You are on page 1of 2

Ndihma e parë - kuptojmë zbatimin e ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes të të sëmurit

apo të të lënduarit, gjatë transportit si dhe në institucionin shëndetësor përkatës, me qëllim të


mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e keqësojnë gjendjen shëndetësore të të
sëmurit ose të të lënduarit. Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë
transportit deri në vendosjen e të lënduarit dhe të sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse.

Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutave të art dhe në mënyrë përkatëse.

Qëllimi kryesor i ndihmës së parë është që t’i sigurojë të sëmurit, të lënduarit dhe të helmuarit ventilim
të shpejt të mushkërive dhe perfuzionin sistemik, të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë
shëndetësore deri në Entin shëndetësor. Shpëtimtari duhet të kërkojë ndihmë, të përcaktojë kohën e
saktë të ndërprerjes së punës së zemrës dhe të lënduarin ta vendosë horizontalisht mbi një sipërfaqe të
fortë. Kjo mund të jepet vazhdimisht si një pasqyrë.

Me ndihmë të shpejtë ofrojmë njohuri elementare për shpëtimin e jetës, në raste emergjente të
rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhembjen, minimizimin e ndërlikimeve të të lënduarit
dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrijë ndihma mjekësore profesionale. Ndihma e shpejt
mjekësore nuk ka për qëllim të përcaktojë llojin e sëmundjes, shërimit, lëndimit apo të helmimit, po të
ofrojë ndihmë të parë themelore. Qëllimi i shpëtimtarit është të mbizotërojë mirë masat e reanimacionit
kardiopulomnal në rast të sëmundjeve apo aksidenteve (frymëmarrja artificiale, masazh zemre, fashimi,
ndalja e gjakderdhjes. Imobilizimi, mobilizimi, lëvizjen e të lënduarit dhe vlerësimin teorik dhe praktik.
Nëse infermieri-ja jep ndihmën e shpejtë mjekësore, vlerësohet si ndihmë e parë profesionale
mjekësore. Ndihma e shpejtë joprofesionale mjekësore, nënkuptohet dhënia e ndihmës së shpejtë nga
personat laikë. Çdo person që i jep vetvetes ndihmën e parë, nënkuptohet si ndihmë vetes, ose shokut
të vet në formë të ndihmës së shpejtë mjekësore reciproke. Ndihma e parë është e nevojshme
vazhdimisht në jetën e përditshme, dhe sidomos atëherë kur nuk mund të presim ndihmën mjekësore
profesionale në vendin e fatkeqësisë. Këto raste ngjajnë shpesh dhe çdo ditë kudo në botë. Vetëm
brenda territorit të Kosovës ngjajnë 5000-7000 aksidente brenda vitit. Aftësia e sa më shumë qytetarëve
për të ofruar ndihmën e parë, ka rëndësi të posaçme, sidomos kur numri i të lënduarve është me
përmasa të mëdha, siç ndodhë gjatë katastrofave elementare natyrore e të tjera, në kohën e paqes si
dhe gjatë luftës. Në kushte të luftës numri i të plagosurve dhe i të sëmurëve është më i madh dhe
gjithnjë vjen duke u shtuar. Kushtet e punës dhe të shërbimit shëndetësor, janë të pa përshtatshme si
pasojë e mungesë së stafit shëndetësor dhe pajisjeve konkretizuese. Ndihma e parë ofrohet për të
plagosurit që janë të rrezikuar nga sulmet e agresorit. Në këto rrethana të vështira ndihma e shpejtë
mjekësore, që e japin qytetarët ka rëndësi të posaçme. Ndihma e parë duhet të jetë e shpejtë dhe me
cilësi.

Në disa rrethana ndihma e parë e prolonguar është e padobishme, por mund të jetë e dëmshme, nëse
nuk jepet drejt. Ndihma e parë, në kushte të paqes, më shpesh jepet veç e veç. Kjo mundëson, që
personit të lënduar, t’i përkushtohet një përkujdesje e posaçme dhe kohë e mjaftueshme për marrjen e
masave tjera për shpëtimin e jetës së tij. Por, kur kemi të bëjmë me lëndimet e shumta, kushtet e ofrimit
të ndihmës së shpejtë mjekësore vështirësohen. Shpëtimtari, që ofron ndihmën e shpejtë mjekësore,
shpeshherë do të ndodhet në situatë t’i ndihmojë një numrit të madh të të lënduarve, por është e
pamundur që në të njëjtën kohë t’u jap ndihmën të gjithë të të lënduarve, për shkak se lëndimet nuk
janë të njëjta, disa prej të cilave edhe nuk rrezikojnë jetën e të lënduarit. Ndihma e parë duhet të jepet
sipas peshës së lëndimit, por është e domosdoshme të bëhet sistemimi sipas prioriteteve.

Me triazhim nënkuptojmë klasifikimin e rasteve sipas peshës së lëndimeve, sëmundjeve. Triazhimi i


rasteve emergjente duhet të fillojë nga vendi i lëndimit, apo sëmundjeve të befasishme. Ndihma e parë
duhet të ofrohet pandërprerë në vendin e ngjarjes, por edhe gjatë transportit deri në entin shëndetësor.
Në rast të fatkeqësive të mëdha: tërmeteve, vërshimeve, zjarreve, fatkeqësive të rënda në
komunikacion, miniera, kur brenda një kohe të shkurtër mund të kemi një numër të madh të lënduarve,
është vështirë të bëhet një triazhim i mirëfilltë, sepse kushtet e punës janë të ngjashme me ato të luftës.

Në këto raste, ndihma e parë mund të jepet nga çdo person që ka përfituar njohuri të përgjithshme nga
kurset e ndihmës së shpejtë mjekësore. Shpëtimtari mund të jetë person i rritur, fëmijë, pa marrë
parasysh gjininë, fuqinë fizike, dhe ngritjen në pikëpamje edukative. Ndihma e parë nuk është vetëm
masë për shpëtimin e jetës, por edhe për parandalimin e invaliditetit dhe ndërlikimeve të tjera, që mund
të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurit, lënduarit dhe të të helmuarit.

Ndihma e parë - kuptojmë zbatimin e ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes të të sëmurit


apo të të lënduarit, gjatë transportit si dhe në institucionin shëndetësor përkatës, me qëllim të
mënjanimit të drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e keqësojnë gjendjen shëndetësore të të
sëmurit ose të të lënduarit. Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë
transportit deri në vendosjen e të lënduarit dhe të sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse.

Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutave të art dhe në mënyrë përkatëse.

You might also like