You are on page 1of 5

Duam bukë e duam punë !

Shkruan:
Emanuel Bajra

Fatkeqësisht Ballkani akoma nuk ka gjejtë një rrugë të përshtatshme për tu bërë
pjesë e vetë-integrimit, e një reforme në mënyrën se si konduktohen politikat
ekonomike, politike dhe sociale. E pamë kohëve të fundit se atë cka ushtarët
Grek e përceptojnë si dalje nga euforia e elitës ekonomike dhe politike në Greqi,
dijnë ta kuptojnë shumë më mirë njerëzit e rrugës që nacionalizmin dhe
urrejtjen rracore dhe etnike të një grupi të caktuar e marrin sikur një platformë
ku ta bazojnë të ardhmen e tyre si edhe atë të fëmijëve të tyre.

Është edhe më ironike kur lexon artikuj të ndryshëm të shtypit Shqiptar në të dy


sofrat Shqiptare , atë të Kosovës dhe të Shqipërisë- ku bëhet fjalë për njëfarë
iluminizmi ekonomik, njëfarë arritjeje politike e sociale të pa precedent që ata
( politikanët) arrijnë ta proklamojnë si arritje e tyre dhe vetëm e tyre dhe s’ka
më. Se pa ata nuk ka se ku të shkohet, mos ndoshta ata mendojnë se pa ata nuk
mund të shtrohet asnjë rrugë, bile-bile nuk mund të hahet as edhe një kafshatë
buke.

Hëh, të bën të mendosh brenda një rrjeti i të cmendurit kur shiko ata në
televizor, se si dita-ditës ndërrohen ministra e zëvendësohen të tjerë duke mos
mundur të groposh më shumë prapa-skenës së këtyre ligjvënësve, dëshpërohesh
sepse je i pa fuqishëm të dishë më shumë për ta – atëherë në Shqipërinë Amë,
lexo ditë për ditë se si një politikan a tjetër mendon se votat janë të pa vlefshme,
duke mos marrë parasysh këtu as edhe të paktën një detyrim racional se koha
është të propozohen programe e projekte e jo kundërshtime e kundërthënie.Hëh,

1|Page
të vjen të jeshë me të vërtetë shumë i dëshpëruar duke menduar se edhe ti vetë
je faktor i gjitha këtyre. Po po, ti, unë dhe gjithë të tjerët që jemi sadopak në
rrjedhat e ndryshimeve dhe zhvillimeve.

Por unë për vehte nuk po mundohem ta lë fajin jetim, për shkak se ai aty duhet
të gjindet në mesin tonë, diku në gojën e një intelektuali apo edhe në shkrimin e
një disidenti autori ekzil që ose vie në formën e Kadaresë, lidhjeve e shoqatave
të ndryshme artistësh e intelektualësh gjithandej botës- natyrisht që janë
Shqiptar, ose në formën e një individi të vetëdijshëm nga rreziku social që
Atdheu kanoset.

Ishte viti i kaluar pikërisht në Prill, kur m’u krijua rasti që të udhëtojë nëpër
rrugët e Prishtinës pasi që isha në një udhëtim e sipër për në Mitrovicë. Më
kishte marrë të eturit e ujit dhe ndalova te Santeja në Prishtinë për të blerë një

2|Page
shishe ujë. Parkova veturën në këndin e rrugës dhe mu në skajë të saj gjendej
një grumbull njerëzish të moshave të ndryshme. Të veshur keq, me mjekrra që i
kishin lëshuar pa dashje – mjekrra skamjesh – të uritur për punë thoshin ata por
unë e kuptoja shumë mirë se ata ishin të uritur për bukë e duhan.

Ndalova në një dyqan aty afër dhe bleva shishen e ujit. U kujtova për një
moment për të blerë edhe disa shishe me ujë, disa paqeta duhan dhe embëlsira.

Dola jashtë dhe iu afrova grupit të njerëzve, një plak i moshuar mu afrua dhe më
kërkojë punë –“... mos ke me më dhanë punë o bir ?” , ndalova me turp, ula
kokën dhe u mundova t’i themë dicka, nuk kisha fuqi, urdhëro i thashë Axhë,
merri këto, i jep edhe shokëve, i ke disa shishe ujë e pak ëmbëlsira e duhan,
merrni se për ju i bleva. “O të faleminderit o bir më tha”. Ika se ishte shumë e
rëndë për ta përballu tmerrin e asaj pamjeje, m’u duk sikur pashë një vend me
plot të masakruar të luftës, po pikërisht të masakruar nga shpirti, të masakruar
nga të mirat e shoqërisë e të përdhunuar nga mizerja e varfërisë së thellë që ka
kapluar vendlindjen time.

Iu afrova veturës sime dhe dëgjojë një djalë i ri nga mbrapa duke më thënë, “o
kurbetcar të rujtë zoti e rruga e mbarë nga je tu shku ...”. Nuk dita ta fshehë
lotin me tu futur në veturë, m’u duk se më kishte kapur kapitulli i fundit i jetës,
nuk dinja se cka jam e cka po bëj. Vazhdova rrugën dhe më poshtë marrë kahjen
kah ana perëndimore e Prishtinës dhe gjithkund shoh ndërtime të reja, zgjerime
ndërtesash e rrugësh të vjetra, njerëz të hollë e punëtorë, fëmijë shumë, nxënës
me uniforma, vetura të mira e të shtrenjta, shtëpi të rrënuara dhe më poshtë edhe
një grup prej pesëdhjetë personash që kërkonin punë krahu.

3|Page
Dhimbja ishte e shumtë, nuk doja të nëmja askënd, por fillova të mendojë se me
të vërtetë shumëcka është arrit në vendlidnjen time, por edhe më shumëcka nuk
është arritur akoma, shpirti i qytetarit akoma nuk është i rehatshëm sepse ne
jemi bërë pjesë e një kolonizimi ideologjik tjetër – ky quhet imperializmi
materialistik, ku interesi personal është religjion i ri dhe se ndjenja e përkatësisë
në një komunitet ose grup familjeje më nuk është e rëndësishme.Kur gjithkush
kërkon punë jo nga qejfi për punën por nga varfëria dhe cënimi i ekzistencës së
tyre – atëherë këtu shumëcka nuk është në rregull.

Unë e di se ku është problemi por mbetet që së pari ideja për të bërë dicka të
jetë unikate edhe më aspiratat e të tjerëve në mënyrë që të arrijmë të bëjmë
dicka.Por ama mbetet shumëcka për tu përfshirë në rrjetin e të akuzuarve për një
gjendje të tillë, politikanët e sotëm e kanë kaluar boshtin e përgjegjësive sepse

4|Page
ata po dijnë shumë mirë ta përshtatin gënjeshtrën e tyre duke e bërë pjesë të
konsoliduar të së vërtetës që tjetër qysh qëndron.

******

5|Page

You might also like