You are on page 1of 12

Nga kërkimet shkencore të Aboca-s,

një mikroklizmë inovative


me bazë mjalti

VEPRIM I DYFISHTË
Çliron intestinin duke mbrojtur
mukozën e rektumit

FORMULË E PATENTUAR

ME PROMELAXIN®
KOMPLEKS I MJALTEVE VEPRON BRENDA
DHE POLISAHARIDEVE
NGA ALOE DHE MËLLAGA
20 MINUTAVE

Mikroklizma
për të rritur dhe fëmijë

www.aboca.com
TREGUESI I LËNDËS
Hyrje fq. 3

Nga kërkimet shkencore të Aboca-s,


një mikroklizmë inovative me bazë mjalti fq. 4
Melilax çliron zorrët dhe mbron mukozën e rektumit fq. 5
Melilax: i dobishëm për kë ka plagë, hemorroide
dhe intestinin (zorrët) e acaruar fq. 5
Melilax: i përshtatshëm edhe për më të vegjlit,
në një format më të vogël fq. 6
Melilax: është “i ëmbël” për ata që janë në “pritje” fq. 7

Detaje të mëtejshme
Shkaqet më të shpeshta të kapsllëkut fq. 8
Fokus: foshnje dhe fëmijë fq. 9
Parulla: rregullsi fq. 10
Përdorimi i mjaltit kundër kapsllëkut: itinerari
i Aboca-s nga kërkimet shkencore deri te teknologjia moderne fq. 11
HYRJE
Kapsllëku është një çrregullim shumë i shpeshtë që prek të rriturit, por edhe fëmijët
dhe që, megjithëse në shumicën e rasteve nuk ka implikime të rënda, mund
të ketë pasoja të rënda në gjendjen shëndetësore të përgjithshme dhe në
cilësinë e jetës.
Për të parandaluar dhe për të zgjidhur këtë problem, është e rëndësishme,
kur është e mundur, të veprohet mbi shkaqet. Meqenëse shumica e rasteve të
kapsllëkut janë për shkak të një stili jetese jo korrekt, është e rëndësishme të
korrigjoni gabimet e mundshme të mënyrës së të ushqyerit, të luftoni mënyrën
e jetesës sedentare dhe të rregulloni mënyrën tuaj të jetesës. Shpesh kapsllëku
ndodh për shkak të një vështirësie në evakuim. Qëndrimi i feçeve në rektum
përkeqëson situatën sepse feçet thahen më tej, duke rritur vështirësitë e evakuimit.
Në rrethana të tilla, mund të jetë e dobishme të bëjmë një mikroklizmë evakuese.
Në fakt, zbrazja e intestinit (zorrëve) është një nevojë themelore.
Në këto raste është e rëndësishme të jeni në gjendje të çlironi intestinin me një
produkt që respekton fiziologjinë e organizmit. Kjo është arsyeja pse Aboca ka
zhvilluar Melilax, një mikroklizmë me bazë mjalti e cila, me një veprim
evakues, indukton një stimul jo agresiv për të aktivizuar defekimin, të cilit
i shtohet një veprim i rëndësishëm mbrojtës mbi mukozën e rektumit.

PËR FOSHNJA DHE FËMIJË PËR TË RRITUR DHE TË RINJ


JANË PAJISJE MJEKËSORE 0373
Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet e përdorimit.

3
NGA KËRKIMET
SHKENCORE TË ABOCA-S,
NJË MIKROKLIZMË
INOVATIVE ME BAZË MJALTI
Duke aplikuar metodat rigoroze të kërkimit shkencor
dhe teknologjik modern, Aboca ka studiuar një
formulim që vlerëson vetinë e mjaltit për të
bashkëvepruar me organizmin duke respektuar
fiziologjinë e tij. Ka zhvilluar kështu Promelaxin®,
kompleks i mjalteve me nektar dhe melata,
i pasuruar me një fraksion polisaharidik nga
aloe dhe mëllaga. Promelaxin® është studiuar
posaçërisht për t'i dhënë Melilax-it një veprim
evakues, një veprim mbrojtës dhe rrjedhimisht
qetësues të mukozës së rektumit, i dobishëm
për të kundërshtuar shqetësimet, acarimin dhe
inflamacionin, të pranishëm në rastin e kapsllëkut.
Melilax është rezultati i përçapjeve shkencore
inovative dhe teknologjive inovative.

ME PROMELAXIN®
KOMPLEKS I MJALTEVE
DHE POLISAHARIDEVE
NGA ALOE DHE MËLLAGA

4
Melilax çliron intestinin dhe mbron mukozën e rektumit
Formulimi me Melilax favorizon evakuimin dhe i bën feçet që të evakuohen
më me lehtësi. Përveç kësaj, në sajë të vetive të ngjashme me mukusin dhe
të viskozitetit specifik të formulimit, Melilax mbron mukozën e rektumit
gjatë kalimit të feçeve.
Në sajë të këtyre veprimeve të rëndësishme, së bashku me vetitë antioksiduese
të komponentëve Melilax ka aftësinë për të mbrojtur mukozën e rektumit
dhe kontribuon për ta bërë më të lehtë evakuimin. Ky veprim mbrojtës
është veçanërisht i rëndësishëm sepse mukoza e rektumit, në vetvete shumë
delikate, në rast të kapsllëku irritohet lehtësisht si rezultat i fërkimit me feçet
e thata e të forta.
Melilax: i dobishëm për ata që kanë plagë, hemorroide
dhe intestinin e irritueshëm
Veprimi evakues dhe efekti mbrojtës i Melilax-it janë veçanërisht të
dobishëm për ata që, përveç kapsllëkut, paraqesin kushte të veçanta si:
Plagë dhe hemorroide
Në këto rrethana mund të ndodhë që të shtyhet ngjarja e evakuimit nga
frika e vuajtjeve gjatë defekimit. Kjo çon në një përkeqësim të dukshëm
të situatës, sepse qëndrimi në kolon i feçeve e përkeqëson problemin,
duke krijuar kështu një rreth veskeq.
Intestini i irritueshëm
Në sajë të veprimit të tij të ekuilibruar laksativ, Melilax është i
përshtatshëm edhe për personat që kanë hiperalgezi visherale (të organeve
të brendshme), pra që kanë një ndjeshmëri të veçantë ndaj dhimbjeve
të barkut siç është p.sh. rasti i zorrëve të irrituara.

5
Melilax: i përshtatshëm edhe për
më të vegjlit, në një format më
të vogël
Formulimi i Melilax-it është projektuar
posaçërisht për t'u përdorur edhe te
foshnjat dhe te fëmijët. Për ta Aboca ka
realizuar Melilax Pediatric, mikroklizma
me të njëjtin formulim të Melilax-it por
më të vogla, 5 g në vend të 10.
Kur është e nevojshme të ndihmoni fëmijët
me një stimul që e bën më pak të vështirë
çlirimin, është e dobishme të keni një produkt që kryen një veprim evakues e që
është në gjendje edhe të mbrojë, e si rrjedhim të qetësojë mukozën e rektumit.
Veprimi lokal i Melilax-it lejon trajtimin e kapsllëkut në këtë grup
moshe delikate.
Është mirë të mbani mend se është gjithmonë e këshillueshme që të konsultoheni
me një pediatër, veçanërisht nëse kapsllëku nuk rregullohet brenda disa ditësh.

MELILAX PEDIATRIC
PËR FOSHNJA DHE FËMIJË

ËSHTË NJË PAJISJE MJEKËSORE 0373


Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet e përdorimit.

6
Melilax: është “i ëmbël” për ata që janë në “pritje”
Në sajë të veprimit të tij evakues dhe të veprimit mbrojtës, Melilax është
gjithashtu i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatzanisë dhe
gjidhënies.
Kapsllëku në shtatzëni është një gjendje mjaft e zakonshme. Në këto raste,
gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni intestinin (zorrët) që të rifitojë
ekuilibrin e tij, duke marrë masa paraprake në lidhje me alimentacionin që
favorizon funksionimin. Në veçanti, është e nevojshme të pini çdo ditë një sasi
më të madhe uji për të përmbushur nevojat në rritje.
Në rast se është e nevojshme, dhe pasi të keni dëgjuar mendimin e mjekut,
mund të jetë e dobishme të përdorni një mikroklizmë siç është Melilax, e
cila kryen një veprim evakues.

7
SHKAQET MË TË SHPESHTA TË KAPSLLËKUT
Shkaqet kryesore të kapsllëkut, në çdo grup moshë, mund të jenë një mënyrë
jetese jo korrekte (alimentacioni i paekuilibruar, konsumi i pamjaftueshëm i
ujit, perimeve dhe frutave, aktiviteti i dobët fizik dhe një mënyrë jetese sedentare),
ndryshimet në zakonet tona personale ose ndryshimet e kushteve
klimatike (si p.sh. në rast udhëtimi), përdorimi i disa ilaçeve, prania e
sëmundjeve gastrointestinale (si p.sh. sindroma e intestinit të irrituar)
ose metabolike, ose kushte të veçanta të tilla si stresi, palëvizshmëria,
ndenja e gjatë në shtrat (veçanërisht te të moshuarit).
Është gjithmonë mirë të vlerësoni situatën me mjekun tuaj, veçanërisht në
rastet e mëposhtme: nëse kapsllëku është i vazhdueshëm; nëse ka gjak në
feçe ose nëse feçet janë të zeza si katran; nëse ndodh shpesh që të përjetoni një
stimul për defekim, që nuk pasohet nga evakuimi; nëse keni dhimbje barku të
vazhdueshme dhe që është shfaqur kohët e fundit; në prani të ditëve alternative
të kapsllëkut dhe ditëve të feçeve të buta që zgjasin me javë-muaj (nëse ky
problem nuk i është referuar më përpara mjekut).

8
Fokus: foshnje dhe fëmijë
Situatat kritike që lehtësojnë shfaqjen e kapsllëkut, madje edhe kalimtare, mund
të ekzistojnë që nga muajt e parë të jetës dhe gjatë gjithë fëmijërisë. Problemi
zakonisht zgjidhet vetvetiu brenda disa muajsh, por është një shkak i shqetësimit të
vazhdueshëm nga ana e prindërve.
Fëmija mund të ketë vështirësi për të defekuar, me kriza vaji, të qara të forta, të cilat
mund të zgjasin për një kohë të gjatë qoftë edhe vetëm për shkak të paaftësisë për
të relaksuar sfinkterin e anusit, në momentin kur zorra tkurret për të shkarkuar.
Edhe lloji i alimentacionit mund të përcaktojë kapsllëk, për shembull paaftësia e
nënës për të ushqyer me gji dhe përdorimi i qumështit të formuluar, kalimi nga
qumështi i nënës në qumështin e formuluar, futja e vakteve të ushqimit
të ngurtë, një konsum i ulët i fibrave ushqimore (pak fruta dhe perime) ose i ujit.
Momente të tjera kritike mund të jenë udhëtimet dhe sëmundjet e zgjatura,
për shkak të etheve që dehidratojnë fëmijën dhe/ose për shkak të palëvizshmërisë.
Në moshën nga 2 deri në 4 vjeç shpesh është vetë fëmija që
kundërshton dëshirën për të defekuar dhe i mban me
dashje feçet madje edhe për disa ditë me radhë. Kjo
shkakton tharje më të madhe të feçeve, që duke qenë
më të forta janë gjithashtu më të vështira të nxirren
jashtë, me dhimbje në momentin kur kalojnë
përmes anusit. Për këtë arsye, krijohet një rreth
veskeq sepse fëmija memorizon dhimbjen që
ka ndier gjatë defekimit dhe e mban edhe më
shumë duke u përpjekur ta shmangë atë.

9
PARULLA: RREGULLSI
Rregullsia e mënyrës së jetesës: është e rëndësishme t’i kushtoni pak
kohë intestinit (zorrëve) çdo ditë. Preferohet që kjo të bëhet kur nuk kemi ngut.
Rregullsia e vakteve: është e rëndësishme të konsumojmë vaktet e ngrënies
rregullisht. Kapërcimi i vakteve, veçanërisht i mëngjesit, mund të shkaktojë një
funksionim të ngadaltë ose të parregullt të intestinos (zorrëve).
Konsumi i rregullt i fibrave ushqimore: në shumë raste, kapsllëku mund
të korrigjohet me anën një diete të pasur me ujë dhe fibra. Në fakt, këto e lidhin
ujin në shkallë të ndryshme dhe kontribuojnë në rritjen e vëllimit të feçeve.
Prandaj këshillohet të konsumoni më shumë fruta dhe perime, të cilat sigurojnë
kryesisht fibra të tretshme dhe të preferoni drithërat integrale më shumë sesa
drithërat e rafinuara.
Rregullsi në praktikën e aktivitetit fizik: është e rëndësishme të gjejmë
një mënyrë për të bërë vazhdimisht aktivitet fizik.
Rregullsi dhe moderim: është e nevojshme të shmangim konsumimin e
sasive të tepërta të kafesë ose të alkoolit, të cilat nxisin dehidratimin e organizmit.

10
PËRDORIMI I MJALTIT KUNDËR KAPSLLËKUT: ITINERARI
I ABOCA-S NGA KËRKIMET SHKENCORE DERI TE
TEKNOLOGJIA MODERNE
Itinerari që çoi Aboca-n në zhvillimin e Melilax-it ka filluar me studimin e
teksteve historikë të ruajtur në Bibliotheca Antiqua të Aboca Museum, një
"peshtaf" me vëllime të shumta të shtypura, të botuara ndërmjet viteve 1500
dhe fillimit të viteve 1900. Në sajë të kërkimeve historike, Aboca ka qenë në
gjendje të rizbulonte avantazhet e shumta për shëndetin e njeriut që mund të
burojnë nga përdorimi i mjaltit: për popullsitë e Mesdheut antik, mjalti përbënte
"substancën themelore të mjekimit". Vlera e çmuar e tij ishte e tillë sa të merrte
rëndësi hyjnore: besohej se mjalti kishte zbritur nga qielli dhe bleta e mblidhte atë
për t'ua bërë dhuratë njerëzve. Përdorimi nëpërmjet rektumit e ka zanafillën që
nga viti 1500 p.K.: Egjiptianët përdornin suposta që përmbajnë mjaltë. Një mijë
vjet më vonë, Hipokrati përshkruan suposta me anason, mirrë, dhjam dhie dhe
mjaltë. Historikisht Hipokrati përdorte gjithashtu edhe klizma me bazë mjalti
për qëllime laksative dhe depuruese. Duke ri-interpretuar dëshmitë historike,
duke pasur parasysh arritjet shkencore më rigoroze të kohëve të fundit dhe duke
përdorur teknikat e përparuara analitike, Aboca ka qenë në gjendje të vlerësojë
dhe të verifikojë vetitë e mjaltit. Në sajë të përdorimit të teknologjive specifike,
ajo ka arritur të zhvillojë potencialin e kësaj lënde të parë të çmuar, duke krijuar
një mikroklizmë inovative.

11
Për shëndetin sot
dhe nesër.

Nëse dëshiron, njeriu mund të gjejë në natyrë


mënyra shërimi për të gjitha sëmundjet e tij.
Ne jemi të përbërë nga e njëjta lëndë: kodi gjenetik, ADN-ja.
Bimët, kafshët, njerëzit: të gjithë ne i përgjigjemi të njëjtës gjuhë dhe jemi të ndërlidhur.
Për të kuruar njeriun, ne tek Aboca e studiojmë atë kod, ato lidhje dhe zbulojmë
përbërje molekulare vegjetale që kurojnë njeriun sepse flasin gjuhën e tij.
Pikërisht nga takimi ndërmjet bimëve, shkencës dhe inovacionit lindin produktet tona.
Me një sistem të integruar duke nisur nga kultivimi 100% organik te kërkimet fitokimike
dhe biologjike e deri te prodhimi, në Aboca gjithçka është menduar dhe ndërtuar
për të përftuar produkte që plotësojnë nevojat shëndetësore, duke u kujdesur për
të sotmen pa harruar shëndetin e së ardhmes.
Gjithmonë i kemi bërë të gjitha këto duke parë tej horizontit, si dhe duke sjellë me
punën tonë gjithashtu përfitime për komunitetin.
Një angazhim që ne kemi zgjedhur të gdhendim edhe në Statutin e Aboca-s, duke
u bërë zyrtarisht një Shoqëri me Përgjegjësi Sociale dhe Ambientale.
Kjo do të thotë që ne jemi të përkushtuar të veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme,
të qëndrueshme dhe transparente ndaj komunitetit, njerëzve dhe mjedisit.
Aboca | Innovazione per la salute.

Prodhuesi: Aboca S.p.A. Società Agricola


ALMELOPU-A

Loc. Aboca, 20 - 52037 Sansepolcro (AR) - Italia


Distributor: GLOBALSHER Shpk: Rr. Alla, Nd. 8, H.1,
Selitë, Farkë,1044, Tiranë, Albania
www.aboca.com
FSC

You might also like