You are on page 1of 101

PËRMBAJTJA

Çështje Civile
Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

(00-2019-) kundër ...............................................................................

1
Çështje Penale

(00-2019-) I pandehur: ..........................................................................

2
Çështje Administrative

3
Kompetenca Civile

(00-2019-33) 31.01.2019 Lirim Bitraj kundër Instituti I Sigurimeve Shoqërore

Drejtoria Rajonale Tiranë, Instituti I Sigurimeve
Shoqërore Drejtoria Rajonale Fier........................................
(00-2019-35) 31.01.2019 Bashkia Devoll kundër Shoqëria “Ekropod” Sh.P.K.,
Robert Themeli.....................................................................
(00-2019-36) 31.01.2019 Aishe Shevroja kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Elbasan.............................................
(00-2019-37) 31.01.2019 Zenepe Sula, Fiqirete Shima kundër Skënder Koleci,
Xhavit Koleci, Qefsere Koleci, Rajomnda Koleci,
Eglantina Kaleci, Fatime Koleci, Vezir Koleci, Halit
Koleci, Nafije Koleci, Mimoza Koleci, Vitore Gjana
(Koleci), Hatixhe Koleci, Xhevair Koleci, Florida
Koleci, Medi Koleci, Nazife Domi.......................................
(00-2019-38) 31.01.2019 Bilal Jolla kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Elbasan................................................
(00-2019-39) 31.01.2019 Flamur Jakupi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Durrës..................................................................
(00-2019-40) 31.01.2019 David Markaj kundër Zyra Përmbarimore Tiranë,
Përmbarues Laureta Kusi......................................................
(00-2019-41) 31.01.2019 Manjola Duro kundër Drejtoria e Shërbimeve të
Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror......................
(00-2019-42) 31.01.2019 Rajmonda Merxha (Dedja) kundër Drejtoria Rajonale
e
Sigurimeve Shoqërore Elbasan.................................
(00-2019-43) 31.01.2019 Natasha Çifliku, Vasilika Basha, Vita Topalli, Marie
Terziu, Llazar Çifliku kundër Gjergj Çifliku, Valentina
Çifliku, Elis Çifliku, Zyra e Gjendjes Civile Bashkia
Shijak, Zyra e Gjendjes Civile Bashkia Sukth......................
(00-2019-44) 31.01.2019 Shpëtime Kaziu (Maliqati) kundër Lirim Bajaziti,
Agim Bajaziti, Dashnor Bajaziti, Xhemil Bajaziti,
Liljana Maliqati, ZVRPP Kavajë..........................................
(00-2019-45) 31.01.2019 Kërkues Mirela Meta, Tatjana Coadari, Nadire Zgura,
Lefteri Haxhiaj, Arjana Dhimitri..........................................
(00-2019-46) 31.01.2019 Kërkues Ermir Kroqi............................................................
(00-2019-47) 31.01.2019 Islam Kërtusha kundër Komuna Ishëm, Këshilli
Qarkut Durrës.......................................................................
(00-2019-48) 31.01.2019 Xhemal Shkenza, Gjergji Braksi, Kujtim Osmenaj,
Martin Bregu, Vegim Hasani, Pajtim Golemi, Hysni
Nuredini, Josif Josifi, Arqile Titi, Agim Gjoni kundër
Ministria e Mbrojtjes, Komanda E Forcës Ajrore
Rinas, Reparti Ushtarak Nr.3006 (Baza Ajrore) Farkë........
(00-2019-49) 31.01.2019 Arsino Dimo kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave,
Tiranë....................................................................................
(00-2019-50) 31.01.2019 Muhamet Doka kundër Bashkia Kavajë, Zyra
Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Kavajë...................................................................................
(00-2019-51) 31.01.2019 Kërkues: Drejtoria e Rajonit Rrugor Gjirokastër..................

4
(00-2019-150) 31.01.2019 Lulëzim Vladi kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave.......
(00-2019-180) 31.01.2019 Kei Çuko kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë,
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të
Shtetit Tiranë, Drejtoria Rajonale e Rezervave
Materiale të Shtetit Mat..........................................
(00-2019-) kundër ...............................................................................

5
ÇËSHTJE CIVILE

6
ÇËSHTJE PENALE

7
KOMPETENCA

8
Nr. 31003-00028-00 - 2019 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 33 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Edmond Islamaj Anëtar
Ardian Dvorani Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 31.01.2019, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: LIRIM BITRAJ

I PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE

DREJTORIA RAJONALE TIRANË
INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE
DREJTORIA RAJONALE FIER

OBJEKTI:
Kundërshtimi i Vendimit të Komisionit të Apelit të Institutit
të Sigurimeve Shoqërore nr. 2295 Prot., datë 16.05.2018.

Baza ligjore: Kodit të Procedurës Civile;

Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin Nr. 62-2018-3659 (973), datë

05.07.2018, ka vendosur:
“1. Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për
shqyrtimin e mosmarrëveshjes civile.
2. Dërgimin e kësaj mosmarrëveshje civile për kompetencë lëndore Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 1494, datë

21.11.2018 ka vendosur:
“1. T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për t’u shprehur për
kompetencën lëndore të çështjes me numër 1551 Regjistri Themeltar, datë
31.07.2018. 2. Rregullimin e kompetencës lëndore për gjykimin e
mosmarrëveshjes me nr. 1551 regjistri themeltar, datë regjistrimi 31.07.2018.
3. Dërgimin e çështjes administrative nr. 1551 Regjistri Themeltar, datë
regjistrimi 31.07.2018 Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, si gjykatë e caktuar
me ligj për gjykimin e saj.”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

9
Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN:
I. Rrethanat çështjes

1. Padia është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me datë 04.07.2018,
me objekt dhe shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Nga fashikulli i gjykimit rezulton se pala paditëse, pasi ka plotësuar moshën për
pension pleqërie, i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Vlorë me
kërkesë për t’i akorduar pensionin e pleqërisë. Me Vendimin nr. 1497, datë 30.05.2018 të
Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier palës paditëse i është njohur një periudhë
sigurimi prej 35 vitesh e 5 muajsh, duke i njohur edhe masën e pensionit respektivisht.
Subjektit paditës nuk i është njohur si periudhë sigurimi periudha që ka punuar pranë Ital Gea
sh.p.k. dhe pranë Zeta Shoes sh.p.k., duke argumentuar se për këto periudha në organin
administrativ nuk ka të dhëna që të vërtetojnë vjetërsinë në punë. Pala paditëse e ka ankimuar
administrativisht këtë qëndrim të organit administrativ. Komisioni Rajonal i Ankimit me
Vendimin nr. 590, datë 22.12.2017 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë
administrative. Vendimin e komisionit të apelit pala paditëse e ka ankimuar në Institutin e
Sigurimeve Shoqërore. Kjo e fundit me Vendimin nr. 580, datë 06.04.2018 ka lënë në fuqi
vendimin e shkallës së dytë të shqyrtimit administrativ. Pala paditëse i është drejtuar sakaq
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve dhe njohjen e
periudhës së vjetërsisë.
3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin Nr. 62-2018-3659 (973), datë
05.07.2018, ka vendosur: “1. Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier
për shqyrtimin e mosmarrëveshjes civile. 2. Dërgimin e kësaj mosmarrëveshje civile për
kompetencë lëndore Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.”.
4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka arsyetuar se kërkimi objekt gjykimi është lëndë
gjykimi administrativ, pasi kërkohet të detyrohet një organ i administratës publike. Sakaq
çështja i është dërguar për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.
5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 1494, datë
21.11.2018 ka vendosur: “1. T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për t’u shprehur për
kompetencën lëndore të çështjes me numër 1551 Regjistri Themeltar, datë 31.07.2018. 2.
Rregullimin e kompetencës lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjes me nr. 1551 regjistri
themeltar, datë regjistrimi 31.07.2018. 3. Dërgimin e çështjes administrative nr. 1551
Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 31.07.2018 Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, si gjykatë
e caktuar me ligj për gjykimin e saj.”.
6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës ka arsyetuar se detyrimi për të
njohur ekzistencën apo jo të një marrëdhënie juridike është padi njohje, që parashikohet nga
neni 32/b i Kodit të Procedurës Civile dhe si e tillë çështja është lëndë gjykimi administrativ.
Gjykata argumenton se paditë administrative përfshihen në mënyrë shteruese në nenin 17 të
Ligjit nr. 49/2012. Gjykata administrative ka kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës civile
dhe dërgimin e çështjes aty për vazhdimin e gjykimit si gjykatë kompetente.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi

dokumentacionin e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të padisë
dhe vendimet e gjykatave në mosmarrëveshje për kompetencën lëndore, në zbatim të
dispozitave të Ligjit nr. 49/2012, çmon se parashtresa e Gjykatës Administrative të Shkallës

10
së Parë Durrës është e pabazuar në ligj dhe në Vendimin Unifikues Nr. 3/2014 të Kolegjeve
të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kolegji vlerëson se vendimi i gjykatës civile duhet të lihet
në fuqi.
8. Kolegji sjell në vëmendje se kategorizimi i padive dhe llojeve të tyre, sikurse në
doktrinë ndahen në padi detyrimi dhe padi njohje, bëhet në nenin 32 të Kodit të Procedurës
Civile. Neni 17 i Ligjit nr. 49/2012 nuk është një kategorizim i padive administrative, por
tipizim i tyre sipas objektit dhe kërkimit konkret. Ndaj Kolegji vlerëson se është i gabuar
qëndrimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë që i vlerëson dhe interpreton si
përjashtuese të njera-tjetrës nenin 32 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenin 17 të Ligjit Nr.
49/2012. Këto dy dispozita janë komplementare dhe që së bashku parashikojnë fakultetet e
subjekteve të së drejtës për të ushtruar të drejtën e padisë, në varësi të cenimit të së drejtës
subjektive objekt gjykimi.
9. Për rrjedhojë Kolegji vlerëson se paditë e njohjes nuk mundet të kategorizohen
apriori si ekskluzivisht lëndë gjykimi civil. Përkundrazi, përkatësia e kompetencës lëndore të
gjykatës civile apo administrative përballë një padie njohje do të varet nga natyra juridike e
marrëdhënies që kërkohet të njihet nëpërmjet vendimit deklarativ përfundimtar të gjykatës.
Kjo do të thotë se nëse kërkohet të njihet se ekziston apo se nuk ekziston një marrëdhënie
juridike administrative, atëherë padia do të jetë lëndë gjykimi administrativ, sipas nenit 17 të
Ligjit nr. 49/2012. Përndryshe kompetente nga pikëpamja lëndore do të jetë gjykata civile.
10. Në rastin konkret pala paditëse ka kërkuar pranë palës së paditur njohjen e së
drejtës kushtetuese dhe ligjore të përfitimit nga mbrojtja sociale e skemës së sigurimeve
shoqërore dhe pala e paditur nuk ka pranuar të njohë këtë drejtë të paditësit në masën që ai
pretendon, për shkak se ka konkluduar se ai nuk plotëson kushtet e vjetërsisë në punë. Padia
e njohjes që pala paditëse ka paraqitur kërkon pikërisht që pala e paditur gjyqësish të
detyrohet të njohë ekzistencën e marrëdhënies juridike të vjetërsisë në punë dhe faktin se ai
ka kontribuar në derdhjen e detyrimeve respektive të sigurimeve shoqërore. Për rrjedhojë nuk
ka asgjë për të dyshuar e më tej edhe për të argumentuar se kjo marrëdhënie juridike është e
natyrës civile dhe lëndë gjykimi civil. Aq më tepër që në rastin konkret pala paditëse i ka
ezauruar të gjitha mjetet e mundshme të ankimit administrativ dhe nuk ka arritur të realizojë
të drejtat e saj të pretenduara të mbrojtjes shoqërore.
11. Për rrjedhojë Kolegji vlerëson se Vendimit Nr. 62-2018-3659 (973), datë
05.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier duhet të lihet në fuqi, pasi nuk ka shkaqe për
cenimin e tij.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”,

VENDOSI:
Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 62-2018-3659 (973), datë 05.07.2018 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, më 31.01.2019

11
Nr. 31003-00125-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 35 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në Tiranë, sot më datë 31.01.2019, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen

administrative që i përket:

PADITËS: BASHKIA DEVOLL.

TË PADITUR: SHOQËRIA “EKROPOD” SH.P.K.

ROBERT THEMELI.

OBJEKTI:
Kërkim dëmshpërblimi në masën 968.710 lekë për dëmin e shkaktuar
pasuror nga mospagimi i taksës në infrastrukturë.

BAZA LIGJORE: Neni 32/a, 43 i Kodit të Procedurës Civile, Kodi Civil, ligji nr.
49/2012, ligji nr. 8270, datë 23.12.1997, VKM nr. 510, datë 10.06.2015.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e seancës

përgatitore të datës 05.12.2018, në çështjen me Nr. (1029) 01709 Akti, ka vendosur:
Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur shoqëria “Ekoprod” sh.p.k për
deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Korçë për gjykimin e kësaj çështje dhe dërgimin e padisë dhe akteve
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë si një kërkesë të pabazuar në prova dhe në
ligj.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5
ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të këtij vendimi palëve
ndërgjyqëse.

Kundër vendimit të seancës përgatitore të datës 05.12.2018, në çështjen me Nr.

(1029) 01709, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, ka bërë ankim të
veçantë pala e paditur Shoqëria “Ekropod” sh.p.k, e cila ka kërkuar prishjen e këtij vendimi
dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë,
duke parashtruar këto shkaqe:

- Rezulton se kërkesëpadia e paraqitur është një konflikt gjyqësor civil dhe për
rrjedhojë është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kompetente për vazhdimin e
gjykimit.

12
- Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë është rrjedhojë e
zbatimit të gabuar të ligjit procedural.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,
në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

VËREN
I. Rrethanat e çështjes.

Me vendimin nr. 04, datë 21.05.2015, të Kryetarit të Komunës Progër, është vendosur
dhënia e lejes zhvillimore të ndërtimit, të palës së paditur, “Ekroprod” sh.p.k., dhe shtetasit
Robert Themeli, për rikonstruksionin e repartit të grumbullimit të kërmillit dhe bimëve
medicinale.
Për marrjen e kësaj leje ndërtimi pala e paditur ka paguar shumën prej 333.050
(treqind e tridhjetë e tre mijë e pesëdhjetë) lekë, si taksë ndikimi në infrastrukturë, në bazë të
faturës për arkëtim nr. 16, datë 28.05.2015, të lëshuar nga ish Komuna Progrër, Devoll,
sikurse rezulton nga dëftesa bankare e datës 04.06.2015, e “Procredit Bank” sh.a.
Në vitin 2016 është kryer një kontroll financiar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit
në Bashkinë Devoll dhe është konstatuar se në dhënien e kësaj leje nga ana e ish Komunës
Progrër, Devoll, ndaj palës së paditur, konstatohet se taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk
është llogaritur sipas vlerës së investimit (çmimeve për njësi) për objektin “Rikonstruksion i
repartit të grumbullimit të kërmillit dhe bimëve medicinale”, me investitor të paditurit në
këtë gjykim.
Sipas KLSH-së, pala e paditur në këtë gjykim ka paguar 968.710 (nëntëqind e
gjashtëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e dhjetë) lekë më pak taksë për ndikimin në
infrastrukturë nga sa duhej të paguante sipas ligjit, duke i sjellë këtë dëm në këtë masë
buxhetit të shtetit.
Në të tilla rrethana, KLSH-ja ka rekomanduar që Drejtoria e Zhvillimit të Territorit,
në bashkëpunim me Drejtorinë e Menaxhimit Financiar, të marrë të gjitha masat për
arkëtimin e kësaj shume nga palët e paditura në këtë gjykim.
Me shkresën e titulluar “Njoftim”, me nr. 430 prot, datë 17.03.2017, të lëshuar nga
Sektori i Menaxhimit Financiar, pranë Bashkisë Devoll, pala paditëse i dërgon palës së
paditur detyrimin e saj për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë në shumën 968.710
(nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e dhjetë) lekë.
Në kushtet kur pala e paditur nuk e ka paguar këtë taksë në këtë masë, pala paditëse
ka paraqitur përpara Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë padinë me objektin e
sipërcituar, duke kërkuar detyrimin e palës së paditur t’i paguajë palës paditëse shumën prej
968.710 (nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e dhjetë) lekë, si taksë e ndikimit
në infrastrukturë, të papaguar për shkak të miratimit të kësaj leje zhvillimore nga ish Komuna
Progër.
Në seancën përgatitore të datës 05.12.2018 pala e paditur Shoqëria “Ekropod” sh.p.k.,
i kërkoi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë të deklarojë moskompetencën
lëndore për gjykimin e kësaj çështje dhe të dërgojë padinë dhe aktet Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Korçë, si gjykata kompetente.

II. Procedurat gjyqësore.

13
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e seancës përgatitore
të datës 05.12.2018, në çështjen me Nr. (1029) 01709 Akti, ka vendosur: “Rrëzimin e
kërkesës së palës së paditur shoqëria “Ekoprod” sh.p.k për deklarimin e moskompetencës
lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë për gjykimin e kësaj çështje dhe
dërgimin e padisë dhe akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë si një kërkesë të pabazuar
në prova dhe në ligj; Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë
brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të këtij vendimi palëve ndërgjyqëse.
Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se çështja është e natyrës
administrative pasi mosmarrëveshja, në thelb, lidhet me pagimin e taksave dhe tatimeve. Në
të njëjtën kohë mosmarrëveshja ka lindur si pasojë e veprimtarisë administrative të palës
paditëse, e cila është një organ publik. Për sa më sipër, kompetenca i përket Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
Kundër vendimit të seancës përgatitore të datës 05.12.2018, në çështjen me Nr.
(1029) 01709 Akti, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, ka bërë ankim të
veçantë pala e paditur Shoqëria “Ekropod” sh.p.k, e cila ka kërkuar prishjen e këtij vendimi
dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë,
duke parashtruar shkaqet e prezantuara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

III. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i seancës përgatitore të

datës 05.12.2018, në çështjen me Nr. (1029) 01709 Akti, i Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Korçë, është marrë në përputhje me dispozitat që rregullojnë kompetencën
lëndore të gjykatave. Për këtë shkak, ky vendim do të lihet në fuqi.
Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me
qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të
palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari
procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj
kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që
shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe
sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se në çështjen në shqyrtim pala
paditëse ka ngritur një padi me objekt shpërblimin e dëmit të rrjedhur nga mospagimi i plotë
dhe i saktë i taksave lokale (taksa e ndikimit në infrastrukturë). Pala paditëse është një person
juridik publik dhe, në këtë kuadër, veprimtaria e kryer prej saj është një veprimtari me natyrë
administrative. Mosmarrëveshja në çështjen në shqyrtim ka lindur pikërisht nga
mospërmbushja e detyrimeve të palës së paditur për pagimin e një detyrimi që ka ndaj palës
paditëse, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj publike (funksioni fiskal i njësive të
qeverisjes vendore për mbledhjen e taksave dhe tatimeve).
Në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë përcaktuar fushat e
mosmarrëveshjeve për të cilat është kompetente gjykata administrative. Në këtë dispozitë
përcaktohet se gjykatat administrative janë kompetente për:
a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore
normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë
administrative nga organi publik;
b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të
mosveprimit të organit publik;

14
c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në
rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;
ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ
i administratës publike;
d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve
administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të
dënimit administrativ për kundërvajtësin;
dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit
administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se mosmarrëveshja në rastin në
shqyrtim është një mosmarrëveshje e prejardhur nga një mosmarrëveshje që ka lindur nga një
akt administrativ individual dhe si e tillë përbën një mosmarrëveshje me natyrë
administrative. Në rastin konkret kërkohet pagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë, siç
përcaktohet në shkresën e titulluar “Njoftim”, me nr. 430 prot, datë 17.03.2017, të lëshuar
nga Sektori i Menaxhimit Financiar, pranë Bashkisë Devoll. Një qëndrim i tillë gjen
mbështetje edhe në jurisprudencën e mëparshme të këtij Kolegji, i cili i ka kualifikuar si
administrative mosmarrëveshjet që rrjedhin nga një mosmarrëveshje tjetër administrative.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve të ndodhura në
dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të kërkimeve të palës paditëse të shprehura si në
kërkesëpadi çmon se jemi përpara gjykimit të një mosmarrëveshjeje administrative, pasi kjo
mosmarrëveshje ka lindur nga një konflikt i natyrës administrative ... (shih vendimin nr. 9,
datë 14.01.2014, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Në vendimin nr. 2, datë 10.03.2014, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë
përcaktuar kriteret për të kualifikuar një mosmarrëveshje si administrative. Në këtë vendim
ato kanë theksuar se:
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë sjellin në vëmendje se disa nga kriteret që
gjykatat duhet të mbajnë parasysh nëse një mosmarrëveshje është apo jo e natyrës
administrative kanë të bëjnë me: a) njëra nga palët në mosmarrëveshje ka natyrën e organit
të administratës publike, në kuptim të rregullimit ligjor në fuqi dhe, në kuadër të kryerjes së
veprimtarisë të njohur nga ligji, ushtron pushtetin e tij diskrecional ndaj palës tjetër; b)
veprimtaria e organit të administratës publike bazohet në një ligj të posaçëm të së drejtës
publike dhe vetë marrëdhënia juridike që krijohet në mes palëve buron nga një ligj i të
drejtës publike; c) kjo veprimtari e organit të administratës publike, që konkretizohet me
nxjerrjen e aktit, duhet të veprojë në drejtim dhe të ketë si bazë interesin publik (shih
paragrafin 23 të vendimit nr. 2, datë 10.03.2014, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së
Lartë).
Rezulton se në çështjen në shqyrtim plotësohen të tre kriteret që kjo mosmarrëveshje
të kualifikohet si administrative. Së pari, njëra nga palët në mosmarrëveshje (pala paditëse)
është një organ i administratës publike, pasi është një njësi e qeverisjes vendore, së dyti,
veprimtaria e tij bazohet në një ligj të posaçëm të së drejtës publike (ligji nr. 135/2015 “Për
vetëqeverisjen vendore”) dhe së treti, veprimtaria e këtij organi vepron dhe ka si bazë
interesin publik (ushtrimi i funksioneve të saj fiskale në përputhje me kompetencat që i jep
ligji nr. 135/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, njësive të qeverisjes vendore.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të Ligjit
nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”;

15
VENDOSI
- Lënien në fuqi të vendimit të seancës përgatitore të datës 05.12.2018, në çështjen me
Nr. (1029) 01709, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
- Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Korçë, palës paditëse, Bashkia Devoll dhe palëve të paditura, Shoqëria “Ekropod”
sh.p.k, e Robert Themeli.

Tiranë, më 31.01.2019

16
Nr. 31003-00141-00- 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 36 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në Tiranë, sot më datë 31.01.2019, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen që

i përket:

PADITËS: AISHE SHEVROJA

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE ELBASAN

OBJEKTI:
Njohje e vërtetësisë së librezës së punës, lëshuar nga Ndërmarrja Bujqësore Zaranikë, Sektori
Serë, Elbasan, për paditësen si dhe njohjen e paditëses në marrëdhënie pune në Ndërmarrjen
Bujqësore Zaranikë për periudhën 17.03.1987 deri 12.09.1992 dhe njohjen paditëses në
marrëdhënie pune në firmën “Hoseis” për periudhën 01.04.1993 deri 31.08.1993.

BAZA LIGJORE: Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore”, neni
388, 32/b.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 169, datë 15.02.2017, ka

vendosur:
Pranimin e padisë.
Njohjen si të vërtetë të librezës së punës së paditëses Aishe Shevroja të lëshuar
nga ish-Ndërmarrja Bujqësore Zaranikë, Sektori Sera, Elbasan.
Vërtetimin e qenies së paditëses Aishe Shevroja në marrëdhënie pune në ish-
Ndërmarrjen Bujqësore Zaranikë, Sektori Sera, Elbasan, për periudhën nga
data 17.03.1987 deri 12.09.2012 dhe në firmën private “Hoseis” për periudhën
nga data 01.04.1993 deri në datën 31.08.1993.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 15
ditëve nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi. Për të paditurin në
mungesë, ky afat fillon nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

17
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr. 484/10-2018-1314, datë 27.06.2018, ka
vendosur:
Prishjen e vendimit nr. 169, datë 15.02.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës Administrative
të Shkallës së Parë Durrës.
Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 30 ditëve.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr. 253, datë

03.12.2018, ka vendosur:
T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me
Gjykatën e Apelit Durrës, lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore në
shqyrtimin e çështjes së regjistruar në Gjykatën Administrative të Shkallës së
Parë Durrës me Nr. (01180) 1523 Regj. Themeltar, datën 30.07.2018
regjistrimi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,
në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

VËREN
I. Rrethanat e çështjes.

Paditësja i është drejtuar palës së paditur me kërkesë për lidhjen e pensionit të

pleqërisë. Pas shqyrtimit të kërkesës së paditëses pala e paditur ka marrë vendimin nr. 305
prot, datë 14.09.2015, duke i refuzuar kërkesën për shkak se, nga dokumentacioni i paraqitur,
paditësja rezulton me 13 vite e 10 muaj periudhë sigurimi.
Rezulton se pala e paditur nuk i ka njohur paditëses vjetërsinë në punë për periudhën
17.03.1987 – 01.04.1992, pasi paditësja nuk figuron në regjistrat e Ndërmarrjes Bujqësore
Elbasan. Gjithashtu, pala e paditur nuk i ka njohur paditëses si të vërtetë as librezën e punës
për shkak se vulat nuk janë të qarta, janë të palexueshme. Në të njëjtën kohë, paditëses nuk i
është njohur as periudha e punës 01.04.1993 – 31.08.1993, pranë Shoqërisë “Hoseis”, për
arsye se mungojnë borderotë.
Vendimi nr. 305 prot, datë 14.09.2015, i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore
Elbasan, është lënë në fuqi nga Komisioni Rajonal i Ankimit, pranë kësaj Drejtorie, me
vendimin nr. 46, datë 22.02.2016, si dhe nga Komisioni Qendror i Ankimit, pranë Institutit të
Sigurimeve Shoqërore, me vendimin nr. 708, datë 25.05.2016.
Ndodhur në këto rrethana, paditësja i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Elbasan, duke kërkuar njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën që i mohohet nga
pala e paditur si dhe njohjen e vërtetësisë së librezës së punës.

II. Procedurat gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 169, datë 15.02.2017, ka

vendosur: “Pranimin e padisë; Njohjen si të vërtetë të librezës së punës së paditëses Aishe
Shevroja të lëshuar nga ish-Ndërmarrja Bujqësore Zaranikë, Sektori Sera, Elbasan;
Vërtetimin e qenies së paditëses Aishe Shevroja në marrëdhënie pune në ish-Ndërmarrjen
Bujqësore Zaranikë, Sektori Sera, Elbasan, për periudhën nga data 17.03.1987 deri
12.09.2012 dhe në firmën private “Hoseis” për periudhën nga data 01.04.1993 deri në datën
31.08.1993; Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur; Kundër këtij vendimi lejohet

18
ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së këtij
vendimi. Për të paditurin në mungesë, ky afat fillon nga e nesërmja e komunikimit të këtij
vendimi.”.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr. 484/10-2018-1314, datë 27.06.2018, ka
vendosur: “Prishjen e vendimit nr. 169, datë 15.02.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Durrës; Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 30 ditëve.”.
Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se nuk është kompetente nga
pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çështje, pasi çështja, referuar kërkimeve të saj, është
e natyrës administrative.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr. 253, datë
03.12.2018, ka vendosur: “T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në
mosmarrëveshje me Gjykatën e Apelit Durrës, lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore
në shqyrtimin e çështjes së regjistruar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës
me Nr. (01180) 1523 Regj. Themeltar, datën 30.07.2018 regjistrimi.”.
Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar çështja është e natyrës civile, pasi
në objektin e padisë paditësja parashtron kërkime të natyrës civile, sikurse është njohja e
qenies së një marrëdhënie juridike si dhe njohja e vërtetësisë së një dokumenti me pasoja
juridike për paditësen, të parashikuara përkatësisht në nenin 32, shkronjat “b” dhe “c”, të
Kodit të Procedurës Civile. Pala paditëse nuk rezulton të ketë kundërshtuar nëpërmjet padisë
së saj ndonjë akt administrativ.

III.Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 484/10-2018-1314,

datë 27.06.2018, i Gjykatës së Apelit Durrës, është marrë në kundërshtim me dispozitat që
rregullojnë kompetencën lëndore të gjykatave. Për këtë shkak, ky vendim do të prishet dhe
çështja do të dërgohet për rishqyrtim pranë kësaj gjykate, si gjykata kompetente, me të njëjtin
trup gjykues.
Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me
qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të
palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari
procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj
kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që
shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe
sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës.
Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë
të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për
rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore (shih vendimin nr. 1095,
datë 27.11.2018, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Në çështjen në shqyrtim, nga përmbajtja e kërkesëpadisë rezulton se paditësja ka
kërkuar njohjen e qenies së një marrëdhënie juridike si dhe njohjen e vërtetësisë së një
dokumenti me pasoja juridike për paditësen, sikurse është libreza e punës. Ky formulim i
objektit të padisë gjen pasqyrim në nenin 32, shkronjat “b” dhe “c”, të Kodit të Procedurës
Civile.

19
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se përcaktimi i
kompetencës lëndore në një mosmarrëveshje lidhet me natyrën e kërkimeve të parashtruara
në kërkesëpadi. Edhe pse faktet e çështjes mund të ta orientojnë paditësin në një natyrë të
ndryshme mosmarrëveshje, është ky i fundit, që nëpërmjet natyrës së kërkimeve të tij,
përcakton llojin çështjes, pra nëse kjo do të jetë civile apo administrative.
Nga faktet e çështjes në shqyrtim rezulton se paditësja i është drejtuar me kërkesë për
caktim pensioni pleqërie palës së paditur, e cila ia ka refuzuar, duke qenë se nuk plotësonte
njërin prej kushteve të përcaktuara në ligj (minimumin e viteve për të cilat është derdhur
kontribut), pasi një pjesë e dokumentacionit që vërteton vjetërsinë në punë të paditëses është i
pasaktë dhe për pjesën tjetër të periudhës që kërkohet për ta përfituar këtë të drejtë, nuk
kishte dokumentacion. Ky vendim i palës së paditur është lënë në fuqi edhe në rrugën e
ankimit administrativ. Më tej, rezulton se paditësja nuk ka paraqitur padi në gjykatë kundër
aktit administrativ me të cilin asaj i është refuzuar njohja dhe përfitimi i një të drejte, sikurse
është e drejta për pension. Në këto kushte, paditësja, duke qenë e ndërgjegjshme për
problematikën që ekzistonte me dokumentacionin e saj të vjetërsisë në punë, e konstatuar me
vendimmarrjen e palës së paditur, i është drejtuar gjykatës me padi për njohjen e vjetërsisë në
punë si dhe për njohjen e vërtetësisë së librezës së punës.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se, referuar përmbajtjes së
kërkesëpadisë, kërkimet e paditëses janë të natyrës civile. Paditësja mund të kishte zgjedhur
që të kundërshtonte veprimtarinë administrative të palës së paditur dhe, në këtë rast, çështja
do të ishte e natyrës administrative. Por, paditësja, duke qenë e vetëdijshme për
problematikat e dokumentacionit që provonte vjetërsinë e saj në punë, siç konfirmohet nga
qëndrimi i palës së paditur, me të cilin i është refuzuar kërkesa e saj për pension, ka zgjedhur
që mosmarrëveshjen e saj ta ngrejë si një mosmarrëveshje të natyrës civile, duke zgjedhur një
objekt padie që i përgjigjet kompetencës së gjykatave civile.
Vërtetimi i qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte si dhe
njohja e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin janë
dy lloje gjykimesh të natyrës civile. Në dallim nga gjykatat civile, gjykatat administrative
janë kompetente vetëm për ato mosmarrëveshje të cilat përcaktohen në ligjin e tyre specifik
(ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”) si dhe për ato mosmarrëveshje që burojnë nga
një mosmarrëveshje e natyrës administrative. Çdo mosmarrëveshje tjetër është e natyrës
civile.
Një përfundim i tillë rrjedh nga fakti se, referuar nenit 135/3 të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë, gjykatat administrative, duke qenë gjykata me juridiksion të
posaçëm, janë kompetente vetëm për ato mosmarrëveshje që në mënyrë specifike i caktohen
nga ligji. Pra, si parim, një mosmarrëveshje shqyrtohet nga gjykata me kompetencë të
përgjithshme gjyqësore, për sa kohë që ligji i posaçëm nuk ia ka ngarkuar shqyrtimin e saj
gjykatës me kompetencë të posaçme.
Përfundimi si më sipër, pra që paditë me objekt vërtetimin e qenies ose mosqenies së
një marrëdhënie juridike ose një të drejte si dhe njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një
dokumenti me pasoja juridike për paditësin janë padi të natyrës civile dhe si rrjedhojë janë në
kompetencën e gjykatave civile, mbështet edhe në jurisprudencën e mëparshme të këtij
Kolegji si dhe të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

20
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të Ligjit
nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”;

VENDOSI
- Prishjen e vendimit nr. 484/10-2018-1314, datë 27.06.2018, të Gjykatës së Apelit
Durrës, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtin
trup gjykues.
- Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës së Apelit Durrës, Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Durrës, palës paditëse, Aishe Shevroja, dhe palës së
paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan.

Tiranë, më 31.01.2019

21
Nr. 31003-02986-00 - 2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 37 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: ZENEPE SULA,

FIQIRETE SHIMA

PADITUR: SKËNDER KOLECI,

XHAVIT KOLECI,
QEFSERE KOLECI,
RAJOMNDA KOLECI,
EGLANTINA KALECI,
FATIME KOLECI,
VEZIR KOLECI,
HALIT KOLECI,
NAFIJE KOLECI,
MIMOZA KOLECI,
VITORE GJANA (KOLECI),
HATIXHE KOLECI,
XHEVAIR KOLECI,
FLORIDA KOLECI,
MEDI KOLECI,
NAZIFE DOMI

OBJEKTI:
Detyrimin e të paditurve të na njohin bashkëpronar ne paditëset, në pjesën
takuese sipas normës për frymë e barabartë me 4 653 m2 tokë arë, për secilën, fituar me
ligjin 7501 "Për tokën bujqësore" dhe 11 pjesë takuese nga trashëgimlënësi Mersin Koleci, e
barabartë me 517 m2, (në total 5170 m2 secila nga paditëset), tokë bujqësore (sip. totale = 79
110 m2, e ndarë për 17 veta = 4 653 m2 secili) e regjistruar në hipotekë si vijojnë:
- Pasuria me nr 16/8, zk. 1038, vol. 1, fq. 147, me sip. = 7720 m2 në emër të Mersin Koleci.
- Pasuria me nr 53/3, zk. 1038, vol. 1, fq. 74, me sip = 9000 m2, në emër të Xhavit Koleci
- Pasuria nr 53/6, zk. 1038, vol 1, fq. 58, sip. = 6000 m2 në emër të Halit Koleci.
- Pasuria nr 53/1, zk. 1038, vol. 1, fq 17, sip = 5600 m2 në emër të Mersin Koleci.
- Pasuria nr 16/9, zk. 1038, vol. 2, fq 83, sip. = 4190 m2 në emër të Vezir Koleci.
- Pasuria nr 16/11, zk. 1038, vol. 2, fq. 60, sip. = 13980 m2 në emër të Xhavit Koleci.
- Pasuria nr 39/12, zk, 1038, vol 2 fq. 59, sip = 4800 m2 në emër të Xhavit Koleci.

22
- Pasuria nr 16/12, zk. 1038, vol 2, fq 7, sip. 5560 m2 në emër të Halit Koleci.
- Pasuria nr 39/11, zk. 1038, vol. 1, fq. 146, sip. = 5600 m2 në emër të Mersin Koleci.
- Pasuria nr 53/9, zk. 1038, vol 2, fq 82, sip. 5200 m2 në emër të Vezir Koleci.
- Pasuria nr 53/2, zk, 1038, vol. 1, fq 84, sip. 4500 m2 në emër të Vezir Koleci.
- Pasuria nr 39/13, zk 1038, vol 2, fq 6, sip = 6960 m2 në emër të Riza Murraku
(blerë nga Halit Koleci).

BAZA LIGJORE: Neni 32 e vijues i K.Pr.Civile, Neni 163, 360 e vijues i K. Civil,
Ligji 7501 "Për tokën" i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.(11-2017-4772) 1491, datë

02.10.2017 ka vendosur:
Të deklarojë mungesën e kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Durrës për gjykimin e çështjes civile me nr. 1178 Akti, datë 17.03.2017
regjistrimi.
T’ia dërgojë aktet e kësaj çështje gjyqësore civile për kompetencë lëndore dhe
tokësore gjykimi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr. 46, datë 07.05.2018
ka vendosur:
Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, duke i paraqitur Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.(11-2017-4772) 1491, datë 02.10.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Durrës, që ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e
zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për
shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se palët
paditëse Zenepe Sula dhe Fiqirete Shima me palët e paditura, janë në marrëdhënie gjinie me
njëri tjetrin, vëllezër dhe motra, si dhe nipër dhe mbesa.
Palët paditëse pretendojnë se janë bashkëpronare me të paditurit në një sipërfaqe toke
arë, gjithsej 79.110 m2, të fituar nga familja bujqësore.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, të njihen bashkëpronar dhe kërkojnë pranimin e
padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës me nr.1178 Akti, datë 17.03.2017
regjistrimi, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Durrës.

23
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në kushte kur rezulton se toka bujqësore në të cilën
paditësat pretendojnë të drejta bashkëpronësie është disponuar nga ana e Komisionit të
Ndarjes së Tokës në fshatin Armadh me katër Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, në kushte
kur rezulton se këto Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi janë në emër të familjeve të Xhavit
Koleci, Mersin Kolecit, Vezir Kolecit dhe Halit Kolecit dhe të regjistruara në emër të tyre
pranë ZVRPP Durrës, gjykata vlerëson se këto pretendime mund të zgjidhen vetëm
nëpërmjet analizimit të ligjshmërisë dhe të vlefshmërisë së akteve të marrjes së tokës në
pronësi sipas ligjit nr.7501 datë 19.07.1991.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
07.05.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se është paditësi ai që i jep gjurmën e vet gjykimit dhe
jo hipoteza e gjykatës se si mund ta përdorë akt gjykimin paditësi në eventualitetin e pranimit
të padisë. Në këtë kuptim gjykata nuk analizon se cilën padi duhet të kishte paraqitur paditësi
për të arritur synimin që i ka vënë vetes. Gjykata vlerëson padinë e ngritur në fakt.
Në rastin konkret jemi përpara një mosmarrëveshje pronësie në kuptim të Kodit Civil ajo me
objekt njohjen e marrëdhënies juridike të pronësisë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Durrës duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Durrës. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore
që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “Detyrimin e të
paditurve të na njohin bashkëpronar”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin Civil dhe
Kodit të Procedurës Civile.
Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjithë objektit të kërkesë padisë, pasi jemi në kushte
kur kërkohet njohja bashkëpronar në pasurinë objekt gjykimi dhe që parashikohet nga Kodi
Civil.
Kolegji Administrativ vëren se në respektim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012, Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Durrës ka gabuar kur pranon se çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Durrës që ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e çështjes
objekt gjykimi, pasi çështja objekt gjykimi është e natyrës civile.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës
Civile, siç është rivendosja e një të drejte apo interesi të ligjshëm që është shkelur. Ky fakt
rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për

24
të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për
vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për
njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Zenepe Sula dhe Fiqirete Shima
dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për rivendosjen
e të drejtave të shkelura nga palët e paditura. Me padinë objekt shqyrtimi paditësi kërkon të
detyrojë gjyqësisht se të paditurit se edhe ato janë bashkëpronar në pasuritë e pretenduara.
Pra, siç rezulton pala paditëse pretendon se po cënohet në të drejtën e tij të pronësisë,
pasi palët e paditura nuk i njohin të drejtën të gëzojnë pronën e tyre dhe për këtë fakt kërkon
mbrojtjen e të drejtës së tij duke iu referuar nenit 296 të Kodit Civil, si një nga mjetet ligjore
për mbrojtjen e pronësisë.
Sipas nenit 296 të Kodit Civil, është sanksionuar padia për kërkimin e sendit
(rivendikimit), sipas të cilës rezulton se:
“Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës.
Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u
dorëzohet gjithë bashkëpronarëve”.
Në interpretim të dispozitës së sipërcituar rezulton se paditësi ka të drejtë të mbrohet
kur atij i është cënuar e drejta pronësinë pasi sendi i është marrë ose për çdo arsye tjetër të
paligjshme sendi nuk ndodhet në posedim të tij, pra është i zhveshur nga posedimi dhe sendi
mbahet nga persona të tretë qofshin këta pronar ose jo. Pra, në rastin konkret jemi përpara një
mosmarrëveshje të natyrës civile pasi kemi të bëjmë me padinë për kërkimin e sendit
(rivendikimit) të parashikuar nga dispozitat e Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.
Në çështjen objekt gjykimi palët paditëse nuk kanë asnjë pretendim për titullin e
pronësisë, por përkundrazi ata pretendojnë se janë pronar, pasi në rast të kundërt do të kishin
ngritur një tjetër padi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, prandaj në referim të neneve 6
dhe 28 të K.Pr.Civile, sipas të cilave, gjykata është e detyruar “... të shprehet mbi gjithçka që
kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”., në këto kushte gjykata nuk mund të vepronte në
kundërshtim me këto rregullime ligjore, duke tejkaluar çka kërkohet në padi.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në çështjen objekt shqyrtimi konstaton se
në themel të pretendimeve të palës padisë mbetet vetëm shqyrtimi i pretendimit të tij për
njohjen bashkëpronar mbi sendin objekt gjykimi. Është e vërtetë që gjykata nuk kufizohet
vetëm në ato që pretendojnë palët, por të drejtën e disponimit të shkakut ligjor të padisë në
rastin konkret e kanë vetëm palët ndërgjyqëse që kanë iniciuar procesin.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje me natyrë civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 dhe nenin 17 të ligjit
nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,
pasi çështja objekt gjykimi është e natyrës civile dhe është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
kompetente për gjykimin e saj.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.(11-2017-4772) 1491, datë 02.10.2017 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes,
duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

25
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr. 49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.(11-2017-4772) 1491, datë 02.10.2017 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

26
Nr. 31003-00144-00- 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 38 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

PADITËS: BILAL JOLLA

PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE ELBASAN

OBJEKTI:
Detyrimi e të paditurit për të njohur si vjetërsi shërbimi në punë për periudhat 05.01.1960-
31.10.1962 dhe 27.11.1962-11.10.1963, të kryera pranë ish-Ndërmarrjes Ndërtimit Elbasan
dhe përfshirjen e kësaj periudhe në llogaritjen e pensionit të pleqërisë.

BAZA LIGJORE: Neni 32/b, 153, 388 e vijues të K.Pr.Civile, Neni 31, 32 të ligjit nr.
7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.891, datë 13.07.2017 ka vendosur:

Pranimin e padisë.
Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore
Elbasan ti njohë paditësit Bilal Jolla si vjetërsi në punë periudhën 05.01.1960-
31.10.1962 dhe 27.11.1962-11.10.1963, të kryera pranë ish-ndërmarrjes
Ndërtimit Elbasan.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2018-1080/396, datë 28.05.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimit Nr.891, datë 19.07.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të
Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.246, datë 26.11.2018

ka vendosur:

T'i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me

Gjykatën e Apelit Durrës, lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore për

27
shqyrtimin e çështjes të regjistruar në Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Durrës me nr.(01053) 1433Regj.Them., datë 09.07.2018 regjistrimi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.10-2018-1080/396, datë 28.05.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Apelit Durrës, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën lëndore për
shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës dhe Gjykata Administrative e
Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala paditëse Bilal
Jolla ka plotësuar moshën për të përfituar pensionin e plotë të pleqërisë sipas Ligjit nr.7703
datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”(i ndryshuar) neni 31.
Pas bërjes së kërksës për lidhjen e pensionit nga DRSSH Elbasan, vihet në dijeni të
faktit se periudha 27.11.1962-11.10.1963 nuk merret në konsideratë për llogaritjen e
vjetërsisë në punë pasi data e fillimit të punës është e korrigjuar, libri i Mjekësit fq 589, 1092
figuron në emër të Bilal Zyfer Njolla, ndërkohë që në ZGJC figuron si Bilal Zyfer Jolla.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.891, datë 13.07.2017 ka
shqyrtuar çështjen në themel dhe ka disponuar me pranimin e kërkesë padisë së palës
paditëse.
Gjykata e Apelit Durrës, e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës së paditur, pasi ka
vënë në bisedim në seancë gjyqësore çështjen e kompetencës lëndore të shkallës së parë, ka
vendosur të prish këtë vendim dhe duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se kemi të bëjmë me një vendimmarrje me karakter
administrativ, objekti i saj është i lidhur me njohjen e të dhënave në regjistër, si një akt
administrativ i cili do të trajtohet nga ana e një organi administrativ, përkatësisht të paditurit
dhe në procedurën administrative që ligji iu ngarkon si veprimtari të posaçme publike
administrative, ç’ka bën të lindë një mosmarrëveshje administrative.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
26.11.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Apelit Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se jemi përpara një padie e cila rregullohet
procedurialisht nga dispozitat e K.Pr.Civile dhe në analizë të kërkimit të palës paditëse dhe
shkakut ligjore ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie me objekt
vërtetimin e qenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte.
Në mbështetje të arsyetimit gjykata referon edhe tek vendimet nr.00-2017-2480 datë
21.11.2017, vendimet nr.00-2018-848 datë 30.07.2018 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës
së Lartë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e

28
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi, po kësaj
gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata
nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “njohjen e
viteve të punës”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin të Procedurës Civile.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës
Civile, siç është vërtetimi i qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike. Ky fakt
rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për
të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për
vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për
njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Bilal Jolla dhe shkakut ligjor ku
mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për vërtetimin e qenies ose mosqenies
së një marrëdhënie juridike, konkretisht marrrëdhënies së punës por se mungon akti që e
provon këtë fakt, pra dokumenti “regjistri themeltar”. Me padinë objekt shqyrtimi paditësi
kërkon të vërtetojë gjyqësisht këtë fakt, pasi ky dokument nuk ekziston dhe nuk mund të
merret me ndonjë rrugë tjetër, për shkaqe të cilat nuk kanë ndodhur prej tij dhe për pasojë
nuk mund të lëshohet nga organi publik, kjo me qëllim përdorimin e këtij dokumenti pranë
institucioneve shtetërore apo privatë.
Kolegji vlerëson të thekësoj edhe njëherë qëndrimin e mbajtur dhe të konsoliduar
tashmë, se në rastin kur pala paditëse kërkon të vërtetojë gjyqësisht një fakt dhe nuk kërkon
detyrimin e palës së paditur për të vepruar apo për ti njohur një të drejtë të cilën ai e
disponon sipas dokumentacioni përkatës, jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik, pasi
jemi në rastin kur akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Pra, në rastin konkret akti nuk
ekziston, pra dokumenti që vërteton marrëdhënien e e punës nuk ekziston dhe nuk përmban
asnjë të dhënë pranë palës së paditur dhe as nuk ekziston në ndonjë institucion tjetër. Pra, nuk
është organi publik që në zbatim të funksioneve të caktuara me ligj nuk ka vepruar, por fakti
se ky akt nuk ekziston fare dhe i padituri nuk ka se çfarë të akti të lëshojë.
Pra sipas nenit 388 pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, është sanksionuar qartë se:
“1.Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore
të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të
kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë...”.
Në interpretim të dipozitës së sipërcituar, të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe
të shkakut ligjor të padisë, rezulton se akti i pretenduar nuk ekziston dhe nuk mund të merre

29
me ndonjë rrugë tjetër, prandaj është investuar gjykata që të vërtetohet ky fakt dhe për të
cilën kompetente nga pikëpamja lëndore është gjykata civile.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për
gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” por është bazuar në
nenin 388 e vijues të K.Pr.Civile dhe për të cilën Gjykata e Apelit Durrës është kompetente
nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.10-2018-1080/396, datë 28.05.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës,
me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet
dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.10-2018-1080/396, datë 28.05.2018 të Gjykatës së Apelit
Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

30
Nr. 31003-00143-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 39 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: FLAMUR JAKUPI

PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE DURRËS

OBJEKTI:
1. Detyrimi i palës së paditur DRSSH Durrës të njohë si të vërtetë
periudhat e punësimit të paditësit Flamur Jakupi si më poshtë:
a- Nga dt 08.10.1966 deri në datë 04.12.1969,
si nxënës në ofiçinën e Portit Detar Durrës.
b- Nga data 05.12.1972 deri në datë 12.11.1981
si pompist në Portin Detar Durrës.
c- Nga data 12.11.1981 deri në datë 01.08.1991 punëtor
pranë Bashkimeve Profesionale Durrës.
d- Nga data 01.08.1991 deri me dt 01.08.1996 si pompist në Portin Detar Durrës
referuar librezës së punës nr.56 lëshuar nga Porti Detar Durrës me dt 08.10 1966,
njohje e cila ti shtrije efektet e saj që nga data e lindjes së të drejtës së paditësit
për përfitimin e pensionit të pleqërisë datë 12.11.2015.
2- Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 153, 154 e vijues të K.Pr.Civile, Ligji nr.7703 dt
11.05.1993
"Për sigurimet shoqërore në R.Sh" i ndryshuar, VKM-të përkatëse në
fushën e sigurimeve shoqërore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.2010 (11-2016-5994), datë

22.12.2016 ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesë-padisë.
2. Detyrimin e të paditurit Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Durrës,
të njohë si të vërtetë vjetërsinë në punë të paditësit Flamur Jakupi, për
periudhat si më poshtë:

31
a) Nga data 08.10.1966 deri në datën 04.12.1969, si nxënës në ofiçinën e
Portit Detar Durrës;
b) Nga data 05.12.1972 deri në datën 12.11.1981, si pompist në Portin Detar
Durrës;
c) Nga data 12.11.1981 deri në datën 01.08.1991, punëtor pranë Bashkimeve
Profesionale Durrës;
d) Nga data 01.08.1991 deri në datën 01.08.1996 si pompist në Portin Detar
Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2018-1081/397, datë 28.05.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimit Nr.2010, datë 22.12.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të
Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.254, datë 03.12.2018

ka vendosur:

T'i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me

Gjykatën e Apelit Durrës, lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore për
shqyrtimin e çështjes të regjistruar në Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Durrës me nr.(01188) 1531 Regj.Them., datë regjistrimi 31.07.2018.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.10-2018-1081/397, datë 28.05.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Apelit Durrës, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën lëndore për
shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës dhe Gjykata Administrative e
Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala paditëse Flamur
Jakupi ë vitin 2015 ai i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve
Shoqërore Durrës (në vijim DRSSH Durrës) për t’u pajisur me pension pleqërie, por me
Vendimin datë 17.11.2015 ky institucion e ka rrëzuar kërkesën për pension të paditësit
Flamur Jakupi.
Paditësi ka ankimuar vendimin e DRSSH Durrës dhe me Vendimin Nr.82, datë
18.03.2016 Komisioni Rajonal i Ankimit të DRSSH Durrës ka vendosur rrëzimin e kërkesës
për pension të paditësit Flamur Jakupi dhe lënien në fuqi të Vendimit të Degës së
Përfitimeve.
Komisioni Qendror i Ankimit, pasi ka shqyrtuar ankimin e paditësit Flamur Jakupi
me Vendimin Nr.559, datë 10.05.2016 ka vendosur: “Kthimin për rishqyrtim të kërkesës së
Z.Flamur Jakupi. DRSSH Durrës të kryejë verifikim për periudhën e punës 12.11.1981 –
01.08.1991 në Bashkimet Profesionale Durrës dhe në varësi të këtij verifikimi të shprehet me
vendim. DRSSH dhe Komisioni Rajonal i Ankimit Durrës të analizojnë shënimet e librezës
së punës, të rubrikave të kualifikimit dhe të shprehen përfundimisht me vendim nëse kërkuesi

32
plotëson kushtet për të përfituar pension pleqërie. Në rast vendimi negativ, DRSSH Durrës të
dërgojë dosjen në KQA për vendim përfundimtar.”
Dega e Përfitimeve e DRSSH Durrës pasi rishqyrtoi kërkesën e paditësit Flamur
Jakupi me Vendimin bashkëlidhur shkresës Nr.473 Prot., datë 19.09.2016 ka vendosur lënien
në fuqi të Vendimit të Degës së Përfitimeve dhe të Komisionit Rajonal të Ankimit të DRSSH
Durrës.
Në mosnjohjen e vjetërsisë në punë për paditësin DRSSH Durrës është bazuar në
faktin se në akt verifikimin datë 10.09.2015, thuhet se janë verifikuar indekset në Autoritetin
Portual Durrës dhe rezulton se këtij shtetasi nuk i figuron emri në regjistrat themeltar dhe
në indekset përkatëse të kësaj ndërmarrje. Po kështu, nga ana e të paditurit është nxjerrë si
argument pretendimi se libreza e punës rezulton pa vula e firma të lexueshme, shënimet
mbi kualifikimin profesional janë të paplotësuara deri në momentin kur ka punuar dhe
sipas verifikimit në Këshillin e Qarkut Durrës, rezulton që Z.Flamur Jakupi nuk ka vjetërsi
pune në këtë institucion.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.2010 (11-2016-5994), datë
22.12.2016 ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka disponuar me pranimin e kërkesë padisë
së palës paditëse.
Gjykata e Apelit Durrës, e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës së paditur, pasi ka
vënë në bisedim në seancë gjyqësore çështjen e kompetencës lëndore të shkallës së parë, ka
vendosur të prish këtë vendim dhe duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se kemi të bëjmë me një vendimmarrje me karakter
administrativ, objekti i saj është i lidhur me njohjen e të dhënave në regjistër, si një akt
administrativ i cili do të trajtohet nga ana e një organi administrativ, përkatësisht të paditurit
dhe në procedurën administrative që ligji iu ngarkon si veprimtari të posaçme publike
administrative, ç’ka bën të lindë një mosmarrëveshje administrative.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
03.12.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Apelit Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se jemi përpara një padie e cila rregullohet
procedurialisht nga dispozitat e K.Pr.Civile dhe në analizë të kërkimit të palës paditëse dhe
shkakut ligjore ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie me objekt
vërtetimin e qenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte.
Në mbështetje të arsyetimit gjykata referon edhe tek vendimet nr.00-2017-2480 datë
21.11.2017, vendimet nr.00-2018-848 datë 30.07.2018 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës
së Lartë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi, po kësaj
gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka

33
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata
nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “njohjen e
viteve të punës”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin të Procedurës Civile.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës
Civile, siç është vërtetimi i qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike. Ky fakt
rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për
të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për
vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për
njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Flamur Jakupi dhe shkakut ligjor
ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për vërtetimin e qenies ose
mosqenies së një marrëdhënie juridike, konkretisht marrëdhënies së punës por se mungon
akti që e provon këtë fakt, pra dokumenti “regjistri themeltar”. Me padinë objekt shqyrtimi
paditësi kërkon të vërtetojë gjyqësisht këtë fakt, pasi ky dokument nuk ekziston dhe nuk
mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, për shkaqe të cilat nuk kanë ndodhur prej tij dhe për
pasojë nuk mund të lëshohet nga organi publik, kjo me qëllim përdorimin e këtij dokumenti
pranë institucioneve shtetërore apo privatë.
Kolegji vlerëson të theksoj edhe njëherë qëndrimin e mbajtur dhe të konsoliduar
tashmë, se në rastin kur pala paditëse kërkon të vërtetojë gjyqësisht një fakt dhe nuk kërkon
detyrimin e palës së paditur për të vepruar apo për ti njohur një të drejtë të cilën ai e
disponon sipas dokumentacioni përkatës, jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik, pasi
jemi në rastin kur akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Pra, në rastin konkret akti nuk
ekziston, pra dokumenti që vërteton marrëdhënien e e punës nuk ekziston dhe nuk përmban
asnjë të dhënë pranë palës së paditur dhe as nuk ekziston në ndonjë institucion tjetër. Pra, nuk
është organi publik që në zbatim të funksioneve të caktuara me ligj nuk ka vepruar, por fakti
se ky akt nuk ekziston fare dhe i padituri nuk ka se çfarë të akti të lëshojë.
Pra sipas nenit 388 pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, është sanksionuar qartë se:
“1. Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore
të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të
kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë...”.
Në interpretim të dispozitës së sipërcituar, të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe
të shkakut ligjor të padisë, rezulton se akti i pretenduar nuk ekziston dhe nuk mund të merre
me ndonjë rrugë tjetër, prandaj është investuar gjykata që të vërtetohet ky fakt dhe për të
cilën kompetente nga pikëpamja lëndore është gjykata civile.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për
gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” por është bazuar në
nenin 388 e vijues të K.Pr.Civile dhe për të cilën Gjykata e Apelit Durrës është kompetente
nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes.

34
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.10-2018-1081/397, datë 28.05.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës,
me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet
dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. 10-2018-1081/397, datë 28.05.2018 të Gjykatës së Apelit
Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

35
Nr. 31003-00200-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 40 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

PADITËS: DAVID MARKAJ

PADITUR: ZYRA PËRMBARIMORE TIRANË,

PËRMBARUES LAURETA KUSI

PERSON I TRETË: JUTBINA MARIKAJ

OBJEKTI:
Kundërshtimin e vendimit për gjobitjen e personit të ngarkuar nga ligji,
shkresë nr. 11732 Prot., datë 27.12.2017 i Zyrës së Përmbarimit Shtetëror
Tiranë, njoftuar përmes shërbimit postar datë 05.01.2018.

BAZA LIGJORE: Nenet 32, nenet 524, 606, 510, 611 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.310, datë 22.01.2018 ka vendosur:

Kthimin e kërkesë padisë dhe të akteve të tjera që i përkasin çështjes civile

Nr.Regj.Them 4731 palës paditëse David Markaj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.1070, datë 19.09.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimit Nr.310, datë 22.01.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë dhe kthimin e çështjes pranë kësaj gjykate, me të njëjtin trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.9731, datë 23.11.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

për shqyrtimin e çështjes civile nr.14712 Regj.,Themeltar.
Dërgimin për shqyrtim të kërkesë padisë, Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore
për shqyrtimin e kësaj kërkesë padie.

36
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them.5881/900,
datë 21.01.2019 ka vendosur:

Të ngrejë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes kompetencës

lëndore me Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë përsa i përket çështjes së kësaj
gjykate me nr. vendimi 9731 datë 23.11.2018, e regjistruar në Gjykatën
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me Nr. 5881/900 Regj.Them., datë
21.12.2018.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.9731, datë 23.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën
lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse David Markaj kundërshton vendimin për gjobitjen e personit të ngakuar nga ligji,
shkresë nr.11732 Prot., datë 27.12.2017 i Zyrës së Përmbarimit Shteteror Tiranë, njoftuar
përmes shërbimit postar datë 05.01.2018.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.310, datë 22.01.2018 ka
vendosur ti kthejë aktet palës paditëse duke mos e shqyrtuar çështjen në themel.
Gjykata e Apelit Tiranë, mbi bazën e ankimit të palës paditëse ka vendosur të prish
vendimin e shkallës së parë Tiranë dhe të kthejë çështjen për gjykimi po asaj gjykate.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës me civile nr.14712
Regj.,Themeltar, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se e drejta për të vendosur gjoba i është dhënë
përmbaruesit gjyqësor si një mjet për të siguruar ekzekutimin e titujve ekzekutiv.
Megjithatë nisur nga praktika e fundit e Gjykatës së Apelit Tiranë, sipas të cilës çështje të
tilla janë konsideruar administrative, kjo gjykatë është e detyruar të ndryshojë interpretimin e
ligjit prej saj.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore të datës
21.01.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se titulli ekzekutiv në fjalë ka disponuar në lidhje me
detyrimin e paditësit për të lejuar takimin e fëmijëve të tij të mitur P.M, N.M dhe D.M me
nënën e tyre personin e tretë në këtë gjykim Jutbina Marikaj.

37
Pra qartësisht titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor që ka zgjidhur një mosmarrëveshje
në fushën familjare dhe për rrjedhojë është e kuptueshme që të gjitha veprimet përmbarimore
edhe gjobitjen e debitorëve duhet ta gjykojë e njëjta gjykatë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore
që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “kundërshtimin
e vendimit për gjobitjen e personit të ngarkuar nga ligji, shkresë nr.11732 Prot., datë
27.12.2017 i Zyrës së Përmbarimit Shtetëror Tiranë”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin
të Procedurës Civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se referuar objektit të
padisë, shkakut ligjor të saj dhe pretendimeve të palëve, jemi përpara një çështje me natyrë
civile të pastër dhe kompetente për të cilën është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në
zbatim të Kodit të Procedurës Civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje se ekzekutimi i
detyrueshëm është funksion publik, por nuk është pjesë e së drejtës administrative dhe as nuk
rregullohet nga normat administrative. Ekzekutimi i detyrueshëm është pjesë e procedurës
civile në kuptimin e gjerë dhe se rregullat që normojnë këtë fazë përmbyllëse të procesit civil
ndodhen në Kodin e Procedurës Civile.
Duke qenë kështu, veprimet e shërbimit përmbarimor në asnjë rast nuk mundet të
konsiderohen si akte administrative, si veprime administrative apo edhe si veprimtari
administrative në kuptimin e gjerë. Aktet e përmbaruesit gjyqësor, si të shërbimit
përmbarimor privat dhe publik dhe sikur ekzekutohet një titull ekzekutiv civil apo
administrativ, janë akte procedurale dhe rregullohen sipas regjimit të përgjithshëm të
vlefshmërisë së akteve procedurale (shiko nenin 118 – 124 i Kodit të Procedurës Civile) dhe
sipas regjimit të posaçëm të vlefshmërisë së parashikuar në pjesën e ligjit që rregullon
ekzekutimin e detyrueshëm. Ndaj Kolegji vlerëson se gjykatat duhet të mbajnë parasysh
pikërisht këtë regjim juridik kur shqyrtojnë ligjshmërinë e veprimeve përmbarimore përgjatë
ekzekutimit të detyrueshëm.
Ky Kolegji thekson se si kriter për ndarjen e kompetencës lëndore gjatë fazës së
ekzekutimit të detyrueshëm është natyra juridike e marrëdhënies që ka gjeneruar aktin që
sipas ligjit konsiderohet si titull ekzekutiv. Pra, nëse titulli ekzekutiv është i natyrës civile
atëherë edhe konflikti mbi kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga përmbaruesi do të jetë
e natyrës civile, si dhe e njëjta rrugë do të ndiqet edhe për titullin ekzekutiv të natyrës
administrative.

38
Kështu, nëse marrëdhënia juridike, nga e cila është prodhuar titulli ekzekutiv, është
marrëdhënie juridike civile, atëherë edhe gjykimi mbi titullin ekzekutiv dhe gjykimet mbi
ekzekutimin e detyrueshëm të tij janë kompetencë lëndore e gjykatave civile. Ndërkohë nëse
marrëdhënia juridike, nga e cila është prodhuar titulli ekzekutiv, është marrëdhënie juridike
administrative, atëherë edhe gjykimi mbi titullin ekzekutiv dhe gjykimet mbi ekzekutimin e
detyrueshëm të tij janë kompetencë lëndore e gjykatave administrative.
Në rastin objekt gjykimi marrëdhënia juridike, nga ku është iniciuar ky konflikt
gjyqësor, sipas pretendimit të palëve ndërgjyqëse, është zgjidhje martese dhe lënien në
kujdestari të fëmijëve dhe rezulton se në procesin civil midis Jutbina Markaj dhe David
Markaj, është vendosur nga Gjykata pranimi i padisë.
Kjo do të thotë se titujt ekzekutiv që gjeneron kjo marrëdhënie juridike publike, sipas
Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile, apo legjislacionit të posaçëm Kodin e Familjes,
janë lëndë gjykimi civile, si për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, gjykimin e vlefshmërisë së
titullit dhe gjykimin e veprimeve përmbarimore.
Ky Kolegj, thekson se edhe përsa i përket pretendimit të Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë, se nuk është kompetencë lëndore shqyrtimi i çështjes objekt gjykimi,
është i bazuar në ligj, sepse çështja objekt shqyrtim ka të bëjë me kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore për një proces civil.
Kolegji çmon të evidentojë faktin se gjykatat duhen të jenë të informuara dhe
koherente në vazhdimësi, me qëndrimet e konsoliduara nga Gjykata e Lartë në trajtimin e
çështjeve të tilla apo të ngjashme, pasi ka një praktikë të gjerë për trajtimin e këtyre çështjeve
objekt gjykimi, ku është arritur në përfundimin se për gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë
me lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, gjykimin e vlefshmërisë së titullit dhe gjykimin e
veprimeve të tjera përmbarimore, kompetente nga pikëpamja lëndore do të jetë ajo gjykatë që
është kompetente për shqyrtimin e asaj marrëdhënie juridike që ka çuar në këtë titull
ekzekutiv. Në këtë mënyrë evitohen zvarritjet e panevojshme të gjykimit dhe nuk cënohet
parimi se gjykimi duhet të përfundojë brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Tiranë kur i referohet për vlerësim zgjidhjeje sa më të drejtë të çështjes gjyqësore,
asaj të praktikës gjyqësor, ajo duhet i referohet praktikës së Gjykatës së Lartë si gjykata më e
lartë në sistemin gjyqësor dhe jo asaj të Apelit.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.9731, datë 23.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe
çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr. 49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.9731, datë 23.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga
pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

39
Nr. 31003-02873-00-2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 41 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: MANJOLA DURO

PADITUR: DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME,

PRANË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR

OBJEKTI:
Detyrimi i palës së paditur të më dëmshpërblejë për zgjidhjen e menjëhershme të
pajustifikuar të kontratës së punës, pa respektuar afatet e njoftimit, procedurën e largimit pa
shkaqe të arsyeshme dhe në kohë të papërshtatshme.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 153, 154 të K.Pr.Civile, Neni 143, 144, 145, 152, 153/3
të K. Punës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.6591, datë 19.07.2018 ka vendosur:

Deklarimin jo kompetent nga pikëpamja lëndore të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me Nr.Regj.Them 11228,
regjistruar në datë 09.07.2018.
Kalimin e çështjes për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them 4504

(31109-05749-80), datë 06.11.2018 ka vendosur:

Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, përpara

Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr. 4504 (31109-05749-80) Akti.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

40
VËREN
Vendimi Nr.6591, datë 19.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën
lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Manjola Duro ka punuar pranë palë së paditur prej 13.10.2014 në detyrën e
Specialiste/Punonjëse Sociale.
Me urdhërin nr.565/4 datë 04.04.2018 është urdhëruar lirimi nga detyra e palës
paditëse, me arsyetimin “thyerje të disiplinës në punës”.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës me Nr.Regj.Them 11228,
regjistruar në datë 09.07.2018, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 parashikohet se
“gjykatat administrative janë kompetente për ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve
të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike”.
Referuar përmbajtjes së dispozitës së sipërcituar rezulton se në kompetencë lëndore të
gjykatave administrative ndër të tjera janë edhe mosmarrëveshjet që lindin në fushën e
marrëdhënieve të punës kur punëdhënësi është organ i administratës publike.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore të datës
06.11.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në analizë të kërkimeve e të pretendimeve të
paditëses në objekt-padi, gjykata vlerëson se jemi para një konflikti i cili buron nga një
marrëdhënie pune që rregullohet vetëm nga Kodi i Punës.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e

41
vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore
që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimin e
palës së paditur të më dëmshpërblejë për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuara të
kontratës së punës”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të
Punës.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje civile, e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të
Procedurës Civile, pasi sipas ligjit nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin
nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, marrëdhëniet e punës në administratën publike, në
gjykatë ose në prokurori të cilat bazohen në Kodin e Punës, janë përjashtuar nga kompetenca
lëndore e gjykatave administrative nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Sipas nenit 10 të ligji nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012
“për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar se:
“Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në
gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e
hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të
gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”.
Ligji nr.39/2017, është botuar në Fletoren Zyrtare nr.85 datë 21.04.2017 dhe hynë në
fuqi 15 ditë pas botimit, pra në datë 06.05.2017 do të sjell efektet ligjore, si dhe çdo çështje e
regjistruar mbas kësaj date do të gjykohet sipas ndryshimeve ligjore përkatëse, në gjykatat
civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se arsyetimi i Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor tiranëë, se marrëdhënia objekt konflikti është kompetencë e gjykatave
administrative, nuk qëndron dhe nuk gjenë mbështetje në ligj, për faktin se çështja objekt
konflikti rrjedhë nga marrëdhënia e punës në kuptim të nenit 7 pika “ç” fjalia e dytë të ligjit
nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i
ndryshuar, si dhe gjenë mbështetje në dispozitat e Kodit të Punës.
Në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit 49/2012 “për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, do të kuptohet si ligj i posaçëm
vetëm ai ligj i cili bënë një rregullim të qartë të marrëdhënies së punës, duke filluar nga
mënyra e përcaktimi të kritereve të punësimit, rekrutimit, lëvizjes paralele apo ngritjes në
detyrë, të drejtat dhe detyrimit e punonjësit, përfitimet përkatëse, masat displinore, të drejtën
e ankimit dhe organin përkatës i cili ushtron këtë funksion, afatet dhe mënyrën e zgjidhjes së
marrëdhënies së punës, si dhe çdo masës apo kriter tjetër që shërben për rregullimin e kësaj
marrëdhënie pune. Pra, ky ligj do të quhet i posaçëm në kuptim të nenit 7/ç të ligjit 49/2012
dhe i cili nuk referon në Kodin e Punës për rregullime të tjera apo për mënyrën e zgjidhjes së
marrëdhënies së punës.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.6591, datë 19.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe
çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

42
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. 6591, datë 19.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga
pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

43
Nr. 31003-00142-00- 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 42 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: RAJMONDA MERXHA (DEDJA)

PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE ELBASAN

OBJEKTI:
Vërtetimin e faktit juridik si dhe detyrimin e palës së paditur si dhe detyrimin e palës së
paditur për të më njohur periudhën e vjetërsisë në punë për periudhën 20.09.1991 deri më
datën 10.01.1996.

BAZA LIGJORE: Ligji nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore”, Ligji nr.7496
datë 03.07.1991, neni 17 “Për statusin e ushtarakut të forcave të armatosura”, neni 388, 32/b i
K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.167, datë 14.02.2017 ka vendosur:

Pranimin e padisë.
Vërtetimin e faktit juridik se paditësja Rajmonda Merxha nga data 20.09.1991
deri në datë 10.01.1996 është trajtuar me pagesë së bashkëshorte e ushtarakut
sipas ligjit nr.7496 datë 03.07.1991 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të
Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Detyrimin e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan ti njohë
paditëses si vjetërsi në punë, periudhën nga data 20.09.1991 deri në datë
10..01.1996.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.469/10-2018-1259, datë 19.06.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimit Nr.167, datë 14.02.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të
Shkallës së Parë Durrës.

44
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.247, datë 26.11.2018
ka vendosur:

T'i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me

Gjykatën e Apelit Durrës, lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore për
shqyrtimin e çështjes të regjistruar në Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Durrës me nr.(01147) 1498 Regj.Them., datë 26.07.2018 regjistrimi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.469/10-2018-1259, datë 19.06.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Apelit Durrës, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën lëndore për
shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës dhe Gjykata Administrative e
Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala paditëse
Rajmonda Merxha (Dedja) është bashkëshorte e shtetasit Bardhyl Merxha me detyrën oficer,
i cili nga data 01.01.1972 deri në datë 11.01.1996 ka shërbyer si oficer aktiv në repartet e
Ministrisë së Mbrojtjes.
Paditësja nga Shtatori i vitit 1991 deri në Janar të vitit 1996, pretendon se është
trajtuar me pagesë si bashkëshorte e ushtarakut sipas ligjit nr.7496/1991, por nga ana e palës
së paditur nuk njihen pasi sipas ISSH “është kontrolluar në borderotë e Repartit Ushtarak
9940 dhe emri Rajmonda Merxha nuk figuron e regjistruar”.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.167, datë 14.02.2017 ka
shqyrtuar çështjen në themel dhe ka disponuar me pranimin e kërkesë padisë së palës
paditëse.
Gjykata e Apelit Durrës, e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës së paditur, pasi ka
vënë në bisedim në seancë gjyqësore çështjen e kompetencës lëndore të shkallës së parë, ka
vendosur të prish këtë vendim dhe duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në rastin konkret rezulton se Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Elbasan ka zbatuar gabim ligjin duke marrë në shqyrtim një çështje me objekt
gjykimi të natyrës administrative, në kundërshtim me nenin 41 të K.Pr.Civile.
Një qëndrim i tillë duke konsideruar paditë me objektin e sipërcituar si
mosmarrëveshje në lëndë administrative, përbëjnë praktik të konsoliduar të Gjykatës së Lartë
(vendimi nr.00-2017-2609, datë 26.12.2017 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë)
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
26.11.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Apelit Durrës.

45
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se jemi përpara një padie e cila rregullohet
procedurialisht nga dispozitat e K.Pr.Civile dhe në analizë të kërkimit të palës paditëse dhe
shkakut ligjore ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie me objekt
vërtetimin e qenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte.
Në mbështetje të arsyetimit gjykata referon edhe tek vendimet nr.00-2017-2480 datë
21.11.2017, vendimet nr.00-2018-848 datë 30.07.2018 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës
së Lartë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi, po kësaj
gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata
nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “Vërtetimin e
faktit juridik si dhe detyrimin e palës së paditur si dhe detyrimin e palës së paditur për të më
njohur periudhën e vjetërsisë në punë për periudhën 20.09.1991 deri më datën 10.01.1996”,
bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin të Procedurës Civile.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës
Civile, siç është vërtetimi i qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike. Ky fakt
rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për
të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për
vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për
njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Rajmonda Merxha (Dedja) dhe
shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për vërtetimin e
qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike, konkretisht marrëdhënies së pagesës si
bashkëshorte e ushtarakut por se mungon akti që e provon këtë fakt, pra dokumenti “regjistri
themeltar nuk përmban të dhënat e palës paditëse”. Me padinë objekt shqyrtimi paditësi
kërkon të vërtetojë gjyqësisht këtë fakt, pasi ky dokument nuk ekziston dhe nuk mund të
merret me ndonjë rrugë tjetër, për shkaqe të cilat nuk kanë ndodhur prej tij dhe për pasojë
nuk mund të lëshohet nga organi publik, kjo me qëllim përdorimin e këtij dokumenti pranë
institucioneve shtetërore apo privatë.
Kolegji vlerëson të theksoj edhe njëherë qëndrimin e mbajtur dhe të konsoliduar
tashmë, se në rastin kur pala paditëse kërkon të vërtetojë gjyqësisht një fakt dhe nuk kërkon
detyrimin e palës së paditur për të vepruar apo për ti njohur një të drejtë të cilën ai e
disponon sipas dokumentacioni përkatës, jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik, pasi
jemi në rastin kur akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Pra, në rastin konkret akti nuk

46
ekziston, pra dokumenti që vërteton pagesës si bashkëshorte ushtaraku nuk përmban asnjë të
dhënë pranë palës së paditur dhe as nuk ekziston në ndonjë institucion tjetër. Pra, nuk është
organi publik që në zbatim të funksioneve të caktuara me ligj nuk ka vepruar, por fakti se ky
akt nuk ekziston fare dhe i padituri nuk ka se çfarë të akti të lëshojë.
Pra sipas nenit 388 pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, është sanksionuar qartë se:
“1. Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore
të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të
kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë...”.
Në interpretim të dispozitës së sipërcituar, të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe
të shkakut ligjor të padisë, rezulton se akti i pretenduar nuk ekziston dhe nuk mund të merre
me ndonjë rrugë tjetër, prandaj është investuar gjykata që të vërtetohet ky fakt dhe për të
cilën kompetente nga pikëpamja lëndore është gjykata civile.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për
gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” por është bazuar në
nenin 388 e vijues të K.Pr.Civile dhe për të cilën Gjykata e Apelit Durrës është kompetente
nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.469/10-2018-1259, datë 19.06.2018 i Gjykatës së Apelit Durrës,
me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet
dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI

Prishjen e vendimit Nr. 469/10-2018-1259, datë 19.06.2018 të Gjykatës së Apelit

Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

47
Nr. 31003-02912-00 - 2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 43 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: NATASHA ÇIFLIKU,

VASILIKA BASHA,
VITA TOPALLI,
MARIE TERZIU,
LLAZAR ÇIFLIKU

PADITUR: GJERGJ ÇIFLIKU,

VALENTINA ÇIFLIKU,
ELIS ÇIFLIKU,
ZYRA E GJENDJES CIVILE BASHKIA
SHIJAK
ZYRA E GJENDJES CIVILE BASHKIA
SUKTH

PERSONA TË TRETË: BASHKIA SHIJAK,

MIRELA BERBERI,
AVOKATURA E SHTETIT,
ZYRA VENDORE DURRËS

OBJEKTI:
1. Goditje për falsitet të gjendjes familjare të datës 01/08/1991 pasqyruar në çertifikatën
familjare të të paditurit Gjergji Çifliku me nr.005894208 datë 25.11.2014 dhe çdo çertifikatë
tjetër lëshuar prej Zyrës së Gjendjes Civile të Bashkisë Shijak me K/Familjare Gjergji Çifliku
me përbërje familjare prej 5 anëtarësh pasi familja e të paditurit më datë 01.08.1991 përbëhej
vetëm prej 3 antarësh, Gjergji, Valentia e Elis Çifliku me banim në qytetin e Shijakut si akte
administrative apsolutisht të pavlefshme.
2.Vërtetimin e fakti juridik se përbërja familjare e Vasil Çiflikut më datë
01.08.1991 ka qenë prej dy antarësh Vasil e Dile Çifliku me banim në
fashtin Rrashbull Komuna Sukth.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32/a, 41, 42, 45, 270, 273, 274 e vijues, 388 të K.Pr.Civile,
Neni
116, 117 të K.Pr.Administrative, Ligji 5840 datë 20.02.1979, neni 19 "Për

48
gjendjen civile".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.(11-2015-3860) 1395, datë

31.07.2015 ka vendosur:
Të pranojë kërkesë padinë e paditësave Natasha Çifliku, Vasilika Basha, Vita
Çifliku (Topalli), Marie Tereziu dhe Llazar Çifliku.
1.Goditje për fallsitet të gjëndjes familjare të datës 01.08.1991,pasqyruar në
çertifikatën familjare,të të paditurit Gjergj Çifliku, me nr.serie 005894208
datë 25.11.2014 dhe çdo çertifikatë tjetër,lëshuar prej Zyrës së Gjëndjes civile
të bashkisë Shijak,me kryefamiljar Gjergj Çifliku,me përbërje familjare prej 5
antarësh,pasi familja e të paditurit më datë 01.08.1991,përbehej vetëm prej 3
antërësh,Gjergji,Valentina e Elis Çifliku,me banim në qytetin e Shijakut. 
2.Vërtetimin e faktit juridik se përbërja familjare e Vasil Çiflikut më datë
01.08.1991,ka qënë vetëm prej dy antarësh,Vasil e Dile Çifliku,me banim në
fshatin Rrushkull,Komuna Sukth.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2016-2715 (1127), datë 12.12.2016 ka

vendosur:
Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Durrës për gjykimin e kësaj çështjes.
Dërgimin e akteve në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, si gjykatë
kompetente.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.12523/7116 Akti, datë

21.11.2018 ka vendosur:
Të ngrejë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencë
lëndore me Gjykatën e Apelit Durrës në lidhje me shqyrtimin e ankimit të
palës ankuese Gjergji Çifliku, Valentina Çifliku dhe Elis Çifliku, kundër
vendimit nr.1395 datë 31.07.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Dërgimin e kopjeve të akteve Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë me
qëlim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore midis Gjykatës së
Apelit Durrës dhe Gjykatës Administrative të Apelit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.10-2016-2715 (1127), datë 12.12.2016 i Gjykatës së Apelit Durrës, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të
ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim Gjykatës së
Apelit Durrës, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e
saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës dhe Gjykata Administrative e
Apelit Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se palët paditëse Natasha Çifliku,
Vasilika Basha, Vita Topalli, Marie Terziu, Llazar Çifliku pretendojnë se çertifikaten
familjare e datës 01/08/1991 është e fallsifikuar dhe kërkojnë të vërtetojnë se ka në përbërje
antarë të tjerë.

49
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.(11-2015-3860) 1395, datë
31.07.2015, ka shqyrtuar në themel çështjen duke disponuar me pranimin e kërkesë padisë së
palëve paditëse.
Gjykata e Apelit Durrës, e vënë në lëvizje mbi bazë e ankimit të palës së paditur, pasi
ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve paraprake çështjen e kompetencës së saj për
gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e
kërkesës, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se kërkimet e palës paditëse në këtë proces gjyqësore
dhe shkaku ligjor ku ato mbështesin këto kërkime janë të lidhura me goditjen për falsitet të
dokumentve të mbajtura dhe lëshuar nga zyra e gjendjes civile si dhe me korrigjimin e këtyre
akteve, çështja objekt gjykimi përbën një mosmarrëveshje administrative dhe hyn në rrethin e
atyre çështjeve që janë në kompetencë lëndore të gjyaktave administrative në referim të nenit
7/a të ligjit nr.49/2012.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në seancën përgatitore të datës 21.11.2018, ka
vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes dhe ka
vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës
lëndore me Gjykatën e Apelit Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se paditësi nëpërmjet padisë ka kërkime mix që e
bëjnë kompetente nga pikëpamja e lëndës gjyakatën administrative të shkallës së parë Durrës,
por në këtë rast Gjykata e Apelit Durrës duhet të kishte prishur vendimin e gjykatës së rrethit
gjyqësor Durrës e tia kishte dërguar çështjen për shqyrtim Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Durrës konform nenit 467/a të K.Pr.Civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura pjesërisht
në ligj motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë lidhur me zbatimin
e drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi po kësaj
gjykate, për gjykimin e të gjithë objektit të padisë.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjykata
nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Ky Kolegj vlerëson se ky qëndrim i Gjykata së Apelit Durrës është i gabuar, pasi në
interpretim të nenit 7 dhe 17 të ligjit nr. 49/2012 që çështja të gjykohet nga gjykatat
administrative duhet që akti administrativ që ka cënuar interesat e palëve të ketë dalë gjatë
ushtrimit të veprimtarisë së tij ose për shkak të mosveprimit të tij. Në rastin konkret kërkimi i
palës paditëse nuk është kundërshtimi i një akti administrativ konkret që të ketë cenuar
interesat e paditëses dhe të ketë lindur nevoja e saktësimit të të drejtave apo te detyrimeve,
pra ti ketë refuzuar korrigjimin e gabimit apo të ketë mosmarrëveshje ndërmjet paditëses dhe
organit administrativ, por kërkohet deklarimi i pavërtetë i çertifikatës për shkak të fallsitetit

50
dhe kërkohet të vërtetohet gjyqësisht se përbërja është ndryshe, e cila rregullohet nga
dispozitat e K.Civil dhe K.Pr.Civile, vërtetim i cili është me pasoja për paditësen.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “goditje për
falsitet dhe vërtetimin e faktit juridik të përbërjes familjare”, bazuar në dispozitat përkatëse të
Kodin Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.
Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Apelit Durrës ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjithë objektit të kërkesë padisë, pasi jemi në kushte
kur kërkohet njohja e vërtetësisë së faktit juridik të përbërjes së gjendjes familjare me pasoja
juridike për palën dhe baza ligjore e cila mbron këtë marrëdhënie është K.Pr.Civile dhe në
këtë kontekst çështja objekt gjykimi është e natyrës civile.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit Civil dhe të
Kodit të Procedurës Civile, siç është vërtetësia faktit juridik të përbërjes familjare me pasoja
juridike për paditësin. Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.C sipas të cilit:
“Padia mund të ngrihet: (i) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm
që është shkelur; (ii) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose
një të drejte; (iii) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja
juridike për paditësin”.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Natasha Çifliku, Vasilika Basha,
Vita Topalli, Marie Terziu, Llazar Çifliku dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton
se jemi përpara një padie për vërtetimin e faktit juridik të përbërjes familjare, konkretisht
marrrëdhënies së një tjetre përbërje familjare, por se mungon akti që e provon këtë fakt. Me
padinë objekt shqyrtimi paditësi kërkon të vërtetojë gjyqësisht këtë fakt, pasi ky dokument
nuk ekziston dhe nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, për shkaqe të cilat nuk kanë
ndodhur prej tij dhe për pasojë nuk mund të lëshohet nga organi publik, kjo me qëllim
përdorimin e këtij dokumenti pranë institucioneve shtetërore apo privatë.
Kolegji vlerëson të thekësoj edhe njëherë qëndrimin e mbajtur dhe të konsoliduar
tashmë, se në rastin kur pala paditëse kërkon të vërtetojë gjyqësisht një fakt dhe nuk kërkon
detyrimin e palës së paditur për të vepruar apo për ti njohur një të drejtë të cilën ai e
disponon sipas dokumentacioni përkatës, jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik, pasi
jemi në rastin kur akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Pra, në rastin konkret akti nuk
ekziston, pra dokumenti që vërteton përbërje familjare të pretenduar nuk është pranë palës së
paditur dhe as nuk ekziston në ndonjë institucion tjetër, madje pretendohet se është i
fallsifikuar me një përbërje të ndryshuar. Pra, nuk është organi publik që në zbatim të
funksioneve të caktuara me ligj nuk ka vepruar, por fakti se ky akt që pretendohet nuk
ekziston fare dhe i padituri nuk ka se çfarë të akti të lëshojë sipas kërkesës së palëve.
Pra, sipas nenit 388 pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, është sanksionuar qartë se:
“1.Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore
të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të
kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë...”.
Në interpretim të dipozitës së sipërcituar, të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe
të shkakut ligjor të padisë, rezulton se akti i pretenduar nuk ekziston dhe nuk mund të merre
me ndonjë rrugë tjetër, prandaj është investuar gjykata që të vërtetohet ky fakt dhe për të
cilën kompetente nga pikëpamja lëndore është gjykata civile. Me padinë objekt shqyrtimi
paditësit kërkojnë të vërtetojnë gjyqësisht se ky dokument është i pavërtetë, me qëllim
përdorimin e këtij dokumenti pranë institucioneve shtetërore apo privatë.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për

51
gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” por është bazuar në
Kodin Civile dhe nenin 388 e vijues të K.Pr.Civile dhe për të cilën Gjykata e Apelit Durrës
është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e çështjes.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.10-2016-2715 (1127), datë 12.12.2016 i Gjykatës së Apelit
Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të
prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.10-2016-2715 (1127), datë 12.12.2016 të Gjykatës së Apelit
Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

52
Nr. 31003-00075-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 44 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: SHPËTIME KAZIU (MALIQATI)

PADITUR: LIRIM BAJAZITI,

AGIM BAJAZITI,
DASHNOR BAJAZITI,
XHEMIL BAJAZITI,
LILJANA MALIQATI,
ZVRPP KAVAJË

OBJEKTI:
Detyrimin e të paditurve Lirim Bajaziti, Agim Bajaziti, Dashnor Bajaziti, Xhemil Bajaziti,
Liljana Maliqati të më njohin bashkëpronar në ½ pjesë të pasurisë nr.15/22+1-51, vol. 2005-
2007, ZK 8551, apartament nr.A, kati i 6, me sip. 149 m2, ndodhur në lagjen nr.2 Kavajë.
Detyrimin e ZVRPP Kavajë për të regjistruar në regjistrin hipotekor si b/pronare në ½ pjesë
të pandarë me Znj. Liljana Maliqati mbi pasurinë nr.15/22+1-51, vol. 2005-2007, ZK 8551,
apartament nr.A, kati i 6, me sip. 149 m2, ndodhur në lagjen nr.2 Kavajë, mua paditësen
Shpëtime Kaziu (Maliqati), si porositësit e ligjshëm të apartamentit, sipas kontratës
së porosisë datë 26.11.2016, nr.5885 rep., nr.2149 kol.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 43/1, 92, 94, 95, 144, 149, 153, 154, 164, 192, 195 e vijues të
K.Pr.Civile, nenet 420, 422, 659, 663, 705, 706, 850 e vijues të K.Civil,
V.U.C i K.B.Gj. Lartë nr.1/2009.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin Nr.21286-00515-41-2018 (776) Akti,

datë 16.07.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë

për gjykimin e pikës së dytë të objektit të padisë “Detyrimin e ZVRPP Kavajë
për të regjistruar në regjistrin hipotekor si b/pronare në ½ pjesë të pandarë me
Znj. Liljana Maliqati mbi pasurinë nr.15/22+1-51, vol. 2005-2007, ZK 8551,
apartament nr.A, kati i 6, me sip. 149 m2, ndodhur në lagjen nr.2 Kavajë, mua
paditësen Shpëtime Kaziu (Maliqati), si porositësit e ligjshëm të apartamentit,

53
sipas kontratës së porosisë datë 26.11.2016, nr.5885 rep., nr.2149 kol”
drejtuar të paditurit ZVRPP Kavajë.
Veçimin e çështjes për këtë kërkim dhe dërgimin e saj për kompetencë
lëndore dhe tokësore Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.175, datë 19.09.2018

ka vendosur:

T'i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, lidhur me përcaktimin e kompetencës
lëndore për shqyrtimin e çështjes të regjistruar në Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Durrës me nr.(01172) 1515 Regj.Them., datë regjistrimi
30.07.2018.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.21286-00515-41-2018 (776) Akti, datë 16.07.2018 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë, që ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar
aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është
rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti
dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se
Shpëtime Kaziu (Maliqati) pretendon se ka nënshkruar një kontratë porosie për blerjen e një
apartamenti nga palët e paditura.
Palët paditëse pretendojnë se të paditurit kanë nëshkruar kontratën e shtijes me ish
vjerrën e palës paditëse Liljana Maliqati në kundërshtim të ligjit.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, të njihet bashkëpronar dhe kërkon pranimin e padisë
sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të veçojë
çështjen për pikën e objektit “Detyrimin e ZVRPP Kavajë të rregjistrojë pronën në emër të
paditësit” dhe të shpallë moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për
kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në këtë kërkim objekt gjykimi, të parashtruar në
objektin e kërkesë padisë, kemi të bëjmë me një konflikt administrativ dhe për pasojë
kompetencën lëndore për zgjidhjen e këtij konflikti e ka Gjykata Administrative e Shkallës së
Parë Durrës dhe jo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
19.09.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në momentin e depozitimit të padisë së palës
paditëse, në objektin e saj gjendej një kërkim civil për njohje pronar dhe jo një kërkim

54
administrativ, pasi kërkimi për detyrimin e ZVRPP për regjistrim është rezultat i zgjidhjes së
pasojave të çështjes me natyrë civile për njohejn pronar.
Praktika gjyqësore është njësuar në këtë drejtim, pasi sipas pikës “C” të paragrafit nr.46 të
Vendimit Unifikues Administrativ nr.4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë,
përcaktohet se:
“C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me
natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh.
urdhërimi i Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar
,atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton
mosmarrëveshjet civile”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kavajë duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Kavajë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore
që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i
palës së paditur ta njohë bashkëpronar dhe regjistrimin e kësaj prone ”, bazuar në dispozitat
përkatëse të Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.
Ky Kolegj, sjell në vëmendje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë të mbajë
parasysh sentencat unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Vendimit Nr.
3/2014 dhe Nr. 4/2013, pasi dhe kjo ka bërë që arsyetimi nga njëra anë të jetë i gabuar dhe
vendimi nga ana tjetër të jetë i pabazuar në ligj. Kolegji sjell në vëmendjen se Kolegjet e
Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues Nr. 4/2013 kanë vendosur ndër të
tjera se:
“A. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative dhe këto kërkime konstatohen nga gjykata se janë një bashkim i thjeshtë i
tyre, atëherë referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të Ligjit 49/2012,
gjykata duhet të veçojë objektet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore duke ja kaluar
ato gjykatës kompetente.
B. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative
dhe këto kërkime konstatohet nga gjykata se janë një bashkim i ndërvarur mes tyre,
atëherë referuar nenit 55 të K.Pr.Civile dhe nenit 24 të Ligjit 49/2012 dhe zbatimit të
parimit “lex specialis derogat generali”, gjykata kompetente është si më poshtë: - kur në
objektin e gjykimit pala paditëse, ndër të tjera, ka për objekt kundërshtimin e një akti
administrativ dhe nga pasojat e aktit prodhohen pasoja civile, në çdo rast kompetente është
gjykata administrative. - kur një ndër objektet e gjykimit është një kërkim me natyrë civile,
por që është i lidhur ngushtë me aktin administrativ dhe pasojat e këtij akti kanë ardhur

55
nga vullneti shtetëror, atëherë përsëri gjykatë kompetente është gjykata administrative. -
kur objektet e tjera të padisë jo të natyrës së mosmarrëveshjes administrative janë të
ndërvarur nga pasojat e aktit administrativ edhe në këtë rast kjo të çon tek kompetenca e
gjykatës administrative.
C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë
civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i
Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i
këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”.
Kolegji Administrativ i Gjykatë së Lartë sjell në vëmendjen e Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë se, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndryshuan praktikën
gjyqësore të unifikuar në pikën “A” dhe “B” të vendimit të mësipërm me anë të Vendimit
Unifikues Administrativ Nr. 3/2014. Në paragrafin 39 të vendimit unifikues të mëvonshëm
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë interpretimin njësues të
dhënë Ligjit 49/2012, në pg. 46, pikat “A” dhe “B” të Vendimit nr. 4, datë 10.12.2013 të
Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë 1, si vijon:
“Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre,
apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe
13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e
saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.”.
Kjo do të thotë se që nga data 10.12.2013 praktika gjyqësore është e njësuar sipas
pikës “C” të paragrafit nr. 46 të Vendimit Unifikues Administrativ Nr. 4./2013 të Kolegjeve
të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, e cila parashikon se:
“C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë
civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i
Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i
këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”.
Në këto kushte për sa u arsyetuar më sipër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë duhet të
ketë parasysh dhe të jetë koherente me të gjithë praktikën dhe qëndrimet e Gjykatës së Lartë,
duke evituar zvarritjet e panevojshme dhe duke mos cënuar parimin e gjykimit brenda një
afati të arsyeshëm. Funksioni i gjykatave është të bëjnë një interpretim të zgjeruar si të ligjit
ashtu edhe të praktikave gjyqësore tashmë të konsoliduara, për të arritur në një zgjdhje sa më
të drejtë të çështjes së paraqitur për gjykim.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.21286-00515-41-2018 (776) Akti, datë 16.07.2018 i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kavajë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e
çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

1
Pika “C” e këtij paragrafi ka mbetur e pandryshuar.

56
VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.21286-00515-41-2018 (776) Akti, datë 16.07.2018 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e
gjykimit, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

57
Nr. 31003-00055-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 45 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

KËRKUES: MIRELA META,

TATJANA COADARI,
NADIRE ZGURA,
LEFTERI HAXHIAJ,
ARJANA DHIMITRI

OBJEKTI:
Lëshimin e urdhër ekzekutimit ndaj vendimit nr.5921 datë 28.05.2013 të
Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 510/a, 511/a të K.Pr.Civile, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.3711 Akti, datë 24.04.2018 ka

vendosur:

Refuzimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit ekzekutiv për vendimin nr.5921

datë 28.05.2013 të Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si të pambështetur në
ligj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.1076, datë 20.09.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimin Nr.3711 Akti, datë 24.04.2018 të Gjykatë së Rrethit

Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them 2058

(31134-06961-80-2018), datë 07.12.2018 ka vendosur:

Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë përpara

Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes nr. 2058 (31134-06961-80-
2018)Akti.

58
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.1076, datë 20.09.2018 i Gjykatës së Apelit Tiranë, që ka prishur
vendimin e shkallës së parë Tiranë për moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes,
duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të lihet në fuqi
dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si
gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe Gjykata Administrative e
Shkallës së Parë Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se palët kërkuese Mirela
Meta, Tatjana Coadari, Nadire Zgura, Lefteri Haxhiaj, Arjana Dhimitri kërkojnë lëshimin e
urdhër ekzekutimit ndaj vendimit nr.5921 datë 28.05.2013 të Gjykatë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, me të cilin është vendosur:
“Pranimin e padisë.
Detyrimin e Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike për nxjerrjen e aktit
administrativ, vendimit për privatizimin e ish-farmacisë nr.3.
Zhvillimin e procedurës së privatizimit në bazë të dispozitave të aktit administrativ të kohës
VKM nr.192 datë 20.03.1998 “për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet
dhe për procedurën e shitjes”.
Në këto kushte palët kërkuese i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
kërkesën objekt gjykimi, duke pretenduar, të drejtat e dhëna nga ligji dhe kërkojnë pranimin
e kërkesës sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 3711 Akti, datë 24.04.2018 ka
shqyrtuar çështjen në themel dhe ka disponuar duke rrëzuar kërkesën e palëve.
Gjykata e Apelit Tiranë, mbi ankimin e palëve kërkuese, pasi ka vënë në bisedim në
seancë e gjyqësore çështjen e kompetencës lëndore të shkallës së parë Tiranë, ka prishjen e
këtij vendimi, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se çështja objekt shqyrtimi është një çështje
administrative, në kuptim të nenit 7/a të ligjit nr.49/2012 dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë nuk ka qenë kompetente në shqyrtimin e saj. (pavarësisht objektit të saj).
Ky është edhe qëndrimi i Gjykatës së Lartë, ndër të tjera, edhe në vendimin nr.00-
2014-811 datë 18.03.2014 ku shprehet se “referuar vendimit të titullit ekzekutiv, për të cilin
është lëshuar urdhëri i ekzekutimit, konstatojmë se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje
administrative të gjykuar, ndaj edhe çdo konflikt apo mosmarrëveshje në fazën e ekzekutimit
të tij do të konsiderohet si një çështje me karakter administrativ”.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën gjyqësore të datës
07.12.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se pavarësisht se në thelb vendimi nr. 5921 datë
28.05.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka natyrë administrative pasi ka disponuar
për detyrimin e një organi publik sikundër është Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së
Pronës Publike për nxjerrjen e aktit administrativ, vendimit të privatizimit të ish-farmacisë

59
nr.3, sërisht në kohën kur është dhënë ky vendim, kompetente ka qenë Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Tiranë, sipas nenit 324 e vijues të K.Pr.Civile në fuqi në atë periudhë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se nuk janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
gabuar të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi, po
kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë. Gjykata
ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “Lëshimin e
urdhër ekzekutimit ndaj vendimit nr.5921 datë 28.05.2013 të Gjykatë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin të Procedurës Civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se referuar objektit të
padisë, shkakut ligjor të saj dhe pretendimeve të palëve, jemi përpara një çështje me natyrë
administrative dhe kompetente për të cilën është Gjykata Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë, në zbatim të ligjit nr.49/2012.
Ky Kolegj vlerëson të theksojë se Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në
Vendimin Unifikues nr.1 datë 17.01.2011, ku midis të tjerave kanë arsyetuar se:
“...Kushtet e titullit ekzekutiv që heton gjykata konsistojnë në verifikimin e ekzistencës
së të drejtës materiale, e drejtë e cila duhet të jetë e sigurt, e përcaktuar dhe e kërkueshme.
Gjatë këtij gjykimi nuk lejohet asnjë lloj hetimi mbi themelin e të drejtës. Kur themi e drejta
duhet të jetë e sigurtë, nënkuptohet që ajo duhet të rezultojë në ekstremet e saj objektive dhe
subjektive nga titulli ekzekutiv.
Kur themi që ajo duhet të jetë e përcaktueshme do të thotë që kjo e drejtë (objekt ekzekutimi)
të jetë e qartë pa asnjë mëdyshje apo konfuzion. Kur themi që e drejta të jetë e kërkueshme,
do të thotë që kreditori ka të drejtë ta kërkojë menjëherë këtë të drejtë, dhe kjo e fundit nuk
është e lidhur me ndonjë afat të papërfunduar, apo me ndonjë kusht pezullues....”.
Ky Kolegj, vëren se ligji nr.49/2012 në tërësi, ashtu sikundër edhe për lëshimin e
urdhërit të ekzekutimit, gjykimin e vlefshmërisë së titullit dhe gjykimin e veprimeve të tjera
përmbarimore, apo edhe për kundërshtimin e veprimeve të ekzekutimit, referon në Kodin e
Procedurës Civile, duke përjashtuar zbatimin e atyre dispozitave të cilat bien ndesh me ligjin e
posaçëm të cilat kanë përparësi në zbatim. Në rastin konkret nuk kemi dispozita të cilat bien
ndesh me ligjin e posaçëm, prandaj gjykata është e detyruar të zbatojë dispozitat e Kodit e
Procedurës Civile.
Kolegji, vlerëson se Kodi i Procedurës Civile nga neni 510 e vijues, ka përcaktuar në
mënyrë të hollësishme dhe shteruese gjithë procesin që ndiqet për ekzekutimin e detyrueshëm,
prandaj gjykata duhet të bëjë një interpretim më të gjerë dhe në tërësi dispozitave të cilat
rregullojnë këtë institut dhe jo duke u kufizuar në një dispozitë të veçantë dhe duke i dhënë
një tjetër kuptim nga konteksi që ai ka.

60
Në nenin 510 të K.Pr.Civile, janë përcaktuar titujt ekzekutiv, konkretisht parashikohet
se:
Janë tituj ekzekutivë:
a) vendimet civile të formës së prerë të gjykatës, që përmban një detyrim, vendimet e
dhëna prej saj për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm;
b) vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasurore;
c)vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi
sipas dispozitave përkatëse të këtij Kodi;
ç) vendimet e një gjykate arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë;
d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive
bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare;
dh) kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato;
e) aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutivë dhe ngarkohet zyra e
përmbarimit për ekzekutimin e tyre.
Pra, në interpretim edhe të dispozitës së sipërcituar, rezulton se përgjithësisht titujt
ekzekutiv janë vendimet gjyqësore si të gjykatave të brendshme (civile/penale), të arbitrazhit
dhe ato të huaja, për të cilat kërkohet lëshimi i urdhërit ekzekutiv për tu ekzekutuar, e cila
është përcaktuar dhe rregulluar në nenin 511 të K.Pr.Civile. Por nëse bëhet një arsyetim sipas
interpretimit të gjykatës së shkallës së parë, do të thotë se lëshimi i urdhërit ekzekutiv apo
kundërshtimi i veprimeve përmbarimore do të bëhet nga gjykata përkatëse (penale/ e huaj apo
arbitrazhi) që ka nxjerrë titullin ekzekutiv?! Ky është një qëndrim i gabuar pasi kjo gjykatë do
të vlerësojë titullin ekzekutiv dhe jo themelin e çështjes se si është zgjidhur ajo.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje edhe njëherë, pasi
tashmë është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës së Lartë, se ekzekutimi i detyrueshëm
është funksion publik, por nuk është pjesë e së drejtës administrative dhe as nuk rregullohet
nga normat administrative. Ekzekutimi i detyrueshëm është pjesë e procedurës civile në
kuptimin e gjërë dhe se rregullat që normojnë këtë fazë përmbyllëse të procesit civil ndodhen
në Kodin e Procedurës Civile.
Duke qenë kështu, veprimet e shërbimit përmbarimor në asnjë rast nuk mundet të
konsiderohen si akte administrative, si veprime administrative apo edhe si veprimtari
administrative në kuptimin e gjerë. Aktet e përmbaruesit gjyqësor, si të shërbimit
përmbarimor privat dhe publik dhe sikur ekzekutohet një titull ekzekutiv civil apo
administrativ, janë akte procedurale dhe rregullohen sipas regjimit të përgjithshëm të
vlefshmërisë së akteve procedurale (shiko nenin 118 – 124 i Kodit të Procedurës Civile) dhe
sipas regjimit të posaçëm të vlefshmërisë së parashikuar në pjesën e ligjit që rregullon
ekzekutimin e detyrueshëm. Ndaj Kolegji vlerëson se gjykatat duhet të mbajnë parasysh
pikërisht këtë regjim juridik kur shqyrtojnë ligjshmërinë e veprimeve përmbarimore përgjatë
ekzekutimit të detyrueshëm.
Ky Kolegji thekson se si kriter për ndarjen e kompetencës lëndore gjatë fazës së
ekzekutimit të detyrueshëm është natyra juridike e marrëdhënies që ka gjeneruar aktin që
sipas ligjit konsiderohet si titull ekzekutiv. Pra, nëse titulli ekzekutiv është i natyrës civile
atëherë edhe konflikti mbi kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga përmbaruesi do të jetë
e natyrës civile, si dhe e njëjta rrugë do të ndiqet edhe për titullin ekzekutiv të natyrës
administrative.
Kështu, nëse marrëdhënia juridike, nga e cila është prodhuar titulli ekzekutiv, është
marrëdhënie juridike civile, atëherë edhe gjykimi mbi titullin ekzekutiv dhe gjykimet mbi
ekzekutimin e detyrueshëm të tij janë kompetencë lëndore e gjykatave civile. Ndërkohë nëse
marrëdhënia juridike, nga e cila është prodhuar titulli ekzekutiv, është marrëdhënie juridike
administrative, atëherë edhe gjykimi mbi titullin ekzekutiv dhe gjykimet mbi ekzekutimin e
detyrueshëm të tij janë kompetencë lëndore e gjykatave administrative.

61
Në rastin objekt gjykimi marrëdhënia juridike, nga ku është iniciuar ky konflikt
gjyqësor, sipas pretendimit të palëve ndërgjyqëse, është një konflikt i pastër administrativ për
detyrimin e organit publik për të nxjerrë aktin administrativ të kërkuar sipas vendimit
nr.5921 datë 28.05.2013 të Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është çështje me natyrë
administrative.
Kjo do të thotë se titujt ekzekutiv që gjeneron kjo marrëdhënie juridike publike, sipas
nenit 7 të ligjit nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve
administrative”, të ndryshuar, janë lëndë gjykimi administrative, ashtu sikundër edhe për
lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, gjykimin e vlefshmërisë së titullit dhe gjykimin e
veprimeve të tjera përmbarimore.
Kolegji çmon të evidentojë faktin se gjykatat duhen të jenë të informuara dhe
koherente në vazhdimësi, me qëndrimet e konsoliduara nga Gjykata e Lartë në trajtimin e
çështjeve të tilla apo të ngjashme, pasi ka një praktikë të gjerë për trajtimin e këtyre çështjeve
objekt gjykimi, ku është arritur në përfundimin se për gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë
me lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, gjykimin e vlefshmërisë së titullit dhe gjykimin e
veprimeve të tjera përmbarimore, kompetente nga pikëpamja lëndore do të jetë ajo gjykatë që
është kompetente për shqyrtimin e asaj marrëdhënie juridike që ka çuar në këtë titull
ekzekutiv. Në këtë mënyrë evitohen zvarritjet e panevojshme të gjykimit dhe nuk cënohet
parimi se gjykimi duhet të përfundojë brenda një afati të arsyeshëm.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.1076, datë 20.09.2018 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin
është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi dhe
çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr. 49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Nr. 1076, datë 20.09.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 31.01.2019

62
Nr. 31003-02964-00- 2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 46 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

KËRKUES: ERMIR KROQI

PERSONA TË INTERESUAR: PROKURORIA E RRETHIT

GJYQËSOR TIRANË
DREJTORIA E PËRGJIGJTSHME E
BURGJEVE

OBJEKTI:
Rehabilitimi i dënimeve të dhëna me vendimin nr.697 datë 29.10.2001 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.804 datë 19.07.2004 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pajisjen me vërtetim të gjendjes
gjyqësore “i padënuar”.

BAZA LIGJORE: Neni 69 i K.Penal, neni 483/2/c i K.Pr.Penale, ligji nr.8895 datë
16.05.2002 “për dhënie manistie”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. Akti 875, datë 06.11.2018 ka
vendosur:
Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë(dhoma penale) për shqyrtimin e kërkesës penale me nr.875 Akti datë
regjistrimi nr.22.10.2018 dhe dërgimin e kërkesës së bashku me aktet
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them.5240

(6729), datë 05.12.2018 ka vendosur:
Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencë lëndore lidhur me gjykimin e
çështjes me nr.Regj.Them.5240 (6729), datë 05.12.2018.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

63
VËREN
Vendimi Nr. Akti 875, datë 06.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (dhoma penale), si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
kërkuese Ermir Kroqi, pretendon se vendimin nr.697 datë 29.10.2001 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë dhe nr.804 datë 19.07.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka marrë
dënimet përkatëse.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
kërkesën objekt gjykimi, duke pretenduar, rehabilitimin përkatës, dhe kërkon pranimin e
kërkesës sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka vënë në bisedim në seancë paraprake
çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës me nr.875 Akti datë regjistrimi
nr.22.10.2018 të kërkuesit Ermir Kroqi, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në lidhje me kompetencën lëndore në shqyrtimin e
kërkimeve të kësaj natyre, ka një qëndrim të Gjykatës së Lartë, Kolegji Civil, i të cilës me
vendimin nr.00-2016-1748 datë 12.05.2016 ka disponuar që për shqyrtimin e kërkesave të
tilla, kompetente në vështrim të kompetencës lëndore është Gjykata Administrative.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore të datës
05.12.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se pretendimi i këkruesit në lidhje me rehabilitimin
për dënimet e dhëna me vendimet e mëripërme rregullohen nga K.Penal, konkretisht neni 69
i K.Penal.
Konform nenit 69 të K.Pr.Penale juridiksioni penal ushtrohet nga gjyaktat penale sipas
rregullave të caktuara në këtë kod dhe se kompetenca lëndore i përket Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë seksionit penal.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencën
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (dhoma penale).
Kolegji Administrativ vëren se të dy gjykatat në mosmarrëveshje, ndër të tjera, i
referohen dy vendimeve të ndryshme të Gjykatës së Lartë, në lidhje me arsyetimet dhe
disponimet e tyre për kompetencën lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjeve që lidhen
me reahabilitimin e kërkuesve.
Në një gjendje të tillë të praktikës gjyqësore, ku vetë Gjykata e Lartë, për të njëjtën
natyrë çështjeje dhe ligji të zbatueshëm, ka arsyetime dhe disponime që janë në kundërshti
me njëra-tjetrën, në zbatim të nenit 141 të Kushtetutës dhe nenit 481 të Kodit të Procedurës
Civile, Kolegji Administrativ do të vlerësonte mundësinë për të vendosur dërgimin e çështjes
për shqyrtim përpara Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

64
Por, në rrethanat e njohura aktuale, Gjykata e Lartë ka vetëm 4 gjyqtarë në detyrë
nga 19 që është përbërja e saj. Ndërkohë, është ende e paparashikueshme se kur mund të
plotësohet me gjyqtarë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në pritshmërinë që ky i fundit të
përfundojë procedurat e zgjedhjes së anëtarëve dhe të kostituohet në javët në vijim. Për
rrjedhojë, Gjykata e Lartë është në pamundësi për të pasur numrin e nevojshëm, edhe
minimal të gjyqtarëve, për të mbledhur Kolegjet e Bashkuara.
Nga ana tjetër, çështja objekt gjykimi është zgjidhja e mosmarrëveshjes për
kompetencën ndërmjet dy gjykatave. Për vetë natyrën e këtyre çështjeve, sikurse edhe vetë
ligjvënësi ka pasur si qëllim, shqyrtimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve mbi kompetencat
etj. duhet të realizohen menjëherë dhe gjithsesi në afatin më të shkurtër të arsyeshëm.
Prandaj, ky Kolegj Administrativ, duke qenë se gjen të mbështetur në ligjin material
dhe procedural, motivet ligjore dhe aryetimet e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në
vendimin e sipërcituar me nr.00-2014-1090 datë 17.04.2014, vlerëson se me të drejtë Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka arsyetuar që kompetenca lëndore për shqyrtimin
e çështjes objekt gjykimi i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhomës penale të tij.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. Akti 875, datë 06.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë (dhoma penale) dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si
gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

65
Nr. 31003-02900-00-2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 47 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: ISLAM KËRTUSHA

PADITUR: KOMUNA ISHËM

KËSHILLI QARKUT DURRËS

PERSONA TË TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË

PASURIVE TË PALUAJTSHME DURRËS

OBJEKTI:
Njohjen e pavërtetësisë pjesore të AMTP nr.156 date 10.07.1995 të lëshuar nga Komisioni
Ndarjes së Tokës, fshati Kërtushaj, përsa i përket numrit të ngastrës, në kollonën nr.5 të këtij
akti, nga 252 që është i pavërtetë në 246 që është numri i ngastrës i vërtetë.
Korigjimin i AMTP me nr.156 datë 10.07.1995 të lëshuar nga Komisioni
Ndarjes së Tokës, fshati Kërtushaj, dhënë shtetasit Islam Kërtusha, përsa i
përket numrit të ngastrës, në kollonën nr.5 të këtij akti, nga 252 që është i
pavërtetë në 246 që është numri i ngastrës i vërtetë, si në Zyrën e Kadastrës pranë Këshillit të
Qarkut Durrës, ashtu edhe në ZVRPP Durrës.

BAZA LIGJORE: Neni 32/c, 45, 153 të K.Pr.Civile, Vendimi Unifikues i Gjykatës së
Lartë
nr.4 datë 10/12/2013, ligji nr 7501 datë 19/07/1991 “Për Tokën”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.(11-2014-4159) 1320, datë

29.09.2014 ka vendosur:
Pranimin e kërkesë padisë të palës paditëse Islam Kërtusha. 
1. Njohjen e pavërtetësisë pjesore të AMTP me nr.156 datë 10.07.1995, të
lëshuar nga Komisioni i Ndarjes së Tokës,fshati Kërtushaj,përsa i përket
numrit të ngastrës, në kollonën nr.5 të këtij akti,nga 252 që është i
pavërtetë,në 246-I,ZK 2375, që është numri i ngastrës,i vërtetë.
2. Korrigjimi i AMTP me nr.156 datë 10.07.1995,të lëshuar nga Komisioni i
Ndarjes së Tokës,fshati Kërtushaj,dhënë shtetasit Islam Kërtusha,përsa i
përket numrit të ngastrës,në kolonën 5 të këtij akti,nga 252 që është i

66
pavërtetë,në 246-I,ZK 2375, që është numri i ngastrës i vërtetë,si në Zyrës e
Kadastrës pranë Këshillit të Qarkut Durrës,ashtu edhe në ZVRPP Durrës. 
Pjesë përbërëse e këtij disko zitivi, është edhe akti i ekspertimit të ekspertit
Kalo Xhuvani, datë 23.09.2014.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2016-440 (180), datë 29.02.2016 ka

vendosur:

Shpalljen e kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes civile me

nr.2821/21408-753, datë 10.11.2014, që i përket paditësit Islam Kërtusha me
të paditur Këshilli i Qarkut Durrës etj., me objekt “korrigjim i AMTP me
nr.156 datë 10.07.1995 dhe njohjen e pavërtetësisë së pjesshme të tij”.
Dërgimin e çështje për gjykim Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.2391 (86-2018-2716), datë

13.06.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimit Nr. 1320 (11-2014-4159), datë 29.09.2014 të Gjykata e

Rrethit Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.245, datë 26.11.2018

ka vendosur:

Të ngrejë çështjen në lidhje me mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore

midis Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës dhe Gjykatës së
Apelit Administrativ Tiranë, për gjykimin e çështjes civile me nr.regjistri
1713 dhe datë regjistrimi 08.10.2018.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.2391 (86-2018-2716), datë 13.06.2018 i Gjykatës Administrative të
Apelit Tiranë, që ka shpallur prishur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për
shqyrtimin e çështjes në mungesë të kompetencës lëndore, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e
zbatimit të drejtë të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të lihet në fuqi dhe çështja ti dërgohet
për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Islam Kërtusha është banor i fshatit Kertushaj, Komuna Ishëm.
Me AMTP nr.156 datë 10.07.1995 të lëshuar nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në
fshat i është dhënë pronësi “Ullishte në Rrotull” një sipërfaqe prej 3000 m2, me nr.kadastral
252.
Paditësi në kërkesë padinë e tij pretendon se ky numër kadastral nuk i përgjigjet të
vërtetës, i cili është 246, për këtë kërkon edhe korrigjimin e tij.

67
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, korrigjimin e AMTP dhe kërkon pranimin e padisë
sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr.(11-2014-4159) 1320, datë
29.09.2014, ka shqyrtuar në themel për çështjen dhe ka disponuar duke pranuar padinë sipas
pjesës hyrëse të saj.
Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Durrës, ka konstatuar mungesën e
kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje dhe e ka dërguar për kompetencë
gjykimin pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e
veprimeve paraprake çështjen e kompetencës për gjykimin e çështjes, ka konstatuar se
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka shqyrtuar çështjen në mungesë të kompetencës lëndore
dhe ka vendosur të dërgojë çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se duke vlerësuar objektin dhe shkakun ligjor të padisë
dhe të fakteve që pretendohen nga pala paditëse në kërkesë padi, konstatohet se objekti i
padisë ka kërkim të natyrës administrative dhe për këtë shkak padia është në kompetentecë
lëndore të gjykatave administrative që kanë filluar funksionimin e tyre në datë 04.11.2013.
Mosmarrëveshja objekt gjykimi ka lindur nga një akt administrativ i nxjerrë nga organi
publik (Komisioni i Tokës). Pavarësisht faktit se me anë të këtij gjykimi paditësi synon të
rivendos të drejtën e tij, rezulton se kërkon të korrigjohet AMTP i cili nga vetë natyra e tij
është një akt administrativ.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
26.11.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se paditësi në kërkimin e tij pretendon pavërtetësinë e
pjesshme të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe korrigjimin e tij, duke u njohur si të
pavërteta pjesë të tij.
Nuk kemi të bëjmë me një akt administrativ sipas ligjit nr.49/2012. Në bazën ligjore të padisë
nuk kemi ligjin me nr.49/2012. Objekti është në kompetencë lëndore të gjykatës civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Apelit lidhur me zbatimin e drejtë të
ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë të njëjtën
objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës Administrative të
Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi,
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Apelit
Tiranë. Gjykata ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që
për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

68
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “njohjen e
pavërtetësisë pjesore dhe korrigjimin e AMTP-së nr.156 date 10.07.1995 të lëshuar nga
Komisioni Ndarjes së Tokës”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin të Procedurës Civile.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje administrative, e cila rregullohet dhe parashikohet nga
neni 7 dhe 17 i ligjit nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”. Pasi në rastin konkret kërkohet korrigjimi i një akt
administrativ i dal në zbatim dhe funksion të detyrave të organit publik.
Pra objekti i konfliktit midis palëve ndërgjyqëse ka të bëjë me korrigjimin e gabimit
material në aktin administrativ AMTP nr.156 date 10.07.1995 të lëshuar nga Komisioni
Ndarjes së Tokës, në funksion të ushtrimit të autoritetit publik të caktuar nga ligji, duke
pasqyruar gabim sipas pretendimeve të palës paditëse të dhënat që ky akt përmban, pra
rezulton se padia ka si objekt të saj kërkime të natyrës administrative dhe kompetente për
gjykimin e kësaj çështje është Gjykata Administrative.
Kolegji Administrativ i Gjykatë së Lartë vlerëson se gjykatat, në përcaktimin sa më të
drejtë të natyrës së çështjes nëse ajo është administrative apo civile duhet të përqendrohet
mbi natyrën juridike të shkakut dhe objektit të kërkimeve apo padisë, duke mos u kufizuar
vetëm në përcaktimin e palëve. Në rastin konkret pala paditëse ka pretendime mbi
pavërtetësinë e aktit të marrjes së tokës në pronësi dhe kërkon korrigjimin e tij, si dhe në
zbatim edhe të Vendimit Unifikues nr. 02/2014 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë,
është vendosur se aktet e marrjes së tokës në pronësi janë akte administrative dhe se
shqyrtimi i ligjshmërisë së tyre është kompetencë lëndore e gjykatave administrative (shiko
Vendimin nr. 2, datë 10.03.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).
Ky Kolegji vlerëson se mosmarrëveshjet që burojnë nga aktet e marrjes së tokës në
pronësi, janë të natyrës administrative, pavarësisht natyrës civile të pasojave që akti i dhënies
së tokës në pronësi apo në përdorim ka sjellë për palët e interesuara, këto janë akte të nxjerra
nga organe publike, që ushtrojnë veprimtari administrative të parashikuara nga ligje të
posaçme. Vendimet e nxjerra prej tyre, në kuptim të nenit 2 të Ligjit nr. 49/2012 janë akte
administrative individuale, pasi shprehin vullnetin e organit publik në ushtrimin e funksionit
të tij publik, ndaj një subjekti të së drejtës, duke krijuar një marrëdhënie juridike konkrete, që
lidhet me të drejtat e pronësisë mbi tokën bujqësore.
Ky Kolegj, rithekson edhe njëherë duke i tërhequr vëmendje shkallës së parë Durrës,
se në zbatim dhe interpretim të drejtë të ligjit procedural civil dhe atij administrativ, nuk ka
mosmarrëveshje mbi kompetencën lëndore ndërmjet gjykatave të shkallëve të ndryshme të
gjykimit administrativ, madje edhe atyre civile. Prandaj gjykatat duhet të jenë më të
kujdesshme mbi mënyrë e parashtrimit dhe llojit të konfliktit që ato kërkojnë të zgjidhin
pranë Gjykatë së Lartë, duke bërë një përcaktim më të saktë.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr. 2391 (86-2018-2716), datë 13.06.2018 i Gjykatës Administrative
të Apelit Tiranë, me të cilin është dërguar çështja në Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Durrës, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr. 49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

69
VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2391 (86-2018-2716), datë 13.06.2018 të Gjykatës
Administrative të Apelit Tiranë.

Tiranë, më 31.01.2019

70
Nr. 31003-00041-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 48 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

PADITËS: XHEMAL SHKENZA,

GJERGJI BRAKSI,
KUJTIM OSMENAJ,
MARTIN BREGU,
VEGIM HASANI,
PAJTIM GOLEMI,
HYSNI NUREDINI,
JOSIF JOSIFI,
ARQILE TITI,
AGIM GJONI.

PADITUR: MINISTRIA E MBROJTJES

KOMANDA E FORCËS AJRORE RINAS
REPARTI USHTARAK NR.3006 (BAZA
AJRORE) FARKË

PERSON I TRETË: REPARTI SPECIAL RENEA

OBJEKTI:
Detyrimin e palës së paditur të sigurojë specifikisht për secilin paditës trajtimin me ushqim
për çdo ditë, në referim të pikës 2 të VKM nr.702, datë 21.08.2013 “për trajtimin me ushqim
të punonjësve të Gardës së Republikës, të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe Kursantët
në shkollën e Policisë së Shtetit, si dhe të shtetasve të ndaluar deri në sqarimin e pozitës së
tyre e botuar në Fletoren Zyrtare nr.143 faqe 6182 datë 28.08.2013.
Detyrimin e palës së paditur të paguajë diferencat e papaguara data e hyrjes në fuqi të VKM
nr.964 datë 02.12.2015 “Për kalimin e Helikopterëve e të pajisjeve të tyre nga Ministria e
Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë të Ministria e Mbrojtjes”, botuar në
Fletoren Zyrtare nr.217 datë 14361, ku është ndërprer ky trajtim me ushqim deri në datën e
ngritjes së padisë në masën 40.000 mijë për secilin për çdo muaj.

BAZA LIGJORE: Ligji nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, VKM nr.702, datë
21.08.2013 “për trajtimin me ushqim të punonjësve të Gardës së Republikës, të punonjësve të
Policisë së Shtetit, si dhe Kursantët në shkollën e Policisë së Shtetit..”, VKM nr.964 datë

71
02.12.2015 “Për kalimin e Helikopterëve e të pajisjeve të tyre nga Ministria e Punëve të
Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë të Ministria e Mbrojtjes”, Kodi Civil, Kodi i
Procedurës Civile, i ndryshuar nenet 154 e vijues dhe 192.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.5730, datë 11.06.2018 ka vendosur:

Konstatimin e moskompetencës lëndore për gjykimin e çështjes me nr.9929

Akti për shkak se çështja është në kompetencë të Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë.
Dërgimin e aktve për gjykim, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them 4046

(31140-04895-80), datë 23.11.2018 ka vendosur:

Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë përpara

Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes nr. 4046 (31140-04895-80) Akti.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.5730, datë 11.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën
lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se palët
paditëse Xhemal Shkenza, Gjergji Braksi, Kujtim Osmenaj, Martin Bregu, Vegim Hasani,
Pajtim Golemi, Hysni Nuredini, Josif Josifi, Arqile Titi, Agim Gjoni, janë të punësuar pranë
Repartit Special RENEA, në sektorin e helikopterëve, në Repartin Ushtarak 3006 Farkë, me
detyrë pilot ose teknik fluturimi.
Palët paditëse pretendojnë se të paditurit nuk kanë zbatuar detyrimin që rrjedhë nga
ligji për trajtim me ushqim sipas VKM nr.702, datë 21.08.2013 dhe VKM nr.964 datë
02.12.2015.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës me nr.9929 Akti të palës paditëse
Xhemal Shkenza etj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se nisur nga objekti i sipërcituar gjykata çmon se padia
e paraqitur nuk është në kompetencë lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë por nga
pikëpamja lëndore ajo është në kompetencë të gjykatës administrative për shkak se kjo

72
marrëdhënie juridike e punës nuk është bazuar në Kodin e Punës, por në VKM nr.702 datë
21.08.2013 dhe VKM nr.964 datë 02.12.2015.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore të datës
23.11.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se kjo gjykatë nuk gëzon kompetencë lëndore për
gjykimin e kësaj çështje, kjo pasi nga aktet në dosje rezulton se me urdhër të Ministrit të
Mbrojtjes nr.739 datë 25.04.2016, nr.1626 datë 19.08.2016 dhe nr.1128 datë 15.06.2017 “Për
marrje në punë me kontratë”, në zbatim të dispozitave të Kodi të Punës së RSH të gjithë
paditësit janë marrë në punë si personel civil në shërbim të Forcave të Armatosura të RSH-së
dhe për këtë qëllim janë hartuar edhe kontrata individuale të punës për secilin nga paditësat
të cilat u depozituan në cilësinë e provës prej palës së paditur.
Kjo do të thotë se këta punonjës staf civil në administratën publike të FA-së dhe marrëdhënia
e tyre e punës bazohet dhe rregullohet vetëm me Kod Pune.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore
që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i
palës së paditur tu jap paditësve trajtimin për ushqim që rrjedhë nga marrëdhënia e punës ”,
bazuar në dispozitat përkatëse të Kodin e Punës dhe VKM- të, me arsyetimin se nuk janë
zbatuar.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje civile, e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të
Procedurës Civile, pasi sipas ligjit nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin
nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, marrëdhëniet e punës në administratën publike, në
gjykatë ose në prokurori të cilat bazohen në Kodin e Punës, janë përjashtuar nga kompetenca
lëndore e gjykatave administrative nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Sipas nenit 10 të ligji nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012
“për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar se:
“Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në
gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e
hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të
gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

73
Ligji nr.39/2017, është botuar në Fletoren Zyrtare nr.85 datë 21.04.2017 dhe hynë në
fuqi 15 ditë pas botimit, pra në datë 06.05.2017 do të sjell efektet ligjore, si dhe çdo çështje e
regjistruar mbas kësaj date do të gjykohet sipas ndryshimeve ligjore përkatëse, në gjykatat
civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se arsyetimi i Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Tiranë, se marrëdhënia rregullohet nga aktet nënligjore të posaçme, nuk
qëndron dhe nuk gjenë mbështetje në ligj, për faktin se ky aktet nënligjor nuk rregullon
marrëdhënien e punës në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit nr.49/2012 “për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar. Fakti që mund
të parashikohen rregullime në aktet nënligjore, konkretisht në VKM-të, nuk i jep
marrëdhënies së punës kuptimin se rregullohen nga një ligj i posaçëm. VKM-të nuk përbëjnë
dhe nuk kanë kuptim të ligjit të posaçëm sipas dispozitës së sipërcituar, por ato rregullojnë
ato problematika që vetë ligji nuk ka parashikuar, pra ato dalin në funksion dhe në zbatim të
ligjit që rregullon marrëdhënien konkrete të punës.
Në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit 49/2012 “për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, do të kuptohet si ligj i posaçëm
vetëm ai ligj i cili bënë një rregullim të qartë të marrëdhënies së punës, duke filluar nga
mënyra e përcaktimi të kritereve të punësimit, rekrutimit, lëvizjes paralele apo ngritjes në
detyrë, të drejtat dhe detyrimit e punonjësit, përfitimet përkatëse, masat displinore, të drejtën
e ankimit dhe organin përkatës i cili ushtron këtë funksion, afatet dhe mënyrën e zgjidhjes së
marrëdhënies së punës, si dhe çdo masës apo kriter tjetër që shërben për rregullimin e kësaj
marrëdhënie pune. Pra, ky ligj do të quhet i posaçëm në kuptim të nenit 7/ç të ligjit 49/2012
dhe i cili nuk referon në Kodin e Punës për rregullime të tjera apo për mënyrën e zgjidhjes së
marrëdhënies së punës.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje civile, pasi marrëdhënia e punës rregullohet nga Kodi i Punës dhe të
gjithë konfliktet që rrjedhin prej saj janë në kompetencë të gjykatës civile, në këto kushte
bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kompetente nga
pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.5730, datë 11.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe
çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.5730, datë 11.06.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente nga
pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

74
Nr. 31003-02922-00 - 2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 49 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: ARSINO DIMO

PADITUR: AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

TIRANË

OBJEKTI:
Detyrimin e organit publik për të kryer veprimin administrativ
të depozitimit të vendimit nr.62-2017-2411 (699) datë 23.05.2017
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier së bashku me dokumentacionin përkatës
që e shoqëron në arkivin e Agjensisë së Trajtimit të Pronave Tiranë.
Dhënia e një konfirmimi zyrtar të këtij vendimi nga ana e Agjensisë së
Trajtimit të Pronave Tiranë në favor të trashgimtarëve.
Kundërshtimin e shkresës kthim përgjigje me nr.protokolli 4311/1 datë
04.09.2017 të Agjensisë së Trajtimit të Pronave Tiranë.

ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT

PERSONA TË TRETË: VANGJEL ONGARI,

YLLKA SHKURTI,
SOTIRAQ ONGARI

BAZA LIGJORE: Neni 41; 42 i Kushtetutës së RSH; Neni 1 Protokolli nr 1 të KEDNJ-së,

nenet 31; 32; 200 i K.Pr.Civile; Ligji Nr. 133/2015 “Për trajtimin e Pronës dhe e përfundimit
të procesit të kompensimit të pronave” neni 16; Ligji nr 3235 datë 29.07.2004 i azhornuar
“Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” Neni 4; neni 13; neni 47; neni 95 i Kodit të
Procedurës Administrative dhe 32 gërma “a”, “c” neni 36 i K.Pr.Civile, neni 7; 15 pika “a”;
17 pika “e” neni 18 dhe 28/ 1 e ligjit nr 49 datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe
funksionimin e gjykatës administrative”; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr 221 Datë
23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të agjensisë së trajtimit të pronës”
pika 13 e VKM; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr 222 Datë 23.03.2016 “Për trajtimin e
kërkesave për njohjen të pronës e të kompensimit të saj; ligji
nr.33/2012 “për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

75
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.1436, datë 06.11.2017
ka vendosur:
Shpalljen e moskompetencës tokësore për çështjen administrative me nr.1862,
datë 25.10.2017 regjistrimi dhe dërgimin për gjykim në Gjykatën
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them. 5909/830

(31138-07377-80), datë 24.10.2018 ka vendosur:
Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë, përpara
Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr. 5909/830
(31138-07377-80) akti.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.1436, datë 06.11.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Vlorë, që ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e
zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për
shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën tokësore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë dhe
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton
se pala paditëse Arsino Dimo pretendon se është trashëgimtar i të të ndjerit Llazi Ongari dhe
si ish pronar me vendimin nr.201 të KKKP i është njohur pronësia mbi një sipërfaqe trualli
prej 1775 m2.
Palët paditëse pretendojnë se janë pronare dhe kërkojnë të depozitojnë pranë të
paditurit vendimit nr.62-2017-2411 (699) datë 23.05.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Fier së bashku me dokumentacionin përkatës,e cila refuzon ta marrë.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Vlorë, me padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në
kundërshtim me ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e
veprimeve paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të
shpallë moskompetencën tokësore të saj për shqyrtimin e kërkesës me nr.1862, datë
25.10.2017 regjistrimi, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se meqenëse pala paditëse kërkon që pala e paditur të
kryejë një veprim administrativ që nuk ka të bëjë me thelbin e të drejtës së pronësisë por
vetëm me depozitimin e vendimit që ka njohur dhe kthyer pronën, atëherë gjykata
kompetente është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, pasi në Tiranë ka
qendrën dhe organi publik Agjensia e Trajtimit të Pronës.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore të datës
24.10.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën tokësore të saj për gjykimin e
çështjes dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës tokësore me Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

76
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Vlorë për shpalljen kryesisht të moskompetencës tokësore për çështjen objekt gjykimi
vjen në kundërshtim m e ligjin organik nr.49/2012 dhe konkretisht me nenin 13/2 të tij.
Për sa kohë në dosjen gjyqësore nuk gjendet i administruar kërkimi i ndonjërës prej palëve
ndërgjyqëse për shpalljen e moskompetencës tokësore, gjykata ka tejkaluar këto parashikime
ligjore duke disponuar vet kryesisht.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë lidhur me
zbatimin e drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar
çështje që kanë të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë duhet të prishet dhe çështja duhet ti
dërgohet për kompetencë gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative dhe nëse kjo e
fundit kujt i përket nga pikëpamja tokësore dhe funksionale. Kolegji e vlerëson të gabuar
arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë.
Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë
të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për
rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë në arsyetimin e vendimit ka marrë
kryesisht në shqyrtimi faktin nëse është kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e
çështjes objekt gjykimi apo jo, pa kërkesë paraprake nga palët ndërgjyqëse, duke dal në një
konkluzion të gabuar përsa i përket mungesës së kompetencës tokësore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke vlerësuar arsyetimin e gabuar të ligjit
nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, e gjënë me vend të sqarojë dhe
të interpretojë edhe njëherë qëndrimin mbi kompetencën tokësore të gjykatave në marrjen në
shqyrtim të një çështje, në rastet kur ekzistojnë konflikte nga ana e tyre. Në neni 13 të ligjit
Nr. 49/2012 në paragrafin e parë dhe të dytë përcaktohen rregulla të ndryshme të shqyrtimit
të kompetencës lëndore dhe tokësore nga ana e gjykatës. Pasi, sipas paragrafit të parë
kompetenca lëndore dhe funksionale merret në shqyrtim nga gjykata edhe me kërkesën e
palëve edhe kryesisht, në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, ndërsa ndryshe veprohet për
kompetencën tokësore e cila mundet të ngrihet ose të kundërshtohet vetëm nga palët, para se
të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave.
Kolegji vlerëson se ligji Nr. 49/2012 ashtu dhe Kodi i Procedurës Civile nuk e
vlerëson kompetencën tokësore të gjykatës si prezumim ligjor absolut për vlefshmërinë e
procesit, në ndryshim nga kompetenca lëndore dhe funksionale, e cila është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Fakti që ligji e ka lënë në dorë
palëve të drejtën për të kërkuar apo kundërshtuar kompetencën tokësore të gjykatës, do të
thotë se mbetet në vlerësim të palëve për të iniciuar pushtetin e gjykatës dhe disponimin e saj
mbi këtë çështje. Për më tepër, ligji ka kushtëzuar ushtrimin e këtij prapësimi në kohë, duke
e kufizuar ushtrimin e disponibilitetit të palëve vetëm deri në momentin procedural sa nuk ka
filluar shqyrtimi gjyqësor. Që do të thotë se me kalimin e kësaj faze proceduriale, palët nuk
kanë të drejtë dhe nuk mund të kërkojnë apo kundërshtojnë kompetencën tokësore, duke e
detyruar gjykatën të vazhdojë procesin gjyqësor normalisht deri në shqyrtimin e çështjes në
themel, pa cënuar vlefshmërinë e procesit.
Ndryshe paraqitet situata për sa i përket kompetencës lëndore dhe funksionale të
gjykatës, ku edhe palët edhe gjykata kryesisht, në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, mundet të
kërkojnë ose jo nëse gjykata është kompetente për shqyrtimin e çështjes, për sa u arsyetua më
sipër pasi lidhet me vlefshmërinë e procesit, si element që garanton procesin e rregullt ligjor.
Vetëm në këtë rast nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen

77
objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk
mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.1436, datë 06.11.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Vlorë, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes, duhet
të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr. 49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. 1436, datë 06.11.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Vlorë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

78
Nr. 31003-02984-00 - 2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019- 50 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

PADITËS: MUHAMET DOKA

PADITUR: BASHKIA KAVAJË

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE
TË PALUAJTSHME KAVAJË

OBJEKTI:
Detyrimin e palës së paditur Bashkia Kavajë, të më njohë pronar me parashkrim fitues
të pasurisë së mëposhtme: Pasuria nr. 131/16, Z.K 3554, me sip.totale 345 m2,
nga kjo ndërtesë 65 m2, indeksi i hartës K-34-100-(l 14-B), me pronar Shtet, me adresa
Lagjia nr.6, Rruga "Skuraj", Synej, Bashkia Kavajë.
Detyrimin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë
për regjistrimin e pasurisë së sipërcituar në emër të paditësit Muhamet Doka.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 153, 154/a, 156 të Kodit të Procedurës Civile, nenet 168,
169, 170 të Kodit Civil, ligjit 33/2012 "Për regjistrimin e pasurive të
paluajtshme", ligjit 8743 datë 22.02.2001 dhe vendimit nr.4 të Gjykatës
Kushtetuese, datë 23.02.2016.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin Nr.21269-00506-41-2018 (768) Akti,

datë 10.07.2018 ka vendosur:
Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë
për gjykimin e kërkimit “1- paditëse –Muhamet Doko; i paditur – ZVRPP
Kavajë, me objekt Detyrimin e ZVRPP Kavajë të rregjistrojë pronën në emër
të paditësit”.
Veçimin e çështjes për këtë kërkim dhe dërgimin e saj për kompetencë
lëndore dhe tokësore Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.174, datë 19.09.2018

ka vendosur:

79
T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, lidhur me përcaktimin e kompetencës
lëndore për shqyrtimin e çështjes të regjistruar në Gjykatën Administrative të
Shkallës së Parë Durrës me Nr.(01173) 1516 Regj.Them., datë 30.07.2018
regjistrimi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi nr.21269-00506-41-2018 (768) Akti, datë 10.07.2018 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë, që ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar
aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është
rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti
dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Muhamet Doka, pretendon se ka në posedim një pronë të paluajtshme tokë arë së
bashku me banesën qysh prej vitit 1996.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, fitimin e pronësisë me parashkrim fitues, se duke
qenë se është sjell si pronar dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të veçojë
çështjen për pikën e objektit “Detyrimin e ZVRPP Kavajë të rregjistrojë pronën në emër të
paditësit” dhe të shpallë moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për
kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se pavarësisht faktit nëse këto kërkime janë një
bashkim i thjeshtë apo i ndërvarur i tyre, gjyakta ku ato janë paraqitur është e detyruar që ti
ndajë dhe të shpallë moskompetencën për ato kërkime të cilat ligji i ka përcaktuar në
kompetencën lëndore një gjykate tjetër, në referim edhe të qëndrimit të Kolegjeve të
Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
19.09.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në momentin e depozitimit të padisë së palës
paditëse, në objektin e saj gjendej një kërkim civil për njohje pronar dhe jo një kërkim
administrativ, pasi kërkimi për detyrimin e ZVRPP për regjistrim është rezultat i zgjidhjes së
pasojave të çështjes me natyrë civile për njohejn pronar.
Praktika gjyqësore është njësuar në këtë drejtim, pasi sipas pikës “C” të paragrafit nr.46 të
Vendimit Unifikues Administrativ nr.4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë,
përcaktohet se:
“C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me
natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh.
urdhërimi i Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar

80
,atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton
mosmarrëveshjet civile”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kavajë duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Kavajë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore
që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i
palës së paditur ta njohë pronar me parashkrim fitues dhe regjistrimin e kësaj prone ”,
bazuar në dispozitat përkatëse të Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.
Ky Kolegj, sjell në vëmendje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë të mbajë parasysh
sentencat unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Vendimit Nr. 3/2014
dhe Nr. 4/2013, pasi dhe kjo ka bërë që arsyetimi nga njëra anë të jetë i gabuar dhe vendimi
nga ana tjetër të jetë i pabazuar në ligj. Kolegji sjell në vëmendjen se Kolegjet e Bashkuara të
Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues Nr. 4/2013 kanë vendosur ndër të tjera se:
“A. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative dhe këto kërkime konstatohen nga gjykata se janë një bashkim i thjeshtë i
tyre, atëherë referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të Ligjit 49/2012,
gjykata duhet të veçojë objektet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore duke ja kaluar
ato gjykatës kompetente.
B. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative
dhe këto kërkime konstatohet nga gjykata se janë një bashkim i ndërvarur mes tyre,
atëherë referuar nenit 55 të K.Pr.Civile dhe nenit 24 të Ligjit 49/2012 dhe zbatimit të
parimit “lex specialis derogat generali”, gjykata kompetente është si më poshtë: - kur në
objektin e gjykimit pala paditëse, ndër të tjera, ka për objekt kundërshtimin e një akti
administrativ dhe nga pasojat e aktit prodhohen pasoja civile, në çdo rast kompetente është
gjykata administrative. - kur një ndër objektet e gjykimit është një kërkim me natyrë civile,
por që është i lidhur ngushtë me aktin administrativ dhe pasojat e këtij akti kanë ardhur
nga vullneti shtetëror, atëherë përsëri gjykatë kompetente është gjykata administrative. -
kur objektet e tjera të padisë jo të natyrës së mosmarrëveshjes administrative janë të
ndërvarur nga pasojat e aktit administrativ edhe në këtë rast kjo të çon tek kompetenca e
gjykatës administrative.
C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë
civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i
Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i
këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”.

81
Kolegji Administrativ i Gjykatë së Lartë sjell në vëmendjen e Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë se, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndryshuan praktikën
gjyqësore të unifikuar në pikën “A” dhe “B” të vendimit të mësipërm me anë të Vendimit
Unifikues Administrativ Nr. 3/2014. Në paragrafin 39 të vendimit unifikues të mëvonshëm
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë interpretimin njësues të
dhënë Ligjit 49/2012, në pg. 46, pikat “A” dhe “B” të Vendimit nr. 4, datë 10.12.2013 të
Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë 2, si vijon:
“Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre,
apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe
13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e
saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.”.
Kjo do të thotë se që nga data 10.12.2013 praktika gjyqësore është e njësuar sipas
pikës “C” të paragrafit nr. 46 të Vendimit Unifikues Administrativ Nr. 4./2013 të Kolegjeve
të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, e cila parashikon se:
“C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë
civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i
Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i
këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”.
Në këto kushte për sa u arsyetuar më sipër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë duhet të
ketë parasysh dhe të jetë koherente me të gjithë praktikën dhe qëndrimet e Gjykatës së Lartë,
duke evituar zvarritjet e panevojshme dhe duke mos cënuar parimin e gjykimit brenda një
afati të arsyeshëm. Funksioni i gjykatave është të bëjnë një interpretim të zgjeruar si të ligjit
ashtu edhe të praktikave gjyqësore tashmë të konsoliduara, për të arritur në një zgjdhje sa më
të drejtë të çështjes së paraqitur për gjykim.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi nr.21269-00506-41-2018 (768) Akti, datë 10.07.2018 i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kavajë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e
çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.21269-00506-41-2018 (768) Akti, datë 10.07.2018 të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit,
si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 31.01.2019

2
Pika “C” e këtij paragrafi ka mbetur e pandryshuar.

82
Nr. 31003-02911-00- 2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 51 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

KËRKUES: DREJTORIA E RAJONIT RRUGOR

GJIROKASTËR

PERSON I TRETË: SHOQËRIA “JODY KOMPANI” SH. P. K

OBJEKTI:
Deklarimin absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr. 1840 datë 06.10.2016
“Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër.

BAZA LIGJORE: Neni 123, 17, 18, 19 i K.Pr.Civile, ligji nr.9643/2006,

nenet 92/a, 690 të K. Civil.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin Nr.20-2018-193/ 10, datë 22.02.2017 ka

vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për

gjykimin e çështjes dhe dërgimin akteve Gjykatës Administrative të Apelit
Tiranë.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.137 Akti, datë 31.10.2018 ka

vendosur:

Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, duke i paraqitur Kolegjit

Administrativ të Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

83
VËREN
Vendimi Nr.20-2018-193/ 10, datë 22.02.2017 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit pjesërisht të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, si gjykata që sipas ligjit procedural e
ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër dhe Gjykata Administrative
e Apelit Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala kërkuese Drejtoria e
Rajonit Rrugor dhe personi i tretë Shoqëria “Jody Kompani” sh.p.k, sipas procedurave të
prokurimit publik, kanë lidhur një kontratë publike administrative në datë 16.10.2015 me
objekt “Mirëmbajtje rutinë e dimërore me performancë Rruga K/Dhuvjan- Libohovë +
Rruga Valare-Erind-Cajup 28 km”.
Rezulton se midis palëve ka pasur probleme midis tyre dhe me të tretë dhe si
përfundim nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik është anulluar kjo procedurë dhe si
përfundim midis palëve është prishur kjo kontratë.
Në këto kushte personi i tretë i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër, e cila me vendimit nr.1840 datë 06.10.2016, ka vendosur:
“Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Shoqëria “Jody Kompani” sh.p.k.
Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv: “Fatura Tatimore Shitje
nr.122, datë 16.01.2016 me nr.serial 23109316; Fatura Tatimore Shitje nr.123, datë
16.01.2016 me nr.serial 23109317; Fatura Tatimore Shitje nr.124, datë 16.01.2016 me
nr.serial 23109318; Fatura Tatimore Shitje nr.03, datë 16.01.2016 me nr.serial 23109321”.
Në këto kushte kërkuesi i është drejtuar Gjykatës së Apelit Gjirokastër, me kërkesën
objekt gjykimi, duke pretenduar, se vendimi është i pavlefshmëm dhe kërkon pranimin e
kërkesës sipas objektit të saj.
Gjykata e Apelit Gjirokastër, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës të palës kërkuese Drejtoria e
Rajonit Rrugor Gjirokastër, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Apelit Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se nga verifikimi i vendimit gjyqësor bashkëngjitur
kërkesës, konstatohet se ai është dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë
Gjirokastër.
Sipa përcaktimeve të ligjit nr.49/2012, kompetente për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës
Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, është Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, në seancën përgatitore të datës 31.10.2018, ka
vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes dhe ka
vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës
lëndore me Gjykatën e Apelit Gjirokastër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se padia për goditjen e titullit ekzekutiv, bazuar në
nenin 609 të K.Pr.Civile, ngrihet gjatë procesit të ekzekutimit të një titulli ekzekutiv.
Sipas kësaj dispozite debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të
ekzekutimit që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk
ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Apelit lidhur me zbatimin e drejtë të
ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë të njëjtën
objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së Apelit

84
Gjirokastër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi, Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson pjesërisht të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit
Gjirokastër. Gjykata ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke bërë pjesërisht një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve
ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore, por ka gabuar
se cila është gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore, pasi në rastin konkret është Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “Deklarimin
absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.1840 datë 06.10.2016 “Për lëshimin e urdhërit të
ekzekutimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër”, bazuar në dispozitat përkatëse të
Kodin të Procedurës Civile.
Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e këtij objekti të kërkesë padisë, si dhe po ashtu Gjykata
Administrative e Apelit nuk ka kompetencë funksionale, pasi jemi në kushte kur kërkohet të
deklarohet pavlefshmëria e titullit ekzekutiv ““Fatura Tatimore Shitje nr.122, datë
16.01.2016 me nr.serial 23109316; Fatura Tatimore Shitje nr.123, datë 16.01.2016 me
nr.serial 23109317; Fatura Tatimore Shitje nr.124, datë 16.01.2016 me nr.serial 23109318;
Fatura Tatimore Shitje nr.03, datë 16.01.2016 me nr.serial 23109321”, për të cilat me
vendimin nr.1840 datë 06.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër është lëshuar
edhe urdhëri i ekzekutimit.
Pra, titulli ekzekutiv në thelb të tij ka të bëjë me një mosmarrëveshje administrative,
pasi midis palëve ndërgjyqëse sipas procedurave të prokurimit publik, është lidhur një
kontratë publike administrative në datë 16.10.2015 me objekt “Mirëmbajtje rutinë e
dimërore me performancë Rruga K/Dhuvjan- Libohovë + Rruga Valare-Erind-Cajup 28 km”,
e cila është rregulluar nga ligji i posaçëm nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje administrative, e cila rregullohet nga dispozitat e ligjit
për gjykatën administrative, sipas nenit 7 ligjit nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, pasi titulli ekzekutiv është i natyrës
administrative.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje edhe njëherë, pasi tashmë
është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës së Lartë, se ekzekutimi i detyrueshëm është
funksion publik, por nuk është pjesë e së drejtës administrative dhe as nuk rregullohet nga
normat administrative. Ekzekutimi i detyrueshëm është pjesë e procedurës civile në kuptimin
e gjërë dhe se rregullat që normojnë këtë fazë përmbyllëse të procesit civil ndodhen në Kodin
e Procedurës Civile.
Duke qenë kështu, veprimet e shërbimit përmbarimor në asnjë rast nuk mundet të
konsiderohen si akte administrative, si veprime administrative apo edhe si veprimtari
administrative në kuptimin e gjërë. Aktet e përmbaruesit gjyqësor, si të shërbimit
përmbarimor privat dhe publik dhe sikur ekzekutohet një titull ekzekutiv civil apo
administrativ, janë akte procedurale dhe rregullohen sipas regjimit të përgjithshëm të
vlefshmërisë së akteve procedurale (shiko nenin 118 – 124 i Kodit të Procedurës Civile) dhe

85
sipas regjimit të posaçëm të vlefshmërisë së parashikuar në pjesën e ligjit që rregullon
ekzekutimin e detyrueshëm. Ndaj Kolegji vlerëson se gjykatat duhet të mbajnë parasysh
pikërisht këtë regjim juridik kur shqyrtojnë ligjshmërinë e veprimeve përmbarimore përgjatë
ekzekutimit të detyrueshëm.
Ky Kolegji thekson se si kriter për ndarjen e kompetencës lëndore gjatë fazës së
ekzekutimit të detyrueshëm është natyra juridike e marrëdhënies që ka gjeneruar aktin që
sipas ligjit konsiderohet si titull ekzekutiv. Pra, nëse titulli ekzekutiv është i natyrës civile
atëherë edhe konflikti mbi kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga përmbaruesi do të jetë
e natyrës civile, si dhe e njëjta rrugë do të ndiqet edhe për titullin ekzekutiv të natyrës
administrative.
Kështu, nëse marrëdhënia juridike, nga e cila është prodhuar titulli ekzekutiv, është
marrëdhënie juridike civile, atëherë edhe gjykimi mbi titullin ekzekutiv dhe gjykimet mbi
ekzekutimin e detyrueshëm të tij janë kompetencë lëndore e gjykatave civile. Ndërkohë nëse
marrëdhënia juridike, nga e cila është prodhuar titulli ekzekutiv, është marrëdhënie juridike
administrative, atëherë edhe gjykimi mbi titullin ekzekutiv dhe gjykimet mbi ekzekutimin e
detyrueshëm të tij janë kompetencë lëndore e gjykatave administrative.
Në rastin objekt gjykimi marrëdhënia juridike, nga ku është iniciuar ky konflikt
gjyqësor, sipas pretendimit të palëve ndërgjyqëse, është marrëdhënia e kontratave
administrative publike që rregullohet nga ligji nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin
publik”, dhe për të cilën kompetente nga pikëpamja lëndore është gjykata administrative.
Kjo do të thotë se titujt ekzekutiv që gjeneron kjo marrëdhënie juridike publike, sipas
nenit 7 të ligjit nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve
administrative”, të ndryshuar, janë lëndë gjykimi administrative, ashtu sikundër edhe për
lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, gjykimin e vlefshmërisë së titullit dhe gjykimin e
veprimeve të tjera përmbarimore.
Kolegji çmon të evidentojë faktin se gjykatat duhen të jenë të informuara dhe
koherente në vazhdimësi, me qëndrimet e konsoliduara nga Gjykata e Lartë në trajtimin e
çështjeve të tilla apo të ngjashme, pasi ka një praktikë të gjerë për trajtimin e këtyre çështjeve
objekt gjykimi, ku është arritur në përfundimin se për gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë
me lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, gjykimin e vlefshmërisë së titullit dhe gjykimin e
veprimeve të tjera përmbarimore, kompetente nga pikëpamja lëndore do të jetë ajo gjykatë që
është kompetente për shqyrtimin e asaj marrëdhënie juridike që ka çuar në këtë titull
ekzekutiv. Në këtë mënyrë evitohen zvarritjet e panevojshme të gjykimit dhe nuk cënohet
parimi se gjykimi duhet të përfundojë brenda një afati të arsyeshëm.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.20-2018-193/ 10, datë 22.02.2017 i Gjykatës së Apelit
Gjirokastër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet
të prishet dhe çështja t’i dërgohet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Gjirokastër.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

86
VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.20-2018-193/ 10, datë 22.02.2017 të Gjykatës së Apelit
Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Gjirokastër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore, tokësore dhe
funksionale.

Tiranë, më 31.01.2019

87
Nr. 31003-02910-00-2018 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 150 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në Tiranë, sot më datë 31.01.2019, mori në shqyrtim çështjen administrative që i

përket:

PADITËS: LULËZIM VLADI

E PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI:
1. Kundërshtimi i vlerësimit financiar kryer nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,
për pronën e subjektit të shpronësuar Qazim Dervish Vladi,
pronës së njohur me vendimin nr. 133, datë 27.04.1998,
të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Këshillit të Rrethit Tiranë.
2. Detyrimin e ATP-së të kryejë kompensimin fizik të paditësit Lulëzim Vladi, në pronën e
subjektit të shpronësuar Qazim Dervish Vladi, të njohur nga Komisioni i Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave ish pronarëve të Këshillit të Rrethit Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 1 e në vijim, 17/ç, i ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar. Neni 2 e në
vijim, neni 21 i ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin
e procesit të kompensimit të pronave”. VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e
rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të
kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e
pronave”.

Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin e ndërmjetëm të seancës përgatitore

të datës 10.07.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them 214 (31156-02196-86-2018), datë
regjistrimi 05.06.2018, ka vendosur:
Të veçojë kërkimin e pikës 2 të objektit të padisë, në lidhje me detyrimin e
ATP-së, të kryejë kompensimin fizik të paditësit Lulëzim Vladi, në pronën e
subjektit të shpronësuar Qazim Dervish Vladi, të njohur me vendim të KKKP
ish pronarëve, pranë Këshillit të Rrethit Tiranë, me vendimin nr. 133, datë
27.04.1998.
Të shpallë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate, në lidhej me gjykimin e
objektit të mësipërm, të padisë, dhe ta dërgojë këtë kërkim të padisë për

88
kompetencë lëndore, Gjykatës së Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente, përveç
se lëndore edhe në territor.
Vazhdimin e gjykimit në lidhje me objektin e padisë, kundërshtimin e
vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja, për pronën subjekt të shpronësuar
Qazim Dervish Vladi, njohur me vendimin nr. 133, datë 27.04.1998, të KKKP
ish pronarëve, pranë Këshillit të Rrethit Tiranë.
Ky vendim mund të ankimohet së bashku me vendimin përfundimtar.

Kundër vendimit të seancës përgatitore të datës 10.07.2018, në çështjen me Nr.

Regj. Them 214 (31156-02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, të Gjykatës
Administrative të Apelit, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë paditësi, duke
kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë
kësaj gjykate ose prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e shqyrtimit
në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin e ndërmjetëm të datës 10.09.2018,

në çështjen me Nr. Regj. Them 214 (31156-02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, ka
vendosur:
Të mos pranojë ankimin e veçantë të paraqitur nga paditësi Lulëzim Vladi
kundër vendimit për veçimin e kërkimeve në padi dhe shpalljen e
moskompetencës lëndore për shqyrtimin e tyre.
Kundër vendimit mund të ushtrohet ankim i veçantë në Kolegjin
Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 5 ditëve, duke filluar nga e
nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Kundër vendimit të datës 10.09.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them 214 (31156-
02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda
afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë paditësi, duke kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe
dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, duke parashtruar këto
shkaqe:
- Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur mospranimin e ankimit të veçantë ndaj
vendimit për veçimin e kërkimit dhe shpalljen e moskompetencës, pa u njohur me
ankimin e plotë të bërë nga ana jonë, në kushtet kur kemi paraqitur vetëm një ankim
për zënie afati, pasi nuk ishim njohur me përmbajtjen e vendimit në fjalë.
- Ndryshe nga Gjykata Administrative e Apelit mendojmë se kompetente për shqyrtimin
e të dy kërkimeve është kjo e fundit ose Gjykata Administrative e Shkallës së Parë
Tiranë.
- Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 133/2015,
datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të
pronave”, kur ka vendosur kompensimin tim financiar, për sa kohë ekzistonte
mundësia e kompensimit fizik.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,
në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

89
VËREN
I. Rrethanat e çështjes.

Paditësi Lulëzim Vladi, është njohur nëpërmjet Gazetës “Panorama”, të datës 15 Maj
2018, me njoftimin për kompensim dhe vlerësim të pronës të njohur me vendimin e
Komisionit të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave të Këshillit të Rrethit Tiranë nr. 133,
datë 27.01.1998, “Për kompensimin me vlerë të 14 dy tokë bujqësore dhe 54 rrënjë ullinj në
fshatin Sharrë, të ish pronarit Qazim Dervish Vladi.
Paditësi i është drejtuar me kërkesë ankimore palës së paditur, Agjencia e Trajtimit të
Pronave, duke kundërshtuar vlerësimin financiar të bërë nga ana e saj për pronën e subjektit
të shpronësuar Qazim Dervish Vladi. Pala e paditur, me shkresën nr. 3750/1, datë
25.05.2018, me lëndë “Kthim përgjigje”, i ka rikujtuar paditësit metodologjinë e përdorur
prej saj për vlerësimin financiar të këtij vendimi.
Në këto rrethana, paditësi i është drejtuar me padi Gjykatës Administrative të Apelit,
duke kundërshtuar, së pari, masën e vlerësimit financiar të pronës së tij, të bërë nga ana e
palës së paditur, Agjencia e Trajtimit të Pronave, dhe, së dyti, duke kërkuar që kompensimi i
kësaj prone të mos bëhet në vlerë financiare (kompensim financiar) por në natyrë
(kompensim fizik).

II. Procedurat gjyqësore.

Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin e ndërmjetëm të seancës përgatitore të

datës 10.07.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them 214 (31156-02196-86-2018), datë
regjistrimi 05.06.2018, ka vendosur: “1. Të veçojë kërkimin e pikës 2 të objektit të padisë, në
lidhje me detyrimin e ATP-së, të kryejë kompensimin fizik të paditësit Lulëzim Vladi, në
pronën e subjektit të shpronësuar Qazim Dervish Vladi, të njohur me vendim të KKKP ish
pronarëve, pranë Këshillit të Rrethit Tiranë, me vendimin nr. 133, datë 27.04.1998; 2. Të
shpallë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate, në lidhej me gjykimin e objektit të
mësipërm, të padisë, dhe ta dërgojë këtë kërkim të padisë për kompetencë lëndore, Gjykatës
së Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente, përveç se lëndore edhe në territor; Vazhdimin e
gjykimit në lidhje me objektin e padisë, kundërshtimin e vlerësimit financiar të kryer nga
ATP-ja, për pronën subjekt të shpronësuar Qazim Dervish Vladi, njohur me vendimin nr.
133, datë 27.04.1998, të KKKP ish pronarëve, pranë Këshillit të Rrethit Tiranë; Ky vendim
mund të ankimohet së bashku me vendimin përfundimtar.”.
Në marrjen e këtij vendimi, kjo gjykatë ka arsyetuar se ajo është kompetente vetëm
për kërkimin e parë të objektit të padisë, i cili lidhet me kundërshtimin e vlerës së pronës që
do t’i kompensohet paditësit. Për sa i përket kërkimit të dytë të objektit të padisë,
kompensimit fizik të pronës, ajo është në kompetencë të gjykatës së apelit me juridiksion të
përgjithshëm pasi neni 19 i ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe
përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i ka dhënë juridiksion Gjykatës
Administrative të Apelit vetëm për shqyrtimin e ankimeve që lidhen me vlerën e
kompensimit. Në këto rrethana, kundërshtimi i vendimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave
që lidhet me njohjen e të drejtës së pronësisë dhe kthimin fizik të saj është në kompetencë të
gjykatave të apeleve me juridiksion të përgjithshëm. Një përfundim i tillë rrjedh nga fakti se
vendimet e ATP-së janë vendime quasi gjyqësore dhe gjykatat me juridiksion të
përgjithshëm në çdo rast janë përcaktuar nga ligjvënësi si gjykatat kompetente për shqyrtimin
e mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga vendimmarrja e organeve të ngarkuar me procesin e
kthimit dhe kompensimit të pronave. Në këtë kuadër, referuar nenit 29 të ligjit të sipërcituar,
kompetente për shqyrtimin e pikës së dytë të objektit të padisë është Gjykata e Apelit Tiranë.

90
Kundër vendimit të seancës përgatitore të datës 10.07.2018, në çështjen me Nr. Regj.
Them 214 (31156-02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, të Gjykatës Administrative
të Apelit, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë paditësi, duke kërkuar prishjen e
këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate ose
prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e shqyrtimit në Gjykatën
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin e ndërmjetëm të datës 10.09.2018, në
çështjen me Nr. Regj. Them 214 (31156-02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, ka
vendosur: “1. Të mos pranojë ankimin e veçantë të paraqitur nga paditësi Lulëzim Vladi
kundër vendimit për veçimin e kërkimeve në padi dhe shpalljen e moskompetencës lëndore
për shqyrtimin e tyre; 2. Kundër vendimit mund të ushtrohet ankim i veçantë në Kolegjin
Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 5 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e
komunikimit të këtij vendimi.
Në marrjen e këtij vendimi, kjo gjykatë ka arsyetuar se, referuar nenit 13/3 të Ligjit
nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, kundër vendimit me të cilin është vendosur shpallja e
moskompetencës nga ana e gjykatës administrative mund të bëhet ankim së bashku me
vendimin përfundimtar. Gjithashtu, bazuar në nenin 450 të Kodit të Procedurës Civile, një
nga rastet kur gjyqtari i vetëm i gjykatës që ka dhënë vendimin vendos mospranimin e
ankimit, sipas shkronjës “c” të kësaj dispozite, është kur është bërë ankim kundër një
vendimi ndaj të cilit nuk lejohet ankim.
Kundër vendimit të datës 10.09.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them 214 (31156-
02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda
afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë paditësi, duke kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe
dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, duke parashtruar shkaqet e
prezantuara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

III.Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i ndërmjetëm i seancës

përgatitore të datës 10.07.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them 214 (31156-02196-86-2018),
datë regjistrimi 05.06.2018, të Gjykatës Administrative të Apelit, është marrë në përputhje
me dispozitat që rregullojnë kompetencën lëndore të gjykatave. Për këtë shkak, ky vendim do
të lihet në fuqi.
Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me
qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të
palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari
procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj
kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që
shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe
sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se, referuar përmbajtjes së Ligjit
nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
kompensimit të pronave”, çështja e kompetencës, si asaj lëndore, asaj funksionale ashtu edhe
tokësore nuk i është lënë regjimit juridik të rregullave të përgjithshme, por është rregulluar
në mënyrë të posaçme nga vetë ky ligj.
Procesi i njohjes dhe kompensimit të pronës, duke qenë një proces që përmban
elementë si të natyrës civile ashtu edhe të natyrës administrative, e ka çuar ligjvënësin në
përcaktimin e rregullave të veçanta për ankimin gjyqësor ndaj veprimtarisë së organit publik,

91
Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në ligjin e ri nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin
e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Natyra civile e këtij procesi rezulton në faktin se ATP-ja shqyrton dhe disponon në
lidhje me një drejtë të natyrës private, sikurse është e drejta e pronës, e mbrojtur drejtpërdrejt
nga aktet me fuqinë më të lartë juridike në Republikën e Shqipërisë, siç është Kushtetuta
(neni 41) dhe Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (neni 1 i
Protokollit I). Kjo konfirmohet edhe nga jurisprudenca unifikuese e Gjykatës së Lartë (shih
vendimet unifikuese nr. 24, datë 13.03.2002 dhe nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të
Bashkuara të Gjykatës së Lartë).
Nga ana tjetër, natyra administrative e procesit në fjalë del nga përmbajtja e vetë ligjit
nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
kompensimit të pronave”, i cili përcakton karakteristikat e këtij organi (Agjencisë së
Trajtimit të Pronave), si një organ publik, si dhe rregullat e afatet për trajtimin e kërkesave
për njohjen dhe kompensimin e pronave.
Referuar përmbajtjes së ligjit të sipërcituar konstatojmë katër dispozita që
kualifikojnë gjykatën kompetente në raport me natyrën e vendimmarrjes së Agjencisë së
Trajtimit të Pronës. Konkretisht, në nenin 15 përcaktohet se, nëse Agjencia e Trajtimit të
Pronës nuk bën vlerësimin financiar të pronës brenda afatit prej tre vjetësh, atëherë subjekti
ka të drejtë të ankohet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Më tej, në
nenin 19 parashikohet se kundër vendimit të ATP-së për vlerësimin financiar subjekti
ankohet pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Nga ana tjetër, neni 29 i ligjit titullon
gjykatë kompetente për shqyrtimin e ankimit kundër vendimit të njohjes së të drejtës së
pronës Gjykatën e Apelit. Së fundi, neni 34 njeh si gjykatë kompetente për shqyrtimin e
çështjes, në rast se kërkesa e depozituar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nuk është shqyrtuar
brenda tre vjetësh, gjykatën e shkallës së parë.
Nga analizimi në mënyrë sistematike e këtyre katër dispozitave që përcaktojnë
gjykatën kompetente për shqyrtimin e ankimit të subjektit të interesuar në procesin e njohjes
dhe kompensimit të pronës, arrijmë në përfundimin se gjykata kompetente definohet bazuar
në llojin e kërkimit që ka parashtruar subjekti i interesuar (subjekti i shpronësuar ose
trashëgimtarët e tij) përpara Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Nëse kërkimi i tij lidhet vetëm
me vlerësimin financiar të pronës kompetente janë gjykatat administrative, ajo e shkallës së
parë ose ajo e apelit, në varësi të faktit nëse Agjencia e Trajtimit të Pronave e ka shqyrtuar
çështjen ose jo dhe ka dalë ose jo me një vendim brenda afatit prej tre vjetësh, të përcaktuar
në ligj. Nga ana tjetër, nëse kërkesa e subjektit në fjalë ka të bëjë me njohjen e pronës,
kompetente nga pikëpamja lëndore do të jenë gjykatat civile, edhe këtu, sipas rastit, gjykata e
shkallës së parë ose ajo e apelit, varësisht nëse Agjencia e Trajtimit të Pronave është shprehur
ose jo me vendim brenda afatit ligjor (shih vendimin 2157, datë 26.09.2017, të Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Në çështjen në shqyrtim rezulton se një prej kërkimeve të parashtruara nga pala
paditëse në kërkesëpadi ka të bëjë me kundërshtimin e vlerës së pronës së përcaktuar nga
pala e paditur, Agjencia e Trajtimit të Pronave, çka në mënyrë të qartë është në kompetencën
e Gjykatës Administrative të Apelit, referuar nenit 19 të Ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015
“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Nga ana tjetër, kërkimi i dytë i kërkesëpadisë lidhet me mënyrën e kompensimit, duke
kërkuar që pala e paditur, në vend të kompensimit financiar të realizojë kompensim fizik të
pronës. Një kërkim i tillë, duke qenë se nuk është në kompetencën e Gjykatës Administrative
të Apelit, rezulton që të mbetet në kompetencë të gjykatës së apelit me juridiksion të
përgjithshëm që, në çështjen në shqyrtim, është Gjykata e Apelit Tiranë, referuar
vendndodhjes së sendit, sipas kritereve të nenit 45 të Kodit të Procedurës Civile.

92
Një përfundim i tillë rrjedh nga fakti se, referuar nenit 135/3 të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë, gjykatat administrative, duke qenë gjykata me juridiksion të
posaçëm, janë kompetente vetëm për ato mosmarrëveshje që në mënyrë specifike i caktohen
nga ligji. Pra, si parim, një mosmarrëveshje shqyrtohet nga gjykata me kompetencë të
përgjithshme gjyqësore, për sa kohë që ligji i posaçëm nuk ia ka ngarkuar shqyrtimin e saj
gjykatës me kompetencë të veçantë.
Për çka u parashtruar më sipër, kompetente nga pikëpamja lëndore, për shqyrtimin e
kërkimit të dytë të objektit të padisë, i cili lidhet me detyrimin e palës së paditur për të bërë
kompensimin fizik për pronën e paditësit, është Gjykata e Apelit Durrës, sikurse është
përcaktuar në vendimin e ndërmjetëm të datës 10.07.2018, në çështjen me Nr. Regj. Them
214 (31156-02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, të Gjykatës Administrative të
Apelit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të Ligjit
nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”;

VENDOSI
- Lënien në fuqi të vendimit të ndërmjetëm të datës 10.07.2018, në çështjen me Nr.
Regj. Them 214 (31156-02196-86-2018), datë regjistrimi 05.06.2018, të Gjykatës
Administrative të Apelit.
- Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës Administrative të Apelit, palës
paditëse, Lulëzim Vladi, dhe palës së paditur, Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Tiranë, më 31.01.2019

93
MENDIM PAKICE
Unë Edmond Islamaj, me cilësinë e anëtarit të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së
Lartë, duke qenë se nuk pajtohem me vendimin e marrë nga shumica në çështjen me Nr.
31003-2910-2018 i Regj. Themeltar, po paraqes mendimin tim si gjyqtar në pakicë.
Së pari, shumica në mënyrë të gabuar ka disponuar për lënien në fuqi të vendimit të
seancës përgatitore të datës 10.07.2018. Me këtë vendim, Gjykata Administrative e Apelit
kishte disponuar për veçimin e pikës së dytë të objektit të padisë, lidhur me detyrimin e palës
së paditur, Agjencia e Trajtimit të Pronave, për të kryer kompensimin fizik të paditësit dhe
shpalljen e moskompetencës lëndore, duke ia dërguar aktet Gjykatës së Apelit Tiranë.
Rezulton se kundër këtij vendimi pala paditëse ka paraqitur ankim të veçantë dhe Gjykata
Administrative e Apelit, me vendimin e ndërmjetëm të datës 10.09.2018, kishte vendosur
mospranimin e ankimit. Kundër këtij të fundit pala paditëse ka ushtruar ankim të veçantë dhe
më tej aktet i janë kaluar Kolegjit Administrative të Gjykatës së Lartë, bazuar në vendimin
për pranimin e ankimit të veçantë, të Gjykatës Administrative të Apelit.
Është pikërisht ky vendim i fundit për të cilin Kolegji Administrativ i Gjykatës së
Lartë duhet të dispononte. Pra, në këtë rast, kemi dy vendimmarrje nga ana e Gjykatës
Administrative të Apelit, vendimin e ndërmjetëm të datës 10.07.2018 dhe vendimin e
ndërmjetëm të datës 10.09.2018. Pa disponuar për vendimin e dytë, atë të datës 10.09.2018,
shumica e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë nuk kishte sesi të dispononte për fatin
e vendimit të parë, atë të datës 10.07.2018. Proceduralisht, duke qenë se kemi një vendim të
dytë në fuqi, pasi për të parin nuk ishte pranuar ankimi, duhet që ky i fundit ose të prishej,
dhe më tej Kolegjit t’i hapej rruga për shqyrtimin e të parit, ose të lihej në fuqi, çka do të
ishte zgjidhja më e drejtë në këndvështrimin tim, siç do të arsyetoj më poshtë. Në këtë
mënyrë, shumica ka gabuar proceduralisht në disponimin e saj.
Së dyti, vlerësoj se në këtë rast duhet të ishte vendosur lënia në fuqi e vendimit
ndërmjetëm të datës 10.09.2018, me të cilin është vendosur mospranimi i ankimit kundër
vendimit të seancës përgatitore të datës 10.07.2018, për shpalljen e moskompetencës lëndore
dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Tiranë në lidhje me kërkimin e dytë të objektit të
padisë. Me të drejtë Gjykata Administrative e Apelit është shprehur në vendimin e saj të
ndërmjetëm të datës 10.09.2018 se ndaj vendimit për shpalljen e moskompetencës lëndore
nuk lejohet ankim i veçantë, mbështetur në dispozitat e Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Në nenin 13/3 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative” është parashikuar se: “Gjykata shpall me vendim
moskompetencën e saj për shkaqet e parashikuara në këtë nen dhe urdhëron dërgimin e
akteve gjykatës kompetente. Vendimi për shpalljen e moskompetencës dhe vendimi për
rrëzimin e kërkesës për shpalljen e moskompetencës ankimohen së bashku me vendimin
përfundimtar”. Qartësisht në këtë dispozitë është parashikuar se kundër këtij vendimi të
ndërmjetëm, si në rastet kur pranohet kërkesa për shpalljen e moskompetencës ose kur ky
disponim bëhet kryesisht nga gjykata, ashtu edhe në rastin kur rrëzohet kjo kërkesë, ankimi
ushtrohet bashkë me vendimin përfundimtar.
Në Kodin e Procedurës Civile, i cili në marrëdhëniet juridike private është ligji
kryesor që disiplinon rregullat e gjykimit dhe të ekzekutimit të detyrueshëm, për sa kohë që
në ligje të veçanta nuk parashikohen rregullime specifike, janë parashikuar llojet e
vendimeve si dhe llojet e ankimeve kundër këtyre vendimeve. Në nenin 125 të këtij Kodi
janë parashikuar vendimet e ndërmjetme, të cilat jepen nga gjykata në seancë gjyqësore me
qëllim që t’i përgjigjet kërkesave dhe të sigurohet zhvillimi i gjykimit në pajtim me dispozitat
e këtij Kodi.

94
Ndër vendimet e ndërmjetme që sanksionon Kodi i Procedurës Civile është edhe
vendimi për shpalljen e moskompetencës ose për rrëzimin e kërkesës për shpalljen e
moskompetencës. Vendime të tilla janë të ndërmjetme pasi përmes tyre nuk i jepet fund
procesit gjyqësor, sikurse në vendimet përfundimtare dhe ato jopërfundimtare, por merren
për të mbarëvajtur procesin gjyqësor, me qëllim që të garantohen standardet e një procesi të
rregullt ligjor dhe gjykata tu përgjigjet të gjitha kërkesave të palëve. Edhe vendimi që shpall
moskompetencën nuk i jep fund procesit gjyqësor, pasi përmes këtij vendimi çështja
transferohet nga një gjykatë tek një gjykatë tjetër, pra edhe nëse shqyrtimi i çështjes
përfundon në njërën gjykatë për palët procesi vazhdon përpara një forumi tjetër gjyqësor.
Në lidhje me ankimet ndaj vendimeve të ndërmjetme, në nenin 470 të Kodit të
Procedurës Civile është parashikuar se, si rregull, ndaj vendimeve të ndërmjetme mund të
ushtrohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar, me përjashtim të rastit kur ligji
parashikon ankim të veçantë. Një ankim i tillë i veçantë është parashikuar në nenin 62 të
Kodit të Procedurës Civile, në rastet kur gjykata civile vendos, kryesisht ose me kërkesë të
palës, shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve në gjykatën kompetente.
Duke qenë se Kodi i Procedurës Civile zbatohet në mënyrë komplementare ndaj ligjit
nr. 49/2012, referuar nenit 1/2 të këtij ligji, për aq sa dispozitat e tij nuk parashikojnë
ndryshe, atëherë ligjvënësi, në rastin e gjykimit administrativ preferoi të bënte një zgjidhje të
ndryshme të situatës, duke i dhënë përparësi parimit të ekonomisë gjyqësore. Pikërisht në
nenin 13/3 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative” është përcaktuar se, si ndaj vendimit me të cilin shpallet
moskompetenca ashtu edhe ndaj vendimit me të cilin rrëzohet kërkesa për shpalljen e
moskompetencës mund të bëhet ankim bashkë me vendimin përfundimtar. Në këtë kuadër,
ligjvënësi nuk ka dashur që për gjykimin administrativ të zbatoheshin në mënyrë
komplementare rregullimet e Kodit të Procedurës Civile, por e ka zgjidhur situatën në
mënyrë të ndryshme. Një zgjidhje të tillë e gjejmë edhe tek Kodi i Procedurës Penale, sipas
të cilit nuk njihet ankimi i veçantë për vendimet që disponojnë për kompetencën. Në këtë
rast, ligjvënësi nuk ka bërë dallim ndërmjet kompetencës lëndore dhe asaj tokësore, pasi në
rast të kundërt do të kishte bërë parashikime të veçanta. E njëjta logjikë qëndron edhe për
disponimet e kompetencës sipas Kodit të Procedurës Civile, ku rregullimet vlejnë njëjtë si
për kompetencën lëndore ashtu edhe për atë tokësore.
Në këto rrethana, vlerësoj se shumica ka disponuar në kundërshtim me një dispozitë
urdhëruese të ligjit. Nëse problematika do të qëndronte tek vetë dispozita ligjore atëherë
zgjidhja duhet të ishte e ndryshme. Në këtë rast mund të pezullohej gjykimi dhe të kërkohej
përpara Gjykatës Kushtetuese kontrolli i kushtetutshmërisë së saj. Megjithatë, në asnjë rast
gjykata nuk mund të dërgojë nga zbatimi i një dispozite urdhëruese të ligjit, sikurse është
neni 13/3 i Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve
administrative”.
Së treti, në ndryshim nga shumica mendoj se disponimi i Gjykatës Administrative të
Apelit për shpalljen e moskompetencës për pikën e dytë e objektit të padisë dhe dërgimi i
akteve Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në kundërshtim me dispozitat dhe frymën e Ligjit nr.
133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
kompensimit të pronave”.
Procesi i njohjes dhe kompensimit të pronës, duke qenë një proces që përmban
elementë si të natyrës civile ashtu edhe të natyrës administrative, e ka çuar ligjvënësin në
përcaktimin e rregullave të veçanta për ankimin gjyqësor ndaj veprimtarisë së organit publik,
Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në ligjin e ri nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin
e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Natyra civile e këtij procesi rezulton në faktin se ATP-ja shqyrton dhe disponon në
lidhje me një drejtë të natyrës private, sikurse është e drejta e pronës, e mbrojtur drejtpërdrejt

95
nga aktet me fuqinë më të lartë juridike në Republikën e Shqipërisë, siç është Kushtetuta
(neni 41) dhe Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (neni 1 i
Protokollit I). Kjo konfirmohet edhe nga jurisprudenca unifikuese e Gjykatës së Lartë (shih
vendimet unifikuese nr. 24, datë 13.03.2002 dhe nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të
Bashkuara të Gjykatës së Lartë).
Nga ana tjetër, natyra administrative e procesit në fjalë del nga përmbajtja e vetë ligjit
nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
kompensimit të pronave”, i cili përcakton karakteristikat e këtij organi (Agjencisë së
Trajtimit të Pronave), si një organ publik, si dhe rregullat e afatet për trajtimin e kërkesave
për njohjen dhe kompensimin e pronave.
Referuar përmbajtjes së ligjit të sipërcituar konstatojmë katër dispozita që
kualifikojnë gjykatën kompetente në raport me natyrën e vendimmarrjes së Agjencisë së
Trajtimit të Pronës. Konkretisht, në nenin 15 përcaktohet se, nëse Agjencia e Trajtimit të
Pronës nuk bën vlerësimin financiar të pronës brenda afatit prej tre vjetësh, atëherë subjekti
ka të drejtë të ankohet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Më tej, në
nenin 19 parashikohet se kundër vendimit të ATP-së për vlerësimin financiar subjekti
ankohet pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Nga ana tjetër, neni 29 i ligjit titullon
gjykatë kompetente për shqyrtimin e ankimit kundër vendimit të njohjes së të drejtës së
pronës Gjykatën e Apelit. Së fundi, neni 34 njeh si gjykatë kompetente për shqyrtimin e
çështjes, në rast se kërkesa e depozituar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nuk është shqyrtuar
brenda tre vjetësh, gjykatën e shkallës së parë (shih vendimin 2157, datë 26.09.2017, të
Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Në rastin në shqyrtim vlerësoj se dispozita e zbatueshme është neni 19 i ligjit në fjalë,
i cili titullon si gjykatë kompetente Gjykatën Administrative të Apelit për shqyrtimin e
vlerësimit financiar të kërkesës së subjektit. Edhe pse kërkimi i dytë i objektit të padisë nuk
lidhet me vlerësimin financiar të pronës por me kompensimin fizik të saj, duke qenë se sërish
bëhet fjalë për kompensim, duke qenë një veprim me natyrë administrative, kompetente do të
mbetet Gjykata Administrative e Apelit. Ligji nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e
pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nuk përmban ndonjë dispozitë
konkrete e cila të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kërkesës për kompensim
fizik të pronës. Gjithsesi, duke ndjekur natyrën e vendimit të kundërshtuar, i cili është
administrativ, kompetenca ngjashëm do t’i përkasë gjykatës administrative.
Duke qenë se Agjencia e Trajtimit të Pronave është një organ publik dhe veprimtaria
e saj është me natyrë administrative, atëherë nxirret rregulli se ankimi ndaj vendimeve të saj
do të bëhet pranë gjykatave administrative. Përjashtimisht, Agjencia e Trajtimit të Pronave
përfundon edhe procesin e njohjes së pronës për çështjet e regjistruara, për të cilat nuk ka
ende një vendim. Pra, fokusi i saj kryesor është trajtimi me kompensim i subjekteve
përfituese të ligjit, të cilët kanë në favor të tyre një vendim njohje dhe kompensimi, ende të
pa ekzekutuar. Nga ky arsyetim nxirret përfundimi se si rregull kompetenca për
kundërshtimin e vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave i përket gjykatave
administrative dhe si përjashtim, kur bëhet fjalë për njohjen e pronës, gjykatave civile, kjo në
përputhje me kërkimin e palës parashtruar këtij organi.

GJ Y Q T A R

EDMOND ISLAMAJ

96
Nr. 31003-00000-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 180 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 31.01.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket palëve :

PADITËS: KEI ÇUKO

PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE

LEZHË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E
REZERVAVE MATËRIALE TË SHTETIT
TIRANË
DREJTORIA RAJONALE E REZERVAVE
MATËRIALE TË SHTETIT MAT

PALË E INTERESUAR: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR

LEZHË

OBJEKTI:
Detyrimin e të paditurve, Drejtorisë Rajonale të Rezervave të Shtetit Mat, Drejtorisë së
Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë,
solidarisht, t’i kthejnë paditësit Kei Çuko sendet e luajtshme përkatësisht 3412 (tre mijë e
katërqind e dymbëdhjetë) libra shkollor, në respektim e zbatim të Urdhrit të Prokurorit pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, datë 01.02.2016 “Për kthimin e sendit”, të konfiskuara
me procesverbalin nr. serial 0092551, datë 17.09.2015, sipas akt-konstatimit nr. 0558615 –
0558616 – 0558617, të Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë prej tatimoreve Julian Keqira e
Besmira Ulaj, që ndodhen në magazinën e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të
Shtetit Mat.
Dhënien e vendimi me ekzekutim të përkohshëm.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 153 e vijues e 317 të K.Pr.Civile, Neni 296 i K. Civil,
Kushtetua
e Republikës së Shqipërisë, neni 41, 42, KEDNJ Protokolli 1, ligji nr. 9920
datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”,
neni 121, Udhëzimi nr. 24 datë 02.09.2008.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin Nr. 505, datë 21.07.2016 ka vendosur:

97
Pranimin e padisë së paditësit Kei Çuko.
Detyrimin e të paditurve Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit
Mat, Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë dhe
Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë ti kthejnë paditësit Kei Çuko sendet e
luajtshme përkatësisht 3412 (tre mijë e katërqind e dymbëdhjetë) libra
shkollor, në zbatim të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së rrethit gjyqësor
Lezhë datë 01.02.2016 "Për kthimin e sendit" të konfiskuara me
procesverbalin nr. serial 0092551, datë 17.09.2016 sipas akt-konstatimit nr.
0558615-0558616-0558617 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë që
ndodhen në magazinë e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit
Mat.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin Nr. 487, datë 12.07.2018 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 505 datë 21.07.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Lezhë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të
Shkallës së Parë Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin Nr. 1629 (31138-

00782-83-2018), datë 07.12.2018 ka vendosur:

Të parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshjen e kompetencë

lëndore ndërmjet Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe
Gjykatës së Apelit Shkodër në lidhje me çështjen gjyqësore nr. 1629 (31138-
00782-83-2018) Regjistri Themeltar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr. 487, datë 12.07.2018 i Gjykatës së Apelit Shkodër, që ka prishur
vendimi e shkallës së parë Lezhë dhe e ka dërguar për moskompetencë lëndore për
shqyrtimin e çështjes, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e
zbatimit të drejtë të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të lihet në fuqi dhe çështja ti dërgohet
për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër dhe Gjykata Administrative e
Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala paditëse Kei
Çuko i licensuar si subjekt fizik, është i pajisur me dokumentacionin ligjor për ushtrimin e
aktivitetit tregtar në fushën e kancelarisë, përfshi dhe shitjen e librave shkollor në bazë të një
marrëveshje me Ministrinë e Arsimit.
Me fillimin e vitit shkollor konkretisht më datë 17.09.2015, subjekti Kei Çuko, ka
filluar shitjen e teksteve shkollore në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, në Bibliotekën
e Shkollës, mbështetur në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Nr. 8, datë
24.03.2014 “Për përzgjedhjen dhe shitjen e teksteve shkollore”, neni 5, pika 2, duke
angazhuar për këtë qëllim të afërmin e tij, pensionistin Mark Ndreka, i identifikuar me kartën
e identitetit me nr. F70316059B, i deklaruar si punonjës i subjektit me detyrë shitës.
Në kuadrin e luftës kundër informalitetit, me datën 17.09.2015, organi procedues, së
bashku me Drejtorinë Rajonale Tatimore Lezhë, kanë ushtruar kontroll te subjekti për të

98
verifikuar procedurat e shitjes së teksteve shkollore dhe gjate ushtrimit të Kontrollit
inspektoret e administrates tatimore, DRT Lezhë, Julian Kqira e Besmira Ulaj, kanë mbajtur
Akt-konstatimin, datë 17.09.2015 e për pasojë procesverbalin e konfiskimit, datë 17.09.2015
me arsyetimin “Malli që dispononte nuk kishte faturë tatimore”.
Ndërkohë që me procesverbalin datë 23.09.2015 “për marrjen në dorëzim të mallrave
të konfiskuara nga organet administrative” gjithë tekstet shkollore i janë dorëzuar DRRMSH
Mat.
Mbi kallëzimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë me nr. 1238, datë 21.09.2015,
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka regjistruar procedimin penal Nr. 860 të vitit 2015,
për kryerje të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit
Penal, ndaj paditësit, por në përfundim te hetimeve paraprake, është vendosur: “Pushimin e
hetimeve të procedimit penal nr. 860 të vitit 2015”.
Prokurori çështjes mbështetur në kompetencat ligjore, nenin 217 e 275 të
K.Pr.Penale, me urdhrin Nr. s’ka, datë 3.11.2015, ka urdhëruar:
“1) Kthimin e provave materiale, konkretisht 3412 libra shkollore shtetasit Kei Çuko.
2) Prova materiale ndodhet në rezervat e shtetit Tirane.
3) Me kryerjen e këtij veprimi urdhërohet inspektori i tatimeve Julian Kqira.
4) Kthimi i provës materiale të dokumentohet me mbajtjen e një procesverbali, një
kopje e të cilit të dokumentohet në dosjen penale.”.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin duke mos i kthyer librat dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin Nr. 505, datë 21.07.2016 ka shqyrtuar
çështjen në themel duke disponuar me pranimin e kërkesë padisë.
Gjykata e Apelit Shkodër, mbi ankimin e palës së paditur, pasi ka vënë në bisedim në
seancë gjyqësore çështjen e kompetencës lëndore për gjykimin e çështjes nga ana e gjykatës
së shkallës së parë, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se padia në bazë të ligjit Nr. 49/2012 ”Për organizmin
dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve
administrative”, neni 11 paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën
administrative të shkallës së parë, pasi edhe në rastin kur veprimet e kryera nga paditësi nuk
përbëjnë vepër penale, ato mund të jenë të ndëshkueshme nga ana administrative, në bazë
ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, dhe
për kundërshtimin e këtyre akteve të administratës tatimore, konflikti objekt gjykimi është i
natyrës administrative.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën gjyqësore të datës
07.12.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Apelit Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se paditësi nuk kundërshton aktin administrativ të
nxjerrë nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë, por pretendon për përfitim të
padrejtë nga pala e paditur për shkak të moszbatimit të urdhrit të prokurorit për kthimin e
librave shkollor palë paditëse.
Padia e paraqitur nuk përfshihet në asnjë prej pikave të përcaktuara në nenin 17 të
ligjit nr. 49/2012.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se nuk janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së

99
Apelit Shkodër duhet të lihet në fuqi dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi,
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Shkodër.
Gjykata ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të
këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i
palës së paditur ti kthejë paditësit sendet e luajtshme ”, bazuar në dispozitat përkatëse të
Kodin e Procedurës Civile.
Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Apelit Shkodër nuk ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e këtij objekti të kërkesë padisë, pasi jemi në kushte kur
kërkohet detyrimi për të vepruar i organit publik në funksion të veprimtarisë së tij për të
kthyer sende me gjithë kërkesën e paraqitur pranë tij, duke kundërshtuar mosveprimin e
organit publik.
Kolegji Administrativ vëren se në respektim të nenit 7 dhe nenit 17 të ligjit nr.
49/2012, Gjykata e Apelit Shkodër ka vepruar drejtë kur pranon se çështja duhet të
shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër që ka kompetencë lëndore
për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, pasi çështja objekt gjykimi është e natyrës
administrative.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e ligjit nr. 49/2012 “për
gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, siç është detyrimi i
organit publik për të vepruar. Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 17 të ligjit nr. 49/2012
sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim
administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur
kërkesë”.
Konkretisht, pala paditëse i është drejtuar palës së paditur për kthimin e sendeve të
luajtshme sipas urdhrit të Prokurorit, i cili ka përcaktuar se këto sende duhet ti kthen pasi
çështja është pushuar dhe nuk ka vepër penale. Ky është një kërkim i pastër i natyrës
administrative, me anë të të cilit kërkohet detyrimi i organit publik për të kryer një veprim
duke kthyer sendet e kërkuara..
Pra, e thënë ndryshe, ky kërkim ka të bëjë me detyrimin e një organi të administratës
publike siç janë palët e paditura në çështjen objekt gjykimi, me kryerjen e një veprimi
administrativ në funksion të realizimit të një të drejte të palës paditëse që i rrjedh nga akti i
pushimit të çështjes penale.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje me natyrë administrative dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 49/2012 “Për
gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër kompetente për gjykimin e çështjes.

Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në

përfundimin se vendimi Nr. 487, datë 12.07.2018 i Gjykatës së Apelit Shkodër, me të cilin
është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi.

100
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr. 49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Nr. 487, datë 12.07.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tiranë, më 31.01.2019

101

You might also like