolare
 rritja e rezistencës së rrugve ajrore.

Hipoksemia
Hipoksemia e lehtë deri mesatare me një PACO2 të ulët është e dhënë më e shpeshtë në
trombembolinë pulmonare akute.
Kjo e dhënë mund të fshihet nga prirja për tu bazuar vetëm në oksimetrinë sepse 2/3 e
pacientëve do të kenë një saturim të oksigjenit mbi 90%.
Nuk ka mekanizëm që do të shpjegojë
plotësisht hipokseminë.6

Figura 4. Shenjat e mungesës së oksigjenit në tru

5
Parimet e mjekësisë interne, Harrison, e përkthyer në 2013
6
Mechanisms of hypoxemia and hypocapnia in pulmolnary embolism, Santolicandro A et al, 1995

13
KAPITULLI IV.
4.1 Manifestimet klinike
Simptoma më e përhapur e PE-së akute është dispnea e cila është shpesh e menjëhershme
në shfaqjen e saj. Dhimbja pleuritike e gjoksit dhe hemoptiza, zakonisht shfaqen me
infraktin pulmonar. Palpimet, kolla, ankthi dhe trullosja mund të shoqërohen të gjitha me
PE-në akute, por gjithashtu mund të rezultojë nga një numër i entiteteve të tjera, në këtë
mënyrë duke e bërë të vështirë përcaktimin e diagnozës. Në rast të PE-së masive mund të
ndodhë sinkopa, apo vdekja e papritur.

PE duhet të merrët në konsideratë kurdo që është e pranishme dispnea, sinkopa,


hipotensioni dhe hipoksemia. Takipneja dhe takikardia janë shenjat më të zakonshme të PE-
së, por gjithashtu janë jospecifike.
Gjetje të tjera fizike mund të përfshijnë:
 Ethe
 Gulçime
 Krepitacione
 Fërkime të fletëve të plehurës
 Rritje e komponentit pulmonar të tonit të dytë zemrës, tonit të tretë, apo të katërt të
zemrës në krahun e djathtë dhe
 Ngritje të ventrikulit të djathtë.7

Si egzaminimet fizikepulmonare, ashtu edhe ato kardiake janë jospecifike tek pacientët me
PE. Të dhënat si dispnea, kolla, takipnea, krepitacionet dhe hipoksemia tek pacientët me
sëmundje shoqëruse kadiopulmonare (si insuficienca kardiake, pneumonia, apo sëmundja
pulmonare obstruktive kronike) mund të shkaktohet nga sëmundja egzistuese, apo nga PE-
ja akute e mbivendosur. Simptomat dhe shenjat që përputhen me PE-në duhet të mirren
parasysh, veçanarisht në mjedisin me faktorë të lartë rreziku për VTE, si p.sh. , një sëmundje
shoqëruse malinje, palëvizshmëri dhe gjendja pas operacionit.

7
Mjeksia e kujdesit intesiv, Richard S. Irwin & James M. Rippe

14
Simptomat Shenjat

Dispnea Takipne (≥20/min)

Dhimbje pleuritike Ralet (krepitacionet)


Kollë Takikardi (>100/min)
Ënjtje e këmbës E katërta e tonit të zemrës

Dhimbje e këmbës Rritje e komponentit pulmonar të tonit dytësor


Hemoptiza Tromboza venoze e thellë
Palpitacionet Diaforeza
Gulçimet Temperatura >35.8 °C
Dhimbje e ngjashme me anginën Gulçime
Ngritja e ventrikulit të djathtë
Fërkimet e fletëve të pleurës
E treta e tonëve të zemrës
Cianoza

Tabela 1. Simptomat dhe shenjat te trombembolia pulmonare

15
KAPITULLI V.

5.1 DIAGNOZA DHE PROCESET DIAGNOSTIKE


Vendosja e diagnozës është një sfidë sepse simptomat dhe shenjat nuk janë specifike.
Trombembolia pulmunare imiton sëmundjet e tjera, kurse embolia pulmunare njihet si
“maskë e bukur”. Për pacientët që kanë embolinë e venave të thella(DVT), anamneza që
merret më shpesh është në pjesën e poshtme të pulpës e cila qëndron disa ditë dhe me
kalimin e kohës bëhet gjithnjë më e bezdisshme.Për pacientët me emboli pulmunare(PE)
ankesa më e shpeshtë në anamnezë është mungesa e pashpjegueshme e frymëmarjes. 8

Ndër hulumtimet diagnostike më e rëndësishme për të ditur lokalizimin e trombit, si dhe për
diagnozën diferenciale është Ekokardiografia me Doppler.

Hulumtimet diagnostike janë:

 EKG-ja
 Rezultatet laboratorike
 Rentgeni i mushkërive (Tomografia e kompjuterizuar dhe rezonanca magnetike
nukleare)
 Scintigrafia e mushkërive
 Angiografia e pulmoneve
 Hulumtimet diagnostike për trombozën e venave të thella
 Flebografia me kontrast
 Flebografia me izotope me fibrinogjen
 Hulumtimi me ultrazë (Dopplersonografia)

8
Parimet e mjekësisë interne, Harrison, e përkthyer në 2013

16
Elektrokardiografia (EKG-ja)

Më pak se 25% e kardiogramave janë normale në


mjedisin e një trombembolie pulmonare akute.
Sidoqoftë, të dhënat janë zakonisht jospecifike.
Gjetjet elektrokardiografike, të cilat janë të
pranishme në pjesën më të madhe të pacjentëve me
trombemboli pulmonare akute përfshinë çrregullime
të segmentit ST, ndryshimet të valës T, dhe devijim të
aksit të majtë apo të djathtë.9
Dobishmëria e elektrokardiografisë në trombembolitë Figura 5.Elektrokardiografia

pulmonare të dyshuara akute është më shumë për nga


aftësia e saj për të caktuar, apo përjashtuar diagnoza alternative, si p.sh. infarkti akut i
miokardit, apo perikarditi se sa për diagnozës apo përjashtimin e trombembolisë
pulmonare.

Tomografia e kompjuterizuar

Tomografia e kompjuterizuar mund të përdoret për


diagnozën si për trombembolinë pulmonare akute,
ashtu edhe për atë kronike dhe ka zëvendësuar
skanimin ventilim-perfuzion në disa qendra. Kjo
teknik përfshinë lëvizje të vazhdushme të pacientit
përmes skanerit CT dhe lejon skanim të njëkohshëm
nga një strukturë në rrotullim konstant dhe një sistem

detektor. Skanimi i shpejtë kryhet me përvetësime Figura 6. Imazheria tomografike e trombembolis


të vazhdushme, të marra gjatë një frymëmarraje të pulmonare akute tek arteria pulmonare

vetme dhe mund të kryhet rivendosjet në retroperspektivë.

9
Traktat mjekwsor i CECIL-IT, Goldman & Ausiello

17
9
Për këto imazheri pulmonare kërkohet një injeksion intravenoz i materialit kontrast.
Avantazhet e CT-së janë se ajo ka aftësi për të përcaktuar sëmundjet jovaskulare, si tumori i
mushkërive, emfizema, çrregullime të parenkimave dhe sëmundje perikardiale dhe pleurale,
gjithashtu avantazhë tjetër është shpejtësia me të cilën mund të kryhet skanimi.

Angiografia e pulmoneve

Është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe


specifike në konfirmimin ose përjshtimin
e trombembolisë pulmonare akute dhe
mbetet teknika diagnostikuse “standartit
të artë”. Angiografia pulmonare
zakonisht rezervohet për pacientët, tek
të cilët testet joinvazive paraprake nuk
Figura 7.Diagnostifikimi i trombembolis pulmonare akute me
kanë qenë diagnostikuse. metodën e angiografisë krahasuar me pulmonet normale

Rezonanca magnetike
Rezonanca magnetike mund të përdoret tek
emboliytë pulmonare të dyshuara, por
avantazhi ktyesor i rezonancës magnetike
aktualisht është ndjeshmëria e saj e
shkëlqyerdhe specificiteti për diagnozën e
DVT-së.
Disavantazhet përfshijnë vështirësinë e
mundshme në transportimin dhe studimin e
më shumë pacientëve të sëmurë në gjendje
Figura 8.Rezonanca magnetike e mushkërive
të rëndë.10

10
Traktat mjekwsor i CECIL-IT, Goldman & Ausiello

18
KAPITULLI VI.
6.1 TRAJTIMI
Terapia për trombemboli pulmonare akute mbulon ndjeshëm për trajtimin e DVT-së.
Antikoagulimi parenteral me heparinë me peshë molekualre të ulët ose me heparinë
standarte të pa fraksionuar fillon deri sa është kundërindikuar. Duke u varur nga mjedisi
klinik mund të konsiderohet terapia hemolitike, vendosja e filtrit të vena kava inferiore, apo
embolektomia kirurgjikale.11 Çdo metodë ka indikacione specifike gjitahsshtu edhe
avantazhe dhe disavantazhe. Pacienti që shfaqë gjendje të paqëndrushme kërkon një
vlerësim të shpejtë dhe nxerrjë të të dhënva, për të caktuar vendime terpapeutike dhe
rezultatet. Pushimi në shtrat, zakonisht nuk është i dobishëm, përveqëse kur janë të
pranishme dhimbja e fortë dhe ënjtja.
Medikamentet për trajtimin e trombembolisë pulmonare janë:
 Antikoagulantët
o Heparina e pafraksionuar
o Hepatina me peshë molekulare të vogël
o Warfarina
 Ndërprerja e vena kava inferiore
 Terapia trombolitike
 Menagjimi hemodinamik
 Fibrinoliza12

Heparina e pafraksionuar
Heparina e pafraksionuar (UHF) antikoagulon duke lidhur dhe përshpejtuar aktivitetin e
antitrombinës III, duke parandaluar në këtë mënyrë formimin e trombeve të tjerë dhe duke
lejuar mekanizmat e rëndësishëm fibrinolitikë të lizojnë koagulin e formuar më parë.Për
UFH përdoret një bolus tipik intravenë me 5000-10000 njësi, e pasuar nga një infuzion i
vazhdueshëm prej 1000-15000 njësi/orë.

11
Parimet e mjekësisë interne, Harrison, e përkthyer në 2013

19
Avantazhi kryesor i UFH-së është se ka një gjysëm jetë të shkurtër.
Efekti i antikoagulantëve ulet brenda disa orëve, kjo është veçanërisht e përdorshme në
qoftëse pacienti do t`i nënshtrohet një procedure invasive si embolektomia kirurgjikale.

Heparina me peshë molekulare të vogël


Këto fragmente UFH lidhen më pak me proteinat plazmatike të plazmës dhe qelizat
endoteliale dhe si pasoj kanë vlefshmëri më të madhe biologjike.
Nuk nevojiten monitorim ose rregullim i dozës në qoftëse pacienti nuk është shumë obez
dhe nuk ka insuficienë kardiake.Endoksaparina 1mg/kg dy herë në ditë dhe Tinzaparina 175
njësi/kg një herë në ditë janë aprovuar nga Agjensia e Ushqimit dhe Medikamentëve (FDA)
për trajtimin e pacientëve që paraqiten me DVT.
Rregulimi i dozës në bazë të peshës duhet të ulet gradualisht në insuficiencë renale, sepse
veshkat ekstretojnë LMËH.

Warfarina
Trajtimi me warfarinë nuk duhet të fillojë, derisa trombocitopenia e nxitur nga heparina
kontrollohet normalisht, për shkak të mundësisë për komplikacione të mëtejshme
trombotike kur përfshihen gangrena venoze e gjymtyrëve dhe nerkroza e lëkurës e nxitur
nga warfarina.Ky antagonist i vitaminës K parandalon aktivizimin e karboksilimin të
faktorëve të koagulimit II,VII dhe XX.Që të shfaq efektin e plotë, warfarina ka nevoj për të
paktën pesë ditë, edhe nëse koha e protrombinës duke përdorur monitorimin e herë pas
hershëm rritet më shpejt.Në qoftëse warfarina përdoret fillohet si monoterapi gjatë një
sëmundjeje trombotike akute, një përkeqësim paradoksal i hiperkoagulimit mund të rrisë
mundësinë për trombozë në vend që të parandalojë atë.

Ndërprerja e vena kava inferiore


Indikatorët kryesor për vendosjen e një filtri IVC janë (gjakderdhja aktive qe pengon
antikoagulantët dhe tromboza venoze rekurente pavarsisht antikoagulimit intesiv).
Vet filtri mund të dështoj duke lejuar kalimin e koagulave me përmasa të vogla deri në
mesatare.Trombe të mëdha mund të embolizojnë arteriet pulmonare nëpërmjet venave
kolaterale që zhvillohen.

20
Një ndërlikim më i zakonshëm është tromboza kavale me ënjtjen bilaterale të
këmbëve.Filtrat mund të rigjenerohen disa muaj pas vendosjes nëse është formuar trombi
dhe ka ngecur në filtër.
Filtrat e rigjenrueshëm bëhen të përhershëm në qoftëse mbahen në vend ose në qoftëse
për arsye teknike, si endotelizimi i shpejt, ai nuk mund të lëvizet.

Terapia trombolitike
Për shkak se antikoagulanët nuk e lirojnë në mënyre aktive embolin, terapia trmombolitike
indikohet kur PE-ja shkakton paqëndrueshmëri hemodinamike me hipertension.Në raste të
tjera kur terapia trombolitike mund të merret në konsideratë përfshinë mosfunksionimin e
ventrikulit të djathtë në ekokardiografi pa hipotension, oksigjenimin e kompromentuar
rëndë, ngarkesën embolike masive radiografike madje dhe paqëndrueshmëri të qartë
hemodinamike, dhe DVT e tepërt që shoqëron embolinë masive.Kur tromboloitikët janë të
pranueshëm por janë kundërindikuese, atëherë shihet e arsyeshmë infuzioni intraembolikë
direkt me dozë të ulët i akvizuesit indor të fragmentit mekanik.

Menaxhimi hemodinamik
Embolia pulmonare masive duhet të konsiderohet në rastet e shfaqjes së mënjehershme të
hipotensionit, hipoksemisë ekstreme, disocimit elektromekanik apo të arrestit kardiak.Në
momentit që dyshohet për PE masive të shoqëruar me hipotension apo me hipoksemi të
rëndë, trajtimi mbështetës fillon menjëherë.12

12
Traktat mjekwsor i CECIL-IT, Goldman & Ausiello

21
KAPITULLI VII. KUJDESI INFERMIEROR

7.1 Vlerësimi infermieror


Në kontaktin e parë me pacientin infermieri duhet që të vlerëson situatën dhe faktorët
fizikë, psikologjikë, emocional, socialo-kulturor dhe shpirtëror që mund të ndikojne në
gjendjen shëndetësore të pacinetit.Pastaj ajo ka për detyrë të merr të dhënat për pacientin
qoftë nga vet ai apo nga familjarët e tij, si: të dhënat objektive, subjektive,historike rreth
sëmundjes dhe ato aktuale për simptomet e shfaqura.
Gjatë kësaj periudhe infermieri duhet që përveç marrjes së të dhënave rreth pacientit edhe
të kryej ekzaminimet e nevojshme dhe të kërkuara nga profesionistët shëndetësor.

7.2 Diagnoza infermierore


Për të arritur diagnozën doktori së bashku me infermierët duhet të mbështeten në historinë
e sëmundjes, ekzaminimin klinik.Por vendosja e diagnozës për trombemboli pulmonare
akute nuk është e lehtë sepse shenjat janë të ngjashme me sëmundje të tjera.
Qëllimi i diagnozës infermierore është hartimi dhe zhvillimi i një plani dhe kujdesi
infermieror për pacientin në mënyrë të tillë që ai dhe familja e tij të mund të përshtaten me
ndryshimet që rezultojnë nga problemet shëndetësore.
Infermieri gjatë përcaktimit të diagnozës së tromboembolisë pulmonare vëren këto shenja
te i sëmuri:
 Dhimbje gjoksi, dhimbje e forte ne bazen e gjoksit qe perkeqesohet nga frymemarrja
e thelle
 Rritja e rrahjeve te zemres ose rrahje te çregullta te saj.
 Dobesi.
 Veshtiresi ne frymemarrje e cila mund te rendohet me kalimin e kohes.
 Frymemarrje e shpeshte
 Kolle zakonisht e thate por mund te jete me gjak ose me gjak dhe me mukus
Format e renda mund te perfundojne ne gjendje shoku, humbje te koshiences, arrest
kardiak dhe vdekje.

22
7.3 Ndërhyrja infermierore
Te pacientët me trombemboli pulmonare akute stadifimi i shpejt dhe i kujdesshëm i rrezikut
nga ana e profesionistëve shëndetësor është shumë i rëndësishëm në përcaktimin e
strategjisë së duhur të trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Terapia parësore duhet rezervuar për pacientët në rrezik të lartë që kanë të ardhme të
pafavorshme.
Ndërhyrjet infermierore janë:

1. Ruan ose përmirëson perfuzionin e indeve dhe lehtëson ripërtëritjen e trombit


2. Mban oksigjenimin e duhur te pacienti
3. Promovon rehati optimale
4. Parandalon ndërlikimet që mund të paraqiten
5. Siguron informacione rreth procesit të sëmundjes dhe prognozës
6. Ndikon në rritjen e njohurive për trajtimin e sëmundjes
7. Administrimi i terapisë me rregull sipas përshkrimit nga ana e mjekut
8. Dokumentimi në listën e pacientit për të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë kujdesit
te pacienti
9. Duhet të eleminon faktorët e rrezikut
10. Siguron që ambienti të jetë i pastër dhe komod për pacientin
11. Duhet paralajmruar pacientët me rrezik të lartë për tromboemboli pulmonare që të
përdorin hollues të gjakut, sië është ëarfarina.
12. Gjithashtu që të sëmurët të përdorin çorape me presion në mënyrë që me shtypjen e
këmbëve të parandalon formimin e trombeve duke penguar pellgezimin e gjakut si
dhe parandalon shkëputjen e trombeve ekzistuese për tu futur në gjak dhe për të
dhënë tromboemboli pulmonare.

23
REKOMANDIMET

Në rastet e shfaqjes së simptomave të trombembolisë pulmonare akute duhet që pacientët


të shkojnë në vizitë mjekësore e nsëe nuk janë në gjendje të shkojnë vet për shkaka të
shfaqjes së shumta të simptomave atëher duhet të lajmërojnë shërbimin e emergjencës për
intervenimet e mundshme.
Pacientëve me trombemboli pulmonare i rekomandoj që për tu mbrojtur ose parandaluar
nga trombembolia të përdorin qorape me komprimim vaskular , sepse përdorimi i këtyre
qorapeve i redukton rreziqet nga tromboza dhe embolia.
Gjithashtu këta pacient duhet bëjnë ushtrime dhe të ndryshojnë pozitën në të cilën
ndodhen. Përveç kësaj ata duhet që të marrin edhe trajtimin medikamentoz antikoagulues
për tu mbrojtur nga risku për shfaqjen e trombembolisë pulmonare, pasi që parandalimi i saj
mund të jetë ndërhyrja më e rëndësishme për të ulur vdekshmërinë e popullatës së
shkaktuar nga embolia pulmonare.
Kujdes të veçantë duhet të kenë gratë shtatëzëna, sepse reziku për VTE i përshtatur sipas
moshës është të paktën 5 herë më i lartë krahasuar me një grua jo shtatëzënë. Shtatzania
çon drejt VTE për shumë arsyje, si: staza venoze shfaqet për shkak të zgjerimit dhe
kapacitetit venoz të rritur si dhe shtypjes së venave të mëdha nga uterusi në shtatëzëni dhe
shtazënia është një gjendje hiperkoaguluese e shoqëruar nga ndryshimet në sistemet e
koagulimit dhe fibrinolitike.
Për dallim nga pacientët e tjerë tek shtatëzënat duhet shmanget warfarina për shkak se ajo
është teratogjenike dhe mund të kalojë barrierën placentare.

24
REZYME

Tromboembolia pulmonare ndodh kur një embol, zakonisht një koagul (mpiksje gjaku),
bllokon qarkullimin e gjakut në një arterie që furnizon mushkërinë.
Pasojat e tromboembolisë pulmunare janë rezultat i bronkokonstrukcionit refleksiv në
zonën e embolizuar të mushkërisë, zvogëlimi i ventilimit dhe i sipërfaqes alveolare.
Rreth dy të tretat e ndodhive simptomatike të trombembolia pulmuare janë të fituara në
spital dhe pjesa tjetër fitohen në komunitet.

Qëllimi i punimit:

Qëllimi i këtij punimi diplome është zgjerimi i njohurive lidhur me trombembolinë


pulmonare, duke përfshirë njohuri për etiologjinë dhe epidemiologjinë e sëmundjes,
shenjat dhe simptomet që shfaqen gjatë kësaj sëmundjeje, mënyrën dhe procedurat
diagnostikuese dhe trajtimin e saj.

Metodologjia:

Për realizimin e punimit është shfrytëzuar metoda e rishikimit të literatures në mënyrë që të


iu ofroj informata rreth trombembolisë pulmonare akute të cilat mund të shfrytëzojnë
studentët e infermierisë së përgjithshme.

25
REFERENCAT

 Kirurgjia, Ivan Prpič, 2002, Zagreb


 Parimet e mjekësisë interne, Harrison, e përkthyer në 2013
 Traktat mjekwsor i CECIL-IT, Goldman & Ausiello
 Mjeksia e kujdesit intesiv, Richard S. Irwin & James M. Rippe
 Mechanisms of hypoxemia and hypocapnia in pulmolnary embolism, Santolicandro A
et al, 1995

 Value of ventilation – perfusion scan in acute pulmonary embolism, Hyers TM, 1999
 Predictors of major Hemorrhage Following Fibrinolysis for Acute Pulmonary
Embolism,Am J Cardiol,2006
 Acute Pulmonary Thromboembolism: A Historical Perspective, J. David Godwin

26
BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informata personale:

Emri (emri prindit) Mbiemri Egzona Abedin Shala

Datëlindja 10.01.1997

Gjinia Femër

Nr.personal 1240501526

Të dhënat kontaktuese:

Nr.tel: 049-521-690

Adresa: Prizren

Email egzona.shala97@hotmail.com

Të dhënat e kualifikimit:

Shkolla e mesme e lartë SH.M.L.M “Luciano Motroni” Prizren

Universiteti Universisteti i Gjakovës


“Fehmi Agani”
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi I rregullt

Nr.ID 160306062

27

You might also like