You are on page 1of 1

HYRJE

Në botën moderne të zhvillimit të afarizmit e cila mbështetet


në parimet e ekonomisë së tregut, ekzistenca dhe suksesi i
firmave në treg varet nga aftësia e saj për t’u përballur me
konkurrentët. Aftësia konkurruese e një firme konsiston në
potencialin e saj për të krijuar përparësi diferenciale në raport
me firmat e tjera që veprojnë në të njëjtin treg.

Përderisa në shekullin e kaluar diferencimi i firmave nga njëra-


tjetra matej me forcën e tyre fizike konkretisht me numrin dhe
forcën e të punësuarve, sot një gjë e tillë nuk mund të thuhet.
Ekonomia e sotshme dhe afarizmi bashkëkohorë ka pësuar
ndryshime të mëdha sidomos gjatë njëzet vjetët e fundit.

Një strategji efektive operacionale bazohet në analizën e


aftësive konkurruese si kostoja e ulët, cilësia më e lartë,
fleksibiliteti dhe shpejtësia e shpërndarjes së kohës. Rëndësia
e efektivitetit tregon se si një firmë po bën gjënë e duhur pas
përfundimit të rezultateve, ndërsa strategjia e operacionit
është aktivitet i përgjithshëm, e cila nxitë firmën për një dizajn
më afatgjatë në konkurrencën globale .

Sot firmat për të mbijetuar në mjedise konkurruese dhe


shumë dinamike, medoemos duhet të kenë të zhvilluar një
strategji të mirëfilltë të operacioneve si dhe të krijojnë
prioritete konkurruese për çka edhe do të fokusohemi në këtë
punim diplome.

Në këtë punim do të trajtojmë çështjet që kanë të bëjnë me


strategjinë e operacioneve dhe prioritetet konkurruese.

Ky punim do të sistemohet apo ndahet në tre kapituj. Në


kapitullin e parë do të trajtohen çështjet që lidhen me
kuptimin e menaxhmentit strategjik. Po ashtu në këtë kapitull
do të trajtojmë menaxhmentin strategjik, menaxhmentin e
operacioneve si dhe rolin e funksionimit të

You might also like