You are on page 1of 1

Rrethi Trigonometrik

Për të kuptuar më mirë raportet trigonometrike përdoret rrethi trigonometrik i cili e ka


rrezen 1 njësi dhe qëndrën e tij tek origjina e koordinatave.

Për një pike çfarëdo P(x,y) në rrethin trigonometric ku oP formon këndin θ në drejtimin
pozitiv të boshtit ox:

-cosθ =x =koordinata x e pikës P

-sinθ =y=koordinata y e pikës P

y
-tanθ = =koefiçienti këndor I OP
x

Përkufizimet e dhëna më siper mund të përdoren për gjetjen e vlerave të


sinusit ,kosinusit dhe tangentit të këndit të çfarëdoshëm θ .Këndet θ kanë masë positive
kur këndi matet në drejtim të kundërt të akrepave të ores në lidhje me drejtimin pozitiv
të boshtit x.

Kur θ është I gjerë,cosθ është negativ sepse koordinata x e pikes P është negative.

Plani xoy ndahet në kuadrante:

Këndet mund të ndodhen jashtë intervalit 0-360° ,por ata ndodhen gjithmonë në të
njëjtin prej katër kuadranteve.

Përshembull: Një kënd 600° është I një vlefshëm me 600° -360° =240° ,dhe si I tilë
ndodhet në kuadrantin e tretë.

Për të përcaktuar nëse raportet trigonometrike janë positive ose negative mund të
përdoren kuadrantet.

Shembuj

-sin182° ndodhet në kuadrantin e 3,është negative.

-cos279° ndodhet në kuadrantin e 4,është pozitiv.

-tg(-315° )ndodhet në kuadrantin e 1,është pozitiv.

You might also like