You are on page 1of 55

PËRMBAJTJA

Çështje Civile
Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................


(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................

1
Çështje Penale

(00-2019-) .05.2019 I pandehur: ..........................................................................

2
Çështje Administrative

(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................


(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................

3
Kompetenca Civile

(00-2019-259) 09.05.2019 Reldjon Pepa kundër Zyra E Gjendjes Civile


Mbrostar-
Ura, Arkivi I Zyrës Së Gjendjes Civile Pranë
Nënprefekturës Mallakastër, Qarku Fier..............................
(00-2019-260) 09.05.2019 Lytfije Belba kundër Bashkia Kamëz...................................
(00-2019-261) 09.05.2019 Fize Mema kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë..................................................................
(00-2019-262) 09.05.2019 Adrian Besho; Elton Besho kundër Mirjeta Xhelaj;
Zamira Velo; Përparim Gega; Maksim Gega; Silvira
Lalike; Fati Maskaj; Fjona Dollani; Agjensia e
Trajtimit të Pronave, Tiranë..................................................
(00-2019-264) 09.05.2019 Gerhard Pausch kundër Artan Guce, Fatos Maliqaj.............
(00-2019-265) 09.05.2019 Kërkues: Micro Credit Albania Sh.A...................................
(00-2019-266) 09.05.2019 Eduart Mezuraj kundër Agjencia e Trajtimit të
Pronave, Gezim Sadiku, Safete Sadiku (Tahiraj), Liri
Sadiku (Cenaj), Gjushi Sadiku, Kujtim Sadiku, Diana
Sadiku, Erion Sadiku, Klodian Sadiku, Leko (Leta)
Sadiku, Algert Sadiku, Lorenc Sadiku.................................
(00-2019-296) 09.05.2019 Avokatura e Përgjithshme e Shtetit kundër Euro Oil
Sh.A......................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................
(00-2019- ) .05.2019 kundër .................................................................................

4
ÇËSHTJE CIVILE

5
ÇËSHTJE PENALE

6
KOMPETENCA

7
Nr. 11243-00992-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-259 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues


Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 09.05.2019, mori në shqyrtim çështjen civile, që u


përket palëve:

PADITËS: RELDJON PEPA.

TË PADITUR: 1. ZYRA E GJENDJES CIVILE MBROSTAR-


URA;
2. ARKIVI I ZYRËS SË GJENDJES CIVILE PRANË
NËNPREFEKTURËS MALLAKASTËR, QARKU
FIER;

OBJEKTI:
1. Kundërshtimi i aktit të lindjes nr. 171, datë 24.12.1999 të Zyrës së Gjendjes Civile Ballsh,
Bashkia Mallakastër, në rubrikën e vendlindjes nga e pasakta Ballsh
në të saktën Samos, Greqi;
2. Detyrimin e Zyrës së Gjendjes Civile Mbrostar-Ura për ndryshimin e të
dhënave të gjendjes civile në Regjistrin Kombëtar.

BAZA LIGJORE: Ligji nr. 49/2012 « Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative », nenet 31, 32, 154-156 i
Kodit të Procedurës Civile, Ligji nr. 10129, datë 11.05.2009 « Për Gjendjen Civile », Ligji
nr. 69/2018 « Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.05.2009 « Për
Gjendjen Civile », të ndryshuar.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.197, datë 14.02.2019,


ka vendosur:
“1. Deklarimin e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes civile me
nr. 566 akti, datë regjistrimi 28.01.2019, regjistruar pranë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.
2. Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si gjykatë
kompetente. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim së bashku me
vendimin përfundimtar.»

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin datë 03.04.2019 ka vendosur t’i


parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin për kompetencën lëndore, duke parashtruar se:

8
- Mosmarrëveshja në rastin konkret është me natyrë administrative dhe sipas nenit 7 të
Ligjit nr. 49/2012 «  Për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative
dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative », duhet të shqyrtohet nga gjykatat
administrative;
- Palët e paditura në gjykimin e kësaj çështjeje, konkretisht Zyra e Gjendjes Civile
Mbrostar-Ura dhe Zyra e Gjendjes Civile pranë Prefekturës së Qarkut Tiranë janë
organe administrative publike dhe veprimtaria e tyre është e natyrës administrative;
- Nisur nga objekti dhe shkaku i padisë në rastin konkret, rezulton se me anë të kësaj
padie, paditësi ka si qëllim korrigjimin e akteve të zyrës së gjendjes civile, procedure
kjo e cila realizohet në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 10129, datë
11.05.2009 dhe që i nënshtrohet një rendi të caktuar veprimesh administrative.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se, paditësi Reldjon Pepa i është
drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë me padi me objekt korrigjimin e
aktit të lindjes nr. 171, datë 24.12.1999 të Zyrës së Gjendjes Civile Ballsh, Bashkia
Mallakastër, në rubrikën e vendlindjes. Paditësi ka pretenduar se e ka vendlindjen në qytetin
Samos në Greqi kurse në aktin e lindjes të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia
Mallakastër është shënuar si vendlindje qyteti i Ballshit dhe se ka mospërputhje midis këtij
akti dhe aktit të lindjes të mbajtur në Greqi në lidhje me të dhënat e tij, i cili daton më parë
në kohë.
2. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, me vendimin nr. 197, datë
14.02.2019, ka vendosur të shpallë moskompetencën lëndore dhe dërgimin e akteve të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se me
ndryshimet e pësuara së fundi në Ligjin nr. 10 123/2009 “Për Gjendjen Civile”, konkretisht
në nenin 6 të Ligjit nr. 69/2018 është sanksionuar se kur evidentohen pasaktësi ose mangësi
në aktin e lindjes së hartuar jashtë shtetit shqiptar, i interesuari i drejtohet Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor me kërkesën për vërtetimin e faktit juridik. Sipas kësaj dispozite kjo kërkesë duhet
të paraqitet pranë gjykatës së rrethit gjyqësor ku ka venbanimin prindi ose prindërit e fëmijës
për të cilin kërkohet regjistrimi. Në rastin konkret, venbanimi i të interesuarit është në
qytetin e Ballshit, Mallakastër. Si rrjedhojë kompetencën lëndore për shqyrtimin e kësaj
çështjeje e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.
3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin datë 03.04.2019 ka vendosur t’i
parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin për kompetencën lëndore, duke parashtruar
argumentat e pasqyruara në pjesën hyrëse.

II. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), në shqyrtim e në vlerësim të


akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, parashtrimeve të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor të Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.

9
nr. 197, datë 14.02.2019, nga kjo Gjykatë nuk janë mbajtur në konsideratë qëndrimet e
Gjykatës së Lartë, në çështje të ngjashme (shiko mutatis mutandis Vendim nr. 00-2014-3789,
datë 16.12.2014 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2016-2810, datë
26.10.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2015-2013, datë
16.06.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë etj).
5. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet
se pala paditëse nëpërmjet këtij gjykimi ka kërkuar korrigjimin nga pala e paditur të
vendlindjes në aktin e lindjes së paditësit. Kolegji vlerëson se në analizë të fakteve dhe të
drejtave që pretendohen, kërkimit si dhe dispozitave ligjore të referuara në kërkesë padi, pala
paditëse i referohet dispozitave përkatëse të ligjit nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen
Civile”, të ndryshuar, duke pretenduar pasaktësi të cilat rrjedhin nga aktet e gjendjes civile,
të realizuara gjatë një procesi të mirëfilltë administrativ, procedurë kjo e cila realizohet në
përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 10129/2009, të ndryshuar dhe i nënshtrohet një rendi
të caktuar veprimesh administrative.
5.1. Në Ligjin nr. 49/2012 është përcaktuar qartë se në kompetencë të gjykatave
administrative janë ato mosmarrëveshje, që lindin nga akte administrative individuale të
nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative të një organi publik (neni 7/a) dhe
mosmarrëveshjet që lindin për shkak të mosveprimit të organit publik (neni 7/b). Ky Kolegj,
në interpretim të Kodit të Procedurave Administrative dhe Ligjit nr.49/2012, në harmoni me
dispozitat ligjit të posaçëm nr. 10129, datë 11.09.2009 “Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar,
arrin në përfundimin se pala e paditur, Zyra e Gjendjes Civile është organ i administratës
publike dhe veprimtaria e saj ka karakter administrativ.
5.2 Kolegji çmon të drejtë qëndrimin e parashtruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Fier mbi kompetencën lëndore për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje. Zyra e Gjendjes
Civile, në kuadër të veprimtarisë së saj administrative është organi publik që ka kompetencën
ligjore për mbajtjen dhe kryerjen e veprimeve (regjistrimeve/korrigjimeve) në aktet e
gjendjes civile, të cilat përbëjnë dokumente ku pasqyrohen, për çdo person, të gjithë
përbërësit e gjendjes civile, pra mban/pasqyron të dhëna me natyrë individuale.
6. Për këto arsye, Kolegji çmon se, bazuar në kërkimet e paditësit në këtë proces
gjyqësor dhe shkakun ligjor ku ai mbështet këto kërkime janë të lidhura me korrigjimin e
akteve të gjendjes civile, çështja objekt gjykimi përbën një mosmarrëveshje administrative
dhe hyn në rrethin e atyre çështjeve që janë në kompetencë lëndore të gjykatave
administrative (neni 7 i Ligjit nr.49/2012).
7. Po ashtu, Kolegji vlerëson se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë nuk
ka kualifikuar drejtë natyrën e mosmarrëveshjes dhe si rrjedhojë ka identifikuar në mënyrë të
gabuar dispozitat ligjore të zbatueshme në rastin konkret.
7.1. Së pari, paditësi ka ngritur padinë e pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja
juridike për të, sipas nenit 32/c të K.Pr.C, ndërkohë që Gjykata Administrative e Shkallës së
Parë Vlorë ka arsyetuar se sipas Ligjit nr. 10 129 “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar,
paditësi duhet t’i ishte drejtuar gjykatës me kërkesën për vërtetimin e faktit dhe se kjo
kërkesë sipas nenit 6, të Ligjit nr. 69/2018 (me të cilin është ndryshuar Ligji nr. 10 129, datë
11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”) duhet të shqyrtohet nga gjykata ku ka vendbanimin pala e
interesuar. Kolegji vlerëson se, çështja e kompetencës lëndore do të vlerësohet nga gjykata
që shqyrton mosmarrëveshjen, bazuar në aktet e fashikullit të gjykimit, sipas padisë, objektit
dhe shkakut ligjor të identifikuar nga paditësi në momentin e shqyrtimit dhe jo sipas padisë
apo kërkesës që në vlerësim të gjykatës, paditësi eventualisht duhet apo mund të kishte
ngritur.
7.2. Për më tepër, dispozita mbi të cilën është bazuar Gjykata Administrative e
Shkallës së Parë Vlorë për të shpallur moskompetencën lëndore, nuk ka lidhje me çështjen
në gjykim. Në rastin konkret, paditësi nuk ka kërkuar vërtetimin e faktit juridik të lindjes,

10
por ka kërkuar korrigjimin e aktit të lindjes të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia
Mallakastër, në rubrikën e vendlindjes, pasi ka mospërputhje me aktin e lindjes të lëshuar në
lidhje me të, nga organet kompetente në Shtetin Grek. Ndërkohë neni 6 i Ligjit nr. 69/2018,
rregullon situatën kur aktet e lindjes të lëshuara në një shtet tjetër mbajnë të dhëna të paplota
apo të pasakta dhe do të duhet të bëhet vërtetimi i faktit juridik nga gjykata me qëllim
regjistrimin e kërkuesit në zyrat e gjendjes civile 1.
8. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se vendimi
nr.197, datë 14.02.2019, i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, duhet të prishet
dhe çështja duhet të dërgohet për gjykim pranë po asaj gjykate me të njëjtin trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 197, datë 14.02.2019, të Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Vlorë dhe dërgimin e çështjes pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.05.2019

1
Konkretisht në nenin 6 të Ligjit Nr. 69/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 10 129,
datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar, është parashikuar se: “Pas nenit 38 shtohet neni
38/1 me këtë përmbajtje: “…1. Në rastet kur akti i lindjes i lëshuar në një shtet tjetër ka të dhëna të
paplota ose të pasakta, gjykata bën vërtetimin e faktit juridik të lindjes, me qëllim regjistrimin në zyrat
e gjendjes civile. 2. Kërkesën për vërtetimin e faktit juridik të lindjes mund ta paraqesin subjektet e
parashikuara në nenin 40 të këtij ligji. 3. Kërkesa shqyrtohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, në të cilin
kanë vendbanimin prindi ose prindërit e fëmijës për të cilin kërkohet regjistrimi. 4. Gjykata që shqyrton
çështjen për vërtetimin e faktit juridik të lindjes, merr vendim brenda 45 ditëve nga data e depozitimit
të kërkesës, duke thirrur, me cilësinë e personit të interesuar, zyrën e gjendjes civile. 5. Nëse ndaj
vendimit të gjykatës së shkallës së parë ushtrohet ankim, gjykata e apelit shqyrton ankimin, në dhomë
këshillimi, brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të tij.”

11
Nr. 11243-01049-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-260 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues


Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 09.05.2019, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket


palëve:

PADITËS: LYTFIJE BELBA

TË PADITUR: BASHKIA KAMËZ

PERSONA TË TRETË: 1. DREJTORIA E SHKOLLËS “LIDHJA E


PRIZRENIT”;
2. ZYRA ARSIMORE KAMËZ;
3. MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE
RINISË

OBJEKTI:
1. Detyrimin e palës së paditur të më paguajë pagën dhe kontributet e detyrueshme mbi të
dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, për muajt shtator 2017, tetor 2017, nëntor 2017,
dhjetor 2017, janar 2018, shkurt 2018, mars 2018, prill 2018, maj 2018, qershor 2018,
korrik 2018, gusht 2018, shtator 2018 sipas kontratës individuale të punës,
me nr. 194 prot., datë 11.09.2017;
2. Dëmshpërblim në masën 30 fish të pagës minimale mujore;
3. Shpenzimet gjyqësore dhe ato të përfaqësimit me avokat në ngarkim të palës së paditur.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 154, 202, 206 e vijues të K.Pr.Civile, nenet 50 dhe 51 të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Udhëzim nr.38, datë 06.10.2015 «Për Procedurat e
Lëvizjes Paralele, Emërimit dhe Largimit nga Puna të Mësuesit në Institucionet Arsimore
Publike të Sistemit Arsimor Parauniversitar» ; Ligji nr. 56/2015 «Për disa ndryshime në
Ligjin nr. 69/2012 « Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë» ;
neni 12, 94, 109, 110, 201, 202/2 e në vijim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 «Kodi i
Punës», i ndryshuar dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet
e punës në tërësi dhe ato në fushën e arsimit në veçanti ; Ligji nr.139/2015 «Për
Vetëqeverisjen Vendore», Udhëzimi nr.127, datë 16.09.2015 «Për marrjen e masave në
kuadër dhe në funksion të zbatimit të strategjisë ndërsektoriale, për decentralizimin dhe
qeverisjen vendore».

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin datë 25.02.2019, ka vendosur:

12
“1.Mospranimin e kërkesës së palës së paditur Bashkia Kamëz për nxjerrjen
jashtë juridiksionit gjyqësor të kësaj çështje civile.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e
Lartë.»

Kundër këtij vendimi, me datë 28.02.2019 ka bërë ankim të veçantë pala e paditur,
Bashkia Kamëz, i cili ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështje në Gjykatën Administrative të Shkallës së
Parë Tiranë, duke parashtruar se:

- Referuar objektit të kërkesëpadisë, pala paditëse kërkon kryerjen e një veprimi


administrativ nga palët e paditura dhe jo dëmshpërblim page për zgjidhje të
njëanshme të kontratës së punës;
- Sipas nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar nga ana e palës paditëse
pretendohet se kemi një mosveprim të organit publik, në rastin konkret të palës së
paditur, Bashkia Kamëz dhe detyrimin e kësaj të fundit të kryejë një veprim
administrativ.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
I. Rrethanat e çështjes

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 26.11.2016, është paraqitur një
padi me objekt dhe shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Nga aktet e fashikullit të gjykimit ka rezultuar se, paditësi, znj. Lytfie Belba, ka
pretenduar se është e punësuar në pozicionin e mësueses të arsimit parashkollor, profili
“Edukatore”, pranë shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, Paskuqan, që prej datës
11.09.2017. Duke pretenduar se për një periudhë një vjeçare, punëdhënësi nuk e ka paguar
për punën e kryer, ajo i është drejtuar gjykatës me padi dhe ka kërkuar pagat sikurse
pasqyrohet në pjesën hyrëse.

II. Procedura Gjyqësore

3. Pala e paditur, Bashkia Kamëz, në seancë përgatitore ka parashtruar një kërkesë


dhe ka kërkuar: “Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit dhe dërgimin e çështjes në gjykatën
kompetente, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë”.
3.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e ndërmjetëm datë
25.02.2019 ka vendosur: “Mospranimin e kërkesës së palës së paditur Bashkia Kamëz për
nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kësaj çështje civile. 2. Kundër këtij vendimi lejohet
ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë.»
3.2. Ndër të tjera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka arsyetuar se, bazuar në
nenet 36, 59, 60/1 të K.Pr.Civile, kjo çështje që po shqyrtohet bën pjesë në juridiksionin
gjyqësor dhe jo administrative, pasi lidhet me pretendime të paditëses që burojnë nga
marrëdhënia e punës. Nuk rezulton se çështja duhet të zgjidhet fillimisht në rrugë
administrative dhe më pas të zgjidhet në rrugë gjyqësore. Gjykata arrin në konkluzionin se

13
pala e paditur në kërkesën e saj konfondon kompetencën lëndore dhe juridiksionin në
gjykimin e kësaj çështjeje civile.
4. Kundër këtij vendimi, me datë 28.02.2019 ka bërë ankim të veçantë pala e
paditur, Bashkia Kamëz, duke parashtruar shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse.

III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi datë 25.02.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të
cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës së palës së paditur për shpalljen e moskompetencës
lëndore duhet të lihet në fuqi, por me tjetër arsyetim.
6. Kolegji vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kualifikuar drejtë
kërkesën e palës së paditur, duke bërë një interpretim formal të kësaj kërkese, nisur nga termi
“juridiksion” që ka përdorur pala e paditur në kërkesë. Sikurse deduktohet nga parashtrimi
që ka bërë pala e paditur, qoftë në deklaratën e mbrojtjes, qoftë në seancë përgatitore,
pavarësisht përdorimit të gabuar të termit “juridiksion”, thelbi i kërkesës së palës së paditur,
nisur nga çfarë ka kërkuar prej gjykatës dhe nga dispozitat ku është referuar, lidhet me
mungesën e kompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e
kësaj çështjeje dhe dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
6.1. Duke mos kualifikuar drejtë kërkesën e palës së paditur, Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Tiranë, me vendimin e ndërmjetëm me të cilin ka rrëzuar këtë kërkesë është
shprehur për një çështje që pala e paditur nuk e ka ngritur, duke arsyetuar se kjo
mosmarrëveshje i përket juridiksionit gjyqësor dhe nuk ka arsyetuar në lidhje me kërkesën e
kësaj pale për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve pranë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
6.2. Sakaq, Kolegji çmon të theksojë se është detyrë e gjykatës që shqyrton
mosmarrëveshjen, të bëjë një kualifikim të saktë të fakteve në themel të padisë dhe të sqarojë
vullnetin e paditësit se çfarë kërkon prej gjykatës, jo vetëm duke u limituar në pjesë të
caktuara të padisë, por duke e parë tekstin e padisë në tërësinë e tij. Ky parim vlen edhe për
kërkesat që palët i parashtrojnë gjykatës gjatë shqyrtimit të mosmarrëveshjes, të cilave
gjykata është e detyruar t’iu japë zgjidhje me vendim të ndërmjetëm ose me vendim
jopërfundimtar. Në rastin konkret, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk e ka përmbushur
këtë detyrim, duke bërë një lexim tejet formal të kërkesës së palës së paditur dhe duke dhënë
një vendim të paarsyetuar, i cili rastësisht përkon me zgjidhjen e drejtë të çështjes së
ndërmjetme të ngritur nga pala e paditur gjatë shqyrtimit të mosmarrëveshjes.
7. Përsa i përket pretendimit të palës së paditur se çështja përbën lëndë gjykimi nga
gjykata administrative, Kolegji vlerëson se ky pretendim është i pabazuar në ligj. Në rastin
konkret mosmarrëveshja buron nga marrëdhënia e punës që ka lindur midis palëve
ndërgjyqëse, ku paditësi pretendon se nuk është paguar për punën e kryer dhe ka kërkuar me
padi kundrejt punëdhënësit (në cilësinë e palës së paditur), pagat respektive për një periudhë
të caktuar. Në nenin 7/ç të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe Funksionimin e
Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, të ndryshuar,
është parashikuar se në kompetencën lëndore të gjykatave administrative janë: “…
Mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë
gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik
kanë një rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën
publike, në gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e
Punës.".
7.1. Në rastin konkret, nuk rezulton që paditësja të ketë statusin e nëpunësit civil.
Gjithashtu, marrëdhënia e punës midis palëve ndërgjyqëse nuk rregullohet nga një ligj i

14
posaçëm organik dhe pretendimet e paditësit janë bazuar në Kodin e Punës së Republikës së
Shqipërisë. Sa më sipër Kolegji vlerëson se çështja është në kompetencën lëndore të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është i drejtë vendimi me të cilin është rrëzuar
kërkesa e palës së paditur për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, por sipas arsyetimit të mësipërm të
Kolegjit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI

Lënien në fuqi të vendimit datë 25.02.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 09.05.2019

15
Nr. 11243-01105-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-261 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues


Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 09.05.2019, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: FIZE MEMA

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E


SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË.

PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE,


DREJTORIA E ARKIVIT QËNDROR,
TIRANË.

OBJEKTI:
Pavërtetësia e pjesshme e dokumentit të vjetërsisë në punë të librezës të fletës së regjistrit
themeltar nr. 1, faqe 87 të fshatit Pezë-Helmes, ish- KB Pezë, duke saktësuar shënimet për
vitet e punës (1975-1976) me ditë të plota të pune të kryera nga paditësja.
Pavërtetësia e pjesshme e dokumentit të vjetërsisë në punë të librezës të fletës së regjistrit
themeltar nr. 2, faqe 1 të fshatit Arbanë, ish- KB Vaqarr, duke saktësuar/shtuar atësinë,
Ramazan, duke saktësuar/shtuar ditëlindjen 03.02.1956, dhe duke shtuar/saktësuar vitet e
punës për këtë periudhë si vite punë (1981- 1989) me ditë të plota pune të kryera nga
paditësja.

BAZA LIGJORE: Neni 32/c, e vijues të K.Pr.Civile, neni 388 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1112, datë 18.02.2019, ka


vendosur:
“Konstatimin e mungesës së kompetencës lëndore të gjykatës së rrethit
gjyqësor Tiranë, për shqyrtimin e çështjes Nr. 14731/4050 Akti., dhe
dërgimin e saj për shqyrtim gjykatës kompetente, Gjykata Administrative e
Shkallës së Parë, Tiranë”.

Kundër vendimit të gjykatës ka bërë ankim të veçantë paditësja Fize Mema, e cila
parashtron këto shkaqe:

16
- Referuar padisë së ngritur nga ana jonë, pra objektit, bazës ligjore dhe shkaqeve
ligjore të parashtruara, është e qartë që kjo padi ka natyrë të qartë civile, pasi
kërkimi ynë ka të bëj me vërtetësinë e një dokumenti me pasoja juridike për
paditësen, padi e bazuar në nenin 32/c të K.Pr.Civile.
- Në këtë padi ne kemi kërkuar “pavërtetësinë e fletës së regjistrit themeltar” duke
kërkuar saktësimin e të dhënave të cilat janë pasqyruar gabimisht në këtë akt. Ky akt
më pas do të përdoret pranë institucioneve shtetërore, pra do të sjellë një pasojë
juridike për paditësen.
- Në asnjë rast nuk jemi në diapazonin e nenit 7 të ligjit nr. 9/2012 “Për organizimin
dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve
administrative”.
- Po ashtu Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00-2018-848 i datës 30.07.2018, ka
rregulluar dhe sqaruar kompetencën lëndore për paditë me objekt dhe shkaqet ligjore
të ngritura në padinë e paraqitur nga ana jonë. Konkretisht, Kolegji Administrativ i
Gjykatës së Lartë ka sqaruar, citoj: “Kolegji Administrativ vëren se në respektim të
nenit 7 të ligjit nr. 49/2012, Gjykata e Apelit Durrës ka gabuar kur pranon se çështja
duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës që ka
kompetencë lëndore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, pasi çështja objekt
gjykimi është e natyrës civile.
- Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e K.Pr.Civile, siç
është vërtetësia e një dokumenti me pasoja juridike për paditësin. Ky fakt rezulton
nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i)
për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii)
për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;
(iii) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike
për paditësin”.
- Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Fatime Vogu dhe shkakut ligjor
ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për njohjen e vërtetë të
dokumentit “Fletës së Regjistrit Themeltar”. Me padinë objekt shqyrtimi paditësja
kërkon të vërtetojë gjyqësisht se ky dokument është i vërtetë, me qëllim përdorimin e
këtij dokumenti pranë institucioneve shtetërore apo privatë. ”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Bazuar në vërtetimin e datës 21.03.2016 lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore rezulton se paditësja ka ushtruar marrëdhënie punë pranë Kooperativës Bujqësore
Pezë, fshati Pezë-Helmes dhe nisur nga Regjistri Themeltar nr. 1 faqe 87 marrëdhënia e
punës është shtrirë në periudhën kohore nga viti 1968 deri në vitin 1974 si edhe nga viti
1977 deri në vitin 1978.
Bazuar në vërtetimin e datës 21.03.2016 lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore rezulton se paditësja ka ushtruar marrëdhënie punë pranë Kooperativës Bujqësore
Vaqarr, fshati Vaqarr dhe nisur nga Regjistri Themeltar nr. 18 faqe 175 marrëdhënia e punës
është shtrirë në periudhën kohore nga viti 1979 deri në vitin 1990.
Bazuar në vërtetimin e datës 21.03.2016 lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore rezulton se paditësja ka ushtruar marrëdhënie punë pranë Kooperativës Bujqësore

17
Vaqarr, fshati Arbanë dhe nisur nga Regjistri Themeltar nr. 2 faqe 1, marrëdhënia e punës
është shtrirë në periudhën kohore nga viti 1981 deri në vitin 1984.
Bazuar në fletën e regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë nr.1 faqe 87 të ish
subjektit Kooperativa Bujqësore Pezë, fshati Pezë Helmes, paditësja rezulton se ka punuar
nga vitet 1968 deri në vitin 1974 si edhe gjatë vitit 1977.
Bazuar në fletën e regjistrit themeltar të vjetërsisë në punë nr.2 faqe 1 të ish subjektit
Kooperativa Bujqësore Vaqarr fshati Vaqarr rezulton se paditësja ka punuar nga vitet 1981
deri në vitin 1984.
Paditësja pretendon se ISSH nuk ka llogaritur për efekt pensioni vitet e punës 1975-
1976 ku paditësja pretendon se ka punuar si punëtore fushe pranë ish Kooperativës
Bujqësore Pezë Helmës.
Paditësja pretendon se ISSH nuk ka llogaritur për efekt pensioni vitet e punës 1979-
1980 ku paditësja pretendon se ka punuar si punëtore fushe pranë ish Kooperativës
Bujqësore Vaqarr, fshati Arbanë.
Paditësja pretendon se ISSH nuk ka llogaritur për efekt pensioni vitet e punës 1981-
1991 ku paditësja pretendon se ka punuar si kuzhiniere në fshatin Arbanë.
Gjithashtu paditësja kërkon saktësimin e dokumentit të vjetërsisë në punë, fleta e
Regj. Themeltar 1 faqe 2, të fshatit Vaqarr, ish KB-Vaqarr.
Personi i tretë, shpjegon se periudhat e pretenduara nga pala paditëse 1975-1976 si
dhe 1981-1989 nuk pasqyrohen në faqet e regjistrave të punonjësve.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1112, datë 18.02.2019, ka
vendosur:
“Konstatimin e mungesës së kompetencës lëndore të gjykatës së rrethit gjyqësor
Tiranë, për shqyrtimin e çështjes Nr. 14731/4050 Akti., dhe dërgimin e saj për shqyrtim
gjykatës kompetente, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë”.
Me arsyetimin se, Gjykata ndodhur në fazën procedurale të veprimeve përgatitore,
pasi ka analizuar pretendimet e palëve ndërgjyqëse bazuar në kërkesë padinë e palës paditëse
dhe deklaratave të mbrojtjes DM 9311, në datën 14.12.2018 të paraqitura nga personi i tretë
në gjykim, bazuar në nenin 41 të K.Pr.Civile, mori në shqyrtim faktin nëse ka kompetencë
lëndore për të marrë në shqyrtim kërkesën objekt gjykimi.
Gjykata çmon bazuar në nenin 61/1 të K.Pr.Civile, ka detyrimin të verifikojë
kryesisht nëse ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e mosmarrëveshjes objekt gjykimi.
Gjykata në përcaktimin e kompetencës lëndore, i referohet natyrës së
mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative.
Për identifikimin e saj, gjykata i referohet shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit, të
parashtruara si në kërkesëpadi, ashtu edhe gjatë gjykimit, natyrës së mosmarrëveshjes, si dhe
statusit juridik të palëve që marrin pjesë në këtë gjykim, si dhe bën lidhjen midis fakteve që
pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë, dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i
janë cenuar.
Gjykata vlerëson të sjellë në vëmendje se në të gjitha rastet kur kontestohet
pavërtetësia e dokumenteve zyrtare të organeve të administratës publike - qoftë në drejtim të
autenticitetit të tyre apo falsitetit të tyre - dhe kërkohet ndërhyrja e organeve të administratës
publike në përmbajtjen e dokumentit zyrtar, mosmarrëveshja është pjesë e kompetencës
lëndore e gjykatave administrative, sipas nenit 7 dhe 17 të Ligjit nr.49/2012. Gjykata
vlerëson gjithashtu të theksojë se në të gjitha rastet kur organi i administratës publike
kërkohet të detyrohet të një ekzistencën e një marrëdhënie juridike, e cila është çështje
paragjykimore në procesin administrativ për realizimin e të drejtave të subjektit të interesuar,
padia e njohjes në këtë rast përbën lëndë gjykimi administrativ.
Gjykata vlerëson se në rastin e kërkimeve të palëve për njohjen e një të drejte në
fushën e marrëdhënieve të sigurimeve shoqërore kur dokumentet për të vërtetuar vjetërsinë

18
në punë mungojnë, kemi të bëjmë me njohjen e vjetërsisë në pune që përket të drejtës civile,
ndërsa në rastin kur këto dokumenta ekzistojnë, por organet e sigurimeve shoqërore nuk e
lidhin pensionin e subjekteve të interesuara me pretendime të ndryshme, ndodhemi në fushën
e së drejtës publike, për shkak të mosveprimit të organit administrativ.
Në rastin në gjykim, për sa kohë fakti i pretenduar nga paditësja lidhet me kërkime
mbi pavërtetësi të pjesshme të fletëve të Regjistrit Themeltar nr.1 faqe 87 të fshatit Pezë
Helmes dhe fletëve të Regjistrit Themeltar nr.2 faqe 1, të fshatit Arbanë ish KB-Vaqarr,
ndodhemi në kushtet e një kërkimi mbi pavërtetësinë e një akti zyrtar.
Nga sa u argumentua më sipër gjykata vlerëson kërkesëpadia objekt gjykimi
pretendime të cilat sipas Ligjit nr. 49/2012 hyjnë në kompetencën lëndore të gjykatave
administrative, e për rrjedhojë kjo gjykatë nuk ka kompetencë lëndore për t’i shqyrtuar e
gjykuar.
Nga pikëpamja tokësore në zbatim të nenit 11 të ligjit, kompetente është Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, pasi kjo është gjykata që përfshin në territor
organin publik (të paditurin) që ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet.

II. Ligji i Zbatueshëm:


Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:
Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se:
“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e
tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj....”.
Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:
“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose
me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën
kompetente.”
Neni 62 i K. Pr. Civile parashikon se:
“Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë
në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Vendimi nr.1112, datë 18.02.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë që ka


shpallur moskompetencën lëndore, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit për këtë
kërkim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e moszbatimit të
normave procedurale dhe për këtë shkak vendimi duhet të prishet e çështja të rikthehet po aty
për vazhdimin e gjykimit.
2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore,
objektit dhe shkakut të padisë, e gjen të pabazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur
nga Gjykata Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të
çështjes objekt gjykimi.
3. Në analizë të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, arsyetimit
të gjykatës, si dhe legjislacionit të zbatueshëm për rastin konkret, ankimi i veçantë i paraqitur
nga pala paditëse Fize Mema, përmban shkaqe për cenimin e vendimit nr.1112, datë
18.02.2019, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
4. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës
për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja lëndore është shumë e rëndësishme si
element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka

19
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
5. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të
këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për
rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
6. Duke u kthyer te çështja objekt shqyrtimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë
konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk ka arsyetuar drejtë në lidhje me
zbatimin e ligjit procedural dhe material përsa i përket përcaktimit të kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është: “Pavërtetësia e
pjesshme e dokumentit të vjetërsisë në punë të librezës të fletës së regjistrit themeltar nr. 1,
faqe 87 të fshatit Pezë-Helmes, ish- KB Pezë, duke saktësuar shënimet për vitet e punës
(1975-1976) me ditë të plota të pune të kryera nga paditësja.
Pavërtetësia e pjesshme e dokumentit të vjetërsisë në punë të librezës të fletës së
regjistrit themeltar nr.2, faqe 1 të fshatit Arbanë, ish- KB Vaqarr, duke saktësuar/shtuar
atësinë, Ramazan, duke saktësuar/shtuar ditëlindjen 03.02.1956, dhe duke shtuar/saktësuar
vitet e punës për këtë periudhë si vite punë (1981- 1989) me ditë të plota pune të kryera nga
paditësja..........bazuar në nenin 32 të Kodit të Procedurës Civile.
7. Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje civile e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të
Procedurës Civile, siç është njohja e vërtetësisë ose e pavërtetësisë së një dokumenti apo
pasaktësisë së pjesshme nga emri i gabuar në atë të saktë, si dhe njohjen e viteve të punës etj.
Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit:“Padia mund të
ngrihet:(a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është
shkelur; (b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të
drejte; (c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për
paditësin”.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Fize Mema dhe shkakut ligjor ku
mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie të njohjes së pavërtetësisë së pjesshme
në fletën e regjistrit themeltar Nr.1 faqe 87 të fshatit Pezë Helmës të ish Kooperativës
Bujqësore Pezë si dhe fletës së regjistrit themeltar nr.2 faqe 1 të fshatit Arbanë, ish
Kooperativa Bujqësore Vaqarr, si përsa i përket gjeneraliteteve, duke i saktësuar/shtuar
Ramazan (emri i atësisë së paditëses) si dhe duke saktësuar datëlindjen 03.02.1956.
Gjithashtu me padinë objekt shqyrtimi paditësja kërkon të vërtetojë gjyqësisht vjetërsinë në
punë të cilës i është vënë në dyshim nga pala e paditur, si anëtare këtyre kooperativave për
vitet 1975-1976 (KB Pezë) dhe 1981-1989 (KB Vaqarr) duke ja njohur se ka realizuar në ato
vite, ditë pune të plota.
8. Në vijim të sa më sipër, lënda është civile dhe nuk mund të jetë e natyrës
administrative, pasi vetë natyra e mosmarrëveshjes e cila shërben për të përcaktuar
kompetencën nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e çështjes, është civile.
9. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.1112 datë
18.02.2019 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është shpallur moskompetenca
lëndore duhet të prishet e çështja të rikthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile.

20
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1112, datë 18.02.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
e kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë.

Tiranë, më 09.05.2019

21
Nr. 11243-01025-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-262 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues


Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 09.05.2019, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket


palëve:

PADITËS: 1. ADRIAN BESHO;


2. ELTON BESHO.

TË PADITUR: 1. MIRJETA XHELAJ;


2. ZAMIRA VELO;
3. PËRPARIM GEGA;
4. MAKSIM GEGA;
5. SILVIRA LALIKE;
6. FATI MASKAJ;
7. FJONA DOLLANI;
8. AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,
TIRANË.

OBJEKTI:
1. Anullimin pjesërisht të Vendimit nr. 52, datë 17.08.2007 të ZRAKKP Qarkut Vlorë dhe
Vendimit nr. 18, datë 15.01.2008 të AKKP, Tiranë për pjesën e pronës që krijon
mbivendosje me pasurinë në emër të paditësve;
2. Detyrimin e të paditurve të më njohin pronar për pasurinë me sipërfaqe 1150 m2.

BAZA LIGJORE: Neni 32 i K.Pr.Civile, neni 7, pika 1/b e Ligjit nr. 9235, datë
29.07.2004 « Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës », i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 108 (286), datë 23.02.2017, ka
vendosur:
“1. Moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për gjykimin e
çështjes civile nr. 2904, datë 16.11.2016. 2. Dërgimin e çështjes për
kompetencë gjykimi Gjykatës së Apelit Vlorë. 3. Kundër këtij vendimi lejohet
ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë. »

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin datë 04.04.2019 ka vendosur t’i parashtrojë Gjykatës


së Lartë qëndrimin për kompetencën lëndore, duke parashtruar se:

22
- Mosmarrëveshja në rastin konkret është në kompetencë të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Vlorë;
- Pavarësisht nga formulimi i objektit të padisë, kërkimi i paditësit për kundërshtimin e
vendimit të ZRAKKP Qarkut Vlorë dhe Vendimit të AKKP-së nuk është kërkimi
kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me të drejta
pronësie të pretenduara, të cilat zgjidhen vetëm në rrugë gjyqësore, nëpërmjet
juridiksionit gjyqësor;
- Mosmarrëveshja ka lindur midis dy subjekteve privatë në lidhje me të drejtat e tyre të
pronësisë mbi sendin objekt gjykimi dhe kjo mosmarrëveshje nuk mund të gjykohet as
nga ATP dhe as nga Gjykata e Apelit. Sipas nenit 29 të Ligjit nr. 133/2015 Gjykata e
Apelit shqyrton vetëm çështjet e referuara sipas kësaj dispozite dhe që vihet në lëvizje
vetëm nga pala e interesuar, që preket nga ky vendim i ATP-së dhe nga Avokatura e
Shtetit, brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit të ATP-së dhe vetëm për çështje të
cilat janë brenda fushës së zbatimit të përcaktuar në nenin 3 të ligjit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN

I. Rrethanat e çështjes

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 26.11.2016, është paraqitur një
padi me objekt dhe shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Nga aktet e fashikullit të gjykimit ka rezultuar se, paditësit kanë pretenduar janë
pronarë mbi një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 1150 m2. Po ashtu paditësit kanë
pretenduar se titulli i pronësisë së palëve të paditura, konkretisht vendimi nr. 52, datë
17.08.2007 i ZRAKKP Qarku Vlorë krijon mbivendosje me titullin e pronësisë të paditësit
për këtë pasuri. Sa më sipër, paditësit i janë drejtuar gjykatës me padi dhe kanë kërkuar
anullimin e pjesshëm të vendimit nr. 52, datë 17.08.2007 i ZRAKKP Qarku Vlorë dhe
vendimit nr. 18, datë 15.01.2008 të AKKP-së në emër të palëve të paditura si dhe të njohjen
pronar mbi këtë pasuri.

II. Procedura Gjyqësore

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 108 (286), datë 23.02.2017,
ka vendosur: “1. Moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për gjykimin e
çështjes civile nr. 2904, datë 16.11.2016. 2. Dërgimin e çështjes për kompetencë gjykimi
Gjykatës së Apelit Vlorë. 3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën
e Lartë.  »
3.1. Ndër të tjera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka arsyetuar se, në Ligjin
nr.133/2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të
Pronave”, nuk parashikohet që çështjet që janë në gjykim të vazhdojnë nga gjykata e shkallës
së pare, por pas ankimit në interpretim të dispozitave të mësipërme, ankimet duhet të
shqyrtohen nga gjykata e apelit.
4. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin datë 04.04.2019 ka vendosur t’i parashtrojë
Gjykatës së Lartë qëndrimin për kompetencën lëndore duke paraqitur si shkaqe ato të
pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

23
III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. (108) 286, datë 23.02.2017, i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Vlorë, me të cilin është shpallur moskompetenca funksionale për shqyrtimin e
çështjes dhe duke i dërguar aktet Gjykatës së Apelit Vlorë, është i pabazuar në ligj. Si i tillë,
ky vendim duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
6. Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e
juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo
gjykate. Kompetenca lëndore apo funksionale e gjykatës është drejta e saj për shqyrtimin e
një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lëndës dhe natyrës së tyre.
7. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore apo funksionale e gjykatës është
shumë e rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e
Gjykatës Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standartin e gjykatës
së caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ
(shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës
Kushtetuese). Në këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore apo funksionale është kusht për
vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një
gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale. Ky konkluzion e ka
bazën tek postulati: “Nuk mund të ketë bindje ndaj një gjyqtari jokompetent”.
8. Në çdo rast gjykata, për identifikimin e kompetencës lëndore/funksionale dhe për
identifikimin e ligjit të zbatueshëm, që përcakton kompetencën e gjykatës për shqyrtimin e
çështjes konkrete, i referohet objektit dhe shkakut ligjor të padisë, të cilat individualizojnë
edhe natyrën e mosmarrëveshjes apo lëndën e gjykimit. Për këtë qëllim, gjykata duhet të
kualifikojë drejtë natyrën dhe objektin e konfliktit gjyqësor, të bëjë një kualifikim të saktë të
fakteve në themel të padisë dhe të sqarojë vullnetin e paditësit se çfarë kërkon prej gjykatës,
jo vetëm duke u limituar në pjesë të caktuara të padisë, por duke e parë tekstin e padisë në
tërësinë e tij (Vendim Unifikues nr. 3, datë 29.03.2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës
së Lartë), qoftë edhe duke u referuar tek shpjegimet e palëve në seancë gjyqësore, nga
pikëpamja e faktit dhe e ligjit në kuadër të sqarimit të natyrës së mosmarrëveshjes (nenet 7
dhe 19 të K.Pr.Civile). Kjo garanton të drejtën për një proces të rregullt ligjor, garanton të
drejtën për tu dëgjuar të palës nga gjykata, aksesin në gjykatë dhe përditëson parimin e së
drejtës, sipas të cilit palët sjellin faktet, gjykata e di dhe e thotë ligjin (da mihi factum dabo
tibi ius).
9. Në vijim të këtij arsyetimi, Kodi i Procedurës civile ka përcaktuar regjimin
procedural të kompetencës së gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve sipas natyrës së
tyre. Kështu në nenin 41 të tij parashikohet se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së
parë janë të gjitha mosmarrëveshjet e civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të përcaktuara në
këtë kod dhe në ligje të tjera”.
10. Nga ana tjetër, me datë 23.02.2016 ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015 “Për
trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” (në vijim Ligji nr.
133/2015). Në nenin 29 të tij është parashikuar se “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e
së drejtës, palët e interesuara dhe avokatura e shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda
30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit sipas rregullave të
Kodit të Procedurës së Republikës së Shqipërisë.”.
11. Kolegji vlerëson se Ligji nr. 133/2015 pati si qëllim përfundimin efektivisht të
procesit të trajtimit të pronës nëpërmjet njohjes dhe kompensimit të saj brenda një afati të

24
arsyeshëm2. Për këto arsye me këtë ligj u krijua një organ i vetëm, person juridik publik,
vendimmarrës, konkretisht Agjensia e Trajtimit të Pronave, (në vijim A.T.P) të cilës i kanë
kaluar të drejtat dhe detyrimet e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës dhe e cila
do të trajtojë përfundimisht kërkesat e ish-pronarëve për njohjen, kthimin dhe kompensimin
e pronës. Me qëllim përfundimin brenda një afati të arsyeshëm të procesit kthimit të
pronave, Ligjvënësi ka parashikuar vetëm një shkallë ankimi gjyqësor nga pikëpamja e
faktit dhe e ligjit, konkretisht gjykatën e apelit. Pra, sipas këtij Ligji gjykata e apelit ushtron
juridiksion fillestar, për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve midis subjekteve që pretendojnë se
janë ish-pronarë dhe Agjensisë së Trajtimit të Pronës, ku objekt i mosmarrëveshjes është
vendimmarrja e këtij organi në lidhje me të drejtat e tyre për kthimin apo kompensimin e
pronës.
12. Duke iu rikthyer çështjes konkrete, Kolegji, në kuadër të kualifikimit të natyrës
së mosmarrëveshjes për efekt të identifikimit të kompetencës lëndore/funksionale vlerëson
se, para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është paraqitur një padi me objekt njohje
pronar. Si shkak i padisë nga paditësi është parashtruar se të drejtës subjektive të pronësisë
të paditësit, i është kundërvënë fakti i paligjshëm, pretendimi i paligjshëm i palëve të
paditura si pronarë të sendit, për shkak se titujt e pronësisë së pretenduar prej tyre,
konkretisht vendimi nr. 52, datë 17.08.2007 i ZRAKKP Qarku Vlorë dhe vendimi nr. 18,
datë 15.01.2008 të AKKP-së krijojnë mbivendosje me titullin e pronësisë së paditësit dhe
për këtë pjesë këto vendime duhet të anullohen.
13. Në vijim të këtij arsyetimi, si bazë ligjore ku themelohen pretendimet e paditësit
në rastin konkret është neni 32/b i Kodit të Procedurës Civile dhe neni 7, pika 1/b e Ligjit nr.
9235, datë 29.07.2004 « Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës  », i ndryshuar. Sa më sipër
Kolegji vlerëson se, kjo është një mosmarrëveshje me natyrë tipike juridiko-civile, që buron
nga e drejta e pronësisë, midis subjekteve të së drejtës private. Ajo ndjek regjimin juridik
respektiv të përcaktuar në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin e Procedurës
Civile dhe sipas nenit 41 të Kodit të Procedurës Civile është në kompetencën lëndore të
gjykatave të shkallës së parë.
14. Nga ana tjetër, Kolegji vlerëson se, sipas Ligjit Nr. 133/2015 në kompetencën
funksionale të gjykatave të apelit janë vetëm mosmarrëveshjet që lindin midis subjekteve
ish-pronarë dhe shtetit të përfaqësuar nga Agjensia e Trajtimit të Pronës dhe ku objekt
shqyrtimi gjyqësor është ligjshmëria e vendimmarrjes së organit kompetent për kthimin apo
kompensimin e pronës, në lidhje me të drejtat e pronësisë së ish-pronarëve, me qëllim
përfundimin e procesit të trajtimit të pronës. Nëse shteti, i përfaqësuar nga organi kompetent
për kthimin dhe kompensimin e pronës, me vendim ka disponuar një herë në lidhje me të
drejtën e pronësisë të ish-pronarit, atëherë ky vendim është titull pronësie. Nga momenti i
marrjes formë të prerë të këtij vendimi, ndodh zhveshja si titullar i së drejtës së pronës së
shtetit dhe lindja e së drejtës së pronës së ishpronarit. Me këtë vendim, shteti është
vetëshpronësuar dhe është çliruar nga detyrimi i tij për kthimin e pronës ndaj ishpronarëve
dhe trashëgimtarëve të tyre. Padrejtësitë në pjesët takuese të trashëgimtarëve apo subjekteve
të tjerë apo paligjshmëria e këtij vendimi, nuk mund të jenë më detyrime të shtetit karshi tyre
por janë mosmarrëveshje civile që duhet të zgjidhen ndërmjet tyre nga gjykata.3
15. Nën këtë regjim juridik, nëse këto vendime kanë gjeneruar konflikte civile midis
ish-pronarit dhe subjekteve të tretë, gjatë procesit gjyqësor do të testohet ligjshmëria e titujve
kundërthënës të pronësisë midis ndërgjyqësve në funksion të zgjidhjes përfundimtare të

2
Shiko Vendimin nr. 1, datë 16.01.2017 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
3
Një qëndrim analog mbahet në Gjykata e Lartë, Kolegjet e Bashkuara, pranojnë në Vendimin Unifikues
Nr.9/2 i Regj. Themeltar, Nr. 6, dt. 24.01.2007.

25
konfliktit. Kjo do të thotë se, titujt e pronësisë së pretenduar nga palët ndërgjyqëse do të
shqyrtohen jo si akte administrative, por si tituj pronësie të zakonshëm.
16. Në vijim të këtij arsyetimi, nëse në një konflikt gjyqësor midis dy subjekteve të së
drejtës private, që buron nga e drejta e pronësisë, kërkimi për pavlefshmërinë e vendimit të
organit përkatës për njohjen pronar dhe kthimin apo kompensimin e pronës, ngrihet në
mënyrë incidentale nga pala ndërgjyqëse, (si një subjekt i tretë në raport me vendimin), me
qëllim kundërshtimin e titullit të pronësisë të pretenduar nga pala kundërshtare, shqyrtimi
gjyqësor i këtij kërkimi, si një çështje paragjykimore, ka karakter të ndërvarur dhe të
prejardhur me shqyrtimin e kërkimit të paditësit, që mund të jetë njohja pronar, kthimi i
sendit, pavlefshmëria e veprimit juridik, të bazuar mbi vendimin e kundërshtuar etj. Për
rrjedhojë, mosmarrëveshja në rastin konkret nuk e ka burimin nga pretendimet e ish-pronarit
për vendimin e organit publik, që ka disponuar në lidhje me të drejtat e tij për njohjen pronar
dhe kthimin apo kompensimin e pronës, por është një mosmarrëveshje midis subjekteve të së
drejtës private në lidhje me të drejtat e tyre të pronësisë mbi një send të caktuar, bazuar në
dispozitat e Kodit Civil që regjojnë mjetet e mbrojtjes së pronësisë.
17. Sa më sipër, u arsyetua, shqyrtimi i padisë me objekt njohje pronar dhe
kundërshtim të vendimeve të ZRAKKP Qarku Vlorë dhe AKKP-së, në rastin konkret, nuk
është në kompetencën, funksionale të gjykatës së apelit, por në kompetencën e gjykatës së
shkallës së parë. Interpretimi i kundërt do të çonte në shkelje të parimit të respektimit të
shkallëve të gjyqësorit, i sanksionuar në nenin 135 të Kushtetutës së Republikës së
Shqipërisë dhe dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Civile, në lidhje me
kompetencën e gjykatave për shqyrtimin e këtyre mosmarrëveshjeve. Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Vlorë në këtë rast, nuk ka bërë një kualifikim të saktë të natyrës së
mosmarrëveshjes, çka ka konkluduar në identifikimin e gabuar, nga ana e saj, të
kompetencës lëndore/funksionale për gjykimin e kësaj çështjeje. Si rrjedhojë, vendimi i kësaj
gjykate për shpalljen e moskompetencës funksionale është i pabazuar në ligj, duhet të prishet
dhe çështja duhet të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj Gjykate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 108 (286), datë 23.02.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Vlorë dhe dërgimin e çështjes pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.05.2019

26
Nr. 11118-00844-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 264 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues


Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 09.05.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu


përket palëve:

PADITËS: GERHARD PAUSCH

I PADITUR: ARTAN GUCE


FATOS MALIQAJ

OBJEKTI:
Sigurimin e padisë në vlerën e kërkuar duke vendosur sekuestro preventive
mbi të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe në të gjitha llogaritë bankare të të paditurve,
në të gjitha Bankat që operojnë në territorin e RSH.
Detyrimin solidar të të paditurve për likuidimin e shumës prej 85,000
(tetëdhjetë e pesëmijë) euro.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur, duke përfshirë
shpenzimet e avokatëve dhe taksën gjyqësore.

BAZA LIGJORE: Nenet 32/a; 202; 206 të Kodit të Procedurës Civile të RSH. 202; Nenet
659, 660, 662, 663, 681, 690, 693, 423 të Kodit Civil; Akti i Themelimit e Statuti i datë
01.08.1995.

Gjykata e Rrethit Gjyqësore Lushnjë, me vendimin nr. 52 (64-2019-183), datë 30.01.2019


ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të


Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shqyrtimin e çështjes civile Nr. 137/788 (676)
Regj.Them.; datë regjistrimi 05.07.2018, që i përket: Paditës- Gerhard
Pausch; i Paditur - Artan Guçe e Fatos Maliqaj, me Objekt- “Detyrimin
solidar të të paditurve për likuidimin e shumës prej 85,000 (tetëdhjetë e
pesëmijë) euro etj”.
Dërgimin për gjykim të kërkesëpadisë dhe akteve bashkangjitur asaj, në
Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë nga paditësi dhe të paditurit, në
Gjykatën e Lartë. Ankimi mund të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë

27
Lushnjë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të këtij
vendimi të arsyetuar.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim pala paditëse Gerhard Pausch, i cili kërkon:

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Lushnjë dhe dërgimin e


çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Shkaqet që pala paditëse Gerhard Pausch paraqet në ankimin e veçantë janë:

- Pala paditëse ka ngritur padi me objekt Sigurimin e padisë si dhe Detyrimin e të


paditurve për shlyerjen e detyrimit solidar në shumën 85.000 Euro dhe si bazë ligjore
paditësi përveç neneve të Kodit Civil dhe atij Procedurial, ka vendosur edhe
Kontratat që ka nënshkruar me palët siç janë Akt-Themelimi dhe Statuti i ngritjes se
një shoqërie tregtare.
- Nga ana e paditësit janë përdorur kontratat si bazë ligjore bazuar nga vet ligji i cili në
nenin 690 të Kodit Civil i ka dhënë kontratës fuqinë e ligjit për palët. Ndaj bazuar
këtyre dy akteve juridike të cilat palët i kanë nënshkruar rregullisht e përsa kohe nuk
vijnë në kundërshtim me ligjin, ato kanë prioritet dhe fuqi të plotë e për pasoje duhet
të zbatohen.
- Në këto dy akte juridike palët vet kanë përcaktuar se gjykata për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve midis tyre do të jetë Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë.
- Në këtë këndvështrim paditësi i është drejtuar Gjykatës së Lushnjës për zgjidhjen e
mosmarrëveshjes, por një prej palëve të paditura Fatos Maliqaj, në seancën
përgatitore ka paraqitur kërkesë me shkrim në lidhje me kompetencën e gjykatës, me
arsyetimin se nuk mund të jetë gjykata kompetente kjo gjykatë, por gjykata ku ka
vendbanimin i padituri bazuar nenit 42 të K.Pr.Civile.
- Nga ana jonë vlerësojmë së pari se, bazuar nenit 158 pika 7 e K.Pr.Civile gjykata nuk
duhet ta kishte pranuar kërkesën e paraqitur me shkrim nga ana e të paditurit Fatos
Maliqaj, pasi i padituri është njoftuar për zhvillimin e gjykimit dhe nuk ka paraqitur
deklaratë mbrojtje brenda afatit ligjor sipas nenit 158. Si dhe në respektim të ligjit e
të një zhvillimi të rregullt gjyqësor, duke qene se ligji i ka dhënë të drejtën gjykatës
që edhe vet kryesisht të marrë në shqyrtim çështjen e kompetencës, duhet të ishte ajo
iniciatore për marrjen në shqyrtim të kompetencës dhe jo me kërkesën e palës së
paditur Fatos Maliqaj.
- Gjykata nga ana e saj ka vlerësuar kompetenca sipas saj përcaktohet në nenin 42 të
K.Pr.Civile ku thotë së padite ngrihen në Gjykatën e vendit ku i padituri ka
vendbanimin ose vendqëdnrimin e tij...,” dhe duke qenë se të paditurit e kanë
vendbanimin në Tiranë, gjykate kompetente duhet të jetë gjykata e Tiranës. Ndërsa
lidhur me të drejten e kompetencës tokësore të ushtruar nga paditësi bazuar nenit 52
të K.Pr.Civile ajo vlerëson se nuk ndodhet përpara kompetencës tokësore alternative
e cila do të më legjitimonte mua si paditës për ushtrimin e kësaj të drejte.
- Neni 52 i K.Pr.Civile thotë se “Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me
marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të
këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje. Për sa kohë neni 52 nuk bie ndesh
me nenin 42, nen bazuar të cilit i ka dhënë zgjidhje gjykata në vendimin e saj, atëherë
unë si ankimues jam i mendimit se në këtë rast duhet të zbatohet neni 52 i
K.Pr.Civile.

28
- Gjykata ka vlerësuar gabim duke e përcaktuar të drejtën time si “zgjedhje altemative”
për përcaktimin e kompetencës duke iu drejtuar gjykatës Lushnjë, pasi në rastin
konkret nga ana ime si paditës nuk është zgjedhur rastësisht apo në alternative të
asnjë prej neneve të K.Pr.Civile në lidhje me gjykatën të cilës i jam drejtuar, por në
radhë të parë me kushtëzon Akti i Themelimit dhe Statuti, që kanë nënshkruar të
gjitha palët në këtë gjykim ku me vullnetin e tyre kanë vendosur si gjykate të
zgjidhjes se mosmarrëveshjeve Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, këto akte duke
qenë se bazuar nenit 690 të K.Civil kanë fuqinë e ligjit, atëherë unë si paditës nuk
gjendem përpara një alternative, por veç se të zbatoj atë çka shkruan ligji, duke iu
drejtuar Gjykatës Lushnjë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
- Nga ana tjetër në këndvështrim të nenit 52 të K.Pr.Civile siç dhe arsyetuam më lart,
duke qene se në vetvete ky nen thotë se palët me marrëveshje me shkrim mund të
ndryshojnë kompetencën tokësore duke përjashtuar nenet 45 e 46 të tij. Sipas këtij
neni duhet të plotësohen tre kritere për zbatimin e tij; 1 - Duhet që të kemi një
marrëveshje me shkrim, dhe në fakt ka marrëveshje me shkrim nga ana e palëve siç
është Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqërisë; 2- përveç rasteve të parashikuara në
nenet 45 e 46 të K.Pr.Civile, dhe në fakt nuk jemi në rastet e nenit 45 e 46 të tij; 3-
Kur ligji e ndalon këtë marrëveshje. Nga ana e ligjit nuk ka asnjë pengese ligjore që
të ndalojë marrëveshjen. Kështu duke qenë se neni 52 nuk e përjashton dhe nuk bie
ndesh me nenin 42 të K.Pr.Civle gjithashtu duke qenë se ligji nuk e ndalon
marrëveshjen për të bërë këtë përcaktim, atëherë si përfundim përsa dhe arsyetuam
me sipër do të kërkoj nga ana juaj: Pranimin e ankimit duke vendosur rrëzimin e
vendimin nr. 52, datë 30.01.2019 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, dërgimin për
gjykim po kësaj gjykate dhe vazhdimin e gjykimit me të njëjtin trup gjykues dhe në
fazën në të cilën është lënë gjykimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN

1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11118-00844-00-2019 regj.


them, që iu përket: paditës Gerhard Pausch,, i paditur, Artan Guce, Fatos Maliqaj me objekt:
Sigurimin e padisë në vlerën e kërkuar duke vendosur sekuestro preventive mbi të gjitha
pasuritë e paluajtshme dhe në të gjitha llogaritë bankare të të paditurve, në të gjitha Bankat
që opërojnë në territorin e RSH. Detyrimin solidar të të paditurve për likuidimin e shumës
prej 85,000 (tetëdhjetë e pesëmijë) euro., etj....
2. Vendimi nr. 52 (64-2019-183), datë 30.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësore
Lushnjë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të
lihet në fuqi.

I. Rrethanat:

3. Pala paditëse Gerhard Pausch i është drejtuar gjykatës me padi me objekt:


Sigurimin e padisë në vlerën e kërkuar duke vendosur sekuestro preventive mbi të gjitha
pasuritë e paluajtshme dhe në të gjitha llogaritë bankare të të paditurve, në të gjitha Bankat
që operojnë në territorin e RSH. Detyrimin solidar të të paditurve për likuidimin e shumës

29
prej 85,000 (tetëdhjetë e pesëmijë) euro. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së
paditur, duke përfshirë shpenzimet e avokatëve dhe taksën gjyqësore.

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësore Lushnjë, me vendimin nr. 52 (64-2019-183), datë


30.01.2019 ka vendosur:
Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit
Gjyqësor Lushnjë, për shqyrtimin e çështjes civile Nr. 137/788 (676) Regj.Them.; datë
regjistrimi 05.07.2018, që i përket: Paditës- Gerhard Pausch; i Paditur - Artan Guçe e Fatos
Maliqaj, me Objekt- “Detyrimin solidar të të paditurve për likuidimin e shumës prej 85,000
(tetëdhjetëepesëmijë) euro etj”.
Dërgimin për gjykim të kërkesëpadisë dhe akteve bashkangjitur asaj, në Gjykatën e
Shkallës së Parë Tiranë.
Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë nga paditësi dhe të paditurit, në Gjykatën e
Lartë. Ankimi mund të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë brenda 5 (pesë)
ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.
5. Gjykata e Rrethit Gjyqësore Lushnjë ndër të tjera arsyeton se:
... avokati i palës së paditur në kërkesën e tij me shkrim parashtroi: (omissis) “...
lidhur me kompetencën tokësore të gjykatës, kërkojmë nga gjykata të vlerësojë kërkesën tonë
dhe të shpallë moskompetencën tokësore duke i kaluar aktet për gjykim Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë. Në Nenin 42 të K.Pr.Civile, parashikohet së padia duhet të ngrihet në
vendbanimin e të paditurit dhe të dy të paditurit banojnë në Tiranë. Kjo nuk është një padi
që përcakton të drejtat reale mbi sendin, por vetëm një padi që kërkon shlyerjen e një shume.
Në këto kushte nuk duhet të ngrihet në gjykatën që ndodhej sendi por në atë ku banojnë të
paditurit. Gjithashtu parashtrojmë se të gjitha veprimet për regjistrimin e shoqërisë janë
bërë nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka qenë kompetente në kohën e
regjistrimit të shoqërisë. Sa më sipër kërkojmë nga gjykata, pranimin e kërkesës.”
Të njëjtin qëndrim ndante edhe përfaqësuesi i të paditurit Artan Guçe, avokati Hysen
Kovaçi i cili deklaroi se: Meqenëse objekt gjykimi janë vlera monetare, palët janë me banim
në Tiranë dhe paditësi është shtetas i huaj, dhe unë kërkoj që të shpallet moskompetenca
tokësore.
Kjo kërkesë u kundërshtua nga përfaqësuesi i paditësit Gerhard Pausch, avokati
Gentian Zoto i cili deklaroi se: Nuk jam dakord me kërkesën për shpalljen e moskompetencës
dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë pasi sipas marrëveshjes së
palëve, është fuqia e kontratës e cila ka përcaktuar që gjykata që do zgjidhë
mosmarrëveshjen është Gjykata Lushnjë.
Pasi dëgjoi dhe analizoi këto pretendime të palës së paditur në çelje të seancës
përgatitore (ende pa u nxjerrë urdhëri për caktimin e seancës gjyqësore), në kushtet kur
konstatoi se nuk ishte para rastit të “kompetencës eskluzive”, gjykata (gjyqtari i vetëm)
vlerëson se kërkesa është ngritur drejtë edhe referuar fazës proceduriale ku ndodhet gjykimi,
sipas rregullit të normuar në Nenin 61, pika 2) të KPC ku parashikohet: 2. Në rastet e tjera,
mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm me kërkesë të palëve,
derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore. “
Lidhur me themelin e saj, gjykata arsyeton se: në analizë të elementeve të kërkesë-
padisë; të akteve provuese bashkangjitur asaj; të natyrës së mosmarrëveshjes, si edhe
mbështetur në kërkesën e ngritur para Gjykatës nga palët e paditura dhe përfaqësuesit e
tyre, Gjykata e gjen të bazuar në ligj arsyetimin për të shpallur moskompetencën e saj
tokësore dhe për të dërguar drejt GJRRGJ Tiranë, si gjykata kompetente, këtë kërkesëpadi
dhe aktet bashkangjitur.

30
Për të arritur në një konkluzion të saktë e të përligjur lidhur me përcaktimin e
gjykatës kompetente sa i përket “kompetencës tokësore”, kjo Gjykata mori në shqyrtim
natyrën e mosmarrëveshjes së shtruar për zgjidhje para saj si edhe shkakun ligjor që merr në
mbrojtje kërkimet e paditësit, tek i cili ai mbështetet për t’u rivendosur në të drejtat e tij të
shkelura në mënyrë të kundërligjshme nga të paditurit, sipas pretendimit. Është pikërisht
shkaku i padisë, e drejta dhe gjendja e faktit që i kundërvihet kësaj të drejte, që përbën
cënim të së drejtës së një subjekti/pale dhe që e motivon atë të verë në lëvizje gjykatën (Neni
32/a/b i K.Pr.Civile). Arsyeja e kërkimit, mbi të cilën bazohet padia, përbëhet nga e drejta
material.
Për të evidentuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe shkakun e padisë, Gjykata nuk
mjaftohet thjesht dhe vetëm me atë çka paditësi parashtron në pjesën hyrëse të kërkesëpadisë
të titulluar “shkaku ligjor” ose “baza ligjore”. ...
Kjo çështje është konsoliduar tashmë edhe referuar qëndrimit të unifikuar nga
KBGJL në Sentencën Unifikuese nr. 3, datë 29.03.2012, ku është normuar me karakter
detyrues: Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në përfundimin se, për të
vlerësuar objektin e padisë është e nevojshme të shihet kërkesëpadia në përmbajtje të saj, të
gjitha shtjellimet e kërkimet e paditësit dhe jo vetëm pjesa hyrëse e kërkesëpadisë. ...
Edhe rrethanat e çështjes konkrete u shqyrtuan nën këtë linjë arsyetimi teorik si më
sipër. Paditësi pretendon nga të paditurit, që t’i paguajnë në mënyrë solidare një shumë prej
85,000 euro e cila, sipas paditësit, buron nga një marrëdhënie jurdidiko-civile e cilësuar si
“detyrim kontraktor” që rregullohet nga dispozitat e Kodit Civil në fuqi. Është pikërisht
paditësi, i cili në pjesën hyrëse dhe atë arsyetuese të padisë, ka referuar tek dispozitat e këtij
Kodi e konkretisht Nenet 659; 660; 662; 663; 681; 690; 693 dhe 423 të Kodit Civil. Pra
është vetë paditësi që e ka përcaktuar karakterin civil dhe jo tregtar të çështjes në kushtet
kur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, paditësi nuk referon tek dispozitat e ligjit nr. nr.9901,
datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” por vetëm tek dispozitat e Kodit Civil.
Në mënyrë të përmbledhur rrethanat dhe faktet objekt gjykimi qëndrojnë si vijon:
pretendohet se mes palëve është krijuar para shumë vitesh (viti 1995) një shoqëri tregtare.
Për qëllime të krijimit dhe funksionimit të kësaj shoqërie, paditësi pretendon se ka paguar
një vlerë monetare të cilën e kërkon aktualisht që t’i rikthehet nga të paditurit. Shoqëria nuk
ekziston pasi janë shitur asetet e saj. Çmimi i shitjes është përfituar tërësisht vetëm nga të
paditurit, të cilët janë begatuar pa shkak duke përfituar në mënyrë të padrejtë edhe pjesën
takuese të paditësit. Të paditurit (gjithmonë sipas pretendimit të paditësit) e kanë
përjashtuar padrejtësisht paditësin nga përfitimi i ligjshëm i pjesës takuese të çmimit të
shitjes. Pikërisht kjo vlerë monetare përbën objektin material të kësaj kërkesëpadie dhe
shkak për lindjen e mosmarrëveshjes mes palëve.
Nga ana tjetër rezulton se në momentin e krijimit të shoqërisë, palët kanë rënë
dakord dhe kanë përcaktuar në Artikullin XVIII të “Aktit të Themelimit” të shoqërisë
tregtare, që mosmarrëveshjet mes tyre (palëve) në shoqëri, do të zgjidhen nga gjykata e
Lushnjës, ka qenë pikërisht ky parashikim i bërë në aktin e themelimit ai që ka kondicionuar
palën paditëse për t'iu drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, si gjykatë kompetente e
zgjedhur nga palët në zbatim të Nenit 52 të KPC.
Për sa më sipër konkludohet se mosmarrëveshja në gjykim nuk ka natyrë tregtare por
ka natyrë civile dhe për zgjidhjen e saj gjykata nuk do të përdor dispozitat e Ligjit Nr.9901,
datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, por do t’i referohet dispozitave të
Kodit Civil në fuqi. Në pasojë kompetenca tokësore e gjykatës, përsa kohë nuk është
rregulluar nga ligji i posaçëm ose dispozita konkrete të KPC, do të përcaktohet sipas
rregullit të përgjithshëm të normuar në përmbajtje të Nenit 42 të KPC “Paditë ngrihen në
gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk
dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme. ...”. Në zbatim të kësaj dispozite

31
proceduriale Gjykata kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në gjykim është pikërisht
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, si “gjykata e vendbanimit të të paditurve”.
Lidhur me të drejtën e zgjedhjes së ushtruar nga paditësi në bazë të Nenit 52 të KPC,
vlerësohet se në çështjen në gjykim nuk jemi para kompetencës tokësore alternative e cila do
të legjitimonte paditësin në ushtrimin e të drejtës së zgjedhjes mes dy a më shumë gjykatave
kompetente. Kompetenca tokësore joekskluzive për gjykimin e kësaj kërkesëpadie i takon
vetëm gjykatës së shkallës së parë Tiranë, e cila është njëkohësisht edhe gjykata ku të
paditurit kanë vendbanimin e tyre zyrtar si edhe vendqëndrimin e tyre. Paditësi ka zgjedhur
gabimisht GJRRGJ Lushnjë e cila në kuptim të ligjit dhe arsyetimit të mësipërm, rezulton se
nuk është njëra prej “gjykatave kompetente alternative” në zbatim të ligjit procedurial civil,
referuar natyrës së mosmarrëveshjes.
Në përfundim Gjykata e gjen të drejtë parashtrimin e të paditurve dhe përfaqësuesve
të tyre dhe konkludon në shpalljen e moskompetencës tokësore të saj dhe dërgimin e çështjes
për gjykim në GJ.RR.GJ. Tiranë, si e vetmja gjykatë kompetente në territorin e së cilës palët
e paditura kanë vendbanimin e tyre aktual sipas regjistrit të gjendjes civile. Për më tepër që
në atë gjykatë proçesi gjyqësor do të mund të përfundojë më shpejtë dhe brenda një afati të
arsyeshëm, referuar edhe faktit që përfaqësuesit e paditësit janë gjithashtu avokatë të
Dhomës së Avokatisë Tiranë, me zyrë po aty.
Ky arsyetim mbështetet edhe në qëndrimin e njëjtë të mbajtur edhe nga Gjykata e
Lartë sipas të cilit, kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia ose masa e juridiksionit që i
është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj, çdo Gjykate. Kompetenca (qoftë lëndore apo
territoriale) është një kusht procedural i vlefshmërisë së procesit gjyqësor dhe i akteve të
realizuara gjatë tij në kuptimin që “Një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë
veprimtari procedurale Për këtë arsye, shqyrtimi i çështjes së kompetencës përfshihet që në
veprimet paraprake dhe përgatitore që duhet të kryejë gjyqtari i vetëm (Neni 158/a i
K.Pr.Civile).
Ndodhur në këto kushte e për sa më sipër u arsyetua gjyqtari i vetëm, duke analizuar
sa më sipër e duke çmuar se kjo Gjykatë nuk ka kompetencë për gjykimin e kësaj padie pasi
kompetenca tokësore i përket Gjykatës së Shkallës se Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë,
vendos që të dërgojë në atë Gjykatë kërkesëpadinë dhe aktet bashkangjitur asaj.

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:


Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
7. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.
8. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
9. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
10. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

32
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë
në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet e paraqitura në ankimin e
veçantë të palës paditëse Gerhard Pausch, nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në
ligj, prandaj nuk ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Lushnjë.
12. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e
gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore
është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë
nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me
dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim
procedural.
13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në
rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio
legis) dhe parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave
për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të tjera të
veçanta, në të cilat është pasur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë
aksesi në drejtësi. Në këtë kontekst i vlerësueshëm është fakti se për kategori të caktuara
mosmarrëveshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të
ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm
(Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës
së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).
14. Në vijim të sa më sipër, paditësi Gerhard Pausch, me padinë objekt gjykimi
kërkon: “Sigurimin e padisë në vlerën e kërkuar duke vendosur sekuestro preventive mbi të
gjitha pasuritë e paluajtshme dhe në të gjitha llogaritë bankare të të paditurve, në të gjitha
Bankat që operojnë në territorin e RSH. Detyrimin solidar të të paditurve për likuidimin e
shumës prej 85,000 (tetëdhjetë e pesëmijë) euro”.
Në nenin 42 të K.Pr.Civile të K.Pr.Civile parashikohet se: “Paditë ngrihen në
gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk
dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme”....”.
15. Kolegji Civil çmon se, kompetente nga pikëpamja tokësore për gjykimin e
çështjes civile objekt gjykimi është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (siç me të drejtë ka
arsyetuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë), pasi të paditurit Artan Guçe dhe Fatos
Maliqaj, e kanë vendbanimin e tij në Tiranë (pallatet 1 Maji). Pretendimi i palës së paditëse
se palët në aktin e themelimit të shoqërisë kanë përcaktuar kompetente gjykatën e Rrethit
Gjyqësor Lushnjë, për rrjedhojë dhe ky gjykim duhet të bëhet nga Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Lushnjë, nuk qëndron për shkak se në objekt padie kemi Detyrimin solidar të të
paditurve për likuidimin e shumës prej 85,000 (tetëdhjetëepesëmijë) euro. Është neni 42 i
K.Pr.Civile që përcakton gjykatën kompetente nga pikëpamja tokësore, e cila është gjykata e
shkallës së parë në territorin e së cilës ka banimin i padituri.
16. Për sa më sipër Kolegji Civil vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësore
Lushnjë është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

33
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr. 52 (64-2019-183), datë 30.01.2019 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Tiranë, më 09.05.2019

34
Nr. 90200-01102-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 265 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues


Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 09.05.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu


përkët palëve:

KËRKUES: MICRO CREDIT ALBANIA SH.A

OBJEKTI:
Kërkohet lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë
11.02.2011 me kreditor Micro Credit Albania Sh.a. dhe kredimarrës Z. Ergys Sadik Kotrri,
dtl. 22.02.1982 banues në Lagje Vasil Shanto, Rr. “M.Gjollesha”, Shkodër dhe kredimarrës
Znj. Muniba Agim Kotrri, dtl. 16.07.1984 banues në Lagje Vasil Shanto, Rr. “M.Gjollesha”,
Shkodër dhe dorëzanës Z. Florenc Luan Caushi, dtl. 10.05.1979 banues në Lagje Fahri
Ramadani, Rr. “Bashkimi”, Shkodër.

BAZA LIGJORE: Neni 510/d, 511 e në vijim i Kodit të Procedurës Civile, neni 5 i ligjit
nr. 48, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 08.04.2019 ka vendosur:

Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjykim


të çështjes civile me Nr 1687 Regj. Them. datë Regjistrimi 15.03.2019 me
kërkues Shoqëria “Micro Credit Albania” Sh.a, me objekt: “Kërkohet lëshimi
i Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 11.02.2011
me kreditor Micro Credit Albania sh.a. dhe kredimarrës Z. Ergys Sadik
Kotrri, dtl. 22.02.1982 banues në Lagje Vasil Shanto, Rr. “M.Gjollesha”,
Shkodër dhe kredimarrës Znj. Muniba Agim Kotrri, dtl. 16.07.1984 banues në
Lagje Vasil Shanto, Rr. “M.Gjollesha”, Shkodër dhe dorëzanës Z. Florenc
Luan Caushi, dtl. 10.05.1979 banues në Lagje Fahri Ramadani, Rr.
“Bashkimi”, Shkodër.” dhe dërgimin për kompetencë Gjykatës të Rrethit
Gjyqësor Shkodër.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Lartë brënda 5 ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Micro


Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:

35
Prishjen e vendimit nr. 415 regj.them. të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si gjykata kompetente
për shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të përcaktuar në kërkesë.

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e veçantë
janë:

- Vendimmarrjen e gjykatës e konsiderojmë të gabuar në kundërshtim me ligjin


procedural për arsyet si më poshtë: Së pari: Gjykata nuk ka marrë parasysh nenin 7
pika 7.6 të kontratës ku përcaktohet shprehimisht se: “Çdo mosmarrëveshje e lindur
midis palëve në këtë kontratë do të zgjidhet me mirëkuptim konform dispozitave
ligjore në fuqi dhe rregulloreve të RB, në të kundërt gjykata kompetente për zgjidhjen
e mosmarrëveshjeve është Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë”.
- Kodi i Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë urdhëruese që të përcaktojë në
mënyrë taksative kompetencën për kontratat e kredive bankare dhe nuk ka ndonjë
ndalim taksativ që palët nuk kanë të drejtë të përcaktojnë kompetencën tokësore.
Përderisa e lejon ligji dhe palët e kanë parashikuar në kontratë shprehimisht, gjykata
nuk mund të dali mbi vullnetin e palëve dhe mbi ligjin.
- Pjesa e Përgjithshme e Kodit të Procedurës Civile neni 52 përcakton se, kompetenca
tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të
parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.
Për rastin konkret nuk ka ndalim. Më tej po tek pjesa e përgjithshme neni 54
përcaktohet: E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon
paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë. Pra edhe po të kemi të bëjmë me disa
gjykata kompetente është kërkuesi ai që zgjedh.
- Së dyti: Edhe sikur të mos ishte parashikimi në kontratë si më sipër gjykata ka gabuar
në referimin me rastin konkret, pasi kemi të bëjmë me ekzekutim detyrimi në të holla
dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim. Sigurimi i kredisë është i parashikuar në
nenin 5 të kontratës: kredimarrësi në rast mospërmbushje përgjigjet me të gjithë
pasurinë e tij, depozitat, llogaritë bankare dhe çdo send të luajtshëm ose të
paluajtshëm në pronësi të tij. Vendndodhja e llogarive bankare e sendeve të luajtshme
apo të paluajtshme nuk lidhet domosdoshmërisht me vendbanimin e debitorit.
- Neni 511 pika ç) parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku
detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së kreditorit. Në nenin 4.7 të kontratës përcaktohet se shlyerja e
kësteve mujore të rradhës së bashku me interesat, do të kryhet në llogaritë bankare të
kredidhënësit. Në aneksin 1 të kontratës plani i pagesave janë përcaktuar edhe
llogaritë bankare. Duke qenë se vendi është relativisht i papërcaktueshëm dhe bankat
e Nivelit të Dytë ku mund të bëhet pagesa shtrihen në të gjithë Republikën e
Shqipërisë gjykata duhet ti referohej rregullimeve të përgjithshme të Kodit Civili neni
448 ku përcaktohet se:... Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e
pagesës.
- Të njëjtës linjë i përmbahet edhe Gjykata e Lartë në vendimin e Kolegjit Civil nr.
11243-02323-00-2012 i Regj. Them. nr. 00-2012-2048 i vendimit (385), datë
18.09.2012. Përsa më sipër gjykata ka patur në dispozicion të gjitha kushtet ligjore
dhe kontraktuale, provat e nevojshme dhe të domosdoshme për të shqyrtuar kërkesën
sipas kritereve të Neni 511 Urdhri i ekzekutimit, gjykata lëshon urdhrin e
ekzekutimit, bazuar mbi dokumentet e depozituara nga kërkuesi. Urdhri i ekzekutimit
përmban: a) gjeneralitetet e debitorit dhe kreditorit; b) origjinën e detyrimit; c)

36
detyrimin konkret, për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit.
- Së treti: Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore por
gjykata ipso iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit, duke krijuar norma juridike
në zgjidhjen e çështjes. Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që
është parashikuar midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit, përsa i
përket zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike. Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në
konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin që mund të pësojë ky subjekt bankar
nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.
- Gjykata duhej të kishte parasysh se “Micro Credit Albania” Sh.a ushton një aktivitet
tregtar në fushën e mbledhjes se fondeve të lira me një interes dhe datë maturimi të
caktuara, fonde që rishpërndahen po në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi
nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies se ndryshme. Konstatojmë se ky interpretim i
gjykatës dukshëm krijon jo vetëm pasiguri juridike, por dhe legjitimon dhe inkurajon
palët debitore që mos të përmbushin detyrimet e tyre asnjëherë karshi palës kreditore,
duke i vënë përballë rrezikut të mospërmbushjes asnjëherë në kohë të detyrimit, por
dhe gjithashtu pengon në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë e lirë të tregut, dëmton
konkurrencën dhe cënon interesat e ligjshme kontraktore që i njeh ligji dhe i garanton
ndaj palës kreditore.
- Gjykata nuk ka marrë në konsideratë prioritetin që ligjvënësi i ka dhënë sistemit
bankar në R.SH në vendimin nr. 39, datë 16.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese, e cila
ka mbajtur qëndrimin se: Sistemi bankar zë vend të rëndësishëm në strukturat
ekonomike të një vendi. Ai është një ndër aktorët kryesor të ekonomisë së tregut,
stabiliteti i të cilit është i lidhur drejtpërdrejt me stabilitetin makroekonomik të
vendit. Në një sistem të tillë, bankat funksionojnë si ndërmjetës financiar, duke
mbledhur dhe grumbulluar mjetet e lira financiare të publikut, në formën e
depozitave, për t’i përdorur këto fonde për të ushqyer sistemin e kreditimit. Dhënia e
garancive ligjore për kthimin e sigurt të kredive bankare i shërben konsolidimit të
sistemit bankar, si dhe ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e depozitave financiare të
qytetarëve apo subjekteve të tjerë. Nisur nga ky rol dhe nga atributet që i janë veshur
këtij sistemi, parashikimi në ligj i lëshimit të urdhrit ekzekutiv, sipas kërkesës se
subjektit bankar, me qëllim shlyerjen e shpejtë të kredisë pas skadimit të afateve
kontraktore, ka patur për qëllim të sigurojë ekuilibrin e nevojshëm ndërmjet interesit
publik nga njëra anë, që synon qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe garantimin e
kursimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-01102-00-2019 regj.
them, që iu përket: Kërkues “Microcredit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Kërkohet
lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 11.02.2011 me
kreditor Micro Credit Albania Sh.a. dhe kredimarrës Z. Ergys Sadik Kotrri, dtl. 22.02.1982
banues në Lagje Vasil Shanto, Rr. “M.Gjollesha”, Shkodër dhe kredimarrës Znj. Muniba
Agim Kotrri, dtl. 16.07.1984 banues në Lagje Vasil Shanto, Rr. “M.Gjollesha”, Shkodër dhe

37
dorëzanës Z. Florenc Luan Caushi, dtl. 10.05.1979 banues në Lagje Fahri Ramadani, Rr.
“Bashkimi”, Shkodër.
2. Vendimi nr. s’ka, datë 08.04.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Në datën 11.02.2011 midis kredidhënësit Shoqëria NOA Sh.a dhe palëve


kredimarrëse Z. Ergys Sadik Kotrri, dtl. 22.02.1982 banues në Lagje Vasil Shanto, Rr.
M.Gjollesha, Shkodër dhe kredimarrës Znj. Muniba Agim Kotrri, dtl. 16.07.1984 banues në
Lagje “Vasil Shanto”, Rr. “M.Gjollesha”, Shkodër dhe dorezanes Z. Florenc Luan Caushi,
dtl. 10.05.1979 banues në Lagje “Fahri Ramadani”, Rr. “Bashkimi”, Shkodër, është lidhur
kontrata e kredisë. Sipas “Kontratës për kalim të kredive” datë 27.02.2018 lidhur midis
Shoqëria NOA sh.a. dhe Micro Credit Albania Sh.a., në bazë të neneve 499-507 të Kodit
Civil, Kreditori për kontratën e sipërpërmendur është shoqëria Micro Credit Albania Sh.a.
4. Me shkresën Nr.13 Prot., të datës 30.11.2018 kreditori Micro Credit Albania Sh.a i
njofton palët për kalimin e kredisë dhe me shkresë Nr.13/1 të datës 15.12.2018 i njofton për
vlerën e detyrimit dhe përmbushjen e detyrimit pasi janë në vonese duke i paralajmëruar se
do ti drejtohet gjykatës për të kërkuar lëshimin e urdhërit të ekzekutim. Nga ana e palëve
debitore edhe pse u vendosen në dijeni për vonesën dhe mospërmbushjen e detyrimit palët
nuk përmbushen detyrimin ndaj palës kreditore, e gjendur në këtë situate ligjore pala
kreditore ju drejtua gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për titullin
Kontratën e Kredisë lidhur me datë 11.02.2011, duke i bashkëlidhur kërkesës të gjithë
dokumentacionin provues se pala debitore nuk dëshiron të paguaj detyrimin.

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 08.04.2019 ka


vendosur:
Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjykim të
çështjes civile me Nr 1687 Regj. Them. datë Regjistrimi 15.03.2019 me kërkues Shoqëria
“Micro Credit Albania” Sh.a, me objekt: “Kërkohet lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për
Kontratën e Kredisë lidhur me datë 11.02.2011 me kreditor Micro Credit Albania Sh.a. dhe
kredimarrës Z. Ergys Sadik Kotrri, dtl. 22.02.1982 banues në Lagje Vasil Shanto, Rr.
“M.Gjollesha”, Shkodër dhe kredimarrës Znj. Muniba Agim Kotrri, dtl. 16.07.1984 banues
në Lagje Vasil Shanto, Rr. “M.Gjollesha”, Shkodër dhe dorëzanës Z. Florenc Luan Caushi,
dtl. 10.05.1979 banues në Lagje Fahri Ramadani, Rr. “Bashkimi”, Shkodër.” dhe dërgimin
për kompetencë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Lartë brënda 5 ditëve, duke filluar
ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
Sa më lart, referuar fakteve të sipërpërmendura dhe analizës së provave të
administruara në gjykim, gjykata arrin në përfundimin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
nuk është kompetente, për shkak të mungesës së kompetencës tokësore në shqyrtimin e
kërkesës objekt i këtij gjykimi, për shkaqet si me poshtë:
Gjykata pasi u njoh me provat e paraqitura dhe në mbështetje të rregullimit ligjor,
çmon se cilësinë e titullit ekzekutiv, në kuptim të dispozitave proceduriale mbi ekzekutimin e
detyrueshëm e kanë vetëm aktet e përcaktuara sipas Nenit 510 të K.Pr.Civile.

38
Në, nenin 510 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: “Janë tituj
ekzekutive: ...d) aktet që përmbajnë detyrime në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive
bankare....”.
Me ndryshimet e fundit që janë bërë në K.Pr.Civile nuk parashikohet më se cila
gjykatë është kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për shqyrtimin e kërkesës
për lëshim urdhri ekzekutimi për titujt ekzekutivë të parashikuar nga neni 510/d të
K.Pr.Civile. Por kjo nuk do të thotë që kërkesa mund të ngrihet në gjykatën që mund të dojë
kërkuesi kur ajo nuk ka asnjë lidhje me juridiksionin që ushtron veprimtari kjo gjykatë.
Megjithatë, gjykata referuar neni 448 të Kodit Civil në lidhje me detyrimet monetare që
parashikon se: “Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës”, vlerëson se
Gjykatë kompetente për shqyrtimin e kërkesës është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në nenin 13.2 të Kontratës parashikohet: “Mosmarrëveshjet që mund të lindin në
interpretim e ose mospërmbushjen e kushteve të kësaj kontrate do të zgjidhen nga gjykata
kompetente”. Në përputhje me situatën juridike si me lart dhe në situatën e kushteve
konkrete që paraqet çështja objekt gjykimi, ku rezulton qartë se nuk ka përcaktim në lidhje
me pasuritë e luajtshme dhe/ose të paluajtshme të debitoreve që do t’i nënshtrohen
ekzekutimit të titullit, gjykata kompetente për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit është Gjykata
e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pra Gjykata e vendit ku rezulton nga të dhënat e kontratës së
kredisë datë 11.02.2019, se debitori/kredimarrës e kanë vendbanimin, ku nga njoftimet e
bëra në vitin 2018 nga pala kërkuese rezulton se marrin dijeni rregullisht (Lagje Vasil
Shanto, Rr. M.Gjollesha, Shkodër). Në këtë mënyrë nga pikëpamja e kompetencës tokësore
në përputhje me kuadrin ligjor të sipërpërmendur dhe interpretimin e gjykatës, kjo gjykate
nuk është me kompetente për vazhdimin e shqyrtimit të themelit të kërkesës, por kompetente
është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në këto kushte gjykata për sa më lart u arsyetua, çmon se në referim të Nenit 61 të
K.Pr.Civile çështja duhet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
si gjykatë kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese.

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:


Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
8. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.
9. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
10. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
11. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të

39
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë
në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
12. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë
17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë
03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017,
parashikohet se:
Urdhri i ekzekutimit
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi s’ka, datë 08.04.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe çështja të
dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
14. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër
veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin
e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit
gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e
çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode
mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të
çështjes.
14.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të
zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në
mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të
KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
15. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.
Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
16. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesave të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 4, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
4
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”

40
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e
seancës gjyqësore. 5“
16.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
17. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 6, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata
e apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas
ligjit nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte
të vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
18. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi
i këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese 7. Kjo do të
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapsimin e mungesës së kompetencës tokësore të gjykatës
para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala kërkuese
prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për lëshimin e
urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës respektive.
19. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë
në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të
nenit 61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente
nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qënë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
5
Theksim i Kolegjit
6
Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84.
7
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

41
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
20. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmëndje të gjykatave më të ulëta
faktin se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka
mbajtur qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas
nenit 61 të ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim
çështjen e kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i
Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit
Civil të Gjykatës së Lartë etj.)
21. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjthshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për
shpalljen e moskompetencës tokësore.
22. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” Sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
23. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe
çështja të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qenë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
Sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

42
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. s’ka, datë 08.04.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.05.2019

43
Nr. 11243-01023-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 266 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues


Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 09.05.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu


përket palëve:

PADITËS: EDUART MEZURAJ

I PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË


PRONAVE
GEZIM SADIKU
SAFETE SADIKU (TAHIRAJ)
LIRI SADIKU (CENAJ)
GJUSHI SADIKU
KUJTIM SADIKU
DIANA SADIKU
ERION SADIKU
KLODIAN SADIKU
LEKO (LETA) SADIKU
ALGERT SADIKU
LORENC SADIKU

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË


PASURIVE TË PALUAJTSHME VLORË

OBJEKTI:
Konstatimin e pavlefshmërisë së pjesshme të vendimit nr. 139, datë 26.6.2009 të Agjencisë
së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra Rajonale e Qarkut Vlorë, për
sipërfaqen 1366 m2, në emër të palëve të paditura.
Detyrimin e palëve të paditura të njohin pronar paditësin Eduart Mezuraj për sipërfaqen 1366
m2 truall, fituar kjo pronësi me veprimin juridik kontratë shitje nr. 1469 rep, nr. 118 kol,
datë 6.3.1996.
Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar ZVRPP Vlorë, të mos lejoje veprime
mbi pronësinë nr. 40/140 deri në përfundim të gjykimit.
Detyrimin e ZVRPP Vlorë të heqë kufizimin mbi këtë pronësi dhe të lëshoje certifikate
pronësie në emër të paditësit për pasurinë toke truall objekt gjykimi.

BAZA LIGJORE: Nenet 32, 154, 202 dhe 204 të K.Pr.Civile, ligji nr. 9235, datë
29.7.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e pronës.

44
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 131, datë 30.01.2018 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë


për shqyrtimin e çështjes civile nr. 924 regjistrimi, datë 26.1.2018.
Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Vlorë si gjykatë kompetente.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr. s’ka, datë 13.03.2019 ka vendosur:

Parashtrimin e qendrimit të kësaj gjykate para Gjykatës së Lartë se


kompetente në gjykimin e çështjes është Gjykata e shkallës së parë Vlorë.
Dërgimin e këtij parashtrimi në Gjykatën e Lartë për rregullimin e
kompetencës.

Gjykata e Apelit Vlorë parashtron:

- Gjykata e Apelit vlerëson se vendimi nr. 131, datë 30.1.2018 i Gjykatës së Shkallës
së Parë Vlorë është dhënë në interpretim jo të drejtë të ligjit. Ajo i ka dhënë fuqi
prapavepruese nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 duke e konsideruar atë dispozitë
proceduriale, që sjell efekte edhe për çështjet që janë në gjykim, pa vlerësuar drejtë
kohën kur kishte lindur marrëdhënie juridike objekt konflikti, ligjet në fuqi në kohën
e lindjes së saj dhe për më tepër, natyrën e kërkimeve të ngritura në padi.
- Kështu sipas nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 Gjykata e Apelit është kompetente për të
shqyrtuar ankimet kundër vendimeve të dhëna nga Agjencia e Trajtimit të Pronave
për njohjen e të drejtës së pronësisë. Në rastin konkret vendimi objekt kundërshtimi
nuk është dhënë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave në bazë të ligjit nr. 133/2015,
por nga ish Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë në bazë të
ligjit nr. 9235/2004, që u shfuqizua nga ligji nr. 133/2015. Pra marrëdhënia juridike
objekt konflikti ka lindur në bazë të ligjit të mëparshëm “Për kthimin e kompensimin
e pronave” nr. 9235/2004, sipas të cilit kompetente për shqyrtimin e ankimeve
kundër vendimeve të ish komisioneve te kthimit të pronave dhe ish Agjencisë së
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë ishte gjykata e shkallës së parë, ku është
ngritur dhe padia.
- Veç kësaj, gjykata e apelit mban parasysh edhe njehsimin e praktikës gjyqësore të
bërë me Vendimin Njehsues të Gjykatës së Lartë nr. 611, datë 7.2.2018 mbi
kompetencën lëndore / funksionale në shqyrtimin e padive, kundrapadive apo padive
të ndërhyrësve kryesore kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve apo ish-
ZRAKKP-ve, dhënë në favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht
për vetë sendin e paluajtshëm objekt vendimmarrjeje nga këto organe, kur këto
vendime kundërshtohen si tituj pronësie.
- Sipas këtij vendimi njehsuese, këto padi gjenerojnë mosmarrëveshje me natyrë tipike
juridiko-civile, që burojnë nga e drejta e pronësisë, midis dy subjekteve të së drejtës
private. Këto padi ndjekin regjimin juridik respektiv të përcaktuar në Kodin Civil dhe
në Kodin e Procedurës Civile apo ligje të tjera që janë në fuqi dhe si të tilla këto padi
janë dhe në kompetencën lëndore të gjykatave të shkallës së parë, që ushtrojnë
juridiksionin gjyqësor dhe kompetencën lëndore dhe tokësore në territorin ku ndodhet
sendi i paluajtshëm (forum rei sitae). Interpretimi i kundërt do të çonte në shkelje të
parimit të respektimit të shkallëve të gjyqësorit, i sanksionuar në nenin 135 të

45
Kushtetutës dhe dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Civile, në lidhje me
kompetencën e gjykatave për shqyrtimin e këtyre mosmarrëveshjeve.
- Bazuar në natyrën e këtyre padive, Gjykata e Lartë ka njëhsuar praktikën gjyqësore,
në këtë mënyrë: “Gjykimi i padisë, kundërpadisë apo padisë së ndërhyrësit kryesor
kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë në
favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vete sendin e
paluajtshëm objekt vendimmarrjeje nga këto organe, kur këto vendime
kundërshtohen si tituj pronësie, janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë,
ku ndodhet sendi i paluajtshëm”.
- Rezulton nga përmbajtja e padisë së shkaku dhe objekti i kësaj padie janë pikërisht të
drejtat e pronësisë të pretenduara nga paditësi, të fituara me kontratë shitje nga
shtetasi Metlli Myftari, pas fitimit të kësaj të drejte të pronësisë nga pronari i
mëparshëm i truallit me sipërfaqe 1366 m2, shtetasi Nimet Aliraj, të cilit i është
njohur pronësia dhe kthyer në natyrë ky truall me vendimin nr. 76, datë 28.3.1995 të
ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të ish Bashkise Vlorë.
- Sipas paditësit, vendimi nr. 139, datë 26.6.2009 i ish Agjencisë së Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra Rajonale e Qarkut Vlorë, për sipërfaqen 1366
m2, në emër të palëve të paditura është dhënë në kundërshtim me ligjin, duke
pretenduar kështu në thelb mosmarrëveshje me natyrë tipike juridiko-civile, që
burojnë nga të drejta të pronësisë, midis dy subjekteve të së drejtës private. Në këto
rrethana, gjykata e apelit, duke cmuar se nuk jemi përpara ankimit kundër vendimit të
Agjencisë së Trajtimit të Pronës, pasi pretendimi i paditësit, në cilësinë e të tretit,
lidhur me të drejtën e pronësisë mbi tokën e disponuar me vendim komisioni, nuk
mund të shqyrtohet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, duke u bazuar në natyrën e
kësaj mosmarrëveshje dhe njehsimin e praktikës gjyqësore të bërë me vendimin e
mësipër njehsues të Gjykatës së Lartë, çmon se nuk është kompetente nga pikëpamja
lëndore / funksionale për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje.
- Në kushtet që gjykatës së apelit, çështja i është dërguar për shqyrtim nga gjykata e
shkallës së parë e cila ka deklaruar moskompetencën e saj lëndore, në kushtet që
çmohet se ky disponim i asaj gjykate është në kundërshtim me ligjin si dhe bazuar në
nenin 64 të K.Pr.Civile që nuk lejon konfliktin e kompetencës mes gjykatave, por
detyron gjykatën të cilës i është dërguar për gjykim çështja për kompetencë, të
parashtrojë qëndrimin e saj para Gjykatës së Lartë, çmohet parashtrimi i këtij
qëndrimi në Gjykatën e Lartë se kompetente në gjykimin e çështjes është Gjykata
shkallës së parë Vlorë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-01023-00-2019 regj. them,
që iu përket palëve: paditës Eduart Mezuraj dhe të paditur Agjencia e Trajtimit të Pronave,
Gëzim Sadiku, etj, me objekt: Konstatimin e pavlefshmërisë së pjesshme të vendimit nr. 139
datë 26.6.2009 të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra Rajonale e
Qarkut Vlorë, për sipërfaqen 1366m2, në emër të palëve të paditura. Detyrimin e palëve të
paditura të njohin pronar paditësin Eduart Mezuraj për sipërfaqen 1366 m2 truall, fituar kjo
pronësi me veprimin juridik kontratë shitje nr. 1469 rep, nr. 118 kol, datë 6.3.1996,....etj.

46
2. Vendimi nr. 131, datë 30.01.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Paditësit Eduart Mezuraj, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor me


kërkesëpadinë me objekt: Konstatimin e pavlefshmërisë së pjesshme të vendimit nr. 139 datë
26.6.2009 të Agjensisë se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra Rajonale e
Qarkut Vlorë, për sipërfaqen 1366 m2, në emër të palëve të paditura. Detyrimin e palëve të
paditura të njohin pronar paditësin Eduart Mezuraj për sipërfaqen 1366m2 truall, fituar kjo
pronësi me veprimin juridik kontratë shitje nr. 1469 rep, nr. 118 kol, datë 6.3.1996. Marrjen
e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar ZVRPP Vlorë, të mos lejoje veprime mbi
pronësinë nr. 40/140 deri në përfundim të gjykimit. Detyrimin e ZVRPP Vlorë të heqë
kufizimin mbi këtë pronësi dhe të lëshoje certifikatë pronësie në emër të paditësit për
pasurinë toke truall objekt gjykimi.

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 131, datë 30.01.2018 ka


vendosur:
Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për
shqyrtimin e çështjes civile nr. 924 regjistrimi, datë 26.1.2018.
Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Vlorë si gjykatë kompetente.
5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndër të tjera arsyeton se:
... Duke iu rikthyer çështjes objekt gjykimi, rezulton se pala paditëse, i është drejtuar
gjykatës duke kundërshtuar vendimin nr. 139, datë 26.06.2009 të Agjencisë së Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave, Zyra Rajonale e Qarkut Vlorë.
Në referim të nenit 29 të ligjit Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin
e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: “Kundër vendimit të ATP-së për
njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë
ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas
rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”. Ndërkohë, në nenin 38
të ligjit, me titull “Shfuqizime”, janë shfuqizuar ligji nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin
dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, ligji Nr. 10239 datë 25.02.2010 “Për krijimin e
fondit special të kompensimit të pronave”, mbi bazën e të cilëve do të zgjidhej konflikti në
gjykim.
Sa më sipër, gjykata konstaton se ndërsa ligji nr. 133/2015 nuk ka parashikuar
zgjidhjen e çështjeve që janë në gjykim apo që paraqiten për gjykim në lidhje me vendimet e
marra përpara hyrjes në fuqi të tij, neni 38 i tij, titulluar “Shfuqizime”, ka shfuqizuar ligjin
nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, si dhe ligji
Nr. 10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, mbi
bazën e të cilëve do të zgjidhej konflikti në gjykim. Në këto kushte, duke qenë se ligji në fuqi,
ka shfuqizuar ligjet mbi bazën e të cilave do të zgjidhej konflikti në gjykim dhe ka
parashikuar kompetencën e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e padive me objekt
kundërshtimin e vendimeve të A TP-së, gjykata konkludon se kompetenca lëndore për
shqyrtimin e mosmarrëveshjes objekt gjykimi i përket Gjykatës së Apelit Vlorë. Në mbështetje
të sa më sipër, gjykata vlerëson të theksojë edhe qëndrimin e mbajtur nga Gjykata e Lartë në
çështje të ngjashme (shih vendimin nr. 00-2016-3310, datë 19.12.2016 të Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë.

47
6. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr. s’ka, datë 13.03.2019 ka vendosur:
Parashtrimin e qëndrimit të kësaj gjykate para Gjykatës së Lartë se kompetente në
gjykimin e çështjes është Gjykata e shkallës së parë Vlorë.
Dërgimin e këtij parashtrimi në Gjykatën e Lartë për rregullimin e kompetencës.
7. Gjykata e Apelit Vlorë ndër të tjera arsyeton se:
..... Gjykata e Apelit vlerëson se vendimi nr. 131, datë 30.1.2018 i Gjykatës së
Shkallës së Parë Vlorë është dhënë në interpretim jo të drejtë të ligjit. Ajo i ka dhënë fuqi
prapavepruese nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 duke e konsideruar atë dispozitë proceduriale,
që sjell efekte edhe për çështjet që janë në gjykim, pa vlerësuar drejtë kohën kur kishte lindur
marrëdhënie juridike objekt konflikti, ligjet në fuqi në kohën e lindjes së saj dhe për më
tepër, natyrën e kërkimeve të ngritura në padi.
Kështu sipas nenit 29 të ligjit nr. 133/2015 Gjykata e Apelit është kompetente për të
shqyrtuar ankimet kundër vendimeve të dhëna nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për
njohjen e të drejtës së pronësisë. Në rastin konkret vendimi objekt kundërshtimi nuk është
dhënë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave në bazë të ligjit nr. 133/2015, por nga ish Zyra
Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë në bazë të ligjit nr. 9235/2004, që u
shfuqizua nga ligji nr. 133/2015. Pra marrëdhënia juridike objekt konflikti ka lindur në bazë
të ligjit të mëparshëm “Për kthimin e kompensimin e pronave” nr. 9235/2004, sipas të cilit
kompetente për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të ish komisioneve te kthimit të
pronave dhe ish Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë ishte gjykata e
shkallës së parë, ku është ngritur dhe padia.
Veç kësaj, gjykata e apelit mban parasysh edhe njehsimin e praktikës gjyqësore të
bërë me Vendimin Njehsues të Gjykatës së Lartë nr. 611, datë 7.2.2018 mbi kompetencën
lëndore / funksionale në shqyrtimin e padive, kundrapadive apo padive të ndërhyrësve
kryesore kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë
në favor të një subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vetë sendin e
paluajtshëm objekt vendimmarrjeje nga këto organe, kur këto vendime kundërshtohen si
tituj pronësie.
Sipas këtij vendimi njehsuese, këto padi gjenerojnë mosmarrëveshje me natyrë tipike
juridiko-civile, që burojnë nga e drejta e pronësisë, midis dy subjekteve të së drejtës private.
Këto padi ndjekin regjimin juridik respektiv të përcaktuar në Kodin Civil dhe në Kodin e
Procedurës Civile apo ligje të tjera që janë në fuqi dhe si të tilla këto padi janë dhe në
kompetencën lëndore të gjykatave të shkallës së parë, që ushtrojnë juridiksionin gjyqësor dhe
kompetencën lëndore dhe tokësore në territorin ku ndodhet sendi i paluajtshëm (forum rei
sitae). Interpretimi i kundërt do të çonte në shkelje të parimit të respektimit të shkallëve të
gjyqësorit, i sanksionuar në nenin 135 të Kushtetutës dhe dispozitave përkatëse të Kodit të
Procedurës Civile, në lidhje me kompetencën e gjykatave për shqyrtimin e këtyre
mosmarrëveshjeve.
Bazuar në natyrën e këtyre padive, Gjykata e Lartë ka njehsuar praktikën gjyqësore,
në këtë mënyrë: “Gjykimi i padisë, kundërpadisë apo padisë së ndërhyrësit kryesor kundër
vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve apo ish-ZRAKKP-ve, dhënë në favor të një
subjekti, duke pretenduar tërësisht apo pjesërisht për vete sendin e paluajtshëm objekt
vendimmarrjeje nga këto organe, kur këto vendime kundërshtohen si tituj pronësie, janë në
kompetencë të gjykatave të shkallës së parë, ku ndodhet sendi i paluajtshëm”.
Rezulton nga përmbajtja e padisë së shkaku dhe objekti i kësaj padie janë pikërisht të
drejtat e pronësisë të pretenduara nga paditësi, të fituara me kontratë shitje nga shtetasi
Metlli Myftari, pas fitimit të kësaj të drejte të pronësisë nga pronari i mëparshëm i truallit
me sipërfaqe 1366 m2, shtetasi Nimet Aliraj, të cilit i është njohur pronësia dhe kthyer në
natyrë ky truall me vendimin nr. 76, datë 28.3.1995 të ish Komisionit të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave të ish Bashkisë Vlorë.

48
Sipas paditësit, vendimi nr. 139, datë 26.6.2009 i ish Agjencisë së Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra Rajonale e Qarkut Vlorë, për sipërfaqen 1366 m2, në
emër të palëve të paditura është dhënë në kundërshtim me ligjin, duke pretenduar kështu në
thelb mosmarrëveshje me natyrë tipike juridiko-civile, që burojnë nga të drejta të pronësisë,
midis dy subjekteve të së drejtës private. Në këto rrethana, gjykata e apelit, duke cmuar se
nuk jemi përpara ankimit kundër vendimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, pasi
pretendimi i paditësit, në cilësinë e të tretit, lidhur me të drejtën e pronësisë mbi tokën e
disponuar me vendim komisioni, nuk mund të shqyrtohet nga Agjencia e Trajtimit të
Pronave, duke u bazuar në natyrën e kësaj mosmarrëveshje dhe njehsimin e praktikës
gjyqësore të bërë me vendimin e mësipër njehsues të Gjykatës së Lartë, çmon se nuk është
kompetente nga pikëpamja lëndore / funksionale për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje.
Në kushtet që gjykatës së apelit, çështja i është dërguar për shqyrtim nga gjykata e
shkallës së parë e cila ka deklaruar moskompetencën e saj lëndore, në kushtet që çmohet se
ky disponim i asaj gjykate është në kundërshtim me ligjin si dhe bazuar në nenin 64 të
K.Pr.Civile që nuk lejon konfliktin e kompetencës mes gjykatave, por detyron gjykatën të
cilës i është dërguar për gjykim çështja për kompetencë, të parashtrojë qëndrimin e saj para
Gjykatës së Lartë, çmohet parashtrimi i këtij qëndrimi në Gjykatën e Lartë se kompetente në
gjykimin e çështjes është Gjykata shkallës së parë Vlorë.

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:


Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
9. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
10. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët
dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e
mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

11. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka
vendosur shpalljen e moskompetencës funksionale të saj për shqyrtimin e çështjes dhe
dërgimin e saj për gjykim, Gjykatës së Apelit Vlorë është një vendim i marrë në zbatim të
gabuar të ligjit procedural, ndaj për këtë shkak, ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në
po atë gjykatë, për vazhdimin e gjykimit.
12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se,
kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si
element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në
përcaktimin e kompetencës lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet

49
identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative,
përfshihet ose jo në territorin ku shtrin veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i
çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë, ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në
shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës ndodhet resi (sendi). Kolegji Civil e
vlerëson jo të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Vlorë, sepse kjo gjykatë nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të
mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të ligjit, duke mos bërë një identifikim të elementëve
dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.
13. Kolegji Civil sjell edhe njëherë në vëmendje të gjykatave të shkallës së parë se,
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 07, datë 24.03.2005 kanë pranuar
se: Fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe ajo nuk është
në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në vendimin unifikues të mësipërm nuk mund të
parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të ndryshonin. Të
pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët të cilat, gjatë apo në
përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.....
14. Pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
me datë 01.11.2018 me objektin të përshkruar në pjesën hyrëse të padisë, pra pas hyrjes në
fuqi të ligjit nr. 133/2015. Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe
përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të
ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të
bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit,
sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.
15. Në objektin e saj pala paditëse kërkon: Konstatimin e pavlefshmërisë së pjesshme
të vendimit nr. 139, datë 26.6.2009 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Tiranë, Zyra Rajonale e Qarkut Vlorë, për sipërfaqen 1366 m2, në emër të palëve të paditura.
Detyrimin e palëve të paditura të njohin pronar paditësin Eduart Mezuraj për sipërfaqen 1366
m2 truall, fituar kjo pronësi me veprimin juridik kontratë shitje nr. 1469 rep, nr. 118 kol,
datë 6.3.1996. Pra, në objektin e kërkesëpadisë pala paditëse kërkon kundërshtimin e
vendimit që ka disponuar në favor të personave të tretë me të cilët ajo ka konflikte pronësie,
duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat e pronësisë nga të tretët, për rrjedhojë duhet të
zbatohen dispozitat e K.Pr.Civile që kanë të bëjnë me rregullimin e kompetencës në rastet
kur kërkohen të mbrohen të drejtat reale mbi pasuri të paluajtshme, e cila iu takon gjykatave
të shkallës së parë, pasi ndodhemi përpara pretendimeve për të drejtat e pronësisë nga dy
subjekte të ndryshme.
16. Kolegji Civil vlerëson se, konflikti midis palëve është një konflikt lidhur me të
drejtat reale të pronësisë mbi një send të paluajtshëm. Në kushtet kur marrëdhënia juridike
për shkak të së cilës ka lindur konflikti ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta
reale mbi sende të paluajtshme, në përcaktimin e kompetencës gjykata duhet ti referohet
dispozitave të Kodit Civil të zbatueshme për çështjen konkrete për njohjen e së drejtës së
pronësisë të pretenduar nga paditësi. Është për tu vënë në pah se, gjykata e apelit nuk mund
të ketë kompetencë për gjykimin në shkallë e parë të çështjes objekt gjykimi, referuar
shkakut dhe objektit të padisë, pasi në të kundërtën palëve, do tu mohohej e drejta e gjykimit
në një shkallë të gjyqësorit, duke e bërë procesin të parregullt ligjërisht.
17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjellë në vëmendje se, me vendimin nr. 611, datë
07.02.2019 në një çështje të kësaj natyre me palë paditëse e kundërpaditur Drita Kodra, etj
dhe palë e paditur kundërpaditëse Agjencia e Trajtimit të Pronave, Gjela Çipi, etj, ai ka bërë
njehsimin e praktikës gjyqësore, prandaj gjykatat e rretheve gjyqësore dhe gjykatat e apeleve
duhet të bëjnë kujdes në zgjidhjen e kompetencës për raste të tilla.
18. Për këto që u thanë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se,
parashtrimi i paraqitur nga Gjykata e Apelit Vlorë në lidhje me mosmarrëveshjen e gjykatave

50
në lidhje me kompetencën funksionale të tyre është i bazuar në ligj dhe si rrjedhojë vendimi i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë,
për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 131, datë 30.01.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë
dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.05.2019

51
Nr. 31003-00990-00-2019 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00-2019- 296 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues


Edmond Islamaj Anëtar
Ardian Dvorani Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 09.05.2019, mori në shqyrtim çështjen, që u përket palëve:

PADITËS: AVOKATURA E PËRGJITHSHME E


SHTETIT

I PADITUR: EURO OIL SH.A.

OBJEKTI:
Detyrimi i palës së paditur të përmbushë detyrimet kontraktore që rrjedhin nga kontrata nr.
4648 prot., datë 23.07.2009 me objekt “Blerje Karburanti”, duke dorëzuar sasinë e mallit
sipas kushteve të përcaktuara në kontratës, në të kundërt kthimin e pagesës së kryer nga
paditësi për sasinë e mallit të padorëzuar sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.
Shpërblimin e dëmit të ardhur nga mospërmbushja në kohë e detyrimit.

BAZA LIGJORE: Kodi i Procedurës Civile; Kodi Civil; Ligji për prokurimin publik;
Dokumentet standarde të procedurës së tenderit të hapur; oferta e paraqitur nga Euroil sh.a.
në tenderin e hapur; Ligji nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 3441, datë 03.04.2013 ka vendosur:

“Pranimin e kërkesëpadisë.
– Detyrimin e palës së paditur shoqëria Euroil sh.a. të përmbushë detyrimet
kontraktore, që rrjedhin nga kontrata nr. 4648 prot., datë 23.07.2009, me
objekt “Blerje Karburanti”, duke dorëzuar sasinë e mallit sipas kushteve të
caktuara në kontratë, 12.370 litra benzinë dhe 25.190 litra Gazoil, me një
vlerë totale prej 4.348.136 Lekë, ose në të kundërt kthimin e pagesës së kryer
nga paditësi për sasinë e mallit të padorëzuar, të llogaritur si më sipër si dhe
shpërblimin e dëmit të ardhur nga mospërmbushja në kohë e detyrimit, sipas
Kontratës, në shumën 861.787 Lekë deri me datë 16.12.2012 dhe interesin
mujor prej 23.551 Lekë për çdo muaj vonesë si dhe vlerën e penalitetit në
masën 10.332.475 Lekë.”.

Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr. 3236, datë 30.09.2014 ka vendosur:

52
“Prishjen e Vendimit nr. 3441, datë 03.04.2013 të Gjykatës së Shkallës së
Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër
trup gjykues”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr. 9112, datë 20.11.2015 ka vendosur:

“Kthimin e akteve paditësit Avokatura e Përgjithshme e Shtetit.”.

Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr. 969, datë 14.12.2017 ka vendosur:

“Prishjen e Vendimit nr. 9112, datë 20.11.2015 të Gjykatës së Rrethit


Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për të vazhduar gjykimin në po atë
gjykatë.”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr. 319, datë 23.01.2019 ka vendosur:

“Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë


për shqyrtimin e çështjes nr. regj. Them. 1199, datë regjistrimi 27.03.2018 që
i përket palës paditëse Avokaturës së Shtetit. Kalimin e akteve të çështjes nr.
regj. Them. 1199, datë regjistrimi 27.03.2018 që i përket palës paditëse
Avokaturës së Shtetit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë nr. 2082 (31140-01893-80-2019), datë


10.04.2019 ka vendosur:

“Të ngrejë përpara Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së


kompetencës lëndore në lidhje me gjykimin e çështjes nr. 2082 (31140-
01893-80-2019) Regj. Them., me datë ardhje 19.03.2019.
T’i kërkojë Gjykatës së Lartë të vendosë se kompetente nga pikëpamja
lëndore për gjykimin e kësaj çështje është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe jo Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN:
I. Rrethanat çështjes

1. Padia është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë


06.11.2011, me objekt dhe shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Nga fashikulli i gjykimit rezulton Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe
integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, e përfaqësuar në gjykim nga Avokatura e
Shtetit, nëpërmjet procedurës së prokurimit publik, ka lidhur një kontratë për blerje
karburanti me palën e paditur për qëllimet e mirëfunksionimit të institucionit. Duke qenë se
pala e paditur, sipas pretendimeve të paditësit, nuk ka përmbushur detyrimet, ka lindur
mosmarrëveshja objekt gjykimi. Sakaq pala paditëse ka paraqitur padi në gjykatë.
3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Nr. 3441, datë 03.04.2013
ka vendosur: “Pranimin e kërkesëpadisë. – Detyrimin e palës së paditur shoqëria Euroil

53
sh.a. të përmbushë detyrimet kontraktore, që rrjedhin nga kontrata nr. 4648 prot., datë
23.07.2009, me objekt “Blerje Karburanti”, duke dorëzuar sasinë e mallit sipas kushteve të
caktuara në kontratë, 12.370 litra benzinë dhe 25.190 litra Gazoil, me një vlerë totale prej
4.348.136 Lekë, ose në të kundërt kthimin e pagesës së kryer nga paditësi për sasinë e mallit
të padorëzuar, të llogaritur si më sipër si dhe shpërblimin e dëmit të ardhur nga
mospërmbushja në kohë e detyrimit, sipas Kontratës, në shumën 861.787 Lekë deri me datë
16.12.2012 dhe interesin mujor prej 23.551 Lekë për çdo muaj vonesë si dhe vlerën e
penalitetit në masën 10.332.475 Lekë.”.
4. Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr. 3236, datë 30.09.2014 ka vendosur:
“Prishjen e Vendimit nr. 3441, datë 03.04.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe
dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”.
5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr. 9112, datë 20.11.2015 ka
vendosur: “Kthimin e akteve paditësit Avokatura e Përgjithshme e Shtetit.”.
6. Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr. 969, datë 14.12.2017 ka vendosur:
“Prishjen e Vendimit nr. 9112, datë 20.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe
dërgimin e çështjes për të vazhduar gjykimin në po atë gjykatë.”.
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr. 319, datë 23.01.2019 ka
vendosur: “Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për
shqyrtimin e çështjes nr. regj. Them. 1199, datë regjistrimi 27.03.2018 që i përket palës
paditëse Avokaturës së Shtetit. Kalimin e akteve të çështjes nr. regj. Them. 1199, datë
regjistrimi 27.03.2018 që i përket palës paditëse Avokaturës së Shtetit Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore.”.
8. Gjykata civile ka arsyetuar se në rastin objekt gjykimi jemi para një kontrate
administrative dhe se për rrjedhojë kompetente për gjykimin e kësaj çështje, sipas nenit 7
dhe 17 të Ligjit nr. 49/2012, është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.
9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë nr. 2082 (31140-01893-80-
2019), datë 10.04.2019 ka vendosur: “Të ngrejë përpara Gjykatës së Lartë çështjen e
mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore në lidhje me gjykimin e çështjes nr. 2082 (31140-
01893-80-2019) Regj. Them., me datë ardhje 19.03.2019. T’i kërkojë Gjykatës së Lartë të
vendosë se kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çështje është Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe jo Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.”.
10. Gjykata administrative ka arsyetuar se Vendimi Unifikues Administrativ nr.
3/2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ka ndryshuar praktikën gjyqësore, duke
arsyetuar se ligji i kohës së ngritjes së padisë do të përcaktojë kompetencën e gjykatës dhe se
kompetente në datën e ngritjes së padisë ka qenë gjykata e shkallës së parë Tiranë. Më tej
gjykata administrative, duke sjellë në vëmendje Vendimin nr. 00-2018-1190, datë
06.11.2018 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë
duhet të parashtronte konfliktin e kompetencës në Gjykatën e Lartë dhe jo të shpallte
mungesën e kompetencës dhe të dërgonte aktet në gjykatën administrative.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi
dokumentacionin e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të padisë
dhe vendimet e gjykatave në mosmarrëveshje për kompetencën lëndore, në zbatim të
dispozitave të Ligjit nr. 49/2012, çmon se parashtresa e Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Tiranë është e pabazuar në ligj dhe në Vendimin Unifikues Administrativ Nr. 4/2014
të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe më tej edhe në vendimin e Kolegjit Civil
që sjell në vëmendje gjykata parashtruese dhe në praktikën gjyqësore të konsoliduar të
Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë mbi çështje të ngjashme.

54
12. Kolegji sjell në vëmendje se me Vendimin Unifikues Administrativ nr. 3/2014 të
Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është ndryshuar praktika gjyqësore e unifikuar
me Vendimin Unifikues nr. 3/2013 vetëm përsa i përket gjykimit të menjëhershëm të padisë
dhe kundërpadisë kur natyra juridike e tyre për shkak të kompetencës lëndore është e
ndryshme. Kjo do të thotë se referimi tek ky vendim unifikues nga gjykata parashtruese për
të mbështetur vendimin e marrë është pa vend.
13. Kolegji sjell në vëmendje se praktika gjyqësore e Kolegjit Civil të Gjykatës së
Lartë që sjell në vëmendje gjykata parashtruese nuk ka relevancë me procedurën e gjykimit
në këtë çështje. Për rrjedhojë edhe kjo praktikë gjyqësore nuk mundet të mbështesë vendimin
e gjykatës referuese.
14. Kolegji më tej vlerëson se në rastin konkret kontrata ndërmjet palëve ka natyrë
administrative dhe se për rrjedhojë, në bazë dhe për zbatim të nenit 7 dhe 17 të Ligjit nr.
49/2012, kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë
Tiranë. Në praktikën gjyqësore të Kolegjit Civil dhe Kolegjit Administrativ të Gjykatës së
Lartë në vijim në këtë mënyrë është kualifikuar kjo lloj kontrate në raste të ngjashme. Këtë
çështje nuk e konteston edhe vetë gjykata parashtruese.
15. Për rrjedhojë Kolegji vlerëson se në rastin konkret parashtresa për kompetencë e
gjykatës administrative është e pabazuar në ligj. Për rrjedhojë vendimi i gjykatës civile duhet
të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”,

VENDOSI:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 319, datë 23.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.

Tiranë, më 09.05.2019

55

You might also like