You are on page 1of 57

Republika e Shqipërisë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” , Durrës


Fakulteti i Studimeve Profesionale
Departamenti i Mjekësisë
Master Profesional “Infermieri Kirurgjikale”

PUNË DIPLOME

TEMA: “Kujdesi Infermieror në


plagët kirurgjikale post-operatore”

Punoi: Ermerilda Llapushi Udhëheqës: Violeta Zanaj

Durrës, 2014
PËRMBAJTJE
HYRJE ............................................................................................................................................ 2
Përmbledhje e literaturës................................................................................................................. 4
Anatomia lëkurës ............................................................................................................................ 4
Shtresat e lëkurës ............................................................................................................................ 5
Plagët operatore .............................................................................................................................. 9
Historiku i zhvillimit të kirurgjisë................................................................................................... 9
Fizpatologjia e plagës. .................................................................................................................. 11
Fiziologjia e shërimit të plagës ..................................................................................................... 12
Llojet e shërimit të plagës ............................................................................................................. 12
Komplikacionet në plagët post-operatore ..................................................................................... 15
Qëllimet e trajtimit ........................................................................................................................ 16
Kujdesi infermieror dhe principet ................................................................................................. 19
Ndërrimi i fashaturës, procedura infermierore.............................................................................. 20
Kujdesi për incizionin ................................................................................................................... 22
Suturat ........................................................................................................................................... 23
Kujdesi infermieror, protokolli i veprimit për ndërrimin e fashaturave të plagës dhe ndërrimin
e mjekimit të mëparshëm. ............................................................................................................. 26
Drenat kirurgjikale ........................................................................................................................ 33
Plagët me dren............................................................................................................................... 35
Edukimi i pacientëve për kujdesin e plagës në shtëpi................................................................... 36
Aspekti psikologjik në pacientin kirurgjikal ................................................................................. 38
Prezantimi i studimit ..................................................................................................................... 45
Qëllimi i studimit .......................................................................................................................... 45
Objektivi i përgjithshëm ............................................................................................................... 45
Objektivat specifik ........................................................................................................................ 46
Metodologjia e studimit ................................................................................................................ 46
Mbledhja e të dhënave .................................................................................................................. 47
Përshkrimi i instrumentit............................................................................................................... 47
Rezultatet e studimit ..................................................................................................................... 47
Diskutimi i rezultateve .................................................................................................................. 49
Konkluzionet ................................................................................................................................. 51
ANEKS 1 ...................................................................................................................................... 53
Bibliografia ................................................................................................................................... 55

1
HYRJE
Studimi që kam vendosur të paraqes lidhet me vëzhgimin dhe vlerësimin e kujdesit
infermieror në plagët post-operatore gjithashtu ndikimi që ka prania e plagës tek pacientët në
aspektin e tyre psikologjik. Ideja e kryerjes së këtij studimi lindi gjatë periudhës së kryerjes
së praktikës time infermierore në Spitalin Rajonal Durrës në repartin e kirurgjisë. Vlerësimi i
kujdesit infermieror do të kryhet në bazë të vëzhgimit të mënyrës së kujdesit të plagëve nga
infermierët e repartit, gjithashtu i kam kushtuar dhe një rëndësi aspektit psikologjik të
pacientit dhe ndikimit që ka prania e plagës tek ata. Plagët, paraqesin një sfidë për të dy
subjektet infermierin dhe pacientin si në aspektin e menaxhimit operator, kujdesin afatgjatë
për disa raste, rezultatet kozmetike, efektet mbi jeten, imazhin dhe shëndetin e përgjithshëm.
Shërimi i plotë shpesh kërkon përdorimin e teknikave të përparuara të kujdesit të plagës.
Shpesh herë menaxhimi i tejzgjatur i plagës ndikon shumë tek pacienti, mbi cilësinë e jetës së
tij , mbi aspektin psikologjik për shkak të rezultateve të papranueshme kozmetike. Këto plagë
kanë rëndësi si çdo plagë tjetër e shkaktuar në trupin e njeriut, pasi një kujdes jo adekuat për
to mund të çojë në komplikacione të mëtejshme të plagës, të cilat do të rrisin kohëzgjatjen e
qëndrimit të pacientit në spital, do të ndikoj në psikologjinë e pacientit si dhe do të ndikojnë
në anën ekonomike të tij. Për këtë është e rëndësishme që të ketë një kujdes të duhur dhe të
sakte të këtyre plagëve në mënyrë që të evitohen problemet e sipërpërmendura. Kujdesi
infermieror i saktë dhe i përshtatshëm, mënyra e komunikimit me pacientin janë veprimet
thelbësore për të patur një mbarëvajtje të bashkëpunimit dhe lidhjes infermier- pacient. Plagët
operatore janë plagë të cilat mund të shfaqin komplikacione të shumta në qoftë se nuk marrin
kujdesin e duhur nga ana e personelit shëndetësor. Dekadat e fundit, shumë ndryshime kanë
ndodhur në artin e shkencës se si plagët janë menaxhuar. Ka pasur përparim të madh në
teknologjin e plagëve, kërkimin dhe zhvillimin e politikave të shëndosha dhe standardet e
kujdesit bazuar në hulumtimet dhe prova klinike për të arritur rezultatet pozitive në shërimin
e plagës. Menaxhimi efektiv i plagës është ndërtuar mbi faktin sesi personeli shëndetësor
kupton proçeset e shërimit të plagës dhe është në gjendje të përfshijnë njohuritë dhe teorinë
në praktikë. Personeli shëndetësor duhet gjithashtu të ketë aftësinë për të identifikuar dhe
interpretuar shërimin e dështuar të plages. Menaxhimi i suksesshëm i plagës në masë të
madhe varet nga bashkëpunimi dhe integrimi multidisiplinar i ekipit të kujdesit shëndetësor.
Duke pasur veprime të koordinuara mund të arrihen rezultate pozitive. Përveç kujdesit në
spital infermieri duhet të edukoj pacientin për kujdesin që duhet të tregoj për plagën e tij në
shtëpi.

2
Plagët operatore janë plagë në lëkurë ose inde më të thella të kryera gjatë një procedure
kirurgjikale nga një mjet kirurgjikal si për shembull bisturia.

Fjalët kyce : kujdesi infermieror, plagët post-operatore, aspekti psikologjik.

3
PËRMBLEDHJE E LITERATURËS

ANATOMIA E LËKURËS SË NJËRIUT

Lëkura është pjesa e parë e cila dëmtohet dhe më pas shtresat e tjera që vijnë poshtë
saj. Për të krijuar një kujdes të mirë për plagët operatore duhet që të dimë mire llojin
e plagës dhe gjithashtu shtresat e prekura nga incizioni. Anatomia e lëkurës është
shumë e rëndësishme.
Lëkura është organi më i madh dhe më i rëndësishmi në trupin e njëriut. Në duar dhe
thembra është më e fortë dhe më e trashë, në buzë dhe nënkrah është më e butë dhe
më e hollë. Përbën deri tek 15 -20% të peshës së përgjithshme të trupit . Ajo merr
përafërsisht një të tretën e furnizimit me gjak të trupit në një normë prej 300MLS /
minutë. Lëkura normale është e përbërë nga dy shtresa: epiderma dhe derma. Poshtë
dermes qëndrojnë indet e nënlëkurës (ose hypodermis), një shtresë me lidhje të
lirshme të indeve. Ajo përbëhet nga disa shtresa të padukshme e të veshura me
dhjamë, gjë që e bën të shëndritshme.

Lëkura përfshin 1 / 6 e peshës trupore. Sipas madhësisë së trupit peshon deri 10 kg.
Përmban 3 -Shtresa: Epiderma (Epidermis), Dermis (Korium), Nënlëkurë (Subkutis).

Lëkura përtërihet vetë vazhdimisht. Cdo ditë qelizat në epidermë (lëkura e jashtme)
vdesin ndërkohë krijohen qëlizat e tjerat të reja. Lëkura e shëndetshme, është e qetë,
elastike dhe e ngrohtë. Ngjyra e lëkurës, shkaktohet nga ngjyra (pigmentet) në qelizat
e lëkurës. Disa sëmundje mund të ndikojnë në ngjyrën e lëkurës: (për shembull:
sëmundje të heparit , të veshkave).

4
Lëkura e njerëzve të moshuar është më e hollë dhe më e ndjeshme. Ajo në përgjithësi
është më e thatë dhe mund të jetë me luspa (lëvore), për këtë mund të lëndohet shpejt
gjithashtu mund të jetë me njolla dhe lythat ngjyrë kafe.

SHTRESAT E LËKURËS
A. EPIDERMA -LËKURA E JASHTME

Epidermisë (rrjedh nga greqishtja: epi – e sipërme: derma –lëkurë) është


shtresa e jashtme e lëkurës.

Është e hollë, avaskulare, e shtresëzuar, shtresa më e jashtme e lëkurës. Shkon në


trashësi nga 0,04 mm (qepallat) - 1,6 mm (thembra të këmbëve dhe duarve). Përbëhet
nga pesë shtresa të qelizave epiteliale (qelizat squamous) secila gradualisht e
diferencuar nga shtresa tjetër ku shtresa e fundit përbëhet nga qelizat e vdekura, të
forta, të maturuara, të cilat janë sheshuar përfundimisht si një rezultat i fërkimit të
jashtëm. Procesi i diferencimit ose rigjenerimi i shtresës epidermike është i stimuluar
nga faktorë të rritjes. Kjo merr rreth 3-4 javë. Qelizat primare në këtë shtresë janë
Keratinocytes (qelizat qe prodhojnë proteina) dhe melanocytes (qelizat që prodhojnë
ngjyrën). Funksionet kryesore të kësaj shtrese janë

1) Mbrojtja dhe 2) Rregullimi

1.1.a. Stratum corneum -Shtresa ndryshuese

• Është e hollë si letër dhe përbëhet nga qelizat e gjalla dhe të (keratinizuara)
të vdekura
• Përtërihet çdo 4 javë, por ka dallime të rëndësishme në pjesë të ndryshme të
trupit ( lëkura e kokës apo lëkura e fytyrës – rreth cdo 14 ditë).

5
1.1.b. Stratum granulosum = Shtresa qelizore e kokrrëzuar

• Përbëhet prej qelizave të vdekura


• Shtresa mbrojtëse e jashtme e lëkurës
• Vlera pH 4, 2 – 5 , 5 ( Pengesë për bakteriet dhe viruset)

1.1.c. Stratum spinosum

• Përbëhet nga qeliza të gjalla, në të bëhet ndërtimi i qelizave spinoze

1.1.d. Stratum basal –Shtresa e Qelizave bazore (përforcuese)

• Përbëhet nga qelizat e gjalla. Qelizat i japin epidermës përforcimin e duhur


• Ndikon në formimin e substancës së keratinës

B. Shtresa ndarëse mes Epidermes dhe Corium ( Dermis)

Ndan epidermën nga derma. Nganjëherë quhet kryqëzim-epidermik i lëkurës.


Përbëhet nga proteinat, fibronektinë (ndihmon në mbajtjen e ujit dhe aderimin e
elementeve të shërimit) dhe jo formimin e kolagjenit fibrinotik (shton trashësin e
lëkurës). Lidh shtojcat epidermike si p.sh. gjëndrat e djersës & folikulat e flokëve

• Baza e epidermës
• Përmban Melanocyte
• Shtrihet direkt në membranën bazore (përforcuese)

C. CORIUM - DERMIS

Derma është e furnizuar nga enë të shumta të gjakut, dhe formon nyjet mbrojtëse të
lëkurës. Ajo përmban shumë ujë dhe fibra, për të marrë elasticitet për kujdesin e
lëkurës. Në Corium ndodhen pjesët më të rëndësishme të lëkurës si enët e gjakut dhe
nervat, fundi i të cilave arrin deri në Epiderm. Është shtresa në mes të epidermës dhe

6
indit subkutan. Ka trashësi prej 1 mm - 4 mm.Përmban enë gjaku, fibra nervore,
limfocite, gjendra dhjamore e të djersës dhe folikulat e flokëve. Proteinat janë të
pranishme

kryesoret janë ato


të kolagjenit (i cili
siguron fuqinë) dhe
elastinës( e cila
është përgjegjëse
për aftësinë e
lëkurës për të
mbajtur formë).
Përmban qelizat
përgjegjëse
kryesisht për shërimin e plagës : fibroblastet (sekretojnë kolagjen), qelizat që fillojnë
përgjigjen inflamatore dhe limfocitet (mbrojnë nga pushtimi mikrobial). Funksionet
primare të kësaj shtrese janë forca, të ushqyerit dhe mbështetja strukturore.

1.3.aStratum papillare –Shtresa papillare


•Përbëhet nga qelizat papilare dhe fibra elastike
• Përbëhet nga qelizat e indit lidhor

1.3.b.Stratum reticulare –Shtresa retikulese

• Përmban nervat më të mëdha dhe enët e gjakut, gjëndrat e djersës dhe flokë.

7
D. Hipoderma

Mbështet epidermën dhe dermën me trupin themelor te indeve. Mosha , trashëgimia


dhe ushqyerja ndikojnë në trashësinë e kësaj shtrese. Përbëhet nga ind lidhës dhe indi
dhjamor. Depoziton përafërsisht 50% të furnizimit yndyror të trupit. Funksionet
kryesore të kësaj shtrese janë mbrojtja, izolimi, energjia dhe forma trupore.

1.2. Funksionet e lëkurës

- Mbrojtja

-Termorregullimi

- Eliminimi i produkteve të mbeturinave (sekretim)

- Sinteza e vitaminës D

- Ndjesia

- Komunikimi

1.3. ph i lëkurës

PH normal i lëkurës është 5.5. pH është një simbol kimike për matjen e joneve të
hidrogjenit në zgjidhjen apo matja e njësive acid-alkaline në një substancë të dhënë.
Të gjitha kimikatet e natyrës dhe të njeriut janë acide, alkaline ose neutrale. Një pH i
lëkurës 5,5 do të thotë se lëkura është acid. Në qoftë se lëkura vjen në kontakt me
diçka që ka një pH jashtë vargut të saj normale, potenciali për nje dëmtim ndaj
lëkurës është i pranishëm.

8
Plagët operatore
Plagët operatore janë plagë në lëkurë ose inde më të thella të kryera gjatë një procedure
kirurgjikale nga një mjet kirurgjikal si për shembull: bisturia.

Plagë quhet ndërprerja që pësojnë indet nën veprimin e agjentëve traumatik kryesisht
mekanik dhe që shoqërohen me prishje të tërësisë së lekurës ose mukozave.

Ato janë të ndryshme si në madhësi apo thellësi dhe kjo varet nga interventi i kryer . Sipas
formave klinike plagët ndahen në : - plagë të pastra ( plagë kirurgjikale) ; -plagë të
kontaminuara ( të gjitha plagët e shkaktuara gjatë traumave të përgjithshme brenda 8 orëshit
të parë); -plagë të infektuara ( të gjitha ato që kanë kaluar 8 orë nga trauma).

Historiku i zhvillimit të kirurgjisë


Kirurgjia është specialiteti më i vjetër i mjekësisë. Fjala kirurgji e ka prejardhjen nga fjala
greke dorë ( heir) dhe punë (ergon). Libri i parë i kirurgjisë është shkruar në Egjypt 1600 vjet
p.e.s.

Gjatë shekullit të XIX njerëzit e ndalonin hemorragjinë duke shtypur plagën apo duke
vendosur fashatura shtrënguese. Gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur vrima të

9
trepanacioneve në kockat e kokës apo ekstremitete të amputuara. Egjipti, India, Kina, Greqia
etj, janë vendet me mjekësi më të lashtë. Në këto vende 6000 vjet me parë kryheshin
operacione si amputacione, nxjerrje të gurëve nga vezika urinare,etj. Për mjekimin e plagëve
përdoreshin mjalti dhe vaji. Zhvillim të dukshëm ka patur kirurgjia në Greqi para erës sonë.
Këto të dhëna i marrim nga veprat e Hypokratit (460-370 p.e.s.), ku përshkruhej niveli i lartë
i mjekësise në atë kohë si dhe jepen baza shkencore të saj. Qysh atëhere ai ka shkruar mbi
rigjenerimin “ per primam intentionem” të plagëve pa qelbëzim si dhe për rigjenerimin “ per
secondam intentionem” të atyre duke krijuar eksudat purulent. Një rëndësi të madhe në
zhvillimin e mjekësisë patën edhe veprat e Galenit, i cili futi në mjekësi metodën e
ekzaminimit eksperimental. Ai propozoi përdorimin e mëndafshit si material për suturën,
kurse për ndalimin e hemorragjisë përdredhjen e vazës. Zhvillimi i kapitalizmit shtroi kërkesa
të tjera para shkencës. Shkencëtari i dalluar francez L.Paster (1822-1895), tregoi se shkaku i
fermentimit dhe purifikimit janë mikroorganizmat që bien nga ajëri ose mjedisi. Kirurgu
anglez Lister (1827-1912) erdhi në përfundim se si shkak i qelbëzimit të plagëve janë
mikroorganizmat që bien aty nga ajëri. Përdorimi i lëndëve antiseptike në praktikën
kirurgjikale, solli si rezultat një ulje të ndjeshme të ndërlikimeve purulente të plagëve si dhe
përmirësimin e dukshëm të rezultatit të operacionëve. Ishtë kirurgu Bergman që përpunoi me
hollësi metodën e asepsisë, që bëri revolucion në zhvillimin e kirurgjisë dhe që përdoret me
sukses deri në ditët tona. Populli shqiptar ka një histori të lashtë. Atij për të ruajtur
ekzistencën e vet, i është dashur të luftojë dhe për pasojë të mjekojë plagët e këtyre luftërave.
Mjekët empirikë shqiptarë, në sajë të mjeshtërisë së lashtë që ata zotëronin, ishin bërë të
njohur si brenda dhe jashtë vendit. Arti kirurgjikal mësohej nga ustai tek çiraku ose
trashëgohej brez pas brezi nga babai tek i biri. Këta xherahë kryenin ndërhyrjet kirurgjikale
në mjedise publike dhe me vegla që i krijonin vetë si brisqe, grepa, leva metalike, instrumenta
për trepanacionë. Ata si anestetik përdornin rakinë ndërsa plagët i pastronin me ujë ose raki.
Operacionet e para të kryera nga mjekët e diplomuar janë kryer në spitalin e Shkodrës në
vitin 1889. Nga kirurgët e parë njihet mjeku Fejzulla Libohova, Bastri Qadhimi e Fahri
Reshidi. Në vitin1920 Dr. Osman Jonuzi hapi për të parën herë një repart të vogël kirurgjikal
në spitalin e Tiranës. Pas Luftës së Dytë botërore, si të gjitha shkencat edhe mjekësia e
kirurgjia si degë e saj morën një zhvillim të shpejtë. Kirurgjia në këtë periudhë përfaqësohet
nga kirurgu i talentuar Frederik Shiroka e më pas shume të tjerë. Shpejtë u krijua spitali
kirurgjikal i Tiranës me shumë specialitete të kirurgjisë.

10
Fizpatologjia e plagës.

Plagët kirurgjikale janë kategorizuar si plagë akute me shërim pa ndërlikime në një


hark kohor të pritur. Megjithatë, si të gjitha plagët, shërimi është i ndikuar nga
faktorët e brëndshëm dhe të jashtëm që mund të rezultojë në komplikime. Të gjitha
plagët ndjekin një rend të veçantë qelizore dhe biokimik të shërimit. Menjëherë pas
krijimit të plagës qelizat degranulojnë dhe lirojnë ndërmjetësuesit inflamator, të cilat
lejojnë enët e gjakut të zgjerohen lokalisht. Neutrofilet hyjnë në zonën e plagosur për
tretjen e baktereve, të ndjekur nga makrofagët, të cilat përmbysin shtratin e plagës
dhe lirojnë faktorët e rritjes dhe prostaglandinat që të ndikojnë procesin e shërimit.
Kjo fazë inflamatore është shpesh karakterizuar nga skuqje dhe enjtje rreth plagës e
shoqëruar nga i nxehti dhe dhimbja. Në plagët e pastra kirurgjikale, kjo fazë mund të
zgjasë për 3-7 ditë. Në fazen rindërtuese, ose proliferative, fillon të zërë vend rritja e
enëve të reja dhe indeve. Fibroblastet lëvizin përreth shtratit të plagës dhe ndodh
sinteza e kolagjenit krahas rritjes vazale për të mbushur plagën me inde granulare.
Gjatë kohës kur defekti mbushet , plaga kontraktohet dhe formacione epiteliale
formohen në skajet e saj. Kjo fazë përfundon kur plaga është plotësisht e mbyllur. Në
fazën përfundimtare të shërimit – maturimit të plagës- plaga rimerr fuqinë e saj
elastike dhe si fibrat e kolagjenit riorganizohen, sipërfaqja humbet disa nga
pigmentet e saj të kuq dhe shtrihet në sipërfaqe të lëkurës. Kjo fazë mund të zgjase 18
muaj për tu përfunduar.

Plagët kanë një shërim të ndryshëm nga njëra tjetra. Shërimi i tyre varet nga shumë faktorë

të lidhur me njëri tjetrin të cilët mund të ndikojnë në shërimin e ngadaltë të plagëve. Shërimi

i plagëve mund të jetë në disa faza.

11
Fiziologjia e shërimit të plagës

Fazat e shërimit normal të plagës .

1.Hemostaza

2. Faza inflamatore

3. Faza proliferative (i përbërë nga ashpërsimi dhe epithelializimi)

4. Faza e Maturimit (i quajtur edhe rikonstruksioni ose faza e rimodelimit)

Llojet e shërimit të plagës

Llojet e shërimit : Përshkrimi

a. Primar : të tilla si në një incizion kirurgjikal buzët e plagës janë të tërhequra


së bashku dhe të përafruar me suturën, kapset ose ngjitësi adeziv dhe shërimi
konsiston kryesisht nga depozitimi i indit lidhor. Migrimi epitelial është me
kohëzgjatje të shkurtër dhe mund të përfundojë brenda 72 orëve. Brenda 24-
48 orësh, qelizat epiteliale migrojnë nga skajet e plagës në një lëvizje lineare
përgjatë margjinave të prerë të dermis.

12
b. Sekondar : shërimi këtu ndodh nga veprime dytësore , skajet e plagëve nuk
janë të afruara dhe shërimi ndodh me formimin e indeve granulare dhe
tkurrjen e skajeve të plagës.
c. Terciar : plaga mbahet hapur për disa ditë dhe skajet sipërfaqësore të plagës
afrohen pak më vonë dhe shërimi i plagës vjen nga formimi i indit granular.

Proçesi i rigjenerimit të plagës është një proçes kompleks i cili kalon në disa faza. Ky
proçes duhet të dihet në mënyrë që të vërehet siç duhet në trajtimin e plages operatore
për të patur një shërim më të saktë dhe një mjekim më të sakte. Fazat janë tre :

Faza inflamatore (0/3-4 ditë).

Duket menjëhere pasi është kryer lezioni dhe ka si qëllim zëvendësimin e pjesëve të
humbura gjatë lezionit. Në ketë fazë fillojnë disa modifikime në indet dhe enët e
prekura, izolohet plaga nga ambienti i jashtëm për të evituar infeksionet e mundshme,
fillon sistemi i koagulimit dhe kontrollimi i proçesit të shërimit të plagës. Në këtë
fazë fillojnë shenjat e reaksionit inflamator si dhimbja, skuqja, temperaturë, enjtja.
Vazhdon procesi i formimit të trombinës dhe fibrinogjeni transformohet në fibrin. 24
h më vonë fillon proçesi i fagocitozës dhe i neogjenezes.

13
Faza proliferative (3-21 ditë)

Fillon aktivizimi i fibroblasteve dhe formimi i indeve të granulacionit të lidhur me


kapilarët , kolagjenin dhe keratinocitet. Këto elemente bashkëveprojnë për të lejuar
rritjen e indeve të formuara nga brenda lezionit nga fundi drejt fillimit nga skajet drejt
qëndrës. Bëhet rregullimi i proliferimit qelizor dhe sinteza e proteinave nga
makrofagët.

14
Faza e maturimit ose riparimit (21 ditë / 1-2 vjetë)

Në këtë fazë fibroblastet intensifikojnë sintezën e kolagjenit dhe rrisin migracionin e


keratinociteve deri në riepitalizimin e plotë të plagës. Në mënyrë të suksesshme
bëhet rimodelimi i cikatrices nga kolagjeneza. Kjo ka për detyrë të ul akumulimin e
kolagjenit për të mënjanuar formimin e cikatriceve eksuberante dhe aderencat.

Komplikacionet në plagët post-operatore

Plagët post-operatore kanë një rëndësi të madhe pasi gabimet në kujdesin e tyre
ndikojnë shumë tek të dy subjektet si infermierin dhe pacientin. Plagët post-operatore
mund të shfaqin dhe komplikacione të ndryshme të cilat mund të jenë:

a-Hematoma të plagës

b-Mbledhja e gjakut nën lëkurë pranë plagës

c-Reaksioni alergjik

d-Infeksioni i plagës

e-Hapja e parregullt ose ndarja e plagës

Vlerësimi i komplikimeve post-operatore të plagës përfshin ekzaminimin e plagës.

Paraqitjet fizike në pacient me komplikime post operative të plagës përfshijnë:

-Tendosje të lëkurës rreth plagës - Enjtje përreth plagës -Skuqje të lëkurës përreth
plagë

-Hapja e parregullt ose ndarja e buzëve të plagës

Testet që mund të përdoren për të vlerësuar ndërlikimet post-operative të plagës


përfshijnë:

-Kulturën e plagës

15
2.4.a. Shkaqet e komplikimeve kirurgjikale post-operatore të zakonshme të
plagës përfshijnë:

a-Infeksioni i plagës, kjo pasi bakteret janë normalisht të pranishme në sipërfaqën e


lëkurës. Zakonisht, bakteret janë të padëmshme sepse sipërfaqja e lëkurës vepron si
një barrierë mbrojtëse. Kur kjo pengesë është prishur nga një prerje e lëkurës,
bakteret mund të hyjnë në lëkurë nën sipërfaqe dhe të fillojnë të rriten.

b-Defanca e plagës kur lëkura është e hollë, plaga është e dëmtuar, qepjet dështojnë
ose prishen.

c-Reaksionet alergjike: kjo e ardhur nga pomadat antibiotike (p.sh. vaj Neosporin)
nga ngjitësit e fashës.

2.4.b. Metodat e mbylljes së plagës kirurgjikale

Plagët kirurgjikale mbyllen duke përdorur një nga katër metodat e mbylljes me:

1. Materialet qepëse

2. Prodhime të lëkurës apo klipe

3. Mbylljet adezive të lëkurës

4. Mbyllja me shirita ngjitës të lëkurës

Qëllimet e trajtimit

Ndërsa shumica e plagëve kirurgjikale i nënshtrohen mbylljes primare, disa lihen për
tu shëruar me shërim dytësor. Cilado metodë e shërimit është zgjedhur, synimet e
trajtimit janë: të shqetësohet plaga sa më pak të jetë e mundur për të lejuar shërimin
dhe për të parandaluar pushtimin bakterial. Faktorë të tillë: si rehati i pacientit, duke
ruajtur funksionin dhe duke u dhënë informata të përshtatshme janë gjithashtu një
prioritet. Zonat e incizionëve kirurgjikale që shërohen me sherim primar duhet të jenë
të pastra. Skajet e lëkurës janë ri-vendosur, duke lejuar një mpiksje të formuar në

16
faqen e incizionit duke siguruar një barrierë kundër pushtimit bakterial. Skajet e
plagës bashkohen 48 orë pas operacionit, por nuk kanë forcë elastike dhe kërkojnë
mbështetjen e vazhdueshme nga qepjet, klipet deri në prodhimin e plotë të
epitalializimit. Shërimi i plagëve nga synimi sekondarë kërkon fashatura të cilat janë
të përshtatshme për madhësinë , thellësinë, pozita dhe nivelin e eksudatit. Plaga vetë
duhet të jetë e pastër pas operacionit edhe pse kjo varet nga natyra e ndërhyrjes
kirurgjikale.

Çfarë duhet të pritet në plagen post-operatore pas nderhyrjes?

Për ditën e parë apo të dytë, nuk duhet të lëvizet shumë zona e prekur në mënyrë që të
shmangen shkaktimet e gjakderdhjes. Presioni i fashës duhet të ndihmojë për të
parandaluar gjakderdhjen por një sasi e vogël e gjakut në fashë është normale. Nëse
gjakderdhja duket këmbëngulëse, duhet të ushtrohet presion në mënyrë të vendosur
dhe në mënyrë të qëndrueshme mbi fasho për 10 deri në 15 minuta. Kjo zakonisht do
të ndaloj gjakderdhjen.

Përveç kësaj, mund të ketë enjtje të pranishme rreth plagës. Për të minimizuar këtë,
ditë pas operacionit ju mund të aplikoni një pako akulli mbi fasho çdo 2-3 orë për 10
deri në 15 minuta. Plaga mund të ndjehet e mpirë deri në disa javë, por kjo pothuajse
gjithmonë zgjidhet me kalimin e kohës.

Pas operacionit, linja e qepjes dhe buzët e plagës do të duken në ngjyrë rozë në të
kuqe, por zona do të ndriçohet çdo ditë. Pasi qepjet janë hequr, linja e incizionit do të
vazhdojë të zbehet me kalimin e javëve në muaj. Në raste të rralla, mund të shërohet
një plagë me një cikatrice të hollë. Kjo zakonisht ndodh në pacientët me një histori
paraprake të shërimit të dobët, por është gjithashtu e varur dhe nga zona e incizionit.
Nëse shfaqen të dridhura, temperaturë , skuqje e rritur ose plaga ka përmbajtje pusi
duhet të kontaktohet me mjekun.

Dhimbjet post-operatore zakonisht janë minimale. Mjeku juaj mund të përshkruaj një
mjekim të fortë për dhimbjet nëse do të jetë e nevojshme. Nuk duhet të përdoren
produktet që përmbajnë aspirinë ose ibuprofen sepse këto mund të rrisin
gjakderdhjen. Një paketë akulli mund ta minimizoj dhimbjen.

17
Fashimi i plagës kirurgjikale është një procedurë e menjëhershme e kryer pas
ndërhyrjes.

Funksioni primar i një fashature është që të promovojë shërimin, duke siguruar një
mjedis lagështie dhe mbrojtjen e plagës nga agjentët potencialisht të dëmshëm ose
dëmtime të tjera. Në plagët kirurgjikale të mbyllura funksioni kryesor i fashimit
është për të thithur gjak ose lëngun haemoserous në fazen e menjëhershme post-
operatore. Ka lloje të ndryshme fashature në dispozicion për plagët kirurgjikale, dhe
zgjedhja shpesh bazohet në koston dhe preferencën personale. Fashaturat më të
përdorura janë të thjeshta, por duhet të bëhet kujdes pasi disa ngjitëse mund të
shkaktojë reagime në pacientët me lëkurë të ndjeshme. Ashpër mund reagoje nëse
fashimi zbatohet nën tension ose mbi një zonë të përbashkët, ku lëvizja do të
shkaktojë fërkime mes lëkurës dhe materialit. Zgjedhja e veshjes duhet të jetë i bazuar
në nevojat e pacientit. Nëse, për shembull, pacienti trajtohet si një rast një ditor një
fashim kundra ujit mund të jetë më i përshtatshëm në qoftë se ajo është e nevojshme
për më shumë se 24 orë. Sa shpesh apo për sa kohë, një plagë kirurgjikale duhet të
jetë e fashuar është gjithashtu një çështje preference personale. Disa njësi e lënë
plagën të ekspozuar nga momenti i mbylljes, të tjerë e zbulojnë atë pas 24 orësh dhe
të tjerë e mbajnë atë të fashuar deri në shërim të plotë dhe kur ka ndodhur heqja e
qepjeve / klipeve .

Nuk ka asnjë provë për të mbështetur një regjim të veçantë për faqet e incizionit. Kur
fashaturat janë aplikuar në zonë është e rekomandueshme që ato të mos ngacmohen
pëveçse nëse ato bëhen me njolla nga shkarkimet e mundshme, nëse shenjat klinike të
infeksionit janë të pranishëm ose pacienti tregon shenja të infeksionit sistemik.
Chrintz Et Ai sugjeroi se nuk është e nevojshme që të fashohet një plagë e mbyllur

18
kirurgjikale për të gjithë 48 orët. Disa pacientë, megjithatë, mund të preferojnë të
kenë plagën e tyre të fashuar. Plagët e hapura kirurgjikale me shërim sekondar duhet
të jenë fashuar në mënyrë të përshtatshme, në përputhje me thellësine, madhësine dhe
pozitën. Për fat të keq shumë kirurgë zgjedhin një fashaturë me bazë garzash për
zonën që shkaktojnë dhimbje të tepruar në heqjen e tyre dhe mund të bëhen dhe pjesë
e indeve të shërimit. Një studim duke përdorur një fashaturë hydrofibre kundrejt asaj
me garze tradicionale në kirurgjinë e jashtme tregoi një reduktim të kohëzgjatjes së
qëndrimit, ulje të dhimbjes, rriti besimin e pacientit dhe rriti normat shëruese, si dhe
ishte e lehtë për tu aplikuar dhe hequr.

Kujdesi infermieror dhe principet

Pas operacionit, do të duhet kujdes për incizionin kirurgjikal që të shërohet. Duhet të


veprohet në mënyrë të tillë që të mënjanohen dhimbjet, infeksionet, diskomforti. Në
ketë kujdes infermieror infermieri duhet të dijë mirë llojin e plagës për të vepruar siç
duhet në mjekimin e përdorur .

Fashimi mund të jetë i thatë (primar). Mund të zgjidhet për menaxhimin e një plage
me pak exudat. Mbron plagën nga lëndimi, parandalon futjen e baktereve, zvogëlon
ndjenjën e diskomfortit, dhe përshpejton shërimin. Shumica e përdorur është
zakonisht për abrazionet dhe plagët operatore pa dren.

Fashimi i lagur drejt të thatit ( përdoret në ato me shërim të mesëm dhe terciar).
Qëllimi kryesor është haqja e papastërtive nga plaga. Kontakti i shtresës së lagur të
fashaturës rrit aftësinë absorbuese të saj për të mbledhur exudatin dhe mbeturinat e
plagës. Duke u tharë fashatura ajo aderon në plagë dhe e pastron atë kur hiqet.

19
Ndërrimi i fashaturës procedura infermierore

Para se të fillojmë, sigurohemi që kemi garza, një kuti e doreza mjekësore, ngjitës
kirurgjikal një qese plastike dhe gërshërë. Më pas :

a. Përgatiten materialet duke hapur paketat e garzave dhe prerja e shiritave të


ngjitësit.

b. Vendosen dorezat mjekësore.


c. Lirohet ngjitësi rreth fashaturës së mëparshme
d. Hiqet fashatura e vjetër
e. Hiqen dorashkat. Në këtë pikë pastrojme incizionin
f. Lajmë duart dhe veshim një palë doreza mjekësore.

20
g. Vëzhgohet incizioni për shenja të infeksionit.
h. Mbajmë një bllok të pastër, steril garze në cepin e plagës dhe e vendosim mbi
incizion.
i. Ngjitim të katër cepat e garzes
j. Hidhen të gjitha materialet e përdorura duke përfshirë dhe dorezat në një qese
plastike.
k. Mbyllim qesen plastike dhe e hedhim atë në kosh.
l. Lajme duart tuaja.

Qëllimi i fashimit të plagës është :

a. Absorbimi i ndonjë rrjedhje nga plaga


b. Përmirësim të kushteve për shërim
c. Për të zvogëluar rrezikun e infeksionit
d. Mbrojtja e zonës derisa plaga të jetë shëruar
e. Parandalon kapjen e qepjeve ose klipeve në veshje

Pastrimi i incizionit

Për të pastruar incizionin:

a. Lahet butësisht me sapun dhe ujë për të hequr koren.


b. Nuk duhet kruajtur ose shtypur plaga.
c. Nuk duhet përdorur alkool për fërkim, peroksid hidrogjeni apo jod, i cili mund
të dëmtojë indet dhe të ngadalësojë shërimin e plagës.
d. Thajme incizionin me një peshqirë të pastër, të freskët para se të vendoset
fashatura e re. Jo cdo plagë ka nevojë për fashaturë.

21
Kujdesi për incizionin

Pastrimi i incizionit

Për të pastruar incizionin:

a. Lahet butësisht me sapun dhe ujë për të hequr koren.


b. Nuk duhet kruajtur ose shtypur plaga.
c. Nuk duhet perdorur alkool për fërkim, peroksid hidrogjeni, apo jod, i cili
mund të dëmtojë indet dhe të ngadalësojë shërimin e plagës.
d. Thajmë incizionin me një peshqir të pastër, të freskët para se të vendoset
fashatura e re. Jo cdo plagë ka nevojë për fashaturë.

• Fashatura transparente

Avantazhet

• Aderon në lëkurë të padëmtuar dhe bën përmbajtjen e eksudatit duke minimizuar


kontaminimin e plagës

• Shërben si një pengesë për lëngjet e jashtme dhe bakteret dhe lejon plagën të marrë
frymë

• Lejon vizualizimin e plagës.

Shpëlarja e plagës. Një zgjidhje e shpëlarjes së plagës është duke futur solucionin
direkt në plagë me një shiringë, shiringë dhe katater, ose me dush. Ajo nxit shërimin e
plagës duke hequr mbeturinat nga sipërfaqja e plagës, çon në rënie të numrit të
bakterieve. Parimet bazë të shpëlarjes së plagës janë:

• Pastrimi fillon nga zona e ndotur me pak drejt zonës se ndotur më shumë.

• Kur hidhet solucioni ai duhet të rrjedh nga zona më pak e kontaminuar drejt asaj më
të kontaminuar.

22
Nga plaga mund të ketë rrjedhje të ndryshme të cilat mund të jenë:

• seroze : Lëng i qartë dhe i rrjedhshëm që eshtë ndarë nga elementet e tij të ngurtë

• sanguinoz : Fluid që përmban gjak

• Serosanguinoz : fluid i holle dhe i kuq, i përbërë nga serum dhe gjak

Suturat

Suturat janë materiale të përdorura për të qepur së bashku indet e trupit. Suturat janë
të vendosura brenda shtresave të indeve të plagëve të thella dhe në pozicion
sipërfaqësor si mjet përfundimtar për mbylljen e plagës. Suturat hiqen zakonisht
brenda 7deri në 10 ditë pas operacionit, ose më herët nëse shërimi është adekuate.
Mjeku përcakton dhe urdhëron heqjen e suturave. Në fillim zëvendësohen me shirita
ngites -si fazën e parë, e me pas hiqen në fazën e dytë.

23
Materialet për suturën mund të jenë :

Materiali qepës (fijet)


Klipet
Materiali ngjitës
Shirita ngjitës ( seri-strip)
Vegla qepëse

Materiali qepës ose fijet janë materiali më i përdorur në ditët e sotme në të gjitha
specialitetet e kirurgjisë. Këto fije ndahen në 2 grupe : a. të absorbueshme ( cat-gut,
fije me përmbajtje poliglicoli etj.) b. të pa absorbueshme ( seta , lino, fije teli,nyloni
etj.)

Klipat

Janë bërë nga tela çeliku inox, janë të shpejtë për tu përdorur dhe sigurojnë forcë të
mjaftueshme. Ato janë të njohura për mbylljen e lëkurës në plaget kirurgjikale të
barkut dhe në kirurgjine ortopedike kur shfaqja e prerjes nuk është kritike. Heqja e
tyre kërkon një nxjerrës steril dhe mirëmbajtjen e teknikës aseptike.

24
Kujdesi infermieror

- Informohet pacienti lidhur me procedurat që do të kryhen


- Vendoset pacienti në një pozicion komod dhe adekuat që ekspozon plagën
- Bëhet larja e duarve
- Vishen dorezat sterile
- Përgatiten materialet për heqjen e suturave ose klipave dhe mjekimin e
plagës.
- Proçedohet sipas protokollit të mjekimit.
- Observohet plaga për shenja infeksioni ose shenja të shërimit te saj
- Hiqen dorashkat lahen duart
- Mbahet shënim çdo procedure e kryer.

Në të kaluarën, llojet kryesore të mjekimeve të përdorura janë zëvëndësuar nga


tamponët sot mjekimet e përkufizuara tradicionale, përfshijnë mjekimet prej
mëndafshi sesa garzat. Ata janë zakonisht në formë disketash ose në formë
drejtkëndore prej pambukut të cilat vendosen drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e plagës.
Zgjedhja e një mjekimi të përshtatshëm duhet të marrë në konsideratë një numër
faktorësh të tillë si: lloji i plagës, lokalizimi, madhësia, prania e infeksionit, lloji dhe
sasia e exudatit, objektivat e asistences.

Mjekimi i plagës post-operatore është një metode e përdorur për të mbrojtur dhe për
të ndihmuar plagën në shërimin e duhur të saj. Mjekimet e përdorura mund të jenë të
thjeshta ose komplekse.

Të thjeshtat janë me dy pjesë. Pjesa e parë mbulon incizionin, pjesët rreth lëkurës dhe
gjithashtu është një mjetë për thithjen e sekrecioneve të dala nga plaga. Pjesa e dytë
mbron plagën nga kontaminimi i jashtëm. Ky lloj mjekimi përdoret në plagët e pastra
që kanë sekrecione të pakta, pa humbje të substancave dhe që shërohen me shërimin
primar.

Të përbërat përdoren në plagët kronike, që kanë shërim me procesin dytësore ( p.sh


plagët e dekubituseve, ulcerat varikoze etj.)

25
Odjektivat e mjekimit të plagës janë:

- Parandalimi i infeksioneve të plagës duke ruajtur rregullat e asepsisë gjatë


administrimit të mjekimit
- Favorizimi i një shërimi të mirë të plagëve kronike.

Rekomandime të ndryshme për mjekimin e plagës:

- Mbahet e mbyllur plaga me shërim primar për 24- 48 h e para me garza


sterile
- Lahen duart para dhe pas cdo procedure
- Përdorim i teknikave sterile për ndërrimin e mjekimit
- Instruktimi i pacientit dhe familjarëve për një mirëmbajtje të incizionit dhe në
shtëpi.

Kujdesi infermieror protokolli i veprimit për ndërrimin e fashaturave të


plagës dhe ndërrimin e mjekimit të mëparshëm.

Ndërrimi i një mjekimi të thatë steril.

A. Rëndësia për personin e asistuar:

Mbrojtja e plagës nga traumat dhe kontaminimet e jashtme


Të kenë mundësi për të vlerësuar plagën
Sigurimi nga një ambient i jashtëm për shërimin e plagës

B. Për infermierin:

Ndjekia e procedurës në një ambient me ngarkesë mikrobike të ulët


Sigurimi i privatësisë

C. Vlerësimi

Sigurimi i lokalizimit të dhimbjes


Mjekimi kur është i nevojshëm

26
Sigurohet n.qs ka prani të simptomave gjenerale të infeksionit
Sigurimi i mjekimit të posaçëm për drenimin
Rishikimi i anamnezës mjekësore dhe identifikimi i faktorëve që mund
të ndikojnë në vonimin e shërimit të plagës
Sigurimi i kapacitetit të pacientit për bashkëpunim gjatë procedurës
Vërejtja e alergjive të pacientit për shkak të materialeve të përdorura
për mjekim

D. Përgatitje:

Përgatitja e pacientit duke i shpjeguar procedurën


Zhvillimi i procedurës në dhomën e mjekimit
Sigurimi i privatësisë së pacientit.

E. Materialet e nevojshme:

Dorashka të pastra
Dorashka sterile
Mjekime sterile të paketuara
Sipërfaqje e tavolinës së mjekimit e pastruar
Ngjitës
Set njëpërdorimësh për heqjen e suturave me gërshërë dhe pinca
Solucion detergjent i përshkruar për aplikim
Qeskë për hedhjen e mbeturinave.

27
F. Procedura :

Sigurimi i privatësisë së pacientit. Shpjegimi i procedurës

 Pozicionimi i pacientit në një mënyrë komforte për nxjerrjen në pah të plagës.


Ekspozohet vetëm zona rreth plagës.
 Lahen duart
 Shpaloset qeska plastike dhe vendoset në pozicion të tillë që të jetë e arritshme
nga infermieri që kryen procedurën
 Vendosen dorashkat e pastra një përdorimshe
 Hiqet mjekimi i mëparshëm i plagës dhe hidhet në qesk. Në qoftë se fashat janë
kapur në plagë hidhet pak solucion për zbutjen e tyre dhe heqjen me të lehtë.
 Hiqen dorashkat dhe lahen duart.
 Përgatitet materiali steril.
 Hapim një mbulesë sterile duke e kapur atë nga skajet.
 E vendosim atë mbi një sipërfaqje të sheshtë dhe të pastër pa kontaminuar
qëndrën e mbulesës.
 Hapim setin e mjekimit duke tërhequr letrën deri në ekspozimin e tij dhe lëreni
atë të vendoset mbi fushen sterile
 Hapet ena e solucionit të detergjentit dhe hidhet në një gotë sterile
 Hapet paketimi me pambukët që do të përdoren . Përgatitje e materialeve në anë
të fushës sterile.
 Veshim dorezat sterile. Kapet aplikatori nga ana jo absorbuese dhe futet në
solucionin e detergjentit.

28
 Pastrohet plaga nga qëndra drejt periferisë. Përdoret çdo herë nga një pambuk e
me pas hidhen. Nuk vendoset përsëri brenda solucionit pastrues.
 Thahet plaga me anë të një garzë të kapur me pinca.
 Hiqen dhe hidhen dorashkat e përdorura dhe vishen të tjera për të rifilluar
proçedurën e radhës.
 Inspektohet incizioni për gjakderdhje, inflamacion, rrjedhje sekrecionesh ose për
shërimin e saj.
 Aplikohen materialet sterile një cdo herë.

G. Procedurat përfundimtare:

- eleminimi i materialit të pistë


- eleminimi i dorashkave dhe larja e duarve
- ndihmohet pacienti për tu vendosur në një pozicion komod
- dokumentimi dhe obzervimi i cdo proçedure

Aplikimi i një mjekimi të lagësht dhe të butë.

Objektivi për personin e asistuar:

- Heqja e pjesëve të kontaminuara dhe e indeve të vdekura nga plaga


- Promovimi i shërimit të plagës
- Mbrojtja e plagës nga kontaminimet dhe traumat mekanike.

Për infermierin:

- Kryerja e një procedure në një ambient me ngarkese mikrobike sa më të ulët


- Garantimi i privatësisë.

29
Vlerësimi :

- Rishikimi i recetës mjekësore për llojin e mjekimit që do të kryhet


- Sigurimi i lokalizimit dhe dimensionit të plagës për të përcaktuar nevojën në
materiale mjekimi
- Konstatimi i nivelit të mirëqënies se pacientit. Administrimi i analgjezikëve
sipas nevojës para fillimit të procedurës.
- Vlerësimi i pranisë së simptomave të përgjithshme të pranisë së infeksionit.

Përgatitja :

- Përgatitja e pacientit duke i shpjeguar procedurën


- Kryerja e procedurës në sallën e mjekimit
- Garantimi i privatësisë së pacientit.

Materialet e nevojshme:

- Dorashka të pastra
- Mjekime sterile të paketuara
- Garza sterile. Garza sterile ekstra
- Solucion steril i përshkruar
- Solucion fiziologjik steril
- Ngjitës
- Mbulesa sterile
- Qese plastike për mbeturinat
- Tampon steril

Procedura e veprimit:

1. Mbyllet dera e dhomës ose tërhiqet perdja për të ruajtur privatësinë e pacientit
2. Pozicionohet pacienti në pozicion komfort dhe në mënyrë që të ekspozohet
plaga dhe zona rreth saj.
3. Lahen duart
4. Hapet qeska plastike dhe vendoset në një vend që të jetë lehtësisht e kapshme
nga infermieri.
5. Vishen dorashkat e pastra njëpërdorimshe

30
6. Hiqet mjekimi i mëparshëm dhe hidhet në qesk. Mund të përdoren pincat për
kapjen e fashave dhe heqjen e tyre. N.q.s ato janë ngjitur me plagën nuk lagen
por hiqen ngadalë duke vlerësuar gradën e durimit të pacientit.
7. Observimi i mjekimit të mëparshëm për prani të sekrecioneve. Vërehet ngjyra
dhe era.
8. Observohet plaga për prani të indeve të granuluara apo indeve të
epitetializuara.
9. Përgatiten materialet sterile hapen instrumentat steril, solucioni, mjekimet,
bacinela. Garzat që prekin sipërfaqen e plagës duhet të lagen ngadalë për të
rritur kapacitetin e absorbimit.
10. Vishen dorashkat sterile
11. Pastrohet plaga me solucionin fiziologjik duke kaluar nga zonat më pak të
kontaminuara drejt atyre më shumë të kontaminuara.
12. Hiqet sasia e tepërt e mjekimit nga garza:

- Vendoset në mënyrë delikate garza e lagur në plagë


- Nëse plaga është e thellë përdorim pincat ose aplikatorët në copa pambuku për
të vendosur garzën brenda sipërfaqes së gjithë plagës.

13. Aplikoni një numër të madh mjekimi steril mbi garzë kjo ndikon në heqjen e
lagështisë së tepërt nga garza
14. Vendosni një pjese garze të thatë mbi mjekimin e përdorur kjo për të mbrojtur
në mënyrë të përgjithshme mjekimin nga kontaminimi.
15. Eleminohen dorashkat sterile
16. Sigurohet fashimi i plagës me ngjitës.

31
Procedurat përfundimtare.

- Eleminimi i materialit të pistë


- Lahen duart
- Ndihmohet pacienti të vendoset në një pozicion komod
- Dokumentimi dhe observimi i çdo procedure.

Mjekimet janë përdorur në përgjithësi për të nxitur shërimin e plagës dhe për të
parandaluar kontaminimin: dobia e ilaçeve mund të anullohet nga fakti se në disa
lloje të plagëve mjekimi me metodë lokale në trajtimin e plagëve duhet të paraprihet
me largimin e shkakut që çoi në plagë . Mjekimet janë përcaktuar si primare, kur
materiali i mjekimit është vendosur me kontakt të drejtpërdrejtë me indet e dëmtuar,
sekondare kur materialet e mjekimit shërbejnë për të mbushur plotësisht një kavitet
ose kur përdoret si zëvendësues i atij primar. Kur bëhet zgjedhja e mjekimit duhet që
të dimë llojin e materialit që do të përdoret që vjen në kontakt me plagën pasi duhet
që për përzgjedhjen të merren parasysh disa faktorë që e bëjnë mjekimin ideal për
lloje të ndryshme plagësh.

Këta faktorë e bëjnë mjekimin të aftë:

- të lejojë thithjen e exudateve të tepërta


- të sigurojë një mikromjedis të lagësht
- të jenë sterile / pastër
- nuk shpërndajnë mbetje në plage
- të zvogëlojë dhimbjen

32
- në lehtësim në përdorim
- të mos jetë alergjik,
- të mos shkaktojë trauma në heqje
- të jetë i pakalueshëm për mikroorganizma
- të ofrojë një izolimi termik.

Drenat kirurgjikale

Qëllimi kryesor i përdorimit të drenave është për të nxjerrë jashtë sekrecione, lëngje,
pus gjak nga kavitetet e krijuara gjatë interventit ose në trauma. Për të nxjerrë këto
likide dreni duhet që njërën pjesë ta ketë të inseruar brenda në kavitet dhe tjetrën ta
ketë të vendosur në një garzë, të lidhet me një sistem aspirimi ose një qeskë sterile
plastike.

- Drenat mund të jenë:


- Të hapur ose të mbyllur:
- Drenat e hapur drenojnë lëngje në një garzë ose në qese me anastomozë . Ata
kanë të ngjarë të rrisin rrezikun e infeksionit.

33
- Drenat e mbyllur janë të formuar nga tuba që e hedhin materialin në një qese
apo shishe. Shembull mund të jenë drenat e kraharorit, barkut ose ortopedisë.
Në përgjithësi, rreziku i infeksionit është i reduktuar.
- Aktiv ose pasiv:
- Drenat aktive mbahen nën thithje (e cila mund të jetë me presion të ulët ose të
lartë)
- Drenat pasiv nuk kanë thithje dhe punojnë në bazë të presionit diferencial
ndërmjet kavitetit dhe pjesës se jashtme.
- Drenat prej gome:
- Drenat prej gome mund të shkaktojnë një reagim të fortë të indeve,
nganjëherë duke lejuar një trakt të formohet (kjo mund të konsiderohet e
dobishme - për shembull, me drenat T). Drena të tjerë mund të përmendim
drenat Penrose, drenat në formë cigareje , drenat me mure të dyfishtë, drenat
aspirativ drenat në form T.

34
Plagët me dren

Sistemet e drenimit ekspozojnë plagën në infeksionë ndaj dhe është e


rekomandueshme që të mos mbahen gjatë. Si normë përdoren drena me sistem të
mbyllur të cilët ofrojnë një mbrojtje nga infeksonet.

Kur shfaqet e nevojshme ndërprerja e sistemit drenues veprohet në këtë mënyrë:

- Lahen duart me mënyrën antiseptike


- Vishen dorashka sterile njëpërdorimshe
- Dezinfektohet zona e bashkimit të tubave
- Ndahet sistemi duke përdorur garza sterile
- Lidhet qeska në mënyrë sterile
- Informohet pacienti lidhur me funksionin dhe rëndësinë e drenit.
- Informohet për rëndësine e mos heqjes së tij nga vet pacienti dhe që duhet të
mbahet në një pozicion të tillë që qeska të qëndroje në nivel me poshtë plagës
- Obzervohet pika hyrëse e drenit për infeksione
- Bëhet kujdes që dreni të mos krijoje cepa
- Observohet pika bashkuese e kateterit me sistemin e aspirimit që të jenë në
pozicionin e duhur
- Mbulohet zona hyrëse e drenit me material steril.

35
Proçedura e asistencës infermierore

- Informohet pacienti për manovrat që do të kryhen dhe i kërkohet të mos leviz.


- Vendoset në një pozicion që bën të dukshëm vendin e inserimit të drenit
- Bëhet larja antiseptike e duarve
- Vishen dorashkat josterile një përdorimshe
- Kontrollohet për prezenc koagulash te tubi
- Hiqet mjekimi i mëparshëm
- Mjeku vesh dorashkat sterile dhe fillon dezinfektimin e plagës dhe zonës ku
është inseruar dreni
- Asistohet mjeku në heqjen e drenit sipas proceduarve të tij për përdorimin e
klipeve për shtrëngimin e tubos
- Pasi hiqet tubi duhet të sigurohemi ta hedhim atë menjëherë në enën speciale
të pozicionuar afër mjekut për të hequr mundësitë e ndotjes biologjike
- Proçedojmë në mjekimin e incizionit kirurgjikal dhe pikës së inserimit të
drenit
- Ripozicionojmë pacientin
- Dekonektoni tubin nga aspiratori
- Hiqni mbeturinat sipas protokollit
- Proçedoni në dekontaminimin e instrumentave kirurgjikal të përdorur.
- Heqim dorashkat dhe lajme duart në mënyrë antiseptike
- Numërojmë materialet e përdorura dhe rivendosim në mënyrë të rregulltë
karrocën e mjekimit.

Edukimi i pacientëve për kujdesin e plagës në shtëpi.


Mjekët dhe infermierët duhet të udhëzojnë pacientët në kujdesin e duhur kirurgjikal të plagës.
edukimi duhet të përqëndrohet në parandalimin defancës, parandalimin e infeksionit dhe
promovimin e shërimit të plagës.

Parandalimi Defances.

Edukohen pacientët të veshin rroba të përshtatshme. Udhëzohen pacientët të lëvizin trupin e


tyre në mënyrën e duhur për të parandaluar tendosje të panevojshme në zonën e plagës.
Mësohen pacientët për të monitoruar për shenjat e ndërlikimeve të tilla si kullimit të
vazhdueshëm, skuqje, ngrohtësi, ënjtje dhe rritjen e dhimbjeve në incision. Të vëzhgojnë për
36
shenjat dhe simptomat e infeksionit dhe të fillojnë trajtimin e hershëm. Edukohen pacientët se
kur duhet të njoftojnë mjekun për t'i raportuar ndryshimet apo simptomat.

Parandalimi i infeksionit. Edukohen pacientët në lidhje me shenjat dhe simptomat e


infeksionit, higjenën e duarve gjatë teknikave dhe kujdesit të duhur të plagës. Mësojmë
pacientët për të inspektuar rregullisht plagën. Duke njohur në fillim simptomat e infeksionit
të çon në suksesin e përmirësimit të menaxhimit të plagës. Edukohen pacientët për mënyrën
e duhur të pastrimit të plagës, përdorimin e doreza dhe pastërtinë e mjedisit. Edukohen
pacientët të veshin një maskë gjatë kryerjes së kujdesit të plagës.

Nxitja e shërimit. Udhëzojmë pacientët me diabet për të monitoruar nivelet e glukozës në


gjak rregullisht për të mbajtur nën kontroll të rreptë glukozën dhe për të promovuar shërimin
e plagës. Edukohen të gjithë pacientët në rritjen e konsumit të proteinave. Ushqime me
nivele të larta në proteina përfshijnë mish, shpezë, peshk, bishtajore, vezë, arra, produkte
qumështi, etj.

Ndërrimi i fashaturës në shtëpi.

Fashatura origjinale mund të qëndroj për 2 ditët e para ose derisa mjeku ta vendos të
arsyeshme. - Plaga duhet të ngelet e thatë për 2 ditë;

- Në qoftëse ajo laget nga gjaku ose çdo likid tjetër duhet ndërruar ;- Para ndërrimit të
fashaturës duhet të lani duart me ujë dhe sapun;

- Me kujdes hiqni fashaturën e pistë;

- Mos e prekni plagën me gishta;

-Kur vendosni fashaturën mos e kapni pjesën e brëndshme të saj në mënyrë që të mbetet e
pastër;

- Në qoftëse plaga është shëruar mund të lihet pa fashature;

-Disa persona preferojnë të kenë një fashature në plagë si masë mbrojtëse kundër dëmtimeve
kryesisht nga rrobat që mund të ngjiten në plagë.

Kujdesi për qepjet.

Suturat zakonisht zhduken brenda 7- 10 ditësh. Të tjera mund të hiqen gjatë 5-21 ditësh në
varësi të operacionit. Njoftohet pacienti ditën e daljes se kur do të heqi suturat. - Nuk tërhiqen

37
cepat e suturave të dala jashtë plagës;- Në qoftëse ato kapen pas rrobave atëhere ngadale me
një palë gërshëre të pastra prijini pak ato.

Larja dhe dushi.

Duhet të pritet 24 h para se të bëni dush, por kjo varet nga lloji i interventit. Disa të dhëna të
përgjithshme : - Shpëlarja është më e preferuar se dushi; - Bëni dush vetëm në qoftë se jeni të
sigurt se mund të mbani plagën të thatë pasi zbutja e plagës mund të çojë në hapjen e saj; -
Përdorni ndonjë llojë fashature kundra ujit gjatë kohës që bëni dush; - Fashatura të ndryshme
mund të kërkojnë heqjen e tyre para dushit.;- Mos vendosni asnjë sapun, locion trupi, pudër
apo përbërje të tillë direkt mbi plagë.;- Mos e fërkoni plagën pasi mund të shkaktoj dhimbje
ose të zgjas procesin e shërimit. ;- Thani plagën ngadalë me një peshqir të pastër dhe të thatë
pas dushit.

Aspekti psikologjik ne pacientin kirurgjikal

Kirurgjia është një ngjarje e rëndësishme në jetën e çdo individi. Ajo paraqet
një çështje serioze. Vendimi përfshin trupin e pacientit dhe shëndetin e tij. Ajo
gjithashtu prodhon stres fizike dhe psikologjik në trup në lidhje me masën e
kirurgjisë dhe lëndimet në indet e përfshira. Pacienti duhet të kuptojë se çfarë
është propozuar, të kuptoj të gjithë rreziqet dhe të japë pëlqimin e tij.

8.a.Stresi fizik. Kirurgjia prodhon dëme aktuale fizike në indet e trupit .

(1) Një incizion: është një prerje e lëkurës dhe indeve të tjera të brendshme. Organet
dhe indet e trupit trajtohen nga kirurg dhe asistent. Kjo mund të çojë në dëmtim të
indeve ose inflamacion të indeve që mund të rezultojë në dhimbje pas anestezisë së
përdorur.

(2) Incizionet përmes lëkurës dhe mukozave depërtojnë barrierat mbrojtëse të


organeve të brendshme. Kjo vë një pacient në rrezik të mikroorganizmave që hyjnë në
trup dhe shkaktojnë infeksion. Kirurgjia kërkon vëmendje të rreptë ndaj mikrobeve,
teknikë, përdorim të materialeve sterile dhe dezinfektimin e plotë të lëkurës përreth
faqes operative.

38
(3) Efektet e anestezisë dhe medikamenteve të tjera kanë tendencë të zgjasin edhe në
periudhën post-operative të rimëkëmbjes. Këto barna mund të kenë një efekt
qetësues në trup duke ulur dhimbjen dhe reduktojnë ndërgjegjësimin ndaj mjedisit
rrethues. Efekti mbi sistemet e trupit është t’i ngadalësojë ato dhe t'i bëjë ata
hipoaktive.

8.b.Stresi psikologjik. Stresi fizik i kirurgjisë është rritur në masë të madhe dhe nga
stresi psikologjik me ankth dhe shqetësim i cili përdor dhe energjinë që është e
nevojshme për shërimin e indeve në periudhën post-operative. Kur operacioni është i
nevojshëm frikat më të thella fillojnë të ndihen. Një pacient preoperativ mund të
përjetojë një numër të madh frikrash. Megjithatë, frikat e mëposhtme janë të
zakonshme në mesin e pacientëve kirurgjike:

(1) Humbje e pjesës së trupit.

(2) Gjendja e pavetëdijshme dhe paaftësia e të diturit ose kontrolluarit çka ndodh
përreth.

(3) Dhimbje.

(4) Vdekja.

(5) Ndarja nga familja.

(6) Efektet e kirurgjisë në shtëpi dhe punësim.

8.c. Menaxhimi i frikës preoperative. Përgatitja psikologjike e pacientit para


operacionit nuk mund të neglizhohet. Së bashku me anëtarët e tjerë të kujdesit
shëndetësore ekipin infermieror duhet të tregojnë ngrohtësi, ndjeshmëri dhe kujdesin
për pacientin. Cdo pacient mund të shpreh frikën e tij në mënyra të ndryshme. Mund
të ndeshemi me pacient që mund të mos flasin në lidhje me frikën e tyre. Ai mund të
jetë i qetë dhe i tërhequr, të qaj apo të flas vazhdimisht. Disa pacientë mund të jenë
jashtëzakonisht të gëzuar apo në anën tjetër, shfaqin sjellje të pazakontë. Ne si

39
infermiere, duhet të njohim këto frika dhe të merreni me to siç duhet. Ne mund të
ndihmojme në menaxhimin e frikave preoperative nga:

(1) Dhënia e një mundësie pacientit për të përshkruar reagimet e tij dhe ndjenjat në
situatat stresuese.

(2) Dhënia ose përforcimi i mësimit të pacientit.

(3) Rregullimin e një takimi me një klerik nëse dëshiron pacienti. (Besimi fetar

mund të jetë një burim i fortë i fuqisë.)

(4) Duke qënë të sinqertë dhe të ndershëm kur iu përgjigjemi pyetjeve të pacientit.
Nëse ka pyetje që ne nuk duhet ose nuk jemi në gjëndje për t'iu përgjigjur i referojmë
ata tek kryeinfermieri ose të mjeku.

Edhe në ambjentin kirurgjikal është pranuar nevoja e një përkujdesje me të madhe ndaj
problemeve psikologjike që vihen re tek pacientët. Nuk mund të harrohet fakti që pacienti
jeton intensivisht momentet para operaciont kirurgjikal, kështu qe bëhet më e nevojshme
përkujdesja ndaj proçeseve emotive që ndikojnë në sjelljen e pacientit në të gjithë sekuencen
e ngjarjeve që fillon me interventin dhe mbaron me problemet e riadaptimit gjatë rikuperimit
kirurgjikal. Studimi i proceseve të tillë ka marrë një interes të madh që kur observimi
sistematik ka nxjerrë në pah qartësisht se përgjigja e individit nga një traume kirurgjikale nuk
është e limituar ndaj një ose disa aparatëve por është një përgjigje globale që përfshin gjithë
organizmin me të tërë individualitetin e tij psikosomatik. Ky koncept i përgjigjes totale ndaj
një traume shpreh idenë e lidhjes midis aspektit psikologjik dhe fiziologjik në të gjitha nivelet
e funksionimit të organizmit. .
Rëndësia e aspektit psikologjik në praktikën kirurgjikale është e nevojshme për të kuptuar
disa fenomene që shihen pas interventit si për shembull pasojat e një interventi teknikisht të
realizuar jo gjithmonë paraqiten me të njëjtën sjellje: në disa raste observohen fenomene
mendore që i kalojnë kufijtë e pritshmërisë, flasim këtu për përfshirjen totale emotive të
pacientit që manifestohet me një sërë veprimesh mbrojtëse që mund të interferojnë në
rikuperimin funksional postoperator.

Duhet nënvizuar fakti që vendimi për një intervent kirurgjikal edhe pse i mbështetur nga një
vlerësim teknik i rregullt nuk duhet të nënvleresohet komponenti emocional i të sëmurit.

40
Duke rifolur për raportin me pacientin do të shohim karakteristika specifike që merr një
raport i tillë në kirurgji. Eshtë vënë re që në urgjencë kërkohen veprime të shpejta dhe të
sakta por kjo nuk do të thotë që personeli shëndetësor nuk mund të ndikojë psikologjikisht te
pacienti.

Dallimi midis një pacienti që mjekohet dhe atij kirurgjikal nuk i detyrohet diferencave që
mund të kenë vetë keta pacientë por qëndrimi që mbajnë operatorët dhe atmosfera
psikologjike që ju ofrohet.

Ambjenti kirurgjikal është i karakterizuar në radhë të parë nga operacionet dhe në radhë të
dytë nga numri i rasteve të vazhdueshme si dhe kushteve të urgjencës që ndërhyet. Pacienti
nën anestezi që i nënshtrohet një interventi të tipit aktivitet-pasivitet është shpesh një objekt
për tu riparuar që nuk implikon domosdoshmërisht mobilizimin dinamik ndërpersonal.
Ushtrimi i profesionit në ambjentin kirurgjikal kërkon që operatorët të jenë sa më objektiv
ndaj pacientit gjë që nuk ndodh në sektorët e tjerë të mjekësisë, stafi kirurgjikal në fakt
realizon një detyrë që shpesh përfshin rreziqe të mëdha(vdekja në operacion dhe ajo
postoperatore); operatorët që realizojnë interventin nuk mund të krijojnë një lidhje emotive
shumë të madhe me pacientin siç ndodh në sektorët e tjerë sepse një proçes i tillë do të sjell
vështirësi në realizimin e operacionit. Kirurgjia merr kështu një rol vetëm teknik dhe i lë
personelit tjetër shëndetësor siç janë infermierët për tu marrë me pacientin si para dhe pas
operacionit. Intensiteti i reagimit emotiv ndaj sëmundjes dhe prespektivës së interventit
kirurgjikal ndryshon nga subjekti në subjekt dhe ndikon në mekanizmat fiziologjikë, luan një
rol të rëndësishëm në riabilitimin tërësor të pacientit pas traumës kirurgjikale.Vet sëmundja
që imponon kryerjen e operacionit shkakton një gjendje kritike që shpesh e çon pacientin të
adoptoje për qëllime mbrojtjeje sjellje dhe qëndrime që mund ti përkufizojme si të pa pjekura
në kuptimin që kthehet në pozicion psikik tashmë të kaluar në procesin e zhvillimit
psikologjik. Ky qëndrim apo sjellje bëhet më intensive në momentin që pacienti i përshkruhet
një interventi kirurgjikal: nuk ka dyshim që operacioni është një akt i dhunshëm që dëmton
integritetin anatomik dhe anestezia atë psikik dhe shkon kundër instiktit të ruajtjes së tëresise
së organizmit psiko-fizik. Por emotiviteti dhe ankthi i ekzagjeruar i disa pacientëve nuk i
detyrohet ekskluzivisht gjykimit të saktë të rrisqeve të operacionit. Dime që nuk ka
paralelizëm midis gradës së ankthit dhe gravitetit të një sëmundjeje apo interventi: struktura e
personalitetit që do të thotë kapaciteti për tu adaptuar ka një ndikim të madh në përgjigjen që
mund të jap një individ në një situatë të tillë. Karakteri i përgjigjeve që jep një subjekt
kërkohet në konfliktet emotive të aktivizuara nga kërcënimi real tashmë i përceptuar. Eshtë

41
ndërhyrja midis konflikteve emotive që kanë ekzistuar në përceptimin aktual të një kërcënimi
që nxjerin në pah dhe riaktivizimin e frikërave të vjetra në përgjithesi frikëra të tilla i
referohen objekteve të brëndshme apo atyre impulsive që kanë qënë në jetën feminore burim
ankthi: rikujtojmë kështu për shembull frikën nga impulset e veta agresive (të nxjerësh inatin
ndaj dikujt,ta sulmosh,ti bësh keq…) dhe mbi të gjitha frikë nga impulset e pasivitetit (të
heqësh dore, të kthehesh mbrapa, të kthehesh fëmijë, të bëhesh i varur nga të tjerët, të
humbasësh pavarësinë…). Kjo është bërthama konfliktuale e ankthit preoperator e aktivizuar
nga kërcënimi i një interventi kirurgjikal. Deformimi i përceptimit të situatës operatore
përfshin dhe raportin me personelin infermieror në lidhje me përceptimin e situatës ato shihen
si personazhe armiqësor që simbolizojnë autoritetin frustrues dhe persekutor dhe në të
kundërtën këta konceptohen si personazhe mbrojtëse dhe mirëbërës nga të cilët pritet me
ankth mrekullia. Për sa i përket refuzimit të interventit kirurgjikal të përshkruar themi se një
fenomen i tillë nuk i intereson drejtpërdrejtë personelit infermieror deri në momentin kur nuk
kemi të përfshirë përgjegjësinë direkte të tij. Midis pacientëve që zgjedhin të adoptojnë
strategjinë e refuzimit të interventit kirurgjikal duke përjashtuar rastet e vecanta në të cilët
ndikojnë faktorët psikologjik kompleks, ka persona që nuk njohin kuptimin e disa
simptomave dhe kanë frikë nga presoneli shëndetësor (i perceptojnë ata si personazhe
armiqësor) dhe spitalin(si një vend vdekje); pacient të tjerë dhe pse të kulturuar, inteligjent
dhe të informuar mbi sëmundjen e tyre reagojnë me refuzim në funksion të një mekanizmi
mbrojtës; në rastë e tjera bëhet fjalë për pacientë që nuk guxojnë të hynë në ndërhyrje të tjera
kirurgjikale duke marrë shkas nga një kujtim i keq i një operacioni që mund të kenë pasur në
fëmijëri. Përshkrimi i një interventi kirurgjikal vë pacientin përpara një frustacioni siç është
qëndrimi në spital për rehabilitimi. Një element tjetër i rëndësishëm për tu marrë në
konsiderate në raport me eksperiencën e jetuar të një operacioni kirurgjikal është padyshim
anestezia(narkoza). Ky eshtë zakonisht motiv shqetësimi. Eshtë vënë re se gjumi megjithëse
një fenomen fiziologjik ngjallë dyshime në një numër të caktuar personash dhe sidomos në
pacientë të prekur nga shqetësime nervore. Eshtë e kuptueshme që narkoza të përjetohet si një
rrezik i pashmangshëm. Në bazë të këtyre konsideratave është e rrezikshme për shembull
anestezia në pacientë të prekur nga fenomene të rënda depresive që do të rezikonte
kompromentimin e gjendjes së tyre të përgjithshme; shumë kardiolog kanë pasur shumë raste
vdekjesh post-operatore të lidhura me depresionin preoperator dhe kanë nxjerr në pah
raportin ekzistent midis qëndrimit të pacientit drejt vetes, drejt sëmundjes dhe mundësive të
tij për tu shëruar. Eshtë vënë re që pacientët që i nënshtrohen idesë që tani është fundi, pa
vetëbesim për të ardhmen e tyre që heqin dorë kanë një kovaleshence më të vështirë edhe pse
42
trajtimi i tyre mund të jetë shumë i mirë nga të gjitha anët. Ajo që të lë mbresa nga këto
kërkime është ndikimi i variablave psikologjike në dekursin klinik dhe rezultatet e terapise
duket që është faktori psikologjik ai që shpjegon lidhjen midis gjendjes së rënde psikologjike
ose depresionit preoperator si indikator të mortalitetit ose morbilitetit post-operator.
Natyrisht që reagimi psikologjik ndaj përshkrimit dhe prirjes për interventin janë të lidhur me
tipin e operacionit të programuar, në rastet kur ky përfshin një ndryshim të dukshëm
(gjoks,fytyre,organe seksuale) ose heq organe interne që kanë rëndësi psikologjike
(ovaret,mitra,segmenti intestinal) ose keqësimi i funksioneve vecanërisht sinjifikative(të
folurit,të lëvizurit). Për të kuptuar reagimet imediate që shihen në fazën e parë post-operatore
duhet të merren në konsiderate tipi i interventit dhe trajtimit të cilit i nënshtrohet pacienti
sepse këto përbëjnë stres psikofizik. Duhet të shihen gjithashtu kushtet fizike të pacientit dhe
varësia ndaj disa instrumentave e cila është e komplikuar me administrimin e medikamenteve
që ndikojnë në sjelljen e tij. Pacientë të zhytur në stresin operator ndjejnë nevojën të vendosin
në veprim një sërë mekanizmash mbrojtës të kushtëzuara këto në bazë të personalitetit dhe
tronditjes psikofizike të cilës i janë nënshtruar. Literatura përshkruan një gamë të madhe
reagimesh që nisin që nga forma më pozitive e adaptimit ndaj stresit deri në format tipike
psikopatologjike. I sëmuri ndonjëherë ka tendencë të refuzojë realitetin post-operator
sidomos në qoftë se jeton me impresionin që janë kaluar parashikimet dhe pritjet e tij: në të
tilla raste nuk është i gatshëm të pranojë nevojën e dëmit që i është shkaktuar, eviton të parit
e regjonit që ka marrë pjesë në intervent, ankohet që nuk është i informuar siç duhet për
natyrën e interventit. Bayet pohon se verifikohen reagime më të mëdha, sa më e madhe të jetë
diskordanca midis perceptimit real të traumës dhe shtrirjes efektive të dëmit. Shihen reagime
dhe ndjenja më agresive kur pacienti disponon pak argument racional për të justifikuar
sjelljen e tij. Në të gjitha rastet sjellje të tilla agresive megjithëse në disa raste pak të
kuptuara nga ambjenti spitalor nuk janë të rënda në rastë se karakterizojnë periudhën
tranzitore në të cilën i sëmuri përdor të gjitha mekanizmat e tij mbrojtës për të arritur një
gjëndje ekuilibri dhe pranimi i gjithcka që i ka ndodhur, në të tilla raste preferohen sjellje të
tilla se sa një paraqitje e qetë që në thellësi fsheh tension psikologjik i paaftë për tu
manifestuar. Me të kaluar fazën post-operatore të menjëhershme pacienti ka nevojë të mbajë
aktiv disa mekanizma mbrojtës që kanë për detyrë ti sigurojnë një ekuilibër të kënaqshëm
dhe ti lejojne atij funksionim të pavarur. Dy objektivat fondamentale të mobilizimit të
mekanzimave mbrojtës janë lufta kundër ankthit të shkaktuar nga interventi dhe sforcoja për
të vendosur një lidhje të re me botën dhe veten. Një nga mekanizmat mbrojtëse më të shpesht
është ‘regresioni’(që është një periudhë e domosdoshme gjatë fazës post-operatore e cila
43
përfshin një grade varësie nga të tjerët por kjo nuk mund të mbahet për shumë kohë sepse kjo
do të bëhet pengesë në rehabilitimin e pacientit). Formacionet reaktive të tipit agresiv dhe
projektiv (pacienti e gjykon sëmundjen dhe interventin si një sulm nga jashtë dhe ai bëhet
mbrojtës agresiv, refuzon kujdesjet e personelit shëndetësor dhe në këtë mënyrë ai largon
ankthin e shkaktuar nga sëmundja por me çmimin e raporteve shumë të acaruara me njerëzit
që e rrethojnë) refuzimi (pacienti ka tendencë të refuzojë realitetin, informacionet që i ishin
dhënë më parë dhe gjëndjen e tij aktuale). Në raste të tjera manifestimet e pacientit shprehen
në formën e qëndrimeve asnjanëse sikur sëmundja mos të ishte e tij por e dikujt tjetër, bëhet
kështu një çështje klinike në sytë e tij duke mos pasur ndjenja apo emocione lidhur me faktin
që ai po e jeton atë semundje. Në përgjithësi thuhet se pacienti reagon në varësi të strukturës
së personalitetit të tij duke përdorur gjëndjen e tij si një “subjekt psikologjik i ndermjetëm”
që e manipulon për të arritur një ekuilibër të kënaqshëm.

Bayet në lidhje me pasojat më të largëta të një interventi kirurgjikal flet për acarimin e
mundshëm të shenjave nevrastenike tashmë të manifestuara pak a shumë në mënyrë të qartë
para operacionit; bëhet fjalë për reagime të ngjashme me manifestimet në rastet e neurozave
traumatike (paqëndrueshmëri, pagjumësi, makthe, kriza ankthi, çregullime kardiake,
respiratore, vazomotore, sekretore…) që mund të jenë persistentë për periudha pak a shumë
të gjata.

Mbi bazën e sa u tha më sipër theksohet rëndësia e të arriturit dhe e kontrollimit të reagimeve
emotive në mënyrë që të kemi bashkëpunimin e të sëmurit për të evituar episodet e
pakëndshme. Problemi nuk është i lehtë për tu zgjidhur përsëri dhe nuk lejon aplikimin e
sekuencave tashmë të gatshme por kërkon respektimin maksimal të karakteristikave
individuale të pacientit. Shtohet problemi për të rritur mundësitë që pacienti të kalojë
traumën dhe të kuptojë veten nëpërmjet përgatitjes psikologjike .

Canestrari pohon se përgatitja psikologjike konsiston pikërishtë në kërkimin e ndryshimit të


fizionomisë së ankthit patologjik dhe më pas në ankthin koshient. Nuk bëhet fjalë për një
trajtim të vërtet psikoterapeutik nga një specialist psikolog por nga veprimet terapeutike që
do të ushtrohen nga personeli shëndetësor. I sëmuri në fakt në gjëndjen e ankthit në të cilën
gjendet e shikon personelin mjekësor dhe infermieror si figura atërore dhe autoritare të cilëve
u transferon kontrollin e kërcënimit dhe ankthit dhe të cilëve është i gatshëm tu besoj. Përveç
kësaj nëpërmjet shprehjes së emocioneve pacienti mund të korrigjojë frikëra të fëmijërise dhe
të jap informacione mbi përjetimin e interventit nga ana e tij.

44
Studime të shumta janë dedikuar përcaktimit të efekteve që ndikojnë mbi dekursin post-
operator të informacioneve që u janë dhënë të sëmurëve para operacionit.

Hayëard dhe Boore kanë demostruar që në pacientët e informuar dhe të përgatitur në mënyrën
e duhur para operacionit reduktoheshin komplikacionet post-operatore, reduktohej nevoja për
analgjezik si dhe gjendja në një nivel të ulët të katekolaminave në urinë dhe indikatorët e tjerë
të stresit psikofizilogjik. Pas operacionit do të ishte e përshtatshme të evitoheshin dhimbja
dhe impresionet e pakëndshme;prandaj qëndrimi i personelit shëndetësor është i rëndësishëm
sa dhe fuqia farmakodinamike e qetësuesve. Në momentin e dorëheqjes i sëmuri duhet të
kuptoj që nuk është i braktisur; personeli shëndetësor sipas Bayerit duhet të stimuloj rilidhjen
e raporteve me mjekun e familjes sipas rasteve me shërbimin shëndetësor dhe social me
qëllim që kovaleshenca mos të zgjaste shumë dhe riadaptimi të jetë progresiv dhe efikas.

Prezantimi i studimit

Qëllimi I studimit : Vlerësimi i kujdesit infermieror në plagët post-operatore.

Ky qëllim përfshin vlerësimin e kujdesit infermieror dhe ndikimin e plagës operatore në


psikologjinë e pacientit.

Objektivi i pergjithshëm :

Vlerësimi i kujdesit infermieror në plagët post-operatore dhe ndikimi i pranisë së plagës në


psikologjinë e pacientit.

45
Objektivat specifik:

Të vlerësohet kujdesi infermieror në plagët post-operatore

Të vlerësohet ndikimi i pranisë së plagës operatore dhe shenjës në mirëqënien


emocionale të pacientit .

Të vlerësohet ndikimi i pranisë së plagës operatore në mirëqënien fizike të pacientit.

Të studiohet ndikimi psikologjik i plagës operatore tek pacientët sipas gjinisë.

Metodologjia e studimit.

Studimi është një studim infermieror cros-seksional deskriptiv më qëllim vlerësimin e


kujdesit infermieror në plagët post-operatore dhe ndikimin që kanë këto plagë në aspektin
psikologjik të pacientit. Ky studim është kryer në Spitalin Rajonal të Durrësit në
bashkëpunim me mjeket dhe infermieret e Sherbimit te Kirurgjisë në periudhën dhjetor
2012 - dhjetor 2013. Metoda e mbledhjës së të dhënave është me anë të një pyetësori të
vetadministruar. Ne studim kanë marrë pjesë 80 subjekte ndër këta 30 ishin femra 50
ishin meshkuj. Pyetësori përbëhet nga 12 pyetje dhe është një pyetësor me pyetje gjysëm
të strukturuara, i vet-administruar me pyetje të hapura dhe të mbyllura.

Popullata në studim: Popullata në studim janë pacientët e shtruar në repartin e kirurgjisë


me plagë të ndryshme operatore. Kanë marrë pjesë në studim 80 pacientë me ndërhyrje
kirurgjikale të ndryshme.

Elementi i përdorur për studim është pyetësori i vetadministruar.

Shkalla e matjes së variablave është kategorike.

46
Mbledhja e të dhënave
Të dhënat për këtë studim janë marrë nga pacientët e shtruar në repartin e kirurgjisë në
Spitalin Rajonal të Durrësit.

Të dhënat rezultojnë nga raportimet e vet pacientëve të marrë në studim të cilët kanë
plotësuar pyetësorin.

Përshkrimi i instrumentit
Instrumenti i përdorur për mbledhjen e të dhënave është pyetësori thjesht i vetë administruar.
Ky pyetësor përmban 12 pyetje të drejtpërdrejta , gjysëm të strukturuara . Pyetësori iu është
dhënë këtyre pacientëve për ta plotësuar dhe u është siguruar anonimati. Përmban variabla të
thjeshtë si mosha, gjinia. Nuk përmban të dhëna personale. Gjithashtu ai përmban pyetje rreth
informimit të tyre nga ana e mjekëve ose infemiereve, pyetje lidhur me praninë e plagës dhe
problemeve e ndikimit që ka ajo tek pacientët.

Gjithashtu u është dhënë kohë për plotësimin e tij.

Rezultatet e studimit
Tabela 1. Shpërndarja e pacientëve lidhur me ndikimin e plagës në mirqënien fizike të
pacientit.

Shpërndarja e pacientëve lidhur me ndikimin e plagës në


mirqënien fizike të pacientit.
Po Jo

Femra 20 10

Meshkuj 30 20

Gjithsej 50 30

47
Tabela 2. Shpërndarja e pacientëve lidhur me ndikimin e plagës në aspektin emocional të
pacientit.

Shperndarja e pacientëve lidhur me ndikimin e plagës në aspektin


emocional.
Anksioz Të bezdisur Të mërzitur
Femra 15 5 10
Meshkuj 30 10 10
Gjithsej 45 15 20

Tabela 3. Shpërndarja e pacienteve sipas gjinisë lidhur me ndikimin e pranisë së plagës apo
cikatrices

Shpërndarja e pacientëve sipas gjinisë lidhur me


ndikimin e pranisë së plagës apo cikatrices
Më pak Më shume Aspak

Femrat 8 20 2

meshkujt 10 35 5

48
Diskutimi i rezultateve
Grafiku 1. Shpërndarja e pacientëve lidhur me ndikimin e plagës në mirqënien fizike të
pacientit

Grafiku 2. Shpërndarja e pacienteve lidhur me ndikimin e plagës në mirqënien


emocionale të pacientit.

49
Grafiku 3. Shpërndarjen e pacientëve sipas gjinis lidhur me ndikimin e pranis së plagës
apo cicatrices.

50
Konkluzionet

Në Spitalin Rajonal të Durrësit Shërbimi i Kirurgjisë gjatë një periudhe 1- vjecare kryhen
gjithsej 1700 ndërhyrje kirurgjikale. Në 1 javë nga e hëna në të premte kryhen 6 operacione
në ditë. Gjate periudhës 3 mujore të praktikës time infermierore arrita të përfshijë në studim
80 pacientë me ndërhyrje të ndryshme operatore. Nga studimi arrita në këto konkluzione.

1. Kujdesi infermieror kryhej me rigorozitet dhe sipas rregullave. Çdo procedurë


dokumentohej. Pacienti informohej lidhur me çdo proçedure që i nënshtrohej lidhur
me gjëndjen e tij dhe me çdo shqetësim që do të ndjente nga plaga operatore pas
operacionit. Kujdesi për plagën bëhej me ruajtjen e kushteve të asepsisë. Infermieri
komunikonte me pacientin me një gjuhe të thjesht dhe të qetë për ta qetësuar atë në
mënyrë që ai të ndihej më mirë.
2. Në aspektin e mirëqënies emocionale të pacientit prania e plagës ndikon në mënyrë
negative në pjesën më të madhe të pacientëve. Ajo krijonte një ndjenjë ankthi dhe
mërzitjeje tek pacientët. Në pjesën emocionale kishte ndikim dhe mbështetja familjare
që kishin këta pacient nga familjarët e tyre apo miqte. 56 % (45 pacient) e pacientëve
ndiheshin anksioz, 18 % (15) ndiheshin te bezdisur , 26 % (20) e tyre ndiheshin te
merzitur.
3. Prania e plagës ndikonte negativisht dhe në mirëqënien fizike të pacientëve. Prania e
fashove u krijonte atyre diskomfort dhe gjithashtu plaga i pengonte ata ne lëvizjet e

51
tyre ku nuk mund të kryenin aktivitetet e tyre të përditshme, në pozicionimin e tyre
dhe gjithashtu në marrdhëniet e tyre intime me partnerin. 62 % e pacientëve (50
pacient) ndikoheshin nga prania e plagës , 38% e tyre (30 pacient) nuk ndikoheshin
nga prania e saj.

4. Prania e plagës apo cicatrices kishte një ndikim të madh sidomos tek pacientet femra.
Këto femra hezitonin të shikonin pjesën e plagës. Tek këto femra kishte ndryshuar
mënyra sesi ato e shikonin trupin e tyre. Problemet më të mëdha haseshin kur
ndërhyrjet ishin kryer në zona ku dukej më shumë duke ndikuar në imazhin që ato
kishin për trupin e tyre dhe duke ulur vetbesimin e tyre. Meshkujt nuk ndikoheshin
nga prania e plagës apo cicatrices në pjesën më të madhe të rasteve.
a. Prej femrave paciente nga prania e plagës dhe cicatrices prej ktyre 20 ndikoheshin
shumë, 8 femra ndikoheshin pak dhe 2 femra nuk ndokoheshin nga prania e saj.
b. Për meshkujt 35pacient nuk ndikoheshin nga prania e plagës apo shenjes, në 10
prej tyre ndikimi ishte i paktë dhe 5 paraqesnin një ndikim te madh nga prania e
plagës apo cicatrices.

52
Pyetësori

Për pyetjet me alternativa ju lutem të vendosni një kryq brenda kutive bosh në krah të
alternativës përkatëse.

Mosha _____ Gjinia F M

1. Sa kohë keni që jeni shtruar në ketë repart?

2. Sa të informuar jeni lidhur me problemin tuaj?

3. A jeni informuar lidhur me çdo proçedure që I është nënshtruar plaga juaj


operatore?

4. A jeni të informuar lidhur me shqetësimet që do të ndjeni në plagen operatore?

5. A ju krijon diskomfort fashimi I plagës? PO JO

6. A keni mbeshtetje emocionale nga familjaret dhe miqtë tuaj? PO JO

7. A ndikon në maredheniet tuaja intime prania e plagës ? PO JO

8. Si ndikon plaga në mireqënien tuaj emocionale :

Ndiheni anksioz

Ndiheni I bezdisur

53
Ndiheni I mërzitur

9. A ju pengon plaga në levizjen tuaj ? PO JO Në qoftë se po cilat


aktivitete apo pozicione ndikohen nga prania e plagës?

10. Si ndiheni nga dita në ditë ? më mirë më keq njësoj ?

11. A ka ndikuar plaga në mënyrën sesi e shikoni trupin tuaj? PO JO

12. A ndikon tek ju fakti I pranisë së shenjës së plagës ?

pak shume aspak

Faleminderit për bashkepunimin tuaj.

ANEKS 1

54
Bibliografia

dino, g., bitti, p., sarchielli, g., & speltini, g. (1982). psicologia e salute. bologna.

fabbri, c., & montalti, m. (2004). l'infermiere Manuale teorico-pratico di infermieristica. san marino.

sasso, l., bonvento, c. m., gagliano, c., & bagnasco, a. (2008). scienze infermieristiche generali
cliniche. milano.

Papa, O., & Alketa, G. (2006). Teksti i kirurgjisë së përgjithshme. Vlorë: Triptik .

anatomia e lekures se njeriut. (n.d.). Retrieved dhjetor 2013, from


http://f.qytetiislam.info/index.php?threads/anatomia-e-l%C3%ABkur%C3%ABs-s%C3%AB-
njeriut.47/

caring for surgical wounds at home. (n.d.). Retrieved nentor 2013, from
http://www.ouh.nhs.uk/patient-guide/leaflets/files%5C110307ëounds.pdf

dino, g., bitti, p., sarchielli, g., & speltini, g. (1982). psicologia e salute. bologna.

fabbri, c., & montalti, m. (2004). l'infermiere Manuale teorico-pratico di infermieristica. san marino.

Instruzione operative protocollo per la gestione delle ferrite chirurgiche. (2008). Retrieved dhjetor
2013, from http://www.sanfilipponeri.roma.it/file_allegati/protocollo_ferite_%20chirurgiche.pdf

la medicazione avanzate per il trattamento delle ferite acute e croniche . (2008). Retrieved nentor
2013, from http://www.saluter.it/documentazione/rapporti/medicazioni_avanzate

management of surgical wounds nursing times VOL 99,NO 13, 01 April 2003. (2003, april 1).
Retrieved january 2013, from http://www.pilonidal.org/_assets/pdf/mgmt_surg_wounds.pdf

newfoundland labrador skin and wound care manual. (2008, july). Retrieved january 2013, from
http://westernhealth.nl.ca/uploads/PDFs/wound%20care%20manual%20for%20dianne%20celemen
ts%20final.pdf

Post operativewound complications. (n.d.). Retrieved dhjetor 2013, from


http://www.freemd.com/post-operative-wound-complications/overvieë.htm

Post-surgical wound care. (n.d.). Retrieved dhjetor 2013, from


http://www.dermwestconn.com/instructions/wound_care.html

55
sasso, l., bonvento, c. m., gagliano, c., & bagnasco, a. (2008). scienze infermieristiche generali
cliniche. milano.

Surgical Wound Care . (n.d.). Retrieved from


http://www.napavalley.edu/people/pcarroll/Documents/Surgical%20Wound%20Care.pdf

56

You might also like