You are on page 1of 1

Fusha: Shkenca Natyrore Lënda: Biologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


4.3 Kryqëzimi  Edhe bimët mund të kryqëzohen në mënyrë përzgjedhëse.
përzgjedhës  Kryqëzimi përzgjedhës është përdorur që prej mijëra vjetësh.
i bimëve dhe i kafshëve  Popullata ose individi nuk “përpiqen” të evoluojnë.
 Përzgjedhja natyrore nuk mund të përpiqet të sigurojë çfarë
“i nevojitet” një organizmi
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  kryqëzim
 Shpjegon: përzgjedhës
– se si mund ta përdorin kryqëzimin përzgjedhës për të zgjedhur tipare të  përshtatje
caktuara.
Burime: Libri i nxënësit, Libri i mësuesit. Ushtrimi 5: Lidhja me fushat e tjera ose
Përzgjedhja për të ardhmen (Fletore pune, në faqet 31). me temat ndërkurrikulare:
Fletë pune Detyrë shtëpie: Kryqëzimi i bimëve. Detyrë shtëpie Edukimi mjedisor, Gjenetikë
Materiale praktike: Listë kafshësh dhe bimësh
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat e strukturës Metoda/Teknika Veprimtaritë Organizimi Koha
mësimore e nxënësve i nxënësve
Parashikimi Rrjeti i diskutimit Të nxënit në Punë në dy grupe 15’
(përgatitja për të nxënë) bashkëpunim
Ndërtim i njohurive Sistemi ndërveprues i Të lexuarit Punë në dyshe 20’
(përpunimi i përmbajtjes shënimeve (INSERT) ndërveprues
së lëndës)
Përforcimi Rishikim në dyshe Të nxënit në Punë në dyshe 10’
(forcimi i të nxënit) bashkëpunim
Parashikimi:
U them nxënësve se ata “kanë” një fermë me raca kuajsh. Sa herë që një prej kuajve të tyre fiton
një garë ata fitojnë shumë para; por, për fat të keq jo të gjithë kuajt e tyre janë fitues, disa janë më
të shpejtë se të tjerët. Cilët kuaj do të zgjidhnin të kryqëzonin ndërmjet tyre?
Duke përdorur idetë e mësuara në mësimin e mëparshëm rreth gjeneve, u kërkoj të shkruajnë pse
pasardhësit nga kryqëzimi i kuajve më të shpejtë duhet të jenë të shpejtë. U kërkoj disa nxënësve
(më të sigurtë) të shpjegojnë gjithashtu pse kjo nuk është 100% e garantuar.
Shpjegoj çfarë nënkupton “kryqëzimi përzgjedhës”; theksoj dëshirën dhe nevojën për të marrë
tiparet që dëshirojmë.
Ndërtimi i njohurive:
U kërkoj nxënësve të lexojnë faqet 76-77 të librit të nxënësit dhe të shkruajnë të gjithë shembujt e
kryqëzimit përzgjedhës që hasin. Më pas, i ftoj t’u përgjigjen pyetjeve përmbledhëse (Libri i
nxënësit, faqe 77) për të kontrolluar të kuptuarit nga ana e tyre.
U kërkoj nxënësve të plotësojnë Veprimtarinë praktike: Zgjidh më të mirin(ën) (Libri i nxënësit,
faqe 77). Ata vendosin se si do të dëshironin ta përmirësonin një bimë ose një kafshë sipas
zgjedhjes së tyre dhe pastaj shpjegojnë hapat që do të ndërmerrnin për ta bërë këtë. U them se
veprimtaria mund të bëhet në trajtën e një skeme, broshure ose historie.
Përforcimi:
U kërkoj nxënësve të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. U kërkoj të përdorin “dy yje dhe një dëshirë”
për të shkruar dy pika të mira për punën dhe një gjë që mund të përmirësohet.
Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:
Shpjegon se si mund ta përdorin kryqëzimin përzgjedhës për të zgjedhur tipare të caktuara.
N2: Tregon çfarë është kryqëzimi përzgjedhës
N3: Përshkruan se si kryqëzimi përzgjedhës mund të çojë në varietete të reja;
N4: Shpjegon se si mund ta përdorin kryqëzimin përzgjedhës për të zgjedhur tipare të caktuara.
Detyrë shtëpie: Plotësimi i Fletë pune Detyrë shtëpie: Kryqëzimi i bimëve.

You might also like