You are on page 1of 229

PËRMBAJTJA

Çështje Civile
Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

(00-2019- ) .03.2019 kundër .................................................................................

1
Çështje Penale

(00-2019-) .03.2019 I pandehur: ..........................................................................

2
Çështje Administrative

3
Kompetenca Civile

(00-2019- 110) 13.03.2019 Besmije Guri kundër Drejtoria Rajonale E Sigurimeve

Shoqërore Berat....................................................................
(00-2019-119) 13.03.2019 Kërkues: Micro Credit Albania Sh.A..................................
(00-2019-120) 13.03.2019 Kërkues: Micro Credit Albania Sh.A..................................
(00-2019-135) 28.03.2019 Dashuri Balla (Kumani), Edmond Eumani, Razije
Agushi (Kumani), Elida Reçi (Ristani), Enkele Ristani,
Liri Kumani kundër Agjencia Trajtimit Pronave Tiranë......
(00-2019-155) 28.03.2019 Kërkues: ..............Shoqëria “Micro Credit Albania” sh.p.k.
(MCA)
(00-2019-156) 28.03.2019 Sabrie Kaci kundër Drejtoria Rajonale E Sigurimeve
Shoqërore, Tiranë.................................................................
(00-2019-171) 13.03.2019 Rita Malo kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave...............
(00-2019-178) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Petrit Ndreka.................................
(00-2019-179) 28.03.2019 Luan Beqiraj kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave,
Tiranë....................................................................................
(00-2019-183) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Znj. Groshe Mrinaj.......................
(00-2019-184) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Kol Ndoj.......................................
(00-2019-185) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Beqir Ramaj..................................
(00-2019-188) 28.03.2019 Kërkues: Micro Credit Albania Sh.A..................................
(00-2019-189) 28.03.2019 Kërkues: Micro Credit Albania Sh.A..................................
(00-2019-190) 28.03.2019 Kërkues: Bashkia Pukë.........................................................
(00-2019-200) 28.03.2019 Shoqëria “Euro – Progres” Sh.P.K kundër Flamur .............
Seferi, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ........
Vlorë.....................................................................................
(00-2019-201) 28.03.2019 Mehmet Shyti kundër Inspektoriati i Mbrojtjes së ..............
Territorit, Bashkia Elbasan...................................................
(00-2019-202) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Klement Gjergji, Person Fizik
Me Nr. Nipti: L46902006U..................................................
(00-2019-203) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Elvis Ramaj, Me Nipt
L46816016C.........................................................................
(00-2019-204) 13.03.2019 Kërkues: Shaqe Pjeshka........................................................
(00-2019-205) 28.03.2019 Spiro Dhjamandi kundër Instituti i Sigurimeve ...................
Shoqërore Tiranë, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve ...........
Shoqërore Gjirokastër...........................................................
(00-2019-206) 13.03.2019 Jenuz Azizi kundër Sektori për Sigurinë e ..........................
Autostradave pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore, ............
pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit..........
(00-2019-207) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Pal Përndrecaj...............................
(00-2019-208) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Gjergj Ceraj, Person Fizik, ..........
me NIPT L46810004S..........................................................
(00-2019-209) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Fran Gjergji, Nr Nipti
L405030031302006U...........................................................
(00-2019-210) 28.03.2019 Greta Kajana kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës............
(00-2019-211) 28.03.2019 Hysen Meta kundër Isuf Meta, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan..................
(00-2019-212) 13.03.2019 Qazim Arapi kundër Zyra E Gjendjes Civile, Njësia
Karbunarë, Bashkia Lushnjë, Zyra e Gjendjes Civile,

4
Njësia Marikaj, Bashkia Vorë, Tiranë..................................
(00-2019-235) 28.03.2019 Bashkia Shkodër kundër Aleks Suka,
(00-2019-237) 28.03.2019 Kërkues: Shoqëria “Micro Credit Albania” Sh.A
(00-2019-238) 28.03.2019 Kërkues: Shoqëria “Micro Credit Albania” Sh.A
(00-2019-239) 28.03.2019 Kërkues: Shoqëria “Micro Credit Albania” Sh.A
(00-2019-240) 28.03.2019 Afrim Kaci kundër Shoqëria “Bulqiza” Shp.K
(00-2019-242) 28.03.2019 Oneda Shandro kundër Përmbaruesi Gjyqësor Privat
Halit Cani..............................................................................
(00-2019-243) 28.03.2019 Garda E Republikës Së Shqipërisë kundër Ndrea
Prendi....................................................................................
(00-2019-244) 28.03.2019 Kërkues: Shoqëria “Micro Credit Albania” Sh.A
(00-2019-255) 28.03.2019 Avokatura E Shtetit, Zyra Vendore Korçë kundër
A.Agoili Sh.P.K, Aurel Agolli ............................................
(00-2019-256) 28.03.2019 Kërkues : Urma Latifi
(00-2019-263) 28.03.2019 Kërkues : Xhevdet Merkaj, Fatmira Strati (Merkaj),
Albert Strati, Petref Merkaj, Ivanushka Dednreaj
(Merkaj), Natasha Merkaj, Hergys Gora, Otilja Gora,
Urianita Gora........................................................................
(00-2019-277) 13.03.2019 Zhaneta Prifti kundër Prefektura e Qarkut Korçë,
Ministria e Brendshme Tiranë..............................................
(00-2019-316) 13.03.2019 Qendra Res Publica, Shoqëria “Impetus”kundër
Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.A.......................

5
ÇËSHTJE CIVILE

6
ÇËSHTJE PENALE

7
KOMPETENCA

8
Nr. 31003-00363-00 - 2019 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 110 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Edmond Islamaj Anëtar
Ardian Dvorani Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 13.03.2019, mori në shqyrtim çështjen, që u përket

palëve:

PADITËS: BESMIJE GURI

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE BERAT

OBJEKTI:
Njohjen e vërtetësisë së librezës së punës së paditëses, në rubrikën ku tregohet
ekzistenca e marrëdhënieve të punës me Ish ndërmarrjen Pyjore Skrapar,
për periudhën 25.07.1990 deri në 20.09.1991.
Vërtetimin e faktit juridik se paditësja, Resmije Guqi, për periudhën 25.07.1990
deri më 20.09.1991 ka punuar në ish Ndërmarrjen Pyjore Skrapar.

Baza ligjore: Neni 32/c dhe 388 Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr. 10611, datë 21.12.2018 ka

vendosur:
“1. Shpalljen e moskompetencës lëndore në gjykimin e kërkesëpadisë nr.
11880 akti.
2. Dërgimin e akteve pranë gjykatës kompetente e konkretisht Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me Vendimin nr. 1155 (31138-

00320-80-2019) Regjistri Themeltar, datë 06.02.2019 ka vendosur:
“Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë
për gjykimin e çështjes me nr. regjistrimi themeltar 1155.”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN:
I. Rrethanat çështjes

9
1. Padia është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë 03.09.2018.
Nga aktet e fashikullit rezulton se pala paditëse ka kërkuar pranë palës së paditur caktimin e
pensionit të pleqërisë. Me shkresën nr. 1602, datë 22.03.2018 pala e paditur është përgjigjur
se pala paditëse nuk plotëson minimumin e viteve të punës, që është 15 vite, për të përfituar
pensionin e pleqërisë. Pala e paditur nuk ka njohur periudhën e vjetërsisë në punë të palës
paditëse në Ndërmarrjen Pyjore Skrapar, duke arsyetuar se libreza e punës së palës paditëse
është dublikatë dhe është lëshuar në vitin 1990.
2. Pala paditëse nuk ka qenë dakord me konkluzionin e palës së paditur. Për rrjedhojë
ka paraqitur padi në gjykatë, duke kërkuar njohjen si të vërtetë të librezës së punës dhe
njëkohësisht edhe vërtetimin e faktit juridik të vjetërsisë në punë për periudhën për të cilën
nuk ka informacion.
3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr. 10611, datë 21.12.2018
ka vendosur: “1. Shpalljen e moskompetencës lëndore në gjykimin e kërkesëpadisë nr. 11880
akti. 2. Dërgimin e akteve pranë gjykatës kompetente e konkretisht Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë.”.
4. Gjykata e shkallës së parë nuk sjell në vëmendje asnjë fakt mbi ngjarjen që paraqet
mosmarrëveshja e parashtruar për gjykim. Pa përmendur faktet e çështjes, gjykata, pasi sjell
në vëmendje një vendim të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë që e kualifikon të
ngjashëm me çështjen objekt gjykimi, konkludon se mosmarrëveshja objekt gjykimi është
çështje e cila hyn në sferën juridike të kompetencës lëndore të gjykimit administrativ, duke
vendosur shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë.
5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me Vendimin nr. 1155
(31138-00320-80-2019) Regjistri Themeltar, datë 06.02.2019 ka vendosur: “Të ngrejë
çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes
me nr. regjistrimi themeltar 1155.”.
6. Gjykata administrative, pa përmendur asnjë fakt të çështjes, konkludon se
mosmarrëveshja objekt gjykimi nuk hyn në kompetencën e gjykatave administrative sipas
nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 dhe për këtë arsye ka vendosur të parashtrojë mosmarrëveshjen e
kompetencave në Gjykatën e Lartë. Në arsyetim gjykata e shkallës së parë sjell në vëmendje
se mosmarrëveshja objekt gjykimi është vërtetim fakti juridik sipas nenit 32/b të Kodit të
Procedurës Civile dhe këto gjykime nuk mundet të kualifikohen si çështje administrative.

VLERËSIMI I KOLEGJIT ADMINISTRATIV TË GJYKATËS SË LARTË

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi
dokumentacionin e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të çështjes
dhe vendimet e gjykatave në mosmarrëveshje për kompetencën lëndore, në zbatim të
dispozitave të Ligjit nr. 49/2012 dhe Kodit të Procedurës Civile, çmon se parashtresa e
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është e bazuar në ligj. Kolegji konkludon
se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe se çështja duhet të
dërgohet për vazhdimin e gjykimit në atë gjykatë.
8. Kolegji sjell në vëmendje se në objektin e padisë pala paditëse ka parashtruar dy
kërkime, ku fillimisht kërkon njohjen si të vërtetë të librezës së punës dhe së dyti kërkon
vërtetimin e faktit juridik të vjetërsisë në punë për efekt të caktimit të pensionit. Kjo do të
thotë se pala paditëse ka ushtruar dy kërkime në një mjet procedural. Kërkimi i parë përbën
një padi dhe hap rrugën për zhvillimin e një gjykimi kontencioz dhe kërkimi i dytë,
megjithëse i përfshirë në padi, përbën juridikisht një kërkesë dhe hap rrugën për zhvillimin e
një gjykimi gracioz.

10
9. Kolegji vlerëson se në mënyrën se si pala paditëse ka parashtruar kërkimet në padi,
duke interpretuar shkakun ligjor dhe objektin e padisë, nuk mundet të konkludohet se
mosmarrëveshja është lëndë gjykimi administrativ. Kolegji vlerëson se në asnjë rast gjykimi
administrativ nuk mundet të konkludohet se është kompetent për të gjykuar kërkesat që
rrjedhin nga gjykimi gracioz, sikurse është vërtetimi i faktit juridik. Këto mosmarrëveshje
janë në kompetencën lëndore të gjykatave me juridiksion dhe kompetencë të përgjithshme.
Nga ana tjetër Kolegji vlerëson se në çështjen objekt gjykimi mosmarrëveshja nuk hyn në
gjykimin administrativ, pasi nuk parashikohet as në nenin 7 dhe as në nenin 17 të Ligjit nr.
49/2012. Kolegji thekson se kompetenca lëndore e gjykatës së posaçme do të duhet të jetë
rregulluar gjithmonë në mënyrë eksplicite në ligj. Përndryshe çdo çështje do të duhet të
konkludohet se futet me karakter mbetës në kompetencën lëndore të gjykatave me juridiksion
dhe kompetencë të përgjithshme.
10. Kolegji në çështjen konkrete sjell në vëmendje të dy gjykatave se do të duhet të
tregohen më të kujdesshme kur të hartojnë vendimet e ndërmjetme të shpalljes së
moskompetencës dhe të parashtrimit të mosmarrëveshjes së kompetencës. Është e
papranueshme që në asnjë nga këto dy vendime të gjykatave në pjesën arsyetuese nuk
parashtrohet asnjë fakt i çështjes por nxitohet menjëherë për të arsyetuar në mënyrë standarde
se pse çështja nuk është në kompetencën e asaj gjykate. Nuk është normale që vendime të
tilla të mosparashtrojnë asnjë rresht mbi faktet e çështjes dhe që të detyrohet sakaq Gjykata e
Lartë të parashtrojë faktet e mosmarrëveshjes në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur
dhe se si do të duhet të zbatohet e drejta pozitive sakaq.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”,

VENDOSI:
Prishjen e Vendimit nr. 10611, datë 21.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë
dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në këtë gjykatë.

Tiranë, më 13.03.2019

11
Nr. 90200-00519-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-119 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 13.03.2019, mori në shqyrtim çështjen civile që u

përket palëve:

KËRKUES: MICRO CREDIT ALBANIA SH.A

OBJEKTI:
Lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratën e kredisë lidhur me datë 20.02.2007
me kreditor Micro Credit Albania sh.a dhe kredimarrës z. Gentian Mustafa Baçova.

BAZA LIGJORE: Nenet 510/d e 511 të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr. 2 (64-2019-20), datë

16.01.2019, ka vendosur:
“1. Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Lushnjë për shqyrtimin e çështjes civile nr. 14 (29) Regj. Them, datë
regjistrimi 15.01.2019 që i përket: Kërkues Micro Credit Albania sh.a; objekt:
“Lëshim urdhër ekzekutimi” .
2. Dërgimin për gjykim të kërkesës dhe akteve bashkëlidhur në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Tiranë.
3. Kundër kjëtij vendimi lejohet ankim i veçantë nga pala kërkuese në
Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”

Kundër këtij vendimi, me datë 31.01.2019 ka bërë ankim të veçantë kërkuesi, Micro
Credit Albania sh.a, i cili ka kërkuar prishjen e tij dhe kthimin e çështjes pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke argumentuar se:

- Sipas nenit 52 të K.Pr.C është parashikuar se kompetenca tokësore mund të

ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në
nenet 45 dhe 46 të këtij kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje. Për rastin
konkret nuk ka ndalim;
- Po ashtu sipas nenit 54 të K.Pr.C e drejta e zgjedhjes midis shumë gjykatave
kompetente i përket paditësit. Kjo do të thotë se edhe nëse janë disa gjykata
kompetente është kërkuesi ai që bën zgjedhjen;
- Neni 511, pika ç i K.Pr.C parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e
vendit ku detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen. Duke qenë se

12
“vendi i ekzekutimit” është i papërcaktueshëm dhe bankat e nivelit të dytë ku mund të
bëhet pagesa shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykata duhet
t’i referohej nenit 448 të Kodit Civil sipas të cilit për detyrimet monetare pagesat
bëhen në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N:
I. Rrethanat e çështjes

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë është paraqitur një kërkesë me objekt
dhe shkak ligjor të përcaktuar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Kërkuesi, shoqëria “Micro Credit Albania” sh.a i është drejtuar gjykatës me
kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit sipas nenit 510 të K.Pr.C, për kontratën e
kredisë të lidhur midis tij (në cilësinë kontraktore të kredidhënësit) si dhe z. Gentian Mustafa
Baçova. (në cilësinë kontraktore të kredimarrësit). Sikurse ka rezultuar nga aktet e fashikullit
të gjykimit, kredimarrësi e ka vendbanimin në qytetin e Tiranës.
3. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin 2 (64-
2019-20), datë 16.01.2019, pasi mori në shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore,
ka vendosur: “1. Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Lushnjë për shqyrtimin e çështjes civile nr. 14 (29) Regj. Them, datë regjistrimi 15.01.2019
që i përket: Kërkues Micro Credit Albania sh.a; objekt: “Lëshim urdhër ekzekutimi” .2.
Dërgimin për gjykim të kërkesës dhe akteve bashkëlidhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. 3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë nga pala kërkuese në Gjykatën e
Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”
3.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndër të tjera ka arsyetuar se në referim të nenet
511 e vijues të K.Pr.C, identifikojnë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e kërkesave për
lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe për shqyrtimin e të gjitha padive që mund të ngrejnë
palët gjatë fazës së ekzekutimit të detyrueshëm të një titulli ekzekutiv, gjykatën e vendit të
ekzekutimit. Në rastin konkret, nisur nga aktet e depozituara, rezulton që vendbanimi i
kredimarrësit (debitorit) është në qytetin e Tiranës, vend i cili përbën edhe vendin e
ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Për rrjedhojë, gjykatë kompetente për shqyrtimin e kërkesës
për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në rastin konkret është Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë.
4. Kundër këtij vendimi, me datë 31.01.2019 ka ushtruar ankim të veçantë,
kërkuesi shoqëria “Micro Credit Albania” sh.a, i cili kërkon prishjen e tij dhe dërgimin e
çështjes pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë duke paraqitur si shkaqe ato të
pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi. Rezulton nga dosja gjyqësore se vendimi i
arsyetuar i gjykatës për shpalljen e moskompetencës tokësore i është njoftuar kërkuesit me
datë 31.01.2019.

II. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. 2, datë 16.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë
për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe çështja të
dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

13
6. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse
sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të
saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin e një kategorie
të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit gjyqësor dhe gjykatës
me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e çështjeve mes
gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode mbrojtjen e palëve
dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të çështjes.
6.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të zhvillohet
përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në mënyrë sa
më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të KEDNJ, nenit
42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
7. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.
Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
8. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që ato
i bëjnë interesve të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë dhe
më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61, ka
parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 1, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e
seancës gjyqësore. 2”
8.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
9. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim të
nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e ka
konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 3, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
1
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
2
Theksim i Kolegjit
3
Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84.

14
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit
nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të
vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
10. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese 4. Kjo do të
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapësimin e mungesës së kompetencës tokësore të
gjykatës para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala
kërkuese prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për
lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës
respektive.
11. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qenë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
12. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmëndje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)

4
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

15
12.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjthshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
13. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Lushnjë, është paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me
kërkues shoqërinë “Micro Credit Albania” sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Lushnjë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka
marrë në shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin
konkret si ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
14. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qenë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 2 (64-2019-20) datë 16.01.2019, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Lushnjë dhe dërgimin e çështjes pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 13.03.2019

16
Nr. 90200-00563-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-120 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 13.03.2019, mori në shqyrtim çështjen civile që u

përket palëve:

KËRKUES: MICRO CREDIT ALBANIA SH.A

OBJEKTI:
Kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për kontratën e kredisë lidhur me datë
18.03.2009 me kreditor Micro Credit Albania sh.a. dhe kredimarrës Luan Sheuqet Kalej i
datëlindjes 27.08.1972, banues në 4001 Lagje Partizani 09700000, Shkodër dhe
bashkëkredimarrës Edlira BAshkim Kalej, datëlindje 11.01.1978, banues në 4001 Lagje
Partizani 09700000, Shkodër.

BAZA LIGJORE: Nenet 510/d e 511 të Kodit të Procedurës Civile, Neni 5 i Ligjit
Nr. 48/2014, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare.”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 69, datë 25.01.2019 ka

vendosur:
“1. Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Lezhë për gjykimin e çështjes civile me nr. 69 akti.
2. Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata
kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5
ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”

Kundër këtij vendimi, me datë 21.02.2019 ka bërë ankim të veçantë kërkuesi, Micro
Credit Albania sh.a, i cili ka kërkuar prishjen e tij dhe kthimin e çështjes pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke argumentuar se:
- Sipas nenit 52 të K.Pr.C është parashikuar se kompetenca tokësore mund të
ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në
nenet 45 dhe 46 të këtij kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje. Për rastin
konkret nuk ka ndalim;
- Po ashtu sipas nenit 54 të K.Pr.C e drejta e zgjedhjes midis shumë gjykatave
kompetente i përket paditësit. Kjo do të thotë se edhe nëse janë disa gjykata
kompetente është kërkuesi ai që bën zgjedhjen;

17
- Neni 511, pika ç i K.Pr.C parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e
vendit ku detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen. Duke qenë se
“vendi i ekzekutimit” është i papërcaktueshëm dhe bankat e nivelit të dytë ku mund të
bëhet pagesa shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykata duhet
t’i referohej nenit 448 të Kodit Civil sipas të cilit për detyrimet monetare pagesat
bëhen në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N:
I. Rrethanat e çështjes

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë është paraqitur një kërkesë me objekt dhe
shkak ligjor të përcaktuar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Kërkuesi, shoqëria “Micro Credit Albania” sh.a i është drejtuar gjykatës me
kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit sipas nenit 510 të K.Pr.C, për kontratën e
kredisë të lidhur midis tij (në cilësinë kontraktore të kredidhënësit) si dhe z. Luan Kalej dhe
znj. Edlira Kalej (në cilësinë kontraktore të kredimarrësit). Sikurse ka rezultuar nga aktet e
fashikullit të gjykimit, kredimarrësit e kanë vendbanimin në qytetin e Shkodrës.
3. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin 69, datë
25.01.2019, pasi mori në shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, ka vendosur:
“1.Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për gjykimin
e çështjes civile me nr. 69 akti. 2. Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si
gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje. 3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i
veçantë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e njoftimit të
vendimit të arsyetuar.”
3.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndër të tjera ka arsyetuar se në referim të nenet
511 e vijues të K.Pr.C, identifikojnë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e kërkesave për
lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe për shqyrtimin e të gjitha padive që mund të ngrejnë
palët gjatë fazës së ekzekutimit të detyrueshëm të një titulli ekzekutiv, gjykatën e vendit të
ekzekutimit. Në rastin konkret, nisur nga aktet e depozituara, rezulton që vendbanimi i
kredimarrësve (debitorit) është në qytetin e Shkodrës, vend i cili përbën edhe vendin e
ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Për rrjedhojë, gjykatë kompetente për shqyrtimin e kërkesës
për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në rastin konkret është Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër.
4. Kundër këtij vendimi, me datë 21.02.2019 ka ushtruar ankim të veçantë,
kërkuesi shoqëria “Micro Credit Albania” sh.a, i cili kërkon prishjen e tij dhe dërgimin e
çështjes pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë duke paraqitur si shkaqe ato të pasqyruara
në pjesën hyrëse të këtij vendimi. Nuk rezulton nga dosja gjyqësore se kur i është njoftuar
vendimi i arsyetuar kërkuesit MCA.

II. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

A) Në lidhje me afatin e paraqitjes së ankimit të veçantë

5. Si fillim Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlerëson se ai është
vënë në lëvizje nëpërmjet ankimit të kërkuesit, të depozituar me datë 21.02.2019. Nëpërmjet

18
këtij akti procedural, kërkuesi, shoqëria “Micro Credit Albania” sh.a. ka kundërshtuar
vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila në dhomë këshillimi, pa praninë e
palës kërkuese, ka vendosur kryesisht të shpallë moskompetencën tokësore, duke i dërguar
aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë
është shpallur me 25.01.20189, pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 38/2017 “Për disa shtesa dhe
ndryshime në Ligjin Nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar5. Nuk rezulton nga dosja se kur i është njoftuar kërkuesit vendimi i
arsyetuar i gjykatës me të cilin çështja është shpallur moskompetenca.
6. Në nenin 62 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se: “Kundër vendimit
të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër
vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët
dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në
Gjykatën e Lartë.”. Neni 443 i Kodit të Procedurës Civile ka parashikuar se: “…Afati i
ankimeve të veçanta është 5 ditë.” Ndërsa neni 444, i ndryshuar, ka parashikuar se: “Afatet e
caktuara në nenin 443 janë të prera dhe fillojnë nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të
arsyetuar.”
7. Sa më sipër, duke qenë se në fashikullin e gjykimit nuk rezulton i dokumentuar
momenti se kur i është njoftuar palëve vendimi i i arsyetuar i gjykatës dhe duke qenë se nuk
mund të identifikohet dot momenti procedural nga ka nisur afati i ankimit kundër vendimit,
Kolegji çmon se pala kërkuese prezumohet se është në afat për paraqitjen e ankimit ndaj
vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në lidhje me këtë çështje, i tërhiqet
vëmendja gjykatës së shkallës së parë (administratës gjyqësore), të zbatojë urdhërimet e
Kodit të Procedurës Civile të ndryshuar, të njoftojë vendimet e arsyetuara dhe të
dokumentojë në dosje momentin e marrjes dijeni të palës në lidhje me vendimin e arsyetuar.
Për efekt të ligjit, pala konsiderohet se ka marrë dijeni në lidhje me vendimin e arsyetuar të
gjykatës, nga momenti kur ky akt procedural i komunikohet nga gjykata.

B) Në lidhje me shkaqet e ankimit

8. Kolegji pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. 69, datë
25.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për shpalljen e moskompetencës tokësore
dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër është i pabazuar në ligj.
Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe çështja të dërgohet pranë kësaj gjykate për
vazhdimin e gjykimit.
9. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse
sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të
saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin e një kategorie
të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit gjyqësor dhe gjykatës
me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e çështjeve mes
gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode mbrojtjen e palëve
dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të çështjes.
9.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të zhvillohet
përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në mënyrë sa
më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të KEDNJ, nenit
42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
10. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.

5
Ky Ligj ka hyrë në fuqi me datë 05.11.2017

19
Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
11. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesave të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 6, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e
seancës gjyqësore. 7”
11.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
12. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 8, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit
nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të
vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
13. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese 9. Kjo do të
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
6
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “ Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
7
Theksim i Kolegjit
8
Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84.

20
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapsimin e mungesës së kompetencës tokësore të gjykatës
para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala kërkuese
prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për lëshimin e
urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës respektive.
14. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qenë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
15. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmëndje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)
15.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjthshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
16. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Lezhë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Lezhë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si

9
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

21
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
17. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qenë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 69, datë 25.01.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë
dhe dërgimin e çështjes pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 13.03.2019

22
Nr. 11243-00557-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019-135 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen civile me

palë:

PADITËS: DASHURI BALLA (KUMANI),

EDMOND EUMANI,
RAZIJE AGUSHI (KUMANI),
ELIDA REÇI (RISTANI),
ENKELE RISTANI,
LIRI KUMANI.

TË PADITUR: AGJENCIA TRAJTIMIT PRONAVE TIRANË.

OBJEKTI:
Ndryshimin e Vendimit Nr. 305, datë 15.05.2008, të ish- Zyrës Rajonale të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Qarku Fier, si dhe të Vendimin Nr. 276, datë 23.01.2013, të AKKP
Tiranë, duke vendosur: Njohjen e së drejtës së pronësisë së trashëgimtarëve ligjore të
subjektit të shpronësuar Ymer Kumani për pronat me sipërfaqe 6,2 ha, e ndodhur në fshatin
Kuman, Komuna Roskovec, Rrethi Fier. Kthimin e sipërfaqeve të lira.
Kompensimin e sipërfaqeve të zëna.
Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Vendimit Nr. 587 datë 28.09.2007 të ZRKKP
Qarku Fier, dhënë në favor të trashëgimtarëve ligjorë të Hatiqe (Hatixhe) Kumani.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32/a, 153, 154, dhe 324/a-331 të K. Pr. Civile, Neni 115/a/b,
116, 117, 118, 119 të K. Pr. Administrative, Ligji Nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe
kompensimin e pronës”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.721 (2472), datë 25.05.2017, ka

vendosur:
“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për
shqyrtimin e çështjes me nr. regj. them. 21291-00239-62-2017 (829), datë
regjistrimi 02.02.2017.
Dërgimin për shqyrtimin e kërkesë padisë dhe akteve shoqëruese të saj,
Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës
lëndore dhe tokësore për shqyrtimin e çështjes me nr. regj. them. 21291-
00239-62-2017 (829), datë regjistrimi 02.02.2017”.

23
Pas dërgimit të çështjes në Gjykatën e Apelit Vlorë, kjo e fundit i është drejtuar
Gjykatës së Lartë me parashtrimin, që të vendosë për rregullimin e kompetencës.
Gjykata e Apelit vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nr,721
(2472), datë 25.05.2017 për deklarimin e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e çështjes
për kompetencë në Gjykatën e Apelit Vlorë është i pabazuar dhe duhet të prishet nga Gjykata
e Lartë duke u dërguar çështja për vazhdimin e gjykimit po në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Fier.
Gjykata e Apelit vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është dhënë
në interpretim jo të drejtë të ligjit. Ajo i ka dhënë fuqi prapavepruese nenit 29 të ligjit nr.
133/2015 duke e konsideruar atë dispozitë procedurale, që sjell efekte edhe për çështjet që
janë në gjykim, pa vlerësuar drejtë kohën kur kishte lindur marrëdhënie juridike objekt
konflikti dhe ligjet ne fuqi në kohën e lindjes së saj. Kështu sipas nenit 29 të ligjit nr.
133/2015 Gjykata e Apelit është kompetente për të shqyrtuar ankimet kundër vendimeve të
dhëna nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për njohjen e të drejtës së pronësisë. Në rastin
konkret vendimi objekt kundërshtimi nuk është dhënë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave në
bazë të ligjit nr. 133/2015, por nga Komisioni i Kthimit të pronave Qarku Vlorë në bazë të
ligjit nr. 9235/2004, që u shfuqizua nga ligji nr. 133/2015. Pra marrëdhënia juridike objekt
konflikti ka lindur në bazë të ligjit të mëparshëm “Për kthimin e kompensimin e pronave” nr.
9235/2004, sipas të cilit kompetente për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të ish-
Komisioneve të Kthimit të Pronave dhe ish-Agjencisë Qendrore të Kthimit të Pronave me
qendër në Tiranë ishte gjykata e shkallës së parë, ku është ngritur dhe padia.
Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë nënvizon faktin se, nga pala paditëse është
kundërshtuar vendimmarrja e Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, sipas
vendimit Nr. 305, datë 15.05.2008 të K.K.K.P Vlorë, duke kërkuar nëpërmjet kësaj padie,
njohjen si pronar për pronën me sipërfaqe prej 6,2 ha, sipërfaqe kjo e njohur me vendimin
Nr. 587, datë 28.09.2007 të Z.R.K.K.P Qarku Fier në emër të subjektit të shpronësuar Hatiqe
(Hatixhe) Kumani.
Në këtë rast, Gjykata e Apelit Vlorë vlerëson se, pavarësisht nga formulimi që i është
bërë objektit të padisë, kërkimi i palës paditëse për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të
vendimit të komisionit nuk është kërkimi kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur
pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të
drejtën e pronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse mbi sipërfaqen prej 6,2 ha, pronë e
njohur dhe kompensuar trashëgimtarëve të trashëgimlënësit Hatiqe (Hatixhe) Kumani. Palës
paditëse i është refuzuar njohja e pronësisë vetëm për shkak se kjo pronë ju është njohur me
vendimin Nr. 587, datë 28.09.2007 të Z.R.K.K.P Qarku Fier, atyre të cilët edhe pse tërheqin
të drejta pasurore nuk janë thirrur në gjykim. Në këtë vështrim, fakti juridik që paditësit kanë
vënë në themel të kërkimit përbën shkakun e padisë. Për këtë arsye ai është fakti nga i cili
rrjedh e drejta materiale që paditësit e pretendojnë si të shkelur. Gjykata e Apelit vlerëson se
konflikti midis palëve, që duhet të marrë zgjidhje nga gjykimi, është konflikt lidhur me
pronësinë mbi sendin (duhet të zgjidhet mosmarrëveshja se prona ka qenë e Ymer Kumani
apo e Hatiqe (Hatixhe) Kumani).
Në argument sa më sipër dhe në rrethanat kur marrëdhënia juridike për shkak të së
cilës ka lindur konflikti ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi sende
të paluajtshme, kjo Gjykatë vlerëson se në përcaktimin e kompetencës lëndore gjykata duhet
t’i referohet dispozitave të Kodit Civil të zbatueshme për çështjen konkrete për njohjen e së
drejtës së pronësisë të pretenduar nga paditësi. Duke qenë para një konflikti pronësie,
kompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes në kuadrin e një padie rivendikimi e ka
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë në këndvështrim të nenit 41 të K.Pr.Civile, i cili
parashikon: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet

24
civile e mosmarrëveshjet e tjera, të parashikuara në këtë Kod dhe ligje të tjera”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier duke pasur kompetencë tokësore e përcaktuar në
nenin 45 të K. Pr. Civile e cila është një nga rastet e kompetencës tokësore ekskluzive
referuar dhe vendimit unifikues nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës
së Lartë sipas të cilit gjykimet me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish Komisioneve të
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Bashki apo Rrethe, si dhe kundërshtimin e
vendimeve të ish Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qarqe dhe të
Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave rezulton të jenë konsideruar si
mosmarrëveshje të natyrës civile ka dhe kompetencën lëndore për zgjidhjen përfundimisht në
themel të së drejtës së pasurisë objekt gjykimi ndërmjet palëve në gjykim pasi në fund të
fundit kemi të bëjmë me rivendikim të pronës nëse pranohet padia e paditëses.
Gjykata e Apelit vlerëson se nuk mund të ketë kompetencë lëndore për gjykimin në
shkallë e parë të çështjes objekt gjykimi, referuar shkakut dhe objektit të padisë pasi në të
kundërtën palëve (kryesisht trashëgimtarëve të ish pronarit Hatiqe (Hatixhe) Kumani), do t’i
mohohej e drejta e gjykimit në një shkallë të gjyqësorit për çështjet me të njëjtën natyrë duke
e bërë procesin të parregullt ligjërisht. Edhe pse gjatë gjykimit gjykata nuk ka thirrur
trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar Hatiqe (Hatixhe) Kumani, nga objekti i padisë
provohet qartë se kemi të bëjmë me një konflikt të pastër civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Paditësit Dashuri Balla etj, në cilësinë e trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar
Ymer Kumani i janë drejtuar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish
Pronarëve të Qarkut Fier me kërkesën me objekt:
“Njohjen e së drejtës së pronësisë të një sipërfaqe totale tokë prej 6,2 ha (62 dy), tokë
bujqësore dhe kullotë, e ndodhur në Kuman, Njësia Administrative Roskovec, Qarku Fier, në
emër të subjektit të shpronësuar Ymer Kumani”.
Referuar përcaktimeve të bëra në V.K.M Nr. 560, datë 16.10.1995, si dhe Ligjin Nr.
7699, datë 25.03.1994, për “Njohjen dhe Kompensimin e Tokave Bujqësore” ka paraqitur të
gjithë dokumentacionin e kërkuar.
Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish Pronarëve të Qarkut Fier
pasi ka shqyrtuar kërkesën e kërkuesave Razie Kumani (Agushi), Dashuri Balla etj, me
Vendimin Nr. 305, datë 15.05.2008 ka vendosur: “Të mos njohë të drejtën e pronësisë
trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar Ymer Kumani për sipërfaqen 6,2 ha të
ndodhur në fshatin Kuman; për shkak se kjo pronë me vendimin nr. 587, datë 10.01.2008 të
Z.R.K.K.K Qarku Fier i është njohur në pronësi ish pronares Hatiqe (Hatixhe) Kumani.
Ankuesit duke mos qenë dakord me vendimin Nr. 305, datë 15.05.2008 të ish
Z.R.K.K.P Qarku Fier, me të ardhur në dijeni të tij i janë drejtuar A.K.K.P Tiranë e cila me
vendimin nr. 276, datë 23.01.2013 ka vendosur: “Deklarimin e mungesës së juridiksionit
Administrativ dhe kompetencës së AKKP-së për shqyrtimin e kërkesës ankimore të paraqitur
nga subjekti ankues Razije Kumani, përfaqësuese e trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të
shpronësuar Ymer Kumani”.
Gjithashtu me anë të këtij vendimi, A.K.K.P - ja i orienton palët t’i drejtohen
Gjykatës për kundërshtimin e vendimeve Nr. 305 datë 15.05.2008 të Z.R.K.K.P Qarku Fier
dhe nr. 587, datë 10.01.2008 të Z.R.K.K.K Qarku Fier.
Në këto kushte paditësit i janë Drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me padinë
me objekt të përshkruar më sipër.

25
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 721 (2472), datë 25.05.2017, ka
vendosur:
“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për
shqyrtimin e çështjes me nr. regj. them. 21291-00239-62-2017 (829), datë regjistrimi
02.02.2017.
Dërgimin për shqyrtimin e kërkesë padisë dhe akteve shoqëruese të saj, Gjykatës së
Apelit Vlorë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore dhe
tokësore për shqyrtimin e çështjes me nr. regj. them. 21291-00239-62-2017 (829),
datë regjistrimi 02.02.2017”.
Me arsyetimin se, në lidhje me gjykatën kompetente gjykata vlerëson se me miratimin
e ligjit Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të
pronave” janë shfuqizuar ligjet e mëparshme, dhe është përcaktuar si gjykatë kompetente për
shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ATP-së gjykata e apelit (nenet 29 dhe 38 të ligjit).
Me shfuqizimin e ligjeve të mëparshme gjykata vlerëson se nuk ka më bazë ligjore e për
pasojë kompetencë për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të AKKP-së. Në këto kushte,
gjykata kompetente për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të-AKKP-së pas hyrjes së në
fuqi të ligjit nr. 133/2015, do të jetë Gjykata e Apelit në kuptim të drejtë të nenit 29 dhe nenit
38 të Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit
të pronave”.
Gjykata vlerëson se nuk ka kompetencë për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të
AKKP-së, për shkak të miratimit të ligjit nr. 33/2015 “Për trajtimin e pronës dhe
përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, duke qenë se në dispozitat e fundit janë
shfuqizuar tërësisht ligjet e mëparshme, dhe nuk është parashikuar një dispozitë transitore në
lidhje me gjykatën kompetente për çështjet e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të
AKKP-së të cilat janë regjistruar në gjykata para miratimit të ligjit nr. 133/2015, apo pas
miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit të mësipërm, kur vendimet e A.K.K.P janë dhënë para
hyrjes në fuqi të ligjit.
Gjykata çmon se shmangia e gjykimit në shkallë të parë të kësaj kategorie çështjesh
dhe gjykimi i drejtpërdrejtë në gjykatën e apelit është favorizues për palën e cila ka kaluar
vendimmarrjen e një organi si A.K.K.P (quasi gjykatë) dhe ankimit kundër vendimit të këtij
institucioni direkt në gjykatën e shkallës së dytë. Shmangia e një shkalle ankimi është në
përputhje me standardin kushtetues të së drejtës së një ankimi efektiv, të mbështetur nga
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

II. Ligji i zbatueshëm.

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

Neni 16§1 i K. Pr. Civile që parashikon se:
“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e
tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj....”.
Neni 61 i K. Pr. Civile parashikon se :
“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të
kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën
kompetente....”
Neni 62 i K. Pr. Civile parashikon se :
“Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

26
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Vendimi nr. 721 (2472), datë 25.05.2017, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,
që ka shpallur moskompetencën lëndore/funksionale për shqyrtimin e çështjes duke i dërguar
aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës së Apelit Vlorë, është rrjedhojë e moszbatimit të
normave procedurale civile dhe për këtë shkak vendimi duhet të prishet e çështja të kthehet
për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.
2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të akteve të dosjes gjyqësore,
objektit dhe shkakut të padisë, e gjen të pabazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur
nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të
çështjes objekt gjykimi.
3. Në analizë të akteve të dosjes gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë,
arsyetimit të gjykatës, si dhe legjislacionit të zbatueshëm për rastin konkret, parashtrimet e
paraqitura nga Gjykata e Apelit Vlorë, përmbajnë shkaqe për cenimin e vendimit nr. 721 datë
25.05.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
4. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja lëndore është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
5. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Gjykata
nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore/funksionale.
6. Duke u kthyer te çështja objekt shqyrtimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë
konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, nuk ka arsyetuar drejtë në lidhje me zbatimin e
ligjit procedural dhe material përsa i përket përcaktimit të kompetencës lëndore/funksionale.
7. Kolegji Civil vlerëson se, pala paditëse ka depozituar kërkesë padinë për
gjykim me datë 02.02.2017 (pas datës 23 shkurt 2016, kohë kur ka hyrë në fuqi ligji nr.
133/2015) me objektin të përshkruar në pjesën hyrëse dhe është e rëndësishme të mbahet në
vëmendje dhe neni 29 i ligjit Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit
të kompensimit të pronave” në të cilin është parashikuar se:“Kundër vendimit të ATP-së për
njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim,
brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas
rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”. Pra kjo dispozitë duhet
zbatuar vetëm për ato raste kur paditë paraqiten për shqyrtim para gjykatave mbas hyrjes në
fuqi të ligjit Nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit
të pronave” siç është rasti konkret objekt gjykimi.
8. Gjithashtu Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjell edhe njëherë në vëmendje të
Gjykatave të Shkallës së parë se Kolegjet e Bashkuara me Vendimin Nr. 7 datë 24.03.2005
kanë pranuar se, fuqia prapavepruese e ligjit është e lidhur kryesisht me ligjin material dhe
ajo nuk është në natyrën e ligjit procedural. Palët citohet në Vendimin Unifikues të mësipërm
nuk mund të parashikonin se ligji do të ndryshonte dhe se rregullat e vendosura do të
ndryshonin. Të pranosh të kundërtën është me pasoja të rënda jo vetëm për palët të cilat,
gjatë apo në përfundim të ndjekjes së procedurave ligjore, të detyrohen të ndjekin të tjera.
Derisa çështja është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë, para se të hynte në fuqi ligji i
ri, automatikisht e drejta e ankimit kundër vendimeve të komisioneve të kthimit e

27
kompensimit të pronave mund të bëhej në gjykatën e shkallës së parë, tregon se për këto
çështje ishte përcaktuar juridiksioni dhe kompetenca gjyqësore e këtyre gjykatave. Në rastet e
tjera edhe se marrëdhënia juridike ka lindur mbi bazën e ligjit të vjetër, por nuk ka patur
mosmarrëveshje deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri (pra nuk është paraqitur padi në gjykatë
për të kundërshtuar vendimin e komisionit), juridiksioni është përcaktuar ai administrativ dhe
ankimi për pasojë do të drejtohet në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe më pas në
Gjykatën e Apelit, sipas rregullave të K. Pr. Civile të Republikës së Shqipërisë.
9. Përveç sa më sipër, nga ana tjetër Kolegji vlerëson se konflikti midis palëve,
që duhet të marrë zgjidhje nga gjykimi, është konflikt lidhur me pronësinë mbi sendin e
pretenduar nga pala paditëse dhe është pikërisht kjo arsyeja se përse çështja i përket gjykatës
së shkallës së parë dhe jo gjykatës së apelit.
10. Në argument sa më sipër dhe në rrethanat kur marrëdhënia juridike për shkak
të së cilës ka lindur konflikti ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi
sende të paluajtshme, ky Kolegj vlerëson se në përcaktimin e kompetencës lëndore gjykata
duhet ti referohet dispozitave të Kodit Civil të zbatueshme për çështjen konkrete për njohjen
e së drejtës së pronësisë të pretenduar nga palët paditëse (paditësit, trashëgimtarë të Ymer
Kumanit kërkojnë njohjen e pronës në emër të tyre duke ua hequr trashëgimtarëve të Hatiqe
(Hatixhe) Kumani, pavarësisht se ato nuk janë thirrur si palë në këtë gjykim, ky është në
thelb shkaku i kërkimit i paditësve).
11. Gjykata e Apelit nuk mund të ketë kompetencë lëndore/funksionale për
gjykimin si shkallë e parë të çështjes objekt gjykimi, referuar shkakut dhe objektit të padisë
pasi në të kundërtën palëve, do ti mohohej e drejta e gjykimit në një shkallë të gjyqësorit për
çështjet me të njëjtën natyrë duke e bërë procesin të parregullt ligjërisht.
12. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 721
(2472), datë 25.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me të cilin është shpallur
moskompetenca lëndore/funksionale për gjykimin e çështjes civile, duhet të prishet e çështja
të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62 të K. Pr. Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 721 (2472), datë 25.05.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Fier dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë.

Tiranë, më 28.03.2019

28
Nr. 90300-00702-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-155 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen civile me

palë:

KËRKUES: SHOQËRIA “MICRO CREDIT ALBANIA”

SH.P.K. (MCA).

OBJEKTI:
Lëshimi i Urdhrit të ekzekutimit për kontratën e kredisë lidhur me datë 11.02.2011
me kreditor Micro Credit Albania sh.a. dhe kredimarrës Z. Ergys Sadik Kotrri, dtl.
22.02.1982 banues në lagjen “Vasil Shanto”, rruga “Muahmet Gjollesha”, Shkodër dhe
kredimarrës Znj. Muniba Agim Kotrri, dtl. 16.07.1984 banues në lagjen “Vasil Shanto”,
rruga “Muhamet Gjollesha”,Shkodër dhe dorëzanës Z. Florenc Luan Çaushi, dtl. 10.05.1979
banues në lagjen “Fari Ramadani”, rruga “Bashkimi” Shkodër.

BAZA LIGJORE: Nenet 510/d, 511 e në vijim të K.Pr.Civile, neni 5 i ligjit nr.
48/2014, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1134 Akti, datë 22.02.2019, ka
vendosur:
“Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
për shqyrtimin e çështjes me nr. 1134 Akti. datë regj. 14.02.2019.
Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve bashkëlidhur saj, Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e
kompetencës tokësore për shqyrtimin e kësaj kërkese”.

Kundër vendimit të gjykatës ka paraqitur ankim të veçantë pala kërkuese Shoqëria

“Micro Credit Albania” sh.a. (MCA), e cila parashtron këto shkaqe:

 Së pari: Gjykata nuk ka marrë parasysh nenin 13 pika 13.2. të kontratës si dhe faktin se
K.Pr.Civile nuk ka ndonjë dispozitë urdhëruese që të përcaktojë në mënyrë taksative
kompetencën për kontratat e kredive bankare dhe nuk ka ndonjë ndalim taksativ që palët
nuk kanë të drejtë të përcaktojnë kompetencën tokësore. Përderisa e lejon ligji dhe palët
e kanë parashikuar në kontratë shprehimisht, gjykata nuk mund të dalë mbi vullnetin e
palëve dhe mbi ligjin.

29
 Së dyti, edhe sikur të mos ishte parashikimi në kontratë si më sipër Gjykata ka gabuar
në referimin e bazës ligjore lidhur me rastin konkret pasi kemi të bëjmë me ekzekutim
detyrimi në të holla dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim.
 Neni 511 pika ç) parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku
detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së kreditorit. Në aneksin 1 të kontratës plani i pagesave janë
përcaktuar edhe llogaritë bankare. Duke qenë se vendi është relativisht i
papërcaktueshëm dhe bankat e Nivelit të Dytë ku mund të bëhet pagesa shtrihen në të
gjithë R.Sh. gjykata duhet t'i referohej rregullimeve të përgjithshme të K.Civil neni 448
të K.Civil ku përcaktohet se : ... “Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e
pagesës..
 Së treti : Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore por
gjykata ipso iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit duke krijuar norma juridike në
zgjidhjen e çështjes. Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që është
parashikuar midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit për sa i përket
zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike. Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në konsideratë
cilësinë e palës kreditore dhe dëmin që mund të pësojë subjekt bankar nga mos
përmbushja e detyrimeve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.
 Gjykata nuk ka marrë në konsideratë prioritetin që ligjvënësi i ka dhënë sistemit bankar
në RSH në Vendimin Nr. 39 të datës 16.10.2007 te Gjykata Kushtetuese ka mbajtur
qëndrimin se: “Sistemi bankar zë vend të rëndësishëm në strukturat ekonomike të një
vendi. Ai është një ndër aktorët kryesorë të ekonomisë së tregut, stabiliteti i të cilit është
i lidhur drejtpërdrejtë me stabilitetin makroekonomik të vendit. Në një sistem të tillë,
bankat funksionojnë si ndërmjetës financiar duke mbledhur dhe grumbulluar mjetet e
lira financiare të publikut, në formën e depozitave, për t'i përdorur këto fonde për të
ushqyer sistemin e kreditimit. Dhënia e garancive ligjore për kthimin e sigurt të kredive
bankare i shërben konsolidimit të sistemit bankar, si dhe ndikon drejtpërdrejt në
mbrojtjen e depozitave financiare të qytetareve apo subjekteve të tjerë. Nisur nga ky rol
dhe nga atributet që i janë veshur këtij sistemi, parashikimi në ligj i lëshimit të urdhrit
ekzekutiv, sipas kërkesës së subjektit bankar, me qëllim shlyerjen e shpejtë të kredisë pas
skadimit të afateve kontraktore, ka patur për qëllim të sigurojë ekuilibrin e nevojshëm
ndërmjet interesit publik nga njëra anë, që synon qëndrueshmërinë e sistemit bankar
dhe garantimin e kursimeve.”
 Përfundimisht kërkojmë prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e
gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Në datën 11.02.2011 midis kredidhënësit NOA sh.a. dhe palës kredimarrëse Z. Ergys
Sadik Kotrri, dtl. 22.02.1982 banues në lagjen “Vasil Shanto”, rruga “Muhamet Gjollesha”,
Shkodër dhe kredimarrës Znj. Muniba Agim Kotrri, dtl. 16.07.1984 banues në lagjen “Vasil
Shanto”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Shkodër dhe dorëzanës Z. Florenc Luan Çaushi, dtl.
10.05.1979 banues në lagjen “Fari Ramadani”, rruga “Bashkimi” Shkodër, është lidhur
kontrata e kredisë. Sipas “Kontratës për kalim të kredive” datë 27.02.2018 lidhur midis
shoqërisë NOA sh.a dhe Micro Credit Albania sh.a., në bazë të neneve 499-507 të K.Civil,
Kreditori për kontratën e sipërpërmendur është shoqëria Micro Credit Albania sh.a.

30
Nga ana e palëve debitore nuk është shlyer detyrimi edhe pse u vendosën në dijeni për
vonesën dhe mospërmbushjen e detyrimit, e gjendur në këtë situatë ligjore pala kreditore ju
drejtua gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titullin Kontratën e
Kredisë lidhur me datë 11.02.2011, duke i bashkëlidhur kërkesës të gjithë dokumentacionin
provues se pala debitore nuk dëshiron të paguajë detyrimin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1134 Akti, datë 22.02.2019,
ka vendosur:
“Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për
shqyrtimin e çështjes me nr. 1134 Akti. datë regj. 14.02.2019.
Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve bashkëlidhur saj, Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për
shqyrtimin e kësaj kërkese”.
Me arsyetimin se, gjatë gjykimit të kësaj çështje gjykata bazuar në nenin 61 të
K.Pr.Civile, sipas të cilit:
“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lendes, funksionit ose
kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46 të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
”.
Gjykata, nuk është kompetente, për shkak të mungesës së kompetencës tokësore në
shqyrtimin e kërkesës objekt i këtij gjykimi, pasi është në kompetencën tokësore të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Ky përfundim arrihet duke patur në konsideratë faktin që, përcaktimet e neneve 511 e
vijues të K.Pr.Civile, trajtojnë gjykatën e vendit të ekzekutimit, si gjykatën kompetente, të
përcaktuar shprehimisht, për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe për të gjitha kundërshtimet
që mund tu lindin palëve gjatë procedurës të ekzekutimit të një titulli ekzekutiv.
Nga aktet e depozituara (kontratë huaje e siguruar me barrë siguruese, hipotekë,
dorëzani) rezulton që, vendbanimi i kredimarrësve, si dhe i dorëzanësit, është në Shkodër,
vend i cili detyrimisht përbën dhe vendin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.
Për rrjedhojë gjykata kompetente për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në rastin
konkret, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në këto kushte gjykata për sa më lart u arsyetua, çmon se në referim të neneve 59, 61
e 511 të K.Pr.Civile, kjo gjykatë duhet të shpallë me iniciativën e saj moskompetencën
tokësore për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje, duke i kaluar aktet për kompetencë
gjykimi, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

II. Ligji i zbatueshëm.

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

Neni 16§1 i K.Pr.Civile që parashikon se:
“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e
tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj....”.
Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:
“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të
kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën
kompetente....”
Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se:
“Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të

31
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

II. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. 1134 Akti, datë 22.02.2019, i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të
prishet dhe çështja të dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
2. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse
sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të
saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin e një kategorie
të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit gjyqësor dhe gjykatës
me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e çështjeve mes
gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për ta bërë më komode mbrojtjen e palëve dhe
aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të çështjes.
2.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të zhvillohet
përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në mënyrë sa
më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të KEDNJ, nenit
42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
3. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.
Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
4. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që ato
i bëjnë interesave të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë dhe
më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.Civile, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapësim procedural në kuptimin
e ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa
të jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës
gjyqësore. ”
4.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund ta vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të
K.Pr.Civile dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore
vetëm për paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas
këtyre dispozitave.
5. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim të
nenit 61 të K.Pr.Civile lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i K.Pr.Civile, i pandryshuar, parashikonte se: “Kur gjykata për çështjen

32
që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe, nga ana tjetër, nuk janë
kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e apelit ka të drejtë të
mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës përkatëse parregullsinë e
vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i disponibilitetit dhe parimi i
konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko nenin 120 të K.Pr.Civile) sipas
të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural, pa kërkesën e palës në
interes të së cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit nuk është fillimisht
kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të vlefshme në momentin
kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i kompetencës tokësore.
Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.Civile të ndryshuar është marrë si model
nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë administrativ. Ndërkohë
paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet të rregullojë vetëm
mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
6. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të K.Pr.Civile ai zhvillohet në
dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese. Kjo do të thotë se në të tilla
gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të mund të vihet në
diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka një palë
kundërshtare që të ngrejë prapësimin e mungesës së kompetencës tokësore të gjykatës para të
cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala kërkuese
prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për lëshimin e
urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës respektive.
7. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qenë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.Civile e
ka kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.Civile dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të K.Pr.Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.Civile për rastet se
kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të vinte ndesh
me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua më sipër, u
frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve procedurale në
gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si rrjedhojë, me një
interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
8. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmendje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.Civile, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen
e kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil
të Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë etj.)

33
8.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjithshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të
K.Pr.Civile, është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të
parashikuar në këtë dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas
rastit mund të jetë vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt
ekzekutimi), për të përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo
paditë në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për
diskutim dhe për shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala
ndërgjyqëse për shpalljen e moskompetencës tokësore.
9. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
10. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qenë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 62 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 1134 Akti, datë 22.02.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

34
Nr. 11243-00703-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-156 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: SABRIE KACI

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE, TIRANË

OBJEKTI:
Njohjen e vërtetësisë së librezës së punës në të cilën janë të pasqyruara periudhat e
punës pranë Ndërmarrjes Bujqësore Kamëz: 10.03.1975-05.10.1981 NB Kamëz puntore;
06.10.1981-08.01.1986 NB Kamëz puntore; 09.01.1986-03.08.1987 NB Kamëz puntore, dhe
03.08.1987-31.08.1992 NB Kamëz puntore, 31.08.1992-01.07.1993 asistencë sociale e
nxjerrë nga subjekti NB Kamëz.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32/c të K.Pr.C, Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për
sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 918, datë 12.02.2019, ka

vendosur:
“1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 4168 regjistri themeltar, me datë
regjistrimi 20.11.2018.
2. Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese, Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 3. Shpenzimet gjyqësore i
ngarkohen palës paditëse. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë sipas
ligjit në Gjykatën e Lartë.”

Kundër këtij vendimi, me datë 26.02.2019 ka bërë ankim të veçantë paditësi, znj.
Sabie Kaci, e cila ka kërkuar prishjen e tij dhe kthimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar se:

- Gjykata në këtë rast nuk ka kualifikuar drejtë natyrën e mosmarrëveshjes;

- Në rastin konkret jemi para një padie njohjeje sipas nenit 32/c të K.Pr.C e cila është
në kompetencë të gjykatës civile

35
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
I. Rrethanat e çështjes.

Paditësja i është drejtuar palës së paditur me kërkesë për lidhjen e pensionit të

pleqërisë. Pala e paditur, DRSSH, Tiranë, pas shqyrtimit të kërkesës së paditëses, ka marrë
vendimin nr.21285 prot, datë 24.11.2017, duke i caktuar paditëses pension pleqërie për 24
vjet dhe 7 muaj periudhë sigurimi, me datë fillimi 04.09.2017.
Rezulton se pala e paditur nuk i ka njohur paditëses vjetërsinë pranë Ndërmarrjes
Bujqësore Kamëz për periudhat e individualizuara në objektin e padisë, pasi nuk disponohen
regjistra të Ndërmarrjes Bujqësore Kamëz, Sektori Qendër.
Vendimi nr. 21285 prot, datë 24.11.2017, i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve
Shoqërore Tiranë, është lënë në fuqi nga Komisioni Rajonal i Ankimit, pranë kësaj Drejtorie
si dhe nga Komisioni Qëndror i Ankimit, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, me
vendimin nr. 1965, datë 01.12.2017.
Ndodhur në këto rrethana, paditësja i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar njohjen e vjetërsisë në punë për periudhën që i mohohet nga
pala e paditur si dhe njohjen e vërtetësisë së librezës së punës.

II. Procedurat gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 918, datë 12.02.2019, ka

vendosur: “1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 4168 regjistri themeltar, me datë regjistrimi
20.11.2018. 2. Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese, Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës
paditëse. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë sipas ligjit në Gjykatën e Lartë.”
Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se nuk është kompetente nga
pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çështje, pasi çështja, referuar kërkimeve të saj, është
e natyrës administrative.
Kundër këtij vendimi, me datë 26.02.2019 ka ushtruar ankim të veçantë, pala
paditëse, znj. Sabie Kaci, duke parashtruar si shkaqe ato të pasqyruara në pjesën hyrëse.
Rezulton se vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është
shpallur moskompetenca duke urdhëruar dërgimin e çështjes pranë Gjykatës Administrative
të Shkallës së Parë Tiranë, i është komunikuar kësaj pale me datë 22.02.2019.
III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 918, datë 12.02.2019, i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është marrë në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë
kompetencën lëndore të gjykatave. Për këtë shkak, ky vendim do të prishet dhe çështja do të
dërgohet për rishqyrtim pranë kësaj gjykate, si gjykata kompetente, me të njëjtin trup
gjykues.
Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me
qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të
palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari
procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj

36
kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që
shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe
sikur çështja të jetë zgjidhur drejtë.
Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë
të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për
rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore. Në çështjen në shqyrtim,
nga përmbajtja e kërkesëpadisë rezulton se paditësja ka kërkuar njohjen e vërtetësisë së një
dokumenti me pasoja juridike për paditësen, sikurse është libreza e punës. Ky formulim i
objektit të padisë gjen pasqyrim në nenin 32, shkronjat “c”, të Kodit të Procedurës Civile.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të theksojë se përcaktimi i kompetencës
lëndore në një mosmarrëveshje lidhet me natyrën e kërkimeve të parashtruara në kërkesëpadi.
Edhe pse faktet e çështjes mund të ta orientojnë paditësin në një natyrë të ndryshme
mosmarrëveshje, është ky i fundit, që nëpërmjet natyrës së kërkimeve të tij, përcakton llojin
çështjes, pra nëse kjo do të jetë civile apo administrative.
Nga faktet e çështjes në shqyrtim rezulton se paditësja i është drejtuar me kërkesë për
caktim pensioni pleqërie palës së paditur, e cila nuk i ka njohur paditësit si vjetërsi të gjitha
vitet e punës të pretenduara nga paditësi (vitet për të cilat është derdhur kontribut), duke i
caktuar sakaq një masë pensioni më të ulët, pasi mungojnë regjistrat themeltar pranë
Ndërmarrjes Bujqësore ku paditësja pretendon se ka punuar. Ky vendim i palës së paditur
është lënë në fuqi edhe në rrugën e ankimit administrativ. Në këto kushte, paditësja, i është
drejtuar gjykatës me padi për njohjen e vjetërsisë në punë si dhe për njohjen e vërtetësisë së
librezës së punës.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, referuar përmbajtjes së kërkesëpadisë,
kërkimet e paditëses janë të natyrës civile. Paditësja mund të kishte zgjedhur që të
kundërshtonte veprimtarinë administrative të palës së paditur dhe, në këtë rast, çështja do të
ishte e natyrës administrative. Por, paditësja, duke qenë e vetëdijshme për problematikat e
dokumentacionit që provonte vjetërsinë e saj në punë, siç konfirmohet nga qëndrimi i palës
së paditur, me të cilin i është refuzuar kërkesa e saj për pension, ka zgjedhur që
mosmarrëveshjen e saj ta ngrejë si një mosmarrëveshje të natyrës civile, duke zgjedhur një
objekt padie që i përgjigjet kompetencës së gjykatave civile.
Vërtetimi i qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte si dhe
njohja e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin janë
dy lloje gjykimesh të natyrës civile. Në dallim nga gjykatat civile, gjykatat administrative
janë kompetente vetëm për ato mosmarrëveshje të cilat përcaktohen në ligjin e tyre specifik
(ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”) si dhe për ato mosmarrëveshje që burojnë nga
një mosmarrëveshje e natyrës administrative. Çdo mosmarrëveshje tjetër është e natyrës
civile.
Një përfundim i tillë rrjedh nga fakti se, referuar nenit 135/3 të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë, gjykatat administrative, duke qenë gjykata me juridiksion të
posaçëm, janë kompetente vetëm për ato mosmarrëveshje që në mënyrë specifike i caktohen
nga ligji. Pra, si parim, një mosmarrëveshje shqyrtohet nga gjykata me kompetencë të
përgjithshme gjyqësore, për sa kohë që ligji i posaçëm nuk ia ka ngarkuar shqyrtimin e saj
gjykatës me kompetencë të posaçme.
Përfundimi si më sipër, pra që paditë me objekt vërtetimin e qenies ose mosqenies së
një marrëdhënie juridike ose një të drejte si dhe njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një
dokumenti me pasoja juridike për paditësin janë padi të natyrës civile dhe si rrjedhojë janë në

37
kompetencën e gjykatave civile, mbështet edhe në jurisprudencën e mëparshme të Kolegjit
Civil të Gjykatës së Lartë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 918, datë 12.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë asaj gjykate.

Tiranë, më 28.03.2019

38
Nr. 31003-00937-00-2018 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00-2019- 171 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 13.03.2019, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: RITA MALO

I PADITUR: AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE

ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË
SHTETIT

OBJEKTI:
1. Anullimin e ndryshimit të Vendimit nr. 401, datë 29.06.1998 të Komisionit të
Kthimit të Kompensimit të Pronave ishpronarëve pranë Këshillit të Rrethit Fier, përsa i
përket të drejtës së kompensimit për sipërfaqen prej 101 dy tokë ishpronarit Leksi Mone.
2. Anullimin e ndryshimit të Vendimit Nr. 909, datë 04.07.2003 të Komisionit të
Kthimit dhe pronave, ishpronarëve pranë Prefekturës së Qarkut Fier, përsa i përket masës së
kompensimit për gjithsej 59.705 dy tokë për ish-pronarin Leksi Mone.
3. Sigurimin e padisë, pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.

BAZA LIGJORE: Ligji Nr. 7699, datë 21.04.1993 “Për kompensimin në vlerë ose me
troje ish-pronarëve të tokës bujqësore, kullotave, livadheve, tokave pyjore e pyjeve”; Neni 19
pika 3 e Ligjit Nr. 133/2015; Ligji nr. 49/2012; Neni 153 e vijues i Kodit të Procedurës
Civile.

Gjykata Administrative e Apelit me Vendimin Nr. 90 (86-2017-4561), datë

20.10.2017 ka vendosur:
“- Shpalljen e moskompetencës funksionale për shqyrtimin e çështjes me nr.
141, datë regjistrimi 13.06.2017, me palë paditëse: Rita Malo kundër të
paditurve: Agjensia e Trajtimit të Pronës Tiranë dhe Agjensia e Trajtimit të
Pronave Fier dhe dërgimin e akteve për shqyrtim Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Vlorë si gjykata kompetente nga pikëpamja funksionale në
gjykimin e kësaj çështje.”

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 146, datë

08.02.2018 ka vendosur:

39
“- Të ngrejë përpara Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore, në lidhje me gjykimin e çështjes nr.1958/274 Regjistri
Themeltar...”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN:
I. Rrethanat çështjes

1. Para Gjykatës Administrative të Apelit pala ankuese znj. Rita Malo ka paraqitur
ankim me datë 12.06.2017 kundër Vendimit nr. 401, datë 29.06.1998 të Komisionit të
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Vendimit Nr. 909, datë 04.07.2003 të Komisionit
të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
2. Nga gjykimi ka rezultuar se me Vendimin Nr. 401, datë 29.06.1998 të Komisionit
të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Këshillit të Rrethit Fier është vendosur të
njihet e drejta e kompensimit të trashëgimtarëve të z. Nasi Mone, duke përcaktuar edhe
sipërfaqet takuese të pronës. Gjithashtu në këtë vendim është vendosur kompensimi i
trashëgimtarëve të ishpronarit me obligacione shtetërore për sipërfaqen 87.000 m2 në vlerën
2.436.000 Lekë.
3. Pas kërkesës për kompensim në vlerë të pronës nga ana e trashëgimtarët të
ishpronarit, me Vendimin Nr. 909, datë 04.07.2003 të Komisionit të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave pranë Prefektit të Qarkut Fier është vendosur njohja e pronësisë e z.
Leksi Mone për sipërfaqen e pronës 59.705 dy dhe të njohë të drejtën e kompensimit sipas
pjesës takuese të pronës për secilin prej trashëgimtarëve të ishpronarit, gjithsej në vlerën
1.032.730 Lekë.
4. Pala ankuese ka paraqitur ankim kundër vendimeve me datë 12.06.2017. Duke
qenë se pala ankimuese/paditëse kishte kërkuar në ankim/padi edhe caktimin e një mase të
sigurimit të padisë, gjyqtari i vetëm në seancë përgatitore ka vendosur të shqyrtojë kërkesën
duke disponuar rrëzimin e saj si të pabazuar në ligj.
5. Gjykata Administrative e Apelit me Vendimin Nr. 90 (86-2017-4561), datë
20.10.2017 ka vendosur: “- Shpalljen e moskompetencës funksionale për shqyrtimin e
çështjes me nr. 141, datë regjistrimi 13.06.2017, me palë paditëse: Rita Malo kundër të
paditurve: Agjensia e Trajtimit të Pronës Tiranë dhe Agjensia e Trajtimit të Pronave Fier
dhe dërgimin e akteve për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si
gjykata kompetente nga pikëpamja funksionale në gjykimin e kësaj çështje.”.
5. Gjykata Administrative e Apelit në vendim ka arsyetuar se nuk ka kompetencë
lëndore për shqyrtimin e çështjes, pasi pala paditëse nuk ankimon vendimin e Agjensisë së
Trajtimit të Pronave, sikurse parashikon neni 19 i Ligjit Nr. 133/2015, por ankimon vendimet
e organeve të mëparshme të kthimit të pronave, duke kërkuar ndryshimin e tyre. Sipas
Gjykatës Administrative të Apelit padia objekt gjykimi është në kompetencën funksionale
dhe lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.
6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 146, datë
08.02.2018 ka vendosur: “1. Të deklarojë mosmarrëveshjen për kompetencë për gjykimin e
çështjes civile me Nr. regj. 1958/274, datë regj 07.11.2017 me palë paditëse Rita Malo dhe
palë të paditura ATP Tiranë dhe ATP Fier. 2. Dërgimin e akteve Kolegjit Administrativ të
Gjykatës së Lartë.”.
7. Gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se çështja, sipas nenit 19 të Ligjit nr.
133/2015 është në kompetencën lëndore të Gjykatës Administrative të Apelit dhe se vendimi

40
i kësaj të fundit duhet të prishet dhe çështja duhet të kthehet për vazhdimin e gjykimit tek e
njëjta gjykatë.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

8. Fillimisht Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mori në shqyrtim çështjen në

kolegj të përbërë prej tre gjyqtarësh. Në dhomë këshillimi u vlerësua se kryesisht Kolegji
duhet të vlerësojë çështjen e juridiksionit. Në pamundësi objektive për t’u formësuar trupa
gjyqësore e përbërë me pesë gjyqtarë, çështja mbeti e pagjykuar. Pas datës 23.02.2019
Kolegji prej tre gjyqtarësh mori në shqyrtim edhe një herë çështjen, duke qenë se juridiksioni
administrativ i shqyrtimit të saj u ezaurua me kalimin e afatit ligjor dhe tashmë për zgjidhje
në Gjykatën e Lartë u shtrua çështja e kompetencës dhe se kompetencën lëndore Gjykata e
Lartë e shqyrton me tre gjyqtarë.
9. Kolegji në dhomë këshillimi konstatoi se afati i ezaurimit të juridiksionit
administrativ të Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka kaluar pas datës 23.02.2019. Neni 15 i
Ligjit nr. 133/2015 parashikon se:
“1. Brenda një afati 3-vjeçar nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe sipas përcaktimeve të
tij, ATP-ja, vlerëson vetëm financiarisht, të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që
kanë njohur të drejtën e kompensimit.
2. Nëse ATP-ja nuk përmbush brenda këtij afati 3-vjeçar detyrimin, sipas pikës 1, të
këtij neni, subjektit i lind e drejta t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë,
Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar, sipas përcaktimeve të këtij ligji.
3. Prioritet për vlerësimin financiar do të kenë vendimet përfundimtare në rend
kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm.”.
10. Në këto kushte Kolegji vlerëson se nuk mundet më nga data 23.02.2019 të
shtrohet për zgjidhje çështja e juridiksionit administrativ mbi të gjitha kërkesat apo paditë me
objekt kthimin apo kompensimin e pronës. Çdo pretendim i tillë do të duhet të paraqitet
menjëherë në gjykatë, përfshirë këtu edhe çështjet për të cilat Agjencia e Trajtimit të Pronave
nuk ka disponuar akoma.
11. Sa më lart Kolegji vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është i
bazuar në ligj në pjesën dispozitave dhe vendimmarrëse të tij. Duke qenë se në rastin konkret
shtrohet për zgjidhje rishtazi ushtrimi i juridiksionit gjyqësor rishtazi mbi pretendimet e
vlerësimit financiar të ishpronarëve, çështja pas datës 23.02.2019, sipas nenit 15 të Ligjit nr.
133/2015, duhet të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë. Për
rrjedhojë Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë do të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës
Administrative të Apelit me ndryshimin e arsyetimit sikurse u parashtrua më lart.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012
“Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

VENDOSI:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 90, (86-2017-4561), datë 20.10.2017 të Gjykatës
Administrative të Apelit.

Tiranë, më 13.03.2019

41
Nr. 31003-00588-00- 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019- 178 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në Tiranë, sot më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen

me që i përket:

PADITËS: BASHKIA SHKODËR.

I PADITUR: PETRIT NDREKA.

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT.

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 154 i Kodit të Procedurës Civile; neni 640 e vijues i
Kodit Civil; Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligji nr. 115/2014 “Për
ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë”; Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të
Shtetit”; Ligji nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar;
VKM nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi
të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”, i ndryshuar; VKM nr. 2, datë 08.04.214
“Për miratimin e taksave dhe tarifave për Komunën Velipojë për vitin 2014”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr. 831 (2662), datë

22.06.2017, ka vendosur:

Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me Nr. 1249 Akti dhe dërgimin e
akteve Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me e datës 18.02.2019, në

çështjen me Nr. 227/449/1588 (31146-00726-83-2017) Regjistri Themeltar, datë 05.09.2017
regjistrimi, ka vendosur:

T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e

kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë

42
Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen
gjyqësore Nr. 227/449/1588 (31146-00726-83-2017) Regjistri Themeltar, me
paditës; Bashkia Shkodër, i paditur: Petrit Ndreka, person i tretë: Kontrolli i
Lartë i Shtetit, palë e interesuar: Avokatura e Shtetit Shkodër, me objekt
padie: Shpërblim dëmi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,
në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

VËREN
Në zbatim të ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të
qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, me shkrirjen e komunave dhe bashkimin e
tyre me Bashkinë Shkodër, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e ish komunave i janë sukseduar
Bashkisë Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Komunën Velipojë nga ana e Kontrollit të Lartë të
Shtetit për periudhën 2013 – 2015 janë konstatuar parregullsi sa i përket arkëtimit të taksave
dhe tarifave vendore të miratuara me vendim të Këshillit të Komunës Velipojë nr. 2, datë
08.04.2014, “Për miratimin e taksave dhe tarifave për Komunën Velipojë për vitin 2014”.
Bazuar në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit pala paditëse pretendon për një dëm të
shkaktuar nga pala e paditur në shumën 99.000 lekë, si të ardhura të munguara, që mund të
siguronin të mira publike në shërbim të të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër. Prandaj, në
lidhje me këtë vlerë monetare paditësi kërkon shpërblim të dëmit pasuror, i shprehur në
formën e fitimit të munguar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr. 831 (2662), datë 22.06.2017,
ka vendosur: “Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë
Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me Nr. 1249 Akti dhe dërgimin e akteve Gjykatës së
Shkallës së Parë Administrative Shkodër.”.
Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se çështja është e natyrës
administrative pasi mosmarrëveshja ka për objekt shpërblimin e dëmit të kërkuar nga një
organ i administratës publike, sipas ligjit të posaçëm. Një kompetencë e tillë për gjykatat
administrative parashikohet në nenin 7, shkronja “f”, e ligjit nr. 49/2012.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me e datës 18.02.2019, në
çështjen me Nr. 227/449/1588 (31146-00726-83-2017) Regjistri Themeltar, datë 05.09.2017
regjistrimi, ka vendosur: “T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e
kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen gjyqësore Nr. 227/449/1588
(31146-00726-83-2017) Regjistri Themeltar, me paditës; Bashkia Shkodër, i paditur: Petrit
Ndreka, person i tretë: Kontrolli i Lartë i Shtetit, palë e interesuar: Avokatura e Shtetit
Shkodër, me objekt padie: Shpërblim dëmi.”.
Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se çështja është e natyrës civile
pasi kërkimi i objektit të padisë është shpërblimi i dëmit jashtëkontraktor pasuror, në formën
e fitimit të munguar, i cili gjen rregullim në dispozitat e Kodit Civil.

43
VLERËSIMI I KOLEGJIT ADMINISTRATIV TË GJYKATËS SË LARTË

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 831 (2662), datë
22.06.2017, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është marrë në kundërshtim me
dispozitat procedurale që rregullojnë kompetencën lëndore të gjykatave dhe, si pasojë, ky
vendim do të prishet dhe çështja do të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate
me të njëjtin trup gjykues.
Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me
qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të
palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari
procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj
kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që
shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe
sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Referuar fakteve të çështjes në shqyrtim konstatohet se pala paditëse, Bashkia
Shkodër, në bazë të rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si pasojë e
shkeljeve të konstatuara prej tij në kontrollin e ushtruar pranë Komunës Velipojë (të drejtat
dhe detyrimet e së cilës si person juridik i kanë kaluar Bashkisë Shkodër, në bazë të
organizimit të ri territorial të Republikës së Shqipërisë), ka ngritur një padi për shpërblim
dëmi jashtëkontraktor ndaj shtetasit Petrit Ndreka. Kjo padi, si fakt të paligjshëm të shkakut
të saj ligjor, ka mospagimin e një pjese të taksave vendore nga ana e palës së paditur.
Një padi e tillë, si rregull, është e natyrës civile. Regjimi i saj juridik sanksionohet në
dispozitat e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe pse
kjo padi synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo të
marrë karakter publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë më
në kompetencë të gjykatave civile por të atyre administrative.
Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative
është e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative
dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente,
ndër të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra
gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që
lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih
shkronjat “a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga
organi publik vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të
ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih vendimin nr. 143, datë
30.01.2018, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Në çështjen korrekte vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit apo
mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të një
shtetasi, mospagimit të një pjese të taksave vendore nga ana e tij. Për të kualifikuar një
çështje si administrative nuk mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që
edhe natyra e mosmarrëveshjes të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i
shkakut ligjor të padisë, të vijë si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik, çka nuk provohet
të ekzistojë në çështjen në shqyrtim.

44
Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
Për çka u tha më sipër, mosmarrëveshja në shqyrtim është e natyrës civile dhe si
rrjedhojë kompetenca nga pikëpamja lëndore do t’i përkasë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të Ligjit
nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”;

VENDOSI
- Prishjen e vendimit nr. 831 (2662), datë 22.06.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtin
trup gjykues.
- Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër,
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, palës paditëse, Bashkia Shkodër, palës
së paditur, Petrit Ndreka, si dhe personit të tretë, Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Tiranë, më 28.03.2019

45
Nr. 11243-00662-00-2019 i Regj.Themeltar
Nr. 00-2019-179 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në dhomë këshillimi, më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen, që u përket

palëve:

PADITËS: LUAN BEQIRAJ

I PADITUR: AGJENSIA E TRAJTIMIT TË PRONAVE,

TIRANË
ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË
SHTETIT, ZYRA VENDORE VLORË.

OBJEKTI:
1. Vërtetimin e qënies së marrëdhënies juridike të krijuar midis shtetit (Komisionit të
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-Pronarëve, Bashkia Fier) dhe trashëgimtarëve të
subjektit të shpronësuar Beqir Islami, bazuar në vendimin nr. 90, datë 11.07.1996 Bashkia
Fier, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-Pronarëve;
2. Depozitimin e këtij vendimi pranë palës së paditur Agjensia e Trajtimit të Pronës
Tiranë, për efekt të plotësimit të dokumentacionit ligjor të dosjes së subjektit të shpronësuar
Beqir Islami.

BAZA LIGJORE: Nenet 41 dhe 42 të Kushtetutës; Neni 1 Protokolli 1 të KEDNJ-

së; Nenet 31, 32 dhe 388 të K.Pr.Civile; Ligji “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e
Procesit të Kompensimit të Pronave”, neni 16; Ligji nr. 7698, datë 15.04.1993; Ligji nr.
9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar; VKM nr. 221,
datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjensisë së Trajtimit të
Pronës”, pika 13; VKM nr. 222, datë 23.03.2016 “Për Trajtimin e kërkesave për njohje të
pronës dhe kompensimit të saj”; Ligji nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të
paluajtshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2019-1035, datë

22.02.2019, ka vendosur:
“1. Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier
për gjykimin e çështjes civile me nr. regj.them 21250-00431-62-2019 (743),
datë 19.02.20169 regj. që i përket palës paditëse Luan Beqiraj, palë e paditur
ATP Tiranë, me objekt: “Vërtetimin e qënies së marrëdhënies juridike të
krijuar midis shtetit (Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-

46
Pronarëve, Bashkia Fier) dhe trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar Beqir
Islami”;
2. Dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5
ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”

Kundër këtij vendimi, me datë 27.02.2019 ka bërë ankim të veçantë paditësi, z.

Luan Beqiraj, i cili ka kërkuar prishjen e tij dhe kthimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar se:

- Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është i pabazuar në ligj;

- Kriteri që përcakton kompetencën tokësore në rastin konkret nuk është vendi ku ndodhet
selia e personit juridik, ATP-së në cilësinë e palës së paditur, por vendi se ku ndodhet
sendi i paluajtshëm;
- Në rastin konkret jemi para një padie reale me objekt njohjen e të drejtës së pronësisë
mbi një send të paluajtshëm dhe sipas nenit 45 të K.Pr.C, paditë për të drejta reale mbi
sende të paluajtshme, për pjesëtimin e sendeve të përbashkëta dhe për posedimin ngrihen
në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre;
- Në rastin konkret, sendi i paluajtshëm objekt padie ndodhet në Fier, si rrjedhojë gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
I. Rrethanat e çështjes

1. Para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është paraqitur një padi me objekt dhe
shkak sikurse pasqyrohet më sipër.
2. Paditësi ka pretenduar se është njëri nga trashëgimtarët e të ndjerit Beqir Islami.
Po ashtu paditësi ka pretenduar se me vendimin nr. 90, datë 11.07.1996 të ish-
K.K.K.Pronave pranë Bashkisë Fier, trashëgimlënësi i paditësit, z. Beqir Islami është njohur
ish-pronar mbi një sipërfaqe trualli prej 1458 m2 me kufizimet përkatëse të ndodhur në
qytetin e Fierit. Një pjesë e kësaj pasurie, konkretisht sipërfaqja prej 1023,9 m2 e ndarë në dy
parcela iu është kthyer trashëgimtarëve të ish-pronarit, kurse për sipërfaqen prej 430 m2
është vendosur të kompensohen. Ka rezultuar se pasuria e kthyer me vendimin e
lartpërmendur është regjistruar në ZVRPP Fier, në emër të trashëgimtarëve të ish-pronarit z.
Beqir Islami.
3. Në vijim, trashëgimtarët e ish-pronarit i janë drejtuar Agjensisë së Trajtimit të
Pronës (në vijim ATP) me kërkesë për ekzekutimin e vendimit përsa i përket pjesës ku është
vendosur kompensimi i pronës. Me shkresën nr. 8700/1 prot., datë 06.02.2019, me lëndë
“Kthim Përgjigje”, drejtuar paditësit, z. Luan Beqiraj, ATP është shprehur se nga verifikimi
në arkivën e ATP-së rezulton se nuk ndodhet i administruar vendimi me nr. 90, datë
11.07.1996 i ish-KKKP-së Bashkia Fier dhe as dosja që përmban këtë vendim. Gjithashtu
nga ATP është konstatuar se vendimi nuk ndodhet në listën e vendimeve të konfirmuara në
ZVRPP Fier. Si rrjedhojë, grupi i punës i ngritur për verifikimin dhe vlerësimin e vendimeve
është në pamundësi objektive për të kryer vlerësimin financiar të vendimit të mësipërm.

47
4. Sa më sipër, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me padi
njohjeje, duke kërkuar njohjen e ekzistencës së marrëdhënies juridike midis shtetit dhe ish-
pronarit që ka lindur për shkak të vendimit nr. 90, datë 11.07.1996 të ish-K.K.K.Pronave dhe
Depozitimin e këtij vendimi pranë palës së paditur Agjensia e Trajtimit të Pronës Tiranë, për
efekt të plotësimit të dokumentacionit ligjor të dosjes së subjektit të shpronësuar Beqir
Islami.

II. Procedura

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në dhomë këshillimi, me vendimin Nr. 62-

2019-1035, datë 22.02.2019 ka vendosur: “1. Të shpallë moskompetencën tokësore të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për gjykimin e çështjes civile me nr. regj.them 21250-
00431-62-2019 (743), datë 19.02.20169 regj. që i përket palës paditëse Luan Beqiraj, palë e
paditur ATP Tiranë, me objekt: “Vërtetimin e qënies së marrëdhënies juridike të krijuar
midis shtetit (Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-Pronarëve, Bashkia
Fier) dhe trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar Beqir Islami”; 2. Dërgimin e akteve
gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 3. Kundër këtij vendimi lejohet
ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të
arsyetuar.”
6. Kjo gjykatë, ndër të tjera ka arsyetuar se bazuar në nenin 43/1 të K.Pr.C, kur pala e
paditur është person juridik padia ngrihet në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qëndrën
e tij. Në rastin konkret palë e paditur në padi është Agjensia e Trajtimit të Pronës, që është
një person juridik publik me qendër në Tiranë.
7. Kundër këtij vendimi, me datë 27.02.2019 ka ushtruar ankim të veçantë,
paditësi i tretë, z. Luan Beqiraj, i cili ka kërkuar prishjen e tij dhe dërgimin e çështjes pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke paraqitur si shkaqe ato të pasqyruara në pjesën
hyrëse të këtij vendimi.

III. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi dokumentacionin
e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të padisë dhe vendimin e
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile dhe
Ligjit nr. 133/2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të
Pronave”, çmon se vendimi nr. 62-2019-1035, datë 22.02.2019 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Fier me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore është i pabazuar në ligj.
Kjo gjykatë, nuk ka kualifikuar drejtë natyrën e mosmarrëveshjes dhe nuk kualifikuar drejtë
çështjen e kompetencës lëndore, si rrjedhojë nuk ka identifkuar drejtë se cila gjykatë nga
pikëpamja lëndore dhe tokësore është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje.
9. Fillimisht, Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër veçse
sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të
saj çdo gjykate. Kompetenca lëndore apo funksionale e gjykatës është drejta e saj për
shqyrtimin e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lëndës dhe natyrës së tyre.
10. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore apo funksionale e gjykatës është
shumë e rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e
Gjykatës Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standartin e gjykatës
së caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ
(shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës
Kushtetuese). Në këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore apo funksionale është kusht për
vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një

48
gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale. Ky konkluzion e ka
bazën tek postulati: “Nuk mund të ketë bindje ndaj një gjyqtari jokompetent”.
11. Në çdo rast gjykata, për identifikimin e kompetencës lëndore/funksionale dhe për
identifikimin e ligjit të zbatueshëm, që përcakton kompetencën e gjykatës për shqyrtimin e
çështjes konkrete, i referohet objektit dhe shkakut ligjor të padisë, të cilat individualizojnë
edhe natyrën e mosmarrëveshjes apo lëndën e gjykimit.
12. Në vijim të këtij arsyetimi, Kodi i Procedurës civile ka përcaktuar regjimin
procedural të kompetencës së gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve sipas natyrës së
tyre. Kështu në nenin 41 të tij parashikohet se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së
parë janë të gjitha mosmarrëveshjet e civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të përcaktuara në
këtë kod dhe në ligje të tjera”.
12.1. Nga ana tjetër, me datë 23.02.2016 ka hyrë në fuqi Ligji nr. 133/2015 “Për
trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” (në vijim Ligji nr.
133/2015). Në nenin 29 të tij është parashikuar se “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e
së drejtës, palët e interesuara dhe avokatura e shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda
30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit sipas rregullave të
Kodit të Procedurës së Republikës së Shqipërisë.” Kurse në nenin 19 të këtij Ligji është
parashikuar se: “Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të
kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit
brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit. 2. ATP-ja publikon
vlerësimin në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative. 3. Pas kalimit të
afatit 30-ditor, nëse subjekti i interesuar nuk ka bërë ankim, vlerësimi i vendimit
përfundimtar të kompensimit ekzekutohet nga ATP-ja, sipas përcaktimeve të këtij ligji.” Po
ashtu neni 15 i Ligjit nr. 133/2015 ka parashikuar se: “1. Brenda një afati 3-vjeçar nga hyrja
në fuqi e këtij ligji dhe sipas përcaktimeve të tij, ATP-ja, vlerëson vetëm financiarisht, të
gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimit. 2.
Nëse ATP-ja nuk përmbush brenda këtij afati 3-vjeçar detyrimin, sipas pikës 1, të këtij neni,
subjektit i lind e drejta t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë për
të kërkuar vlerësimin financiar, sipas përcaktimeve të këtij ligji…”
13. Kolegji vlerëson se Ligji nr. 133/2015 pati si qëllim përfundimin efektivisht të
procesit të trajtimit të pronës nëpërmjet njohjes dhe kompensimit të saj brenda një afati të
arsyeshëm10. Për këto arsye me këtë ligj u krijua një organ i vetëm, person juridik publik,
vendimmarrës, konkretisht Agjensia e Trajtimit të Pronave, të cilës i kanë kaluar të drejtat
dhe detyrimet e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës dhe e cila do të trajtojë
përfundimisht kërkesat e ish-pronarëve për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës. Me
qëllim përfundimin brenda një afati të arsyeshëm të procesit kthimit të pronave, Ligjvënësi
ka parashikuar vetëm një shkallë ankimi gjyqësor nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit,
konkretisht gjykatën e apelit.
13.1. Pra, sipas këtij Ligji gjykata e apelit ushtron juridiksion fillestar, për
shqyrtimin e mosmarrëveshjeve midis subjekteve që pretendojnë se janë ish-pronarë dhe
Agjensisë së Trajtimit të Pronës, ku objekt i mosmarrëveshjes është vendimmarrja e këtij
organi në lidhje me të drejtat e tyre për kthimin apo kompensimin e pronës. Sipas
dispozitave të sipërcituara, për të garantuar një afat të arsyeshëm të përfundimit të procesit
të trajtimit dhe kompensimit të pronave, ligji ka vendosur një afat tre vjeçar të funksionimit
të ATP-së, nga hyrja në fuqi e tij (konkretisht nga data 23.02.2016). Më tej kompetencat e
ATP-së, për vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare të pavlerësuara që kanë
njohur të drejtën e kompensimit do t’i kalojnë Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë ,Tiranë.

10
Shiko Vendimin nr. 1, datë 16.01.2017 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

49
14. Duke iu rikthyer çështjes konkrete, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Fier është paraqitur një padi ku paditësi në thelb kërkon njohjen e të drejtës së
kompensimit të pronës bazuar në vendimin nr. 90, datë 11.07.1996 të ish-K.K.K.Pronave
pranë Bashkisë Fier (kërkimi i padisë). Kjo pasi ATP ka konstatuar se ky vendim nuk
ndodhet në arkivën nga verifikimi në arkivën e ATP-së rezulton se nuk ndodhet i
administruar vendimi me nr. 90, datë 11.07.1996 i ish-KKKP-së Bashkia Fier dhe as dosja që
përmban këtë vendim, si rrjedhojë ATP është në pamundësi objektive për të kryer vlerësimin
financiar të vendimit të mësipërm. Kolegji vlerëson se në rastin konkret qëllimi i paditësit
është të njihet ekzistenca e këtij vendimi në mënyrë që më pas t’i drejtohet sërish organit
kompetent dhe të ekzekutojë të drejtën e kompensimit.
15. Sakaq, Kolegji vlerëson se në të gjitha rastet kur pala e paditur kërkohet të
detyrohet të njohë ekzistencën e një marrëdhënie juridike, kjo përbën një çështje
paragjykimore në gjykimin e themelit për realizimin e të drejtave të subjektit të interesuar,
dhe padia e njohjes në këtë rast përbën lëndë gjykimi për të njëjtën gjykatë që ka
kompetencën lëndore të gjykojë edhe paditë e detyrimit të provokuara nga vendimet e
njohjes së ekzistencës së marrëdhënies juridike konkrete.
16. Në rastin konkret, qëllimi final i paditësit është që pasi të njohë ekzistencën e
vendimit të ish-K.K.K.P pranë Bashkisë Fier, me të cilin i është njohur e drejta e
kompensimit mbi pronën objekt gjykimi, t’i drejtohet organit kompetent për vlerësimin
financiar dhe ekzekutimin e tij. Sipas nenit 15 të Ligjit nr. 133/2015 kjo çështje do të jetë në
juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe tokësore të Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë (lex specialis), pasi pas datës 23.02.2019 ATP nuk mund të shqyrtojë më çështjet e
depozituara pranë saj për dhe kjo e drejtë tashmë i ka kaluar Gjykatës Adminstrative të
Shkallës së Parë Tiranë. Si rrjedhojë edhe padia konkrete, si padi njohjeje e së drejtës që
synohet të ekzekutohet përbën lëndë gjykimi nga e njëjta gjykatë.
17. Ndryshe nga sa ka pretnduar paditësi në ankim, Kolegji vlerëson se paditë e
njohjes, sikurse parashikohen në nenin 32/b dhe 32/c të Kodit të Procedurës Civile, nuk
munden të konkludohen se janë apriori lëndë gjykimi civil, vetëm se rregullohen nga Kodi i
Procedurës Civile. Kolegji sjell në vëmendje se Kodi i Procedurës Civile është rregullim
normativ komplementar i Ligjit nr. 133/2015 për sa kohë ky i fundit hesht apo ometon nga
rregullimi ligjor eksplicit.
18. Përkundrazi, Kolegji vlerëson se gjykatat rast pas rasti, për të vlerësuar nëse një
çështje është në kompetencën lëndore/funksionale të gjykatës duhet të shqyrtojë dhe të
konkludojë drejtë mbi kriterin objektiv dhe material, që do të thotë mbi natyrën juridike të
marrëdhënies juridike të palëve, e cila ka ardhur në gjykatë si kontest gjyqësor. Në rastin
konkret pala paditëse nuk ka arritur të realizojë sikurse pretendon të drejtën kushtetuese për
mbrojtje shoqërore, pasi ka një mosmarrëveshje mbi ekzistencën e vendimit të ish-
K.K.K.Pronave me të cilin i është njohur e drejta e kompensimit të pronës, ndërmjet saj dhe
ATP-së.
19. Së fundi, Kolegji vlerëson se edhe pse mosmarrëveshja në rastin konkret ka lindur
midis ish-pronarit dhe shtetit për kompensimin e pronës nuk zbatohet kriteri i vendndodhjes
së pronës për identifikimin e kompetencës tokësore të gjykatës që do të shqyrtojë
mosmarrëveshjen pasi neni 15 i Ligjit nr. 133/2015 është ligj i posaçëm (lex specialis) dhe ka
përcaktuar si gjykatë kompetente Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për
shqyrtimin e këtyre çështjeve.
20. Sa më sipër, Kolegji konkludon se vendimi nr. 62-2019-1035, datë 22.02.2019 i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore, duke i
dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet
pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për vazhdimin e gjykimit.

50
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 62-2019-1035, datë 22.02.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Fier dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për
vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

51
Nr. 31003-00590-00-2019 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00-2019-183 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

I PADITUR: ZNJ. GROSHE MRINAJ

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

Baza ligjore: Kodi i Procedurës Civile; Kodit Civil; Ligji nr. 139/2015;
Ligji nr. 115/2014; Ligji nr. 154/2014; Ligji nr. 9920/2008; Ligji nr. 9632/2006;
VKM nr. 321/2014; VKK nr. 2/2014.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me Vendimin Nr. 964 (3041), datë

17.07.2017 ka vendosur:

“- Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Shkodër për gjykimin e çështjes civile me nr. regjistri themeltar 1279 (21234-
01272-51-17), datë 29.05.2017, me palë paditëse Bashkia Shkodër dhe të
paditur Groshe Mrina si dhe person të tretë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
– Dërgimin e akteve për kompetencë lëndore gjykatës kompetente, Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër me Vendimin Nr.

256/478/1671 (31146-00822-83-2017), datë 05.09.2017 ka vendosur:

“1. T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshjen e

kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Administrative Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër...”.

52
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN:
I. Rrethanat çështjes

1. Padia është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me objekt dhe
shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi me datë 26.05.2017. Nga aktet e
fashikullit rezulton se pala paditëse, Bashkia Shkodër, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ndarjes së
re territoriale dhe administrative, ka marrë sipas ligjit edhe personalitetin juridik të Komunës
Velipojë, institucion i cili është suprimuar. Pala e paditur ka ushtruar gjatë sezonit turistik
veprimtari të përkohshme tregtare, duke zënë, sipas lejes respektive, një hapësirë ranore në
plazh. Më parë Komuna Velipojë kishte miratuar edhe tarifat e pagesës për shfrytëzimin e
hapësirave publike.
2. Rezulton se Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2015 ka ushtruar një kontroll mbi të
ardhurat e Bashkisë Shkodër. Raporti i kontrollit evidenton se për palën e paditur është
mbledhur në kundërshtim me aktet nënligjore normative tarifa e përdorimit të hapësirave
publike. Sipas aktit të kontrollit tarifa duhet të ishte mbledhur, jo për 2.5 muaj, por për 5
muaj. Duke pasur parasysh këto konkluzione, Bashkia Shkodër, në mënyrë të njëanshme ka
urdhëruar marrjen e masave për arkëtimin e shumës që pala e paditur ka ndaj saj, konkretisht
për të ardhurat e pambledhura për 2.5 muaj. Sakaq pala paditëse ka paraqitur padi në gjykatë,
duke kërkuar ndaj të paditurit shpërblimin e dëmit.
3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me Vendimin Nr. 964 (3041), datë
17.07.2017 ka vendosur: “- Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër për gjykimin e çështjes civile me nr. regjistri themeltar 1279 (21234-
01272-51-17), datë 29.05.2017, me palë paditëse Bashkia Shkodër dhe të paditur Groshe
Mrina si dhe person të tretë Kontrolli i Lartë i Shtetit. – Dërgimin e akteve për kompetencë
lëndore gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.”.
4. Gjykata ka arsyetuar se çështja objekt gjykimi ka natyrë administrative dhe se
gjykata civile nuk ka kompetencë lëndore. Sipas gjykatës, dëmshpërblimi jashtëkontraktor i
organeve të administratës publike është lëndë gjykimit administrativ dhe se për këtë arsye
çështja duhet të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.
5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër me Vendimin Nr.
256/478/1671 (31146-00822-83-2017), datë 05.09.2017 ka vendosur: “1. T’i parashtrojë
Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Administrative Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër...”.
6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër ka arsyetuar se çështja në
thelbin e saj është lëndë gjykimi civil, pasi pala paditëse kërkon shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas nenit 608 të Kodit Civil. Gjykata ka sjellë në vëmendje Vendimin nr.
00-2018-143, datë 30.01.2018 e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi

dokumentacionin e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të padisë
dhe vendimet e gjykatave në mosmarrëveshje për kompetencën lëndore, në zbatim të
dispozitave të Ligjit nr. 49/2012, çmon se parashtresa e Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Shkodër është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë Kolegji vlerëson se vendimi i

53
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe të dërgohet çështja për vazhdimin
e gjykimit në atë gjykatë.
8. Referuar fakteve të çështjes në shqyrtim konstatohet se pala paditëse, Bashkia
Shkodër, në bazë të rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si pasojë e
shkeljeve të konstatuara prej tij në kontrollin e ushtruar pranë Komunës Velipojë (të drejtat
dhe detyrimet e së cilës si person juridik i kanë kaluar Bashkisë Shkodër, në bazë të
organizimit të ri territorial të Republikës së Shqipërisë), ka ngritur një padi për shpërblim
dëmi jashtëkontraktor ndaj palës së paditur. Kjo padi, si fakt të paligjshëm të shkakut të saj
ligjor, ka përdorimin e një hapësire publike nga pala e paditur pa përmbushur detyrimet
fiskale që parashikoheshin në tarifat e miratuara të Komunës Velipojë. Në këtë moment të
zhvillimit të gjykimit nuk mundet të diskutohet dhe të shqyrtohet bazueshmëria në ligj e një
pretendimi të tillë dhe se a munden të mblidhen detyrimet fiskale nëpërmjet padisë së
shpërblimit të dëmit, sikurse parashikon neni 608 i Kodit Civil. Gjykatat do të duhen të
mbajnë parasysh shkakun ligjor dhe objektin e padisë (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile
dhe neni 17 i Ligjit nr. 49/2012) për të konkluduar se identiteti juridik i saj kë kompetencë
lëndore të gjykatave aktivizon sipas ligjit, kompetencën lëndore dhe të përgjithshme civile
apo kompetencën lëndore administrative dhe të posaçme. Pra, pala paditëse, ka zgjedhur që
kërkon pagimin e tarifave për përdorimin e hapësirave publike ta kërkojë gjyqësish sikur
kërkohet fryti civil i sendit mbi të cilin ushtron dhe titullohet me të drejta reale.
9. Një padi e tillë, si rregull, është e natyrës civile. Regjimi i saj juridik sanksionohet
në dispozitat e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe
pse kjo padi synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo të
marrë karakter publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë
më në kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
10. Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
11. Në çështjen korrekte vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit
apo mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të
një shtetasi, mos përfitimit të të ardhurave nga organi publik si rrjedhojë e mbajtjes së
paligjshme (pa titull) të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si administrative nuk
mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra e mosmarrëveshjes
të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut ligjor të padisë, të vijë
si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
12. Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i

54
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
13. Kolegji vlerëson se gjykatat e faktit kanë detyrimin të përditësohen dhe të ndjekin
jurisprudencën e autoritetit të vetëm gjyqësor nomofilatik të Republikës së Shqipërisë,
konkretisht Gjykatës së Lartë. Sigurisht që gjykatat nuk janë të ndaluara të mos përpiqen të
ndryshojnë jurisprudencën apo ta zhvillojnë atë, por nuk mundet të lejohet që gjykatat të mos
përditësohen me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë. Në rastet kur gjykatat vlerësojnë
se një praktikë gjyqësore e caktuar e Gjykatës së Lartë duhet të ndryshohet apo të zhvillohet
do të duhet të argumentohet në vendimin e saj, të ndërmjetëm, jopërfundimtar apo
përfundimtar, se pse gjykata vendos ndryshe, duke sjellë në vëmendje edhe praktikën
gjyqësore respektive. Por është e papranueshme që gjyqtarët gjatë vendimmarrjes së tyre të
mos përditësohen me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe të mos e mbajnë parasysh
praktikën gjyqësore ndërkohë që vendosin krejt në kundërshtim me të.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”,

VENDOSI:
Prishjen e Vendimin Nr. 964 (3041), datë 17.07.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

55
Nr. 31003-00526-00-2019 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00-2019-184 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

I PADITUR: KOL NDOJ

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi

BAZA LIGJORE: Kodi i Procedurës Civile; Kodit Civil; Ligji nr. 139/2015;
Ligji nr. 115/2014; Ligji nr. 154/2014; Ligji nr. 9920/2008;
Ligji nr. 9632/2006; VKM nr. 321/2014; VKK nr. 2/2014.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me Vendimin Nr. 826 (2656), datë

22.06.2017 ka vendosur:

“1. Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 1262 akti dhe dërgimin e
akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër me Vendimin Nr.

226/448/1587 (31146-00725-83-2017) Regjistri Themeltar, datë 18.02.2019 ka vendosur:

“1. T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshjen e

kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Administrative Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër...”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

56
VËREN:
I. Rrethanat çështjes

1. Padia është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me objekt dhe
shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi. Nga aktet e fashikullit rezulton
se pala paditëse, Bashkia Shkodër, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ndarjes së re territoriale dhe
administrative, ka marrë sipas ligjit edhe personalitetin juridik të Komunës Velipojë,
institucion i cili është suprimuar. Pala e paditur ka ushtruar gjatë sezonit turistik veprimtari të
përkohshme tregtare, duke zënë, sipas lejes respektive, një hapësirë ranore në plazh. Më parë
Komuna Velipojë kishte miratuar edhe tarifat e pagesës për shfrytëzimin e hapësirave
publike.
2. Rezulton se Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2015 ka ushtruar një kontroll mbi të
ardhurat e Bashkisë Shkodër. Raporti i kontrollit evidenton se për palën e paditur është
mbledhur në kundërshtim me aktet nënligjore normative tarifa e përdorimit të hapësirave
publike. Nëpërmjet Kontratës nr. 646 prot., datë 18.07.2014 të lidhur ndërmjet Komunës
Velipojë dhe z. Kol Ndoji është dhënë në përdorim një hapësirë publike për t’u shfrytëzuar
ekonomikisht gjatë sezonit turistik. Kohëzgjatja e kontratës ka qenë 2.5 muaj.
3. Sipas aktit të kontrollit tarifa duhet të ishte mbledhur, jo për 2.5 muaj, por për 5
muaj. Duke pasur parasysh këto konkluzione, Bashkia Shkodër me ka nxjerrë një urdhër për
marrjen e masave për arkëtimin e shumës që pala e paditur ka ndaj saj, konkretisht për të
ardhurat e pambledhura për 2.5 muaj. Sakaq pala paditëse ka paraqitur padi në gjykatë, duke
kërkuar ndaj të paditurit shpërblimin e dëmit.
4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me Vendimin Nr. 826 (2656), datë
22.06.2017 ka vendosur: “1. Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës
së Parë Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 1262 akti dhe dërgimin e akteve
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.”.
5. Gjykata ka arsyetuar se çështja objekt gjykimi ka natyrë administrative dhe se
gjykata civile nuk ka kompetencë lëndore. Sipas gjykatës, dëmshpërblimi jashtëkontraktor i
organeve të administratës publike është lëndë gjykimit administrativ dhe se për këtë arsye
çështja duhet të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.
6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër me Vendimin Nr.
226/448/1587 (31146-00725-83-2017) Regjistri Themeltar, datë 18.02.2019 ka vendosur:
“1. T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore
ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Administrative Shkodër dhe Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër...”.
7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër ka arsyetuar se çështja në
thelbin e saj është lëndë gjykimi civil, pasi pala paditëse kërkon shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas nenit 608 të Kodit Civil. Gjykata ka sjellë në vëmendje Vendimin nr.
00-2018-143, datë 30.01.2018; Vendimin nr. 00-2018-1185, datë 04.12.208; dhe Vendimin
nr. 00-2018-1219, datë 04.12.2018 e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

8. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi

dokumentacionin e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të padisë
dhe vendimet e gjykatave në mosmarrëveshje për kompetencën lëndore, në zbatim të
dispozitave të Ligjit nr. 49/2012, çmon se parashtresa e Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Shkodër është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë Kolegji vlerëson se vendimi i

57
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe të dërgohet çështja për vazhdimin
e gjykimit në atë gjykatë.
9. Referuar fakteve të çështjes në shqyrtim konstatohet se pala paditëse, Bashkia
Shkodër, në bazë të rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si pasojë e
shkeljeve të konstatuara prej tij në kontrollin e ushtruar pranë Komunës Velipojë (të drejtat
dhe detyrimet e së cilës si person juridik i kanë kaluar Bashkisë Shkodër, në bazë të
organizimit të ri territorial të Republikës së Shqipërisë), ka ngritur një padi për shpërblim
dëmi jashtëkontraktor ndaj palës së paditur. Kjo padi, si fakt të paligjshëm të shkakut të saj
ligjor, ka përdorimin e një hapësire publike nga pala e paditur pa përmbushur detyrimet
fiskale që parashikoheshin në tarifat e miratuara të Komunës Velipojë. Në këtë moment të
zhvillimit të gjykimit nuk mundet të diskutohet dhe të shqyrtohet bazueshmëria në ligj e një
pretendimi të tillë dhe se a munden të mblidhen detyrimet fiskale nëpërmjet padisë së
shpërblimit të dëmit, sikurse parashikon neni 608 i Kodit Civil. Gjykatat do të duhen të
mbajnë parasysh shkakun ligjor dhe objektin e padisë (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile
dhe neni 17 i Ligjit nr. 49/2012) për të konkluduar se identiteti juridik i saj kë kompetencë
lëndore të gjykatave aktivizon sipas ligjit, kompetencën lëndore dhe të përgjithshme civile
apo kompetencën lëndore administrative dhe të posaçme. Pra, pala paditëse, ka zgjedhur që
kërkon pagimin e tarifave për përdorimin e hapësirave publike ta kërkojë gjyqësish sikur
kërkohet fryti civil i sendit mbi të cilin ushtron dhe titullohet me të drejta reale.
10. Një padi e tillë, si rregull, është e natyrës civile. Regjimi i saj juridik sanksionohet
në dispozitat e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe
pse kjo padi synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo të
marrë karakter publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë
më në kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
11. Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
12. Në çështjen korrekte vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit
apo mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të
një shtetasi, mos përfitimit të të ardhurave nga organi publik si rrjedhojë e mbajtjes së
paligjshme (pa titull) të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si administrative nuk
mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra e mosmarrëveshjes
të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut ligjor të padisë, të vijë
si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
13. Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i

58
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
14. Kolegji vlerëson se gjykatat e faktit kanë detyrimin të përditësohen dhe të ndjekin
jurisprudencën e autoritetit të vetëm gjyqësor nomofilatik të Republikës së Shqipërisë,
konkretisht Gjykatës së Lartë. Sigurisht që gjykatat nuk janë të ndaluara të mos përpiqen të
ndryshojnë jurisprudencën apo ta zhvillojnë atë, por nuk mundet të lejohet që gjykatat të mos
përditësohen me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë. Në rastet kur gjykatat vlerësojnë
se një praktikë gjyqësore e caktuar e Gjykatës së Lartë duhet të ndryshohet apo të zhvillohet
do të duhet të argumentohet në vendimin e saj, të ndërmjetëm, jopërfundimtar apo
përfundimtar, se pse gjykata vendos ndryshe, duke sjellë në vëmendje edhe praktikën
gjyqësore respektive. Por është e papranueshme që gjyqtarët gjatë vendimmarrjes së tyre të
mos përditësohen me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe të mos e mbajnë parasysh
praktikën gjyqësore ndërkohë që vendosin krejt në kundërshtim me të.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”,

VENDOSI:
Prishjen e vendimit nr. 826 (2656), datë 22.06.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

59
Nr. 31003-00598-00-2019 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00-2019- 185 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen që u përket

palëve:

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

I PADITUR: BEQIR RAMAJ

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

Baza ligjore: Kodi i Procedurës Civile; Kodit Civil; Ligji nr. 139/2015; Ligji nr. 115/2014;
Ligji nr. 154/2014; Ligji nr. 9920/2008; Ligji nr. 9632/2006; VKM nr. 321/2014; VKK nr.
2/2014.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me Vendimin Nr. 840 (2665), datë

22.06.2017 ka vendosur:

“1. Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 1246 akti dhe dërgimin e
akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër me Vendimin Nr.

224/605/1582 (31146-00720-83-2017), datë 25.07.2017 ka vendosur:

“1. T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshjen e

kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Administrative Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër...”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit z. Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

60
VËREN:
I. Rrethanat çështjes

1. Padia është paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me objekt dhe
shkak ligjor sikur tregohet në pjesën hyrëse të këtij vendimi me datë 25.05.2017. Nga aktet e
fashikullit rezulton se pala paditëse, Bashkia Shkodër, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ndarjes së
re territoriale dhe administrative, ka marrë sipas ligjit edhe personalitetin juridik të Komunës
Velipojë, institucion i cili është suprimuar. Pala e paditur ka ushtruar gjatë sezonit turistik
veprimtari të përkohshme tregtare, duke zënë, sipas lejes respektive, një hapësirë ranore në
plazh. Më parë Komuna Velipojë kishte miratuar edhe tarifat e pagesës për shfrytëzimin e
hapësirave publike.
2. Rezulton se Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2015 ka ushtruar një kontroll mbi të
ardhurat e Bashkisë Shkodër. Raporti i kontrollit evidenton se për palën e paditur është
mbledhur në kundërshtim me aktet nënligjore normative tarifa e përdorimit të hapësirave
publike. Sipas aktit të kontrollit tarifa duhet të ishte mbledhur, jo për 2.5 muaj, por për 5
muaj. Duke pasur parasysh këto konkluzione, Bashkia Shkodër, në mënyrë të njëanshme ka
urdhëruar marrjen e masave për arkëtimin e shumës që pala e paditur ka ndaj saj, konkretisht
për të ardhurat e pambledhura për 2.5 muaj. Sakaq pala paditëse ka paraqitur padi në gjykatë,
duke kërkuar ndaj të paditurit shpërblimin e dëmit.
3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me Vendimin Nr. 840 (2665), datë
22.06.2017 ka vendosur: “1. Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës
së Parë Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 1246 akti dhe dërgimin e akteve
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.”.
4. Gjykata ka arsyetuar se çështja objekt gjykimi ka natyrë administrative dhe se
gjykata civile nuk ka kompetencë lëndore. Sipas gjykatës, dëmshpërblimi jashtëkontraktor i
organeve të administratës publike është lëndë gjykimit administrativ dhe se për këtë arsye
çështja duhet të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.
5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër me Vendimin Nr.
224/605/1582 (31146-00720-83-2017), datë 25.07.2017 ka vendosur: “1. T’i parashtrojë
Gjykatës së Lartë për zgjidhje mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Administrative Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër...”.
6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër ka arsyetuar se çështja në
thelbin e saj është lëndë gjykimi civil, pasi pala paditëse kërkon shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas nenit 608 të Kodit Civil. Gjykata ka sjellë në vëmendje Vendimin nr.
00-2018-143, datë 30.01.2018 e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi

dokumentacionin e administruar në dosje dhe analizoi objektin dhe shkakun ligjor të padisë
dhe vendimet e gjykatave në mosmarrëveshje për kompetencën lëndore, në zbatim të
dispozitave të Ligjit nr. 49/2012, çmon se parashtresa e Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Shkodër është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë Kolegji vlerëson se vendimi i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe të dërgohet çështja për vazhdimin
e gjykimit në atë gjykatë.
8. Referuar fakteve të çështjes në shqyrtim konstatohet se pala paditëse, Bashkia
Shkodër, në bazë të rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si pasojë e
shkeljeve të konstatuara prej tij në kontrollin e ushtruar pranë Komunës Velipojë (të drejtat

61
dhe detyrimet e së cilës si person juridik i kanë kaluar Bashkisë Shkodër, në bazë të
organizimit të ri territorial të Republikës së Shqipërisë), ka ngritur një padi për shpërblim
dëmi jashtëkontraktor ndaj palës së paditur. Kjo padi, si fakt të paligjshëm të shkakut të saj
ligjor, ka përdorimin e një hapësire publike nga pala e paditur pa përmbushur detyrimet
fiskale që parashikoheshin në tarifat e miratuara të Komunës Velipojë. Në këtë moment të
zhvillimit të gjykimit nuk mundet të diskutohet dhe të shqyrtohet bazueshmëria në ligj e një
pretendimi të tillë dhe se a munden të mblidhen detyrimet fiskale nëpërmjet padisë së
shpërblimit të dëmit, sikurse parashikon neni 608 i Kodit Civil. Gjykatat do të duhen të
mbajnë parasysh shkakun ligjor dhe objektin e padisë (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile
dhe neni 17 i Ligjit nr. 49/2012) për të konkluduar se identiteti juridik i saj kë kompetencë
lëndore të gjykatave aktivizon sipas ligjit, kompetencën lëndore dhe të përgjithshme civile
apo kompetencën lëndore administrative dhe të posaçme. Pra, pala paditëse, ka zgjedhur që
kërkon pagimin e tarifave për përdorimin e hapësirave publike ta kërkojë gjyqësish sikur
kërkohet fryti civil i sendit mbi të cilin ushtron dhe titullohet me të drejta reale.
9. Një padi e tillë, si rregull, është e natyrës civile. Regjimi i saj juridik sanksionohet
në dispozitat e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe
pse kjo padi synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo të
marrë karakter publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë
më në kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
10. Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
11. Në çështjen korrekte vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit
apo mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të
një shtetasi, mos përfitimit të të ardhurave nga organi publik si rrjedhojë e mbajtjes së
paligjshme (pa titull) të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si administrative nuk
mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra e mosmarrëveshjes
të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut ligjor të padisë, të vijë
si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
12. Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.

62
13. Kolegji vlerëson se gjykatat e faktit kanë detyrimin të përditësohen dhe të ndjekin
jurisprudencën e autoritetit të vetëm gjyqësor nomofilatik të Republikës së Shqipërisë,
konkretisht Gjykatës së Lartë. Sigurisht që gjykatat nuk janë të ndaluara të mos përpiqen të
ndryshojnë jurisprudencën apo ta zhvillojnë atë, por nuk mundet të lejohet që gjykatat të mos
përditësohen me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë. Në rastet kur gjykatat vlerësojnë
se një praktikë gjyqësore e caktuar e Gjykatës së Lartë duhet të ndryshohet apo të zhvillohet
do të duhet të argumentohet në vendimin e saj, të ndërmjetëm, jopërfundimtar apo
përfundimtar, se pse gjykata vendos ndryshe, duke sjellë në vëmendje edhe praktikën
gjyqësore respektive. Por është e papranueshme që gjyqtarët gjatë vendimmarrjes së tyre të
mos përditësohen me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe të mos e mbajnë parasysh
praktikën gjyqësore ndërkohë që vendosin krejt në kundërshtim me të.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”,

VENDOSI:
Prishjen e Vendimin Nr. 840 (2665), datë 22.06.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

63
Nr. 90200-00574-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 188 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përkët palëve:

KËRKUES: MICRO CREDIT ALBANIA SH.A

OBJEKTI:
Kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë
04.12.2008, me kreditor “Micro Credit Albania” sh.a dhe kredimarrës Azem Musa Alija, dtl.
09.07.1962, banues në Fshatin Dajç, Komuna Dajç, Shkodër.

BAZA LIGJORE: Neni 510/d, 511 e në vijim i Kodit të Procedurës Civile, neni 5 i ligjit
nr. 48, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 01.02.2019 ka

vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,

në shqyrtimin e kërkesës civile me nr. 415 Akti.
Dërgimin e kërkesës civile me nr. 415 Akti, për kompetencë gjykimi,
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë
Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit
të vendimit të arsyetuar.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse

“Micro Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 415 regj.them. të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si gjykata kompetente për
shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të përcaktuar në kërkesë.

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e

veçantë janë:

64
 Vendimmarrjen e gjykatës e konsiderojmë të gabuar në kundërshtim me ligjin
procedural për arsyet si më poshtë: Së pari: Gjykata nuk ka marrë parasysh nenin 7
pika 7.6 të kontratës ku përcaktohet shprehimisht se: “Çdo mosmarrëveshje e lindur
midis palëve në këtë kontratë do të zgjidhet me mirëkuptim konform dispozitave
ligjore në fuqi dhe rregulloreve të RB, në të kundërt gjykata kompetente për zgjidhjen
e mosmarrëveshjeve është Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë”.
 Kodi i Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë urdhëruese që të përcaktojë në
mënyrë taksative kompetencën për kontratat e kredive bankare dhe nuk ka ndonjë
ndalim taksativ që palët nuk kanë të drejtë të përcaktojnë kompetencën tokësore.
Përderisa e lejon ligji dhe palët e kanë parashikuar në kontratë shprehimisht, gjykata
nuk mund të dali mbi vullnetin e palëve dhe mbi ligjin.
 Pjesa e Përgjithshme e Kodit të Procedurës Civile neni 52 përcakton se, kompetenca
tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të
parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.
Për rastin konkret nuk ka ndalim. Më tej po tek pjesa e përgjithshme neni 54
përcaktohet: E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon
paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë. Pra edhe po të kemi të bëjmë me disa
gjykata kompetente është kërkuesi ai që zgjedh.
 Së dyti: Edhe sikur të mos ishte parashikimi në kontratë si më sipër gjykata ka gabuar
në referimin me rastin konkret, pasi kemi të bëjmë me ekzekutim detyrimi në të holla
dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim. Sigurimi i kredisë është i parashikuar në
nenin 5 të kontratës: kredimarrësi në rast mospërmbushje përgjigjet me të gjithë
pasurinë e tij, depozitat, llogaritë bankare dhe çdo send të luajtshëm ose të
paluajtshëm në pronësi të tij. Vendndodhja e llogarive bankare e sendeve të
luajtshme apo të paluajtshme nuk lidhet domosdoshmërisht me vendbanimin e
debitorit.
 Neni 511 pika ç) parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku
detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së kreditorit. Në nenin 4.7 të kontratës përcaktohet se shlyerja
e kësteve mujore të rradhës së bashku me interesat, do të kryhet në llogaritë bankare
të kredidhënësit. Në aneksin 1 të kontratës plani i pagesave janë përcaktuar edhe
llogaritë bankare. Duke qenë se vendi është relativisht i papërcaktueshëm dhe bankat
e Nivelit të Dytë ku mund të bëhet pagesa shtrihen në të gjithë Republikën e
Shqipërisë gjykata duhet ti referohej rregullimeve të përgjithshme të Kodit Civili neni
448 ku përcaktohet se:... Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e
pagesës.
 Të njëjtës linjë i përmbahet edhe Gjykata e Lartë në vendimin e Kolegjit Civil nr.
11243-02323-00-2012 i Regj. Them. nr. 00-2012-2048 i vendimit (385), datë
18.09.2012. Përsa më sipër gjykata ka patur në dispozicion të gjitha kushtet ligjore
dhe kontraktuale, provat e nevojshme dhe të domosdoshme për të shqyrtuar kërkesën
sipas kritereve të Neni 511 Urdhri i ekzekutimit, gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit,
bazuar mbi dokumentet e depozituara nga kërkuesi. Urdhri i ekzekutimit përmban: a)
gjeneralitetet e debitorit dhe kreditorit; b) origjinën e detyrimit; c) detyrimin konkret,
për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.
 Së treti: Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore por
gjykata ipso iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit, duke krijuar norma juridike
në zgjidhjen e çështjes. Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që
është parashikuar midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit, përsa i
përkët zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike. Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në

65
konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin që mund të pësojë ky subjekt bankar
nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.
 Gjykata duhej të kishte parasysh se “Micro Credit Albania” Sh.a ushton një aktivitet
tregtar në fushën e mbledhjes se fondeve të lira me një interes dhe datë maturimi të
caktuara, fonde që rishpërndahen po në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi
nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies se ndryshme. Konstatojmë se ky interpretim i
gjykatës dukshëm krijon jo vetëm pasiguri juridike, por dhe legjitimon dhe inkurajon
palët debitore që mos të përmbushin detyrimet e tyre asnjëherë karshi palës kreditore,
duke i vënë përballë rrezikut të mospërmbushjes asnjëherë në kohë të detyrimit, por
dhe gjithashtu pengon në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë e lirë të tregut, dëmton
konkurrencën dhe cënon interesat e ligjshme kontraktore që i njeh ligji dhe i
garanton ndaj palës kreditore.
 Gjykata nuk ka marrë në konsideratë prioritetin që ligjvënësi i ka dhënë sistemit
bankar në R.SH në vendimin nr. 39, datë 16.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese, e cila
ka mbajtur qëndrimin se: Sistemi bankar zë vend të rëndësishëm në strukturat
ekonomike të një vendi. Ai është një ndër aktorët kryesor të ekonomisë së tregut,
stabiliteti i të cilit është i lidhur drejtpërdrejt me stabilitetin makroekonomik të
vendit. Në një sistem të tillë, bankat funksionojnë si ndërmjetës financiar, duke
mbledhur dhe grumbulluar mjetet e lira financiare të publikut, në formën e
depozitave, për t’i përdorur këto fonde për të ushqyer sistemin e kreditimit. Dhënia e
garancive ligjore për kthimin e sigurt të kredive bankare i shërben konsolidimit të
sistemit bankar, si dhe ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e depozitave financiare të
qytetarëve apo subjekteve të tjerë. Nisur nga ky rol dhe nga atributet që i janë veshur
këtij sistemi, parashikimi në ligj i lëshimit të urdhrit ekzekutiv, sipas kërkesës se
subjektit bankar, me qëllim shlyerjen e shpejtë të kredisë pas skadimit të afateve
kontraktore, ka patur për qëllim të sigurojë ekuilibrin e nevojshëm ndërmjet interesit
publik nga njëra anë, që synon qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe garantimin e
kursimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-00574-00-2019 regj.
them, që iu përkët: Kërkues “Microcredit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Kërkohet lëshimi
i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 04.12.2008, me kreditor
“Micro Credit Albania” sh.a dhe kredimarrës Azem Musa Alija, dtl. 09.07.1962, banues në
Fshatin Dajç, Komuna Dajç, Shkodër.
2. Vendimi nr. s’ka, datë 01.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Në datën 04.12.2008 midis kredidhënësit Raiffeisen Bank sh.a dhe palës

kredimarrëse Z. Azem Musa Aliaja, dtl. 09.07.1962 banues në fshati Dajç, Komuna Dajç,
Shkodër, është lidhur kontrata e kredisë. Sipas "Kontratës për kalim të kredive" datë
02.03.2018 lidhur midis Raiffeisen Bank sh.a dhe Micro Credit Albania sh.a. në bazë të

66
neneve 499-507 te Kodit Civil. Kreditori për kontratën e sipërpërmendur është shoqëria
Micro Credit Albania sh.a.
4. Me shkresën Nr. 139 Prot., datë 13.04.2018 kreditori Micro Credit Albania sh.a i
njofton palët për kalimin e kredisë dhe me shkresë Nr. 139/1 Prot.. datë 30.11.2018, i njofton
për vlerën e detyrimit dhe përmbushjen e detyrimit pasi janë në vonesë duke i paralajmëruar
se do ti drejtohet gjykatës për të kërkuar lëshimin e urdhërit të ekzekutim. Nga ana e palëve
debitore edhe pse u vendosën në dijeni për vonesën dhe mospërmbushjen e detyrimit palët
nuk përmbushen detyrimin ndaj palës kreditore, e gjendur në këtë situate ligjore pala
kreditore ju drejtua gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për titullin
Kontratën e Kredisë lidhur me datë 04.12.2008, duke i bashkëlidhur kërkesës të gjithë
dokumentacionin provues se pala debitore nuk dëshiron të paguaj detyrimin.

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 01.02.2019 ka

vendosur:
Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në
shqyrtimin e kërkesës civile me nr. 415 Akti.
Dërgimin e kërkesës civile me nr. 415 Akti, për kompetencë gjykimi, Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë Tiranë,
brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të
arsyetuar.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
Në bazë të nenit 510/d të K.Pr.Civile, kontrata e kredisë përbën titull ekzekutiv, për
sa i përket kthimit të shumës së pashlyer të detyrimit. Në këto rrethana, nga kërkuesi është
kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për këtë
fakt, me qëllim që të kërkojë ekzekutimin e detyrueshëm te titullit ekzekutiv nga Shërbimi
Përmbarimor.
Në referim të nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile, ... pasi u njoha me kontratën dhe
aktet shoqëruese, konstatoj se shqyrtimi i kërkesës, nuk është në kompetencë tokësore të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, por në kompetencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër.
Kështu, nga aktet e depozituara rezulton që vendbanimi i huamarrësit është në
Shkodër, vend i cili detyrimisht përbën dhe vendin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.
Në nenin 511, pika “ç” të Kodit të Procedurës Civile, përcaktohet si gjykate
kompetente per lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv “Kontratë bankare”,
gjykata e vendit ku detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, kompetencë e
cila në këtë rast është ekskluzive. Në mbështetje të këtij përfundimi, vjen dhe fakti që, Pjesa e
Katërt e Kodit te Procedurës Civile, i cili trajton ekzekutimin e detyrueshëm, në çdo rast të
kontrollit të këtij procesi nga ana e Gjykatës, i referohet Gjykatës së vendit të ekzekutimit, si
gjykata kompetente për shqyrtimin e ankimeve të palëve pjesëmarrëse në procedurat
përmbarimore, si dhe për shqyrtimin e padive për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv.
Në përfundim të sa më sipër, gjykata konkludon në shpalljen e moskompetencës
tokësore dhe dërgimin e kërkesës gjykatës kompetente për shqyrtim.

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

67
Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
8. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.
9. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
10. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
11. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
12. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë
17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë
03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017,
parashikohet se:
Urdhri i ekzekutimit
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi s’ka, datë 01.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe çështja të
dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
14. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër
veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin
e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit
gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e
çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode
mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të
çështjes.
14.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të
zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në

68
mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të
KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
15. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.
Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
16. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesve të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 11, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e
seancës gjyqësore. 12”
16.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
17. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 13, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit
nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të
vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.

11
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
12
Theksim i Kolegjit
13
Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84.

69
18. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese14. Kjo do të
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapsimin e mungesës së kompetencës tokësore të gjykatës
para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala kërkuese
prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për lëshimin e
urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës respektive.
19. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qënë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
20. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmëndje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)
20.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjthshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
14
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

70
21. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
21. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qënë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. s’ka, datë 01.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

71
Nr. 90200-00506-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 189 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përkët palëve:

KËRKUES: MICRO CREDIT ALBANIA SH.A

OBJEKTI:
Kërkohet lëshimi i Urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur
me datë 23.01.2014 me kreditor Micro Credit Albania sh.a dhe kredimarrës
Znj.Yllka Sotiraq Allajbej, dtl: 02.11.1975,
banues në Lagjja nr. 3, B.P. pranë Xhamisë, Kavajë.

BAZA LIGJORE: Neni 510/d, 511 e në vijim i Kodit të Procedurës Civile,

neni 5 i ligjit nr. 48, datë 24.04.2014
“Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 08.02.2019 ka

vendosur:

Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me Nr.Regj.Them 626 që i
përket palëve ndërgjyqëse;
Kërkues: Micro Credit Albania sh.a
Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë
Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit
të vendimit të arsyetuar.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse

“Micro Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 626 regj.them. të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si gjykata kompetente për
shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të përcaktuar në kërkesë.

72
Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e
veçantë janë:

 Vendimmarrjen e gjykatës e konsiderojmë të gabuar në kundërshtim me ligjin

procedural për arsyet si më poshtë: Së pari: Gjykata nuk ka marrë parasysh nenin 7
pika 7.6 të kontratës ku përcaktohet shprehimisht se: “Çdo mosmarrëveshje e lindur
midis palëve në këtë kontratë do të zgjidhet me mirëkuptim konform dispozitave
ligjore në fuqi dhe rregulloreve të RB, në të kundërt gjykata kompetente për zgjidhjen
e mosmarrëveshjeve është Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë”.
 Kodi i Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë urdhëruese që të përcaktojë në
mënyrë taksative kompetencën për kontratat e kredive bankare dhe nuk ka ndonjë
ndalim taksativ që palët nuk kanë të drejtë të përcaktojnë kompetencën tokësore.
Përderisa e lejon ligji dhe palët e kanë parashikuar në kontratë shprehimisht, gjykata
nuk mund të dali mbi vullnetin e palëve dhe mbi ligjin.
 Pjesa e Përgjithshme e Kodit të Procedurës Civile neni 52 përcakton se, kompetenca
tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të
parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.
Për rastin konkret nuk ka ndalim. Më tej po tek pjesa e përgjithshme neni 54
përcaktohet: E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon
paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë. Pra edhe po të kemi të bëjmë me disa
gjykata kompetente është kërkuesi ai që zgjedh.
 Së dyti: Edhe sikur të mos ishte parashikimi në kontratë si më sipër gjykata ka gabuar
në referimin me rastin konkret, pasi kemi të bëjmë me ekzekutim detyrimi në të holla
dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim. Sigurimi i kredisë është i parashikuar në
nenin 5 të kontratës: kredimarrësi në rast mospërmbushje përgjigjet me të gjithë
pasurinë e tij, depozitat, llogaritë bankare dhe çdo send të luajtshëm ose të
paluajtshëm në pronësi të tij. Vendndodhja e llogarive bankare e sendeve të
luajtshme apo të paluajtshme nuk lidhet domosdoshmërisht me vendbanimin e
debitorit.
 Neni 511 pika ç) parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku
detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së kreditorit. Në nenin 4.7 të kontratës përcaktohet se shlyerja
e kësteve mujore të rradhës së bashku me interesat, do të kryhet në llogaritë bankare
të kredidhënësit. Në aneksin 1 të kontratës plani i pagesave janë përcaktuar edhe
llogaritë bankare. Duke qenë se vendi është relativisht i papërcaktueshëm dhe bankat
e Nivelit të Dytë ku mund të bëhet pagesa shtrihen në të gjithë Republikën e
Shqipërisë gjykata duhet ti referohej rregullimeve të përgjithshme të Kodit Civili neni
448 ku përcaktohet se:... Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e
pagesës.
 Të njëjtës linjë i përmbahet edhe Gjykata e Lartë në vendimin e Kolegjit Civil nr.
11243-02323-00-2012 i Regj. Them. nr. 00-2012-2048 i vendimit (385), datë
18.09.2012. Përsa më sipër gjykata ka patur në dispozicion të gjitha kushtet ligjore
dhe kontraktuale, provat e nevojshme dhe të domosdoshme për të shqyrtuar kërkesën
sipas kritereve të Neni 511 Urdhri i ekzekutimit, gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit,
bazuar mbi dokumentet e depozituara nga kërkuesi. Urdhri i ekzekutimit përmban: a)
gjeneralitetet e debitorit dhe kreditorit; b) origjinën e detyrimit; c) detyrimin konkret,
për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.
 Së treti: Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore por
gjykata ipso iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit, duke krijuar norma juridike

73
në zgjidhjen e çështjes. Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që
është parashikuar midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit, përsa i
përkët zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike. Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në
konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin që mund të pësojë ky subjekt bankar
nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.
 Gjykata duhej të kishte parasysh se “Micro Credit Albania” Sh.a ushton një aktivitet
tregtar në fushën e mbledhjes se fondeve të lira me një interes dhe datë maturimi të
caktuara, fonde që rishpërndahen po në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi
nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies se ndryshme. Konstatojmë se ky interpretim i
gjykatës dukshëm krijon jo vetëm pasiguri juridike, por dhe legjitimon dhe inkurajon
palët debitore që mos të përmbushin detyrimet e tyre asnjëherë karshi palës kreditore,
duke i vënë përballë rrezikut të mospërmbushjes asnjëherë në kohë të detyrimit, por
dhe gjithashtu pengon në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë e lirë të tregut, dëmton
konkurrencën dhe cënon interesat e ligjshme kontraktore që i njeh ligji dhe i
garanton ndaj palës kreditore.
 Gjykata nuk ka marrë në konsideratë prioritetin që ligjvënësi i ka dhënë sistemit
bankar në R.SH në vendimin nr. 39, datë 16.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese, e cila
ka mbajtur qëndrimin se: Sistemi bankar zë vend të rëndësishëm në strukturat
ekonomike të një vendi. Ai është një ndër aktorët kryesor të ekonomisë së tregut,
stabiliteti i të cilit është i lidhur drejtpërdrejt me stabilitetin makroekonomik të
vendit. Në një sistem të tillë, bankat funksionojnë si ndërmjetës financiar, duke
mbledhur dhe grumbulluar mjetet e lira financiare të publikut, në formën e
depozitave, për t’i përdorur këto fonde për të ushqyer sistemin e kreditimit. Dhënia e
garancive ligjore për kthimin e sigurt të kredive bankare i shërben konsolidimit të
sistemit bankar, si dhe ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e depozitave financiare të
qytetarëve apo subjekteve të tjerë. Nisur nga ky rol dhe nga atributet që i janë veshur
këtij sistemi, parashikimi në ligj i lëshimit të urdhrit ekzekutiv, sipas kërkesës se
subjektit bankar, me qëllim shlyerjen e shpejtë të kredisë pas skadimit të afateve
kontraktore, ka patur për qëllim të sigurojë ekuilibrin e nevojshëm ndërmjet interesit
publik nga njëra anë, që synon qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe garantimin e
kursimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-00506-00-2019 regj.
them, që iu përkët: Kërkues “Microcredit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Kërkohet lëshimi
i Urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 23.01.2014 me kreditor
Micro Credit Albania sh.a dhe kredimarrës Znj.Yllka Sotiraq Allajbej, dtl: 02.11.1975,
banues në Lagjja nr. 3, B.P. pranë Xhamisë, Kavajë.
2. Vendimi nr. s’ka, datë 08.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

74
I. Rrethanat:

3. Në datën 23.01.2014 midis kredidhënësit Raiffeisen Bank sh.a dhe palës

kredimarrëse Znj. Yllka Sotiraq Allajbej, dtl. 02.11.1975 banues në Lagje 3, banesë private,
pranë Xhamisë, Kavajë, është lidhur kontrata e kredisë. Sipas “Kontratës për kalim të
kredive” datë 02.03.2018 lidhur midis Raiffeisen Bank sh.a dhe Micro Credit Albania sh.a.,
në bazë të neneve 499-507 të Kodit Civil, Kreditori për kontratën e sipërpërmendur është
shoqëria Micro Credit Albania sh.a.
4. Me shkresën Nr.880 Prot., datë 13.04.2018 kreditori Micro Credit Albania sh.a i
njofton palët për kalimin e kredisë dhe me shkresë nr.880/1 Prot., datë 23.04.2018, i njofton
për vlerën e detyrimit dhe përmbushjen e detyrimit pasi janë në vonesë duke i paralajmëruar
se do ti drejtohet gjykatës për të kërkuar lëshimin e urdhërit të ekzekutim. Nga ana e palëve
debitore edhe pse u vendosen në dijeni për vonesën dhe mospërmbushjen e detyrimit palët
nuk përmbushen detyrimin ndaj palës kreditore, e gjendur në këtë situatë ligjore pala
kreditore ju drejtua gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për titullin
Kontratën e Kredisë lidhur me datë 23.01.2014, duke i bashkëlidhur kërkesës të gjithë
dokumentacionin provues se pala debitore nuk dëshiron të paguaj detyrimin.

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 08.02.2019 ka

vendosur:
Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për gjykimin e çështjes civile me Nr.Regj.Them 626 që i përket palëve ndërgjyqëse;
Kërkues: Micro Credit Albania sh.a
Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë Tiranë,
brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të
arsyetuar.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
Gjykata kryesisht, bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile, në seance
gjyqësore mori në shqyrtim kryesisht faktin nëse ka kompetencë tokësore për të shqyrtuar
këtë kërkesë dhe për të vendosur lidhur me të. Gjykata pasi shqyrtoi këtë fakt kryesisht
konstatoi se; nuk ka kompetencë tokësore për të shqyrtuar këtë çështje, pasi kjo çështje është
në kompetencë tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Me datë 23.01.2014 kredidhënësit Raiffeisen Bank sh.a dhe palës kredimarrëse
Znj.Yllka Sotiraq Allajbej, dtl. 02.11.1975, banues në Lagjja nr. 3, B.P. pranë Xhamisë,
Kavajë është lidhur kontrata e kredisë bankare.
Shoqëria “Micro Credit Albania” sh.a. në bazë të kontratës për kalim kredie datë
02.03.2018 ka marrë nga Raiffeisen Bank sh.a, portofolin për kreditë e pashlyera me të
gjitha të drejtat ligjore që u përkasin atyre. Pjesë e këtij portofoli ka qenë dhe kredia e
sipërpërmendur. Në datën 02.03.2018 kjo kontratë i ka kaluar shoqërisë “Micro Credit
Albania” sh.p.k, nëpërmjet kontratës për kalim kredie, në bazë të neneve 499 - 507 të Kodit
Civil dhe për rrjedhojë detyrimi i kredimarrësit.
Gjatë gjykimit të kësaj çështje, Gjykata, duke u bazuar në nenin 61, 510, 511 të Kodit
të Procedurës Civile, vlerësoi të trajtojë fillimisht çështjen e kompetencës tokësore.
Nga aktet në dosje, rezulton se debitori e ka banimin në Lagjja nr.3, B.P. pranë
Xhamisë, Kavajë.
Sa i takon ligjit procedural të zbatueshme në lidhje me kompetencën e gjykatës që
lëshon urdhrin e ekzekutimit rezulton se:

75
Neni 510 i K.Pr. Civile parashikon ndër të tjera se;
Janë tituj ekzekutive: ... d)... aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për
dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankar...”.
Neni 511 i KPr. Civile parashikon ndër të tjera se:
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit....
Sa i takon praktikës gjyqësore në lidhje me kompetencën në fazën e ekzekutimit të
titujve ekzekutiv rezulton se Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 00-2016-1110,
datë 16.02.2016, ka mbajtur qëndrimin se: Kompetenca tokësore për gjykimin e këtyre
mjeteve përcaktohet nga ligji, Kodi i Procedurës Civile. Në nenet 49 dhe 50 të këtij Kodi
parashikohen rregullat e përgjithshme për përcaktimin e kompetencës tokësore gjatë procesit
të ekzekutimit të detyrueshëm......
Sa sipër, kompetenca tokësore caktohet me ligj, por për raste përjashtimore ajo
përcaktohet me marrëveshje të palëve dhe në rastin kur vendi i ekzekutimit nuk është i
caktuar me ligj apo me marrëveshje ose kur nuk del nga vetë natyra e detyrimit që duhet
përmbushur duhet të respektohen rregullimet e bëra në nenin 516 të Kodit të Procedurës
Civile. Megjithatë, kjo kompetencë është e karakterit ekskluziv, sepse është vetë ligji që, në
vartësi të llojit të ekzekutimit, përcakton edhe vendin se ku kryhen apo zbatohen urdhërimet e
titullit ekzekutiv.
Sipas vendimit të mësipërm të Gjykatës së Lartë kriteri që përcakton kompetencën
tokësore të gjykatës në fazën e ekzekutimi të titullit ekzekutiv është “vendi i përmbushjes” së
detyrimit që përmban titulli ekzekutiv. Pas ndryshimeve të K.Pr.Civile, me ligjin nr. 38/2017
Gjykata e Larte me vendimin nr. 00-2018-1020, datë 09.10.2018 ka mbajtur qëndrimin dhe
ka ritheksuar se kompetenca e gjykatës për të lëshuar urdhërin e ekzekutimit është ekskluzive
sepse është vet ligji që përcakton kompetencën nga pikëpamja tokësore të gjykatës që duhet
të lëshojë urdhrin ekzekutiv (shih pikën 7 të vendimit të Gjykatës së Lartë). Po ashtu kjo
gjykatë ka sqaruar më tej në vendim se:....Sipas këtyre dispozitave ligjore kriteri që
përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i përmbushjes” së detyrimit që
përmban titulli ekzekutiv. ... “vend i përmbushjes se detyrimit” kuptohet vendi ku përmbushet
diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra për rastin, një titull ekzekutiv.
Pas analizës së mësipërme të ligjit dhe praktikës së Gjykatës së Lartë, si dhe
rrethanave të çështjes, gjykata thekson se në rastin objekt gjykimi titulli ekzekutiv është
detyrimi monetar sipas kontratës së huasë në bazë të nenit 510/d të K.Pr.Civile, për pasoje
është një detyrim në të holla. Kështu kriteri ligjor që përcakton kompetencën tokësore të
gjykatës është “vendi i përmbushjes” së detyrimit që përmban titulli ekzekutiv.
Sa më sipër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shpall moskompetencën tokësore për
gjykimin e kësaj çështje civile, duke ja dërguar aktet e çështjes civile me Nr.Regj.Them 626
datë regjistrimi 28.01.2019, për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, si gjykata që
ka kompetencë tokësore për të shqyrtuar këte kërkesë.

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
8. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

76
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.
9. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
10. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
11. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
12. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë
17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë
03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017,
parashikohet se:
Urdhri i ekzekutimit
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi s’ka, datë 08.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe çështja të
dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
14. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër
veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin
e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit
gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e
çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode
mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të
çështjes.
14.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të
zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në
mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të
KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.

77
15. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.
Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
16. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesve të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 15, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e
seancës gjyqësore. 16”
16.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
17. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 17, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit
nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të
vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
18. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
15
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
16
Theksim i Kolegjit
17
Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84.

78
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese18. Kjo do të
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapsimin e mungesës së kompetencës tokësore të gjykatës
para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala kërkuese
prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për lëshimin e
urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës respektive.
19. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qënë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndësh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
20. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmëndje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)
20.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjthshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
21. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
18
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

79
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kavajë, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
21. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qënë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. s’ka, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

80
Nr. 11243-00638-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 190 i Vendimit

VENDIM
NE EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

KËRKUES: BASHKIA PUKË

PERSON I TRETË: DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE

GJYQËSOR PRIVAT, ZYRA
PËRMBARIMORE “LISI”, ME
PËRMBARUES GJYQËSOR PAVLIN DODA

OBJEKTI:
Shtyrjen e afatit të ekzekutimit të detyrimit, për vitin që vjen duke parashikuar mundësinë e
likuidimit sipas vendimit nr. 328 (262), datë 06.05.2016 të Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Shkodër, lënë në fuqi me vendimin nr. 4020, datë 09.11.2018 të Gjykatës
Administrative të Apelit Tiranë.

BAZA LIGJORE: Neni 517 i K.Pr.Civile, udhëzimi nr. 1, datë 04.06.2014

“Për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të njësive të qeverisjes
së përgjithshme në llogari të thesarit”, pika 3, 5, 6.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr. 52-2019-53 (13), datë

12.02.2019 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, në gjykimin e

çështjes me Nr. Regj. Them 21312-00014 (49) dhe datë regjistrimi
31.01.2019.
Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, si
gjykatë kompetente.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në
Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të
vendimit të arsyetuar.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala kërkuese

Bashkia Pukë, e cila kërkon:

81
Pranimin e ankimit.
Prishjen e vendimit nr. 52-2019-53(13) Datë 12.02.2019,të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësore Pukë dhe Kthimin për gjykim të kërkesës se bere nga Bashkia
Pukë,ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë si gjykata kompetente.

Pala kërkuese Bashkia Pukë, në ankimin e veçantë parashtrojnë këto shkaqe:

 Gjykata Shkallës së Parë Rrethit Gjyqësore Pukë në dhënien e vendimit nr. 52-2019-
53 (13), datë 1102.2019, nuk ka qenë e drejtë ligjërisht, nuk është bazuar në ligj,
madje është në kundërshtim me ligjin, nuk ka marrë parasysh pretendimet e kërkuara
dhe të paraqitura, nga ana jonë gjatë shqyrtimit gjyqësor.
 Nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësor Private, Zyra Përmbarimore
“LISI” Përmbarues Gjyqësor Pavlin Doda, me shkresën nr. 41 prot, datë 18.01.2019
jemi lajmëruar për ekzekutimin vullnetar të detyrimit për kreditorin Bujar Mehaj,
sipas vendimit nr. 328 (262), datë 06.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Shkodër, lënë në fuqi me vendimin nr. 4020, datë 09.11.2018 të Gjykatës
Administrative të Apelit Tiranë, në shumën 1.048.367 lekë.
 Sipas nenit 517 K.Pr.Civile i jemi drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësore Pukë. Për
shtyrjen e afatit të ekzekutimit për vitin në vazhdim për detyrimin që i kemi kreditorit
Bujar Mehaj, duke u nisur dhe nga udhëzimi nr. 1, datë 04.06.2014 “Për mënyrën e
ekzekutimit të detyrimeve monetare të njësive të qeverisjes së përgjithshme në llogari
të thesarit” pika 3, 5, 6.
 Neni 517 K.Pr.Civile, paragrafi i tretë shprehet: “Me kërkesë të debitorit gjykata e
shkallës së parë të vendit të ekzekutimit, në raste të veçanta, duke marrë parasysh
gjendjen pasurore të debitorit ose rrethana të tjera të çështjes dhe pasi të dëgjojë
kreditorin, mundet të shtyje afatin e ekzekutimit të detyrimit në të holla ose të ndajë
këtë detyrim në këstë, përveç rasteve kur ky detyrim rrjedh nga një akt për dhënien e
kredisë bankare...”.
 Gjykata e rrethit Gjyqësore Pukë, me vendimin e sipërcituar, u ndal në kompetencën
lëndore, pasi çështja objekt gjykimi dhe në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen
gjyqësore fillesën e kanë në mosmarrëveshjet të natyrës administrative nga një akt
administrativ i lëshuar nga Bashkia Pukë dhe kundërshtuar pranë Gjykatës
Administrative Shkallës Parë Shkodër dhe për pasojë i takon asaj gjykimi i kësaj
çështje.
 Gjykata e rrethit Gjyqësore Pukë, ka gabuar në marrjen e këtij vendimi, duke
interpretuar në mënyrë të gabuar ligjin procedurial dhe material.
 Referuar ligjit nr. 49/2012, i ndryshuar, në nenin 7 përcaktohet se për çfarë është
kompetente kjo gjykate. Po ashtu dhe nenin 17 të këtij ligji, janë përcaktuar se për
çfarë ngrihet padia në këtë gjykate. Bashkia Pukë i është drejtuar gjykatës, dukë u
ndodhur në një gjëndje të vështirë financiare, me një borxh të trashëguar ndër vite.
një buxhet tepër i redaktuar, duke përfshirë këtu dhe katër Njësitë Administrative. që
e bën të pamundur likuidimin e të gjithë detyrimeve sipas vendimeve gjyqësore, gjë
për të cilën jemi në sekuestro dhe që kapin një vlerë shumë të madhe duke lënë pa
kryer shërbimet e domosdoshme e jetike që Bashkia ka me gjithë njësite e saj.
 Ne i jemi drejtuar Gjykatës Rrethit Gjyqësor Pukë, bazuar në nenin 517 K.Pr.Civile
si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështje, pasi vendi i ekzekutimit të këtij
detyrimi është Bashkia Pukë, dhe në paragrafin e tretë të nenit 517 K.Pr. Civile,
kërkesa për shtyerje bëhet në gjykatën e shkallës së parë të vendit të ekzekutimit.
Kërkesë të cilën e shprehem dhe në seancën e datës 12.02.2019 dhe kjo gjykatë nuk e

82
mori parasysh, por mori një vendim të gabuar duke e dërguar këtë çështje për
kompetence lëndore në Gjykatën Administrative Shkallës së Parë Shkodër.
 Ne e kundërshtojmë këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, pasi kjo
gjykate ka marrë një vendim të gabuar, ai është rezultat i interpretimit të gabuar të
ligjit, gjykata nuk ka marrë parasysh pretendimet e paraqitura nga ana jonë, të cilat
ishin të bazuara në ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-00638-00-2019 regj. them,
që u përket palëve: kërkues Bashkia Pukë, person i tretë Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve
Gjyqësor Privat, Zyra Përmbarimore “LISI”, me përmbarues gjyqësor Pavlin Doda, me
objekt: Shtyrjen e afatit të ekzekutimit të detyrimit, për vitin që vjen duke parashikuar
mundësinë e likuidimit sipas vendimit nr. 328 (262), datë 06.05.2016 të Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, lënë në fuqi me vendimin nr. 4020, datë
09.11.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
2. Vendimi nr. 52-2019-53 (13), datë 12.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë
është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi
nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat:

3. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësor Private, Zyra Përmbarimore “LISI”

Përmbarues Gjyqësor Pavlin Doda, me shkresën nr. 41 prot, datë 18.01.2019 ka lajmëruar
palën kërkuese Bashkia Pukë për ekzekutimin vullnetar të detyrimit për kreditorin Bujar
Mehaj, sipas vendimit nr. 328 (262), datë 06.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Shkodër, lënë në fuqi me vendimin nr. 4020, datë 09.11.2018 të Gjykatës
Administrative të Apelit Tiranë, në shumën 1.048.367 lekë.
4. Pala kërkuese Bashkia i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë me
kërkesën me objekt: Shtyrjen e afatit të ekzekutimit të detyrimit, për vitin që vjen duke
parashikuar mundësinë e likuidimit sipas vendimit nr. 328 (262), datë 06.05.2016 të
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, lënë në fuqi me vendimin nr. 4020, datë
09.11.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr. 52-2019-53 (13), datë

12.02.2019 ka vendosur:
Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, në gjykimin e
çështjes me Nr. Regj. Them 21312-00014 (49) dhe datë regjistrimi 31.01.2019.
Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, si gjykatë
kompetente.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e
Lartë, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ndër të tjera arsyeton se:

83
Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj e në prova të kërkesës. Gjykata mori në
shqyrtim juridiksionin dhe kompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështje. Bazuar në nenin
36/1 dhe 41 të K.Pr.Civile. Gjykata konstatoi kryesisht se çështja objekt gjykimi hyn në
juridiksionin gjyqësor. Ndërsa, sa i përket kompetencës lëndore, duke iu referuar nenit 61 të
Kodit të Procedurës Civile, ku parashikohet se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas
neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën
e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente”. Gjykata vlerëson se ajo nuk është
kompetente për gjykimin e kësaj çështje.
Gjykata vlerëson të theksojë se kompetenca lëndore, nuk është gjë tjetër veçse atributi
ligjor i një gjykate për të gjykuar një kategori të caktuar mosmarrëveshjesh për shkak të
lëndës dhe natyrës së tyre. Pra, në thelb, ajo përfaqëson të drejtën dhe detyrën e një gjykate
të caktuar për të ushtruar pushtetin e saj duke gjykuar dhe zgjidhur një mosmarrëveshje për
shkak të llojit të saj.
Në kuptimin e së drejtës proceduriale, kompetenca lëndore është një kusht i
domosdoshëm procedurial, që e bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e
marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk
mund të kryejë asnjë veprimtari proceduriale, por duhet të deklarojë moskompetencën e saj.
Duke i'u rikthyer çështjes objekt gjykimi, në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen
gjyqësore, gjykata konstaton se ajo merr fillesën e vet në një mosmarrëveshje të natyrës
administrative, rezultat i një akti administrativ të lëshuar nga Bashkia Pukë, i cili rezulton të
jetë kundërshtuar edhe pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër. Si
rezultat, pavarësisht se çështja objekt gjykimi konsiston në mosmarrëveshje të fazës së
ekzekutimit, ajo do të konsiderohet si një çështje me karakter administrativ. Në këto kushte,
gjykata çmon se lënda për gjykimin e çështjes i përket Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Shkodër dhe për pasojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë nuk mund të vazhdojë me
gjykimin e mëtejshëm të saj. Gjithashtu, gjykata vlerëson se sipas praktikës gjyqësore të
Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë këto çështje hyjnë në kompetencën lëndore të
gjykatave administrative, sipas nenit 7 të Ligjit 49/2012.

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Neni 61 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se:

1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
8. Neni 62 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

84
IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala
kërkuese Bashkia Pukë, nuk përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj nuk ka
arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.
10. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e
gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore
është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë
nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me
dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim
procedural.
11. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjykata
ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
12. Në vështrim të nenit 7 të ligjit nr. 49/2012 është parashikuar se gjykatat
administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative
individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka
arsyetuar drejtë në lidhje me zbatimin e ligjit procedural dhe material, përsa i përket
përcaktimit të kompetencës lëndore. Në rastin konkret, rezulton se pala kërkuese kërkon
Shtyrjen e afatit të ekzekutimit të detyrimit, për vitin që vjen duke parashikuar mundësinë e
likuidimit sipas vendimit nr. 328 (262), datë 06.05.2016 të Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Shkodër, lënë në fuqi me vendimin nr. 4020, datë 09.11.2018 të Gjykatës
Administrative të Apelit Tiranë.
14. Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, nuk ka kompetencë lëndore për
të interpretuar apo gjykuar këtë titull në kuadër të shtyrjes së afatit për kryerjen e veprimeve
përmbarimore që kryen për ekzekutimin e tij. Parimisht, gjykata që ka qenë kompetente për
shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeve administrative (për të cilin është lëshuar dhe urdhëri i
ekzekutimit), duhet të jetë kompetente dhe për shqyrtimin e të gjitha mosmarrëveshjeve që
lindin gjatë fazës së ekzekutimit të tij.
15. Në vijim të sa më sipër, në rastin e kundërshtimit të veprimeve përmbarimore dhe
pezullimin e këtyre veprimeve ka natyrë administrative, pasi lënda është administrative dhe
nuk mund të jetë e natyrës civile, pasi vetë natyra e mosmarrëveshjes e cila shërben për të
përcaktuar kompetencën nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e çështjes, është
administrative.
16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vijim të qëndrimeve të tij të mëparshme,
konfirmon se, për kërkimet e palëve dhe mosmarrëveshjet eventuale që mund të lindin mes
tyre në fazat e mëvonshme, siç mund të jetë rivendosja në afat, pavlefshmëria e titullit
ekzekutiv, kundërshtim i veprimeve përmbarimore, shtyrja e afatit të ekzekutimit në rastin në
shqyrtim, që buron nga përmbushja e vullnetit administrativ apo mosmarrëveshja gjyqësore
ka në themel konflikt administrativ, kompetenca lëndore për shqyrtimin e tyre i përket
gjykatave administrative. Në çdo rast, kur ndodhemi përpara gjykimit të një kërkese me
objekt veprimet përmbarimore, nëse ai buron nga një mosmarrëveshje me natyrë
administrative për pasojë edhe gjykimi i saj do të duhet të ndjekë të njëjtin fat, duke diktuar

85
dhe gjykatën që duhet të shqyrtojë çështjen, e cila në rastin në shqyrtim është Gjykata
Administrative.
17. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala kërkuese Bashkia Pukë, nuk është i
bazuar në ligj dhe si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Pukë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 61 të Kodit të Procedurës
Civile;

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr. 52-2019-53 (13), datë 12.02.2019 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Pukë.

Tiranë, më 28.03.2019

86
Nr. 31003-00527-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019-200 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

në Tiranë, sot më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen

administrative me që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA “EURO – PROGRES”

SH.P.K.

TË PADITUR: 1. FLAMUR SEFERI.

2. ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE
TË PALUAJTSHME VLORË.

PERSON I TRETË: ALUIZNI VLORË.

OBJEKTI:
1. Detyrimin e palës së paditur të më njohë pronar mbi pasurinë nr. 28/551 ND, Vol. 64, faqe
154 – 242, Zona Kadastrale 8603 Vlorë.
2. Detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P. Vlorë të kryejë veprimet në regjistrat e pasurive
përkatëse për korrigjimin e kartelave të pasurisë së paluajtshme, duke shënuar në rubrikën
përkatëse “I” që pasqyron individ/person juridik.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32, 153 e vijues të Kodit të Procedurës Civile. Neni 162, 163,
192, 296 të Kodit Civil. Neni 26 dhe 36 e vijues të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për
legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Neni 49 i ligjit nr. 33/2012
“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Udhëzimi nr. 4695, datë 31.05.2016 “Për
procedurat e hollësishme të regjistrimit dhe lëshimit të certifikatës së pasurisë së paluajtshme
të legalizuar”. Vendimi Unifikues nr. 5, datë 30.10.2012, i Kolegjeve të Bashkuara të
Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 1979, datë 27.11.2018, ka

vendosur:
Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë
për shqyrtimin e çështjes Nr. 2760, datë 20.11.2018 regjistrimin.
Dërgimin e akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 89, datë

28.01.2019, ka vendosur:

87
T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për tu shprehur për kompetencën
lëndore të çështjes me numër 539 regjistri themeltar, datë 22.01.2019.
Rregullimin e kompetencës lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjes me nr.
539 regjistri themeltar, datë regjistrimi 22.01.2019, duke ia dërguar Gjykatës
së Shkallës së Parë Vlorë, si gjykatë kompetente e caktuar me ligj.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,
në dhomë këshillimi, pa pjesëmarrjen e palëve;

VËREN
Shoqëria “Euro – Progres” sh.p.k, është pajisur nga Bashkia Vlorë me vendimin nr.
2/7, datë 20.02.2003 “Për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit” dhe vendimin nr.
4/16, datë 18.04.2003 “Për miratimin e lejes së ndërtimit”. Nga ekstrakti i QKR-së rezulton
se përfaqësues ligjor i shoqërisë është z. Flamur Seferi.
Rezulton se në datën 25.07.2006 z. Flamur Seferi, si përfaqësues i personit juridik,
Shoqërisë “Euro – Progres” sh.p.k, ka vetëdeklaruar pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore
shtesat e kryera pa leje, mbi objektin për të cilin është lëshuar leja e ndërtimit, miratuar me
vendimin nr. 4/16, datë 18.04.2003, të K.RR.T. Bashkia Vlorë.
Rezulton se me aktin nr. 109138, datë 23.08.2017, ALUIZNI Vlorë ka pajisur me
Leje Legalizimi subjektin Shoqërinë “Euro – Progres” sh.p.k, dhe z. Flamur Muim Seferaj,
për pasurinë nr. 28/616, zona kadastrale 8603.
Pala paditëse, Shoqëria “Euro – Progres” sh.p.k, pretendon se i padituri Flamur Seferi
ka fituar të drejta mbi këtë pasuri në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për
legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 1979, datë 27.11.2018, ka
vendosur: “1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për
shqyrtimin e çështjes Nr. 2760, datë 20.11.2018 regjistrimin; 2. Dërgimin e akteve Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.
Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arsyetuar se çështja është e natyrës
administrative pasi mosmarrëveshja rrjedh nga veprimtaria administrative e palës së paditur,
e konkretizuar në aktin administrativ “Leje legalizimi”.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 89, datë
28.01.2019, ka vendosur: “1. T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për tu shprehur për
kompetencën lëndore të çështjes me numër 539 regjistri themeltar, datë 22.01.2019; 2.
Rregullimin e kompetencës lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjes me nr. 539 regjistri
themeltar, datë regjistrimi 22.01.2019, duke ia dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë,
si gjykatë kompetente e caktuar me ligj.
Në marrjen e këtij vendimi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka
arsyetuar se çështja është e natyrës civile pasi kërkimi i parë i objektit të padisë lidhet me
pretendime të natyrës civile, sikurse është e drejta e pronësisë, ndërmjet privatëve, ndërsa
kërkimi i dytë është rrjedhojë i të parit dhe ndjek fatin e tij.

VLERËSIMI I KOLEGJIT ADMINISTRATIV TË GJYKATËS SË LARTË

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 1979, datë
27.11.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është marrë në kundërshtim me dispozitat
procedurale që rregullojnë kompetencën lëndore të gjykatave dhe, si pasojë, ky vendim do të

88
prishet dhe çështja do të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate me të njëjtin
trup gjykues.
Ky Kolegj thekson se kompetenca lëndore përbën një nga parakushtet procedurale me
qëllim që gjykata të marrë në shqyrtim themelin e pretendimeve dhe të prapësimeve të
palëve. Mungesa e kompetencës lëndore për një forum gjyqësor bën që çdo veprimtari
procedurale e kryer prej tij të konsiderohet nul. Shkelja e dispozitave që normojnë këtë lloj
kompetence është e tillë që nuk mund të anashkalohet nga gjykata e shkallës së parë që
shqyrton çështjen dhe as të vleftësohet nga shkallët më të larta të pushtetit gjyqësor, edhe
sikur çështja të jetë zgjidhur drejt (shih vendimin nr. 917, datë 11.05.2017, të Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë).
Referuar fakteve të çështjes dhe pretendimeve të palës paditëse, të parashtruara në
kërkesëpadi, rezulton se pala paditëse, Shoqëria “Euro – Progres” sh.p.k., i është drejtuar
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me një padi përmes së cilës ajo ka kërkuar që nga i
padituri Flamur Seferi, i cili është njëkohësisht edhe administrator i kësaj shoqërie, të njihet
pronare ekskluzive mbi objektin për të cilin është lëshuar leja e ndërtimit, miratuar me
vendimin nr. 4/16, datë 18.04.2003, të K.RR.T. Bashkia Vlorë. Kjo pasi mbi këtë objekt,
ALUIZNI Vlorë, me aktin nr. 109138, datë 23.08.2017, ka pajisur me Leje Legalizimi të dy
palët ndërgjyqëse.
Nga sa më sipër, rezulton se pala paditëse, kërkimet e saj ia kundrejton një subjekti
privat të së drejtës, duke kërkuar nga ky i fundit që ta njohë pronar mbi një send të
paluajtshëm. Një padi e tillë parashikohet në nenin 32, shkronja “b”, e Kodit të Procedurës
Civile. Kjo dispozitë parashikon se – padia mund të ngrihet: b) për vërtetimin e qenies ose
mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;
Gjykata e Rrethit gjyqësor Vlorë, në vendimin e saj nr. 1979, datë 27.11.2018, në
mënyrë të gabuar ka arritur në përfundimin se padia është e natyrës administrative, duke qenë
se mosmarrëveshja rrjedh nga veprimtaria administrative e palës së paditur, e konkretizuar në
aktin administrativ “Leje legalizimi”. Kjo gjykatë, në marrjen e vendimit të saj nuk e ka
kuptuar drejt natyrën e mosmarrëveshjes, duke i bërë një kualifikim të gabuar kërkimeve të
parashtruara në padi nga ana e palës paditëse.
Objekti i mosmarrëveshjes, referuar nenit 5 të Kodit të Procedurës Civile, përcaktohet
në pretendimet e palëve, të cilat parashtrohen në aktin për fillimin e procesit gjyqësor, si dhe
gjatë ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga ky proces. Në këto kushte, është pala paditëse,
ajo e cila, përmes kërkimeve të parashtruara në padi përcakton natyrën e mosmarrëveshjes
dhe për rrjedhojë edhe gjykatën kompetente nga pikëpamja lëndore.
Në këtë drejtim, gjykata nuk mund të nxjerrë përfundime të cilat nuk rezultojnë nga
kërkimet e palëve. Nëse objekti dhe shkaku ligjor i padisë janë ndërtuar në mënyrë të drejtë
ose jo, pra nëse pala mund t’i mbrojë interesat e saj me një lloj të caktuar padie, kjo i përket
gjykimit të çështjes në themel dhe nuk ndikon në kualifikimin e gjykatës kompetente nga
pikëpamja lëndore.
Kërkimi kryesor i palës paditëse në çështjen në shqyrtim, për detyrimin e të paditurit
që ta njohë pronar mbi sendin e legalizuar, përcaktohet si një kërkim civil jo vetëm bazuar në
nenin 32, shkronja “b”, e Kodit të Procedurës Civile, por gjen mbështetje edhe në nenin 26,
të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve
pa leje”.
Në këtë ligj (lex specialis), një nga mjetet juridike të mbrojtjes së drejtave që rrjedhin
nga procesi i legalizimit është padia që ngrihet për të përcaktuar raportet e pronësisë mbi
objektin e legalizuar. Më konkretisht, në këtë dispozitë përcaktohet se: Nëse gjatë legalizimit
ka mosmarrëveshje për raportet e pronësisë në objekt ose/dhe rreth përfshirjes së personave
të tjerë, të cilët pretendojnë të drejta mbi parcelën ndërtimore, që legalizohet sipas këtij ligji,

89
kjo mosmarrëveshje zgjidhet nga gjykata. Pra, këtu qartazi rezulton se kemi të bëjmë me një
padi me natyrë civile.
Për sa i përket kërkimit të dytë të padisë, detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P.
Vlorë të kryejë veprimet në regjistrat e pasurive përkatëse për korrigjimin e kartelave të
pasurisë së paluajtshme, duke shënuar në rubrikën përkatëse “I” që pasqyron individ/person
juridik, ky është një kërkim aksesor, i prejardhur nga kërkimi kryesor, duke ndjekur fatin e tij
edhe për sa i përket gjykatës kompetente. Një kërkim i tillë nuk mund të ndahet nga kërkimi
kryesor dhe të gjykohet si i mëvetësishëm.
Ky përfundim mbështetet në sentencën “C”, të Vendimit Unifikues nr. 4, datë
10.12.2013, në lidhje me çështjen e parë të shtruar për unifikim, në të cilën Kolegjet e
Bashkuara të Gjykatës së Lartë shprehen: Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë
mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së
pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve
administrative, si p.sh. urdhërimi i Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një
prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që
shqyrton mosmarrëveshjet civile.
Për çka u tha më sipër, mosmarrëveshja në shqyrtim rezulton të jetë e natyrës civile
dhe si rrjedhojë kompetenca nga pikëpamja lëndore do t’i përkasë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Vlorë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 13, paragrafi VI, të Ligjit
nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 1979, datë 27.11.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë,
dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtin trup
gjykues.
Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë,
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, palës paditëse, Shoqëria “Euro – Progres”
sh.p.k, palëve të paditura, Flamur Seferi e Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Vlorë, si dhe personit të tretë ALUIZNI Vlorë.

Tiranë, më 28.03.2019

90
Nr. 31003-00573-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019- 201 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen

që ju përket palëve :

PADITËS: MEHMET SHYTI

PADITUR: INSPEKTORIATI I MBROJTJES SË TERRITORIT,

BASHKIA ELBASAN

OBJEKTI:
Pushimi i cënimit të posedimit të sendit të paluajtshëm tokë truall
ndodhur në fshatin Vidhas Bashkia Elbasan dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen nga i
padituri.
Sigurimi i padisë duke u urdhëruar i padituri të mos kryej asnjë veprim për prishje rrethimi
në pronë e poseduar prej meje paditësit deri në përfundim të gjykimit të kësaj çështje.

BAZA LIGJORE: Neni 312 i Kodit Civil si dhe neni 202 e vijues i Kodit të Procedurës
Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.423(1679), datë 21.03.2018 ka

vendosur:

1. Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. 

2. Dërgimin e akteve, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.190, datë 02.10.2018

ka vendosur:

Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, duke i paraqitur Kolegjit

Administrativ të Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

91
VËREN
Vendimi Nr.423(1679), datë 21.03.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, që
ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën
lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Mehmet Shyti pretendon se është cenuar nga veprimet e palës së paditur, duke mos
lejuar të ushtrojë të drejtën e posedimit të sendit të paluajtshëm.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës, duke ia dërguar çështjen për
kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se meqenëse në këtë padi pretendohet mbrojtja e të
drejtave pasurore nga veprimi administrativ i të paditurit Bashkia Elbasan; Kjo palë ( që ka
ndërmarrë veprimin administrativ, objekt pretendimi ) e ka selinë në këtë qytet dhe kjo
çështje është paraqitur për gjykim pas dt.04/11/2013, me këtë gjendje aktesh gjykata
vlerëson se kërkimi objekt padie përbënë mosmarrëveshje administrative.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
02.10.2018, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se është paditësi ai që i jep gjurmën e vet gjykimit dhe
jo hipoteza e gjykatës se si mund të përdorë akt-gjykimin paditësi në eventualitetin e pranimit
të padisë.
Në çështjen konkrete padia bazohet në Kodin Civil, është një padi posedimore, me të
cilin poseduesi kërkon të mbrojë të drejtat e tij reale.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës lidhur me
zbatimin e drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar
çështje që kanë të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për
kompetencë gjykimi po kësaj gjykate, për gjykimin e të gjithë objektit të padisë.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Elbasan. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve
ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

92
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “Pushimi i
cënimit të posedimit të sendit të paluajtshëm tokë truall ndodhur në fshatin Vidhas Bashkia
Elbasan dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen nga i padituri. Sigurimi i padisë duke u
urdhëruar i padituri të mos kryej asnjë veprim për prishje rrethimi në pronë e poseduar prej
meje paditësit deri në përfundim të gjykimit të kësaj çështje”, bazuar në dispozitat përkatëse
të Kodin Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.
Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjithë objektit të kërkesë padisë, pasi jemi në kushte
kur kërkohet pushimi i cënimit në posedim dhe sigurimi i padisë.
Kolegji Administrativ çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi
përpara një gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të
Procedurës Civile, siç është rivendosja e një të drejte apo interesi të ligjshëm që është
shkelur. Ky fakt rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.C sipas të cilit: “Padia mund të
ngrihet: (i) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;
(ii) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii)
për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Mehmet Shyti dhe shkakut ligjor
ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për rivendosjen e të drejtave të
shkelura nga palët e paditura. Me padinë objekt shqyrtimi paditësi kërkon të mos cënohet në
posedimin e pasurisë objekt gjykimi, nga veprimet e të paditurit.
Në nenin 312 të Kodit Civil, është sanksionuar mjeti mbrojtës që po përdor poseduesi
për të drejtat e pretenduara që po i shkelen, sipas të cilës rezulton se:
“Personi, që cenohet në posedimin e një sendi, mund të kërkojë brenda gjashtë muajve,
pushimin e cenimit të posedimit dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen.
Kur posedimi është fituar me dhunë ose fshehurazi, padia mund të ngrihet brenda gjashtë
muajve nga dita kur dhuna ose fshehtësia kanë pushuar.
Pushimi i cenimit të posedimit nuk mund të kërkohet nga personi që ka fituar posedimin me
dhunë ose fshehurazi”.
Në interpretim të dispozitës së sipërcituar rezulton se paditësi ka të drejtë të mbrohet
kur cënohet në ushtrimin e qetë të posedimit, nga kushdo që me veprimet e tij cënon atë dhe
të mos e përsërisë më atë në të ardhmen,. Pra, në rastin konkret jemi përpara një
mosmarrëveshje të natyrës civile pasi kemi të bëjmë me pushim cënimi në posedim të
parashikuar nga dispozitat e Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.
Është e vërtetë që pala paditëse ka thirrur si palë të paditur Inspektoriatin e Mbrojtjes
së Territorit, Bashkia Elbasan, i cili është organ publik, por, së pari në çështjen objekt
gjykimi nga ky organ kërkohet që me veprimet e tij të mos cënohet paditësi gjatë ushtrimit të
së drejtës së tij të posedimit, padi kjo e parashikuar shprehimisht nga Kodi Civil dhe së dyti
paditësi nuk kundërshton ndonjë akt të palës së paditur të nxjerrë ushtrimit të gjatë
veprimtarisë së tij, por mbi të gjitha paditësi e ka kundërshtuar gjyqësish këtë të fundit, si dhe
me vendimin nr.992 datë 13.11.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës
është rrëzuar padia. Pra, paditësi kërkon që të mos cenohet gjatë ushtrimit të posedimit nga
ndërhyrjet e pretenduara nga pala e paditur, atëherë nuk jemi përpara një mosmarrëveshje
administrative, por mosmarrëveshje civile.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje me natyrë civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 dhe 17 të ligjit nr.
49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, pasi
është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kompetente për gjykimin e çështjes.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.423(1679), datë 21.03.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

93
Elbasan, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të
prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.423 (1679), datë 21.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Elbasan dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

94
Nr. 31003-00520-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019-202 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

PADITUR: KLEMENT GJERGJI, PERSON FIZIK
ME NR. NIPTI: L46902006U

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 154 i K.Pr.Civile, nenet 608 e vijues të K.Civil, neni 640 e
vijues i K.Civil,Ligji me nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.115/2014,
“Përndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë”, Ligji nr.154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të
Shtetit”,Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar,
VKM Nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazh, në ujërat e brendshme në thellësi
të territorit dhe ushtrimit të sporteve ujore”, i ndryshuar, VKK Nr. 02, date 08.04 2014 “Për
sistemin e taksave dhe tarifave vendore të Komunës Velipojë 2014”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.1035 (51-2017-3228), datë

25.07.2017 ka vendosur:

Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me nr. rregj. them. 984 (21234-0835-
51-2017) dt. rregj. 06.04.2017 dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së
Parë administrative Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin

Nr.305/656/1823(31146-01014-83-2017) Regj.Them., datë 18.02.2019 ka vendosur:

95
T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e
kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen
gjyqësore nr. 305/656/1823(31146-01014-83-2017) Regj.Them. me paditës
Bashkia Shkodër, i paditur Klement Gjergji, person i tretë Kontrolli i Lartë i
Shtetit, palë e interesuar:Avokatura e Shtetit Shkodër, me objekt: Shpërblim
Dëmi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.1035 (51-2017-3228), datë 25.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar
aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është
rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti
dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se
gjatë kontrollit të ushtruar në Komunën Velipojë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për
periudhën 2013-2015, janë konstatuar parregullsi, sa i përket arkëtimit të taksave dhe tarifave
vendore të miratuara me vendimet e Këshillit të Komunës Velipojë me VKK Nr. 02, datë
08.04.2014 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore të Komunës Velipojë 2014”.
Nga konstatimet e KLSH, marrë dijeni me shkresën me nr 550/11 prot, datë
20.10.2015, rezulton se shtetasi Klement Gjergji, ka ushtruar aktivitet privat/ekonomik me
emërtimin shfrytëzim të hapësirës publike zona ranore për vitet 2014, për një periudhë 2.5
mujore dhe 2.5 mujore , ndërkohë që duhej paguar për një periudhë 5 mujore duke iu
referuar regjistrit të mbajtur nga zyra e të ardhurave të Komunës Velipojë.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me ligjin
dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
përgatitore çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se çështja objekt gjykimi është e natyrës
administrative dhe kompetencë lëndore për gjykimin e saj ka gjykata administrative, sepse
konflikti në gjykim vjen si rezultat i kërkimit për të shpërblyer një dëm jashtëkontraktor nga
një organ administrativ siç është pala paditëse, Bashkia Shkodër, duke u bazuar në ligje të
posaçme.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën përgatitore të datës
18.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 nuk ka
kompetencë lëndore për shqyrtimin në themel të kësaj mosmarrëveshjes, qëndrim i njëjtë
edhe me praktikën e Gjykatës së Lartë (vendim 00-2018-1185, datë 04.12.2018, nr.00-2018-
1219, datë 04.12.2018, nr.00-2018-1214, datë 04.12.2018)”

96
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose
kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se një padi me të tillë objekt dhe
shkak ligjor, si rregull, është e natyrës civile, e cila rregullohet dhe sanksionohet në dispozitat
e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe pse kjo padi
synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo merr karakter
publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë më në
kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
Në çështjen konkrete vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit apo
mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të një
personi fizik, i cili nuk ka derdhur të të ardhurat organit publik kompetente, si rrjedhojë e
mbajtjes apo e përdorimit të paligjshme të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si
administrative nuk mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra
e mosmarrëveshjes të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut
ligjor të padisë, të vijë si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në

97
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.1035 (51-2017-3228), datë 25.07.2017 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes,
duhet të prishet dhe çështja duhet të kthehet për gjykim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.1035 (51-2017-3228), datë 25.07.2017 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si
gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

98
Nr. 31003-00525-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr.00-2019-203 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

PADITUR: ELVIS RAMAJ, ME NIPT L46816016C

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 154 i K.Pr.Civile, nenet 608 e vijues të K.Civil, neni 640 e
vijues i K.Civil,Ligji me nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.115/2014,
“Përndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë”, Ligji nr.154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të
Shtetit”,Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar,
VKM Nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazh, në ujërat e brendshme në thellësi
të territorit dhe ushtrimit të sporteve ujore”, i ndryshuar, VKK Nr. 02, date 08.04 2014 “Për
sistemin e taksave dhe tarifave vendore të Komunës Velipojë 2014”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.890 (2834), datë 03.07.2017 ka

vendosur:
Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë
Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me Nr. 1277 Akti dhe dërgimin e
akteve Gjykatës e Shkallës së Parë Administrative Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin

Nr.225/606/1584(31146-00722-83-2017) Regj.Them., datë 18.02.2019 ka vendosur:

T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e

kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen
gjyqësore nr. 225/606/1584(31146-00722-83-2017) Regj.Them. me paditës

99
Bashkia Shkodër, i paditur Elvis Ramaj, person i tretë Kontrolli i Lartë i
Shtetit, palë e interesuar:Avokatura e Shtetit Shkodër, me objekt: Shpërblim
Dëmi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.890 (2834), datë 03.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, që
ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e
zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për
shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se se
gjatë kontrollit të ushtruar në Komunën Velipojë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për
periudhën 2013-2015, janë konstatuar parregullsi, sa i përket arkëtimit të taksave dhe tarifave
vendore të miratuara me vendimet e Këshillit të Komunës Velipojë me VKK Nr.2, datë
08.04.2014 “Për miratimin e taksave dhe tarifave për Komunën Velipojë për vitin 2014”.
Nga konstatimet e KLSH, marrë dijeni me shkresën me nr.550/11 prot, datë
20.10.2015, rezulton se shtetasi Gjergj Ceraj ka ushtruar aktivitet privat/ekonomik me
emërtimin shfrytëzim të hapësirës publike zona ranore, për vitin 2014, për një periudhë 2.5
mujore, ndërkohë që duhej paguar për një periudhë 5 mujore, duke i`u referuar regjistrit të
mbajtur nga zyra e të ardhurave të Komunës Velipojë.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me ligjin
dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
përgatitore çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se çështja objekt gjykimi është e natyrës
administrative dhe kompetencë lëndore për gjykimin e saj ka gjykata administrative, sepse
konflikti në gjykim vjen si rezultat i kërkimit për të shpërblyer një dëm jashtëkontraktor nga
një organ administrativ siç është pala paditëse, Bashkia Shkodër, duke u bazuar në ligje të
posaçme.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën përgatitore të datës
18.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 nuk ka
kompetencë lëndore për shqyrtimin në themel të kësaj mosmarrëveshjes, qëndrim i njëjtë
edhe me praktikën e Gjykatës së Lartë (vendim 00-2018-1185, datë 04.12.2018, nr.00-2018-
1219, datë 04.12.2018, nr.00-2018-1214, datë 04.12.2018)”
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së

100
Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose
kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se një padi me të tillë objekt dhe
shkak ligjor, si rregull, është e natyrës civile, e cila rregullohet dhe sanksionohet në dispozitat
e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe pse kjo padi
synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo merr karakter
publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë më në
kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
Në çështjen konkrete vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit apo
mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të një
personi fizik, i cili nuk ka derdhur të të ardhurat organit publik kompetente, si rrjedhojë e
mbajtjes apo e përdorimit të paligjshme të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si
administrative nuk mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra
e mosmarrëveshjes të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut
ligjor të padisë, të vijë si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.

101
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.890 (2834), datë 03.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të
prishet dhe çështja duhet të kthehet për gjykim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.890 (2834), datë 03.07.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

102
Nr. 31003-00439-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019-204 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 13.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

KËRKUES: SHAQE PJESHKA

OBJEKTI:
Korrigjim i pjesshëm i vendimit nr.376, dt.12/02/2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, përsa i përket aktit të ekspertimit si pjesë integrale e vendimit.

BAZA LIGJORE: Neni 312 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.131 (5712), datë 05.12.2018 ka

vendosur:

Shpalljen e mungesës së kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes.

Dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës
së Parë Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin Nr.Regj. 08 (87), datë

04.02.2019 ka vendosur:

Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore ndërmjet gjykatave.

Dërgimin e çështjes për zgjidhje konflikti, pranë Kolegjit Administrativ të
Gjykatës së Lartë Tiranë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.131 (5712), datë 05.12.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, që
ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e zbatimit të
gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim

103
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën
lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se
Shaqe Pjeshka se vendimi nr. 376, dt.12/02/2010, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet
korrigjuar.
Rezulton se me vendimin nr. 376, dt.12/02/2010, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
ka vendosur:
·  “Pranimin e pjesshëm të kërkesë – padisë.
·  Urdhërimin e ZVRPP Shkodër që të bëjë, në emër të paditëses Shaqe Pjeshka regjistrimin
fillestar të pronësisë, mbi pasurinë e paluajtshme ndërtesë dy katëshe, me sipërfaqe kati
përdhe 17.85 m2 dhe kati i parë 21.25 m2, ndërtesë kjo që është pjesë përbërëse e pasurisë
më nr.9/76 zona kadastrale 8592, qyteti Shkodër, me indeks harte Sh-J-9. Kjo pasuri e
paluajtshme ndërtesë pasqyrohet në planin e rilevimit të pasurisë dhe planimetrinë e saj që i
bashkëngjitet këtij vendimi dhe përbëjnë pjesë integrale të dispozitivit të tij.
·  Rrëzimin e kërkesë – padisë përsa i përket asaj pjese të objektit të saj, përmes së cilës
kërkohet detyrimi i palës së paditur të bëjë në emër të paditëses regjistrimin fillestar të
pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme – truall, me sipërfaqe 25.9 m2 që është pjesë përbërëse
e pasurisë me nr.9/76, zona kadastrale 8592, qyteti Shkodër, me indeks harte Sh-J-
9……………”
Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim ZVRPP Shkodër për në Gjykatën e Apelit
Shkodër, e cila ma vendimin e saj nr.389, dt.24/10/2011 ka vendosur lënien në fuqi të
vendimit nr.376, dt.12/02/2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Paditësi i është drejtuar ZVRPP-Shkodër për pasqyrimin në regjistrat publik të këtij
vendimi gjyqësore dhe nga ana e ZVRPP-Shkodër është konstatuar se akti i ekspertimit që
është pjesë integrale e këtij vendimi paraqet gabime dhe duhet korrigjuar.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, korrigjimin e këtij vendimi dhe kërkon pranimin e
padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë gjyqësore
çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e çështjes, duke ia dërguar për kompetencë
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se duke qenë se kërkohet korrigjimi i gabimit të një
vendimi i cili ka natyrë administrative, në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr.49/2013 “Për
Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e
Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe vendimit unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të
Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër vlerëson se është e
detyruar që të vendoste moskompetencën e saj lëndore dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim
në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën përgatitore të datës
04.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se referuar nenit 312 të K.Pr.Civile, pas shpalljes së
vendimit gjykata nuk mund ta anulojë ose ta ndryshojë atë. Ajo, me kërkesën e palëve ose
kryesisht, mund të ndreqë në çdo kohë vetëm gabimet e bëra në shkrim ose në llogari ose
ndonjë pasaktësi të dukshme të vendimit. Gjykata, pasi thërret palët, në seancë, e shqyrton
kërkesën sipas rregullave të këtij Kodi, jep vendim, i cili i bashkohet vendimit të ndrequr.

104
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve
ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “korrigjim i
pjesshëm i vendimit nr.376, dt.12/02/2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, përsa i
përket aktit të ekspertimit si pjesë integrale e vendimit”, bazuar në dispozitat përkatëse të
Kodit të Procedurës Civile.
Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjithë objektit të kërkesë padisë, pasi jemi në kushte
kur kërkohet korrigjimi i vendimit të gjykatës,nga gjykata që ka dhënë vendimin dhe që
parashikohet konkretisht nga nenin 312 i Kodit të Procedurës Civile.
Ky Kolegj, referuar nenit 312 të Kodit të Procedurës Civile, konstaton se është
parashikuar në mënyrë eksplicite se:
“Pas shpalljes së vendimit gjykata nuk mund ta anulojë ose ta ndryshojë atë. Ajo, me
kërkesën e palëve ose kryesisht, mund të ndreqë në çdo kohë vetëm gabimet e bëra në
shkrim ose në llogari
ose ndonjë pasaktësi të dukshme të vendimit.
Gjykata, pasi thërret palët, në seancë, e shqyrton kërkesën sipas rregullave të këtij
Kodi, jep vendim, i cili i bashkohet vendimit të ndrequr.
Kundër vendimit të dhënë për rastet e parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni,
mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e apelit”.
Kolegji Administrativ vëren se në interpretim të nenit 312 të K.Pr.Civile dhe në
respektim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka gabuar kur
pranon se çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër
që ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi, pasi çështja objekt
gjykimi është e natyrës civile dhe kemi të bëjmë me korrigjimin e një vendimi gjyqësor të
formës së prerë. Kjo gjykatë gabon kur arsyeton se jemi përpara një çështje të natyrës
administrative, pasi është e vërtetë që themeli i kësaj çështje është i natyrës administrative,
por kjo gjykatë në çështjen që i është paraqitur për shqyrtim nuk ka lidhje me themelin e
çështjes, pasi është zgjidhur njëherë me vendim të formës së prerë, por kjo gjykatë do të
marrë në shqyrtimi rregullimin e atyre gabimeve të bërë në këtë vendim nga ana e saj.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës
Civile, siç është rivendosja e një të drejte apo interesi të ligjshëm që është shkelur. Ky fakt
rezulton nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për
të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për

105
vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për
njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.
Në çështjen objekt gjykimi pala kërkuese nuk kanë asnjë pretendim për themelin e
çështjes, por përkundrazi ata e kanë fituar këtë të drejtë vendim gjyqësor të formës së prerë,
por është pikërisht ky vendim, sipas pretendimeve të palës kërkuese që i ka sjell probleme,
prandaj me të drejtë kërkojnë korrigjimin e këtij vendimi nga gjykata që e ka lëshuar këtë
vendim, pra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje me natyrë civile dhe nuk është e bazuar në nenin 7 dhe nenin 17 të ligjit
nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,
pasi çështja objekt gjykimi është e natyrës civile dhe është Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër kompetente për gjykimin e saj.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.131 (5712), datë 05.12.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të
prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.131 (5712), datë 05.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 13.03.2019

106
Nr. 31003-00500-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019- 205 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: SPIRO DHJAMANDI

PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE

TIRANË
DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE
SHOQËRORE GJIROKASTËR

OBJEKTI:
Detyrimin e palës së paditur ti paguajë paditësit për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së
punës pa shkaqe të justifikuara nga punëdhënësi këto dëmshpërblime:
- 12 muaj pagë për zgjidhjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme pa shkaqe të
justifikuara
- 2 muaj pagë për mosrespektim të afatit të njoftimit
- 2 muaj pagë për mosrespektim të procedurës së largimit nga puna

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 153, 154 e vijues të K.Pr.Civile, nenet 7/2, 140, 141,
143, 144, 145, 146, 153, 155 të Kodit të Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin Nr.166 (21-2018-500), datë

27.03.2018 ka vendosur:

-Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

-Detyrimin e palës së paditurit Instituti i Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër të
dëmshpërblejë paditësin Spiro Dhjamandi për ndërprerjen e marrëdhënies së
punës pa shkaqe të arsyeshme me 9 paga mujore.
-Detyrimin e të paditurit Instituti i Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër të
dëmshpërblejë paditësin Spiro Dhjamandi për moszbatim të procedurës së
zgjidhjes së kontratës së punës me dy paga mujore.
-Detyrimin e të paditurit Instituti i Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër të
dëmshpërblejë paditësin Spiro Dhjamandi për mosrespektim të afatit të
njoftimit me dy paga mujore.

107
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin Nr.20-2018-683/324, datë 25.07.2018 ka
vendosur:

Prishjen e vendimit civil Nr. 21-2018-500/166, datë 27.03.2018 të Gjykata e

Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për kompetencë në
Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin Nr.84, datë

13.02.2019 ka vendosur:

Të parashtrojë përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së

Lartë,mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore midis Gjykatës Administrative
të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.20-2018-683/324, datë 25.07.2018 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, është rrjedhojë e zbatimit
të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës së Apelit Gjirokastër, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka kompetencën lëndore
për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër dhe Gjykata Administrative
e Shkallës së Parë Gjirokastër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala paditëse
Spiro Dhjamandi ka qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur, me detyrën Drejtor
Rajonal në DRSSH Gjirokastër me Urdhrin datë 17.09.2015.
Me Urdhër Nr.9409 Prot., datë 24.11.2017 të Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Tiranë është liruar nga detyra pala paditëse, pa dhënë një motivacion konkret.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin Nr.166 (21-2018-500), datë
27.03.2018, ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë.
Gjykata e Apelit Gjirokastër,e vënë në lëvizje mbi bazën e ankimit të palës së paditur,
pasi ka vënë në bisedim në seancën gjyqësore çështjen e kompetencës së saj dhe të gjykatës
civile të shkallës së parë, për gjykimin e çështjes, ka vendosur të prish vendimin e Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për mungesë të kompetencës lëndore, duke ia dërguar
çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se detyra e drejtorit të drejtorisë rajonale përfshihet në
rrethin e nëpunësve shtetërore me rregullim ligjor të posaçëm dhe jo në rrethin e punonjësve,
marrëdhënia e punës e të cilëve rregullohet me dispozitat e Kodit të Punës.
Kemi të bëjmë me post drejtues dhe në këtë rast përpos dispozitave të ligjit organik
7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH” dhe dispozitave nënligjore dalë në bazë dhe
për zbatim të tij sikurse është VKA 3/2 datë 26.02.2008 “ Për miratimin e Rregullores për
personelin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, gjen vend për zbatim dhe VKM nr.173 datë
07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve,
në varësi të Këshillit të Ministrave Kryeministrit ose të Ministrit”. në pikën 1 të tij

108
përcaktohet se: Drejtuesit e institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit
ose të ministrit emërohen, lirohen ose shkarkohen nga detyra, përkatësisht nga Kryeministri
ose ministri përkatës, në rast se dispozita të tjera, të veçanta, ligjore dhe nënligjore, nuk
parashikojnë ndryshe.”..
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, në seancën gjyqësore të datës
13.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Apelit Gjirokastër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në analizë të çështjes konstatohet se objekti i
mosmarrëveshjes janë pretendimet e paditësit Spiro Dhjamandi ndaj të paditurit ISSH Tiranë
që lidhen me marrëdhënien e punës e rregulluar sipas Kodit të Punës.
Paditësi nuk gëzon statusin e nëpunësit civil dhe pozicioni i punës si Drejtor i DRSSH
Gjirokastër nuk ka rregullim të posaçëm siç parashikon neni 7/ç i ligjit nr.49/2012 ku
përcaktohet kompetenca lëndore e gjykatës administrative.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Apelit Gjirokastër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi, po
kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.
Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë
të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për
rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimin e
palës së paditur të më dëmshpërblejë për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuara të
kontratës së punës”, bazuar në dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të
Punës.
Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje civile, e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të
Procedurës Civile, pasi sipas ligjit nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin
nr.49/2012 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, marrëdhëniet e punës në administratën publike, në
gjykatë ose në prokurori të cilat bazohen në Kodin e Punës, janë përjashtuar nga kompetenca
lëndore e gjykatave administrative nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Sipas nenit 10 të ligji nr.39/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.49/2012
“për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, është përcaktuar se:
“Mosmarrëveshjet mbi marrëdhëniet e punës të punonjësve në administratën publike, në
gjykatë ose prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës, që ditën e
hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në gjykim në gjykatat administrative, do të vazhdojnë të
gjykohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

109
Ligji nr.39/2017, është botuar në Fletoren Zyrtare nr.85 datë 21.04.2017 dhe hynë në
fuqi 15 ditë pas botimit, pra në datë 06.05.2017 do të sjell efektet ligjore, si dhe çdo çështje e
regjistruar mbas kësaj date do të gjykohet sipas ndryshimeve ligjore përkatëse, në gjykatat
civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se arsyetimi i Gjykatës
së Apelit Gjirokastër, se marrëdhënia objekt konflikti është kompetencë e gjykatave
administrative, nuk qëndron dhe nuk gjen mbështetje në ligj, për faktin se çështja objekt
konflikti rrjedhë nga marrëdhënia e punës në kuptim të nenit 7 pika “ç” fjalia e dytë të ligjit
nr.49/2012 “për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i
ndryshuar, si dhe gjen mbështetje në dispozitat e Kodit të Punës.
Në kuptim të nenit 7 pika “ç” të ligjit 49/2012 “për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, do të kuptohet si ligj i posaçëm
vetëm ai ligj i cili bënë një rregullim të qartë të marrëdhënies së punës, duke filluar nga
mënyra e përcaktimi të kritereve të punësimit, rekrutimit, lëvizjes paralele apo ngritjes në
detyrë, të drejtat dhe detyrimit e punonjësit, përfitimet përkatëse, masat disiplinore, të drejtën
e ankimit dhe organin përkatës i cili ushtron këtë funksion, afatet dhe mënyrën e zgjidhjes së
marrëdhënies së punës, si dhe çdo masës apo kriter tjetër që shërben për rregullimin e kësaj
marrëdhënie pune. Pra, ky ligj do të quhet i posaçëm në kuptim të nenit 7/ç të ligjit 49/2012
dhe i cili nuk referon në Kodin e Punës për rregullime të tjera apo për mënyrën e zgjidhjes së
marrëdhënies së punës.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje civile dhe bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Apelit
Gjirokastër është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.20-2018-683/324, datë 25.07.2018 i Gjykatës së Apelit
Gjirokastër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet
të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.20-2018-683/324, datë 25.07.2018 të Gjykatës së Apelit
Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

110
Nr. 31001-00308-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 206 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 13.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

PADITËS: JENUZ AZIZI

PADITUR: SEKTORI PËR SIGURINË E AUTOSTRADAVE

PRANË DREJTORISË SË POLICISË RRUGORE,
PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME E
POLICISË SË SHTETIT

OBJEKTI:
Anullimin ose shfuqizimin e Proçes Verbalit të Konstatimit të Shkeljes me Nr.7918964,
datë 26.08.2018.
Anullimin ose shfuqizimin e aktit me nr. 211/1 Prot, datë 04.10.2018
nga Sektori për Sigurinë e Autostradave pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore pranë
Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

BAZA LIGJORE: Nenet 22, 23, 33 pika 1 shkronja "a", 34 pika 1, 35, 38, 41, 47, 56, 57,
82
pika 1,98 pika 1, 100, 113, 114, 128, 129, 130, 132 dhe 135 e Kodit të
Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, Nenet 139 pika
1, 140 pika 6 dhe 147 pika 1 e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin Nr.796 (1044), datë

16.11.2018 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e çështjes administrative

me Nr.Regj.Them 1727 (31160-00923-83-2018), në datë 08.11.2018, të
ngritur nga pala paditëse Jenuz Azizi dhe t’ia dërgojë së bashku me aktet
shkresore gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them 5667/703

(31154-07399-80), datë 22.01.2019 ka vendosur:

111
Të ngrejë kryesisht çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, përpara
Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr. 5667/703
(31154-07399-80) Akti.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.796 (1044), datë 16.11.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Shkodër, që ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet
për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë
e zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për
shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën tokësore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër dhe
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton
se pala paditëse Jenuz Azizi është përfshirë në një aksident automobilistik në Autostradën
Milot-Rrëshen km 15, në Rubik Munaz.
Nga aksidenti paditësit i është vendosur masa administrative gjobë ku si arsye është
cituar shkelja e nenit 147 pika 1 e Kodit Rrugor.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër, me padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në
kundërshtim me ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë
e veprimeve paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të
shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e çështjes administrative me Nr.Regj.Them
1727 (31160-00923-83-2018), në datë 08.11.2018, të ngritur nga pala paditëse Jenuz Azizi
dhe t’ia dërgojë së bashku me aktet shkresore gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative
të Shkallës së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se jo vetëm territori ku ka ndodhur shkelja
administrative (aksidenti), por edhe akti administrativ që kundërshtohet është lëshuar nga një
organ administrativ pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që ndodhet në
territorin ku ushtron kompetencën tokësore Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën gjyqësore të datës
22.01.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën tokësore të saj për gjykimin e
çështjes dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës tokësore me Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se, së pari vendim i Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Shkodër vjen në kundërshtim me ligjin organik nr.49/2012 dhe konkretish
nenin 13/2, ku parashikohet se:
“moskompetenca tokësore mund të ngrihet ose kundështohet nga palët vetëm para se të ketë
filluar shqyrtimi gjyqësor u provave”.
Së dyti, rezulton e provuar se veprimi administrativ i palës së paditur DPPSH që ka
evidentuar këtë kundëravajtje, janë marrë në territorin e Lezhës, Rubik, Munaz, pikërisht në
autostradën Milot-Rrëshen, territor në të cilin organi administrativ publik Policia e Shtetit ka
kryer veprimin administrativ që kundërshtohet.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tianë lidhur me
zbatimin e drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar

112
çështje që kanë të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti
dërgohet për kompetencë gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative dhe nëse kjo e
fundit kujt i përket nga pikëpamja tokësore dhe funksionale. Kolegji e vlerëson të gabuar
arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.
Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë
të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për
rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër në arsyetimin e vendimit ka marrë
kryesisht në shqyrtimi faktin nëse është kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e
çështjes objekt gjykimi apo jo, pa kërkesë paraprake nga palët ndërgjyqëse, duke dal në një
konkluzion të gabuar përsa i përket mungesës së kompetencës tokësore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke vlerësuar arsyetimin e gabuar të ligjit
nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, e gjenë me vend të sqarojë
dhe të interpretojë edhe njëherë qëndrimin mbi kompetencën tokësore të gjykatave në
marrjen në shqyrtim të një çështje, në rastet kur ekzistojnë konflikte nga ana e tyre. Në neni
13 të ligjit Nr. 49/2012 në paragrafin e parë dhe të dytë përcaktohen rregulla të ndryshme të
shqyrtimit të kompetencës lëndore dhe tokësore nga ana e gjykatës. Pasi, sipas paragrafit të
parë kompetenca lëndore dhe funksionale merret në shqyrtim nga gjykata edhe me kërkesën e
palëve edhe kryesisht, në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, ndërsa ndryshe veprohet për
kompetencën tokësore e cila mundet të ngrihet ose të kundërshtohet vetëm nga palët, para se
të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave.
Kolegji vlerëson se ligji Nr. 49/2012 ashtu dhe Kodi i Procedurës Civile nuk e
vlerëson kompetencën tokësore të gjykatës si prezumim ligjor absolut për vlefshmërinë e
procesit, në ndryshim nga kompetenca lëndore dhe funksionale, e cila është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Fakti që ligji e ka lënë në dorë
palëve të drejtën për të kërkuar apo kundërshtuar kompetencën tokësore të gjykatës, do të
thotë se mbetet në vlerësim të palëve për të iniciuar pushtetin e gjykatës dhe disponimin e saj
mbi këtë çështje. Për më tepër, ligji ka kushtëzuar ushtrimin e këtij prapësimi në kohë, duke
e kufizuar ushtrimin e disponibilitetit të palëve vetëm deri në momentin procedural sa nuk ka
filluar shqyrtimi gjyqësor. Që do të thotë se me kalimin e kësaj faze proceduriale, palët nuk
kanë të drejtë dhe nuk mund të kërkojnë apo kundërshtojnë kompetencën tokësore, duke e
detyruar gjykatën të vazhdojë procesin gjyqësor normalisht deri në shqyrtimin e çështjes në
themel, pa cënuar vlefshmërinë e procesit.
Ndryshe paraqitet situata për sa i përket kompetencës lëndore dhe funksionale të
gjykatës, ku edhe palët edhe gjykata kryesisht, në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, mundet të
kërkojnë ose jo nëse gjykata është kompetente për shqyrtimin e çështjes, për sa u arsyetua më
sipër pasi lidhet me vlefshmërinë e procesit, si element që garanton procesin e rregullt ligjor.
Vetëm në këtë rast nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen
objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk
mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.796 (1044), datë 16.11.2018 i Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e
çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

113
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.796 (1044), datë 16.11.2018 të Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si
gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore.

Tiranë, më 13.03.2019

114
Nr. 31003-00524-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 207 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

PADITUR: PAL PËRNDRECAJ

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 154 i K.Pr.Civile, nenet 608 e vijues të K.Civil, neni 640 e
vijues
i K.Civil,Ligji me nr.139/2015, “Për vetëqeverisjenvendore”,
Ligji nr.115/2014, “Përndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore
në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin
e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008
“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,
Ligji Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar, VKM Nr. 321,
datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazh, në ujërat e brendshme në thellësi tëterritorit
dhe ushtrimit të sporteve ujore”, i ndryshuar, VKK Nr. 02, date 08.04 2014
“Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore të Komunës Velipojë 2014”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.970 (3061), datë 18.07.2017 ka

vendosur:
Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër për gjykimin e çështjes civile me Nr.Regj.Them 1251(21234-01244-
51-17), datë 29.05.2017, me palë paditëse Bashkia Shkodër dhe të paditur
Palë Përndrecaj, si dhe person i tretë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Dërgimin e akteve për kompetencë lëndore, gjykatës kompetente Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin

Nr.257/479/1673(31146-00824-83-2017) Regj.Them., datë 18.02.2019 ka vendosur:

115
T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e
kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen
gjyqësore nr. 257/479/1673(31146-00824-83-2017) Regj.Them.,, me paditës
Bashkia Shkodër, i paditur Pal Përndrecaj, person i tretë Kontrolli i Lartë i
Shtetit, palë e interesuar:Avokatura e Shtetit Shkodër, me objekt: Shpërblim
Dëmi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.970 (3061), datë 18.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, që
ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e
zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për
shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se
gjatë kontrollit të ushtruar në Komunën Velipojë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për
periudhën 2013-2015, janë konstatuar parregullsi, sa i përket arkëtimit të taksave dhe tarifave
vendore të miratuara me vendimet e Këshillit të Komunës Velipojë Nr.11, datë 09.01.2013
“Për miratimin e taksave dhe tarifave për Komunën Velipojë për vitin 2014”.
Nga konstatimet e KLSH, marrë dijeni me shkresën me nr.550/11 prot, datë
20.10.2015, rezulton se shtetasi Pal Përndrecaj ka ushtruar aktivitet privat/ekonomik me
emërtimin shfrytëzim të hapësirës publike zona ranore, për vitin 2013, për një periudhë 3.5
mujore, ndërkohë që duhej paguar për një periudhë 5 mujore, duke i`u referuar regjistrit të
mbajtur nga zyra e të ardhurave të Komunës Velipojë.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me ligjin
dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
përgatitore çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese,
praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë, si dhe në Kodin e Procedurës Civile, kjo gjykatë
konstaton se natyra e mosmarrëveshjes mes palëve ndërgjyqëse rrjedh nga disa akte
administrative individuale dalë në emër të të paditurit. Në këto kushte, kjo gjykatë konstaton
se nuk është kompetente nga ana lëndore për të marrë në shqyrtim këtë kërkesë padi dhe
çmon se kompetente është Gjykata Administrative e shkallës së parë Shkodër.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën përgatitore të datës
18.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 nuk ka
kompetencë lëndore për shqyrtimin në themel të kësaj mosmarrëveshjes, qëndrim i njëjtë

116
edhe me praktikën e Gjykatës së Lartë (vendim 00-2018-1185, datë 04.12.2018, nr.00-2018-
1219, datë 04.12.2018, nr.00-2018-1214, datë 04.12.2018)”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose
kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se një padi me të tillë objekt dhe
shkak ligjor, si rregull, është e natyrës civile, e cila rregullohet dhe sanksionohet në dispozitat
e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe pse kjo padi
synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo merr karakter
publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë më në
kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
Në çështjen konkrete vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit apo
mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të një
personi fizik, i cili nuk ka derdhur të të ardhurat organit publik kompetente, si rrjedhojë e
mbajtjes apo e përdorimit të paligjshme të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si
administrative nuk mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra
e mosmarrëveshjes të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut
ligjor të padisë, të vijë si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë

117
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.970 (3061), datë 18.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të
prishet dhe çështja duhet të kthehet për gjykim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.970 (3061), datë 18.07.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

118
Nr. 31003-00523-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 208 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

PADITUR: GJERGJ CERAJ, PERSON FIZIK, ME
NIPT L46810004S

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 154 i K.Pr.Civile, nenet 608 e vijues të K.Civil, neni 640 e
vijues i K.Civil, Ligji me nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr. 115/2014,
“Përndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë”, Ligji nr. 154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të
Shtetit”, Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar,
VKM Nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazh, në ujërat e brendshme në thellësi
tëterritorit dhe ushtrimit të sporteve ujore”, i ndryshuar, VKK Nr. 02, date 08.04 2014 “Për
sistemin e taksave dhe tarifave vendore të Komunës Velipojë 2014”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.632 (1996), datë 11.05.2017 ka

vendosur:
Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë
Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me Nr. 1042 Akti dhe dërgimin e
akteve Gjykatës e Shkallës së Parë Administrative Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin

Nr.181/556/1466(21234-00589-83-2017) Regj.Them., datë 18.02.2019 ka vendosur:

T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e

kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen

119
gjyqësore nr. 181/556/1466(21234-00589-83-2017) Regj.Them.,, me paditës
Bashkia Shkodër, i paditur Gjergji Veraj, person i tretë Kontrolli i Lartë i
Shtetit, palë e interesuar:Avokatura e Shtetit Shkodër, me objekt: Shpërblim
Dëmi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.632 (1996), datë 11.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, që
ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e
zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për
shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se se
gjatë kontrollit të ushtruar në Komunën Velipojë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për
periudhën 2013-2015, janë konstatuar parregullsi, sa i përket arkëtimit të taksave dhe tarifave
vendore të miratuara me vendimet e Këshillit të Komunës Velipojë me VKK Nr.2, datë
08.04.2014 “Për miratimin e taksave dhe tarifave për Komunën Velipojë për vitin 2014”.
Nga konstatimet e KLSH, marrë dijeni me shkresën me nr.550/11 prot, datë
20.10.2015, rezulton se shtetasi Gjergj Ceraj ka ushtruar aktivitet privat/ekonomik me
emërtimin shfrytëzim të hapësirës publike zona ranore, për vitin 2014, për një periudhë 2.5
mujore, ndërkohë që duhej paguar për një periudhë 5 mujore, duke i`u referuar regjistrit të
mbajtur nga zyra e të ardhurave të Komunës Velipojë.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me ligjin
dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
përgatitore çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se çështja objekt gjykimi është e natyrës
administrative dhe kompetencë lëndore për gjykimin e saj ka gjykata administrative, sepse
konflikti në gjykim vjen si rezultat i kërkimit për të shpërblyer një dëm jashtëkontraktor nga
një organ administrativ siç është pala paditëse, Bashkia Shkodër, duke u bazuar në ligje të
posaçme.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën përgatitore të datës
18.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në zbatim të nenit 7 të ligjit nr. 49/2012 nuk ka
kompetencë lëndore për shqyrtimin në themel të kësaj mosmarrëveshjes, qëndrim i njëjtë
edhe me praktikën e Gjykatës së Lartë (vendim 00-2018-1185, datë 04.12.2018, nr. 00-2018-
1219, datë 04.12.2018, nr. 00-2018-1214, datë 04.12.2018)”
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë

120
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose
kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se një padi me të tillë objekt dhe
shkak ligjor, si rregull, është e natyrës civile, e cila rregullohet dhe sanksionohet në dispozitat
e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe pse kjo padi
synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo merr karakter
publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë më në
kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
Në çështjen konkrete vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit apo
mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të një
personi fizik, i cili nuk ka derdhur të të ardhurat organit publik kompetente, si rrjedhojë e
mbajtjes apo e përdorimit të paligjshme të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si
administrative nuk mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra
e mosmarrëveshjes të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut
ligjor të padisë, të vijë si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,

121
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr. 632 (1996), datë 11.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të
prishet dhe çështja duhet të kthehet për gjykim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. 632 (1996), datë 11.05.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

122
Nr. 31003-00521-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 209 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

PADITUR: FRAN GJERGJI, NR NIPTI
L405030031302006U

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 154 i K.Pr.Civile, nenet 608 e vijues të K.Civil, neni 640 e
vijues i K.Civil, Ligji me nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.115/2014,
“Përndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë”, Ligji nr.154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të
Shtetit”, Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”, i ndryshuar,
VKM Nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazh, në ujërat e brendshme në thellësi
të territorit dhe ushtrimit të sporteve ujore”, i ndryshuar, VKK Nr. 02, date 08.04 2014 “Për
sistemin e taksave dhe tarifave vendore të Komunës Velipojë 2014”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.1036 (51-2017-3217), datë

25.07.2017 ka vendosur:

Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër për shqyrtimin e çështjes civile me nr. rregj. them. 1240 (21234-
01233-51-2017) dt. rregj. 29.05.2017 dhe dërgimin e akteve Gjykatës së
Shkallës së Parë Administrative Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin

Nr.274/501/1739(31146-00898-83-2017) Regj.Them., datë 20.02.2019 ka vendosur:

123
T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e
kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen
gjyqësore nr. 274/501/1739(31146-00898-83-2017) Regj.Them.,, me paditës
Bashkia Shkodër, i paditur Fran Gjergji, person i tretë Kontrolli i Lartë i
Shtetit, palë e interesuar:Avokatura e Shtetit Shkodër, me objekt: Shpërblim
Dëmi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.1036 (51-2017-3217), datë 25.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar
aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është
rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti
dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se se
gjatë kontrollit të ushtruar në Komunën Velipojë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për
periudhën 2013-2015, janë konstatuar parregullsi, sa i përket arkëtimit të taksave dhe tarifave
vendore të miratuara me vendimet e Këshillit të Komunës Velipojë me VKK Nr.2, datë
08.04.2014 “Për miratimin e taksave dhe tarifave për Komunën Velipojë për vitin 2014”.
Nga konstatimet e KLSH, marrë dijeni me shkresën me nr.550/11 prot, datë
20.10.2015, rezulton se shtetasi Gjergj Ceraj ka ushtruar aktivitet privat/ekonomik me
emërtimin shfrytëzim të hapësirës publike zona ranore, për vitin 2014, për një periudhë 2.5
mujore, ndërkohë që duhej paguar për një periudhë 5 mujore, duke i`u referuar regjistrit të
mbajtur nga zyra e të ardhurave të Komunës Velipojë.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me ligjin
dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
përgatitore çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se çështja objekt gjykimi është e natyrës
administrative dhe kompetencë lëndore për gjykimin e saj ka gjykata administrative, sepse
konflikti në gjykim vjen si rezultat i kërkimit për të shpërblyer një dëm jashtëkontraktor nga
një organ administrativ siç është pala paditëse, Bashkia Shkodër, duke u bazuar në ligje të
posaçme.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën përgatitore të datës
20.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 nuk ka
kompetencë lëndore për shqyrtimin në themel të kësaj mosmarrëveshjes, qëndrim i njëjtë
edhe me praktikën e Gjykatës së Lartë (vendim 00-2018-1185, datë 04.12.2018, nr.00-2018-
1219, datë 04.12.2018, nr.00-2018-1214, datë 04.12.2018)”

124
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose
kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se një padi me të tillë objekt dhe
shkak ligjor, si rregull, është e natyrës civile, e cila rregullohet dhe sanksionohet në dispozitat
e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe pse kjo padi
synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo merr karakter
publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë më në
kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
Në çështjen konkrete vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit apo
mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të një
personi fizik, i cili nuk ka derdhur të të ardhurat organit publik kompetente, si rrjedhojë e
mbajtjes apo e përdorimit të paligjshme të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si
administrative nuk mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra
e mosmarrëveshjes të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut
ligjor të padisë, të vijë si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në

125
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.1036 (51-2017-3217), datë 25.07.2017 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes,
duhet të prishet dhe çështja duhet të kthehet për gjykim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. 1036 (51-2017-3217), datë 25.07.2017 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si
gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

126
Nr. 31003-00508-00- 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 210 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen, që ju përket

palëve :

PADITËS: GRETA KAJANA

PADITUR: AGJENCIA E TRAJTIMIT TË PRONËS

OBJEKTI:
Shfuqizimin e aktit administrativ nr.6255/3 prot, datë 09.11.2018,
Vendim të Drejtorit të ATP-së mbi vlerësimin financiar të Vendimit nr. 376,
datë 05.03.1996 të Komisioni Kthimit e Kompensimin të Pronave Bashkia Berat.
2. Vlerësimin financiar të Vendimin nr.376, date 05.03.1996 të Komisionit për Kthimin e
Kompensimit e Pronave Bashkia Berat dhe pasqyrimin e vendimit në rregjistrin e vendimeve
përfundimtare të kompensimit.

BAZA LIGJORE: Nenet 4, 17, 18, 41 e 42 të Kushtetutës, nenet 6 e 13 të KEDNJ, neni 1

i Protokollit Nr.l të KEDNJ, Ligji nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, nenet 1/1, 32, 106, 161, 246 e vijues të K.Pr.Civile, ligji
nr. 133/2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës”
dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.4613(80-2018-4736),

datë 18.12.2018 ka vendosur:

Të shpallë kryesisht moskopetencën lëndore dhe funksionale të Gjykatës

Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për shqyrtimin e çështjes Nr.
Regj.them. 3702-31154-07413-80-2018,datë 11.12.2018, që i përket:
Padites:Greta Kajana, palë e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronës (ATP), me
objekt : Shfuqizimin e aktit administrativ nr.6255/3 prot, datë 09.11.2018,
Vendim të Drejtorit të ATP-se mbi vlerësimin financiar të Vendimit nr.376,
datë 05.03.1996 të Komisioni Kthimit e Kompensimin te Pronave Bashkia
Berat.2. Vlerësimin financiar të Vendimin nr.376, datë 05.03.1996 të
Komisionit për Kthimin e Kompensimit e Pronave Bashkia Berat dhe
pasqyrimin e vendimit në rregjistrin e vendimeve përfundimtare të
kompensimit.

127
Dërgimin e kërkesës dhe akteve Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.210 (31155/00487-86-2019)

Regj.Them., datë 11.02.2019 ka vendosur:

Të parashtrojë përpara Kolegjit Administrative të Gjykatës së Lartë konfliktin

e kompetencës funksionale midis Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë për gjykimin e çështjes
me palë paditëse: Greta Kajana, palë e paditur Agjencia e Trajtimit të Pronës
(ATP), me objekt : Shfuqizimin e aktit administrativ nr.6255/3 prot, datë
09.11.2018, Vendim të Drejtorit të ATP-se mbi vlerësimin financiar të
Vendimit nr.376, datë 05.03.1996 të Komisioni Kthimit e Kompensimin te
Pronave Bashkia Berat.2. Vlerësimin financiar të Vendimin nr.376, datë
05.03.1996 të Komisionit për Kthimin e Kompensimit e Pronave Bashkia
Berat dhe pasqyrimin e vendimit në rregjistrin e vendimeve përfundimtare të
kompensimit.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.4613(80-2018-4736), datë 18.12.2018 i Gjykatës Administrative të
Apelit Tiranë, që ka disponuar ti parashtrojë për zgjidhje Gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen
e kompetencës funksionale ndërmjet asaj Gjykate Administrative Apeli dhe Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të Kodit të
Procedurës Civile dhe të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Greta Kajana është një nga trashëgimtaret ligjore të rradhës së parë të
trashëgimlënësit Thoma Kajana, i cili është nga trashëgimtaret ligjore të rradhës së parë të
trashëgimlënëses Theodora Kajana, e cila ka qenë një nga trashëgimtarët ligjor të radhës së
parë të trashëgimlënësit Gaqi Lili Buda, i cili është subjekt i shpronësuar.
Me vendimin nr. 376, datë 05.03.1996, Komisioni për Kthimin e Kompensimin e
Pronave Bashkia Berat ka vendosur :
1.a) Të njohë z.Gaq Buda si pronar për pronat e përshkruara me laid.
l.b) Në bazë të paragrafit të parë e të dytë të pikes 1 të udhëzimit nr.3, datë
21.06.1996 të K.M në zbatim të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, sipërfaqa e truallit
konsiderohet e zënë.
l.c) Në bazë të nenit 16 dhe 5 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 z.Gaq Buda
(trashëgimtarët e tij) kompensohen (në natyrë ose obligacione) për një sipërfaqe toke prej
228,7 m2 (truall i kategorisë A).
I.d) Në bazë të nenit 21 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 Z:Gaq Buda
(trashëgimtarëve të tij) ti rinjihet e drejta e parablerjes për një pjesë të postës me sipërfaqe
58.2 m2.
Pala e paditur ATP-ja në Buletin e Njoftimeve Zyrtare ka njoftuar publikimin e
Regjistrit të vendimeve, të cilat kanë njohur të drejtën për kompensim dhe vlerësim për vitin
1996 dhe nga këqyrja e tyre nga paditësja Greta Kajana është konstatuar se vendimi nr.376,
datë 05.03.1996, i Kominisonit për Kthimin e Kompensimin e Pronave, Bashkia Berat dhe të

128
dhënat e mësipërme nuk ishin të pasqyruara në rregjistër dhe që nënkupton se vendimi nuk
ishte vlerësuar financiarisht.
Me kërkesën e saj drejtuar ATP-së, paditësja Greta Kajana i ka kërkuar palës së
paditur ATP-së plotësimin dhe përditësimin e të dhënave në Rregjistrin e Kompensimit duke
përfshirë në të Vendimin nr.376, datë 05.03.1996 të Komisionit për Kthimin e Kompensimin
e Pronave, Bashkia Berat dhe vijimin e procedurave të kompensimit sipas ligjit.
Me shkresën nr.6255/3 prot, datë 09.11.2018, ATP-ja ka rrëzuar kërkesën dhe nuk e
ka bërë vlerësimin financiar ose me saktë është shprehur se :”Si konluzion për të gjithë duke
qenë se vendimet e sipërcituara nuk mund të konfirmohen nga ATP në kushtet e institucionit
që i ka lëshuar ato, për vërtetimin e faktit të ekzistencës së tyre, referuar nenit 388 të ligjit
nr.8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë ”, i ndryshuar
ju mund ti drejtoheni Gjykatës së Shkallës së parë përkatëse”.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë, me padinë objekt gjykimi, duke pretenduar në thelb, se pala e paditur ka vepruar në
kundërshtim me ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore ka vënë në
bisedim kryesisht dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën funksionale (gabimisht e
vlerësuar edhe si kompetencë lëndore) të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë
për gjykimin e çështjes duke ia dërguar aktet për shqyrtim Gjykatës Administrative të Apelit
Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se paditësja kundërshton shkresën nr.6255/3, datë
09.11.2018 të Agjensisë së Trajtimit të Pronës në bazë të të cilës kjo e fundit ka refuzuar të
bëjë kompensimin finaciar për paditësen sipas vendimit nr. 376, datë 05.03.1996 të KKKP
Bashkia Berat, duke e orientuar paditësen që ti drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë për të
vërtetuar ekzistencën e këtij vendimi.
Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, gjyqtari relator i çështjes, në ushtrim të
procedurave lidhur me veprimet përgatitore, pa thirrur seancës gjyqësore (dhomë këshillimi
apo seancë me palë), ka vlerësuar se është rasti që të disponojë si trupë monokratike, në
cilësinë e relatorit, për vijimin ose jo të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Administrative e
Apelit duke dhënë vendimin Nr.210 (31155/00487-86-2019) Regj.Them., datë 11.02.2019
për të parashtruar në Gjykatën e Lartë konfliktin e kompetencës funksionale në lidhje me
vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative
të Apelit Tiranë.
Ndër të tjera, gjyqtari relator i Gjykatës Administrative të Apelit arsyeton se, në
interpretim sistematik dhe qëllimor të dispozitave të ligjit nr.133/2015 , neni 19 i ligjit e bënë
gjykatën kompetente nga pikëpamja e lëndës dhe funksionit vetëm në ato raste kur Agjencia
e Trajtimit të Pronës ka bërë një vlerësim financiar për përcaktimin e vlerës së pronës sipas
kritereve ligjore të përcaktuara në ligj. Në mosmarrëveshjen në gjykim nuk rezulton e
përmbushur situata e parashikuar nga nenin 19 i ligjit t sipërcituar, pasi Agjencia e Trajtimit
të Pronës nuk ka bërë asnjë vlerësim financiar për vendimin e ish KKKP Bashkia Berat
nr.337 datë 03.03.1996.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ky disponim në Gjykatën
Administrative të Apelit, nga ana e gjyqtarit të vetëm të caktuar me short si relator i çështjes,
në ushtrimin e procedurave të lidhura me veprimet përgatitore, është rrjedhojë e zbatimit dhe
interpretimit të gabuar të dispozitave të ligjit procedural të përcaktuara në Kodin e
Procedurës Civile dhe në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Kodi i Procedurës Civile, në nenet 158/a dhe 158/b, parashikon se:
“Neni 158/a Vendimet e gjyqtarit gjatë veprimeve paraprake

129
1. Në rast se nga studimi paraprak i akteve, gjyqtari konstaton mungesën e
juridiksionit ose kompetencës, ose palëve u mungon zotësia për të vepruar ose përfaqësimi
është në kundërshtim me ligjin, atëherë ai duhet përkatësisht të vendosë nxjerrjen e çështjes
jashtë juridiksionit gjyqësor, dërgimin e çështjes për gjykim gjykatës kompetente, disponon
me vendim, sipas parashikimeve të këtij Kodi, ose i cakton afat palëve për të rregulluar aktet
e përfaqësimit.
2. Gjyqtari me vendim, pa caktuar seancë përgatitore, kryen këto veprime:
a) përjashton paditësin nga pagesa e tarifës kur janë rastet e përcaktuara me ligj dhe
është bërë kërkesë nga paditësi;
b) cakton provat që do të merren në shqyrtim në seancë gjyqësore dhe cakton
ekspertin në fushën përkatëse të ekspertizës, të cilin ua njofton palëve;
c) vendos për marrjen e provave dhe informacioneve tek të tretët kur palët deklarojnë
dhe provojnë se nuk kanë mundësi t’i marrin vetë;
ç) vendos për marrjen e masave për sigurimin e padisë, në raste të veçanta ose të
ngutshme, sipas nenit 205 të këtij Kodi;
d) nëse është e nevojshme, vendos për sigurimin e provës, sipas neneve 292-295, të
këtij Kodi, dhe procedon për marrjen e saj në seancë të posaçme, sipas nenit 296 të këtij
Kodi;
dh) vendos për pezullimin e gjykimit kur janë rastet e përcaktuara nga neni 297 i këtij
Kodi;
e) vendos për pushimin e gjykimit kur janë rastet e përcaktuara nga neni 299 i këtij
Kodi;
ë) vendos për bashkimin e padive në një gjykim të vetëm në rastet e parashikuara në
këtë Kod ose për veçimin e kërkimeve;
f) vendos në lidhje me kërkesën për thirrjen e personit të tretë në gjykim, sipas nenit
193 të këtij Kodi.

Neni 158/b Seanca përgatitore

1. Gjyqtari cakton detyrimisht seancën e veprimeve përgatitore në rastet kur merr në
shqyrtim kërkesat për ndërhyrje kryesore, dytësore, për zëvendësim procedural, kalim
procedural, ndryshimin e shkakut ose shtimin, pakësimin ose ndryshimin e objektit të padisë,
paraqitjen e kundërpadisë, si dhe caktimin e ekspertit.
2. Për vendimet e tjera që merren nga gjyqtari gjatë veprimeve paraprake mund të
kryhet seancë përgatitore kur çmohet prej tij nevoja e thirrjes dhe dëgjimit të palëve, si dhe
në raste të tjera të parashikuara në ligj.”.
Ligji nr. 49/2012, në nenin 25 të tij, parashikon se
“Neni 25 Veprimet përgatitore
1. Për zhvillimin e gjykimit, sipas parimit të një procesi të rregullt gjyqësor dhe
brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, gjyqtari kryesues, brenda 7 ditëve nga data e
paraqitjes së padisë, kryen këto veprime:
a) I kërkon paditësit plotësimin e të metave të padisë, duke i caktuar atij një afat, deri
në 10 ditë. Kur paditësi nuk plotëson të metat e padisë, brenda afatit të caktuar, gjyqtari jep
vendim për kthimin e padisë dhe të akteve, që i bashkëlidhen asaj. Kundër këtij vendimi
lejohet ankim i veçantë.
b) I njofton të paditurit padinë dhe aktet shoqëruese të saj, duke i caktuar atij një
afat, deri në 10 ditë nga data e marrjes së këtij njoftimi, për depozitimin në sekretari të
prapësimeve me shkrim, të listës së personave, që i padituri kërkon të thirren në gjykim, me
cilësinë e dëshmitarit apo të ekspertit dhe adresat e tyre, si dhe të akteve të plota shkresore,
në të cilat janë bazuar kryerja e veprimit administrativ dhe shqyrtimi i ankimit administrativ.

130
Në rastin e padisë me të meta, gjyqtari e dërgon këtë njoftim për të paditurin, në datën e
plotësimit të të metave nga paditësi.
c) Merr vendim për kryerjen e ekspertimit kur çmon se për zgjidhjen e çështjes ka
nevojë për njohuri të posaçme. Në këtë vendim ai përcakton fushën e ekspertimit, ekspertin
nga lista e gjykatës, detyrat përkatëse, si dhe afatin e kryerjes së ekspertimit, i cili, si rregull,
nuk mund të jetë më i gjatë se 20 ditë.
Eksperti ka të drejtë të njihet me aktet e çështjes dhe nuk mund të refuzojë, pa shkak
të ligjshëm, detyrën e caktuar. Vendimi për kryerjen e ekspertimit i njoftohet menjëherë
palëve dhe ekspertit.
Bashkë me vendimin për kryerjen e ekspertimit, gjykata i kërkon ekspertit të plotësojë
dhe të nënshkruajë një deklaratë personale për dijeninë e tij për përgjegjësinë penale, në rast
ekspertimi të rremë, dhe e fton të bëjë betimin se do të kryejë mirë e me nder detyrat që i janë
besuar, me të vetmin qëllim që t’ia bëjë të ditur gjykatës të vërtetën. Kjo deklaratë dorëzohet
në gjykatë së bashku me aktin e ekspertimit. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohen
me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.
Palët, brenda 3 ditëve nga njoftimi i vendimit, mund të paraqesin pretendimet e tyre
me shkrim në lidhje me paanshmërinë, njohuritë e posaçme të ekspertit në fushën përkatëse
dhe të kërkojnë përjashtimin e tij, kur janë kushtet e përcaktuara në nenin 72 të Kodit të
Procedurës Civile.
Akti i ekspertimit duhet të depozitohet nga eksperti në sekretarinë e gjykatës në afatin
e caktuar nga gjykata. Palët kanë të drejtë të tërheqin kopje të aktit të paktën 3 ditë para
datës së seancës gjyqësore.
ç) Kryen edhe veprime të tjera të parashikuara nga neni 158/a i Kodit të Procedurës
Civile, për aq sa ato janë të pajtueshme me nenet e këtij ligji.
2. Të gjitha këto veprime të gjyqtarit kryesues kryhen me vendime të ndërmjetme dhe
dokumentohen në procesverbalin e veprimeve përgatitore, që përpilohet nga sekretari
gjyqësor dhe nënshkruhen prej tij dhe gjyqtarit kryesues.
3. Mosparaqitja e palëve në veprime përgatitore nuk përbën shkak për pushimin e
gjykimit të çështjes, edhe kur ata janë thirrur dhe njoftuar rregullisht.”.
Ligji nr. 133/15 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të
pronave”, në pikën 1 të nenit 19 dhe në nenin 29, parashikon se :
“Neni 19 Ankimi ndaj vlerësimit financiar
1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të kryer
nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda
30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit.
Neni 29 Ankimi
Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe
Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të
këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të
Republikës së Shqipërisë.”.
Kolegji Administrativ vlerëson të evidentojë se, edhe në interpretim dhe zbatim të
drejtë të dispozitave procedurale të sipërcituara, përderisa nuk përcaktohet shprehimisht
ndryshe nga ligji, për arsyet që parashtrohen më poshtë në këtë vendim, gjyqtari relator i
çështjes në gjykatën e apelit (civil ose administrativ) e cila ngarkohet nga ligji të gjykojë
çështje si gjykata e shkallës së parë, në asnjë gjendje e fazë të zhvillimit të procedimit, pra
edhe në ato të kryerjes së veprimeve përgatitore, nuk e ka kompetencën që të disponojë i
vetëm (si gjyqtar relator) për rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 158/a të Kodit të
Procedurës Civile lidhur me juridiksionin dhe kompetencën, në rastet e parashikuara në
shkronjat “ç” deri “f” të pikës 2 të këtij neni, si edhe në ato të nenit 158/b të këtij Kodi.

131
Akoma më tepër, në rastin e gjykimeve administrative, gjyqtari relator i çështjes në
gjykatën e apelit, kur kjo gjykatë vepron si gjykatë e shkallës së parë, i ka të përcaktuara në
nenin 25 të ligjit nr.49/2012 veprimet përgatitore që mund të kryejë dhe ato përcaktohen në
shkronjat “a” deri “c” të pikës 1 të këtij neni. Ndërsa referimi i përgjithshëm, po aty, në
shkronjën “ç”, për veprime të tjera përgatitore të parashikuara nga neni 158/a i Kodit të
Procedurës Civile, nuk mund të interpretohet si lejim i pakufizuar për të disponuar në të
gjitha rastet e nenit 158/a të këtij Kodi, për të njëjtat arsye sikurse edhe për gjykatat e apelit
të juridiksionit të përgjithshëm.
Po për të njëjtat arsye, gjyqtari relator i çështjes në gjykatën administrative të apelit
nuk mund të disponojë për pezullimin e zbatimit të akteve normative kur gjykon çështje me
objekt mosmarrëveshjeje aktet nënligjore normative.
Këto lloj disponimesh që janë të zakonshme për gjyqtarin relator në gjykatat e
shkallës së parë, nëse bëhen nga gjykata e apelit kur përjashtimisht ajo gjykon si gjykatë e
shkallës së parë, e tejkalojnë rolin dhe kompetencat që duhet të ushtrojë relatori i çështjes së
një trupe gjyqësore që natyrshëm formohet dhe disponon vetëm kolegjialisht, sikurse është
edhe ajo e gjykatës së apelit.
Edhe pse në raste përjashtimore dhe për lëndë të caktuara, ligji e ngarkon të shqyrtojë
çështje drejtpërdrejt njësoj si një gjykatë e shkallës së parë, pra ta “zëvendësojë” këtë të
fundit si shkallë gjykimi e zakonshme, duhet të mbahet parasysh se këto çështje gjyqësore, jo
pa një qëllim të posaçëm, i janë lënë për shqyrtim si kompetencë funksionale gjykatës së
apelit dhe për të vepruar ajo vetë si gjykatë e shkallës së parë. Pra, vetë ligjvënësi ka
përcaktuar me ligj se këto çështje duhet të shqyrtohen dhe zgjidhen drejtpërdrejt nga gjykatat
e apeleve, duke vepruar ato vetë sikur të ishin gjykata të shkallës së parë edhe pse, në
organizimin gjyqësor dhe për lëndët që trajtojnë, ato janë të vendosura dhe ushtrojnë
normalisht funksionet gjyqësore të gjykatës së shkallës së dytë.
Sikurse dëshmon korpusi i legjislacionit tonë, zgjedhje të tilla, jo të zakonshme, ku
gjykata e apelit ngarkohet të veprojë si gjykatë e shkallës së parë, ligjvënësi i ka përcaktuar
me ligj duke u nisur nga natyra apo rëndësia e veçantë e një kategorie të caktuar çështjesh
gjyqësore, normalisht e shoqëruar edhe nga nevoja për gjykim më të shpejtë të tyre nga
sistemi jonë gjyqësor.
Shpejtësia e gjykimit nga sistemi gjyqësor për zgjidhjen e një kategorie të caktuar
çështjesh, vlerësohet se është në interesin e përgjithshëm, për vetë natyrën e këtyre kërkesave
apo mosmarrëveshjeve. Njëra nga zgjidhjet për përmbushjen e nevojës së shpejtësisë së
gjykimit të tyre është ajo e mënjanimit të gjykimit të zakonshëm në gjykatat e shkallës së
parë, por, njëkohësisht, duke garantuar cilësinë e dhënies së drejtësisë, pra edhe zgjidhjen e
drejtë të tyre. Këtë garanci të lidhur me cilësinë e dhënies së drejtësisë e përmbush më mirë
dhe natyrshëm natyra kolegjiale e gjykimit nga gjykatat e apelit (me tre gjyqtarë dhe për
aktet normative me 5 gjyqtarë), si edhe “pjekuria” profesionale më e garantuar e gjyqtarëve
të saj, e prezumuar kjo për shkak të vetë përvojës më të gjatë profesionale të tyre në
funksionin gjyqësor.
Po kështu, në rastin konkret, gjykimi i mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve ish
pronarë dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave i është caktuar drejtpërdrejt gjykatave të apelit,
për arsyen se me ligjin nr. 133/2015 është parashikuar rregullim i hollësishëm dhe i posaçëm
ligjor, material dhe procedural, për mënyrën e procedimit e të shqyrtimit, si edhe elementë të
hollësishëm të arsyetimit të vendimeve lidhur me çështjet e trajtimit të pronave të ish
pronarëve. Megjithatë, edhe në këtë rast, gjykatat e apelit procedojnë jo si gjykata e shkallës
së dytë por si gjykatë e shkallës së parë për arsyen se, kjo Agjenci, gjithsesi, nuk duket se i
përmbush të gjitha kriteret e njohura juridike, sipas parimeve të drejtësisë kushtetuese, për tu
konsideruar si një organ “pothuajse gjyqësor” (quasi judicial body).

132
Është e vërtetë se, duke vepruar si gjykatë e shkallës së parë, edhe gjyqtari relator në
gjykatën e apelit kryen veprime përgatitore nga ato që përmban neni 158/a dhe 158/b të
Kodit të Procedurës Civile. Po kështu, në rastin e gjykimeve administrative, gjyqtari relator
në gjykatën administrative të apelit zbaton nenin 25 të ligjit nr. 49/2012, ndërkohë që
shkronja “dh” e këtij neni referon në rregullat e nenit 158/a të Kodit. Por, nga ana tjetër,
gjyqtari relator mund dhe duhet të kryejë vetëm ato veprime përgatitore dhe të kryejë vetëm
ato disponime që i nevojiten në funksion të përgatitjes së çështjet për tu shqyrtuar nga trupa
kolegjiale e gjykatës së apelit. Ndërsa veprimet dhe disponimet e tjera mbi zgjidhjen e
çështjes, vijimin ose jo të shqyrtimit të saj nga gjykata e apelit, sikurse janë edhe ato mbi
juridiksionin, kompetencën, pushimin apo pezullimin e saj, masat e sigurimit të padisë etj,
tejkalojnë kompetencën dhe detyrat që gjyqtari relator ka për përgatitjen e çështjes për
shqyrtim nga kolegji përkatës i gjykatës së apelit.
Sikurse parashtrohet më sipër, gjykata e apelit, për vetë natyrën dhe përbërjen e saj
me gjyqtarë më me përvojë në karrierë, prezumohet se e ka pjekurinë e kërkuar profesionale
për gjykimin e tyre, duke përmbushur misionin kushtetues të dhënies së drejtësisë dhe në një
kohë më të shpejtë, pa zbatuar parimet e përgjithshme se çështjet gjyqësore shqyrtohen
fillimisht nga gjykatat e shkallës së parë. Prandaj, sikurse edhe për çfarëdo lloj çështjesh që i
ngarkohen për shqyrtim, aq më tepër për këto çështje me natyrë të veçantë dhe në nevojë për
të garantuar më shumë pjekuri profesionale dhe shpejtësi, gjykatat e apelit disponojnë vetëm
me trupë kolegjiale, si rregull prej 3 gjyqtarësh dhe, kur është rasti, sipas ligjit, përjashtimisht
me 5 gjyqtarë.
Gjithashtu, në këto raste, për të cilat kërkohet garanci më e madhe gjykimi sepse
është mënjanuar shqyrtimi i zakonshëm nga gjykatat e shkallës së parë, ligji procedural i
përgjithshëm apo i posaçëm, nuk përcakton se kur vepron drejtpërdrejt si gjykatë e shkallës
së parë, gjykata e apelit mund të disponojë me trupë monokratike, pra me gjyqtar të vetëm
apo me trupë kolegjiale. Duke qenë se përjashtimisht disa lloje çështjesh i janë lënë për tu
shqyrtuar një gjykate apeli duke vepruar vetë si gjykatë e shkallës së parë, nëse do të ishte e
mundshme disponimi me gjyqtar të vetëm, këtë mund dhe duhet ta parashikonte shprehimisht
ligji.
Edhe këto çështje gjyqësore të veçanta të lidhura me kërkime dhe mosmarrëveshje
për trajtimin e pronave të ish pronarëve, sikurse të gjitha të tjerat që gjykata e apelit i
shqyrton si shkallë e dytë, nuk janë çështje që i janë caktuar për shqyrtim gjyqtarit relator,
por kolegjit përkatës të asaj gjykate ku ai bën pjesë. Detyra e gjyqtarit relator është që vetëm
të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme përgatitore, në mënyrë që gjykata e apelit të marrë
vendimet e nevojshme të ndërmjetme, ato jopërfundimtare ose përfundimtare, që e zgjidhin
çështjen në atë shkallë gjykimi.
Së fundi, kur gjykon sipas procedurave të zakonshme si gjykatë e shkallës së dytë,
ligji ka përcaktuar se gjykata e apelit gjithmonë vepron dhe disponon si trupë gjyqësore
kolegjiale. Por fakti që ligjvënësi ia ka caktuar shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të disa
kategorive të caktuara gjykatës së apelit duke vepruar vetë si gjykatë e shkallës së parë, nuk
tregon se aspak se këto lloj çështjesh janë më pak të rëndësishme nga ato që gjykata e apelit i
shqyrton mbi ankimin e palëve si gjykatë e shkallës së dytë.
Përkundrazi, gjykimi dhe disponimet lidhur me këto çështje specifike nga trupa
kolegjiale e gjykatës së apelit janë edhe më të domosdoshme për shkak se në sistemin tonë
gjyqësor gjykata fakti dhe ligji janë vetëm gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit.
Nëse investohet nga palët, Gjykata e Lartë ka për objekt gjykimi vetëm çështjet e ligjit të
zbatueshëm dhe interpretimin e tij, por nuk merr, vlerëson apo rivlerëson prova. Në këtë
kuptim “pjekuria” profesionale e gjykatës së apelit për shkak të përbërjes dhe gjykimit e
disponimit të saj vetëm me trupë kolegjiale janë arsyeja e vetme që justifikon shmangien nga
parimi i përgjithshëm i gjykimeve civile dhe administrative, sipas të cilit, kur lejohet mjeti

133
procedural i ankimit, çështjet gjyqësore shqyrtohen fillimisht për çështje të faktit dhe ligjit
nga gjykata e shkallës së parë, më pas mbi ankimin e palëve, po për çështje të faktit dhe/ose
të ligjit, nga gjykata e apelit dhe, së fundi, nga Gjykata e Lartë vetëm për çështje të ligjit.
Pikërisht për këto arsye, nuk ka vend as edhe për të njëjtësuar dhe krahasuar veprimet
dhe disponimet e gjyqtarit relator të gjykatës së apelit me ato të gjyqtarit relator të gjykatës
së shkallës së parë kur kjo e fundit, përjashtimisht, e shqyrton çështjen me trupë kolegjiale
prej tre gjyqtarësh.
Përfundimisht, nisur nga sa arsyetohet më sipër, lidhur me ligjin procedural të
zbatueshëm dhe interpretimin e drejtë të tij, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë
vlerëson se gjyqtari relator i Gjykatës Administrative të Apelit nuk e ka kompetencën të
disponojë parashtrimin e mosmarrëveshjes për kompetencën funksionale para Gjykatës së
Lartë. Ky disponim vjen në kundërshtim me ligjin procedural, nuk është në kompetencë të
gjyqtarit relator dhe për këto arsye është një akt i pavlefshëm. Për çështje të tilla, duhet të
gjykojë dhe disponojë kolegji përkatës i gjykatës administrative të apelit ku bën pjesë
gjyqtari relator i çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr. 49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Nr. 4613 (80-2018-4736), datë 18.12.2018 të Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranë, më 28.03.2019

134
Nr. 31003-00575-00- 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 211 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen

Administrative me, që ju përket palëve :

PADITËS: HYSEN META

PADITUR: ISUF META

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE
TË PALUAJTSHME ELBASAN

OBJEKTI:
1. Njohjen pronar të paditësit Hysen Meta në pasurinë e paluajtshme e llojit tokë bujqësore
me sipërfaqe 2000 m2
2. Detyrimin e ZVRPP Elbasan të çregjistrojë pasurinë e paluajtshme e llojit toke bujqësore
me sipërfaqe 1043 m2, e regjistruar në vol fq. 248 në ZK 1079 në emër të Isuf Meta.
3. Detyrimin e ZVRPP Elbasan të regjistrojë pasurinë e paluajtshme e llojit tokë bujqësore
me sipërfaqe 2000 m2 në emër të Hysen Meta.

BAZA LIGJORE: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin Nr.Regj.Them 1148 (21246-00129-13),

datë 30.07.2018 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore për çështjen civile nr. 1148 (21246-

00129-13) akti, që i përket palëve ndërgjyqëse paditës Hysen Meta, paditur
Isuf Meta, me objekt “1. Njohjen pronar të paditësit Hysen Meta në pasurinë e
paluajtshme e llojit tokë bujqësore me sipërfaqe 2000 m2. 2. Detyrimin e
ZVRPP Elbasan të çregjistrojë pasurinë e paluajtshme e llojit toke bujqësore
me sipërfaqe 1043 m2, e regjistruar në vol fq. 248 në ZK 1079 në emër të Isuf
Meta.3. Detyrimin e ZVRPP Elbasan të regjistrojë pasurinë e paluajtshme e
llojit tokë bujqësore me sipërfaqe 2000 m2 në emër të Hysen Meta.”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.27, datë 04.02.2019

ka vendosur:

135
Ti parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në mosmarrëveshje me
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me përcaktimin e kompetencës
lëndore për shqyrtimin e çështjes të regjistruar në Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Durrës me nr.(01212) 1555/779 Regj.Them., datë regjistrimi
07.08.2018.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.Regj.Them 1148 (21246-00129-13), datë 30.07.2018 i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Elbasan, që ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i
dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës,
është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti
dërgohet për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Durrës, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Hysen Meta pretendon se është pronar i pasurisë objekt shqyrtimi sipas AMTP
nr.116, për pasurinë e llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 2000 m2, me numër pasurie
321/23, vol 3, faqe 248, ZK 1079.
Pala paditëse pretendon se nga azhornimi i bërë nga pala e paditur ka rezultuar se kjo
pasuri është regjistruar në emër të palës së paditur Isuf Meta.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar njohjen pronar të pasurisë objekt gjykimi dhe kërkon
pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi ka vënë në bisedim në seancë gjyqësore
çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se nisur nga objekti i kësaj kërkesë padie gjykata
vlerëson se nuk ka kompetencë për shqyrtimin e kësaj kërkese pasi objekti i kësaj kërkese
janë veprimet e marra nga ZVRPP Elbasan dhe që janë në kompetencë të Gjykatës
Administrative Durrës.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, në seancën përgatitore të datës
04.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në momentin e depozitimit të padisë së palës
paditëse, në objektin e saj gjendej një kërkim civil për njohje pronar dhe jo një kërkim
administrativ, pasi kërkimi për detyrimin e ZVRPP për regjistrim është rezultat i zgjidhjes së
pasojave të çështjes me natyrë civile për njohejn pronar.
Praktika gjyqësore është njësuar në këtë drejtim, pasi sipas pikës “C” të paragrafit nr.46 të
Vendimit Unifikues Administrativ nr.4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë,
përcaktohet se: “C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt
gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes
me natyrë civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh.
urdhërimi i Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar

136
,atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton
mosmarrëveshjet civile”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Elbasan. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve
ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “detyrimi i
palës së paditur ta njohë pronar dhe kërkon regjistrimin e kësaj prone ”, bazuar në dispozitat
përkatëse të Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile.
Ky Kolegj, sjell në vëmendje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të mbajë
parasysh sentencat unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Vendimit Nr.
3/2014 dhe Nr. 4/2013, pasi dhe kjo ka bërë që arsyetimi nga njëra anë të jetë i gabuar dhe
vendimi nga ana tjetër të jetë i pabazuar në ligj. Kolegji sjell në vëmendjen se Kolegjet e
Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues Nr. 4/2013 kanë vendosur ndër të
tjera se:
“A. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative dhe këto kërkime konstatohen nga gjykata se janë një bashkim i thjeshtë i
tyre, atëherë referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe 13 dhe 23 të Ligjit 49/2012,
gjykata duhet të veçojë objektet që nuk janë në kompetencën e saj lëndore duke ja kaluar
ato gjykatës kompetente.
B. Kur në objektin e gjykimit ka disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative
dhe këto kërkime konstatohet nga gjykata se janë një bashkim i ndërvarur mes tyre,
atëherë referuar nenit 55 të K.Pr.Civile dhe nenit 24 të Ligjit 49/2012 dhe zbatimit të
parimit “ lex specialist derogat generali”, gjykata kompetente është si më poshtë: - kur në
objektin e gjykimit pala paditëse, ndër të tjera, ka për objekt kundërshtimin e një akti
administrativ dhe nga pasojat e aktit prodhohen pasoja civile, në çdo rast kompetente është
gjykata administrative. - kur një ndër objektet e gjykimit është një kërkim me natyrë civile,
por që është i lidhur ngushtë me aktin administrativ dhe pasojat e këtij akti kanë ardhur
nga vullneti shtetëror, atëherë përsëri gjykatë kompetente është gjykata administrative. -
kur objektet e tjera të padisë jo të natyrës së mosmarrëveshjes administrative janë të
ndërvarur nga pasojat e aktit administrativ edhe në këtë rast kjo të çon tek kompetenca e
gjykatës administrative.
C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë
civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i
Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i
këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”.

137
Kolegji Administrativ i Gjykatë së Lartë sjell në vëmendjen e Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Elbasan se, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndryshuan praktikën
gjyqësore të unifikuar në pikën “A” dhe “B” të vendimit të mësipërm me anë të Vendimit
Unifikues Administrativ Nr. 3/2014. Në paragrafin 39 të vendimit unifikues të mëvonshëm
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë interpretimin njësues të
dhënë Ligjit 49/2012, në pg. 46, pikat “A” dhe “B” të Vendimit nr. 4, datë 10.12.2013 të
Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë 19, si vijon:
“Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre,
apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe
13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e
saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.”.
Kjo do të thotë se që nga data 10.12.2013 praktika gjyqësore është e njësuar sipas
pikës “C” të paragrafit nr. 46 të Vendimit Unifikues Administrativ Nr. 4./2013 të Kolegjeve
të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, e cila parashikon se:
“C. Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë
civile mund të urdhërohet kryera e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i
Z.V.R.P.P. -së për kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i
këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile.”.
Në këto kushte për sa u arsyetuar më sipër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet
të ketë parasysh dhe të jetë koherente me të gjithë praktikën dhe qëndrimet e Gjykatës së
Lartë, duke evituar zvarritjet e panevojshme dhe duke mos cënuar parimin e gjykimit brenda
një afati të arsyeshëm. Funksioni i gjykatave është të bëjnë një interpretim të zgjeruar si të
ligjit ashtu edhe të praktikave gjyqësore tashmë të konsoliduara, për të arritur në një zgjidhje
sa më të drejtë të çështjes së paraqitur për gjykim.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr. Regj.Them 1148 (21246-00129-13), datë 30.07.2018 i Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin
e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. Regj.Them 1148 (21246-00129-13), datë 30.07.2018 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin
e gjykimit, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

19
Pika “C” e këtij paragrafi ka mbetur e pandryshuar.

138
Nr. 31003-00414-00 - 2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00 - 2019 - 212 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 13.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: QAZIM ARAPI

PADITUR: ZYRA E GJENDJES CIVILE, NJËSIA

KARBUNARË, BASHKIA LUSHNJË
ZYRA E GJENDJES CIVILE, NJËSIA MARIKAJ,
BASHKIA VORË, TIRANË

OBJEKTI:
Vërtetimi gjyqësor i faktit për korrigjimin e gabimit material
në regjistrat themeltar të zyrës së gjendjes civile Njësia Administrative Karbunarë,
Bashkia Lushnjë, për efekt datë largimi nga kjo njësi , është e pasaktë
data e largimit datë 29.09.1998 në regjistrat themeltar e gjendjes civile
Njësia Administrative Karbunarë, Bashkia Lushnjë, duhet të ishte e saktë 01.04.1991
në regjistrin themeltar të gjendjes civile Karbunarë Njësia Administrative Bashkia Lushnjë.

BAZA LIGJORE: Neni 32/c 192, 388 të K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.8509, datë 18.10.2018 ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes civile

nr.regj.them. 13517, datë.regj.them. 09.10.2018, me paditës - Qazim Arapi, i
paditur - Zyra e Gjendjes Civile, Njësia Karbunarë, Bashkia Lushnjë, Zyra e
Gjendjes Civile, Njësia Marikaj, Bashkia Vorë, Tiranë, me objekt “Vërtetimi
gjyqësor i faktit për korrigjimin e gabimit matërial në regjistrat themeltar të
zyrës së gjendjes civile Njësia Administrative Karbunarë, Bashkia Lushnjë,
për efekt datë largimi nga kjo njësi , është e pasaktë data e largimit datë
29.09.1998 në regjistrat themeltar e gjendjes civile Njësia Administrative
Karbunarë, Bashkia Lushnjë, duhet të ishte e saktë 01.04.1991 në regjistrin
themeltar të gjendjes civile Karbunarë Njësia Administrative Bashkia
Lushnjë”.
Dërgimin e padisë e të akteve Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Vlor, si gjykat kompetente nga pikëpamja lëndore e tokësore.

139
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.Regj. 25, datë
14.01.2019 ka vendosur:

T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim për t’u shprehur për kompetencën
lëndore të çështjes me numër 25 Regjistri Themeltar, datë 08.01.2019.
Dërgimin e çështjes me nr. 25 Regjistri Themeltar, datë regjitrimi 08.01.2019,
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente e caktuar me ligj
për gjykimin e saj.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.8509, datë 18.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është rrjedhojë e zbatimit të
drejtë të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të lihet në fuqi dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Qazim Arapi pretendon se është banor i fshatit Marikaj, Bashkia Vorë prej datës
01.04.1991.
Paditësi pretendon se në regjistrin themeltar Njësia Administrative Karbunarë,
Bashkia Lushnjë, për efekt datë largimi nga kjo njësi, është e pa saktë data e largimit datë
29.09.1998, ndërkohë duhet të jetë 01.04.1991.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur deklarimin e
moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes civile nr.regj.them. 13517, datë.regj.them.
09.10.2018, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Vlorë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se veprimet ose mosveprimet e zyrave të gjendjes
civile janë veprime ose mosveprime të administratës shtetërore, të cilat në vetvete përbëjnë
shprehje të vullnetit të saj, pasi zyra e gjendjes civile është e detyruar që të pasqyrojë në
regjistrat e gjendjes civile përbërës të saktë dhe kur janë rastet e parashikuara në ligj, të bëjnë
ndryshimin e tyre, prandaj në këtë kuptim këto veprime apo mos veprime kanë karakter
administrativ dhe parashikohen në nenin 2 të ligjit nr.49/2012, që kurrësesi nuk mund të kenë
natyrë civile, prandaj përfundimi se këto kërkime janë të natyrës administrative është i bazuar
në ligjin e posaçëm dhe në legjislacionin shqiptar në tërësi.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, në seancën përgatitore të datës
14.01.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

140
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se nuk ndodhemi përpara ndonjë prej rasteve të nenit 7
të ligjit nr.49.2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve
administrative”.
Jashtë rasteve të parashikuara në këtë list, çdo mosmarrëveshje duhet të mos i nënshtrohet
shqyrtimit të gjykatës administrative.
Për më tepër në rastin konkret subjekti kërkues nuk kundërshton themelësinë e ndonjë
akti administrativ të dhënë nga ndonjë organ administrativ, por kërkon rikrijimin e
dokumentit juridik me anë të vërtetimit të faktit. Kjo e fundit e bazuar në nenin 388 të
K.Pr.Civile, është një kompetencë ekskluzive e gjykatave civile.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me zbatimin e drejtë të
ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë të njëjtën
objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Gjykata ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që
për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Ky Kolegj vlerëson se ky qëndrim i Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë,
pasi në interpretim të nenit 7 dhe 17 të ligjit nr. 49/2012 që çështja të gjykohet nga gjykatat
administrative duhet që akti administrativ që ka cënuar interesat e palëve të ketë dalë gjatë
ushtrimit të veprimtarisë së tij ose për shkak të mosveprimit të tij. Në rastin konkret kërkimi i
palës paditëse nuk është vërtetimi i faktit juridik, por kundërshtimi i një akti administrativ
(regjistrit) konkret që ka cenuar interesat e paditësit dhe për ketë arsye ka lindur nevoja e
saktësimit të të drejtave apo te detyrimeve, pasi ka lindur nevoja e korrigjimit të gabimit të
pasqyruar në aktin administrativ.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është “vërtetimi
gjyqësor i faktit për korrigjimin e gabimit matërial në regjistrat themeltar të zyrës së gjendjes
civile Njësia Administrative Karbunarë, Bashkia Lushnjë, për efekt datë largimi nga kjo njësi
, është e pasaktë data e largimit datë 29.09.1998 në regjistrat themeltar e gjendjes civile
Njësia Administrative Karbunarë, Bashkia Lushnjë, duhet të ishte e saktë 01.04.1991 në
regjistrin themeltar të gjendjes civile Karbunarë Njësia Administrative Bashkia Lushnjë”,
bazuar në dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile.
Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata Administrative e Shkallës së
Parë Vlorë ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e këtij objekti të kërkesë padisë, pasi jemi
në kushte kur kërkohet korigjimi i akti administrativ me pasoja juridike për palën paditëse
dhe baza ligjore e cila mbron këtë marrëdhënie është ligji nr.49/2012 dhe në këtë kontekst
çështja objekt gjykimi është e natyrës administrative.
Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Qazim Arapi dhe shkakut ligjor
ku mbështetet kërkimi, rezulton se nuk jemi përpara një padie për vërtetimin e faktit juridik
të aktit administrativ, për faktin se mungon akti që e provon këtë fakt. Me padinë objekt
shqyrtimi paditësi kërkon të korrigjojë gjyqësisht këtë akt administrativ, pasi ky dokument

141
ekziston dhe nuk mund të bëhet me ndonjë rrugë tjetër, për shkak të mosveprimit të organit
publik në funksion të veprimtatrisë së tij.
Kolegji vlerëson të thekësoj edhe njëherë qëndrimin e mbajtur dhe të konsoliduar
tashmë, se në rastin kur pala paditëse kërkon të vërtetojë gjyqësisht një fakt dhe nuk kërkon
detyrimin e palës së paditur për të vepruar apo për ti njohur një të drejtë të cilën ai e
disponon sipas dokumentacioni përkatës, jemi përpara rastit të vërtetimit të faktit juridik, pasi
jemi në rastin kur akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër. Por, në rastin konkret të çështjes
objekt shqyrtimit akti administrativ ekziston, pra dokumenti që vërteton largimin nga ky
fshat është pranë palës së paditur dhe pikërisht për shkak të gabimeve matëriale kërkohet
korigjimi i tij. Pra, është organi publik që në zbatim të funksioneve të caktuara me ligj ka
vepruar duke pasqyruar të dhëna të gabuara dhe për këtë fakt kërkohet të korigjohet
gjyqësisht pasi organi nuk vepron.
Pra, sipas nenit 388 pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, është sanksionuar qartë se:
“1.Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore
të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet
përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të
kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë...”.
Në interpretim të dipozitës së sipërcituar, të pretendimeve të palëve ndërgjyqëse dhe
të shkakut ligjor të padisë, rezulton se që të jemi përpara vërtetimit të fakti juridik, akti i
pretenduar nuk ekziston dhe nuk mund të merre me ndonjë rrugë tjetër, por në rastin konkret
është investuar gjykata jo që të vërtetohet gjyqësisht një akt që nuk ekziston, por ky akt
ekziston dhe duhet korigjuar dhe për të cilën kompetente nga pikëpamja lëndore është
gjykata administrative. Me padinë objekt shqyrtimi paditësit kërkojnë të korigjojnë gjyqësisht
se ky dokument përmban të dhëna të gabuara, me qëllim përdorimin e këtij dokumenti pranë
institucioneve shtetërore apo privatë.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje Administrative dhe është e bazuar në nenin 7 dhe 17 të ligjit nr. 49/2012
“Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, dhe për të
cilën Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë është kompetente nga pikëpamja
lëndore për gjykimin e çështjes.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.8509, datë 18.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Nr.8509, datë 18.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.

Tiranë, më 13.03.2019

142
Nr. 31003-00522-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019- 235 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: BASHKIA SHKODËR

PADITUR: ALEKS SUKA

PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

OBJEKTI:
Shpërblim dëmi.

BAZA LIGJORE: Neni 32, 154 i K.Pr.Civile, nenet 608 e vijues të K.Civil, neni 640 e
vijues i K.Civil, Ligji me nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.115/2014,
“Përndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë”, Ligji nr.154/2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të
Shtetit”,Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e
Shqipërisë”,i ndryshuar, Ligji Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për taksat vendore”,i ndryshuar,
VKM Nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazh, në ujërat e brendshme në thellësi
të territorit dhe ushtrimit të sporteve ujore”, i ndryshuar, VKK Nr. 02, date 08.04 2014 “Për
sistemin e taksave dhe tarifave vendore të Komunës Velipojë 2014”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.819 (2614), datë 21.06.2017 ka

vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Shkodër për gjykimin e çështjes civile me Nr.Regj.Them 1251(21234-01244-
51-17), datë 29.05.2017, me palë paditëse Bashkia Shkodër dhe të paditur
Aleks Suka, person i tretë Kontrolli i Lartë i Shtetit, me objekt: Shpërblim
Dëmi dhe dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente Gjykata Administrative
e Shkallës së Parë Shkodër.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin

Nr.238/463/1619(31146-00760-83-2017) Regj.Them., datë 19.02.2019 ka vendosur:

143
T’i parashtrojë Gjykatës së Lartë për zgjidhje, mosmarrëveshjen e
kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në lidhje me çështjen
gjyqësore nr. 238/463/1619(31146-00760-83-2017) Regj.Them.,, me paditës
Bashkia Shkodër, i paditur Aleks Suka, person i tretë Kontrolli i Lartë i
Shtetit, palë e interesuar:Avokatura e Shtetit Shkodër, me objekt: Shpërblim
Dëmi.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN

Vendimi Nr.819 (2614), datë 21.06.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, që

ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është rrjedhojë e
zbatimit të gabuar të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të prishet dhe çështja ti dërgohet për
shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se
gjatë kontrollit të ushtruar në Komunën Velipojë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për
periudhën 2013-2015, janë konstatuar parregullsi, sa i përket arkëtimit të taksave dhe tarifave
vendore të miratuara me vendimet e Këshillit të Komunës Velipojë Nr.11, datë 09.01.2013
“Për miratimin e taksave dhe tarifave për Komunën Velipojë për vitin 2013”.
Nga konstatimet e KLSH, marrë dijeni me shkresën me nr.550/11 prot, datë
20.10.2015, rezulton se shtetasi Pal Përndrecaj ka ushtruar aktivitet privat/ekonomik me
emërtimin shfrytëzim të hapësirës publike zona ranore, për vitin 2013, për një periudhë 3.5
mujore, ndërkohë që duhej paguar për një periudhë 5 mujore, duke i`u referuar regjistrit të
mbajtur nga zyra e të ardhurave të Komunës Velipojë.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me ligjin
dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
përgatitore çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj, duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se çështja objekt gjykimi është e natyrës
administrative dhe kompetencën lëndore për gjykimin e saj e ka gjykata administrativee,
sepse konflikti në gjykim vjen si rezultat i kërkimit për të shpërblyer një dëm
jashtëkontraktor nga një organ administrativ siç është pala paditëse, Bashkia Shkodër ndaj
një shtetasi.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër, në seancën përgatitore të datës
19.02.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

144
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 nuk ka
kompetencë lëndore për shqyrtimin në themel të kësaj mosmarrëveshjes, qëndrim i njëjtë
edhe me praktikën e Gjykatës së Lartë (vendim 00-2018-1185, datë 04.12.2018, nr.00-2018-
1219, datë 04.12.2018, nr.00-2018-1214, datë 04.12.2018)”
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë lidhur me zbatimin e
drejtë të ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë
të njëjtën objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë
gjykimi, po kësaj gjykate.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Shkodër. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të saktë të elementeve dhe/ose
kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se një padi me të tillë objekt dhe
shkak ligjor, si rregull, është e natyrës civile, e cila rregullohet dhe sanksionohet në dispozitat
e Kodit Civil (neni 608 e vijues). Megjithatë ligjvënësi ka parashikuar që, edhe pse kjo padi
synon të mbrojë një marrëdhënie juridike private, në raste përjashtimore, ajo merr karakter
publik. Një kualifikim i tillë i kësaj padie bën që shqyrtimi i saj të mos jetë më në
kompetencë të gjykatave civile por të gjykatave administrative.
Në neni 17, paragrafi I, shkronja “f”, të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se padia në
gjykatën administrative mund të ngrihet, ndër të tjera, për shpërblimin e dëmit
jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm. Në këtë dispozitë, aktualisht, referimi është për
ligjin nr. 8510, datë 15.7.1999, “Për përgjegjësinë jashtë-kontraktore të organeve të
administratës shtetërore”. Në këto lloj situatash, kompetenca e gjykatave administrative është
e kuptueshme, pasi referuar nenit 7 të Ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative është kompetente, ndër
të tjera, për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik si dhe mosmarrëveshjet që lindin
për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik (shih shkronjat
“a” dhe “b” të nenit 7 të ligjit). Pra, dëmi jashtë-kontraktor i shkaktuar nga organi publik
vjen si pasojë ose e një akti administrativ individual apo për shkak të ndërhyrjes së
paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.
Në çështjen konkrete vërehet se padia nuk është ngritur si pasojë e aktit, veprimit apo
mosveprimit të paligjshëm të organit publik, por si pasojë e mosveprimit të paligjshëm të një
personi fizik, i cili nuk ka derdhur të të ardhurat organit publik kompetente, si rrjedhojë e
mbajtjes apo e përdorimit të paligjshme të sendit prej tij. Për të kualifikuar një çështje si
administrative nuk mjafton që njëra prej palëve të jetë organ publik por duhet që edhe natyra
e mosmarrëveshjes të jetë e karakterit publik, pra fakti i paligjshëm, si element i shkakut
ligjor të padisë, të vijë si rrjedhojë e veprimtarisë së organit publik.
Duke qenë se mosmarrëveshjet e natyrës administrative janë shteruese, pra ato
përcaktohen në mënyrë taksative nga ligji, atëherë në kualifikimin e kompetencës së

145
gjykatave administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligjvënësi për shqyrtimin vetëm të këtyre
çështjeve, nuk mund të bëhet interpretim i zgjeruar. Pra, gjykatat administrative do të jenë
kompetente vetëm për çështjet për të cilat janë përcaktuar si kompetente nga ligji (neni 7 i
ligjit që përcakton kompetencën lëndore të gjykatave administrative). I vetmi përjashtim në
jurisprudencën e Gjykatës së Lartë është bërë për paditë e prejardhura nga një padi
administrative, siç janë p.sh., padia për deklarimin e pavlefshmërisë së një titulli ekzekutiv,
kur ky i fundit është një akt i një organi publik, ose padia për kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore, kur këto veprime vijnë si pasojë e ekzekutimit të një akti të organit publik.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.819 (2614), datë 21.06.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të
prishet dhe çështja duhet të kthehet për gjykim po asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.819 (2614), datë 21.06.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Shkodër dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë
kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Tiranë, më 28.03.2019

146
Nr. 90200-00472-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 237 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

KËRKUES: SHOQËRIA “MICRO CREDIT ALBANIA”

SH.A.

OBJEKTI:
Lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 23.05.2007 me
kreditor Micro Credit Albania Sh.a, dhe kredimarrës Thellenza Tofik Mance, datëlindjes
04.04.1968, banues në Lagjia 24 Maji, Vlorë dhe dorëzanës Agim Myslym Mance, datëlindje
24.12.1961, banues në Lagjia 24 Maji, Vlorë dhe Mimoza Myslym Resulaj datëlindje
01.02.1964, banues në Lagjen 24 Maji, Vlorë.
BAZA LIGJORE: Neni 510/d, 511 e në vijim të Kodit të Procedurës Civile, Neni 5 i
Ligjit nr.48/2014, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe
tregtare”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.531 akti, datë 06.02.2019 ka

vendosur:
-Deklarimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për shqyrtimin e kërkesës me nr.akti 531. datë regjistrimi 23.01.2019.
-Dërgimin e kërkesës dhe akteve bashkëngjitur, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Vlorë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Micro

Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 531 akti, datë 06.02.2019 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si
gjykata kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të
përcaktuar në kërkesë.

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e veçantë
janë:

147
 Gjykata nuk ka marre parasysh nenin 9, pika 9.2. të kontratës ku përcaktohet
shprehimisht se: ‘“Mosmarrëveshjet që mund të lindin në interpretimin ose
përmbushjen e kushteve të kësaj kontrate do të zgjidhen nga gjykata kompetente
shqiptare”.
 Kodi i Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë urdhëruese që të përcaktojë në
mënyrë taksative kompetencën për kontratat e kredive bankare dhe nuk ka ndonjë
ndalim taksativ që palët nuk kanë të drejtë të përcaktojnë kompetencën tokësore.
Përderisa e lejon ligji, gjykata nuk mund të dali mbi vullnetin e palëve dhe mbi ligjin.
 Pjesa e Përgjithshme e Kodit të procedurës Civile Neni 52 përcakton se “Kompetenca
tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të
parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.
Për rastin konkret nuk ka ndalim.
 Më tej po tek pjesa e përgjithshme Neni 54 përcaktohet “E drejta e zgjedhjes ndërmjet
shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”.
 Pra edhe po të kemi të bëjmë me disa gjykata kompetente është kërkuesi ai që zgjedh.
 Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore por gjykata ipso
iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit duke krijuar norma juridike në zgjidhjen e
çështjes.
 Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që është parashikuar midis
palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit përsa i përket zgjidhjes së
marrëdhënies ekonomike.
 Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin
që mund të pësojë ky subjekt bankar nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të
përcaktuar në kontratë.
 Gjykata duhej të kishte parasysh se Micro Credit Albania Sh.a ushton një aktivitet
tregtar në fushën e mbledhjes së fondeve të lira me një interes dhe datë maturimi të
caktuara, fonde që rishpërndahen po në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi
nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies së ndryshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-472-00-2019 regj.
them, që iu përket: Kërkues “Microcredit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Lëshimi i
Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 23.05.2007 me kreditor
Micro Credit Albania Sh.a, dhe kredimarrës Thellenza Tofik Mance, datëlindjes 04.04.1968,
banues në Lagjja 24 Maji, Vlorë dhe dorëzanës Agim Myslym Mance, datëlindje 24.12.1961,
banues në Lagjja 24 Maji, Vlorë dhe Mimoza Myslym Resulaj datëlindje 01.02.1964, banues
në Lagjen 24 Maji, Vlorë.
2. Vendimi nr.531 akti, datë 06.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

148
I. Rrethanat:

3. Nga aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore ka rezultuar se pala kërkuese Shoqëria

“Micro Credit Albania” Sh.a, i është drejtuar gjykatës me objektin si në pjesën hyrëse:
Lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 23.05.2007 me
kreditor Micro Credit Albania Sh.a, dhe kredimarrës Thellenza Tofik Mance, datëlindjes
04.04.1968, banues në Lagjja 24 Maji, Vlorë dhe dorëzanës Agim Myslym Mance, datëlindje
24.12.1961, banues në Lagjja 24 Maji, Vlorë dhe Mimoza Myslym Resulaj datëlindje
01.02.1964, banues në Lagjen 24 Maji, Vlorë.

II. Procedura:
4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,me vendimin nr.531 akti, datë 06.02.2019
ka vendosur:
-Deklarimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për
shqyrtimin e kërkesës me nr.akti 531. datë regjistrimi 23.01.2019.
-Dërgimin e kërkesës dhe akteve bashkëngjitur, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë,
si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.
5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
Gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe akteve bashkëngjitur, gjykata mori në shqyrtim
kryesisht
kompetencen e saj tokësore për shqyrtimin e kësaj kërkese, referuar dhe Nenit 61 të
K.Pr.Civile. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një kërkesë urdhëri ekzekutimi, nuk kemi
të bëjmë me palë kundërshtare, që të merret parasysh me kërkesë të palëve mungesa e
kompetencës tokësore, duke patur parasysh që kjo lloj kërkese shqyrtohet në dhomë
këshillimi dhe nuk kalohet në seancë gjyqësore.
Në lidhje me kompetencën tokësore për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, nisur nga
lloji titullit ekzekutiv, në rastin konkret kemi të bëjmë me një “kontratë kredie bankare”, e
parashikuar nga Neni 510/pika “d” të Kodit të Procedurës Civile.
Madje dhe Kolegjet e Gjykatës së Lartë kanë mbajtur qëndrim, duke konsideruar si
vend të përmbushjes së detyrimit, vendin ku debitori si person fizik ka banimin e tij apo
vendin ku debitori si person juridik ka selinë.
Në rastin konkret, kredimarrësi dhe dorzantët janë me banim në Vlorë. Gjykata,
kompetente për lëshimin e urdhërave të ekzekutimit, në rastet e kredive bankare është
pikërisht gjykata ku është caktuar të bëhet ekzekutimi. Nga përmbajtja e kontratës së
kredisë, konkludohet se, Gjykate e vendit të ekzekutimit në rastin konkret duhet të jetë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Neni 49 i K.Pr.Civile parashikon: Paditë, për të kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm
mbi sende, ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen ato ose pjesa më e madhe e vlerës së
tyre. Paditë për të kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm për kryerjen ose moskryerjen e një
veprimi të caktuar, ngrihen në gjykatën e vendit ku duhet të përmbushet një detyrim i tillë.

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
7. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.
8. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:

149
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
9. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
10. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
11. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë
17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë
03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017,
parashikohet se:
Urdhri i ekzekutimit
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi nr. 531 akti, datë 06.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Vlorë është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
13. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër
veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin
e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit
gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e
çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode
mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të
çështjes.
13.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të
zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në
mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të
KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
14. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke dërguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile që
përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti. Nuk
mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për kompetencën
tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.

150
15. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesave të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 20, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës
gjyqësore. 21“
15.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
16. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 22, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit
nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të
vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
17. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese23. Kjo do të

20
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
21
Theksim i Kolegjit
22
Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 84.
23
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

151
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapësimin e mungesës së kompetencës tokësore të
gjykatës para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala
kërkuese prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për
lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës
respektive.
18. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qenë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
19. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmendje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)
19.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjithshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
20. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Vlorë, meqë aty e ka vendbanimin debitori.

152
21. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qenë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
Sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.531 akti, datë 06.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

153
Nr. 90200-00435-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 238 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

KËRKUES: SHOQËRIA “MICRO CREDIT ALBANIA”

SH.A.

OBJEKTI:
Kërkohet lëshimi i Urdhrit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Nr 1304/1 Ref lidhur me
datë 26.03.2018 me kredimarrës Z. Fatjon Selman Kukaj datëlindje 27.06.1983 banues në
Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj. Sadete Smajl Kukaj datëlindje
05.10.1996 banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Z. Selman Oso
Kukaj datëlindja 02.06.1936 martuar me Znj. Hajrije Myftar Kukaj datëlindja 25.06.1943
banues në Koplik i Sipërm , Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj. Alida Selman Kukaj
datëlindja 20.10.1976 banues në Koplik i Sipërm , Malësi e Madhe.

BAZA LIGJORE: Neni 510/d, 511 e në vijim të K.Pr.Civile, neni 5 i Ligjit 48/2014 datë
24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare.

154
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.519 regjistri themeltar, datë
31.01.2019 ka vendosur:
1-Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për
shqyrtimin e çështjes civile nr. 519 Regj. Themeltar me palë kërkuese: Micro
Credit Albania Sh.a (MCA), me seli Blv Zogu i I, Rr. Maliq Muco, nr. 1,
qendra e Biznesit Star Tiranë. Objekti: Kërkohet lëshimi i Urdhrit të
Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Nr 1304/1 Ref lidhur me datë
26.03.2018 me kredimarrës Z. Fatjon Selman Kukaj datëlindje 27.06.1983
banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj. Sadete
Smajl Kukaj datëlindje 05.10.1996 banues në Koplik i Sipërm, Malësi e
Madhe, bashkëkredimarrës Z. Selman Oso Kukaj datëlindja 02.06.1936
martuar me Znj. Hajrije Myftar Kukaj datëlindja 25.06.1943 banues në Koplik
i Sipërm Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj.Alida Selman Kukaj
datëlindja 20.10.1976 banues në Koplik i Sipërm , Malësi e Madhe.
2-Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve bashkangjitur, Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës
tokësore për
shqyrtimin e kësaj kërkese.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Micro

Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr. 519 Regj. Them. të datës 31.01.2019 të Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë,
si gjykata kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të
përcaktuar në kërkesë.

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e veçantë
janë:

155
- Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjënë asnjë mbështetje ligjore por gjykata
ipso iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit duke krijuar norma juridike në
zgjidhjen e çështjes. Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që është
parashikuar midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit përsa i përket
zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike. Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në
konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin që mund të pësoje ky subjekt bankar
nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të përcaktuar në kontratë.
- Gjykata duhej të kishte parasysh se Micro Credit Albania Sh.a ushton një aktivitet
tregtar në fushën e mbledhjes së fondeve të lira me një interes dhe datë maturimi të
caktuara, fonde që rishpërndahen po në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi
nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies së ndryshme.
- Konstatojmë se ky interpretim i Gjykatës dukshëm krijon jo vetëm pasiguri juridike
por dhe legjitimon dhe inkurajon palët debitore që mos të përmbushin detyrimet e
tyre asnjëherë karshi palës kreditore duke i vënë përballë rrezikut të mospërmbushjes
asnjëherë në kohë të detyrimit por dhe gjithashtu pengon në mënyrë të drejtpërdrejtë
ekonominë e lirë të tregut. dëmton konkurrencën dhe cënon interesat e ligjshme
kontraktore që i njehë ligji dhe i garanton ndaj palës kreditore.
- Gjykata nuk ka marrë në konsideratë prioritetin që ligjvënësi i ka dhënë sistemit
bankarë në RSH në Vendimin Nr.39 të datës 16.10.2007 të Gjykata Kushtetuese ka
mbajtur qëndrimin se: “Sistemi bankar zë vend të rëndësishëm në strukturat
ekonomike të një vendi.
- Ai është një ndër aktorët kryesore të ekonomisë së tregut, stabiliteti i të cilit është i
lidhur drejtpërdrejt me stabilitetin makroekonomik të vendit. Në një sistem të tillë,
bankat funksionojnë si ndërmjetës financiar duke mbledhur dhe grumbulluar mjetet e
lira financiare të publikut, në formën e depozitave, për t’i përdorur këto fonde për të
ushqyer sistemin e kreditimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1.Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-435-00-2019 regj.
them, që iu përket: Kërkues “Microcredit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Kërkohet lëshimi
i Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Nr 1304/1 Ref lidhur me datë 26.03.2018
me kredimarrës Z. Fatjon Selman Kukaj datëlindje 27.06.1983 banues në Koplik i Sipërm,
Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj.Sadete Smajl Kukaj datëlindje 05.10.1996 banues në
Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Z.Selman Oso Kukaj datëlindja
02.06.1936 martuar me Znj.Hajrije Myftar Kukaj datëlindja 25.06.1943 banues në Koplik i
Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj.Alida Selman Kukaj datëlindja 20.10.1976
banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe.
2. Vendimi nr. 519 Regj. Them. të datës 31.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të
prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

156
3. Se, kërkuesi Micro Credit Albania sh.a (MCA), ka paraqitur për gjykim pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kërkesën për lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për
kontratën e Kredisë Nr -1304/1 Ref lidhur me datë 26.03.2018 me kredimarrës Z. Fatjon
Selman Kukaj datëlindja 27.06.1983 banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe,
bashkëkredimarrës Znj.Sadete Smajl Kukaj datëlindja 05.10.1996 banues në Koplik i
Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Z. Selman Oso Kukaj datëlindja 02.06.1936
martuar me Znj.Hajrije Myftar Kukaj dtl.25.06.1943 banues në Koplik i Sipërm, Malësi e
Madhe, bashkëkredimarrës Znj.AIida Selman Kukaj dtl. 20.10.1976 banues në Koplik i
Sipërm , Malësi e Madhe.
4. Micro Credit Albania sh.a (MCA), ka lidhur kontratën e Kredisë Nr -1304/1 Ref
lidhur me
datë 26.03.2018 me kredimarrës Z. Fatjon Selman Kukaj dtl 27.06.1983 banues në Koplik
i Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj.Sadete Smajl Kukaj dtl. 05.10.1996
banues në Koplik i Sipërm , Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Z. Selman Oso Kukaj dtl.
02.06.1936 martuar me Znj.Hajrije Myftar Kukaj dtl. 25.06.1943 banues në Koplik i Sipërm,
Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj.Alida Selman Kukaj dtl. 20.10.1976 banues në
Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe.
5. Më tej në pikat vijuese të Kontratës është përcaktuar mënyra e shlyerjes së kredisë,
principalet dhe interesat. Debitori nuk e ka realizuar shlyerjen korrekte të pagesave të kësteve
të Kontratës respektive në mënyrën që palët kanë rënë dakort sipas kontratës. Nga ana e
Micro Credit Albania sha (MCA), janë bërë të gjitha përpjekjet për shlyerjen e kontratës, por
nuk është bërë i mundur realizimi i shlyerjes së saj duke rezultuar debitor kredimarrës Z.
Fatjon Selman Kukaj dtl 27.06.1983 banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe,
bashkëkredimarrës Znj.Sadete Smajl Kukaj dtl. 05.10.1996 banues në Koplik i Sipërm,
Malsi e Madhe, bashkëkredimarrës Z.Selman Oso Kukaj dtl. 02.06.1936 martuar me
Znj.Hajrije Myftar Kukaj dtl.25.06.1943 banues në; Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe,
bashkskredimarrss Znj.Alida Selman Kukaj dtl. 20.10.1976 banues në Koplik i Sipërm,
Malësi e Madhe, sipas përllogaritjeve të bëra nga Micro Credit Albania sh.a (MCA).

II. Procedura:
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.519 regj, them, datë
31.01.2019 ka vendosur:
1-Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për
shqyrtimin e çështjes civile nr.519 Regj. Themeltar me palë kërkuese: Micro Credit Albania
Sh.a (MCA), me seli Blv Zogu i I, Rr.Maliq Muco, nr.1, qendra e Biznesit Star Tiranë.
Objekti: Kërkohet lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Nr 1304/1 Ref
lidhur me datë 26.03.2018 me kredimarrës Z. Fatjon Selman Kukaj datëlindje 27.06.1983
banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj.Sadete Smajl Kukaj
datëlindje 05.10.1996 banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës
Z.Selman Oso Kukaj datëlindja 02.06.1936 martuar me Znj.Hajrije Myftar Kukaj datëlindja
25.06.1943 banues në Koplik i Sipërm , Malësi e Madhe, bashkëkredimarrës Znj.Alida
Selman Kukaj datëlindja 20.10.1976 banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe.
2- Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve bashkangjitur, Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Shkodër, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për
shqyrtimin e kësaj kërkese.
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
Sa më lart, referuar fakteve të sipërpërmendura dhe analizës së provave, gjykata
arrin
në përfundimin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është kompetente, për shkak të

157
mungesës së kompetencës tokësore në shqyrtimin e kërkesës objekt i këtij gjykimi, për
shkaqet si më poshtë:
Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë i rezulton nga aktet bashkangjitur kërkesës
pavarësish se kërkuesi është drejtuar Gjykatës, por kjo gjykatë nuk ka lidhje me shqyrtimin e
kësaj kërkese. Po ti referohemi frymës që ka legjislacioni ynë civil në përcaktimin e
kompetencës tokësore, një mosmarrëveshje ose çështje për gjykim duhet të ketë lidhje me një
nga elementet e saj për tu shqyrtuar nga një gjykatë e caktuar.
Gjykatës i rezulton se me ndryshimet e fundit që janë bërë në K.Pr.Civile nuk
parashikohet me, se cila gjykatë është kompetente në pikëpamje të kompetencës tokësore për
shqyrtimin e kërkesës për lëshim urdhëri ekzekutimi për titujt ekzekutiv të parashikuar nga
neni 510/e të K.Pr.Civile (nuk kuptohet qartë nëse ky është një gabim në botim) por kjo nuk
do të thotë që kërkesa mund të ngrihet në gjykatën që mund të dojë kërkuesi kur ajo nuk ka
lidhje me juridiksionin ku ushtrojnë veprimtarinë kjo gjykatë.
Gjykata në interpretim të neneve 609 (padia e pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv) 610
(padia për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore të K.Pr.Civile që lidhen me mjetet e
mbrojtjes së fazës së ekzekutimit të detyrueshëm, që përcaktojnë se kompetente për
shqyrtimin e këtyre padive si mjete mbrojtëse të fazës së ekzekutimit është gjykata e vendit të
ekzekutimit të detyrimit, vlerëson se gjykata kompetente për lëshimin e urdhërit të
ekzekutimit do të jetë gjykata që përfshin në juridiksionin e saj vendin ku do të përmbushet
detyrimi. Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka një jurisprudencë të unifikuar se kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave për lëshimin e urdhërave të ekzekutimit, në
rastet e titujve ekzekutive që janë kontratat bankare (ose tituj ekzekutiv të tjera që
përcaktohen si të tillë me ligj të posaçëm sikurse është rasti në fjalë), kompetente është
gjykata e vendit ku do të përmbushet detyrimi “vendi i përmbushjes ” së detyrimi që
përmban titull ekzekutiv. Me togë fjalëshin “vendi i përmbushjes së detyrimit”, kuptohet
vendi ku
përmbushet diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra në rastin, një titull
ekzekutiv (vendimi nr 00-2017-1476 i Vendimit, datë 19.09.2017 e Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë, vendimi nr. 00-2017-1172 i Vendimit, datë 22.06.2017 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë). Kjo gjykatë e ka konsideruar kompetencë ekskluzive këtë lloj kompetence.
Pavarësisht se Gjykata e Lartë bënte referim në nenin 511/d të K.Pr.Civile që tashmë është
shfuqizuar edhe nuk rregullohet më nga ligji, në rastin në Gjykim, Gjykata vlerëson se
detyrimi do të përmbushet dhe ekzekutohet në vendbanimin e debitorit, pasi prezumohet se në
këtë qytet ai ka pasurinë e tij të luajtshme dhe/ose të paluajtshme dhe për këtë arsye në këtë
vend duhet të nisin dhe procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm.
Në këtë mënyrë nga pikëpamja e kompetencës tokësore në përputhje me kuadrin
ligjor të sipërpërmendur dhe interpretimin e gjykatës, kjo gjykatë nuk është më kompetente
për vazhdimin e shqyrtimit të themelit të kërkesës, por kompetente është Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Shkodër.

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
9. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.

10. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:

158
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
11. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
12. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
13. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë
17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë
03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017,
parashikohet se:
Urdhri i ekzekutimit
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi nr.519 Regj. Them. të datës 31.01.2019 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të
prishet dhe çështja të dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
15. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër
veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin
e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit
gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e
çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode
mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të
çështjes.
15.1.Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të
zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në
mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të
KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
16. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke dërguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile që
përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti. Nuk
mund të dërgohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për kompetencën
tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.

159
17. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesave të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 24, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës
gjyqësore. 25“
18.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
19. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 26, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit
nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të
vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
20. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese27. Kjo do të

24
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
25
Theksim i Kolegjit
26
Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 84.
27
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

160
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapësimin e mungesës së kompetencës tokësore të
gjykatës para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala
kërkuese prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për
lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës
respektive.
21. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qenë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
22. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmendje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)
22.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjithshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
23. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” Sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër, meqë aty e ka vendbanimin debitori.

161
24. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qenë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
Sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.519 regj, them, datë 31.01.2019 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

162
Nr. 90200-00323-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 239 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

KËRKUES: SHOQËRIA “MICRO CREDIT ALBANIA”

SH.A.

OBJEKTI:
Kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 10.12.2007
me kreditor “Micro Credit Albania” Sh.a, dhe kredimarrës Z.Agron Ymer Kacaniku dtl.
16.05.1962 banues në 3003 Rajoni 3, Lagje Skëndërbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan dhe
kredimarrës Znj.Manushaqe Behexhet Kacaniku dtl. 20.11.1962 banues në 3003 Rajoni 3,
Lagje Skëndërbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan.

BAZA LIGJORE: Neni 510/d, 511 e në vijim të Kodit te Procedurës Civile, Neni 5 i
Ligjit Nr.48/2014, datë 24.04.2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe
tregtare”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.302 akti, datë 23.01.2019 ka

vendosur:
-Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjykim
të çështjes civile me Nr.302 Regj. Them. datë Regjistrimi 11.01.2019 me
kërkues Shoqëria “MICRO CREDIT ALBANIA” Sh.a, me objekt: “Kërkohet
lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë
10.12.2007 me kreditor “Micro Credit Albania” Sh.a, dhe kredimarrës
Z.Agron Ymer Kacaniku dtl. 16.05.1962 banues në 3003 Rajoni 3, Lagje
Skëndërbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan dhe kredimarrës Znj. Manushaqe
Behexhet Kacaniku dtl. 20.11.1962 banues në 3003 Rajoni 3, Lagje
Skëndërbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan, dhe dërgimin për kompetencë Gjykatës
të Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Micro

Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:
Prishjen e vendimit nr. 302 akti, datë 23.01.2019, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si

163
gjykata kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të
përcaktuar në kërkesë.

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e veçantë
janë:

164
- Së pari: Gjykata nuk ka marrë parasysh nenin 9, pika 9.2. të kontratës ku përcaktohet
shprehimisht se:“ Mosmarrëveshjet që mund të lindin në interpretimin ose
përmbushjen e kushteve të kësaj kontrate do të zgjidhen nga gjykata kompetente
shqiptare ”.
- Kodi i Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë urdhëruese që të përcaktojë në
mënyre taksative kompetencën për kontratat e kredive bankare dhe nuk ka ndonjë
ndalim taksativ që palët nuk kanë të drejtë të përcaktojnë kompetencën tokësore.
Përderisa e lejon ligji, gjykata nuk mund të dali mbi vullnetin e palëve dhe mbi ligjin.
Pjesa e Përgjithshme e Kodit të procedurës Civile, neni 52 përcakton se “Kompetenca
tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të
parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.
Për rastin konkret nuk ka ndalim.Më tej po tek pjesa e përgjithshme neni 54
përcaktohet “E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon
paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”. Pra edhe po të kemi të bëjmë me disa
gjykata kompetente është kërkuesi ai që zgjedh.
- Së dyti: Edhe sikur të mos ishte parashikimi në kontratë si më sipër Gjykata ka
gabuar në referimin me rastin konkret pasi kemi të bëjmë me ekzekutim detyrimi në
të holla dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim. Sigurimi i kredisë është i
parashikuar në nenin 3, pika 3.3 të kontratës: “...huamarrësi përgjigjet për shlyerjen e
këtyre detyrimeve në inventar, mjetet e punës si dhe të gjithë pasurinë që zotëron... ”.
- Vendodhja e llogarive bankare e sendeve të luajtshme apo të palujatshme nuk lidhet
domosdoshmërisht me vendbanimin e debitorit.
- Neni 511 pika ç) parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku
detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së kreditorit. Shlyerja e kësteve mujore të radhës së bashku me
interesat, do të kryhet në llogaritë bankare te Kredidhënësit. Në aneksin 1 të kontratës
plani i pagesave janë përcaktuar edhe llogaritë bankare.
- Duke qenë se vendi është relativisht i papërcaktueshëm dhe bankat e nivelit të dytë ku
mund të bëhet pagesa shtrihen në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjykata duhet t'i
referohej rregullimeve të përgjithshme të Kodit Civili neni 448 të Kodit Civil ku
përcaktohet se:... “ Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës...”.
Të njëjtës linjë i përmbahet edhe Gjykata e Lartë në vendimin e Kolegjit Civil
nr.Nr.l1243-02323- 00-2012 i Regj. Themeltar, Nr.00-2012-2048 i Vendimit (385)
date 18.09.2012.
- Ndër të tjera Kolegji Civil shprehet se: ...“Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
se në çështjen objekt gjykimi nuk jemi para asnjë prej rasteve përjashtimore të
parashikuara në dispozitat e mësipërme. Si rrjedhojë, përsa kohë marrëveshja për
ndryshimin e kompetencës është bërë në formë të shkruar dhe nuk jemi përpara asnjë
prej rasteve të parashikuara në nenin 45 dhe 46 të K.Pr.Civile, kjo marrëveshje është
e lejueshme dhe e ligjshme në bazë të nenit 52 të K.Pr.Civile..
- Ky Kolegj çmon të theksojë se përsa kohë, në Kontratën e Kredisë Bankare nuk janë
parashikuar mjetet e sigurimit të huasë (kolateralët, sende të luajtshme apo të
paluajtshme), dhe ii) kur në nenin 8 të saj është parashikuar se në rast të
mospërmbushjes së detyrimit nga ana e kredimarrësve, kredidhënësi do të ketë të
drejtën: “...të bllokojë menjëherë çdo llogari bankare të kredimarrësve në” “apo në
çdo bankë tjetër dhe ta konfiskojë shumën”, veprimet e kredidhënësit për rikuperimin
e huasë së pashlyer nuk janë të varura me vendin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

165
- Veprimet e ekzekutimit të titullit ekzekutiv nga ana e organeve të përmbarimit mund
të shtrihen në gjithë vendin, pavarësisht vendit ku këto organe mund të kenë selinë e
tyre, siç edhe parashikohet shprehimisht në Ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008 “Për
shërbimin Përmbarimor Privat”, dhe konkretisht në nenin 7 që rregullon juridiksionin
territorial të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Privat, në të cilin thuhet se:
“Përmbaruesi gjyqësor privat ose shoqëritë përmbaruese private ushtrojnë funksionet
e tyre procedurale përmbarimore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-323-00-2019 regj.
them, që iu përket: Kërkues “Micro Credit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Kërkohet
lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 10.12.2007 me
kreditor “Micro Credit Albania” sh.a, dhe kredimarrës Z.Agron Ymer Kacaniku dtl.
16.05.1962 banues në 3003 Rajoni 3, Lagje Skëndërbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan dhe
kredimarrës Znj.Manushaqe Behexhet Kacaniku dtl. 20.11.1962 banues në 3003 Rajoni 3,
Lagje Skëndërbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan
2. Vendimi nr.302 akti, datë 23.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Rezultoi gjithashtu e provuar se, me kontratën për kalimin e Kredive, datë

27.02.2018 të nënshkruar midis “NOA” Sh.a dhe “MCA” Sh.a, është vendosur në referencë
të neneve 499-507 të K.Civil, transferimi i një pjese të portofolit të kredive që “NOA” Sh.a
ju ka dhënë klientëve të saj. Mbi bazën e kësaj kontrate (datë 27.02.2018 të administruar në
dosje) kërkuesit “MCA” Sh.a, i ka kaluar edhe kredia që ju është dhënë nga “NOA” Sh.a me
shtetasit z. Agron Kacaniku dhe znj. Manushaqe Kacaniku.
4. Midis “OPPORTYNITY ALBANIA” Sh.a (tani shoqëria ‘’NOA’’ Sh.a) dhe
z.Agron Kacaniku dhe znj. Manushaqe Kacaniku është lidhur Kontratë Huaje e Siguruar me
Barrë Siguruese,Hipotekë, Dorëzani datë 10.12.2007, për shumën 200.000 (dyqind mijë)
lekë, me afat kthimi të përcaktuar në kontratë (24 këste mujore).
5. Rezulton se pala debitore nuk ka shlyer rregullisht kredinë. Në nenet e Kontratës
është përcaktuar mënyra e shlyerjes së kredisë, principalet dhe interesat. Debitori nuk e ka
realizuar shlyerjen korrekte të pagesave të kësteve të Kontratës respektive në mënyrën që
palët kanë rënë dakort sipas kontratës duke shkelur në këtë mënyrë atë. Nga ana e Bankës
janë bërë të gjitha përpjekjet për shlyerjen e kontratës, por nuk është bërë i mundur realizimi
i shlyerjes së saj duke qenë në vonesë dhe duke rezultuar debitore, shtetasit z. Agron
Kacaniku dhe znj. Manushaqe Kacaniku në shumën totale 458,005.00 lekë deri në datë
10.09.2018, sipas përllogaritjeve të bëra nga “MCA’’ Sh.a.

166
II. Procedura:

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.302 akti, datë 23.01.2019 ka

vendosur:
Moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjykim të
çështjes civile me Nr 302 Regj. Them. datë Regjistrimi 11.01.2019 me kërkues Shoqëria
“Micro Credit Albania” Sh.a, me objekt: “Kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për
Kontratën e Kredisë lidhur me datë 10.12.2007 me kreditor Micro Credit Albania Sh.a dhe
kredimarrës Z.Agron Ymer Kacaniku datëlindje 16.05.1962 banues në 3003 Rajoni 3, Lagje
Skëndërbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan dhe kredimarrës Znj.Manushaqe Behexhet Kacaniku
dtl. 20.11.1962 banues ne 3003 Rajoni 3, Lagje Skenderbej, Rr.Isuf Qosja 20, Elbasan, dhe
dërgimin për kompetencë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Elbasan.
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
Sa më lart, referuar fakteve të sipërpërmendura dhe analizës së provave të
administruara në gjykim, gjykata në përfundimin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk
është kompetente, për shkak të mungesës së kompetencës tokësore në shqyrtimin e kërkesës
objekt i këtij gjykimi, për shkaqet si më poshtë: Gjykata pasi u njoh me provat e paraqitura
dhe në mbështetje të rregullimit ligjor, çmon se cilësinë e titullit ekzekutiv, në kuptim të
dispozitave proceduriale mbi ekzekutimin e detyrueshëm e kanë vetëm aktet e përcaktuara
sipas Nenit 510 të K.Pr.Civile. Ne nenin 511 te Kodit parashikohet se: “Titulli ekzekutiv
vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, i cili: .... d) për rastet e
parashikuara nga shkronjat “d”, “dh ’’ dhe “e” lëshohet nga Gjykata e vendit ku detyrimet qe
përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen ... ”. Në nenin 9.1 të Kontratës parashikohet:
“Mosmarrëveshjet që mund të lindin në interpretim e ose mospërmbushjen e kushteve të
kësaj kontrate do të zgjidhen nga gjykata kompetente shqiptare”. Në përputhje me situatën
juridike si më lart dhe në situatën e kushteve konkrete që paraqet çështja objekt gjykimi, ku
rezulton qartë se nuk ka përcaktim në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe/ose të paluajtshme
të debitorëve që do t’i nënshtrohen ekzekutimit të titullit, gjykata kompetente për lëshimin e
urdhërit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pra Gjykata e vendit ku
rezulton nga të dhënat e kontratës së kredisë datë 10.12.2007, se debitori/kredimarrës z.
Agron Kacaniku dhe znj. Manushaqe Kacaniku e kanë vendbanimin (në lagjja “Skëndërbej”,
nr.480, Rr.“lliaz Kosova”, Elbasan). Në këtë mënyrë nga pikëpamja e kompetencës tokësore
në përputhje me kuadrin ligjor të sipërpërmendur dhe interpretimin e gjykatës, kjo gjykatë
nuk është më kompetente për vazhdimin e shqyrtimit të themelit të kërkesës, por kompetente
është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

III. Ligji i Zbatueshëm:

8. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
9. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.
10. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
11. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

167
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
12. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
13. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë
17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë
03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017,
parashikohet se:
Urdhri i ekzekutimit
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi nr.302 akti, datë 23.01.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Elbasan është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
15. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër
veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin
e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit
gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e
çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode
mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të
çështjes.
15.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të
zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në
mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të
KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
16. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.
Nuk mund të dërgohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
17. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesave të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e

168
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar 28, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës
gjyqësore. 29“
17.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
18. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 30, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.” Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i
disponibilitetit dhe parimi i konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko
nenin 120 të K.Pr.C) sipas të cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural,
pa kërkesën e palës në interes të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit
nuk është fillimisht kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të
vlefshme në momentin kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i
kompetencës tokësore. Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar
është marrë si model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë
administrativ. Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet
të rregullojë vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
19. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese31. Kjo do të
thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht asnjëherë nuk do të
mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore, për sa kohë nuk ka
një palë kundërshtare që të ngrejë prapësimin e mungesës së kompetencës tokësore të
gjykatës para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana tjetër pala

28
Neni 61 i pandryshuar i Kodit të Procedurës Civile parashikonte se: “Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
29
Theksim i Kolegjit
30
Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 84.
31
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

169
kërkuese prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë kërkesën për
lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para gjykatës
respektive.
20. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qenë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
21. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmendje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)
21.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjithshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
22. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” Sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Elbasan, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
23. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të

170
ekzekutimit në rastin konkret ka qënë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
Sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 302 akti, datë 23.01.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

171
Nr. 11243-00388-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 240 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

PADITËS: AFRIM KACI

I PADITUR: SHOQËRIA “BULQIZA” SHP.K

OBJEKTI:
Detyrimin e palës së paditur që të më paguajë detyririmin kontraktor në shumën 5 350 000
lekë për qeranë e papaguar nga data 15.09.2017 e në vazhdim si rrjedhojë e mospërmbushjes
së kontratës së qerasë më ne. 686 Rep, Nr.479 Kol., datë 02.03.2017.
Detyrimin e palës së paditur që të më paguajë kamatvonesat dhe interesat përkatëse për
detyrimin kryesore për perieudhën nga data 15.09.2017 e në vazhdim.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 36, 41, 45, 54, 106, 153 e vijues i Kodit të Procedurës
Civile, Nenet 419, 420, 450, 481, 659, 690, 698, 801, 812, 813 e vijues i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.396, datë 13.12.2018, ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës tokësore, për shqyrtimin e çështjes civile me

nr.442 Regj.Them me paditës Afrim Kaci.
Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente
për shqyrtimin e kësaj çështje.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Afrim Kaci i cili
kërkon:

Prishjen e vendimit nr.396, datë 13.12.2018 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor

Dibër, dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Pala paditëse Afrim Kaci, në ankimin e veçantë parashtronë këto shkaqe:

172
- Në rastin konkret, në deklarimin e mos kompetencës tokësore për gjykimin e kësaj
mosmarreveshje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vepruar në shkelje të rregullave
të parashikuara nga neni 48 i K.Pr.Civile duke gabuar në përcaktimin e gjykatës
kompetente dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për faktin
tjetër se referuar objektit të mos marrëveshjes, rezulton se padia e ngritur nga paditësi
mund të ngrihet si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu edhe në
gjykatën e vendit ku është shkaktuar dëmi.
- Sipas rregullave të përcaktuara nga ligji në këtë dispozitë për përcaktimin e
kompetencës tokësore të gjykatës për paditë që rjëedhin nga shkaktimi i dëmit,
rezulton e provuar se padia e paditësit Afrim Kaci i plotëson të dy kushtet e
parashikuara nga neni 48 i K.Pr.Civile per te ngritur padinë e tij në Gjykatën e Rrethit
Gjyqesor Dibër, pasi kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e çështjes për
faktin se padia është ngritur në juridiksionin teritorial të gjykatës Dibër që përfshihet
selia e palës së paditur, si dhe është vendi ku është shkaktuar dëmi.
- Pra, në rastin konkret. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ishte gjykatë kompetente për
shqyrtimin e kësaj mosmarrveshje dhe se ajo kishte kompetencën tokësore për gjykim
në kuptim të nenit 43 të K.Pr.Civile, pasi plotësohej masa e juridiksionit në ushtrimin
e funksioneve të saj, përderisa padia e paditësit ishte ngritur prej tij në territorin e
gjykatës së vendit ku kishte selinë pala e paditur shoqëria “Bulqiza” sh.p.k, si dhe në
kuptim të nenit 48 të K.Pr.Civile paditë që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit mund të
ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e
vendit ku është shkaktuar dëmi.
- Përsa i përket arsyetimit të Gjykatës në vendim se: “Palët e kanë parashikuar me
shkrim kompetencën dhe duke qenë se kjo marrëveshje nuk ndalohet, gjykata çmon
se kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkesëpadie është Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, ky arsyetim nuk e perligj vendimin e saj për faktin se kjo pikë e kontratës në
veçanti, vjen në kundërshtim me ligjin procedurial civil dhe me atë material për
rregullimin e kompetencës tokësore dhe marrëdhënieve juridike të punës në kuptim të
neneve 43 e 48 të K.Pr.Civile dhe nenin 801 Kodit Civil.Por, Gjykata e Rrethit
Gjyqesor Dibër, pavarësisht këtyre përcaktimeve ligjore që rregullojnë kompetencën
e gjykatës lidhur me ngritjen dhe shqyrtimin e padive që rrjedhin nga marrëdheniet
juridike të punës, rezulton se ajo me deklarimin e moskompetencës së saj tokësore, ka
vepruar në kundërshtim me detyrimet e saj për të drejtën të parashikuara në nenin 16
të K.Pr.Civile për shkakun se ka shpallur moskompetencën tokësore në shkelje të
neneve 43 e 48 të K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomë Këshillimi, në përfundim;

VËREN
1.Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr.11243-00388-00-2019 regj. them,
që iu përket palëve:paditës Afrim Kaci, i paditur Shoqëria “Bulqiza” Sh.p.k, me objekt:
Detyrimin e palës së paditur që të më paguajë detyririmin kontraktor në shumën 5.350.000
lekë për qeranë e papaguar nga data 15.09.2017 e në vazhdim si rrjedhojë e
mospërmbushjes së kontratës së qerasë më ne. 686 Rep, Nr.479 Kol., datë 02.03.2017.
Detyrimin e palës së paditur që të më paguajë kamatvonesat dhe interesat përkatëse për
detyrimin kryesore për perieudhën nga data 15.09.2017 e në vazhdim.

173
2.Vendimi nr.396, datë 13.12.2018 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër , është
rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji
Civil i Gjykatës së Lartë.

174
I. Rrethanat:

3.Nga aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se pala paditëse i është drejtuar
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër me kërkesë padinë me objekt: Detyrimin e palës së
paditur që të më paguajë detyririmin kontraktor në shuëmn 5 350 000 lekë për qeranë e
papaguar nga data 15.09.2017 e në vazhdim si rrjedhojë e mospërmbushjes së kontratës së
qerasë më nr.686 Rep,Nr.479 Kol., datë 02.03.2017. Detyrimin e palës së paditur që të më
paguajë kamatvonesat dhe ineteresat përkatëse për detyrimin kryesore për perieudhën nga
data 15.09.2017 e në vazhdim.
4.Në datën 01.11.2018 rezulton se nga pala e paditur Shoqëria “Bulqiza” Sh.p.k, ka
mbërritur nëpërmjet shërbimit postar deklarata e mbrojtjes, në të cilën pala e paditur ka
kërkuar deklarimin e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, për shkak se palët në Kontratën e Qerasë kanë parashikuar se në rastin e
mosmarëveshjeve ato do të zgjidheshin nga Gjykata e Tiranës.

II. Procedura:

5.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.396, datë 13.12.2018, ka

vendosur:
Deklarimin e moskompetencës tokësore, për shqyrtimin e çështjes civile me nr.442
Regj.Them me paditës Afrim Kaci.
Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente për
shqyrtimin e kësaj çështje.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ndër të tjera arsyeton se:
...... Në analizë të dispozitave të mësipërme (përveç rasteve kur ligji procedural
përcakton në mënyrë specifike kompetencën tokësore të gjykatës lidhur me natyrën e
mosmarrëveshjeve gjyqësore), rezulton se gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore, për
shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile, është gjykata ku padituri ka vendbanimin apo
vendqëndrimin, apo ku i padituri ka selinë (në rast se i padituri është person juridik).
Nga parimi i përgjithshëm i sanksionuar në K.Pr.Civile, sipas të cilit gjykatë
kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore është gjykata ku ndodhet i padituri bëjnë
përjashtim tre grupe padish: (a) paditë për të drejtat reale mbi sendet e paluajtshme, për
pjesëtimin e sendeve të përbashkëta dhe për posedimin mbi këto sende; (b) paditë që rrjedhin
nga kallëzimi i një punimi të ri dhe i një dëmi të mundshëm, si dhe (c) paditë që rrjedhin nga
trashëgimi, paditë për pavlefshmërinë e testamentit dhe për pjesëtimin e trashëgimit.
Nga analiza e dispozitave që rregullojnë kompetencën tokësore për këto tre grupe
padish arrihet në konkluzionin se ligjvënësi kur ka bërë këto parashikime ka pasur parasysh
faktin që shqyrtimi i këtyre mosmarrëveshjeve pavarësisht nga vendbanimi i të paditurve, të
zhvillohet para një gjykate venndodhja e së cilës të mundësojë që ajo të ushtrojë funksionet e
saj në mënyrë efikase. Në këtë mënyrë kjo kompetence tokësore nuk mund të ndryshohet apo
të shmanget nga palët.

175
Sa më sipër, Gjykata vlerëson se parimi i përgjithshëm i përcaktimit të kompetencës
tokësore është që padia ngrihet në gjykatën ku ka vendbanimin i padituri, ndërsa kur i
padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka
qendrën e tij. Megjithatë, ka lejuar edhe mundësinë e ndryshimit të kompetencës tokësore të
gjykatës që do të shqyrtojë një çështie, me marrëveshien me shkrim të vetë palëve, me
përjashtim të rasteve kur kjo marrëveshie është e ndaluar...... Në lidhje me kompetencën
Gjykata e Lartë në Vendimin Nr.(119), datë 14.02.2013 ka arsyetuar;“Ligjvënësi në
rregullimin e kompetencës tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të karakterit të
përgjithshëm civil, administrativ, familjar, marrëdhënieve të punës, etj., nga gjykatat e
juridiksionit përkatës në Republikën e Shqipërisë, ka parashikuar rregullime të përgjithshme
dhe të posaçme në pjesën përkatëse të K.Pr.Cvile, nenet 42-54 të K.Pr.Civile.
Për disa lloj mosmarrëveshjes, ligjvënësi ka parashikuar kompetencën tokësore për
gjykimin e mosmarrëveshjes nisur nga i) banimi ose në mungesë të tij, qëndrimi i të
paditurit, ii) vendi i ndodhjes së pasurisë, iii) vendi i vërtetimit të një ngjarje me efekte
juridike,iv) vendi i ekzekutimit të një kontrate, v) lidhja e një padie me një tjetër, vi)
marrëveshja e ligjshme e palëve për caktimin e gjykatës kompetente, etj.
Të ndara në kategori, kompetenca tokësore e gjykatës në shqyrtimin e
mosmarrëveshjeve që i vijnë për shqyrtim është e tillë: i) kompetencë e përgjithshme
(vendbanimi i të paditurit), ii) kompetencë e veçantë (vendndodhja e sendit etj.),iii)
kompetencë alternative; iv) kompetence kontraktuale; v) kompetencë për shkak lidhjeje apo
koneksiteti.
Gjithashtu në Vendimin Nr.00-2014-677 i Vendimit (10), datë 21.03.2014 Kolegi
Civil i Gjykatës së Lartë ka arsyetuar “....Ky Kolegj vlerëson se, nga gjykata e rrethit
gjyqësor nuk është marrë në konsideratë dhe zbatuar neni 52 të K.Pr.Civile në të cilin
parashikohet shprehimisht se palët me marrëveshje me shkrim mund të ndryshojnë
kompetencën tokësore me përjashtim të rasteve të përcaktuara në nenin 45 e 46 të këtij Kodi.
Në interpretim të nenit 52 të K.Pr.Civile, në parim, lejohet ndryshimi, me marrëveshje, me
shkrim, të palëve, të gjykatës kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve mes tyre, me
përjashtim të rasteve kur mosmarrëveshja lidhet me paditë për të drejtat reale, pjesëtimin e
sendit dhe ato posedimore (neni 45), si dhe për paditë që rrjedhin nga dëshmia (neni 46). Në
analizë të sa më sipër Kolegji çmon se klauzola kontraktore në kontratën shërbimit, lidhur
midis palëve ndërgjyqëse, mbi përcaktimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë
kompetente për gjykimin e mosmarrëveshjeve, përbën në kuptim të nenit 52 të i Pr.Civile një
ndryshim të kompetencës tokësore me vullnet të palëve.

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Në nenin 32 të K.Pr.Civile parashikohet se:

Padia mund të ngrihet:
a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;
b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të
drejte;
c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për
paditësin.
8. Në nenin 42 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesë të përkohshme. Kur i
padituri nuk ka vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e
Shqipërisë, paditë ngrihen në gjykatën ku banon paditësi.
9. Në nenin 43 të K.Pr.Civile është parashikuar se:

176
Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi
juridik ka qendrën e tij. Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci
lokale të personit juridik, paditë mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose
agjencia, si dhe gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose
një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë.
10. Në nenin 61 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose
me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën
kompetente.
11. Në nenin 62 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

12.Vendimi nr.396, datë 13.12.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me anën e

të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës funksionale së saj për
shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e saj për gjykim, Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, është një vendim i marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedural, ndaj për
këtë shkak, ai duhet të lihet në fuqi.
13.Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës
nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si
element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
14.Kompetenca lëndore/tokësore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën
të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të
tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari
proceduriale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj (neni 61
K.Pr.Civile). Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, pretendimeve të
parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe shkaqeve të ankimit, Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë në interpretim të dispozitave ligjore të Kodit Procedurës Civile të
zbatueshme për rastin konkret, e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur
nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, në lidhje me moskompetencën tokësore të saj në
shqyrtimin e kësaj çështjeje.
15. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës tokësore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
të drejte arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër .Gjykata
ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës tokësore.

177
16. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, në arsyetimin e vendimit thekson se :.... “Nga
analiza e dispozitave që rregullojnë kompetencën tokësore për këto tre grupe padish arrihet
në konkluzionin se ligjvënësi kur ka bërë këto parashikime ka pasur parasysh faktin që
shqyrtimi i këtyre mosmarrëveshjeve pavarësisht nga vendbanimi i të paditurve, të zhvillohet
para një gjykate venndodhja e së cilës të mundësojë që ajo të ushtrojë funksionet e saj në
mënyrë efikase. Në këtë mënyrë kjo kompetence tokësore nuk mund të ndryshohet apo të
shmanget nga palët...... Sa më sipër, Gjykata vlerëson se parimi i përgjithshëm i përcaktimit
të kompetencës tokësore është që padia ngrihet në gjykatën ku ka vendbanimin i padituri,
ndërsa kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi
juridik ka qendrën e tij. Megjithatë, ka lejuar edhe mundësinë e ndryshimit të kompetencës
tokësore të gjykatës që do të shqyrtojë një çështie, me marrëveshien me shkrim të vetë palëve,
me përjashtim të rasteve kur kjo marrëveshie është e ndaluar.
17. Ne nenit 61 i K.Pr.Civile, parashikohet se:.... «Gjykata, kur konstaton se nuk
është kompetente për gjykimin e çështjes, kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos
moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente«..... Për sa më lart Kolegji
Civil vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me të cilin është shpallur
moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes civile, është i drejtë dhe i bazuar në ligj.
18. Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Shkallë së Parë Dibër,
nuk ka kompetencën tokësore për shqyrtimin e objektit të kërkesëpadisë, pasi në thelb të
kërkimit të palës paditëse qëndron pretendimi i saj lidhur me detyrimin e palës së paditur që
të paguajë detyrimin kontraktor për qeranë e papaguar, si rrjedhojë e mospërmbushjes së
kontratës së qerasë, si dhe detyrimin e palës së paditur që të paguajë kamatvonesat dhe
interesat përkatëse.
19. Në rastin objekt gjykimi rezulton se me Kontratën e Qerasë me nr.886 Rep, dhe
Nr.479 Kol, datë 02.03.2017, në pikën 9 të kësaj kontrate palët kanë parashikuar se në rast se
midis palëve lindin mosmarrveshje, kompetente për zgjidhjen e tyre është Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Tiranë.Duke qenë se palët e kanë parashikuar me shkrim kompetencën dhe duke
qenë se kjo marrveshje nuk ndalohet.Kolegji Civil vlerëson se kompetente për shqyrtimin e
kësaj kërkesëpadië është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
20. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi
i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Afrim Kaca, nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë
ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me
të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes civile, duhet të lihet
në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 62 të Kodit të Procedurës Civile;

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.396, datë 13.12.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Dibër.

Tiranë, më 28.03.2019

178
Nr. 11243-00059-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019–242 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islami Anëtar

Në datën 28.03.2019, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile, që u

përket palëve:

PADITËS: ONEDA SHANDRO

I PADITUR: PËRMBARUESI GJYQËSOR PRIVAT HALIT

CANI

OBJEKTI:

179
Kundërshtim veprimesh përmbarimore.
Pezullim ekzekutimi.

BAZA LIGJORE: Neni 32/a, 202 e vijues të K.Pr.Civile dhe 610 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr. 863 (64-2018-2081), datë 30.10.2018
ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës tokësore për shqyrtimin e çështjes civile me nr.

Regj. Them. 258(1074).
Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë si gjykatë
kompetente.

Kundër vendimit të sipërcituar, në datë 17.12.2018 ka paraqitur kërkesë për rregullimin

kompetence Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke parashtruar këto shkaqe:

 Në rastin objekt gjykimi, prej përmbaruesit gjyqësor privat Halit Cani janë ndërmarrë
veprime për ekzekutimin e një titulli ekzekutiv vendimit gjyqësor, ndaj debitorëve
Daniel dhe Oneda Shandro banues në “Lagjen Skënder Libohova, shtëpi private nr.
12, Lushnjë”.
 Referuar certifikatës personale të ankueses Oneda Shandro vendbanimi i saj është
“Lushnjë .
 Referuar arsyetimit të mësipërm, rrjedhimisht, vendi i ekzekutimit të titujve
ekzekutivë ndaj këtij debitori është qyteti i Lushnjës, i cili është njëkohësisht vendi ku
banon, por edhe vendi ku prezumohet se ka pasurinë.
 Duke qenë se ankimi i paraqitur nga ankuesja Oneda Shandro është ngritur në
gjykatën e vendit të ekzekutimit, qe është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe kjo
e fundit ka shpallur moskompetencën duke e dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Kavajë, kërkoj prej jush rregullimin e çështjes së kompetencës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN

180
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-00059-00-2019 regj.
them, që u përket palëve: paditëse Oneda Shandro dhe i paditur Përmbaruesi gjyqësor privat
Halit Cani, me objekt: Kundërshtim veprimesh përmbarimore. Pezullim ekzekutimi.
2. Vendimi nr. 863 (64-2018-2081), datë 30.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Lushnjë, është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të
prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Elbasan.

I. Rrethanat e çështjes

3. Nga provat e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se: Me vendimin nr. 12-2018-
942/121, datë 01.06.2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka vendosur: “Pranimin e
kërkesës; Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vendimin civil nr. 12-2017-465, datë
17.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, lënë në fuqi me vendimin nr. 10- 2018-
641/252, datë 26.03.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës...”.
Nga dispozitivi i vendimit nr. 12-2017-465, datë 17.03.2017 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kavajë, identifikohen si palë ndërgjygjëse dhe si kreditor debitor, paditësit Edviga
Kozari, Vladimir Kocaqi dhe Greta Kocaqi, kurse si debitor i padituri Daniel Shandro.
4. Nga ana e kreditorëve është iniciuar procedura përmbarimore për ekzekutimin e
këtij titulli ekzekutiv pranë përmbaruesit gjyqësor Halit Cani.
Debitorja Oneda Shandro duke mos qenë dakord me vendimin për fillimin e
ekzekutimit të detyrueshëm ndaj saj dhe urdhrit për sekuestrimin e pasurisë së saj, pasi nuk
figuron debitore në titullin ekzekutiv, ka depozituar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Lushnjë, ankimim ndaj përmbaruesit gjyqësor Halit Cani, duke kundërshtuar veprimet
përmbarimore dhe kërkuar pezullimin e tyre (çështja objekt gjykimi).

181
II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr. 863 (64-2018-2081), datë

30.10.2018 ka vendosur:
Deklarimin e moskompetencës tokësore për shqyrtimin e çështjes civile me nr. Regj.
Them. 258 (1074).
Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë si gjykatë kompetente.
6. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:
.... Në rastin konkret,padia ka për objekt , kundërshtimin e veprimeve përmbarimore
(neni 610 K.Pr.Civile) dhe pezullimin e veprimeve përmbarimore (neni 611 i
K.Pr.Civile)......Evidentohet se bashkëshorti i ankuese Daniel Shandro që në procesin e
ekzekutimit të detyrueshëm paraqitet me cilësinë e debitorit, ka vendbanimin në qytetin e
Rrogozhinë referuar vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë nr. 181, datë
17.03.2017 e cila ka disponuar:“Pranimin e kërkesës; -Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për
vendimin civil nr. 12-2017-465, datë 17.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, lënë
në fuqi me vendimin nr. 10- 2018-641/252, datë 26.03.2018 të Gjykatës së Apelit
Durrës...”Me vendimin nr. 10-2018-641/252, datë 26.03.2018.......Në kushtet në të cilat
ankuesja Oneda Shandro nuk paraqiti akte të tjera shkresore për të vërtetuar vendbanimin e
bashkëshortit të saj dhe duke u bazuar në vendimet e sipërcituara lidhur me përcaktimin e
adresës së shtetasit Daniel Shandro gjykata vlerëson se ky i fundit kryen aktivitetin e tij në
Bashkinë Rrogozhinë si dhe po aty ka pasuritë e tij, të luajtshme apo të paluajtshme.

lII. Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

7.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me
dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo
bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur
me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
7.2 Neni 43§1 i K.Pr.Civile: “Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në
gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij.”
7.3 Neni 48 §1 i K.Pr.Civile: “Paditë që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit mund të
ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku
është shkaktuar dëmi.
7.4 Neni 54 i K.Pr.Civile: “E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave
kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë.”
7.5 Neni 61 i K.Pr.Civile: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për
gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i
dërgon aktet në gjykatën kompetente.

IV. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen

në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe
pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit
nr.863(64-2018-2081), datë 30.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, nuk janë
respektuar dispozitat e ligjit procedural civil duke mos bërë një cilësim të saktë të fakteve
dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke mos e zgjidhur atë në përputhje
me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 §1 i K.Pr.Civile).

182
9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë pikësëpari thekson se termi “gjykatë”, i cili
karakterizohet në kuptimin material nga funksioni i saj gjyqësor, ka të bëjë me zgjidhjen e
çështjeve të cilat janë në kompetencë të saj, në një proces të zhvilluar mbi një procedurë
ligjërisht të përcaktuar dhe në pajtim me shtetin e së drejtës. Në analizë të natyrës së
mosmarrëveshjes, shkakut ligjor të saj, objekti të kërkesë padisë, si dhe kohës së shqyrtimit të
saj, Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë nuk ka zbatuar drejtë
dispozitat procedurale lidhur me kompetencën tokësore të këtij procesi gjyqësor.
10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë në datën 30.10.2018, ka konstatuar se nuk
është kompetentë nga pikëpamja tokësore dhe në këto kushte ka vendosur dërgimin e akteve
pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson se
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, nuk e ka zgjidhur çështjen konform shkakut që rezulton
nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke mos bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen
prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar
(qëndrim ky i mbajtur në vendimin unifikuese nr. 3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të
Gjykatës së Lartë).
11. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet
se pala paditëse nëpërmjet këtij gjykimi ka kërkuar kundërshtimin e veprimeve
përmbarimore si dhe pezullimin e ekzekutimit. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se
rasti i shqyrtimit të padive që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit, bën përjashtim nga parimi i
përgjithshëm i sanksionuar në nenin 43 të K.Pr.Civile, sipas të cilit paditë ngrihen në
gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij. Kjo për shkak se, përveç këtij parimi të
përgjithshëm, në nenin 48 të K.Pr.Civile gjejmë dhe një rregullim të posaçëm për paditë që
rrjedhin nga shkaktimi i dëmit. Konkretisht paragrafi i parë i nenit 48 parashikon se: “Paditë
që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i
padituri (qendrën), ashtu dhe në gjykatën e vendit ku është shkaktuar dëmi.”
11.1 Në analizë të kësaj dispozite, del qartë qëllimi i ligjvënësit kur ka vendosur që,
për këtë kategori çështjesh, të jenë kompetente më shumë se një gjykatë. Ligjvënësi ka pasur
si qëllim zhvillimin e këtyre gjykimeve para një gjykate vendndodhja e së cilës të mundësojë
plotësisht ushtrimin e funksioneve të saj në mënyrë efikase (neni 6 i KEDNJ).
11.2 Në çështjen objekt gjykimi, rezulton se kompetenca për shqyrtimin e saj i takon
si Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ku është shkaktuar dëmi që pretendon pala paditëse
ashtu edhe ku kanë vendbanimin. Pra jemi përpara rastit të kompetencave konkurruese dhe
në këtë rast, e drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e
drejtë kjo që ushtrohet me ngritjen e padisë (neni 54 i K.Pr.Civile).
11.3 Në analizë të nenit 54 të Kodit të Procedurës Civile del qartë se është në
diskrecionin e paditësit për të vendosur nëse padia do të ngrihet në gjykatën e vendit ku është
shkaktuar dëmi, apo në gjykatën e vendit ku personi fizik/ juridik (pala e paditur) ka qendrën
e tij. Duke qenë se paditësi i është drejtuar me kërkesë padi pikërisht Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Lushnjë, rezulton de facto që ka bërë zgjedhjen e tij, duke zgjedhur pikërisht këtë
gjykatë si kompetente nga pikëpamja tokësore për të shqyrtuar mosmarrëveshjen që ka me
palën e paditur.
12. Në rastin objekt gjykimi, prej përmbaruesit gjyqësor privat Halit Cani janë
ndërmarrë veprime për ekzekutimin e një titulli ekzekutiv vendimit gjyqësor, ndaj debitorëve
Daniel dhe Oneda Shandro banues në “Lagjen Skënder Libohova, shtëpi private nr. 12,
Lushnjë”. Referuar certifikatës personale të ankueses Oneda Shandro vendbanimi i saj është
“Lushnjë .
13. Referuar arsyetimit të mësipërm, rrjedhimisht, vendi i ekzekutimit të titujve
ekzekutivë ndaj këtij debitori është qyteti i Lushnjës, i cili është njëkohësisht vendi ku banon,
por edhe vendi ku prezumohet se ka pasurinë.

183
14. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se
vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, duhet të prishet dhe çështja duhet të
dërgohet për gjykim po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 62, 63 dhe 485 të Kodit të
Procedurës Civile

184
VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. 863 (64-2018-2081), datë 30.10.2018 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Lushnjë, dhe dërgimin e çështjes pranë po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë më, 28.03.2019

185
Nr.11118-00175-00-2019 i Regjistrit Themeltar
Nr.00-2019- 243 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Edmond Islamaj Anëtar
Ardian Dvorani Anëtar

në dhomë këshillimi, më datë 28.03.2019, mori në shqyrtim çështjen, që u përket

palëve:

PADITËS: GARDA E REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

I PADITUR: NDREA PRENDI

PERSON I TRETË : AVOKATURA E SHTETIT

OBJEKTI:
Detyrimin e të paditurit Ndrea Prendi, t'i kthejë Gardës së Republikës, shumën prej
65,356,267 lekë, si dëmshpërblim i paguar nga ky institucion për shkaktimin e humbjes së
jetës së të ndjerit Faik Myrtaj, në ngjarijet e 21 Janarit të 2011.
Detyrimin e te paditurit Ndrea Prendi, t'i ktheje Gardës së Republikës shumën prej 680.101
lekë për shërbimin e përmbaruesit privat.

BAZA LIGJORE: Neni 32 dhe 154 i K.Pr.C, nenet 32 /3, 608, 627 të K.Civil, neni 27 i
K.Punës; neni 4, 15, 16 i ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore
të organeve të administrates shtetërore”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9121, datë 06.11.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

për gjykimin e çështjes nr.13544 regjistri themeltar, datë regjistnm
10.10.2018.
Dërgimin e çështjes nr.13544 regjistri themeltar, datë regjistrimi 10.10.2018
gjykatës kompetente që është Gjykata Administrative e Shkallës së Pare
Tiranë.

186
Kundër këtij vendimi, 9121, datë 06.11.2018 ka bërë ankim të veçantë paditësi, Garda e
Republikës së Shqipërisë, i cili ka kërkuar prishjen e tij dhe kthimin e çështjes pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar se:

- Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, pala paditëse me padinë
objekt shqyrtimi ka kërkuar: “Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin
pasuror të shkaktuar ndaj palës paditëse bazuar në Vendimin e Gjykatës së Apelit nr.
793 datë 18.09.2013, pra në thelb, kjo palë ka kërkuar nga ana e të paditur Ndren
Prendit, shpërblimin e demit jashtëkontraktor kërkim i cili, gjen referim dhe zgjidhje
në dispozitat e Kodit Civil, si dhe në ligjet specifike që rregullojnë këtë
mosmarrëveshje. Këtë qëndrim mban edhe Kolegji Administraliv i Gjykatës së Lartë,
Nr.00-2017 - 1422, datë 05.07.2017, me paditës Këshilli i Qarkut Vlorë dhe të
paditur Anesti Dhimojani dhe Renato Xhindole.
- Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, pala paditëse me padinë
objekt shqyrtimi ka kërkuar: “Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin
pasuror të shkaktuar ndaj palës paditëse bazuar në Vendimin e Gjykatës së Apelit
nr.793, datë 18.09.2013, pra në thelb, kjo palë ka kërkuar nga ana e të paditur Ndren
Prendit, shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor kërkim i cili, gjen referim dhe zgjidhje
në dispozitat e Kodit Civil, si dhe në ligjet specifike që rregullojnë këtë
mosmarrëveshje.
- Këtë qëndrim mban edhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, Nr.00-2017-
1422, datë 05.07.2017, me paditës Këshilli i Qarkut Vlorë dhe të paditur Anesti
Dhimojani dhe Renato Xhindole.
- Pavarësisht faktit që pala paditëse është një organ publik shtetëror, me padinë objekt
shqyrtimi kjo palë ka kërkuar shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor që i është
shkaktuar nga një punonjës i administratës shtetërore, person fizik, i cili ka pasur
cilësinë e të punësuarit pranë tij.
- Pala paditëse në këtë gjykim, nuk sillet si një organ administrativ në kuptim të
ushtrimit të autoritetit të tij, por si një subjekt i së drejtës civile, i cili kërkon
shpërblimin e dëmit nga personi që është provuar me vendim gjyqësor të formës së
prerë se i ka shkaktuar dëm dhe për këtë arsye, kërkimet e tij referohen dhe gjejnë
bazueshmëri në Kodin Civil (dispozitat mbi dëmin e shkaktuar) dhe Kodit të
Procedurës Civile.
- Në mbështetje të pretendimeve tona vjen edhe Vendimin Nr.31003-00832-00- 2016,
datë 29.06.2016 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me paditës Spitali
Rajonal Vlorë dhe të paditur Lorant Mërkuri.
- Këtë qëndrim mban edhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së lartë, Nr.00-2017 -
1422, datë 05.07.2017, me paditës Këshilli i Qarkut Vlorë dhe të paditur Anesti
Dhimojani dhe Renato Xhindole.
- Mosmarrëveshja objekt shqyrtimi është e natyrës civile, pasi në këtë rast, asnjë nga
palët ndërgjyqëse nuk ushtron pushtet shtetëror në kuptim të shprehjes së vullnetit të
tij (pra nuk kemi akte të dala nga organi shtetëror apo veprime të tij, të cilat të
goditen nga ana e paditur). Për këtë arsye, pavarësisht faktit se pala paditëse në këtë
gjykim është organ shtetëror publik, në çështjen objekt shqyrtimi ajo nuk ka
detyrimin ligjor që brenda kompetencave që i njeh ligji të shprehë vullnetin në
ushtrim të pushtetit të saj shtetëror në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes objekt
shqyrtimi.

187
- Në këtë rast nuk jemi përpara rastit të paligjshmërisë se veprimeve apo vendimeve të
organit administrativ, që ka shkaktuar mosmarrëveshjen mes palëve ndërgjyqëse, e
cila të konsiderohet e natyrës administrative, por të kërkimit për shpërblim dëmi i një
organi të administratës publike u kundërdrejtohet një personi konkret dhe organi
administrativ në këtë rast është subjekt i së drejtës civile, pasi nuk sillet si një organ
administrativ në kuptim të ushtrimit të autoritetit të tij por ka kërkuar shpërblimin e
dëmit nga ky i fundit.
- Këtë qëndrim mban edhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, Nr.00-2018- 267, datë
20.02.2018, me paditës Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe të padit Besnik
Hoxha. Këtë qëndrim mban edhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në
vendimin Nr.31003-00832-00-2016, datë 29.06.2016, me paditës Bashkia Vlorë dhe i
paditur Shpresa Mbyeti.
- Në rastin konkret, pala paditëse, në vijim edhe të argumentave të sipërcituara
parashtron, se e drejta që kërkohet të rivendoset nëpërmjet këtij gjykimi, lidhet me
shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor që pala paditëse pretendon se i është shkaktuar
prej palës së paditur, pretendim i cili është mbështetur në dispozitat e Kodit Civil,
konkretisht nenit 608 e vijues të tij. Këtë qëndrim mban edhe Kolegji Administrativ i
Gjykatës së Lartë, në vendimin Nr.31003-00832-00-2016, datë 29.06.2016, me
paditës Bashkia Vlorë dhe i paditur Shpresa Mbyeti.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN

188
l. Rrethanat e çështjes

1.Nga akete e ndodhrua nw dosjen jgyqwsore ka rezultuar se pala paditëse Garda e

Republikës së Shqipërisë i është drejtuar gjykatës duke pretenduar detyrimin e të paditurit që
ti paguajë shumën prej 65, 356, 267 leke, si dëmshperblim i paguar nga ky institucion per
shkaktimin e humbjes së jetës së të ndjerit Faik Myrtaj, në ngjarijet e 21 Janarit të vitit 2011,
si dhe t’i paguajë shumën prej 680.101 lekë për shërbimin e përmbaruesit privat.

ll. Procedura

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9121, datë 06.11.2018 ka

vendosur:
Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për
gjykimin e çështjes nr.13544 regjistri themeltar, datë regjistnm 10.10.2018.
Dërgimin e çështjes nr.13544 regjistri themeltar, datë regjistrimi 10.10.2018 gjykatës
kompetente që është Gjykata Administrative e Shkallës së Pare Tiranë.
21. Kjo Gjykatë, ndër të tjera ka arsyetuar se, Gjykata në kuptim edhe të vendimit
unifikues nr. 3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ku thiuhet ndër të tjera
se “Në këtë kuptim, gjykata e zbulon shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë
në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në
pjesën hyrëse të saj. Mund të ndodhë që paditësi të referojë gabimisht dispozitat ligjore,
porse nga leximi i kërkesëpadisë del e qartë e drejta që ai kërkon të mbrojë. Në këtë rast
gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i
kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë
dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar.”, vlerëson të identifikojë
natyrën dhe shkakun ligjor të mosmarëveshjes në rastin objekt gjykimi. Konkretisht gjykata
thekson se padia objekt gjykimi ka të bëjë me kërkimin e për shpërblimin e dëmit që organi i
administratës shtetërore Garda e Republikës kërkon ndaj të paditurit si një padi regresi.
Konkretisht nga gjykata administrative është vendosur detyrim për Gardën e
Republikës për të shpërblyer dëmin jashtëkontraktor ndaj familjarëve të të ndjerit Faik
Myrtaj dhe Bardhosh Myrtaj për shkak të humbjes së jetës së tyre. Garda e Republikës e ka
paguar këtë detyrim gjyqësor si një dëm jashtëkontraktor shkaktuar personave fizik nga
veprimtaria e administratës shtetërore. Ndërkohë Garda e Republikës me padinë objekt
gjykimi këtë masë dëmshpërblim kërkon që t’ia paguajë i padituri për shkak se me vendimin
penal është gjetur fajtor për veprën penale të vrasjen nga pakujdesia të të ndjerit Faik
Myrtaj. Pra, jemi para padisë së regresit që organi i administratës shtetërore ngre ndaj ish
punonjësit të saj për dëmin jashtë kontraktor që i ka paguar të tretëve të dëmtuar nga
veprimtaria shtetërore për të cilën organi shtetëror pretendon se është përgjegjës
ishpunonjësi i saj.

189
Pra, është dukshëm e qartë që pala paditëse me padinë objekt gjykimi kërkon që pala
e paditur të detyrohet të paguajë shumën e dëmit jashtë kontraktor të njohur nga gjykata
administrative ndaj familjarëve të të ndjerëve Faik Myrtaj dhe Bardhosh Myrtaj. Kështu
pavarësisht se gjykimi administrativ nga i cili buron detyrimi me vendim gjyqësor ka qenë i
natyrës së një dëmi jashtëkontraktor, mosmarrëveshja objekt gjykimi ka të bëjë me kërkimin e
këtij dëmi nga organi shtetëror ndaj ishpunonjësit, funksionarit të saj për shkak të veprimeve
të paligjshme të pretenduara të kryera në përmbushje të detyrës, për të cilat ai është dënuar
edhe penalisht. Për pasojë mosmarrëveshja ka të bëjë me marrëdhënien e shërbimit dhe
përmbushjen e detyrave që pala e paditur ka pasur pranë palës paditëse në kohën që ka
ndodhur ngjaija, si dhe përgjegjësinë dhe pasojën në rastin konkret. Sa më sipër gjykata në
gjykim ka objekt të hetimit gjyqësor dhe debatit gjyqësor veprimtarinë e palës së paditur si
Komandant i Gardës së Republikës dhe nëse kjo veprimtari ka qenë në përputhje me normat
juridike që rregullojnë marrëdhënien e punës dhe konkretisht ligjin nr. 8869/2003 “Për
Gadën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar dhe aktet nenligjore përkatëse. Pra gjykata
thekson se nuk jemi para një mosmarrëveshje të natyrës së shpërblimit të dëmit
jashtëkontraktor (sic pretendon pala paditëse), por para padisë së regresit te ngritur nga
organi i administratcs publike ndaj ishpunonjësit të saj si pasojë e marrëdhënies së punës
(shërbimit publik) që kanë krijuar palët ndërgjyqëse. Pasi sqaroi natyrën e mosmarrëveshjes
dhe shkakut ligjor të saj, gjykata vijon me analizën e kritereve që duhen mbajtur parasysh
për përcaktimin e kompetencës lëndore nëse është e natyrës administrative apo civile (sic
është analizuar dhe në vendim nr. 00-2018-913, datë 25.09.2018 të Gjykatës së Lartë). Në
rastin objekt gjykimi gjykata thekson se së pari mosmarrëveshja ka lindur midis një organi të
admimstratës publike dhe ishpunonjësit të saj. Pra, njëra nga palët në mosmarrëveshje është
organ i administratës publike, veprimtaria e të cilit është rregulluar me ligj të posaçëm të së
drejtës publike, ligji Nr.8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” të
ndryshuar. Pala e paditur ka qenë i punësuar pranë palës së paditur me detyrën e
Komandantit të Gardës së Republikës dhe detyrat e tij rregullohet me këtë ligj të posaçëm të
së drejtës publike, sidhe ligje të tjera të së drejtës publike sic është ligji nr. 8869/2003 ‘Tër
gradat në Republikën eShqipërisë” të ndryshuar dhe akteve ligjore normative për përdorimin
e armëve të zjarrit nga personeli i Gardës së Republikës. Së dyti, shkak i padisë sipas
pretendimeve të palës paditëse janë bërë veprimet e pretenduara paligjshme të paditurit për
të cilat ai është gjetur penalisht përgjegjes në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tij
publikë. Sipas palës paditëse bazuar në vendimet gjyqësore të gjykatës administrative, i
padituri i ka shkaktuar kësaj pale një dëm sikurse përcaktohet në objektin e padisë. Pra,
marrëdhënia juridike e ka bazën dhe buron nga norma të së drejtës publike. Më konkretisht
paditësi me padi regresi i kërkon palës së paditur, dëmin e shkaktuar për shkak të veprimeve
të paligjshme që ajo pretendon se ai ka kryer nëpërmbushje të detyrave dhe kompetencave të
tij. Në këtë drejtim sic u sipërcitua objekti i shqyrtimit gjyqësor do të jetë veprimtaria e palës
së paditur që ka pasur si funksionar shtetëror,nëse kjo veprimtari është apo jo në përputhje
me ligjin dhe normat juridike që e rregullojnë, atëtë përmendura më lartë. Së treti, kjo
veprimtari e palës së paditur ka sjellë pasoja dhe ka vepruar në drejtim të interesit publik,
konkretisht në buxhetin e shtetit, i cili është vlerësuar nga pala paditëse si dëm në vlerën e
përcaktuar në objektin e padisë. Për njedhojë, gjykata thekson se është gjykata
administrative që ka kompentencën lëndore të shqyrtojë mosmarrëveshjen objekt gjykimi.
Referuar dekreteve të Presidentit të Republikës nr.7818, datë 16.11.2012 “Për caktimin e
numrittë gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë, të apelit dhe të gjykatave
administrative, si dhe caktimin e kompetencave tokësore dhe selisë qendrore të gjykatave
administrative” dhe nr.8349, datë 14.10.2013 “Tër fillimin e funksionimit të gjykatave
administrative”, Gjykata vëren se kompetente, si në pikëpamje lëndore dhe tokësore, për
shqyrtimin e çështjes konkrete është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

190
3. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shpalljen e
moskompetencës lëndore, ka ushtruar ankim të veçantë paditësi, Garda e Republikës së
Shqipërisë,

lll. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se Vendimi nr. 9121, datë 06.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes duke i dërguar
aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është i
bazuar në Kodin e Procedurës Civile si dhe në Ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe
funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,
si rrjedhojë ai duhet të lihet në fuqi.
5. Kolegji vlerëson se, kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit ose
masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate.
Kompetenca lëndore e gjykatës është drejta e saj për shqyrtimin e një kategorie të caktuar
mosmarrëveshjesh, sipas lëndës dhe natyrës së tyre. Pra në çdo rast gjykata, për identifikimin
e kompetencës lëndore/funksionale i referohet objektit dhe shkakut ligjor të padisë, të cilat
përcaktojnë edhe natyrën e mosmarrëveshjes apo lëndën e gjykimit.
6. Në aspektin kushtetues, kompetenca e lëndore e gjykatës është shumë e
rëndësishme, si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Në jurisprudencën e Gjykatës
Kushtetuese, koncepti juridik i kompetencës është trajtuar nën standartin e gjykatës së
caktuar me ligj, si pjesë përbërëse e nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih
vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese). Në
këtë linjë arsyetimi, kompetenca lëndore është kusht për vlefshmërinë e procesit gjyqësor dhe
të akteve të realizuara gjatë tij në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë
asnjë veprimtari procedurale. Ky konkluzion e ka bazën tek postulati “Nuk mund të ketë
bindje ndaj një gjyqtari jokompetent”.
7. Kodi i Procedurës civile përcakton regjimin procedural të kompetencës së
gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve sipas natyrës së tyre. Kështu në nenin 41 të tij
parashikohet se: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha
mosmarrëveshjet e civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të përcaktuara në këtë kod dhe në ligje
të tjera”.
8. Nga ana tjetër, me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe
funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”
(në vijim Ligji nr. 49/2012) u krijuan gjykatat administrative të shkallës së parë. Sipas nenit
7 të këtij Ligji, i cili përcakton lëndën e shqyrtimit gjatë një gjykimi administrativ, gjykatat
administrative janë kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin nga aktet
administrative individuale, aktet nënligjore normative, kontratat administrative publike,
veprimeve të paligjshme apo mosveprimeve të organit publik si dhe mosmarrëveshjet e punës
midis organit publik dhe punonjësve të administratës publike me statusin e nëpunësit civil, të
nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë ose të nëpunësve, statusi i të
cilëve rregullohet nga një ligj i posaçëm organik. Pra objekt i hetimit në gjykimin
administrativ, është veprimtaria e shtetit, e artikuluar nëpërmjet akteve, kontratave
administrative apo veprimeve administrative, nëse kjo veprimtari është apo jo në përputhje
me ligjin. Në të gjitha këto mosmarrëveshje organet e administratës publike dalin si subjekte
të së drejtës publike që ushtrojnë pushtet urdhërdhënës dhe sovranitet shtetëror.

191
9. Në interpretim të Ligjit nr. 49/2012, Gjykata e Lartë ka elaboruar kriteret
jurisprudenciale që duhet të ketë parasysh çdo gjykatë, sa herë që i shtrohet për zgjidhje
çështja e kompetencës lëndore, nisur nga lënda e gjykimit nëse ajo është me natyrë civile apo
administrative. Këto kritere janë: a) të paktën njëra nga palët në mosmarrëveshje ka natyrën e
organit të administratës publike, në kuptim të rregullimit ligjor në fuqi dhe, në kuadër të
kryerjes së veprimtarisë të njohur nga ligji, ushtron pushtetin e tij diskrecional ndaj palës
tjetër; b) veprimtaria e organit të administratës publike bazohet në një ligj të posaçëm të së
drejtës publike dhe vetë marrëdhënia juridike që krijohet në mes palëve buron nga një ligj i të
drejtës publike; c) kjo veprimtari e organit të administratës publike, që konkretizohet me
nxjerrjen e aktit, duhet të veprojë në drejtim dhe të ketë si bazë interesin publik (shiko
Vendimin nr. 2, datë 10.03.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).
10. Duke u kthyer te çështja objekt shqyrtimi, Kolegji konstaton se Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Tiranë ka bërë një kualifikim të saktë të natyrës së mosmarrëveshjes sipas objektit
dhe shkakut ligjor të padisë, për efekt të përcaktimit të kompetencës lëndore.
11. Në rastin konkret mosmarrëveshja ka lindur midis një organi të administratës
publike, konkretisht Gardës së Republikës, dhe një personi fizik, të punësuar pranë këtij
organi me detyrën e shefit të shtabit dhe zëvëndës komandant i njësisë së ndërhyrjes së
shpejtë. Shkak i padisë, sipas pretendimeve të paditësit, janë bërë veprimet e paligjshme të
këtij të fundit në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tij publike, të cilat i kanë shkaktuar një
dëm jashtëkontraktor personave të tretë. Si rrjedhojë, paditësi me padi regresi i kërkon palës
së paditur, dëmin e shkaktuar prej tij të tretëve, dëm i cili është paguar nga paditësi në
cilësinë e dëmit jopasuror. Paditësi ndër të tjera është referuar tek Ligji Ligjit Nr. 8510, datë
15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore.”, i
ndryshuar, i cili ka parashikuar se, në rastet e parashikuara ne paragrafin 2 te këtij neni,
organi shtetëror punëdhënës, pasi dëmshpërblen palën e dëmtuar, ka të drejtë të kërkojë nga
punonjësi fajtor kthimin e shpërblimit që ka paguar.
12. Sa më sipër, Kolegji vlerëson se mosmarrëveshja në rastin konkret buron nga
marrëdhënia e punës midis palëve ndërgjyqëse, ku njëra nga palët në marrëdhënie është
organ i administratës publike dhe ku paditësi me padi regresi kërkon dëmin jashtëkontraktor
që punëmarrësi i ka shkatuar të tretëve gjatë ushtrimit të detyrës. Ndryshe nga sa pretendon
paditësi në ankim, punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë, kanë status të posaçëm,
marrëdhënia e punës të të cilëve rregullohet me ligj të posaçëm organik, konkretisht me
Ligjin nr. 8869, datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”. Si rrjedhojë në
kuptim të nenit 7/ç të Ligjit nr. 49/2012, të ndryshuar, mosmarrëveshja është me natyrë
administrative.
13. Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon paditëse në ankim, Kolegji vlerëson se, në
interpretim të nenit 7 të Ligjit, nr. 49/2012, të ndryshuar, kompetenca lëndore e gjykatës,
civile apo administrative, përcaktohet nga natyra e mosmarrëveshjes, shkaku dhe objekti i
padisë, pozita e organit të administratës publike në marrëdhënien juridike materiale objekt
gjykimi, nëse ai ka hyrë në këtë marrëdhënie juridike si subjekt i të drejtës publike apo
private, kush është shkaku që ka gjeneruar konfliktin gjyqësor dhe nuk është formalisht
pozita procedurale e organit të administratës publike në një process gjyqësor, si paditës apo
palë e paditur.
14. Sa më sipër, Kolegji arrin në konkluzionin se gjykatë kompetente nga pikëpamja
lëndore për shqyrtimin e kësaj çështjeje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë
Tiranë. Për rrjedhojë, vendimi nr. 9121, datë 06.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, është i bazuar në ligj dhe duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

192
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 62, 63 të K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr. 9121, datë 06.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.

Tiranë, më 28.03.2019

193
Nr. 90200-00471-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 244 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që u

përket palëve:

KËRKUES: MICRO CREDIT ALBANIA SH.A

OBJEKTI:
Kërkohet lëshimi i Urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë
18.03.2008 me kreditor Micro Credit Albania Sh.a dhe kredimarrës Z.Gjeto Marash Pepaj,
datëlindje 10.04.1974, banues në Tamare, Komuna Kelmend, Koplik, bashkëkredimarrës
Znj.Suzana Luigj Pepaj, datëlindje: 11.02.1980, banues në Tamarë, Komuna Kelmend,
Koplik, dhe dorëzanës Znj. Lindita Fran Pepaj, datëlindje 10.06.1974, banues në Tamare,
Komuna Kelmend, Koplik.
BAZA LIGJORE: Neni 510 /d, 511 e vijues të K.Pr.Civile, neni 5 i ligjit nr 48/2014, dt.
24.04.2014 “Për pagesat e vonuara ne detyrimet Kontraktore dhe tregtare”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.625, akti, datë 08.02.2019 ka

vendosur:
Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.Regj.Them 625 që i
përket palëve ndërgjygjëse Kërkues: Micro Credit Albania sh.a.
Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kundër vendimit të sipërcituar ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse “Micro

Credit Albania” Sh.a, e cila kërkon:
Prishjen e vendimit nr. 625, akti, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë.
Dërgimin e çështjes për rigjykim po tek kjo gjykatë, si gjykata kompetente për
shqyrtimin e themelit të çështjes sipas objektit të përcaktuar në kërkesë.

Shkaqet që pala paditëse “Micro Credit Albania” Sh.a paraqet në ankimin e veçantë
janë:

- Gjykata ka gabuar në referimin me rastin konkret pasi kemi të bëjmë me ekzekutim

detyrimi në të holla dhe jo mbi sende të caktuar, apo veprim. Vendndodhja e llogarive

194
bankare e sendeve të luajtshme apo të paluajtshme nuk lidhet domosdoshmërisht me
vendbanimin e debitorit.
- Neni 511 pika ç) parashikon se urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata e vendit ku
detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e
paraqitjes së kërkesës së kreditorit. Shlyerja e kësteve mujore të radhës së bashku me
interesat, do të kryhet në llogaritë bankare të Kredidhënësit.
- Në ankesin 1 të kontratës plani i pagesave janë përcaktuar edhe llogaritë bankare.
Duke qenë se vendi është relativisht i papërcaktueshëm dhe bankat e Nivelit të Dytë
ku mund të bëhet pagesa shtrihen në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjykata duhet t
i referohej rregullimeve të përgjithshme të Kodit Civili neni 448 të Kodit Civil ku
përcaktohet se:... “ Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës..Të
njëjtës linjë i përmbahet edhe Gjykata e Lartë në vendimin e Kolegjit Civil nr.
Nr.11243-02323-00-2012 i Regj.Themeltar, Nr.00-2012-2048 i Vendimit (385) datë
18.09.2012.
- Ndër të tjera Kolegji Civil shprehet se: ...“Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
se në çështjen objekt gjykimi nuk jemi para asnjë prej rasteve përjashtimore të
parashikuara në dispozitat e mësipërme. Si rrjedhojë, përsa kohë marrëveshja për
ndryshimin e kompetencës është bërë në formë të shkruar dhe nuk jemi përpara asnjë
prej rasteve të parashikuara në nenin 45 dhe 46 të K.Pr.Civile, kjo marrëveshje është
e lejueshme dhe e ligjshme në bazë të nenit 52 të K.Pr.Civile..
o Ky Kolegj çmon të theksojë se përsa kohë, në Kontratën e Kredisë Bankare)
nuk janë parashikuar mjetet e sigurimit të huasë (kolateralet, sende të
luajtshme apo të paluajtshme), dhe ii) kur në nenin 8 të saj është parashikuar
se në rast të mospërmbushjes së detyrimit nga ana e kredimarrësve,
kredidhënësi do të ketë të drejtën: “...të bllokojë menjëherë çdo llogari
bankare të kredimarrësve në “” apo në çdo bankë tjetër dhe ta konfiskojë
shumën... ”, veprimet e kredidhënësit për rikuperimin e huasë së pashlyer nuk
janë të varura me vendin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.
o Veprimet e ekzekutimit të titullit ekzekutiv nga ana e organeve të përmbarimit
mund të shtrihen në gjithë vendin, pavarësisht vendit ku këto organe mund të
kenë selinë e tyre, siç edhe parashikohet shprehimisht në Ligjin nr.10031, datë
11.12.2008 “Për shërbimin Përmbarimor Privat”, dhe konkretisht në nenin 7
që rregullon juridiksionin territorial të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor
Privat, në të cilin thuhet se: “Përmbaruesi gjyqësor privat ose shoqëritë
përmbaruese private ushtrojnë funksionet e tyre procedurale përmbarimore në
të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ”.
o Përsa më sipër gjykata ka patur në dispozicion të gjitha kushtet ligjore dhe
kontrakutale, provat e nevojshme dhe të domosdoshme për të shqyrtuar
kërkesën sipas kritereve të Neni 511 Urdhri i ekzekutimit, “Gjykata lëshon
urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi dokumentet e depozituara nga kërkuesi.
Urdhri i ekzekutimit përmban a) gjenealitetet e debitorit dhe kreditorit; b)
origjinën e detyrimit; c) detyrimin konkret, për të vijuar me shqyrtimin e
kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.
o Ky arsyetim i gjykatës jo vetëm që nuk gjen asnjë mbështetje ligjore por
gjykata ipso iure pretendon të marri tagrat e ligjvënësit duke krijuar norma
juridike në zgjidhjen e çështjes.
o Gjykata nuk mban parasysh marrëdhënien kontraktore që është parashikuar
midis palëve dhe që normat në kontratë kanë fuqinë e ligjit përsa i përket
zgjidhjes së marrëdhënies ekonomike.

195
- Përveç kësaj gjykata nuk ka marrë në konsideratë cilësinë e palës kreditore dhe dëmin
që mund të pësojë ky subjekt bankar nga mos përmbushja e detyrimeve sipas afatit të
përcaktuar në kontratë.
- Gjykata duhej të kishte parasysh se Micro Credit Albania Sh.a ushton një aktivitet
tregtar në fushën e mbledhjes së fondeve të lira me një interes dhe datë maturimi të
caktuara, fonde që rishpërdahen po në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi
nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies së ndryshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 90200-471-00-2019 regj.
them, që iu përket: Kërkues “Micro Credit Albania” Sh.a (MCA) dhe objekt: Kërkohet
lëshimi i Urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë 18.03.2008 me
kreditor Micro Credit Albania sh.a dhe kredimarrës Z.Gjeto Marash Pepaj, datëlindje
10.04.1974, banues në Tamare, Komuna Kelmend, Koplik, bashkëkredimarrës Znj.Suzana
Luigj Pepaj, datëlindje: 11.02.1980, banues në Tamarë, Komuna Kelmend, Koplik, dhe
dorëzanës Znj.Lindita Fran Pepaj, datëlindje 10.06.1974, banues në Tamare, Komuna
Kelmend, Koplik.
2. Vendimi nr.625, akti, datë 08.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore rezulton se, kërkuesi Micro Credit
Albania sh.a i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesëpadinë me
objekt : Kërkohet lëshimi i Urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë lidhur me datë
18.03.2008 me kreditor Micro Credit Albania sh.a dhe kredimarrës Z.Gjeto Marash Pepaj,
datëlindje 10.04.1974, banues në Tamare, Komuna Kelmend, Koplik, bashkëkredimarrës
Znj.Suzana Luigj Pepaj, datëlindje: 11.02.1980, banues në Tamarë, Komuna Kelmend,
Koplik, dhe dorëzanës Znj.Lindita Fran Pepaj, datëlindje 10.06.1974, banues në Tamare,
Komuna Kelmend, Koplik.

II. Procedura:

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,me vendimin nr.625, akti, datë 08.02.2019 ka

vendosur:
Deklarimin jo kompetente nga pikëpamja tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për gjykimin e çështjes civile me nr.Regj.Them 625 që i përket palëve ndërgjygjëse
Kerkues: Micro Credit Albania sh.a.
Kalimin e kësaj çështjeje për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:
Sa më sipër, kompetenca tokësore caktohet me ligj, por për raste përjashtimore ajo
përcaktohet me marrëveshje të palëve dhe në rastin kur vendi i ekzekutimit nuk është i
caktuar me ligj apo me marrëveshje ose kur nuk del nga vetë natyra e detyrimit që duhet
përmbushur duhet të respektohen rregullimet c bëra në nenin 516 të Kodit të Procedurës

196
Civile. Megjithatë, kjo kompetencë ëshlë e karaklerit ekskluziv, sepse është vetë ligji që, në
vartësi të llojit të ekzekutimit, përcakton edhe vendin se ku kryhen apo zbatohen urdhërimet
e titullit ekzekutiv. Sipas vendimit të mësipërm të Gjykatës së Lartë kriteri që përcakton
kompetencën tokësore të gjykatës në fazën e ekzekutimi të titullit ekzekutiv është “vendi i
përmbushjes” së detyrimit që përmban titulli ekzekutiv. Pas ndryshimeve të K.Pr.Civile, me
ligjin nr.38/2017 Gjykata e Lartë me vendimin nr.00-2018-1020, datë 09.10.2018 ka mbajtur
qëndrimin dhe ka ritheksuar se kompetenca e gjykatës për të lëshuar urdhërin e ekzekutimit
është ekskluzive sepse është vet ligji që përcakton kompetencën nga pikëpamja tokësore të
gjykatës që duhet të lëshojë urdhrin ekzekutiv (shih pikën 7 të vendimit të Gjykatës së Lartë).
Po ashtu kjo gjykatë ka sqaruar më tej në vendim se:....Sipas këtyre dispozitave ligjore kriteri
që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i përmbushjes” së detyrimit që
përmban titulli ekzekutiv... “vend i përmbushjes së detyrimit’ kuptohet vendi ku përmbushet
diçka apo zbatohet një urdhërim ose një vendim, pra për rastin, një titull ekzekutiv. Pas
analizës së mësipërme të ligjit dhe praktikës së Gjykatës së Lartë, si dhe rrethanave të
çështjes, gjykata thekson se në rastin objekt gjykimi titulli ekzekutiv është detyrimi monetar
sipas kontratës së huasë në bazë të nenit 510/d të K.Pr.Civile. Për pasojë është një detyrim në
të holla. Kështu kriteri ligjor që përcakton kompetencën tokësore të gjykatës është “vendi i
përmbushjes” së detyrimit që përmban titulli ekzekutiv. Përpos këtij fakti palët e kanë të
përcaktuar në Kontratën e Kredisë me vullnetin e tyre se gjykata kompetente në zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve do të jetë ajo e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

III. Ligji i Zbatueshëm:

6. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.
7. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.
8. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:
Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve,
përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë
marrëveshje.
9. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
10. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund

bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë
pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
11. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë
17.05.2001, nr. 10052, datë 29.12.2008, nr. 122/2013, datë 18.04.2013, nr. 114/2016, datë
03.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017,
parashikohet se:
Urdhri i ekzekutimit

197
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i
cili:
a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi,
lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit;
b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj,
që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet
nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, (në vijim Kolegji) pasi shqyrtoi aktet e dosjes
gjyqësore, vlerëson se vendimi nr.625, akti, datë 08.02.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër është i pabazuar në ligj. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
13. Fillimisht Kolegji rikonfirmon qëndrimin se kompetenca nuk është gjë tjetër
veçse sasia e juridiksionit ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj çdo gjykate. Kompetenca tokësore është e drejta e gjykatës për shqyrtimin
e një kategorie të caktuar mosmarrëveshjesh, sipas lidhjes që ekziston midis konfliktit
gjyqësor dhe gjykatës me një territor të caktuar. Ajo ka për qëllim të zbatojë shpërndarjen e
çështjeve mes gjyqtarëve të të njëjtit lloj për të lehtësuar dhe për t’a bërë më komode
mbrojtjen e palëve dhe aksesin në gjykatë si dhe për zgjidhjen më lehtë dhe më shpejtë të
çështjes.
13.1. Veç kësaj, për kategori të caktuara mosmarrëveshjesh, procesi duhet të
zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që procesi të zhvillohet në
mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm, në respektim edhe të nenit 6 të
KEDNJ, nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 4 të K.Pr.Civile.
14. Si parakusht procedural në interes të palëve kompetenca tokësore mund të
përcaktohet edhe me marrëveshje, duke deroguar nga rregullat e Kodit të Procedurës Civile
që përcaktojnë kriteret e përgjithshme se si individualizohet ajo nga gjykata rast pas rasti.
Nuk mund të derogohet vetëm nga rregullat ligjore që individualizojnë kriteret për
kompetencën tokësore, e cila sipas ligjit ka karakter ekskluziv.
15. Po ashtu, si parakusht procedural në disponibilitetin e palës, sipas vlerësimit që
ato i bëjnë interesve të tyre ngushtësisht personale, për gjykatën që do të zgjidhë më shpejtë
dhe më lehtë çështjen e tyre, K.Pr.C, (pas ndryshimeve me Ligjin nr. 38/2017), në nenin 61,
ka parashikuar se çështja e kompetencës tokësore është një prapsim procedural në kuptimin e
ngushtë, që mund të ngrihet vetëm nga pala dhe brenda afatit dekadent, konkretisht derisa të
jetë nxjerrë urdhri për seancën gjyqësore. Më konkretisht, kjo dispozitë e ndryshuar, ka
parashikuar se: “1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës,
funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi,
kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në
gjykatën kompetente. 2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret
parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës
gjyqësore. 32“
15.1. Pra ndryshe nga parashikimi i mëparshëm, çështjen se kush gjykatë do e zgjidhë
më lehtë dhe më shpejtë çështjen mund t’a vlerësojnë ekskluzivisht palët dhe nuk mundet
gjykata, sipas parimit të disponibilitetit, të bëjë një vlerësim ndryshe, të këtyre interesave.
Përjashtimisht kjo dispozitë ka parashikuar se në oficialitetin dhe disponibilitetin e gjykatës,

32
Theksim i Kolegjit

198
mbetet vetëm çështja e kompetencës tokësore ekskluzive sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C
dhe gjykata mund të investohet kryesisht për të konstatuar kompetencën tokësore vetëm për
paditë reale në lidhje me sende të paluajtshme apo për paditë trashëgimore sipas këtyre
dispozitave.
16. Kolegji vlerëson se, qëllimi i Ligjvënësit (ratio legis) në lidhje me këtë ndryshim
të nenit 61 të K.Pr.C lidhet me faktin se çështjen e kompetencës tokësore ligji procedural e
ka konceptuar që në vitin 2001 si prezumim ligjor relativ dhe si të tillë të konvalidueshëm.
Kështu, neni 467/b i Kodit të Procedurës Civile, i pandryshuar 33, parashikonte se: “Kur
gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të drejtë dhe,
nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte çështja, gjykata e
apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në dukje gjykatës
përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.”
Kjo dispozitë në fakt frymëzohet nga parimi i disponibilitetit dhe parimi i
konvalidimit të akteve procedurale në gjykimin civil, (shiko nenin 120 të K.Pr.C) sipas të
cilit nuk mund të shpallet pavlefshmëria e një akti procedural, pa kërkesën e palës në interes
të të cilës kryhet ai akt. Kjo do të thotë se gjykata që sipas ligjit nuk është fillimisht
kompetente nga pikëpamja tokësore, bëhet e tillë dhe prodhon akte të vlefshme në momentin
kur pala e pranon apo heshtazi ka hequr dorë nga kundërshtimi i kompetencës tokësore.
Kolegji vlerëson se, parashikimi i nenit 61 të K.Pr.C të ndryshuar është marrë si
model nga i njëjti regjim juridik që zbatohet në procesin penal apo atë administrativ.
Ndërkohë paragrafi i parë i nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile do të duhet të rregullojë
vetëm mënyrën se si gjykata verifikon kompetencën lëndore.
17. Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji vlerëson se, aq më tepër merr rëndësi zbatimi i
këtij parashikimi dhe i parimit të disponibilitetit, në rastin konkret, nisur nga fakti se
shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ka natyrën e një gjykimi gracioz,
pa palë kundërshtare dhe sipas dispozitave të ndryshuara të Kodit të Procedurës Civile ai
zhvillohet në dhomë këshillimi (gjykim de plano) pa praninë e palës kërkuese34.
Kjo do të thotë se në të tilla gjykime, për shkak të natyrës së posaçme, praktikisht
asnjëherë nuk do të mund të vihet në diskutim nga gjykata çështja e kompetencës tokësore,
për sa kohë nuk ka një palë kundërshtare që të ngrejë prapësimin e mungesës së kompetencës
tokësore të gjykatës para të cilës është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit dhe nga ana
tjetër pala kërkuese prezumohet se e ka shprehur vullnetin se kush gjykatë do e gjykojë
kërkesën për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit në momentin që ka paraqitur kërkesën para
gjykatës respektive.
18. Nga ana tjetër, kompetenca tokësore e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në
fazën e ekzekutimit të detyrueshëm nuk ka karakter ekskluziv për qëllim të zbatimit të nenit
61, e tillë që të legjitimojë gjykatën të vlerësojë kryesisht nëse është apo jo kompetente nga
pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesave apo padive të tilla. Kolegji vlerëson se, e
drejta e gjykatës për të vlerësuar kryesisht çështjen e kompetencës tokësore ekskluzive, duke
qenë një përjashtim nga rregulli dhe nga parimi i disponibilitetit të palës, nuk mund të
shtrihet në mënyrë të zgjeruar edhe në raste të tjera. Kjo do të thotë se neni 61 i K.Pr.C e ka
kushtëzuar dhe kufizuar oficialitetin e gjykatës për të vlerësuar kryesisht kompetencën
tokësore vetëm për paditë e ngritura sipas neneve 45 dhe 46 të K.Pr.C dhe nuk mund të
zbatohet në mënyrë të zgjeruar qoftë për kërkesat për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, apo
qoftë në mënyrë të përgjithshme edhe për paditë e ngritura gjatë fazës së ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutivë, regjimi juridik i të cilave përcaktohet në dispozita të tjera
33
Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, neni 84.
34
Neni 511 i K.Pr.C, i ndryshuar ka parashikuar se: “…Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi
dokumentet e depozituara nga kërkuesi…”

199
të Kodit të Procedurës Civile. Në të kundërt, një interpretim i zgjeruar i nenit 61 të K.Pr.C
për rastet se kur gjykata mund të vlerësojë kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, do të
vinte ndesh me qëllimin e Ligjvënësit kur ndryshoi këtë dispozitë, e cila, sikurse u analizua
më sipër, u frymëzua nga parimi i disponibilitetit, nga parimi i konvalidimit të akteve
procedurale në gjykimin civil dhe nga parimi i rënies në dekadencë të pretendimeve. Si
rrjedhojë, me një interpretim të tillë, përjashtimi do të shndërrohej në rregull.
19. Në vijim të kësaj analize, Kolegji sjell në vëmendje të gjykatave më të ulëta faktin
se deri në këtë moment, Gjykata e Lartë në disa çështje të tjera të ngjashme, ka mbajtur
qëndrimin se kompetenca e gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e ekzekutimit
të detyrueshëm ka karakter ekskluziv dhe si rrjedhojë në çështje të tilla sipas nenit 61 të
ndryshuar të K.Pr.C, gjykatat kishin të drejtën, kryesisht të merrnin në shqyrtim çështjen e
kompetencës tokësore (Shiko Vendim nr. 00-2018 – 983, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë; Vendim nr. 00-2018 – 1020, datë 09.10.2018 i Kolegjit Civil të Gjykatës
së Lartë etj.)
19.1. Për sa u arsyetua më sipër, Kolegji vlerëson se, kjo praktikë duhet të ndryshojë
për rastet e ngjashme (pro futuro) dhe interpretimi pajtues me parimet e përgjithshme që
disiplinojnë procesin civil dhe me qëllimin e Ligjvënësit në ndryshimin e nenit 61 të K.Pr.C,
është ai i zbatimit në mënyrë të ngushtë (stricto sensu) të përjashtimit të parashikuar në këtë
dispozitë. Sigurisht që kriteri ligjor i “vendit të ekzekutimit”, (që sipas rastit mund të jetë
vendbanimi i debitorit apo vendi ku ndodhet sendi i paluajtshëm objekt ekzekutimi), për të
përcaktuar kompetencën tokësore të gjykatës që shqyrton kërkesat apo paditë në fazën e
ekzekutimit të detyrueshëm merr vlerë dhe do të mund të shtrohet për diskutim dhe për
shqyrtim nga gjykata vetëm kur ka një prapsim procedural nga pala ndërgjyqëse për shpalljen
e moskompetencës tokësore.
20. Duke iu rikthyer rastit konkret, Kolegji vlerëson se para Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, e paraqitur një kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit me kërkues
shoqërinë “Micro Credit Albania” Sh.a. Në dhomë këshillimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, referuar edhe praktikës së mëparshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ka marrë në
shqyrtim kryesisht çështjen e kompetencës tokësore, pasi e ka vlerësuar në rastin konkret si
ekskluzive dhe ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Shkodër, meqë aty e ka vendbanimin debitori.
21. Kolegji vlerëson se ky vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në
praktikën e mëparshme, tashmë të ndryshuar, të Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe çështja
të kthehet pranë kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit. Kolegji vlerëson se gjykatë
kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të
ekzekutimit në rastin konkret ka qenë në fakt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është
cilësuar dhe individualizuar si e tillë që në momentin kur kërkuesi “Micro Credit Albania”
sh.a ka paraqitur këtë kërkesë, para kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 625, akti, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

200
Nr. 11243-00274-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 255 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

PADITËS: AVOKATURA E SHTETIT, ZYRA VENDORE

KORÇË

I PADITUR: 1. A.AGOILI SH.P.K

2. AUREL AGOLLI

OBJEKTI:
Detyrimin e të paditurve t'i kthejnë Shtetit vlerën financiare prej 19.460.048 lekë të reja, e
shkaktuar nga kryerija e veprës penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve" e parashikuar në
nenin 181 të K.Penal.
BAZA LIGJORE: Nenet 5 germa “ë” të Ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për
Avokaturën e Shtetit”; nenet 61, 62/1 te K.Pr.Penale ; nenet 31,32/a), 41,48,153 e vijues, 161
të K.Pr.Civile, nenet 608, 609, 626, 627, 640-642 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2018-4352(1472), datë 17.12.2018

ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë

për shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj.them.21233-01172-41-2018(1137),
datë regjistrimi 03.07.2018, që i përket paditësit: Avokatura e Shtetit Zyra
Vendore Korçë, palë të paditura : “A Agolli” sh.p.k, dhe Aurel Agolli; me
objekl; “Detyrimin e të paditurve t 'i kthejnë Shtetit vlerën financiare prej
19.460.048 lekë të reja. e shkaktuar nga kryerja e veprës penale "Mospagim i
taksave dhe tatimeve " e parashikuar në nenin 181 të K.Penal. "
Dërgimin për shqyrtim të kërkesës padisë dhe akteve shoqëruese Gjykatës
Administrative te Shkallës së Parë Korçë, si gjykatë kompetente nga
pikëpanmja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkesë padie.

Kundër vendimit të sipërcituar, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse

Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë, i cili kërkon:

201
Prishjen e vendimit nr.41-2018-4352(1472), datë 17.12.2018 të Gjykatës
Rrethit Gjyqësor Korçë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për
vazhdimin e gjykimit.

Pala paditëse Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë, në ankimin e veçantë

parashtron këto shkaqe:

- Gjykata gabohet në arsyetimin e saj në vendimin objekt i këtij ankimi pasi referuar
nenit të mësipërm kjo është një padi civile e ngritur në procesin penal, sipas nenit 61
të K.Pr.Penale: " që ka pësuar dëm material nga vepra penale ose trashëgimtarët e tij
mund të ngrejnë padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit
civil, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit". Pra, ligjvënësi në
këtë parashikim të tij ka përcaktuar se kthimi i pasurisë dhe shpërblimi i dëmit
kërkohet me ngritjen e një padie civile.
- Në të njëjtin mendim dhe argumentim është edlhe Gjykata Penale e cila në vendimin
e datës 29.06.2018 bazuar në nenin 62/3 të K.Pr.Penale sipas të cilit: "Me kërkesën e
palëve ose kryesisht gjykata mund të vendosë veçimin e padisë civile dhe dërgimin e
saj në gjykatën civile nëse gjykimi i saj vështirëson ose zvarrit procesin pena, ka
disponuar për veçimin c padisë civile nga gjykimi i çështjes penale, si dhe dërgimin e
saj në gjykatën civile konform nenit të sipërcituar.Pra, ligjvënësi sërisht edhe në këtë
parashikim të tij ka përcaktuar se padia e ngritur në procesin penal duhet të dërgohet
për t’u shqyrtuar në Gjykatën Civile.
- Gjithashtu, neni 64 i Kodit të Procedurës Penale përcakton rastet e heqjes dorë nga
gjykimi i padisë civile, por heqja dorë nuk pengon ngritjen e padisë në gjykatën
civile.
- Pra, në çdo rast ligjvënësi ka përcaktuar se ngritja e këtyre padive duhet të behët në
Gjykatën Civile, e cila detyrimisht është gjykata kompetente për gjykimin e këtyre
padive, siç është edhe padia objekt i këtij gjykimi.
- Padia civile, objekt i gjykimit në Gjykaten e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor
Korçë, është bazuar në kapitullin që trajton detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i
dëmit në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, përsa i përket rasteve të shkaktimit
të dëmit jashtëkontraktor dhe konkretisht në nenin 608 sipas të cilit: “Personi që, në
mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në
pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin shkaktuar”, e vijues, padi për të cilat
ligjvënësi ka përcaktuar gjykimin e tyre në Gjykatën Civile.
- Gjithashtu, me vendimin e datës 09.07.2018 “Për lënien e padisë pa veprime dhe lënie
kohë për plotësimin e të metave“, përsa i përket padisë së paraqitur në Gjykatën e
Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Korçë, kjo Gjykatë ka kërkuar nga pala paditëse
Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë, plotësimin e të metave të padisë për të
paraqitur provat në mbështetje të pretendimeve të saj. Më pas ka vazhduar me
kryerjen e veprimeve të tjera proceduriale si dhe me caktimin e seancës përgatitore
për diskutimin e kësaj çështje civile.
- Arsyetimi i Gjykatës në vendimin e saj nr.1472, datë 17.12.2018 mbeshtetet në nenin
61 të K.Pr.Civile sipas të cilit: “Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për
shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45
dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos mos kompetencën e
saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente”.
- Kjo Gjykatë ka kryer disa seanca përgatitore, në të cilat ka administmar edhe prova të
tjera në dobi të këtij gjykimi (siç është vendimi penal nr.314, datë 02.07.2018 kundër
të pandehurve Aurel Agolli dhe “A.Agolli” Sh.p.k, të paditur civile në këtë gjykim),

202
por vetëm në momentin që përfaqësuesi i palëve të paditura kërkoi pezullimin e këtij
gjykimi deri në përfundim të shqyrtimit të çështjes tjetër të regjistruar në Gjykatën
Administrative të Shkallës së Parë Korçë në të cilën prej saj kërkohet konstatimi
absolutisht i pavlefshëm i aktit administrativ “Njoftim vlerësimi për detyrimet”,
kryesisht vendosi të shpallë moskompetencën lëndore për gjykimin e kësaj padie
civile, pavarësisht rrethanave të paraqitjes pranë kësaj Gjykate së kësaj çështje civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori dhe bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomë Këshillimi, në përfundim;

VËREN
1.Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr.11243-274-00-2019 regj. them, që
iu përket palëve:paditës Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Korçë, i paditur A.AgoIli Sh.p.k,
dhe Aurel Agolli me objekt: Detyrimin e të paditurve t'i kthejnë Shtetit vlerën financiare prej
19.460.048 lekë të reja, e shkaktuar nga kryerija e veprës penale “Mospagim i taksave dhe
tatimeve" e parashikuar në nenin 181 të K.Penal.
2.Vendimi nr. 41-2018-4352(1472), datë 17.12.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Korçë, është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi
nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat:

3. Nga aktet e ndodhura në dosje ka rezultuar se me vendimi të datë 29.06.2018

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 62/3 dhe 405/9 të K.Pr.Penale ka
disponuar për: “Veçimin e padisë civile, që i përket paditësit civil Avokatura e Përgjithshme
e Shtetit, Zyra Vendore Korçë, e përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Dritan Hamzallari, të
paditur shoqëria “A.Agolli” Sh.p.k. dhe Aurel Agolli, me objekt detyrimin e të paditurve ti
kthejnë shtetit vlerën financiare prej 19.460.048 lekë e shkaktuar nga kryerja e veprës penale
të mospagimit të taksave dhe të tatimeve, parashikuar nga neni 181 i K.Penal, nga gjykimi i
çështjes penale që i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ndaj të
pandehurve A.Agolli Sh.p.k. dhe Aurel Agolli, të akuzuar per kryerjen e veprës penale të
mospagimit të taksave dhe tatimeve nga neni 181 i K.Penal.
4. Në përmbajtje të kërkesëpadisë Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë ka
parashtruar ndër të tjera se, në zbatim të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e
Shtetit”,VKM –së nr.392, datë 08.04.2009 të dalë në zbatim të ligjit, K.Pr.Penale,
K.Pr.Civile, pas njohjes dhe shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë
për procedimin penal nr.292 të filluar në datë 20.03.2017 në ngarkim të të pandehurve
A.Agolli” Sh.p.k dhe Aurel Agolli, ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë rrethana faktike
dhe ligjore për ngritjen e padisë civile në procesin penal.
5. Dhe kjo ndodhur në kushte kur sipas shkresës nr.14790/6 prot, datë 16.10.207 të
Drejtorisë Rajonale Ttaimore Korçë, rezulton se Shoqëria “A.Agolli” Sh.p.k, me NIPT
J94316061E, me administrator shtetasin Aurel Agolli, me anë të “Njoftim Vlerësimi për
Detyrimet” nr.4837 prot, datë 26.03.2012 i është bërë njoftimi i parë vlerësimit ku i bëhet i
ditur shuma e detyrimit dhe penaliteti për periudhën tatimore të vlerësuar prej këtij
institucioni.
6.Me anë të “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet” nr.16247/4, prot, datë 07.11.2013
këtij subjekti i është bërë njoftimi i dytë i vlerësimit ku i bëhet i ditur shuma e penalitetit për
msopagim në afat të kontributeve shoqërore.

203
7. Ndërsa me anën të “Njoftim Vlerësimi për detyrimin”, nr.6712/7 prot, datë
13.11.2013 këtij subejkti i është bërë njoftimi i tretë i vlerësimit ku i bëhet i ditur se ka
detyrime të pa paguara ndaj organeve tatimore sipas llojit të tatimeve dhe kontributeve të
pasqyruara në këtë njoftim, si pasojë e një kontrolli të thelluar nga ana e administratës
tatimore në këtë shoqëri tregëtare.
Pas njoftimit të tretë të vlerësimit kjo shoqëri është ngarkuar me të gjitha detyrimet
nga ana e organeve tatimore, për të cilat kanë dalë njoftimet përkatëse.
8. Me anë të shkresës nr.14790/1 prot, date 11.10.2017 të Drejtorisë Rajonale
Tatimore Korçë rezulton se detyrimi i shoqërisë “A.Agolli” Sh.p.k, NIPT J94316061E, me
administrator shtetasin Aurel Agolli është në shifrën 19.460.048 lekë, ku përfshihen detyrime
TVSH, gjoba dhe kamatvonesa, tatim fitimi në burim, kontribute sigurime shëndetësore e
shoqërore, tatim mbi të ardhurat personale etj.

II. Procedura:

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë,me vendimin nr.41-2018-4352(1472), datë

17.12.2018 ka vendosur:
Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për
shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj.them.21233-01172-41-2018 (1137), datë regjistrimi
03.07.2018, që i përket paditësit: Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë, palë të paditura :
“A Agolli” Sh.p.k, dhe Aurel Agolli; me objekl; “Detyrimin e të paditurve t 'i kthejnë Shtetit
vlerën financiare prej 19.460.048 lekë të reja. e shkaktuar nga kryerja e veprës penale
"Mospagim i taksave dhe tatimeve " e parashikuar në nenin 181 të K.Penal. "
Dërgimin për shqyrtim të kërkesës padisë dhe akteve shoqëruese Gjykatës
Administrative te Shkallës së Parë Korçë, si gjykatë kompetente nga pikëpanmja e
kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkesë padie.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ndër të tjera arsyeton se:

...... Vendimi unifikues nr.3. datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së

Lartë i cili ka unifikuar praktikën gjyqësore lidhur me kompetencën e Gjykatës
Administrative, ka interpretuar se : “Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e
Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me Ligjin
nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha
çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligjit përbjën mosmarrëveshje administrative,
pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit.
Kështu, konform dispozitave proçedurale të sipërcituara, gjykata në çdo fazë të
gjykimit ka
detyrimin që përveç përcaktimit të natyrës së çështjes, pra detyra me karakter material ka
dhe detyra të tjera me karakter procedural po aq të rëndësishme, sikurse është edhe
kompetenca.
Kompetenca lëndore është ajo që përcakton gjykatën që ka të drejtë dhe njëkohësisht
detyrë të shqyrtojë dhe të zgjidhë mosmarrëveshje të caktuara. Kompetenca lëndore është
kategori e
rëndësishme e gjykimit, pasi është një parakusht procedural për vlefshmërinë e procesit dhe
dhënia e një vendimi përfundimtarë nga një gjykatë jokompententë e bën gjykimin dhe
vendimin nul. Ligjvënësi, kur ka përcaktuar gjykatat kompentente nga pikëpamja lëndore
është nisur nga natyra e çështjes (objekti dhe shkaku ligjor i padisë). Persa me siper referuar
edhe percaktimit të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 rezulton se, në kompetencën lëndore të

204
Gjykatës Administrative janë edhe mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative të
nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik, refuzimi nga një
organ administrativ për nxjerrjen e një akti si dhe konfliktet që lindin gjatë veprimtarisë
administrative të një organi publik. Duke patur parasysh përmbajtjen e kërkesëpadisë,
gjykata çmon se në thelb të kërkimit të palës paditëse qëndron pretendimi i saj lidhur me
shpërblimin e dëmit të shkaktuar shtetit nga mos shlyerja e detyrimeve të rrjedhura nga aktet
adminiistrative “Njofitim vlerësimi për detyrimet të nxjerra nga Drejtoria Rajonale
Tatimore.... Duke patur parasysh përmbajtjen e kërkesëpadisë, gjykata çmon se në thelb të
kërkimit të palës paditëse qëndron pretendimi i saj lidhur me shpërblimin e dëmit të
shkaktuar shtetit nga mos shlyerja e detyrmieve të rrjedhura nga aktet administrative
“Njoftim vlerësimi për detyrimet”të nxjerra nga Drejtoria Rajonale Tatimore....Për sa më
sipër gjykata çmon se bazuar në nenin 7 dhe 17 i ligjit nr.49/2012 ndodhet përpara gjykimit
të një mosmarrveshje administartive që duhet të zgjidhet nga gjykata administrative gjatë
gjykimit në themel të çështje, pasi lidhet me shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mos
përmbushja e detyrimeve të përcaktuara në një akt individual të lëshuar nga një organ i
administartës publike,në rastin konkret nga një organ i administartës tatimore.

III. Ligji i Zbatueshëm:

11. Në nenin 32 të K.Pr.Civile parashikohet se:

Padia mund të ngrihet:
a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;
b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të
drejte;
c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për
paditësin.
12. Në nenin 42 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesë të përkohshme. Kur i
padituri nuk ka vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e
Shqipërisë, paditë ngrihen në gjykatën ku banon paditësi.
10. Në nenin 43 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi
juridik ka qendrën e tij. Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci
lokale të personit juridik, paditë mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose
agjencia, si dhe gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose
një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë.
13. Në nenin 61 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose
me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën
kompetente.
14. Në nenin 62 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.
15. Neni 7 i ligjit nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon se: Gjykatat
administrative janë kompetente për:

205
a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore
normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë
administrative nga organi publik;
b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të
mosveprimit të organit publik;
c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në
rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;
ç)mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ
i administratës publike;
d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve
administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të
dënimit administrativ për kundërvajtësin;
dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit
administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

16. Vendimi nr.41-2018-4352(1472), datë 17.12.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Korçë, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës funksionale
së saj për shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e saj për gjykim, Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Korçë, është një vendim i marrë në zbatim të drejtë të
ligjit procedural, ndaj për këtë shkak, ai duhet të lihet në fuqi.
17. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës
nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si
element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
18. Kompetenca lëndore/tokësore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën
të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të
tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari
proceduriale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj (neni 61
K.Pr.Civile). Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, pretendimeve të
parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe shkaqeve të ankimit, Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë në interpretim të dispozitave ligjore të Kodit Procedurës Civile të
zbatueshme për rastin konkret, e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur
nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, në lidhje me moskompetencën lëndore të saj në
shqyrtimin e kësaj çështjeje.
19. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
të drejte arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë .Gjykata
ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij
gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
20. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë në arsyetimin e vendimit thekson se :....
“Duke patur parasysh përmbajtjen e kërkesëpadisë, gjykata çmon se në thelb të kërkimit të
palës paditëse qëndron pretendimi i saj lidhur me shpërblimin e dëmit të shkaktuar shtetit
nga mos shlyerja e detyrmieve të rrjedhura nga aktet administrative “Njoftim vlerësimi për
detyrimet”të nxjerra nga Drejtoria Rajonale Tatimore....Për sa më sipër gjykata çmon se
bazuar në nenin 7 dhe 17 i ligjit nr.49/2012 ndodhet përpara gjykimit të një mosmarrveshje
administartive që duhet të zgjidhet nga gjykata administrative gjatë gjykimit në themel të

206
çështje, pasi lidhet me shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mos përmbushja e detyrimeve të
përcaktuara në një akt individual të lëshuar nga një organ i administartës publike,në rastin
konkret nga një organ i administartës tatimore.
21.Ne nenit 61 i K.Pr.Civile, parashikohet se:.... «Gjykata, kur konstaton se nuk është
kompetente për gjykimin e çështjes, kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos
moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente«..... Për sa më lart Kolegji
Civil vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, me të cilin është shpallur
moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes civile, është i drejtë dhe i bazuar në
ligj.Referuar objektit të padisë jemi në kushtet kur Gjykata e Shkallë së Parë Korçë, nuk ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e objektit të kërkesëpadisë,pasi në thelb të kërkimit të
palës paditëse qëndron pretendimi i saj lidhur me shpërblimin e dëmit të shkaktuar shtetit nga
mos shlyerja e detyrimeve të rrjedhura nga aktet administrative “Njoftim vlerësimi për
detyrimet”, të nxjerra nga Drejtoria Rajonale Tatimore, i cili është një akt administrativ i cili
kundërshtohet pranë Gjykatës Administrative.
22. Në kushtet kur çështja në shqyrtim i përket parashikimit ligjor të përcaktuar në
nenin 7 të ligjit nr.49/2013 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative
dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, pika a, e cila përcakton: Gjykatat
administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative
individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë
ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik, kjo çështje është e natyrës
administrative dhe si e tillë, është në kompetencën lëndore të gjykatave administrative, në
përputhje të plotë me qëndrimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në
vendimin nr. 03, datë 06.12.2013, ku ndërmjet të tjerave thuhet: Gjykatat administrative të
shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, të
krijuara me ligjin nr. 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për
shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje
administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit....
23.Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi
i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Korçë, nuk është i
bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Korçë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e
çështjes civile, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 62 të Kodit të Procedurës Civile;

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr. 41-2018-4352 (1472), datë 17.12.2018, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 28.03.2019

207
Nr. 11242-00153-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 256 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përket palëve:

KËRKUES: URMA LATIFI

PERSONA TË TRETË: DRSSH KORÇË

NJËSIA ADMINISTRATIVE BULGAREC -
KORÇË
BASHKIA KORÇË

OBJEKTI:
Vërtetimin e faktit juridik të qenies në marrëdhënie pune nga 01.07.1973-10.11.1985
në Kooperativën Bujqësore Dishnicë, sektori Shamoll, si edhe fakti që për këto periudha
kam realizuar normën mesatare të ditëve të punës në kooperativë të përcaktuar për gra
240 ditë në vit.
BAZA LIGJORE: Neni 153, 154, 388 i Kodit të Procedurës Civile të Republikës së
Shqipërisë, Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e
Shqipërisë ” të ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,me vendimin nr. 1470, datë 16.11.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan

për shqyrtimin e çështjes civile nr. 2533 akti, datë regj. 14.11.2018.
Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve përkatëse Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Korçë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin
e kësaj kërkese.

Kundër vendimit të sipërcituar, në datë 07.01.2019 ka paraqitur kërkesë për

rregullimin kompetence Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, duke parashtruar këto
shkaqe:

- Në këtë lloj gjykimi, që përbën një lloj gjykimi të posaçëm, ligjvënësi ka përcaktuar
edhe kompetencën tokësore, pra në dispozitën e posaçme ka përcaktuar qartë se
kompetenca për vërtetimin e fakteve paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në
territorin e së cilës ka banim kërkuesi.

208
- I vetmi përjashtim nga ky rregullim ligjor është në rastet kur kërkohet të vërtetohet
gjyqësish fakti për një send të paluajtshëm, pasi në këto raste kompetente në
pikëpamje të kompetencës tokësore është gjykata e shkallës së parë në territorin e së
cilës ndodhet sendi.
- Në rastin në gjykim, kërkuesja do të njohë vitet e punës bazuar në nenin 388 të
K.Pr.Civile dhe kompetente është Gjykata e vendbanimit të saj dhe më konkretisht
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
- Neni 64 i K.Pr. Civile parashikon se: “Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një
gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet
të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet. Konfliktet për
kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, ka të drejtë të parashtrojë
qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë e cila vendos për rregullimin e kompetencës sipas
rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 63 të këtij Kodi ”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomë Këshillimi, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja nr. 11243-00153-00-2019 regj. them,
që iu përket palëve: kërkues : Urma Latifi, persona të tretë : DRSSH Korçë, Njësia
Administrative Bulgarec – Korçë, Bashkia Korçë, me objekt:Vërtetimin e faktit juridik të
qenies në marrëdhënie pune nga 01.07.197310.11.1985 në Kooperativën Bujqësore
Dishnicë, sektori Shamoll, si edhe fakti që për këto periudha kam realizuar normën mesatare
të ditëve të punës në kooperativë të përcaktuar për gra 240 ditë në vit.
2. Vendimi nr. 1470, datë 16.11.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të
dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Kërkuesja, Urma Latifi (Adili), i është drejtuar fillimisht Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Elbasan me kërkesën civile me objekt të sipërcituar në pjesën hyrëse të kësaj
parashtrese duke kërkuar si më sipër. Ajo, referuar kërkesës civile, konkretisht pretendon se:
“Jam e datëlindjes 16.05.1958 dhe referuar nenit 92 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për
Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” më lind e drejta për të përfituar pension
pleqërie.
4. I është drejtuar DRSSH Korçë në lidhje me periudhat e vjetërsisë në punë në ish-
Kooperativën Dishnicë, sektori Shamoll për faktin se nuk i ka pasur asnjëherë të aktivizuara
në DRSSH Korçë. Paditësja në prapësimet e saj ka sqaruar se me mbarimin e shkollës 8-
vjeçare dhe me mbushjen e moshës 15 vjeç ka filluar marrëdhënien e punës në Kooperativën
Bujqësore Dishnicë, sektori Shamoll, marrëdhënie pune e cila ka vijuar rregullisht pa
ndërprerje deri më dalën 10.11.1985, i cili është momenti kur është shkëputur pasi ka lidhur
martesë. Gjithashtu për periudhat objekt gjykimi ka punuar në punë të ndryshme bujqësore
pa shkëputje duke realizuar normat e caktuara për gra në kooperativë, 240 ditë pune në vit.

II. Procedura:

209
5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,me vendimin nr. 1470, datë 16.11.2018 ka
vendosur:
Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për
shqyrtimin e çështjes civile nr. 2533 akti, datë regj. 14.11.2018.
Dërgimin për shqyrtim të kërkesës dhe akteve përkatëse Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Korçë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja tokësore për shqyrtimin e kësaj kërkese.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ndër të tjera arsyeton se:
..... Referuar objektit të kërkesës dhe shkakut ligjor të saj konstatohet se ndodhemi
para aplikimit të kritereve ligjore për kompetencën e përgjithshme sipas specifikimeve të
nenit 43 të K.Pr.Civile të ndryshuar, që përcakton shprehimisht:“Kur i padituri është person
juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij...Paditë që
rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të personit juridik, mund të
ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe në gjykatën e shkallës së
parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të
paraqitet në gjykim për objektin e padisë”.…. Në rastin objekt shqyrtimi rezulton se edhe
qendra e personit juridik edhe degët e tyre të thirrur nga kërkuesja, në cilësinë e personit të
tretë, e kanë selinë e tyre në qytetin e Korçës. Duke shqyrtuar në tërësi komponentët që kanë
të bëjnë me përcaktimin e gjykatës kompetente, kjo gjykatë çmon se duhet të shpallë kryesisht
moskompetencën e saj tokësore në referencë të nenit 61 të K.Pr.Civile.

III. Ligji i Zbatueshëm:

7. Në nenin 32 të K.Pr.Civile parashikohet se:

Padia mund të ngrihet:
a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;
b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të
drejte;
c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për
paditësin.
8. Në nenin 42 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin
e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesë të përkohshme. Kur i
padituri nuk ka vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e
Shqipërisë, paditë ngrihen në gjykatën ku banon paditësi.
9. Në nenin 43 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi
juridik ka qendrën e tij. Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci
lokale të personit juridik, paditë mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose
agjencia, si dhe gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose
një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë.
10. Në nenin 61 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose
me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën
kompetente.
11. Në nenin 62 të K.Pr.Civile është parashikuar se:
Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund
të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë
në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

210
IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet që ngrihen nga Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Korçë, janë të bazuara në ligj, prandaj ka arsye ligjore që vendimi i dhënë
nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan të cënohet.
13. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës
nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si
element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
14. Kompetenca lëndore/tokësore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën
të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të
tij,në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale
dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj (neni 61 K.Pr.Civile).
Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në këto
akte, vendimit të gjykatës dhe shkaqeve të ankimit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në
interpretim të dispozitave ligjore të Kodit Procedurës Civile të zbatueshme për rastin konkret,
nuk e gjen të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Elbasan.
15. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës tokësore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ku në
arsyetimin e vendimit thekson se :…..Referuar objektit të kërkesës dhe shkakut ligjor të saj
konstatohet se ndodhemi para aplikimit të kritereve ligjore për kompetencën e përgjithshme
sipas specifikimeve të nenit 43 të K.Pr.Civile të ndryshuar, që përcakton shprehimisht: "Kur i
padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka
qendrën e tij...Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të
personit juridik, mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe
në gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një
përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë....Në rastin objekt
shqyrtimi rezulton se edhe qendra e personit juridik edhe degët e tyre të thirrur nga
kërkuesja, në cilësinë e personit të tretë, e kanë selinë e tyre në qytetin e Korçës. Duke
shqyrtuar në tërësi komponentët që kanë të bëjnë me përcaktimin e gjykatës kompetente, kjo
gjykatë çmon se duhet të shpallë kryesisht moskompetencën e saj tokësore në referencë të
nenit 61 të K.Pr.Civile.
16. Nga kërkesëpadia rezulton se kërkimi i kërkueses në këtë gjykim është:
“Vërtetimin e faktit juridik të qenies në marrëdhënie pune nga 01.07.1973-10.11.1985 në
Kooperativën Bujqësore Dishnicë, sektori Shamoll, si edhe fakti që për këto periudha kam
realizuar normën mesatare të ditëve të punës në kooperativë të përcaktuar për gra 240 ditë në
vit.
17. Kolegji Civil në përcaktimin e kompetencës tokësore i referohet identifikimit të
natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji nuk e
vlerëson të drejte arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Elbasan. Gjykata nuk ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin
e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve
ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës tokësore, pasi referuar
objektit të padisë jemi në kushtet kur gjykata e shkallë së parë Elbasan ka kompetencën
tokësore për shqyrtimin e të gjithë objektit të kërkesëpadisë, pasi jemi në kushte kur kërkohet
“Vërtetimin e faktit juridik të qenies në marrëdhënie pune”.

211
18. Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një
gjykimi që përbën mosmarrëveshje e cila rregullohet nga dispozitat e Kodit të Procedurës
Civile, siç është vërtetësia e një dokumenti me pasoja juridike për paditësin. Ky fakt rezulton
nga përmbajtja e nenit 32 të K.Pr.C sipas të cilit: “Padia mund të ngrihet: (i) për të kërkuar
rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; (ii) për vërtetimin e
qenies ose mosqenies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte; (iii) për njohjen e
vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.
19.Sa më sipër në analizë të kërkimit të kërkuese Urma Latifi dhe shkakut ligjor ku
mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie për “Vërtetimin e faktit juridik të
qenies në marrëdhënie pune. Me padinë objekt shqyrtimi kërkuesja kërkon të vërtetojë
gjyqësisht faktin e qenies në marrëdhënie pune nga 01.07.1973-10.11.1985 në Kooperativën
Bujqësore Dishnicë, sektori Shamoll, si edhe fakti që për këto periudha ka realizuar normën
mesatare të ditëve të punës në kooperativë”, me qëllim përdorimin e këtij dokumenti pranë
institucioneve shtetërore apo privatë. Në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja
konkrete përbën një mosmarrëveshje me natyrë civile dhe për rrjedhojë kompetente për
gjykimin e çështjes është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
20. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi
i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore
për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të
vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 62 të Kodit të Procedurës Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 1470, datë 16.11.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Elbasan, dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

212
Nr. 11243-00554-00-2019 Regj. Themeltar
Nr. 00-2019 - 263 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 28.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu

përkët palëve:

KËRKUES: 1. XHEVDET MERKAJ

2. FATMIRA STRATI (MERKAJ)
3. ALBERT STRATI
4. PETREF MERKAJ
5. IVANUSHKA DEDNREAJ (MERKAJ)
6. NATASHA MERKAJ
7. HERGYS GORA
8. OTILJA GORA
9.URIANITA GORA

PERSONA I TRETË: 1. SHOQERIA “AD - RE” SH.P.K.

2. DASHAMIR DEMAJ

OBJEKTI:
Ndreqje e gabimit të vendimit nr. 1500/137, datë 05.06.2018 të Gjykatës së Shkallës
së Parë Vlorë.
BAZA LIGJORE: Neni 312 i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 954, datë 27.06.2018 ka

vendosur:

Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Vlorë për shqyrtimin e çështjes me nr. 954 regj, them, datë 08.06.2018.
Dërgimin e çështjes me nr. 954 rregj, them, datë 08.06.2017 Gjykatës së
Apelit Vlorë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr. 351, datë 18.12.2018 ka vendosur:

Parashtrimin e qëndrimit të kësaj gjykate para Gjykatës së Lartë se

kompetente për gjykimin e çështjes është Gjykata Shkallës së Parë Vlorë.
Dërgimin e këtij parashtrimi në Gjykatën e Lartë për rregullimin e
kompetencës.

213
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe e bisedoi në tërësi çështjen në
Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

VËREN
1. Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja civile nr. 11243-00554-00-2019 regj.
them, që iu përket: Kërkues Xhevdet Merkaj etj, person i tretë Shoqeria “AD - RE” Sh.p.k.,
dhe Dashamir Demaj me objekt: Ndreqje e gabimit të vendimit nr. 1500/137, datë 5.6.2018
të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
2. Vendimi nr. 954, datë 27.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është
rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe
çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:

3. Pala kërkuese i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me kërkesën me

objekt: Ndreqje e gabimit të vendimit nr. 1500/137, datë 05.06.2018 të Gjykatës së Shkallës
së Parë Vlorë.
4. Pala kërkuese parashtron se në dispozitivin e vendimit nr. 1008, datë 05.06.2018 i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka gabim material në vlerën e detyrimit të caktuar ndaj
palës së paditur në favor të palës paditëse (është reduktuar vlera e kushtit penal). Konkretisht
në vendimin nr. 1008, datë 05.06.2018 Gjykata ka disponuar për:
“1) Pranimin pjesërisht të padisë.
2) Detyrimin e palës së paditur “AD-RE” Sh.p.k. dhe Dashamir Demaj të paguajnë
në favor të paditësave vlerën prej 100.000 lekë në muaj për 69 muaj, gjithsej 6.900.000 lekë,
duke filluar nga data 01.08.2012 për shkak të mos përfundimit të procesit të ndërtimit të
objektit sipas aktit leje ndërtimi nr. 3/66., datë 23.10.2009 të KRRT Bashkia Vlorë.
3) Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj.
4) Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse dhe të paditur sipas pjesës së
pranuar dhe të rrëzuar të padisë.
5) Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për vendimin gjyqësor, urdhër i cili vendoset në
dispozicion me marrjen e vendimit formë të prerë.
6) Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë brenda 15 ditëve
duke filluar ky afat nga dita e nesërmja e shpalljes së vendimit.”

II. Procedura:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 954, datë 27.06.2018 ka

vendosur:
Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për
shqyrtimin e çështjes me nr. 954 regj, them, datë 08.06.2018.
Dërgimin e çështjes me nr. 954 rregj, them, datë 08.06.2017 Gjykatës së Apelit
Vlorë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e saj.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndër të tjera arsyeton se:
Për të mundësuar shqyrtimin e kërkesës u procedua me parashtrimin e kërkesës pranë
Sekretarise se Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për administrimin e fashikullit që i përket
vendimit nr. 1008, datë 05.06.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Me shkresën e
datës 27.06.2018 nga ana e Kryesekretarisë është kthyer përgjigje negative se ndaj dosjes

214
është ushtruar ankim dhe dosja ndodhet në fazën e komunikimit të ankimit e për këtë arsye
dosja nuk mund të administrohet nga ana e Gjykatës.
Në kushtet kur administrimi i dosjes që i përket vendimit nr. 1008, datë 05.06.2018 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë nuk mund të realizohet pasi dosja ndodhet në fazën e
komunikimit të ankimit dhe me pas dosja duhet të kaloje në Gjykatën e Apelit Vlorë, si
gjykata kompetente për të vlerësuar vendimin nr. 1008, datë 05.06.2018 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Vlorë në bazë të ankimit të ushtruar, konstatohet kryesisht se Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Vlorë nuk ka kompetencë për të realizuar ndreqjen e gabimit material në
vendimin nr. 1008, datë 05.06.2018 në kushtet e pamundësisë së administrimit të fashikullit
të këtij vendimi, si një kusht i domosdoshëm ky për të vlerësuar në themel kërkesa e paraqitur
nga pala kërkuese bazuar në provat që ndodhen në atë fashikull.
7. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr. 351, datë 18.12.2018 ka vendosur:
Parashtrimin e qëndrimit të kësaj gjykate para Gjykatës së Lartë se kompetente për
gjykimin e çështjes është Gjykata shkallës së parë Vlorë.
Dërgimin e këtij parashtrimi në Gjykatën e Lartë për rregullimin e kompetencës.
8. Gjykata e Apelit Vlorë ndër të tjera arsyeton se:
Në të tilla rrethana, çështja është dërguar për gjykim si gjykate kompetente Gjykatës
së Apelit Vlorë.
Përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata e apelit vuri në diskutim kompetencën
lëndore të saj për shqyrtimin e kësaj kërkesë dhe, pasi dëgjoi përfaqësuesin e kërkuesve që u
shpreh se shqyrtimi duhet të vijoje për shkak se kjo gjykatë është kompetente, çmon se
vendimi i gjykatës së shkallës së parë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit.
Referuar të drejtës sonë procedurale, pas shpalljes së vendimit, gjykata nuk mund ta
anulojë ose ta ndryshojë atë. Kodi i Procedurës Civile përcakton në mënyrë të qartë veprimet
procedurale të cilat mund të kryejë gjykata në lidhje me përmbajtjen e vendimit gjyqësor të
cilat konsistojnë në: (i) ndreqjen e gabimeve; (ii) plotësimin e vendimit; (iii) sqarimin dhe
interpretimin e vendimit.
Korrigjimi i gabimeve të vendimeve gjyqësore, konsiston në korrigjimin e gabimeve të
karakterit material, të cilat lidhen me gabime thjesht në përpilimin e vendimit gjyqësor (neni
312 i K.Pr.Civile). Plotësimi i përmbajtjes se vendimit gjyqësor kryhet në rast se gjykata nuk
është shprehur mbi të gjitha kërkesat për të cilat pala ka paraqitur prova (neni 313 i
K.Pr.Civile), ndërsa interpretimi dhe sqarimi i vendimit bëhet nga gjykata, kur ky i fundit
është i errët, i paqartë dhe kërkohet nga palët (neni 314 i K.Pr.Civile).
Sipas parashikimeve të neneve 312-314 të Kodit të Procedurës Civile, vendimi i
gjykatës nuk është gjë tjetër veçse materializimi i bindjes së brendshme të gjykatës dhe i vetë
gjykimit të realizuar prej saj. Këto veprime procedurale, synojnë pikërisht, korrigjimin
sqarimin dhe interpretimin e asaj çfarë gjykata ka pasur si bindje të brendshme dhe vullnet
në momentin e shpalljes së vendimit. Prandaj, korrigjimi, sqarimi dhe interpretimi i vendimit
nuk është gjë tjetër veçse, individualizimi ose përcaktimi i saktë i asaj çfarë ka dashur të
shprehe gjykata në këtë moment. Në këto kushte, gjatë kryerjes se këtyre veprimeve
procedural, është e domosdoshme të zbatohen jo vetëm rregullat dhe interpretimet juridike,
por edhe ato logjike. Gjykata çmon se, ligjvënësi ka parashikuar pikërisht këto norma
procedurale dhe këtë mundësi për atë që e kërkon, nisur nga rëndësia e madhe që ka dhënia
e një vendimi të saktë dhe të qartë, por kurrsesi që gjykata, për sa rezulton në rastin në
shqyrtim, të disponoje tej asaj çfarë ka arsyetuar apo urdhëruar në vendimin e parë, si dhe të
kryerje veprime ekstra procedurale të cilat nuk mund të kryen në këtë fazë të procesit
gjyqësor si dhe me këtë lloj vendimmarrje.
Në interpretim të nenit 312 të K.Pr.Civile, rezulton se paraqitja e këtij mjeti
procedurial kushtëzohet vetëm për mungesa që kanë të bëjnë me gabimet e bëra në shkrim
ose llogari, si dhe pasaktësi të dukshme të vendimit. Të kësaj natyre mund të jenë dhe

215
gabimet në lidhje me formën e vendimit, si dhe mospërputhjes midis kopjes dhe origjinalit të
tij (vendimit). Këto mungesa, të cilat përbëjnë bazë për korrigjimin e vendimit nuk janë si
rezultat i formulimit të gabuar të vullnetit të gjykatës në kohën e dhënies se vendimit, por
vetëm rezultat i gabimeve të bëra në hartimin me shkrim të vendimit. Me anë të korrigjimit të
vendimit nuk mund të ndryshohet vullneti i gjykatës i formuar me rastin e dhënies së vendimit
dhe që konkretizohet me shpalljen e tij dhe me veprimin e korrigjimit nuk mund të ndryshohet
përmbajtja e dispozitivit të vendimit që është rrjedhojë e zgjidhjes të drejtës së pretenduar
apo prapësimeve vetëm të palëve pjesëmarrëse në gjykim. Ndreqja e gabimeve në shkrim ose
në llogari ose ndreqja e pasaktësive të dukshme të vendimit mund të bëhet vetëm në ato raste
kur gabimet e konstatuara nuk përbëjnë shkak për prishjen e tij.
Gjykata e apelit mban me tej parasysh se kuptimin e kompetencës, me të cilën
kuptohet ajo pjesë e juridiksionit që i takon gjykatës së caktuar me ligj për të gjykuar dhe
vendosur për një çështje konkrete. Kompetenca përcakton për çdo gjykate rastet dhe llojet e
mosmarrëveshjeve që ajo ka pushtet për të gjykuar.
Ndarja e kompetencave ndërmjet gjykatave bëhet nga K.Pr.Civile dhe ligji “Për
organizimin e pushtetit gjyqësor në R.SH”.
Kjo ndarje bëhet në dy drejtime, sipas drejtimit vertikal - ku shpërndarja e çështjeve
bëhet sipas kriterit të vlerës së padisë dhe natyrës së çështjes dhe sipas drejtimit horizontal -
ku shpërndarja e çështjeve bëhet sipas kriterit territorial midis gjykatave të vendosura në
vende të ndryshme të territorit të shtetit.
Kompetenca në bazë të vlerës dhe natyrës së çështjes merr për bazë vlerën e padisë,
ashtu edhe kompetenca në bazë të natyrës së çështjes, ndan çështjet midis gjykatave të
shkallës së parë me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar i vetëm ose nga trup gjykues i
përbërë me 3 gjyqtare. Kompetenca në bazë të vlerës vendoset në bazë të vlerës së padisë e
cila si rregull llogaritet në momentin e paraqitjes së saj në gjykate. Ndarja e çështjeve në
bazë të kompetencave të vlerës dhe natyrës së çështjes vlen vetëm për gjykimin e shkallës së
parë.
Kompetenca tokësore ose territoriale ndan çështjet midis gjykatave me trupa të njëjtë
gjykues, të vendosura në pjesë të caktuara të territorit të një shteti, sipas dy parimeve
kryesore: për të bërë sa më të aksesueshëm procesin për palët dhe që për kategori të veçanta
mosmarrëveshjesh, procesi të zhvillohet para një gjykate, vendndodhja e të cilës ta ndihmojë
të ushtrojë funksionet e saj në mënyrë sa më efikase.
Kompetencë lëndore ose objektive - është ajo në bazë të së cilës gjykatat e një
kategorie kanë të drejtë dhe detyrë të shqyrtojnë dhe të zgjidhin çështjet civile të tjera për
shkak të llojit, natyrës dhe vlerës së objektit të tyre. Objekti përcaktues në këtë lloj
kompetencë është lënda. Në bazë të kritereve për kompetencën lëndore përcaktohet rrethi i
çështjeve që u takon gjykatave të shkallëve të ndryshme, p.sh. padia si lëndë shqyrtohet në
gjykatën e shkallës së parë, ankimi në gjykatën e apelit.
Së fundmi, kompetenca funksionale është ajo që iu njihet disa gjykatave për të
vendosur lidhur me mjetet e goditjes të ushtruara kundër pretendimeve për shkeljen e të
drejtave, vendimeve, p.sh. gjykata e shkallës së parë ka në funksion të punës së saj për të
vendosur për bazueshmërinë apo pabazueshmërinë e padisë, ndërsa gjykata e apelit ka për
funksion të saj të vendos për bazueshmërinë apo pabazueshmërinë e vendimit të gjykatës së
shkallës së parë.
Bazuar në këtë interpretim rezulton e qartë se kompetenca lëndore dhe ajo
funksionale është çështje që rregullohet nga ligji procedural mbi bazën e kritereve që lidhen
me lëndën në shqyrtim dhe natyrën e mjetit procedurial të përdorur nga palët, por jo nga
rrethana rastësore, siç mund të jetë vendndodhja e fashikullit gjyqësor, për efekt të
administrimit të akteve provuese.

216
Në lidhje me mjetin procedurial të parashikuar nga nenet 312, 313 dhe 314 të
K.Pr.Civile, rezultojnë se dispozitat që i parashikojnë ato janë vendosur nga ligjvënësi në
pjesën e dytë të K.Pr.Civile që i rregullon gjykimin në shkallë të parë.
Jo vetëm për këtë shkak, por edhe natyra e këtyre mjeteve proceduriale që synojnë të
ndreqin gabime, mangësi apo paqartësi në vendimin përfundimtar të dhënë nga gjykata e
shkallës së parë, ato duhet të shqyrtohen nga ajo gjykate që ka dhënë atë vendim.
Fakti që palët mund të kenë ushtruar ankim, për rrjedhojë vendimi nuk ka marrë
formë të prerë nuk e bën jokompetente gjykatën e shkallës së parë për të marrë në shqyrtim
kërkesa të kësaj natyre. Nëse ligjvënësi do të kishte qëllim që këtë kompetence t’ia njihte
gjykatës së apelit, për faktin se ndreqja e gabimeve mund të bëhet në çdo kohë apo sqarimi i
vendimit mund të bëhet brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit, ndërkohë që afati i ankimit
është 15 ditë, do të kishte parashikuar që në raste të tilla, këtë kompetencë t’ia njihte
gjykatës së shkallës së dytë në kuadër të shqyrtimit të ankimit të palëve.
Neni 467/b i K.Pr.Civile ka njohur të drejtën (kompetencën) e gjykatës së apelit
vetëm për të plotësuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pa e cënuar atë, por duke ia
vënë në dukje këtë parregullsi gjykatës së shkallës së parë.
Edhe nga përmbajtja e kësaj dispozite, rezulton e qartë se, nëse ligjvënësi do të
konsideronte jokompetente gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar kërkesën për ndreqjen
e gabimeve të bëra në vendimin e saj, duke ia njohur këtë kompetencë gjykatës me të lartë që
shqyrton ankimet ndaj këtij vendimi, do ta kishte parashikuar këtë kompetencë, sikundër ka
vepruar në rastin e plotësimit të vendimit.
Për arsyet e sipërcituara, gjykata e apelit çmon se nuk është kompetente për
shqyrtimin e kësaj kërkesë.
Në kushtet që, sipas nenit 64 të K.Pr.Civile, konfliktet për kompetencë midis
gjykatave nuk lejohen, gjykata e apelit të cilës, në kundërshtim me ligjin, i është dërguar
çështja për shqyrtim si gjykatë kompetente nga gjykata e shkallës së parë, ka të drejtën dhe
detyrimin për t’i parashtruar këtë qëndrim Gjykatës së Lartë, si i vetmi autoritet për
rregullimin përfundimtar të kompetencës.

III. Ligji i Zbatueshëm:

9. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

1. Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose
të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46, të këtij Kodi, kryesisht ose me
kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
2. Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm
me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
10. Neni 6435 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:
Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës
kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së
cilës i dërgohet.
Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, ka të drejtë t’i
parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë e cila vendos për rregullimin e kompetencës
sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 63 të këtij Kodi.
12. Neni 312 të Kodit të Procedurës Civile, parashikon se:

35
Ndryshuar me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; hequr fjalë në paragrafin e dytë me ligjin nr.
38/2017, 30.3.2017.

217
Pas shpalljes së vendimit gjykata nuk mund ta anulojë ose ta ndryshojë atë. Ajo, me
kërkesën e palëve ose kryesisht, mund të ndreqë në çdo kohë vetëm gabimet e bëra në shkrim
ose në llogari ose ndonjë pasaktësi të dukshme të vendimit.
Gjykata, pasi thërret palët, në seancë, e shqyrton kërkesën sipas rregullave të këtij
Kodi, jep vendim, i cili i bashkohet vendimit të ndrequr.
Kundër vendimit të dhënë për rastet e parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni,
mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e apelit.
13. Neni 467/b36 të Kodit të Procedurës Civile, parashikon se:
Kur gjykata për çështjen që nuk ishte në kompetencën e saj ka dhënë një vendim të
drejtë dhe, nga ana tjetër, nuk janë kapërcyer kompetencat e gjykatës së cilës i takonte
çështja, gjykata e apelit ka të drejtë të mos e prishë vendimin, por të mjaftohet t’i verë në
dukje gjykatës përkatëse parregullsinë e vendimit të saj.
Kur gjykata e apelit konstaton se janë kushtet e plotësimit të vendimit, të
parashikuara në nenin 313, të këtij Kodi, vendos vetë për plotësimin e tij, duke ia vënë në
dukje parregullsinë gjykatës së shkallës së parë.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, qëndrimet e parashtruara në

vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në ligj.
Prandaj është vendi që të prishet vendimi nr. 954, datë 27.06.2018 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Vlorë dhe të dërgohet çështja në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.
15. Kolegji Civil vlerëson se, juridiksioni gjyqësor, si edhe kompetenca e gjykatës për
gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja lëndore, funksionale dhe tokësore eskluzive
është element thelbësor që garanton procesin e rregullt ligjor.
16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete mbështetet në
rregullat procedurale të parashikuara në Pjesën e Parë, Titulli III, Kreu III, të Kodit të
Procedurës Civile (ratio legis), si edhe në parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me
kompetencën e gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në këtë
Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat synojnë, midis të tjerave, që palëve të mos u
bëhet i vështirë aksesi në drejtësi.
17. Në çështjen objekt gjykimi, Kolegji Civil vlerëson se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Vlorë ka interpretuar në mënyrë të gabuar nenin 312 K.Pr.Civile, në të cilin ku parashikohet
shprehimisht se:
“ Pas shpalljes së vendimit gjykata nuk mund ta anulojë ose ta ndryshojë atë. Ajo, me
kërkesën e palëve ose kryesisht, mund të ndreqë në çdo kohë vetëm gabimet e bëra në shkrim
ose në llogari ose ndonjë pasaktësi të dukshme të vendimit.
Gjykata, pasi thërret palët, në seancë, e shqyrton kërkesën sipas rregullave të këtij
Kodi, jep vendim, i cili i bashkohet vendimit të ndrequr.
Kundër vendimit të dhënë për rastet e parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni,
mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e apelit.”.
18. Ky Kolegj vlerëson se në përcaktimin e kompetencës në rastin objekt gjykimi, në
zbatim të dispozitës të sipërcituar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si gjykata që ka dhënë
vendimin, me kërkesën e palëve ose kryesisht, mund të ndreqë në çdo kohë vetëm gabimet e
bëra. Parashikimi ligjor që gjykata thërret palët në seancë gjyqësore për të trajtuar këtë
kërkim sipas të gjitha rregullave procedurale që janë parashikuar në K.Pr.Civile për gjykimin
në shkallë të parë, që ky vendim për ndreqjen e gabimit, i bashkohet vendimit të ndrequr, si

36
Shtuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001dhe shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 38/2017, datë
30.3.2017.

218
dhe faktit që ndaj vendimit për ndreqjen e gabimit dispozita i ka njohur palës të drejtën e
ankimit ndaj këtij vendimi në gjykatën e apelit, përcakton qartë që kompetencën për ta
shqyrtuar këtë kërkesë e ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si gjykata që ka dhënë
vendimin që kërkohet të ndreqet.
19. Kolegji e vlerëson të mbështetur në ligj arsyetimin e Gjykatës së Apelit Vlorë se,
sipas neneve 312-314 të K.Pr.Civile, korrigjimi i gabimeve të vendimeve gjyqësore,
konsiston në korrigjimin e gabimeve të karakterit material, të cilat lidhen me gabime thjesht
në përpilimin e vendimit gjyqësor. Vendimi i gjykatës nuk është gjë tjetër veçse
materializimi i bindjes së brendshme të gjykatës dhe i vetë gjykimit të realizuar prej saj. Ndaj
edhe në këto raste synohet pikërisht korrigjimi, sqarimi ose interpretimi i asaj çfarë gjykata
ka pasur si bindje të brendshme dhe vullnet në momentin e shpalljes së vendimit. Fakti që
palët mund të kenë ushtruar ankim, për rrjedhojë vendimi nuk ka marrë formë të prerë nuk e
bën jokompetente gjykatën e shkallës së parë për të marrë në shqyrtim kërkesa të kësaj
natyre. Nëse ligjvënësi do të kishte qëllim që këtë kompetence t’ia njihte gjykatës së apelit,
për faktin se ndreqja e gabimeve mund të bëhet në çdo kohë apo sqarimi i vendimit mund të
bëhet brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit, ndërkohë që afati i ankimit është 15 ditë, do
të kishte parashikuar që në raste të tilla, këtë kompetencë t’ia njihte gjykatës së shkallës së
dytë e cila vihet në lëvizje nëpërmjet ankimit të palëve. Neni 467/b i K.Pr.Civile ka njohur të
drejtën (kompetencën) e gjykatës së apelit vetëm për të plotësuar vendimin e gjykatës së
shkallës së parë, pa e cenuar atë, por duke ia vënë në dukje këtë parregullsi gjykatës së
shkallës së parë.
20. Për sa më sipër Kolegji Civil vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Vlorë nuk është i bazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet
në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit Procedurës
Civile;

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 954, datë 27.06.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë
dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 28.03.2019

219
Nr. 31003-00421-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019- 277 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 13.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: ZHANETA PRIFTI

PADITUR: PREFEKTURA E QARKUT KORÇË

MINISTRIA E BRENDSHME TIRANË

OBJEKTI:
Konstatim paligjshmërie Urdhëri Nr.124 dt 30.11.2017 të Prefektit të Qarkut Korçë për
përfundimin e marrëdhënieve administrative financiare dhe përfitimin e shpërblimit të
menjëhershëm për pushimet vjetore të pakryera të paditësit.
Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë paditësen me 2 paga mujore për mosrespektim
procedure.
Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me 12 paga mujore për zgjidhjen e
menjëhershme të kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme dhe të pajustifikuara.
Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë paditësen me 1.5 paga mujore për vjetërsinë në
punë (pagën e një 15 ditëshi) gjithsej 3 vjet punë.

BAZA LIGJORE: Neni 31, 32 të K.Pr.Civile, nenet 143, 144, 145,

146, 153, 155 të K.Punës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin Nr.41-2018-2958 (1011), datë 11.09.2018

ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë

për gjykimin e çështjes civile nr.regj.them.21233-00982-41-2018 (1009), që i
përket paditëses Zhaneta Prifti, i paditur Prefektura e Qarkut Korçë dhe
Ministria e Brendshme Tiranë, me objekt “Konstatim paligjshmërie Urdhëri
Nr.124 dt 30.11.2017 të Prefektit të Qarkut Korçë për përfundimin e
marrëdhënieve administrative financiare dhe përfitimin e shpërblimit të
menjëhershëm për pushimet vjetore të pakryera të paditësit. Detyrimin e palës
së paditur të shpërblejë paditësen me 2 paga mujore për mosrespektim
procedure. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me 12
paga mujore për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës pa shkaqe të

220
arsyeshme dhe të pajustifikuara. Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë
paditësen me 1.5 paga mujore për vjetërsinë në punë (pagën e një 15 ditëshi)
gjithësesj 3 vjet punë.”.
Dërgimin e çështjes për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë Korçë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin Nr.96/(980)-00519

Regj.Them., datë 24.01.2019 ka vendosur:

Parashtrimin e mosmarrëveshjes së kompetencë lëndore për gjykimin e

çështjes dhe dërgimin e akteve për shqyrtim Kolegjit Administrativ të
Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.41-2018-2958 (1011), datë 11.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Korçë, që ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për
vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, është rrjedhojë e
zbatimit të drejtë të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të lihet në fuqi dhe çështja ti dërgohet
për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, si gjykata që sipas ligjit
procedural e ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Korçë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala
paditëse Zhaneta Prifti ka qenë e punësuar pranë palës së paditur në pozicionin e punës së
“Nënprefektit Kolonjë” prej datës 25.03.2014 - 06.12.2017.
Me urdhërin Nr.124, datë 30.11.2017 të Prefektit të Qarkut Korçë është urdhëruar
përfundimi i marrëdhënies administrative dhe financiare të paditëses me detyrë Nënprefekte e
Kolonjës.
Në këto kushte paditësja i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ka vënë në bisedim në seancë gjyqësore
çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur të shpallë
moskompetencën lëndore të saj për shqyrtimin e kërkesës me nr.regj.them.21233-00982-41-
2018 (1009 të palës paditëse Zhaneta Prifti, duke ia dërguar çështjen për kompetencë
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se pavarësisht se objekti i padisë është përcaktuar si
detyrim për shpërblim për shkak të zgjidhjes seë marrëdhënieve të punës duke konstatuar të
pavlefshëm urdhrin e Prefektit, faktikisht nuk jemi në kushtet e zbatimit klasik të K.Punës,
çka do të ishte në kompetencë të gjykatave civile, por kemi të bëjmë me shpërblimin e dëmit
që rrjedhë nga marrëdhënia e punës të krijuar nga ligji i veçantë nr.107/2016 “Për
Prefekturën e Qarkut ”.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë, në seancën përgatitore të datës
24.01.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

221
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se pavarësisht rregullimit ligjor për mënyrën e
emërimit apo të lirimit, vlerësohet se nuk jemi në kushtet e shkronjës “g” të nenit 7 të ligjit
nr.49/2012, pasi lidhur me marrëdhëniet e punës që bazohen në Kodin e Punës, kompetenca
lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjes i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se zgjidhja e çështjes nga Gjykata
e Rrethit Gjyqësor Korçë lidhur me kompetencën lëndore për gjykimin e mosmarrëveshjes në
shqyrtim dhe që ka të bëjë me ushtrimin e funksionit publik të nënprefektit është e
mbështetur në ligj. Prandaj, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë duhet të lihet në
fuqi.
Kolegji Administrativ vlerëson të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës
nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si
element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjykata ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të
këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin
konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditëses në këtë gjykim është “konstatim
paligjshmërie të Urdhëri Nr.124 dt 30.11.2017 të Prefektit të Qarkut Korçë për përfundimin
e marrëdhënieve administrative financiare dhe përfitimin e dëmshpërblimeve përkatëse”.
Ndonëse pretendon se statusi i saj si nënprefektë dhe të drejtat e cenuara i burojnë nga
legjislacioni i posaçëm që lidhet me këtë funksion publik, paditësja Zhaneta Prifti i ka ngritur
kërkimet e padisë dhe pretendimet e saj duke iu referuar disa dispozitave të Kodit të Punës.
Por, Kolegji Administrativ çmon se, sipas parimit iura novit curia, pavarësisht nga
vështrimi që ka paditësja mbi ligjin e zbatueshëm, përbën detyrim për gjykatën që, për
identifikimin dhe përcaktimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes, të vlerësojë
vetë ligjin që është i zbatueshëm për funksionin publik të nënprefektit që ka mbajtur pala
paditëse.
Në shkronjën “ç” të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikohet se janë mosmarrëveshje
administrative dhe gjykohen nga gjykatat administrative: “mosmarrëveshjet në fushën e
marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë gjyqësorë, nëpunësve civilë të
prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një rregullim të
posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose
prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës”.
Paditësja Zhaneta Prifti ka mbajtur detyrën e Nënprefektit të Kolonjës. Prandaj, në
çështjen objekt shqyrtimi, marrëdhënia juridike mbi të cilën ka lindur mosmarrëveshja
rregullohet nga ligji veçantë me nr.107/2016 “Për Prefekturën e Qarkut”. Ky ligj dhe aktet
nënligjore të nxjerra për zbatim të tij, përbëjnë rregullim të posaçëm në kuptim të nenit 7
shkronja “ç” të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”.
Në nenin 21 dhe 22 të ligjit nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, parashikohet se:
“Neni 21 Administrata e prefektit të qarkut dhe burimet e financimit
1. Për ushtrimin e funksioneve e të përgjegjësive, prefekti i qarkut ka administratën e
vet.
2. Struktura dhe organika e administratës së prefektit të qarkut miratohen me urdhër
të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.

222
3. Detyrat e administratës së prefektit të qarkut, me propozim të ministrit, miratohen
nga Kryeministri.
4. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të administratës së prefektit të qarkut
rregullohen, në bazë të legjislacionit për nëpunësin civil.
5. Marrëdhëniet e punës të punonjësve administrativë të administratës së prefektit të
qarkut rregullohen, sipas dispozitave të Kodit të Punës.
6. Administrata e prefektit të qarkut financohet nga buxheti i shtetit nëpërmjet
ministrisë përgjegjëse për veprimtarinë e prefektit të qarkut.”
“Neni 22 Nënprefekti
1. Në mbështetje të veprimtarisë së prefektit të qarkut dhe në përbërje të
administratës caktohen nënprefektët. Prefekti propozon caktimin e funksionit të nënprefektit
për një ose më shumë bashki, në zbatim të ligjit për ndarjen administrativo-territoriale në
Republikën e Shqipërisë.
2. Nënprefekti emërohet apo lirohet, me propozim të prefektit të qarkut, nga
ministri.
3. Nënprefekti për veprimtarinë e vet, për bashkinë/bashkitë përgjigjet drejtpërdrejt te
prefekti i qarkut.
4. Pranë nënprefektit funksionojnë zyrat e ankesave të qytetarëve.”
Në interpretim të dispozitave të sipërcituara Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë
e gjen me vend të parashtrojë se ekzistojnë një kategori punonjësish specifik dhe atipik, të
cilët merren në punë në administratën publike sipas një procedure të veçantë, që rregullohet
nga ligji i posaçëm dhe ndodhemi përpara një marrëdhënie kontraktore në formën e kontratës
së shërbimit publik, për shkak të funksionit atipik që ata ushtrojnë.
Në ligjin nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, parashikohet emërimi dhe lirimi nga
funksioni publik i Nënprefektit dhe Prefektit. Ky ligj nuk përmban rregullim më të
hollësishëm dhe më shterues të marrëdhënies juridike të shërbimit publik për këto dy
funksione publike. Megjithatë ky ligj, në pikën 3 dhe 4 të nenit 22 i ka përcaktuar dhe ndarë
qartë dy kategori të punëmarrësve që janë në përbërje të administratës së Prefektit të Qarkut:
- “nëpunësit” e administratës që ushtrojnë funksione dhe detyra të posaçme për vetë
natyrën e funksionit dhe të kompetencave që ligji i njeh Prefektit dhe që, për këtë shkak,
përfshihen në kategorinë dhe statusin e “nëpunësit civil” (pika 3);
- “punonjësit administrativë” të administratës së prefektit të qarkut, që ushtrojnë
detyra me karakter të përgjithshëm a mbështetës në veprimtarinë e prefekturës dhe që,
pikërisht për këtë shkak, përfshihen në kategorinë e punonjësve të zakonshëm të
administratës publike, marrëdhënia e punës së të cilëve rregullohet sipas Kodit të Punës.
Ndërkohë ligji nr. 107/2016 nuk përmban rregulla të posaçme, të shprehura lidhur me
natyrën e funksionit publik të prefektit të qarkut, si edhe të nënprefektëve. Megjithatë, ky ligj
qartazi, në nenin 1 të tij përcakton se prefekti i qarkut është përfaqësues i Këshillit të
Ministrave në nivel qarku, pra qartazi e përcakton këtë funksion publik, si një funksion me
natyrë politike.
Për sa i përket nënprefektit, sipas nenit 21 të ligjit nr. 107/2016, ky funksionar publik
nuk përfshihet as në kategorinë e nëpunësve civilë dhe as në atë të punonjësve administrativë.
Natyra e këtij funksioni publik tregohet qartë nga neni 22 i këtij ligji ku qartazi parashikohet
roli i tij si “mbështetje e veprimtarisë së prefektit të qarkut”, pra si mbështetje e drejtpërdrejtë
e funksionit politik të prefektit, i cili ndihmon dhe mbështet ushtrimin e kompetencave të
prefektit të qarkut duke ndjekur me nga afër në një apo disa njësi administrativo-territoriale
të të njëjtit qark. Në këtë kuptim nënprefekti është funksionar publik që ushtron funksione
me natyrë politike. Prandaj, në logjikën juridike të qenies me natyrë politike të këtij
funksioni, në pikën 2 të nenit 22 parashikohet në mënyrë të posaçme, ndryshe nga nëpunësit

223
dhe punonjësit e tjerë administrative të prefekturës që, nënprefekti emërohet dhe lirohet në
detyrë nga ministri.
Për këto arsye, në kuptim të nenit 7 shkronja “ç” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, për shkak të funksionit dhe
natyrës politike të prefektit dhe nënprefektit, në fazën e verifikimit të kompetencës lëndore
për gjykimin e çështjes, gjykata duhet të mbajë parasysh se kemi të bëjmë me zbatimin e
legjislacionit ë posaçëm, në këtë rast të ligjit nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”. Për
rrjedhojë, në raste të tilla, kompetencën lëndore për ta marrë në shqyrtim çështjen e ka
gjykata administrative, e cila, më tej, nisur nga natyra politike e këtij funksioni publik, natyra
e mosmarrëveshjes dhe kërkimeve konkrete të padisë, duke pasur parasysh ligjin e
zbatueshëm dhe praktikën gjyqësore për këto raste, do të duhet të vlerësojë nëse kjo kërkesë
padi, e ngritur nga një funksionar politik për të kërkuar dëmshpërblime për lirimin nga
funksioni politik, në themel, gjen ose jo mbështetje në ligj.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.41-2018-2958 (1011), datë 11.09.2018 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Korçë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes,
duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Nr.41-2018-2958 (1011), datë 11.09.2018 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 13.03.2019

224
Nr. 31003-00306-00-2019 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2019-316 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar
Edmond Islamaj Anëtar

Në datën 13.03.2019 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen që ju përket

palëve :

PADITËS: QENDRA RES PUBLICA

SHOQËRIA “IMPETUS”

PADITUR: SHOQËRIA UJËSJELLËS KANALIZIME

TIRANË SH.A

OBJEKTI:
Marrjen e masave për ndalimin e shkeljes së mospërmbushjes së standardeve që garantojnë
cilësinë e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës, duke detyruar Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime
Tiranë sh.a:të bëjë të gjithë analizat sipas VKM nr.379 datë 25.05.2016 “Për miratimin e
rregullores “cilësia e ujit të pijshëm”.
b) të zgjedhë laborator të akredituar për bërjen e këtyre analizave
c) të rimbursojë paditësin dhe të gjitha abonentët sipas zonave përkatëse, në rastet kur uji i
pijshëm nuk ka përmbushur të gjitha standartet e përcaktuara në VKM nr.379 datë
25.05.2016 “Për miratimin e rregullores “cilësia e ujit të pijshëm”.

BAZA LIGJORE: K.Pr.Civile, ligji nr.9902 datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e

konsumatorëve” VKM nr.379 datë 25.05.2016 “Për miratimin e rregullores “cilësia e ujit të
pijshëm”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.9481, datë 16.11.2018 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për
shqyrtimin e çështjes nr.11599 Akti, datë 20.07.2018.
Dërgimin për shqyrtim të kërkesë padisë dhe akteve përkatëse Gjykatës
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga
pikëpamja e kompetencës tokësore për shqyrtimin e padisë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin Nr.Regj.Them 5868/886

(7636), datë 23.01.2019 ka vendosur:
Ngritjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore me gjykimin e çështjes
me nr.regj.them 5868/886 (7636), datë 20.12.2018.

225
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi Nr.9481, datë 16.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka
shpallur moskompetencën për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e
gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të
drejtë të ligjit. Prandaj, ky vendim duhet të lihet në fuqi dhe çështja ti dërgohet për shqyrtim
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykata që sipas ligjit procedural e ka
kompetencën lëndore për shqyrtimin e saj.
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se palët
paditëse Qendra Res Publica dhe Shoqëria “IMPETUS”, me padinë objekt shqyrtimi
kërkojnë nga UKT sh.a, të veprojë duke marra masat e nevojshme në kuadër të VKM nr.379
datë 25.05.2016 “Për miratimin e rregullores “cilësia e ujit të pijshëm”.
Në këto kushte paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
padinë objekt gjykimi, duke pretenduar, se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me
ligjin dhe kërkon pranimin e padisë sipas objektit të saj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka vënë në bisedim në seancë e veprimeve
paraprake çështjen e kompetencës së saj për gjykimin e çështjes, ka vendosur deklarimin e
moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes civile nr.11599 Akti, datë 20.07.2018,
duke ia dërguar çështjen për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se padia e ngritur synon për mbrojtjen e interesave të
ligjshme të individëve konsumator dhe njëkohësisht mbrojtjen e interesave të publikut. Padia
i kundrejtohet një subjekti të së drejtës, person juridik, shoqëri shtetërore, aksionet e së cilës
kontrollohen tërësisht nga pushteti vendor dhe objekti i veprimtarisë së tij përfshin, pa
kufizim veprimtari në shërbim dhe në interes të publikut.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore të datës
23.01.2019, ka vënë në bisedim kryesisht kompetencën lëndore të saj për gjykimin e çështjes
dhe ka vendosur të parashtrojë para Gjykatës së Lartë çështjen e mosmarrëveshjes së
kompetencës lëndore me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se Shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, nuk është
organ publik por është një shoqëri tregtare, e cila i nënshtrohet ligjeve për shoqëritë tregtare,
e cila ushtron aktivitet tregtar me qëllim fitimin. Kjo gjykatë vlerëson se fakti që një shoqëri
ushtron aktivitet tregtar në një fushë e cila paraqet interes publik nuk do të thotë se ushtrimi i
këtij aktiviteti tregtar do të konsiderohet si aktivitet administrativ,publik, i cili shndërron
shoqërinë tregtare në një organ publik.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se janë të mbështetura në ligj
motivet e parashtruara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me zbatimin e drejtë të
ligjit në përcaktimin e gjykatës që ka kompetencën për të shqyrtuar çështje që kanë të njëjtën
objekt gjykimi si çështja që është në shqyrtim. Prandaj, vendimi i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.
Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

226
Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit
të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e
vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Gjykata ka përcaktuar drejtë natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e
vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që
për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.
Ky Kolegj vlerëson se ky qëndrim i Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë,
pasi në interpretim të nenit 7 dhe 17 të ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe
Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, që çështja të gjykohet nga gjykatat
administrative duhet që lënda e çështjes objekt gjykimi të jetë parashikuar nga ky ligji sipas
parashikimeve në dispozitat e sipërcituara. Në rastin konkret kërkimi i palës paditëse është
detyrimi i UKT sh.a, të veprojë sipas VKM nr.379 datë 25.05.2016 “për miratimin e
rregullores “cilësia e ujit të pijshëm” dhe për këtë arsye ka lindur nevoja e mbrojtjes të të
drejtave të konsumatorëve/interesit publik apo të detyrimeve të institucioneve publike për
marrjen e masave në zbatim të funksioneve që ato ushtrojnë.
Po kështu, në nenin 3 të ligji nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e
Mosmarrëveshjeve Administrative”, është parashikuar se:

Neni 3
Parimet e gjykimit administrativ
1. Gjykata, në gjykimin administrativ, siguron nëpërmjet një procesi të rregullt
gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, mbrojtjen juridike të të drejtave, lirive
dhe interesave kushtetues dhe ligjorë të subjekteve, që mund të cenohen si pasojë e ushtrimit
ose jo të funksioneve publike nga ana e organeve të administratës publike.
2. Gjykata administrative zbaton parimin e mbrojtjes së interesit publik dhe të të
drejtave e interesave të ligjshëm të personave privatë.
3. Organi i administratës publike, si rregull, ka detyrimin të provojë bazueshmërinë
në ligj dhe në fakt të veprimeve të kryera prej tij.
4. Gjykata administrative, sipas natyrës së çështjes, shqyrton çështjen gojarisht në
seancë gjyqësore ose mbi bazë aktesh shkresore në dhomë këshillimi. Mosparaqitja e palëve
nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit.
Parimet e sipërcituara të gjykimit administrativ përbëjnë themelet ligjore mbi të cilat
vepron gjykata administrative. Kjo gjykatë i jep zgjidhje çështjes duke u mbështetur në këto
parime, edhe në rastet kur trajtimi i tyre nuk parashikohet shprehimisht në dispozita konkrete
të ligjit.
Ky Kolegj, thekson se ligji për gjykatën administrative, në ndryshim nga legjislacioni
civil në përgjithësi, ka të sanksionuar shprehimisht në pikën 2 të nenit 3 të tij, parimin se
gjykatat administrative janë kompetente për shqyrtimin e çështjeve në mbrojtje të interesit
publik. Kjo nënkupton se shkelja e interesit publik, ka të bëjë dhe vjen si rezultat i
veprimtarisë së organeve publike gjatë kryerjes së funksioneve të caktuara nga ligji. Në këtë
rast gjykata administrative merr në vlerësim autoritetin dhe kompetencat e organit publik, cili
është qëllimi që kërkohet të arrihet, si dhe impaktin që ka në publik, duke peshuar nëse
qëllimi që kërkohet të arrihet bie ndesh me interesa më të gjera se ato personale ekonomike
apo të çfarë do lloji qofshin, pra bie ndesh me interesin publik.
Ligji nr.49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve
Administrative”, në nenin 2 pika 6, ka përcaktuar se cili institucion do të cilësohet si organ
publik dhe konkretisht parashikon se:
“....6.“Organ publik” është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione
administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative;
çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të

227
Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq
kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i
është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni
në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike....”.
Në interpretim të dispozitës së sipërcituar konsiderohet organ publik, ai institucion
ose person fizik apo juridike, të cilat ligji i ka njohur të drejtën e ushtrimit të funksioneve
publike.
Në çështjen objekt objekt shqyrtimi, pala e paditur Shoqëria Ujësjellës Kanalizime
Tiranë sh.a, nuk paraqitet si shoqëri tregtare e cila ka vetëm për qëllim realizimin e një
veprimtarie ekonomike dhe nxjerrjen e fitimeve. Ky subjekt, në ushtrimin e veprimtarisë së
tij, sipas ligjit dhe akteve nënligjore normative në fuqi të sferës së të drejtës publike, i është i
ngarkuar dhe përmban elementë ligjorë të lidhura me cilësinë e organit publik, duke pasur në
objektin e veprimtarisë që ushtron një shërbim publik, atë të furnizimit me ujë të pijshëm, e
cila pa dyshim për shkak të specifikës që ka përmban interes publik të posaçëm.
Gjykata Kushtetuese, në një çështje të ngjashme, midis të tjerave ka arsyetuar se
“..23. Duke pasur parasysh këto konsiderata të përgjithshme, kjo Gjykatë çmon se furnizimi
me energji elektrike, si shërbim me interes të përgjithshëm meriton vëmendje dhe trajtim të
posaçëm nga ligjvënësi për dy arsye: (i) për shkak të situatës monopol të CEZ SHA
aktualisht; (ii) për shkak të specifikës së shërbimit. Vazhdimësia, cilësia dhe aksesueshmëria
e këtij shërbimi duhet t’u ofrohet të gjithë konsumatorëve pa përjashtim, sipas kritereve
specifike ligjore. Për më tepër, trajtimet specifike ligjore, me synim që të garantohet aksesi i
çdo individi në mallrat dhe shërbimet bazë/jetike, janë të domosdoshme, sepse këto shërbime
ndikojnë në cilësinë e jetës dhe janë një parakusht për gëzimin e shumë të drejtave të tjera
themelore të individit...”. ( shif vendimin nr.52, datë 05.12.2012, Gjykata Kushtetuese)
Në vijim të vendimit të sipërcituar Gjykata Kushtetuese arsyeton se “....30......Në
legjislacionin mbi sektorin e energjisë elektrike ka parashikime të hollësishme mbi trajtimin
dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet të licensuarve dhe konsumatorëve, duke i dhënë
Entit Rregullator të Energjisë Elektrike kompetencën e trajtimit administrativ të ankesave të
konsumatorëve, në rast të mosmarrëveshjeve mes furnizuesit dhe konsumatorëve. Po në këtë
drejtim mund të theksohet dhe detyrimi i aprovimit të Kontratës Tip të furnizimit me energji
elektrike ndërmjet konsumatorëve tarifore dhe furnizuesit, nga ERE, institucion i pavarur
mbikqyrës për ruajtjen e ekuilibrave ndërmjet interesave të konsumatorëve, shtetit,
investitorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në sektorin e energjisë elektrike. Në këtë kontratë
është parashikuar një procedurë e detajuar e verifikimit të ankesave nga furnizuesi, e
pezullimit të ekzekutimit të faturës për faturime dukshëm të larta si dhe anulimit tërësisht ose
pjesërisht të faturës së energjisë elektrike, në rast se ankimi qëndron, duke garantuar
mbrojtje të interesave të konsumatorëve nëpërmjet një procesi administrativ...”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, thekson se të njëjtat vlerësime dhe
arsyetime si ato më sipër në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjejnë vend she zbatim edhe
për U.K.T sh.a, e cila kontrollohet dhe mbikëqyret nga ERRU sipas ligjit nr.8102, datë
28.3.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe
përpunimit të ujërave të ndotura”. Ashtu sikurse arsyetohet nga Gjykata Kushtetuese në
lidhje me ERE, edhe ligji për ERRU parashikon një procedurë të detajuar për verifikimit e
ankesave nga çdo person i interesuar, duke garantuar mbrojtje të interesave të konsumatorëve
nëpërmjet një procesi administrativ, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
Sa më sipër, në analizë të kërkimit të palës paditëse Qendra Res Publica dhe Shoqëria
“IMPETUS” dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se nuk jemi përpara një
padie me natyrë civile. Me padinë objekt shqyrtimi paditësi kërkon të detyrohet një organ
publik të zbatojë VKM nr.379 datë 25.05.2016 “Për miratimin e rregullores “cilësia e ujit të
pijshëm”, pasi ashtu sikurse u arsyetua më sipër U.K.T sh.a, nuk shfaqet thjesht si operator

228
tregtar por si subjekt juridik të cilit sipas legjislacionit të së drejtës publik, i janë ngarkuar
ushtrimi i funksioneve me interes të përgjithshëm publik, sikurse ai i furnizimit me ujë të
pijshëm.
Ky Kolegj, në referim të analizës së sipërcituar vlerëson se çështja konkrete përbën
një mosmarrëveshje administrative dhe bazuar në nenin 7 dhe 17 të ligjit nr. 49/2012 “Për
gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, është Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë Tiranë gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore për
gjykimin e çështjes.
Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në
përfundimin se vendimi Nr.9481, datë 16.11.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me
të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 13 të ligjit Nr.49, datë
03.05.2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit Nr.9481, datë 16.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.

Tiranë, më 13.03.2019

229

You might also like