You are on page 1of 1

Energjia, burimi i jetës në planetin tokë

Energjia (fjala vete rrjedh nga greqishtja energos që do të thotë “në punë”) në fizikë, është aftësia
e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të
lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e
gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet. Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet
djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji
termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J",
për nder të Xhejms Xhaulit.
Energjia diellore është forma kryesore e cila mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes
fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim,
ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike.
Energjia diellore është forma e ngrohjes dhe e dritës së rrezatimit diellor që i jep jetë klimës së
tokës dhe mbështet jetën. Ai gjithashtu klasifikohet si energji e rinovueshme, një burim energjie
që fiton nxehtësi ose fuqi nga rrezet e diellit. Në vitet e fundit, teknologjia e energjisë diellore është
përdorur në energjinë e rinovueshme. Me energji diellore nënkuptohet energjia (termikeo-
elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte te energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt
Tokës.
Energjia është pjesë e të gjitha aktiviteteve njerëzore: ajo ngroh shtepitë tona, bën të ecin makinat,
plugon tokën dhe vë në punë pajisjet elektroshtëpiake. Shfrytëzimi i energjisë në mbarë botën ka
rritur standardin e jetës në nivele të paimagjinueshme. Ne jemi mësuar aq shumë me përdorimin e
energjisë, saqë çdokush e ka të vështirë ta imagjinojë si kanë jetuar njerëzit shumë kohë më parë,
kur nuk dinin si ta shfrytëzonin atë. Energjia diellore (solare) është elementi themelor në formimin
e burimeve të tjera të energjisë, pa të cilat jeta moderne nuk do të ishte e mundur. Ka disa lloje
burime energjish:
• lëndët fosile (qymyri, gazi natyror dhe nafta);
• energjia bërthamore; dhe
• burimet e ripërtëritshme të energjisë (energjia e ujit, erës, diellit, energjia gjeotermike, e biomasës
etj.).

You might also like