You are on page 1of 29

BPrAL ,,qeap-heimerer”

DREJTIMI: INFERMIERI E PËRGJITHSHME

PUNIM DIPLOME – NIVELI BACHELOR

TEMA: CILËSIA E JETËS TE PACIENTËT ME ANGINA PEKTORIS


STABILIS NË KLINIKËN E KARDIOLOGJISË NË PRISHTINË

MENTOR: KANDIDATE:
PhD. cand. Idriz Sopjani Teuta Lumi

Prishtinë, 2016
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Abstrakti

Angina pektoris është emërtim mjekësor i dhimbjes në gjoks ose ndjenjës së


pakëndshme për shkak të sëmundjes koronare të zemrës. Simptomet e anginës pektoris
fillojnë kur zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen për shkak të ngushtimit të
arterieve koronare dhe kjo vjen si pasojë e arteriosklerozës. Nëse të sëmurët nuk
trajtohet si duhet kjo rezulton me jostabilitetin e sëmundjës që ndikon në uljen e cilësisë
së jetës. Qëllimi i këtij studimi ishte të përcaktojë dimensionet e ndryshme të cilësisë së
jetës te pacientët me angina pectoris dhe faktorët e lidhur me të. Mbledhja e të dhënave
me Seattle Angina Questionnire (SAQ) i cili ka 19 pyetje dhe vlerëson 5 dimenzione.
Pjesëmarrës ishin 59 pacientë (spitalor dhe ambulantor) në Klinikën e Kardiologjisë në
QKUK në Prishtinë. Mosha mesatare 59.2.±10.6 vjet. Rezultatet tregojnë se të tre
hipotezat e punimit vërtetohen. Angina përcillet me dhimbje gjoksi dhe me nevojën për
të marrë nitriglicerinin edhe pse jo me aq dëshirë për pacientët. Angina ndërhynë në
jetën e pacinetëve duke e ulur cilësinë e jetës së tyre përmes kufizimit të aktiviteteve të
përditdhme. Gati gjysma e pacientëve bashkëjetojnë me shqetësime dhe me frikën e
sulmit të ri angioz. Aspekti praktik i këtyre pacientëve përfshinë informimin për
rrezikun e përsëritjes së sulmeve angioze. Këshillimi i pacientëve në lidhje me nevojën
e marrjes së nitroglicerinit me vete.Edukimi i tyre se angina stabile nuk është një infarkt
i zemrës, por paralajmërim se mund të ndodhë në të ardhmen.

Fjalët kyqe: angina pectoris stabilis, dhimbje gjoksi, cilësia e jetës.

2
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Deklarata

Me këtë deklaroj se punimi i paraqitur është punim te cilin e kam bërë vetë dhe pa
ndihmë të ndaluar. Te gjitha pjesët e marra si ato fjalë për fjalë dhe ato logjike të marra
nga shkrimet tjera i kam shkruar si të tilla.
Garantoj se këtë punim nuk e kam dorëzuar për tu vlerësuar për ndonjë modul tjetër.

Vendi: Prishtinë Data: 25 mars 2016 Nënshkrimi: ______________________

3
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

PËRMBAJTJA

1. HYRJE .............................................................................................................................. 5

1.1. Disa fakte lidhur me angina pectoris ................................................................................. 5

1.2. Njohuri bazike ................................................................................................................... 6

1.3. Tipat e anginës .................................................................................................................. 6

1.4. Shkaktarët.......................................................................................................................... 7

1.5. Faktorët e rrezikut ............................................................................................................. 9

1.6. Shenjat dhe simptomat ...................................................................................................... 9

1.7. Diagnostikimi .................................................................................................................... 9

1.8. Mjekimi ........................................................................................................................... 10

1.8.1. Ndryshimet në mënyrën e jetesës ............................................................................ 10


1.8.2. Barnat ...................................................................................................................... 11
1.8.3. Procedurat mjekësore .............................................................................................. 11
1.9. Qëllimi i hulumtimit........................................................................................................ 11

1.10. Hipotezat ......................................................................................................................... 12

2. METODOLOGJIA.......................................................................................................... 13

2.1. Pjesëmarrësit ................................................................................................................... 13

2.2. Instrumenti ...................................................................................................................... 14

2.3. Procedura ........................................................................................................................ 14

3. REZULTATET ............................................................................................................... 15

4. DISKUTIMI .................................................................................................................... 18

5. PËRFUNDIMI ................................................................................................................ 20

6. REKOMANDIMET ........................................................................................................ 21

7. REFERENCAT ............................................................................................................... 22

8. SHTOJCA ....................................................................................................................... 23

8.1. The Seattle Angina questionnaire ................................................................................... 23

8.2. The Seattle Angina questionnaire ................................................................................... 27

4
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

1. HYRJE

Angina pektoris është emërtim mjekësor i dhimbjes në gjoks ose ndjenjës së


pakëndshme për shkak të sëmundjes koronare të zemrës (Abrams & Thadani, 2005).
Simptomet e anginës pektoris fillojnë kur zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me
oksigjen për shkak të ngushtimit të arterieve koronare dhe kjo vjen si pasojë e
arteriosklerozës (Abrams, 2005). Te angina stabile episodet e dhimbjes anginoze janë të
parashikueshme si pasojë e ngarkesës fizike ose emocionale.

Ndërsa te angina jostabile dhimbje anginoze është e paparashikueshme, ndodh në qetësi


dhe nuk dihet origjina e saj. Kjo sëmundje koronare për t’u menaxhuar kërkon trajtim
medikamentoz dhe edukim shëndetësor në kutpim të aktivitetit fizik, konsumimit të
ushqimit të shëndetshëm, ndërprerjes së duhanit, marrjes së terapisë me rregull etj. Nëse
të sëmurët nuk trajtohet si duhet kjo rezulton me jostabilitetin e sëmundjës që ndikon
në uljen e cilësisë së jetës (Heart, 2003).

Angina nënkupton dhimbje në gjoks ose siklet që ndodh nëse një zonë e muskulit të
zemrës nuk merr gjak të pasur me oksigjen të mjaftueshëm. Mund të ndihet si preson
apo një dhimbje ndrydhëse në gjoks.

1.1. Disa fakte lidhur me angina pectoris

Angina është një dhimbje gjoksi ose një shqetësim i cili ndodh kur muskuli i zemrës
nuk merr mjaftueshëm gjak. Angina mund të ndihet si një dhimbje shtrënguese në
kraharor. Dhimbja mundet, gjithashtu, të ndodhë ose të përhapet edhe në shpatulla,
krahë, qafë, grykë ose në shpinë. Shumë njerëz me angina pektoris kanë sëmundje të
arterieve koronare, me ngushtim të arterieve si rrjedhojë e aterosklerozës. Kur arteriet
janë ngushtuar rrjedhja e gjakut për në zemër reduktohet. Format më të shpeshta të
angines janë angina e qendrueshme dhe ajo e paqëndrueshme. Një formë më pak e hasur
është angina që është quajtur angina variant (e luhatshme). Angina e qëndrueshme është
dhimbja e gjoksit apo shqetësimi i cili ndodh kur zemra është duke punuar më shumë se
zakonisht. Dhimbja e anginës së qëndrueshme kalon kur personi qëndron, qetësohet,

5
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

apo merr medikamentin për anginën. Ilaçet e anginës, siç janë nitritet, ndihmojnë në
zgjerimin dhe qetësimin e arterieve. Në këtë mënyrë mund të shkojë më shumë gjak për
në zemër. Angina e paqëndrueshme është një gjendje shumë e rrezikshme e cila kërkon
një trajtim urgjent. Angina e paqëndrueshme është një shenjë që tregon se infarkti i
miakordit mund të ndodhë shpejt. Angina e paqëndrueshme mund të ndodhë pa shtim të
aktivitetit fizik. Kjo anginë nuk lehtësohet nga të qëndruarit në qetësi ose mjekimi.
Angina variant shkaktohet nga një spazëm në një arterie koronare. Spazma shkakton
ngushtim të mureve të arterieve. Ky ngushtim i arterieve pakëson ose ndalon rrjedhjen e
gjakut për në zemër. Diagnostikostikimi i anginës bazohet në anamnezën personale,
familjare egzaminimin fizik dhe rezultatet e testeve të ndryshme kryesisht EKG-së. Kur
ilaçet dhe ndryshimi i stilit të jetës nuk e kontrollojnë anginën, atëherë mund të
nevojiten procedura të posaçme. Angioplastika dhe byipass-i i arterieve koronare janë
dy procedurat më të zakonshme që përdoren për të trajtuar anginën (Jiang & Davidson,
2005).

1.2. Njohuri bazike

Dhimbja e anginës mund të ndihet edhe në shpatulla, krahë, qafë, nofulla dhe shpinë.
Dhimbja mund të ngjajë edhe dispepsisë (mostretjes së mirë të ushqimit në
lukth).Angina nuk është sëmundje, por është një simptomë e një problemi të zemrës –
zakonisht sëmundjes koronare të zemrës.

1.3. Tipat e anginës

Angina stabile – është forma më e shpeshtë, e cila shfaqet kur zemra punon më shumë
se zakonisht. Dhimbja zakonisht zhduket vetëm disa minuta pas pushimit ose pas
marrjes së barit kundër anginës. Angina stabile nuk është një infarkt i zemrës, por
paralajmëron se mund të ndodhë në të ardhmen. Kjo formë e anginës ndjek një model të
rregullt, që do të thotë se i sëmuri e di se kur do të shfaqet dhimbja.

6
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Angina jostabile – nuk ndjek një model. Mund të shfaqet më shpesh dhe të jetë më e
rëndë sesa angina stabile. Po ashtu, mund të shfaqet edhe gjatë ngarkesës fizike edhe pa
ngarkesë fizike, ndërsa pushimi dhe ilaçi mund të mos e lehtësojnë dhimbjen. Është
formë shumë e rrezikshme, e cila kërkon trajtim urgjent. Kjo formë e anginës është
shenjë se një infarkt i zemrës do të ndodhë shumë shpejt.

Angina variant (Prinzmetal) – është e rrallë. Këtë tip të anginës e shkakton një spazmë
(gulç) në arterien koronare. Zakonisht lajmërohet gjatë pushimit, ndërsa dhimbja mund
të jetë e rëndë. Më shpesh ndodh në periudhën mes mesnatës dhe mëngjesit të hershëm.
Bari e lehtëson këtë lloj angine.

Angina mikrovaskulare – mund të jetë më e rëndë dhe të zgjasë më shumë në krahasim


me format tjera të anginës. Bari mund të mos e lehtësojë dhimbjen.

Besohet se angina paraqitet në mënyrë të barabartë te femrat dhe te meshkujt. Ajo mund
të jetë shenjë e sëmundjes koronare të zemrës, mirëpo jo të gjitha dhimbjet e gjoksit
janë shenjë e sëmundjes koronare të zemrës. Edhe gjendjet e mëposhtme mund të
shkaktojnë dhimbje në gjoks:

 Embolia mushkërore
 Infeksioni i mushkërive
 Çarjet e aortës
 Ngushtimi i aortës
 Kardiomiopatia hipertrofike (sëmundje e muskulit të zemrës)
 Perikarditi (ndezje e indeve që e rrethojnë zemrën)
 Një sulm i panikut

1.4. Shkaktarët

Përmendëm që angina është një simptomë e sëmundjes koronare të zemrës që do të


thotë se shkaktarët themelorë të anginës, janë po ata që e shkaktojnë sëmundjen
koronare të zemrës.

7
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Shkencëtarët pohojnë se sëmundja koronare e zemrës fillon kur faktorë të caktuar i


dëmtojnë shtresat e brendshme të arterieve koronare. Këta faktorë janë:

 Duhanpirja
 Sasitë e larta të yndyrave dhe kolesterolit në gjak
 Shtypja e lartë e gjakut
 Niveli i lartë i sheqerit në gjak (si pasojë e rezistencës në insulinë ose diabetit)

Shkaktarët e drejtpërdrejtë

Shumë faktorë mund të nxisin dhimbjen anginoze, varësisht nga tipi i anginës.

Angina stabile

 Ngarkesa fizike (zemra punon më shpejtë dhe ka nevojë për më shumë oksigjen)
 Stresi emocional
 Ekspozimi ndaj temperaturave shumë të larta apo të ulëta
 Ushqimet e rënda
 Pirja e duhanit

Angina jostabile

 Trombët e gjakut – që mbyllin pjesërisht ose tërësisht një arterie.

Angina variant

 Spazma në arterien koronare që mund të ndodhë si pasojë e ekspozimit në të


ftohtë, ndaj stresit emocional, barnave që ngushtojnë enët e gjakut, duhanit,
përdorimit të kokainës.

Angina mikrovaskulare

 Mund të jetë pasojë e sëmundjes koronare mikrovaskulare.

8
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

1.5. Faktorët e rrezikut

Angina është një simptomë zakonisht pasojë e sëmundjes koronare të zemrës apo
sëmundjes koronare mikrovaskulare. Do të thotë, nëse jenë të rrezikuar për sëmundje
koronare të zemrës apo sëmundje koronare mikrovaskulare, atëherë jeni të rrezikuar nga
angina. Faktorët kryesorë të rrezikut për këto sëmundje janë:

 Nivelet e padëshirueshme të kolesterolit


 Shtypja e lartë e gjakut
 Konsumimi i duhanit
 Rezistenca në insulinë ose diabeti
 Mbipesha ose obeziteti
 Sindroma metabolike
 Mungesa e aktivitetit fizik
 Dieta e pashëndetshme
 Mosha e shtyrë (meshkujt – mbi 45 vjet; femrat – mbi 55 vjet)
 Historia familjare për sëmundje të hershme të zemrës.

1.6. Shenjat dhe simptomat

Dhimbja dhe sikleti janë simptomat kryesore të anginës. Dhimbja zakonisht përshkruhet
si shtypje, shtrëngim, djegie ose ngushtim në gjoks. Dhimbja fillon prapa ashtit të
gjoksit (sternumit), ndërsa mund të ndihet edhe në shpatulla, krahë, qafë, nofulla dhe
shpinë, dhe ndodh që mund të ngjajë edhe dispepsisë. Angina mund të shoqërohet edhe
me nauze (ndjenjë për të vjellë), lodhje, frymëmarrje të shkurtuar, djersitje, dobësim.
Duke qenë se angina ka shumë simptoma dhe shkaktarë të mundshëm, të gjitha
dhimbjet në gjoks duhet të kontrollohen nga mjeku. Dhimbja në gjoks që zgjat më
shumë se disa minuta dhe nuk lehtësohet me pushim apo ilaç për anginë mund të jetë
shenjë për infarkt të miokardit (sulm në zemër). Prandaj duhet të thirret ndihma e
shpejtë (Dickens, et al., 2011).

1.7. Diagnostikimi

Nëse keni dhimbje në gjoks, mjeku do të përpiqet të zbulojë nëse bëhet fjalë për anginë
dhe për cilin tip është fjala. Fillimisht mjeku do t’u bëjë pyetje rreth simptomave dhe

9
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

gjendjes si e përshkruani ju, kurse pas anamnezës mund t’iu nënshtroheni testeve
mjekësore:

 EKG (elektrokardiogrami)
 Stres testi
 Rëntgen
 Angiografia koronare dhe kateterizimi i zemrës
 CT
 Analizat e gjakut.

1.8. Mjekimi

Në trajtimin e anginës përfshihen ndryshimi i mënyrës jetësore, barnat, procedurat


mjekësore, rehabilitimi kardiak dhe terapi të tjera. Objektivat kryesore të trajtimit janë
që të:

 Zvogëlohet dhimbja dhe sikleti dhe shpeshtësia


 Parandalohet ose zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës dhe vdekja duke e
trajtuar problemin bazë

Në rast se simptomat janë të lehta, atëherë ndryshimet në mënyrën e jetesës dhe barnat
janë trajtimi i vetëm.

1.8.1. Ndryshimet në mënyrën e jetesës

 Të ecni ngadalë apo të pushoni kohë pas kohe (në rast se ngarkesa fizike
shkakton anginën)
 Shmangia e ushqimeve të rënda (në rast se ato e shkaktojnë dhimbjen)
 Shmangia e situatave që ju nervozojnë dhe ju shkaktojnë stres (nëse stresi
emocional nxit anginën)
 Heqja dorë nga duhanpirja (edhe ajo sekondare)
 Konsumim i ushqimeve të shëndetshme (që ndihmon në uljen e shtypjes së
gjakut dhe nivelin e kolesterolit, dhe ju mban në peshë normale)
 Aktiviteti fizik të jetë pjesë e përditshmërisë
 Përdorimi me rregull i barnave nëse keni diabet

10
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

1.8.2. Barnat

Nitratet janë barnat që përdoren më së shpeshti për trajtimin e anginës. Ata i relaksojnë
dhe zgjerojnë enët e gjakut duke mundësuar që sasia më e madhe e gjakut të arrijë në
zemër dhe njëkohësisht zvogëlojnë ngarkesën e zemrës.

 Nitroglicerina është bari që përdoret më së shumti në mjekimin e anginës.


Nitroglicerina që shkrihet nën gjuhë ose në mes të gingivave (mishit të
dhëmbëve) dhe pjesës së brendshme të faqes, përdoret për lehtësimin e
episodeve të anginës.
 Beta bllokatorët, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, inhibitorët e ACE dhe
antikoaguluesit janë barna të tjerë që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes nga
angina.

1.8.3. Procedurat mjekësore

Në rast se ndryshimet e stilit të jetesës dhe barnat nuk e kontrollojnë anginën, atëherë
nevojiten procedura mjekësore për trajtimin e sëmundjes bazë.

 Angioplastia (hapja e arterieve të bllokuara apo të ngushtuara koronare) dhe


‘bypass-i’ (përdorimi i arterieve ose venave nga pjesët tjera të trupit për të
anashkaluar pjesën e ngushtuar të arteries koronare) përdoren më së shpeshti për
trajtimin e sëmundjes së zemrës.

1.9. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij studimi ishte të përcaktojë dimensionet e ndryshme të cilësisë së jetës te


pacientët me angina pectoris dhe faktorët e lidhur me të.

• Si ndikon sforcimi fizik në jetën e pacientëve me angina pectoris?

• Si perceptohet angina pektoris nga vetë pacientët?

• Sa ndikon angina në cilësinë e jetës së pacientëve?

11
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

1.10. Hipotezat

H1. Pacientët shumë shpesh ankohen në dhimbje gjoksi, ngushtim në gjoks ose anginë
gjatë aktiviteteve fizike të cilat kërkojnë energji për kryerjen e tyre.

H2. Pacientët 1-2 herë në javë marrin tableta nitroglicerinë për shkak të dhimbjes në
gjoks, ngushtimit në gjoks ose anginës.

H3. Për pacientët është paksa e mërzitshme marrja e shpeshtë e tabletave nitroglicerinë.

12
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

2. METODOLOGJIA

2.1. Pjesëmarrësit

Pjesëmarrës ishin 59 pacientë (spitalor dhe ambulantor) në Klinikën e Kardiologjisë në


QKUK në Prishtinë. Mosha mesatare 59.2.±10.6 vjet.

Variabla Frekuanca Përqindja (%)

Gjinia Femra 32 54.2

Meshkuj 27 45.8

Edukimi Pa arsimuar 2 3.4

Shkolla fillore 7 11.9

Shkolla e mesme 34 57.6

Universiteti 16 27.1

Statusi martesor Pa martuar 2 3.4

Martuar 41 69.5

Divorcuar 2 3.4

I/e ve 14 23.7

Duhanpirja Po 16 27.1

Jo 43 72.9

Hospitalizime Më pak se tre herë 17 28.8

Më shumë se tre herë 42 71.2

Mosha mesatare 59.2.±10.6 vjet

Karakteristikat demografike të mostrës (N=59)

13
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

2.2. Instrumenti

Mbledhja e të dhënave me Seattle Angina Questionnire (SAQ) i cili ka 19 pyetje dhe


vlerëson 5 dimenzione:

– Sforcimin fizik (9 pyetje)

– Anginën stabile (1 pyetje)

– Anginën jostabile (2 pyetje)

– Satisfaksionin me trajtimin (4 pyetje)

– Perceptimin e sëmundjes (3 pyetje)

Rezultatet llogariten në shkallën 5-6 sipas formës Liker.

2.3. Procedura

• Së pari ishte njoftuar menaxhmenti i Klinikës së kardiologjisë në lidhje me


hulumtimin

• Pastaj janë njoftuar pacientët me qëllimin e hulumtimit, janë siguruar për


fshehtësinë e të dhënave dhe është kërkuar prej tyre pëlqimi pas informimit

• Për pjesëmarrës nuk janë zgjedhur ata pacientë të cilët kishin edhe probleme
tjera kronike

• Mbledhja e të dhënave gjatë muajit dhjetor 2015.

• Koha e administrimit të pyetësorit ishte 10 minuta

• Të dhënat janë analizuar në Paketën statistikore të shkencave sociale (SPSS,


versioni 21).

14
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

3. REZULTATET

Shumë shpesh ankohen në dhimbje gjoksi, ngushtim në gjoks apo anginë gjatë
aktiviteteve të fuqishme 57% e pjesëmarrësve, 23% pak a shumë, 12% si njëjtë, 3% pak
më shpesh dhe 5% shumë pak akohen në dhimbje gjoksi, ngushtim në gjoks apo anginë
(figura 1).

57%

23%

12%
3% 5%

Shumë shpesh Pak a shumë Si njëjtë Pak më shpesh Shumë pak


shpesh

Figura 1. Sa shpesh keni dhimbje gjoksi, ngushtim në gjoks, apo anginë


gjatë aktiviteteve të fuqishme?

Nevojën për të marrë tablet nitriglicerinë 4 ose më shumë here në ditë e kishin 3% e
pjesëmarrësve, 11% e kishin 1-3 herë në ditë, 12% kishin nevojë 3 ose më shumë here
në javë por jo çdo ditë, 41% kishin nevojë 1-2 herë në javë, më pak se 1 herë në javë
17% dhe 16% e pjesëmarrësve nuk kishin nevojë asnjëherë në 4 javët e fundit (figura 2).

41%

17% 16%
11% 12%

3%

4 ose më 1-3 herë në 3 ose më 1-2 herë në Më pak se 1 Asnjëherë në 4


shumë herë në ditë shumë herë në javë herë në javë javët e fundit
ditë javë por jo çdo
ditë
Figura 2. Sa herë kanë pasur nevojë për të marrë tableta nitroglicerinë për
dhimbje në gjoks, ngushtim në gjoks, apo anginë?

15
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Për 17% të pjesëmarrësve ishte shumë e mërzitshme marrja e tabletave nitroglicerinë,


mesatarisht e mërzitshme 14%, paksa e mërzitshme 39%, pak e mërzitshme 13%, jo
gjithnjë e mërzitshme 10% dhe 7% e pjesëmarrësve janë deklaruar se mjeku nuk ju ka
shenuar tableta (figura 3).

39%

17%
14% 13%
10%
7%

Shumë e Mesatarisht e Paksa e Pak e Jo gjithnjë e Mjeku nuk më


mërzitshme mërzitshme mërzitshme mërzitshme mërzitshme ka përshkruar
tableta

Figura 3. Sa e mërzitshme ishte të merrni tableta për dhimbje gjoksi,


ngushtim në gjoks apo anginë?

Dhimbja në gjoks, ngushtimi në gjoks apo angina te 38% e pjesëmarrësve shumë ka


kufizuar kënaqësinë, mesatarisht ka kufizuar kënaqësinë te 19% e pjesëmarrësve, pak ka
kufizuar kënaqësinë te 15% e pjesëmarrësve dhe te 7% e pjesëmarrësve nuk ka kufizuar
fare kënaqësinë (figura 4).

38%

21%
19%
15%

7%

Ajo shumë ka Ajo mesatarisht Ajo pak ka Ajo pakëz ka Ajo nuk ka
kufizuar ka kufizuar kufizuar kufizuar kufizuar
kënaqësinë kënaqësinë kënaqësinë kënaqësinë kënaqësinë

Figura 4. Sa herë dhimbja e gjoksit, ngushtimi në gjoks apo angina ndërhyri


në jetën tuaj?
16
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Jo gjithnjë të kënaqur me satisfaksionin e trajtimit 14% e pjesëmarrësve, kryesisht i


pakënaqur 31%, paksa të pakënaqur 27%, kryesisht të kënaqur 15% dhe shumë të
kënaqur me satisfaksionin e trajtimit (figura 5).

31%
27%

14% 15%
13%

Jo gjithnjë i Kryesisht i Paksa i kënaqur Kryesisht i Shumë i kënaqur


kënaqur pakënaqur kënaqur

Figura 5. Satisfaksioni me trajtimin

17
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

4. DISKUTIMI

Rezultatet tregojnë se të tre hipotezat e punimit vërtetohen:

 Shumica e pacientëve shumë shpesh ankohen në dhimbje gjoksi, ngushtim në


gjoks ose anginë gjatë aktiviteteve fizike të cilat kërkojnë energji për kryerjen e
tyre.

• Ata marrin 1-2 herë në javë tableta nitroglicerinë.

• Për pacientët është paksa e mërzitshme marrja e shpeshtë e tabletave


nitroglicerinë.

Problemet që paraqiten te angina shumë kanë ndërhy në jetën e pacientëve duke


kufizuar kështu edhe aktivitetet e tyre.

Këto janë manifuestuar deri në shkallën në të cilën pacientët shpesh mendojnë ose
shqetësohen për një sulm të mundshëm në zemër.

Vetëm rreth 1/5 e pacientëve nuk i kanë këto shqetësime.

Në studimin e Dickens (2011) rreth gjysma e pacientëve ishin të shqetësuar për një sulm
eventual në zemër.

Afro 50% e individëve me depresion klinik tipik nuk marrin mjekim për sëmundjen e
tyre.Mbi 25% e njerëzve gabimisht besojnë se depresioni është një shenjë e dobësie se
sa një sëmundje e mirëfilltë.

Femrat kanë një tendencë më të shprehur se meshkuj për tu prekur nga depresioni.
Barnat antidepresive shkurtojnë kohëzgjatjen e episodeve depresive. Kur nuk
funksionojnë barnat alternative e vetmja alternative e sigurtë është Terapia
elektrokonvulsive ECT.

Vetëm në vitin 2007, në Shqipëri janë regjistruar 216 vetëvrasje , por është fakt se
shumë vetëvrasje mbeten dhe të pa regjistruara si brënda vendit dhe emigrantët që
jetojnë jashtë Shqipërisë.

Nga statistikat e OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) rreth 15% e njerëzve të


me depresion kanë tendencë të kryejnë suicid ( vetëvrasje). Vihet re një tendencë në
rritje e suicidit të moshave të reja ne te gjithe botËn.

18
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli i vetvrasjeve në Shqipëri për


periudhën 1987 deri 2003 shifra e suicideve ka arritur në në 4.3 raste në 100.000 banorë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur datën 10 Shtator , si ditën e
sensibilizimit kundër suicidit, nisur nga shifrat alarmante të rritjes së suicidit në të gjitha
vendet, çdo 40 sekonda sipas statistikave të OBSH një person i jep fund jetës me
vetëvrasje një suicid në botë.

Depresioni është një sëmundje e zakonshme në të gjithë botën, me rreth 350 milionë
njerëz të prekur.

Depresioni është i ndryshëm nga luhatjet e zakonshme të humorit dhe përgjigjet


jetëshkurtër emocionale ndaj sfidave në jetën e përditshme. Ajo mund të shkaktojë që
personi i prekur të vuajë shumë dhe të funksionojë dobët në punë, në shkollë dhe në
familje.

Mbi 800.000 mijë njerëz vdesin për shkak të vetëvrasjes çdo vit. Vetëvrasja është
shkaku i dytë kryesor i vdekjes në 15-29 vjeçare. Pengesat për kujdesin efektiv
përfshijnë mungesën e burimeve, mungesa e ofruesve të kujdesit shëndetësor të trajnuar,
dhe stigmën sociale të lidhur me çrregullime mendore.

Një tjetër pengesë për kujdesin efektiv është vlerësimi i pasaktë. Njerëzit që janë në
depresion shpesh nuk janë diagnostikuar saktë, dhe të tjerët që nuk kanë çrregullim.

19
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

5. PËRFUNDIMI

Përfundimet kryesore të punimit janë:

 Angina përcillet me dhimbje gjoksi dhe me nevojën për të marrë


nitriglicerinin edhe pse jo me aq dëshirë për pacientët.

 Angina ndërhynë në jetën e pacinetëve duke e ulur cilësinë e jetës së tyre


përmes kufizimit të aktiviteteve të përditdhme.

 Gati gjysma e pacientëve bashkëjetojnë me shqetësime dhe me frikën e


sulmit të ri angioz.

 Vështirësi të veçanta për pacientët depressive paraqiten me tjerash edhe


përmes asaj që ata mendojnë, se personalisht janë të prekur nga një
fatkeqësi e njëhershme dhe se ndjenja të tilla faji ose mendime suicidi nuk
ka askush tjetër. Andaj është shumë e rëndësishme që ata janë vërtet të
sëmurë dhe prandaj ndihen kaq keq, sepse dikur janë bërë të fajshëm dhe
ndjenjat e fajit janë simptome të kësaj sëmundjeje.

 Një problem veçanërisht të rrezikshëm paraqet prirja për vetëvrasje. Prirja e


suicidit tek depresivët vjen nga ndjenja e mungesës së rrugëdaljes,
pesimizmit absolut dhe mungesa e shpresës. Depresionet bëjnë pjesë tek
shkaqet më të shpeshta për veprime suicide, qofshin ato suicide apo tentime
suicidi.

 Mundësia që gjatë jetës të sëmuhet nga një depresion vlerësohet në 20-30


%, d.m.th. çdo i treti prej nesh me gjasë kurdoherë në jetën e tij do të
sëmuret nga një depresion i rëndë. Nga çrregullimet depresive të lehta e të
kalueshme nuk mbetet i kursyer asnjë njeri.

20
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

6. REKOMANDIMET

• Aspekti praktik i këtyre pacientëve përfshinë informimin për rrezikun e


përsëritjes së sulmeve angioze.

• Këshillimi i pacientëve në lidhje me nevojën e marrjes së nitroglicerinit me vete.

• Edukimi i tyre se Angina stabile nuk është një infarkt i zemrës, por paralajmërim
se mund të ndodhë në të ardhmen.

• Depresioni rezulton nga një bashkëveprim kompleks i faktorëve socialë,


psikologjikë dhe biologjike.

• Njerëzit të cilët kanë kaluar nëpër ngjarje të padëshirueshme të jetës (papunësia,


humbja e të afërmeve, trauma psikologjike) kanë më shumë gjasa për të
zhvilluar depresionin.

• Komuniteti efektiv dhe qasjet për parandalimin e depresionit përfshijnë


programe shkollore të bazuara për të rritur një model të menduarit pozitiv te
fëmijët dhe adoleshentët.

• Ndërhyrjet për prindërit e fëmijëve me probleme në sjellje mund të zvogëlojë


simptomat depresive prindërore dhe për të përmirësuar rezultatet për fëmijët e
tyre. Programet e stërvitjes për të moshuarit gjithashtu mund të jenë efektive në
parandalimin e depresionit.

• Për pagjumësi:

• Qëndro zgjuar gjatë ditës

• Bëhu fizikisht aktiv gjatë ditës

• -Relax para gjumit

• fle në temperaturë 3-5 gradë nën normale

• shkon në shtrat në të njëjtën kohë.

21
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

7. REFERENCAT

Abrams, J., Thadani, U. (2005). Therapy of stable angina peaorls: the uncomplicated
patient. Circulation. 112c255-e2S9.

Abrams, J.A. (2005). Chronic stable angina. N En J Meid.3522524-2533.

Barry, L.C., Kasl, S.V., Lichtman, J., Vaccarino, V. & Krumholz, H.M. (2006). Social
support and change in health-related quality of life 6 months after coronary artery
bypass grafting. Journal of psychosomatic research, Vol.60, No.2, (February 2006), pp.
185-193, ISSN 0022-3999; 0022-3999.

Cepeda-Valery, B., Cheong, A.P., Lee, A. & Yan, B.P. (2011). Measuring health related
quality of life in coronary heart disease: The importance of feeling well. International
journal of cardiology, Vol.149, No.1, (May 2011), pp. 4-9.

Dickens, C., Cherrington, A., McGowan, L. & Taylor, C.B. (2011). Do Cognitive and
Behavioral Factors Mediate the Impact of Depression on Medical Outcomes in People
with Coronary Heart Disease? Journal of cardiopulmonary rehabilitation and
prevention, Vol.31, No.2, (March 2011), pp. 105-110, ISSN 1932-751X; 1932-7501.

Duenas, M., Ramirez, C., Arana, R. & Failde, I. (2011). Gender differences and
determinants of health related quality of life in coronary patients: a follow-up study.
BMC cardiovascular disorders, Vol.11, (May 2011), pp. 24, ISSN 1471-2261; 1471-
2261.

Jiang, W., Davidson, J.R. (2005). Antidepressant therapy in patients with ischemic heart
disease. Am Heart.;150:871-81.

22
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

8. SHTOJCA

8.1. The Seattle Angina questionnaire

Mosha: ______/ vjet

Gjinia:  Femra  Meshkuj

Niveli edukimit:  Pa arsimuar  Shkolla fillore  Shakola mesme  Universiteti

Statusi martesor:  Pa martuar  Martuar  Divorcuar  I/e ve

Profesioni: _______________________

Gjendja ekonomike:  E mjaftueshme  E pa mjaftueshme

Duhanpirja:  Po  E kam ndërprerë  Jo (kurrë se kam pirë)

Hospitalizime:  Më pak se tre herë  Më shumë se tre herë

1. Në vijim është një listë e aktiviteteve që bëjnë njerëzit shpesh gjatë javës. Edhe pse
për disa njerëz me disa probleme shëndetësore është e vështirë për të përcaktuar se çfarë
ndikon në kufizimin e tyre, ju lutem shikoni në aktivitetet e renditura më poshtë dhe
tregojni se sa kufizim keni pasur për shkak të dhimbjes së gjoksit, ngushtimit në
gjoks, ose anginës gjatë 4 javëve të fundit.
ose nuk ka
Kufizime,
Kufizime
mesatare

pasutr të
kufizime

kufizime

kufizime

kufizim
Shumë

Asnjë
Disa

tjera
Pak

Aktivitetet

Gjatë veshjes suaj

Duke ecur në vend të rrafshët

Gjatë larjes

Ngjitje në lartësi apo shkallëve pa u

23
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

ndalur

Gjatë punës në kopsht, fshirjes apo


punës me produkte ushqimore

Duke ecur me ritëm të shpejtë

Gjatë ngutjes apo vrapimit

Bartje apo duke lëvizur ojekte të


rënda (mobile, fëmijë)

Pjesëmarrja në sporte të fuqishme


(p.sh. not, tenis)

2. Krahasuar me 4 javë më parë, sa shpesh keni dhimbje gjoksi, ngushtim në gjoks,


apo anginë gjatë aktiviteteve të fuqishme?

Unë kam pasur dhimbje gjoksi, ngushtim në gjoks ose anginë….

Shumë Shumë pak më Si Pak më Shumë pak më


shpesh shpesh njëjtë shpesh shpesh
    

3. Gjatë 4 javëve të fundit, mesatarisht, sa herë keni pasur dhimbje gjoksi,


ngushtim në gjoks, apo anginë?

Unë fitoj dhimbje gjoksi, ngushtim në gjoks, ose anginë ...

4 ose më shumë 1-3 herë 3 ose më shumë 1-2 herë Më pak Asnjëherë
herë në në ditë në javë por në javë se një herë në 4 javët
ditë jo çdo ditë në javë e fundit
     

4. Gjatë 4 javëve të fundit, mesatarisht, sa herë keni pasur nevojë për të marrë
tableta nitroglicerinë për dhimbje në gjoksin, ngushtim në gjoks, apo anginë?

Unë marrë nitroglcerinë…..


4 ose më shumë 1-3 herë 3 ose më shumë 1-2 herë Më pak Asnjëherë
herë në në ditë herë në javë por në javë se një herë në 4 javët
ditë jo çdo ditë në javë e fundit
24
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

     

5. Sa e mërzitshme është pët ju të merrni tableta për dhimbje gjoksi, ngushtim në


gjoks apo anginë siç ju përshkruajnë?

Shumë e Mesatarisht e Paksa e Pak e Jo gjithnjë e Mjeku im


mërzitshme mërzitshme mërzitshme mërzitshme mërzitshme nuk më ka
p përshkruar tableta
     

6. Sa jeni të kënaqur që gjithçka e mundur është duke u bërë për të trajtuar


dhimbjen tuaj në gjoks, ngushtimin në gjoks, apo anginën?

Jo gjithnjë Kryesisht i Paksa i Kryesisht i Shumë i


i kënaqur pa kënaqur kënaqur kënaqur kënaqur
    

7. Sa jeni të kënaqur me shpjegimet që mjeku juaj ju ka dhënë për dhimbjen e


gjoksit, ngushtimin në gjoks, ose anginën?

Jo gjithnjë Kryesisht i Paksa i Kryesisht i Shumë i


i kënaqur pa kënaqur kënaqur kënaqur kënaqur
    

8. Në përgjithësi, sa jeni të kënaqur me trajtimin e tanishëm të dhimbjes në gjoks,


ngushtimit në gjoks ose anginës?

Jo gjithnjë Kryesisht i Paksa i Kryesisht i Shumë i


i kënaqur pa kënaqur kënaqur kënaqur kënaqur
    

9. Gjatë javës së fundit sa herë dhimbja juaj e gjoksit,ngushtimi në gjoks apo


angina ndërhyri në jetën tuaj?

Ajo shumë ka Ajo Ajo pak ka Ajo pakëz Ajo nuk ka


kufizuar mesatarisht kufizuar ka kufizuar kufizuar fare
kënaqësinë ka kufizuar kënaqësinë kënaqësinë kënaqësinë
time kënaqësinë time time timë time
    
25
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

10. Nëse pjesën më të madhe të jetës suaj do ta jetoni me dhimbje gjoksi, ngushtim
në gjoks apo anginë, si do të ndjeheni për këtë?

Jo gjithnjë Kryesisht i Paksa i Kryesisht i Shumë i


i kënaqur pa kënaqur kënaqur kënaqur kënaqur
    

11. Sa shpesh shqetësoheni se mund të keni një sulm në zemër apo të vdisni
papritur?

Unë nuk mund të Unë shpesh Unë herë pas here Unë rrallë Unë kurrë nuk
mos shqetësohem mendoj ose shqetësohem mendoj ose mendoj ose
në lidhje shqetësohem për këtë shqetësohem shqetësohem
me këtë për këtë për këtë për këtë për këtë
    

26
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

8.2. The Seattle Angina questionnaire

1. The following is a list of activities that people do often during the week. Although for
some people with several medical problems is difficult to determine what is that limits
them, please go over the activities listed below and indicate how much limitation you
have had due to chest pain, chest tightness, or angina over the past 4 weeks.

Not limited
Moderately

Limited, or
Somewhat

did not do
for other
Severely

reasons
limited

limited

limited

limited
A little
Activity

Dressing your self

Walking indoors on level


ground

Showering

Climbing a hill or a flight of


stairs without stopping

Gardening, vacuuming, or
carrying groceries

Walking more than a block at


a brisk pace

Running or jogging

Lifting or moving heavy


object (e.g furniture, children)

Participating in strenuous
sports (e.g swimming, tennis)

2. Compared with 4 weeks ago, how often do you have chest pain, chest tightness, or
angina when doing your most strenuous level of activity?

I have had chest pain chest tightness, or angina…


27
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

Much more Slightly more About the Slightly less Much less
often same often often often
    

3. Over the past 4 weeks, on average, how many times have you had chest pain, chest
tightness, or angina?

I get chest pain, chest tightness, or angina…

4 or more 1-3 times 3 or more times 1-2 times Less than None over
times per per day per week but per wek once the pas 4
day not every day a wek weks

     

4. Over the past 4 weeks, on average, how many times have you had to take nitros
(nitroglycerin tablets) for your chest pain, chest tightness, or angina?

I take nitros…

4 or more 1-3 times 3 or more times 1-2 times Less than None ower
times per per day per week but per wek once the pas 4
day not every day a wek weks
     

5.How bothersome is it for you to take your pills for chest pain, chest tightness, or
angina as prescribed?

Very Moderately Somewhat A little Not bothersome My doctor


bothersome bothersome bothersome bothersome at all has not
p prescribed pills
     

6. How satisfied are you that everything possible is being done to treat your chest pain,
chest tightness, or angina?

Not satisfied Mostly Somewhat Mostly Highly


at all dissatisfied satisfied satisfied satisfied
    

28
Cilësia e jetës te angina pectoris stabilis Teuta Lumi

7.How satisfied are you with the explanations your doctor has given you about your
chest pain, chest tightness, or angina?

Not satisfied Mostly Somewhat Mostly Highly


at all dissatisfied satisfied satisfied satisfied
   

8.Overall, how satisfied are you with the current treatment of your chest pain, chest
thignes, or angina?

Not satisfied Mostly Somewhat Mostly Highly


at all dissatisfied satisfied satisfied satisfied
    

9. Over the past 1 weeks, how much his your chest pain, chest tightness, or angina
interfered with your enjoyment of life?

It has severely It has It has slightly It has barely It has not


limited my moderately limited my limited my limited my
enjoyment of limited my enjoyment of enjoyment of enjoyment of
life enjoyment of life life life life
    

10. If you had to spend the rest of your life with your chest pain, chest tightness, or
angina the way it is right now, how would you feel about this?

Not satisfied Mostly Somewhat Mostly Highly


at all dissatisfied satisfied satisfied satisfied
    

11. How often do you worry that you may have a heart attack or die suddenly?

I can’t stop I often think I occasionally I rarely think I never think


worrying or worry worry about it or worry or worry
about it about it about it about it
    

29

You might also like