You are on page 1of 1

Fusha:Arte Lënda: Art pamor Shkalla: 1 Klasa: II Date : 26.04.

2022
Tema mësimore: Krijim me akuarel. Tekstura të ndryshme. Situata e të nxënit:
Kolazh me pëlhura
Tekstura e pëlhurave është e ndryshme

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Koncepte kyç:


temës mësimore - teksturë
Nxënësi/ja: - kolazh
- emërton disa lloje pëlhurash sipas përbërjes; - pëlhura
- krijon figurën e një personazhi të dashur me kolazh pëlhurash;
- përdor mirë mjetet e punës për të realizuar kolazhin;
- shpërndan përvojën e tij me shokët.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
libri i nxënësit, harton me ngjyrë, gërshërë, ngjitës, copa ndërkurrikulare:
pëlhurash të vogla të ndryshme, sense të ndryshme mjedisore, Gjuhë shqipe Dituri
fije. natyre
Matematikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim paraprak, imagjinatë e lirë, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim paraprak


I njoh nxënësit me temën dhe materialet që do të përdorim, të cilat i kanë radhitur në tryezat e tyre.
Ne kemi mësuar tashmë llojet e ndryshme të teksturave. Ato dallohen me prekje dhe shikim.
Prekni një pëlhurë që ka sipërfaqe të butë, një të ashpër etj.
Teksturat ndryshojnë nga forma e tyre.
Me pëlhura ne mund të krijojmë një kolazh.
Zgjidhni personazhin tuaj më të dashur ose veten tuaj.

Hapi II. Imagjinatë e lirë


Përshkruani veshjen e personazhit tuaj. Po marr një shembull për vajza, Borëbardha. Për të krijuar personazhin
me pëlhura fillojmë kështu: te pëlhura e bardhë e butë vizatojmë një formë vezake për fytyrën. E presim me
gërshërë dhe e ngjisim në kartonin me ngjyrë. Pastaj zgjedhim pëlhurën për të bërë trupin.
Vizatohet një trapez, e presim, pjesën e gjerë e vendosim afër qafës në formë drejtkëndëshi, pjesë e ngushtë
është beli.
Zgjedhim copën për fundin e vizatojmë të gjerë e të gjatë sa të duam e presim e ngjisim.
Po kështu vazhdohet me këmbët, krahët, këpucët. Flokët mund t’i bëjmë fije të prera hollë nga stofra. Me
lapustilë vizatohet portreti.
Edhe për djemtë ndiqet e njëjta procedurë për personazhin e tyre.
Mund të përdoren edhe aksesorë të tjerë, si komça, susta, fije etj.

Hapi III. Turi i galerisë


Ekspozohen krijimet e nxënësve në këndin e klasës.
Nxënësit bëjnë turin e galerisë. Ata tregojnë sesi e realizuan kolazhin me pëlhura dhe pëlhura që përdoren.

- Vlerësimi: Nxenesit vleresohen per :


- N2 emërtimin e disa lloje pëlhurash sipas përbërjes;
-N3 për krijimin me teknikën e kolazhit.
N4 për përdorimin sa më shumë të teksturave
N5 për kompozimin më të bukur.

You might also like