You are on page 1of 17

UNIVERSITETI I PRISHTINЁS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I MJEKЁSISЁ
DREJTIMI MAMI

PUNIM DIPLOME
TEMA
Placenta previa, roli dhe detyrat e mamisë
MENTORI STUDENTIA
PROF. DR. SHEFQET LULA J EGZONA SHAQIRI
HYRJE
Ne placenten previa , placenta implanohet në segmentin më të ulët uterin,
segmentin inferior, duke përbërë kështuh një pengesë për zbritjen e pjesës
prezantuse .Placenta previa llogaritet afro 1 në 200 lindje, por vetëm në 20%
të rasteve placenta previa është e plotë (placenta vendoset plotësisht mbi
orifeciumin intern të columuteri).Afro 90% e pacienteve janë gra me lindje
paraprake.

Placenta previa është prezente në mbi 5% te aborteve spontane, megjithatë


prania e saj zakonisht nuk bie në sy. [1]
Format e vendosjes placentare:
a) Placentë previa normale b) Placentë previa marginale, c) placenta
previa parciale e pjesshme, d) placenta previa complete.
Etiologjia
Placenta previa ndodh afërsisht një në çdo 200 lindje. Një e treta e të gjitha hemorragjive
antepartale ndodh për shkak të placentes previa. Është sugjeruar se rastet e placentes previa
është në rritje për shkak të rritjes së normës me prerje cezariane.
Shkalla e vdekshmërisë perinatale nga placenta previa është 3-4 herë më e lartë se shtatzënitë
normale.
Incidenca e placentes previa rritet me moshën e nënës multiparitetin, dhe prerja cesariane të
mëparshme. Kështu faktorët etiologjikë të mundshëm përfshijnë:
Endometrin me cikatrice, ose pak te vaskularizuar,
Placentën e gjerë,
Format anormale të placentës (lob aksesor, ose placentë difuze).
Klasifikimi
Placenta previa marginale: placenta implantohet në bazë të orificiumit intern të
columit uterin.
Placenta previa e parciale e pjesshme: placenta implantohet në bazë të
orificiumitintern të columit uterin
Placenta previa complete e plotë: placenta mbulon plotësisht orificiumin e
brendshëm të columit uterin
Diagnoza
Çdo pacientë e dyshuar për placenten previa duhet hospitalizuar dhe duhet
patur në dispozicion gjak izogrup izorezus. Ndalohet ekzaminimi vaginal dhe
rektal sepse mund të provokojë hemorragji. Parimisht duhet dyshuar për
placentën previa nëse pacientja ka patur spoting gjat tremujorit të parë dhe të
dytë ose ka hemorragji të menjëhershme, pa dhimbje ne tremujorin e tretë. Në
10% të rasteve fillesat janë me krampe abdominale.
Simptomat
Hemoragjia pa dhimbje është shenja kryesore e placentes previa. Megjithëse
spoting mund te ndodhë gjate tremujorit të parë e të dytë të shtatzanisë,
episodi i parë i hemorragjisë zakonishtë fillon pas javës së 28-të dhe përshkruhet
në mënyrë karakteristike si i befasishëm, pa dhimbje profuze. Uterusi është
zakonishtë i butë dhe i relaksuar.
Trajtimi
Trajtimi varet:

Sasia e hemoragjisë uterine,


Mosha e shtatzënisë ,
Jetueshmëria e fetusit,
Shkalla e placentes previa,
Paraqitja dhe pozicioni fetal,
Graviteti dhe pariteti i pacientes,
Gjendja e columit uterin dhe
Aktiviteti i lindjes.
Pacientja duhet hospitalizuar për të vendosur diagnozën dhe mënyren e
menagjimit.Dy ose më shumë flakon gjaku duhet të jenë të disponueshme për
transfusion eventual.
Hemorragjia e placentes previa mund të ndodhë para se të arrihet maturimi
pulmonar. Tranfuzionet për të zevendesuar humbjet e gjakut dhe përdorimi i
tokolitikëve për të parandaluar lindjen premature, mund te zgjatin shtatzëninë
deri në 36 javë.pas 36 javësh përfitimet e maturimit shtesë duhet të krahasohen
me rrezikun e hemorragjive më të mëdha.
Në zgjedhjen e kohës optimale për lindjen ndihmojnë testet e maturimit
pulmonar fetal, përfshirë dhe surfaktantet e lengut amnional dhe vlerësimin
ekografik të rritjes fetale.Në qoftë se pacientja është midis javës 24-34, aplikohet
një terapi Betametazoni (dy doza 12 mg IM për 24 orë) me qëllim për të rritur
maturimin pulmonar fetal.
Prerja cesariane është metoda e zgjedhur e lindjes me placent previa . Prerja
cesariane është provuar të jetë faktori më i rendësishmëm në uljen e
mortalitetit amëtar dhe perinatal (më shumë se tranfuzionet e gjakut ose kujdesi
neonatal më i mirë).
Lindja vaginale tentohet për shtatzëna me implantim marginale dhe paraqitje
cefalike. Nese zgjidhet lindja vaginale, membramnat duhen plasur artificialisht
para çdo përpjekjeje për të stimuluar lindjen (oksitocina e aplikuar para
amniotomisë mund të përkeqësojë gjendjen e hemorragjisë).
Komplikimet
Komplikimet e Nënës: Komplikimet e Fetusit:
Hemoragji anterpartale IUGR (15% incidenca)
Keqprezantim Lindje të parakohshme
Placent e parregullt
Vdekje të frytit.
Hemorragji postpartum
Menaxhimi i placentës previa
Menaxhimi konzervativ: Aplikohet nese gjakderdhja nuk është shumë e
shprehur nëna dhe fryti janë në gjendje të mirë. Ekzaminim me spekullum është
parakushtë, lindja vaginale kryhet në rast se placenta është e shkallës se parë
dhe të dytë nese lejojn kushtet. Indukimi i lindjes mund të behet pas javes së 37
të shtatzanisë .Duhet ta monitorojmë gruan pas lindjes .
Menaxhimi aktiv: Nese gjakderdhja vaginale është e shprehur është e
domosdoshme që lindja të kryhet menjëher me prerje cezariane. Duhet kryhet
në qendrat ku posedojnë kujdes intenziv për të porsalindurit. Gjaku mirret për
ekzaminim laboratorik kompenzimi I lengjeve të humbura lindja kryhet me
prerje cezariane
QËLLIMI I PUNIMIT
Qëllimi i këti punimi të diplomës është paraqitja e numrit të pacientëve me
Placent Previa dhe trajtimi i tyre në Klinikën Gjinekologjike Obsetrike në
Prishtinë.

MATERIALI DHE METODOLOGJIA


Materiali dhe metodologjia e përdorur për këtë punim është prospektive dhe
statistikore e hulumtimit. Materiali dhe të dhënat e këtij punimi janë të
mbledhura nga arkiva dhe protokoli i të sëmuarve në Repartin e Patologjisë.Këto
të dhëna janë marru për vitin 2015.Gjithësje kemi pasur 73 raste për të
hulumtuar.
REZULTATET
Tab 1.Incidenca e gjakderdhjes prenatale te lindjes vaginale dhe lindjet me
prerje cezariane.
Incidenca e gjakderdhjes prenatale te lindjes
Incidenca e gjakderdhjes N % vaginale dhe lindjet me prerje cezariane
prenatale te lindjes vaginale
dhe lindjet me prerje 100
80
cezariane. 60
Po 58 79.4 40
5 20

Jo 15 20.5 0
Po Jo Total
0 N 58 15 73
% 79.45 20.5 100
Gjithsej 73 100
N %

Nga 73 raste me placent previa te shtjelluara në këtë punim, siç shihet edhe nga tab. 1
dhe graf.1, 58 raste (79.45%) kanë pasur gjakderdhje te placenta previa tek lindjet me
prerje cezariane dhe me lindje vaginale .
Llojet e placentes

45
Llojet e placentes N %
40
35
P.p marginale 17 23.29 30
25
20
P.p parciale 25 34.25
15
10
P.p complete 31 42.46 5
0
P.p marginale P.p parciale P.p complete
Gjithsej 73 100 N 17 25 31
% 23.29 34.25 42.46

N %

Nga 73 raste me placent previa te shtjelluara në këtë punim, siç shihet edhe
nga tab. 2 dhe graf.2, 31 raste (42.46%) kanë qenë me placenta previa complete,
25 raste (34.25%) kanë pasur placentë previa parciale, dhe me vlerë me të vogel
kanë pasur me placentë previa marginale me 17 raste (23.29%).
KONKLUZIONET
Qëllimi i këtij punimi ka qenë studimi i placentës previa dhe rolin dhe detyrat që luan mamia në
parandalimin, identifikimin dhe menaxhimin e gjakderdhjes.
Nga shtatëdhjet tre raste me placentë previa te shtjelluara në këtë punim, pesëdhjetë e tetë
raste kanë pasur gjakderdhje me prerje cezariane dhe me lindje vaginale. Incidenca e
hemorragjisë tek placenta previa ka qenë 79.45%.
Nga tridhjetë e një raste me placentë previa complete pesha e foshnjës është paraqitur me së
shpeshti ajo e intervalit 3000-3500 me vlerë 8 raste ose 38%, ndersa me placenten previa
parciale pesha e foshnjes është paraqitur mësë paku ajo e intervalit 1000 -2000 me 6%.
Nga tridhjetë e një raste me placente previa complete tek javët gestative, që është përsëritur
me së shpeshti grup mosha 35-40 javë me vlerë 12 ose 38.70%.
Gjakderdhja për rastet më prerje cezariane nga shtatëdhjetë e tre sa janë analizuar në këtë
punim ka rezultuar me vlerë 44 ose (60.27%).
JU FALEMINDERIT

You might also like