You are on page 1of 36

Tiroiditet

Klasifikimi
Tiroiditet jane nje inflamacion i gjendres tiroide. Ne baze te origjines, gravitetit dhe te evolucionit dallohen 5 tipe: 1.Tiroiditi akut 2.Tiroiditi subakut (De Quervain) 3.Tiroiditi i heshtur (pa dhimbje) 4.Tiroiditi Hashimoto 5.Tiroiditi Riedel (fibroz)

Tiroiditi Akut
Tiroiditi akut eshte shume i rralle. Shkaktohet nga infeksione te ndryshme si:

a- bakteriale: stafilokoksike, streptokoksike, salmonela, E.coli, mykobacterium, tuberkulosis


b- mykotike: candida,aspergilus,histoplazmoza

Gjendra tiroide eshte rezistente ndaj infeksioneve por ne :


Anomalite kongenitale te tiroides (sinusi piriform)

Semundje autoimune
Subjekt i imunokompromentuar - favorizohet zhvillimi i infeksionit

Klinika
Shenja te pergjithshme: -Temperature e larte deri 39-40*C -dobesi te pergjithshme trupore, -anoreksi, -djersitje.

Shenjat lokale:
Dhimbje te qafes e cila eshte: - e forte -spontane dhe shtohet gjate levizjes . -perhapet ne veshe, ne nofullen e poshtme , ne regjionin oksipital. -shtohet gjate gelltitjes. Fryrje te qafes. Skuqje te lekures dhe temperature lokale. Predomonim ne lobin e majte

Te dhenat laboratorike
Formula e gjakut ve ne dukje rritje te leukociteve (polimorfonukleareve neutrofil). Rritje te sedimentimit te eritrociteve>30mm/h Nivel normal te hormoneve te tiroides: TSH N, FT3 N, FT4 N. Antikorpet antitiroidiene mungojne

Te dhenat imazherike
Ekografia: - zone hypoekogene ne brendesi te gjendres tiroide qe i korespondon lokalizimit te abcesit. Shintigrafia: -mungese te fiksimit te lendes radioaktive ne zonen e abcesit pjesa tjeter e tiroides fikson normal.

Punksioni i abcesit
Konfirmon diagnozen. Lejon identifikimin e shkaktarit. Krijon mundesine e trajtimit lokal me antibiotike

Mjekimi
Antibiotiko- terapi sipas shkaktarit Dhenia me menyre parenterale

Mund te perdoret per pak kohe edhe GK:prednizon 10-20mg/dite.


Ne rast abcesi te drenohet

Prognoza
Eshte shume e mire me nje ruajtje te funksionit te gjendres tiroide

Tiroiditi subakut(De Quervain)


Mendohet se etiologjia eshte virale: koksaki, influenca, ekovirus, parotis. Nuk ka te dhena per nje semundje autoimune Kemi nje shkaterim te tirociteve dhe per pasoje nje clirim te hormoneve te tiroides ne qarkullim Prek kryesisht grate ne moshen 40-50vjec

Klinika
Paraprihet nga nje sindrome gripale me dobesi te pergjithshme, dhimbje koke etj. Dhimbje te qafes e cila eshte : -spontane, -rritet gjate gelltitjes dhe gjate levizjes se qafes, -perhapet ne veshe, mastoide -lokalizohet ne pjesen e perparme te qafes uni ose bilaterale

Ekzaminimi gjendres tiroide


Palpimi i tiroides eshte i veshtire pasi i semuri ka dhimbje. Ne prekje tiroidja paraqitet: -e forte, -pak e levizshme, -me kufij jo te qarte, -e rritur ne vellim, -uni ose bilaterale, -pa adenopati, -pa shenja komprimimi

Shenjat e tirotoksikozes
Tirotoksikoza eshte kalimtare ajo vjen si rezultat i clirimit te hormoneve te tiroides tashme te depozituar ne tiroide Manifestohet me shenjat karakteristike te tirotoksikozes si: - nervozitet, tremor, shtim te djersitjes, takikardi etj. Gjendja e pergjithshme: temperature, dobesi e pergjithshme, artralgji etj.

Te dhenat laboratorike
Rritje te eritrosedimentimit>50mm/h Leukocitet normale ose pak te ritura Ne disa te semure anemi e tipit inflamator Ne fazen akute TSH i ulur T3, T4 te rritura TG eshte e rritur Antikorpet antitiroidiene mungojne Shintigrafia e bardhe nuk fikson lenden radioaktive pasi tirocitet jane te demtuar

Mjekimi
Eshte kryesisht simptomatik: Format e lehta: antiinflamator jo steroid -aspirine 3g/d, indometacine 100mg, voltaren 50mgx3 per 2 ose 3 jave. Format e renda: antiinflamator steroid -prednizon me doze 0.5mg/kg ne dite(>40 mg ne dite) Doza ulet ne menyre progresive per 4 deri 6 jave Ne rastet me tirotoksikoze: betabllokues

jo ATS

Evolucioni
I zakonshem:
Riperseritja:
rrikthim i plote i funksioneve te tiroides pas nje periudhe 6 javore. ne keta te semure ekziston rreziku i vendosjes se hypotireozes definitive.

Hipertrofia e tiroides. Atrofia e tiroides me hypotireoze definitive

Tiroiditi i Hashimoto ose limfocitar


Eshte nje semundje autoimune qe evoluon ne hypotireoze Marrin pjese si imuniteti humoral dhe qelizor Karakterizohet nga nje infiltrim limfocitar dhe shkaterim i qelizave te gjendres tiroide. Prek kryesisht femrat Vihet re nje predispozicion familjar HLA DR3 ndoshta HLA DR5 jane lidhura me tiroiditin Hashimoto

Klasifikimi
Ka 2 forma: - me strume tiroidja e rritur ne vellim dhe masivisht e infiltruar nga limfocite -pa strume predomonon fibroza dhe infiltrimi minimal

Klinika
Stuma eshte elementi kryesor ne kete
semundje. Karakterizohet : -Difuze, -e rregullt,por mund te jete dhe cregullt -e forte, -bilaterale -e levizshme ne gelltitje -e padhibshme, -pa adenopati, -ne disa raste te jete dhe komprimuese

Te dhenat laboratorike
Tiroiditi Hashimoto diagnostikohet kryesisht ne fazen e hypotiroidizmit. TSH i rritur, T4 dhe T3 jane normale ose te ulura Antikorpet antitiroidiene jane pozitiv: - AC anti TPO>1/1000, Ac antiTG>25000 Shintigrafia : fiksimi i jodit radioaktiv eshte i ulur Ekografia: strukture hypoekogene e gjendres tiroide

Mjekimi
Levothyroxin( LT4) doza varion sipas gjendjes klinike :

-1.6-1.8 mcg/kg dite


T1/2 LT4 eshte 7 dite , jepet vetem nje here ne dite esell ne mengjes.

Mjekimi
Ne te semure me moshe te re ,pa te dhene per koronaropati -Fillohet me doza 50-75 mcg/dite dhe dozat rriten ne menyre progresive cdo jave per te arritur ne dozat mbajtese 100200mcg/dite.

Ne subjekte te vjeter koronaropate dozat fillestare jane 12.5mcg/dite dhe rriten ne menyre graduale me 12.5mcg cdo 2-3 muaj

Follow -up
Monitorim te TSH FT4 dhe FT3 pas 6 javesh Modifiko dozen ne varesi te nivelit hormonal Gjate gravidances te rritet doza

mbi 25-50%

Evolucioni
Ne format klasike hypotireoza eshte definitive. Ne raste te rralla:

a- i semuri mbetet ne gjendje


eutiroidiene

b- struma behet komprimuese dhe


kerkon kirurgji

c- mund te shoqerohet me nje faze


tranzitore te tirotoksikozes

Tiroiditii heshtur (i padhimbshem ose post-partum)


Mendohet per nje origjine autoimune. Karakterizohet nga nje infiltrim limfocitar i gjendres tiroide. Prek grate ne periudhen pas lindjes (rreth 36-9 muaj pas lindjes( 5-7%). Ne grate qe jane pozitive per Ac anti TPO ne tremujorin e pare te gravidances kane nje rrezik rreth 30% per te zhvilluar tiroiditin post partum

Klinika
Gjendra tiroide eshte e forte por jo si gur. Eshte e padhimbshme ne ndryshim me tiroiditin subakut. Shenjat e hipertireozes jane te pranishme por te moderuara. Nuk ka oftalmopati.

Te dhenat laboratorike
Sindroma inflamatore: eshte e pranishme por e moderuar pra leukocitoza e moderuar, eritrosedimenti N ose i rritur. TSH eshte i frenuar, T3 dhe T4 jane te rritur. Antikorpet pozitiv Shintigrafia e tiroides: tregon mungese te kapjes se lendes nga tiroidja Ekografikisht: strukture hypoekogene

Mjekimi
Rralle kerkon mjekim pasi sherohet spontanisht. Kur shenjat e hipertireozes jane pranishme mund te perdoret betabllokues : propanolol Antitiroidienet e sintezes(PTU.metimazol,, carbimazol) nuk perdoren pasi nuk kemi rritje te sintezes por rritje te clirimit te hormoneve tashme te sintetizuar nga shkaterimi i tiroides.

Evolucioni
Sherimi i cili ndodh pas disa muajsh. Mund te kemi nje faze tranzitore te hypotireozes pastaj kalon ne gjendje eutiroidizmi.

Stuma mund te mbetet pergjithmone.

Tiroiditi fibrotik kronik Riedel


Eshte shume e rralle Me etiologji te panjohur (ndoshta autoimune). Prek zakonisht femrat. Karakterizohet nga nje fibroze e gjere e indit tiroidien dhe strukturave te aferta me te si: fibroze mediastinale, retrobulbare, gjendrave te lotit.

Klinika
Shenja baze eshte shfaqia e strumes.e cila eshte e forte si gur. Fibroza fillimisht prek vetem nje pjese te tiroides ndersa meoas ajo shtrihet ne te gjithe gjendren dhe kalon kufijte e saj. Zhvillohet fibroza ekstensive ne muskujt e qafes organet perreth. Levizjet e qafes behen te veshtira dhe shfaqen shenjat e komprimimit: dispne, disfoni, disfagi.

Te dhenat laboratorike
Eritrosedimenti normal. Leukocitet ne vlera normale. Fiksimi i jodit radioaktiv normal ose i ulur. TSH, T3, T4 jane ne vlera normale

Evolucioni
Ne mungese te mjekimit kirurgjikal zhvillohet komprimimi i strukturave lokale: kordave vokale, trake, ezofag.

Hypotireoza mund te shfaqet kur eshte shkateruar rreth 80% e gjendres.


Duhet bere diag diff me kancerin anaplazik(mungesa e adenopatise)

Mjekimi
Kirurgjikal eshte i veshtire sepse mundesia e rrezekimit eshte shpesh e kufizuar per shkak te fibrozes.

Ne disa raste kortikoterapia eshte mbi kirurgjine.


Ne rastet me hypotireoze terapi hormonale zevendesuese(levothyroxin LT4).

You might also like